VOAL

VOAL

Katër dukuri të trashëgimisë kombëtare përgatiten për në UNESCO

November 23, 2020

Komentet

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit- Parlamenti shtyn seancën, hapen dyer për homazhet e ish-deputetit! PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të planifikuar për ditën e nesërme, duke hapur dyert për homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

 

Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish deputetin.

Po ashtu, mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12:00.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.

Ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Bogdani po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Por, sipas burimeve për Panorama.al, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.

Panorama

Dalja e fundit në ekran e Gerti Bogdanit, mbrëmë në “Open”. Analiza e ish-deputetit për Trumpin dhe Kosovën në studion e News24 (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani u nda sot nga jeta në moshën 45-vjeçare.

Gerti Bogdani kohët e fundit ishte larg politikës aktive, por asnjëherë nuk e shkëputi aktivizmin e tij në radhët e Partisë Demokratike. Vitin e kaluar ai u bë pjesë e primareve të PD për të qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Bogdani ishte gjithashtu prezent edhe në media për të komentuar zhvillimet politike brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.

Dalja e fundit në ekran e Bogdanit ishte mbrëmjen e kaluar në News24, në studion e emisionit “Open” nga Eni Vasili ku analizuan zgjedhjet në SHBA, dy atentatet ndaj Donald Trump dhe situata në Kosovë pas tensionimit të raporteve me Serbinë dhe deklaratat kërcënuese të Aleksandar Vuçiç.

Ikja e parakohshme e Bogdanit ka tronditur mbarë opinionin publik. BalkanWeb mëson se ish-kryetari i FRPD pësoi arrest kardiak mëngjesin e kësaj të mërkure teksa ndodhej në një konferencë. Ai shoqërohej bashkë me disa miq të tij.

News24 dhe BalkanWeb i shprehin ngushëllime familjes së Gerti Bogdanit për ikjen e pazëvendësueshme të njeriut të tyre të dashur.

Ndërron jetë në moshën të re ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, shkaku arrest kardiak

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Ai u shtrua në urgjencën e QSUT mesditën e sotme.

Ish-deputeti ishte në ambientet e hotel Rogner për një konferencë kur pësoi arrestin kardiak.

Gerti Bogdani ishte 44 vjeç.

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.sn

Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas Osmanit, problemi në dialog është se ka kohë të gjatë që nuk po dëshmon se i njëjti po organizohet në parimin e barazisë së palëve.

E para e shtetit tha se për takimin e djeshëm në Bruksel, duhet pyetur kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, se për çfarë tema është dakorduar.

“Për sa i përket temave, duhet ta pyesni kryenegociatorin se për çfarë tema është dakorduar, pasi në publik është thënë që janë dakorduar për disa tema bashkë me Lajçakun”.

“Nëse dikush bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha Osmani.

Tutje, ajo tha se tema e Urës së Ibrit duhet të dialogohet me partnerët e sigurisë së Kosovës, pasi sipas saj, edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë.

“Mbi të gjitha është interes i Kosovës që të punojmë me partnerët tanë të sigurisë, ta kemi këtë plan, i cili pastaj të zbatohet dhe kur të hapet ura, do të jetë vendim i qëndrueshëm që nuk do të mund dhe nuk do të duhej të sfidohej nga askush”, tha Osmani dje në konferencë per media.

Dje kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ka takuar ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandantin e Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Sefano Tomat, me të cilët foli për hapjen e mundshme të Urës së Ibrit.sn

Begaj: Porto Romano, një tjetër mundësi për NATO-n. Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut

Presidenti Bajram Begaj, duke folur në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut , tha se Porto Romano është afruar si një mundësi tjetër nga Qeveria shqiptare për NATO-n.

Begaj tha se rritja e buxhetit për mbrojtjen në masën 2% nuk është më pika kulminante, por një bazë e qëndrueshme për modernizimin e forcave të mbrojtjes.

Në vijim të fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se sfidat me të cilat përballemi janë të shumta.

“Ukraina përballet me një agresion të paprecedent, të paligjshëm dhe të paprovokuar nga Rusia, e cila është kthyer në sfidues të rregullit botëror.


Në Lindjen e Mesme kemi përshkallëzim të konfliktit.

