Pati vdekur në spitalin e burgut. Kur u kërkuan trupin, vetë drejtori, i cili dëshironte të mos ishte i ashpër, u tha se kjo gjë nuk ishte e mundur. Ishte rregull zyrtar.
Shtoi se për të vdekurin gjithsesi do të kishte një varr, por se ku ndodhej, nuk duhej ta dinin. Madje nuk duhej as ta kërkonin
Dhimitër Papastefani në atë fundvjeshtë 1963 sapo pati përfunduar në Tiranë studimet për mjek dhe prej fare pak kohësh kryente detyrën që i kishin caktuar. Ishte inspektor shëndetësie në Rrethin e Beratit, vendlindjes së hershme të familjes së tij, edhe pse i ati, tregtar manifakturash prej dy brezash, shkoi më