 

Rajoni ynë përballet me sfidat specifike, veçanërisht në fushën e sigurisë, ndërsa mbetet i brishtë përballë destabilizimit.

Historia nuk duhet harruar, ndryshe mund të përsërisim gabimet.

Ne jemi në gjendje të përballemi me këto sfida. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi punuar për të promovuar sigurinë në Rajon”, tha Begaj.
Presidenti u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është i një rëndësie të veçantë jo thjesht për sigurinë e Kosovës, por do i shërbente edhe më tej sigurisë së Rajonit.

“Karta e Adriatikut ka treguar se është një instrument i rëndësishëm që kontribuon në integrimin e Rajonit në familjen euro-atlantik”, tha Begaj.

Ndërsa vuri theksin në partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe SHBA, Kreu i Shtetit tha se ky partneritet i qëndrueshëm dhe i fortë ka bërë që sot të kemi një Rajon edhe më të sigurtë.

Fjala e plotë e Presidentit

Kjo konferencë mblidhet në një moment tepër delikat për sigurinë botërore. Zhvillimet e fundit tregojnë se sa i rëndësishëm është investimi në fushën e sigurisë dhe me sa rëndësi është krijimi i platformave të bashkëpunimit e ndërveprimit që promovojnë sigurinë rajonale duke krijuar kushtet për një mjedis më të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Në këtë kontekst, suksesi i Iniciativës A5 është i padiskutueshëm. Që prej themelimit të saj në vitin 2003, si Iniciativë e A3-it, ajo ka dhënë një ndihmë të veçantë në procesin e integrimit të vendeve tona në NATO.

Bashkëpunimi ynë në kuadër të kësaj Iniciative ka shërbyer si një urë për ndërtimin e marrëdhënieve të forta jo vetëm midis vendeve tona, por edhe me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO përbën një dëshmi të përkatësisë tonë në komunitetin Euroatlantik dhe një etapë të natyrshme në rrugëtimin tonë si komb. Ai nuk është thjesht për më shumë siguri, por edhe angazhim dhe bashkëpunim të thelluar ndër vete dhe me partnerët tanë.
Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet.

Unë besoj se përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe angazhimit tonë ndaj vlerave Euroatlantike, ne jemi në gjendje të përballemi me këto sfida dhe të sigurojmë që Ballkani Perëndimor të ecë drejt një të ardhmeje më të sigurt e të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, roli i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në rajon është i qartë dhe konstruktiv.

Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët e rajonit janë një faktor konstruktiv dhe i moderuar duke kontribuar në paqe, në siguri dhe stabilitet. Për më tepër, ata janë dëshmuar si mbështetës të palëkundur të së ardhmes evropiane dhe Euroatlantike të rajonit tonë.

Në bashkëpunim me aleatët tanë, kemi punuar vazhdimisht për të forcuar sigurinë në rajon dhe për të promovuar integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euroatlantike.
Në këtë rrugëtim është me rëndësi të përfshihen edhe anëtarë të rinj që dëshirojnë të anëtarësohen në Iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut dhe në NATO.

Anëtarësimi i Kosovës në këtë Kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut ka treguar për vite me radhë se është një instrument i fuqishëm dhe efektiv për promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam i bindur se edhe në të ardhmen ajo do të vazhdojë të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të rajonit tonë në familjen Euroatlantike.

Bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli për të gjitha përpjekjet tona. Falë këtij partneriteti strategjik, të qëndrueshëm e të fortë, ne kemi sigurinë dhe besimin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit.

Jo më larg se dje, të nderuar miq, në Shqipëri u bë një aktivitet me të rinjtë nga Mesdheu. Ishin 50 të rinj, të cilët iu përkasi. besimeve të ndryshme fetare. Jo pa qëllim u zgjodh Shqipëria si vend për organizimin e këtij aktiviteti, për faktin që ka treguar se bashkëpunimi ndërfetar, respekti dhe respektimi i tjetrit është shumë i rëndësishëm.

Unë besoj se atyre të rinjve dje dhe të rinjve të rajonit tonë sot ne duhet t’iu dërgojmë mesazhin që vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, vetëm duke punuar përditë e më shumë për të forcuar sigurinë në rajonin tonë, ne do t’u lëmë atyre një të ardhme më të mirë, një vend ku ata meritojnë të jetojnë, të zhvillojnë jetën e tyre. Besoj se rinia e meriton këtë mesazh.

Estonezja Kaja Kallas emërohet shefe e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj të ri, i cili do të drejtojë institucionet më të rëndësishme europiane për 5 vitet e ardhshme. Çështjet kryesore që do të përqëndrohet Komisioni janë ndryshimet klimatike, lufta në Ukrainë dhe forcimi i Kinës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen emëroi disa gra në postet më të larta të institucionit ekzekutiv të BE-së, pavarësisht ngurimit të vendeve anëtare të bllokut për të pranuar kërkesën e saj për barazi gjinore. 6 nga 8 prej pozicioneve më të larta të Komisionit Europian do të udhëhiqen nga gratë.

“Kam punuar me vendet anëtare dhe arritëm të përmirësojmë përfaqësimin duke e çuar në 40 për qind gra dhe 60 për qind burra. Megjithatë, kjo tregon se pavarësisht nga sa kemi arritur, ka ende punë për të bërë”, tha zonja Von Der Leyen në një konferencë për shtypin.

Krerët e qeverive kishin rënë me herët dakord për pozicionin e saj si Presidente të KE-së dhe të ish kryeministres së Estonisë Kaja Kallas, si shefe e politikës së jashtme.

Kandidatja nga Sllovenia Marta Kos është emëruar si Komisionere e re për Zgjerimin, në vend të hungarezit Olivér Várhely.

Zonja Von der Lyen tha se ajo do të jetë përgjegjëse për të mbështetur vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësim në BE, si edhe do të punojë në mbështetje të Ukrainës, përfshirë rindërtimin e vendit.

 

Ish-kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius do të jetë komisioneri i parë i Bashkimit Europian për Mbrojtjen, një post i ri i krijuar për të forcuar kapacitetet prodhuese ushtarake të bllokut përballë agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ministrja spanjolle e Energjisë dhe Mjedisit Teresa Rinera do të jete komisionerja e re për konkurencën.

Secili nga 27 vendet anëtare do të ketë një komisioner në tryzën e qeverisë së bllokut europian, edhe pse pesha politike varet shumë nga komisioni që drejtojnë.

“Rreth 20 vende anëtare donin një portofol të fortë ekononik dhe ne nuk kemi aq komisione të tilla. Po ashtu, duhet të mbajmë parasysh edhe balancën gjeografike dhe përkatësitë e tyre politike, prandaj nuk është e lehtë ndërtimi i ekipit të ri”, tha ajo.

Ndryshimet klimatike janë arsye për shumë prej masave që po ndërmarrim”, tha zonja Von Der Leyen, por krahasuar me mandatin e parë, “çështje si siguria dhe konkurenca, kanë patur më shumë ndikim në përbërjen e re të udhëheqjes së Komisionit”.

Komisioni Europian ka fuqinë të propozojë ligje të reja për Bashkimin Europian, të bllokojë bashkimin e kompanive dhe të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë.

Të 27 komisionerët e propozuar sot nga zonja Von Der leyen do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore në Parlamentin Europian i cili ka fuqinë të bëjë konfirmimin e tyre.

Të gjithë komisionerët raportojnë tek konservatorja gjermane Von Der leyene, e cila këtë verë siguroi një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian.

Komisioni i ri pritet të marrë detyrën në fund të këtij viti, çka do të thotë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të jetë një nga çështjet kryesore që do duhet të trajtojë.

Osmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiqit: Vetëm fjalë e retorikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, të mos merren seriozisht pasi, siç tha ajo, ai nuk e do me të vërtetë rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por vetëm dëshiron ta tërheqë vëmendjen e Perëndimit.

“Kur Vuçiqi flet për rithikimin e tyre [serbëve në institucione], ai i prezanton ato vetëm si fjalë e retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjan në të vërtetë – që janë përpjekjet e tij, qeverisë së tij, ushtrisë së tij, në trajnimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare, të cilat kanë qëllim vetëm dhunën”, tha Osmani gjatë një ngjarjeje në Prishtin.

Javën e kaluar Vuçiq bëri thirrje për riintegrimin e serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës, duke kërkuar, ndër të tjera, shpallje të zgjedhjeve të reja lokale në veri, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Ai gjithashtu njoftoi më 14 shtator se ka nënshkruar marrëveshjë për rikthimin e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë.

Osmani, gjatë deklarimit për media, përsëriti se nuk beson se këto janë kërkesa të sinqerta të Vuçiqit, por shtoi se vetë institucionet e Kosovës duhet të punojnë “që të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht etnisë, të jenë të barabartë”.

“Kjo [mosbesimi ndaj deklaratave të Vuçiqit] nuk do të thotë që ne si institucione të Kosovës të mos punojmë afër me të gjithë qytetarët tanë të nacionalitetit serb, në mënyrë që, në përputhje me procedurat e ligjshme ata të jenë prezent në të gjitha institucionet e Kosovës”, shtoi Osmani.

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022.

Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte quajtur këto kërkesa “jopaqësore” dhe pjesë të një “fushate agresive për konflikte të reja”.

“Kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, kishte thënë Kurti në komentin e tij të parë për thirrjet e Vuçiqit, të cilat Bashkimi Evropian i mirëpriti si një lëvizje pozitive.REL

UGSHPD: GJAHTARËT E RILINDJES SOCIALISTE E DINË MIRË PSE PESHKU ËSHTË QELBUR NGA KOKA

Mbeten gjithnjë të pashtershme historitë me personazhet e peshkatarëve dhe të gjuetarëve ku shpesh hyrja në rrjedhën e tyre na zbulojnë situata shumë qesharake, por prej tyre zakonisht morali është i njohur. Zmadhimi nga njëra anë, por edhe gënjeshtra dhe dredhitë dalin si aftësia rrëfimtarëve të cilat na tregojnë në thelb disa cilësi të rëndësishme. Për peshkatarët janë ato se si duhet; ta ushqesh vendin, të dish ta hedhësh rrjetën, ta tërheqësh grepin kur peshku i bie, si të rrëshqet ngjala dhe në fund si ta gatuash në tjegull apo ta bësh tavë. Por tre moralet që nxjerrim se”A kape gjo!”, “Peshku në det dhe tigani në zjarr” dhe ai më i rëndësishmi që lidhet me gjuhën politike është se “Peshku qelbet nga Koka”. Të gjitha këto lidhen bukur me historinë e “gjahtarëve rilindas socialistë” që si grup parlamentar (74 deputetëve), u mbyllën si në një kuti konserve në “Fish-City” në Fushë Labinot të Elbasanit. Media hamendësoi se çfarë mund të ndodhte, një pikturë e madhe me figurën e kryeministrit Rama aty ishte vendosur dhe se pronari i biznesit Gjergj Luca si nikoqir i takimit u duk se e pati eksluzivitetin e portretizimeve të disa protagonistëve për t’i publikuar në rrjetet sociale.

E gjithë kjo pavarësi për të drejtat dhe liritë e një individi në pronën e tij është legjitime dhe kuptohet se ka vlerën  e publicitetit aq sa i zoti i jep. Pas saj shkëmbimi i mesazheve mes tij dhe publikut shkon me rënie të lirë në rrjetet sociale për pëlqimet, mospëlqimet dhe komentet.
Mbajtja e takimit të grupit të deputetëve socialist, mbledhur në një vend, në një datë dhe orë të caktuar si dhe brenda një kohe të caktuar (7-8 orë), i tejkalon përmasat e lajmit për situatën në të cilën kalon vendi. Disa media u morën pikërisht me këtë, ndërsa ATSH dhe RTSH nuk e përmendën takimin thuajse të mos ishin njoftuar fare se ai do të ndodhte apo do të ishte zhvilluar.
Të gjitha këto pasi tashmë kanë kaluar disa ditë dhe ende nuk ka një analizë mediatike, e cila në raste të tjera do t’i shqyente studiot televizive nuk ndodhi. Nuk ndodhi nga se shumica e kanaleve nuk e kanë bërë ende “nxemjen”  sepse ato sapo kanë filluar sezonin e ri, apo zhurma dhe hamendësime kanë më tepër rezultat për propagandën kur qeveria e ushqen median me frontin e opozitës me ngjarjet e fund javës dhe Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të reja e kërcënuar nga korrupsioni.

Vetëm në një artikull të Shqiptarja.comgjen agjendën e takimit të Grupit  Parlamentar PS për datën, orën, sesionet dhe diskutantët që shtrihen gjatë 4 orëve.
Asgjë ende nuk ka dalë në sipërfaqe, por aq varietete sa ky grup palamentar ka në një pellg ku flitet për “Sfidat Parlamentare”, Komisionet e Posaçme në Integrimin Evropian, Mirëqeverisja dhe Korrupsioni, Dezinformimi, Strategjia e Komunikimit dhe Sfidat e veprimtarisë parlamentare të deputetit, janë së bashku disa çështje shumë të rëndësishme politike për qeverisjen e Shqipërisë. Ato mund të jenë të denja edhe me dyer të mbyllura kur mazhoranca politike bën strategjinë e saj, por transparenca e munguar deri tani dhe mbyllja e dyerve tregon se si nën ujë shumë varietete dhe rrasate peshqish “dinë” të rrëshqasin, mbijetojnë dhe të veshur me politikë dhe pushtet, janë jo vetëm grabitqarë  ku i madhi ha të voglin.
Sado që opinioni qytetar me reagimin e vet tregon interesimin ose jo, kur vjen fjala për diasporën pasi Luca i ka nxjerrë në breg disa protagonistë të elitës rilindase duke i portretizuar ata/ato, deklarata e Taulant Ballës krahë qafë se :“…besoj se që të gjithë do të bashkohen me ne në realizimin e këtij momenti historik të votës së vëllezërve tanë që jetojnë në diasporë…”, jep shumë nga ky tregim.
Si mund të kuptohet ky mesazh kur Rama nuk ra në grepin e opinioneve?
Ai ruajti “madhështinë e pikturës së udhëheqësit” që ishte përgatitur me këtë rast, i heshtur për qëllimin e takimit me dyer të mbyllura të Grupit parlamentar të PS, por i vëmendshëm për rëndësinë e mjeteve të propagandës që në strategjinë e komunikimit më rezultative të arritur deri tani kanë silurimin e opozitës dhe pluralizmit për të vendosur një sistem autokratik të partisë shtet.
 
16 Shtator, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

U12 FISH.png

Kurti: Masat e Vuçiçit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale.

Ndërkaq ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Para mediave, Kurti ka folur të martën se ata që hodhën koktej molotovi në një shtëpi në veri do të ndiqen nga organet vendore.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti, derisa nuk komentoi takimin e sotëm në Bruksel. sn

Uashingtoni t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për qeverisje në veri

Të premten, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi masat me të cilat synon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. Ai nuk është më i kënaqur me refuzimin e njohjes së Kosovës, por dëshiron të marrë të paktën një pjesë të saj. Ndërkohë, ambasada amerikane në Beograd vazhdon të shprehë besimin se ajo po e çon Serbinë drejt Perëndimit.

Kështu shkruan profesori amerikan i John Hopkins, Danier Serwer, i cili në analizën e tij të fundit thotë se përkëdhelja e Serbisë nuk funksionon dhe as ndëshkimi i Kosovës nuk funksionon, raporton Gazeta Express.

Uashingtoni duhet të rivendosë politikën e tij për Ballkanin në drejtime më koherente, thotë Serwer, i cili ka radhitur në disa pika se si mendon që kjo rivendosje e politikës duhet të bëhet:

Ai [Uashingtoni] duhet të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për të qeverisur në mënyrë të barabartë në veri të Kosovës dhe të ndihmojë në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në atë drejtim.

Duhet t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të kritikojë publikisht synimet irredentiste dhe antidemokratike të Vuçiqit dhe t’i jepet fund grumbullimit të lavdërimeve dhe parave për Beogradin.

SHBA duhet të inkurajojë rishpërndarjen e EUFOR-it në qytetin verilindor të Bosnjës, Brcko, ku do të përfaqësonte një pengesë serioze ndaj shkëputjes.

Uashingtoni duhet të insistojë që Bosnja të zbatojë vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që do t’i jepnin fund politikës me bazë etnike të vendit.

Uashingtoni duhet të udhëheqë një përpjekje për të izoluar rusofilët e Malit të Zi nga informacionet e ndjeshme të NATO-s.

Ai gjithashtu duhet të paralajmërojë Maqedoninë se do të jetë e radhës nëse rusofilët atje mbeten në pushtet.

Serwer thotë se mënyrat se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ushtron sovranitetin në veri e shqetësojnë Perëndimin, por thotë se Kurti “pa mëdyshje” rreshtohet kah Perëndimi.

“Kosova, ku ndërrimi i pushtetit ka ndodhur disa herë, ka një kryeministër popullor, i cili ushtron autoritet sovran në veriun e Kosovës me shumicë serbe në mënyra që u japin shqetësime amerikanëve dhe evropianëve. Ata duan që ai të konsultohet dhe të marrë leje për çdo gjë që bën që mund të shqetësojë ose serbët e Kosovës ose Beogradin. Ai nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë. Por kryeministri Kurti gjithsesi rreshtohet pa mëdyshje me Perëndimin. Ai nuk ka alternativë”.

‘Asociacioni, po – jo?’, Kurti i përgjigjet pyetjes direkte të Al Jazeera-s: Si pako, po

Kryeministri Albin Kurti i tha Al Jazeera-s se e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pyetje direkte: Asociacioni, po apo jo?”, pyetet Kurti në një dokumentar me titullin “Kosova: Krijimi i një shteti”.

“Natyrisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë kjo është pjesë e marrëveshjes bazike tash. Neni 7 thotë se komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen. Kështu që unë nuk e mohoj këtë. Megjithatë, vetëm si pjesë të pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë”, thotë Kurti.

Ai tha se s’mund të zgjidhet vetëm njëra prej 39 marrëveshjeve me Serbinë, “sikur të jetë tavolinë suedeze” dhe “as ta vendosni përpara marrëveshjes bazë”.

“Si pako, kam thënë po”, nënvizoi kryeministri.

Kurti tha paraprakisht se nuk është kryeministër vetëm i shqiptarëve.

“Ne e kemi 93% të popullsisë shqiptarë, por unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve. Ne kemi 4% serbë dhe kemi 3% minoritete të tjera”.

Ai përmendi “diskriminimin pozitiv” që tha se shteti e bën për serbët, duke përmendur të drejtat që ata i gëzojnë në Kosovë. sn

Barometri i Ballkanit- Rritet papunësia në Shqipëri, niveli më i lartë rajonal!

Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes së Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e reja të popullsisë që buruan nga Cens 2023.

Por të dhënat nga anketa e Barometrit të Ballkanit 2024 treguan normë të lartë papunësie në mesin e të anketuarve në Shqipëri.

Nga 1000 të pyetur, 20% ishin të papunë në vendin tonë, niveli më i lartë rajonal dhe me diferencë nga të tjerat.

Mesatarja rajonale e papunësisë në mesin e të anketuarve ishte 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezultoi në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.

Në mesin e të anketuarve gjithashtu Shqipëria kishte vetëpunësimin 15%, niveli më i lartë në Rajon, për rrjedhojë kemi përqindjen më të ulët të të punësuarve me pagë.

Në 1000 persona të pyetur në vendin tonë, 39% e tyre ishin të punësuar me pagë, Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.

Nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, një përqindje e madhe në Maqedoninë e Veriut (21%) dhe në Serbi (28%) ishin pensionistë.

Në shqyrtimet tremujore të ecurisë së ekonomisë, Banka e Shqipërisë nëpërmjet të dhënave alternative referoi se ka rritje më të ngadaltë të punësimit më 2024.

Treguesit e vrojtimeve tregojnë se pritjet e bizneseve për punësimin janë zvogëluar gjatë tremujorit të parë, ndërkohë që situata vlerësohet e përmirësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual.

Treguesi i punësimit ndoshta do të pësojë ndryshimin më të fortë nga të dhënat e reja të Cens 2023. Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në mënyrë të ndjeshme në periudhën ndërmjet dy censeve 2011-2023 sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhënat paraprake nga rezultatet e cens 2023 tregojnë se popullsia në moshë pune ishte 1,555,080 persona, nga 1,903,987 me rënie 18.3% në krahasim me të dhënat e Cens 2011.

Reduktimi i popullsisë në moshë pune do të ulë treguesit e shkallës së dembelizmit në Shqipëri dhe do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme treguesit e punësimit.

Në fund të vitit 2023, ishin të punësuar zyrtarisht 1,243,085 persona në moshën 15-64 vjeç, të cilët përbëjnë 80% të popullsisë në moshë pune./Monitor


Send this to a friend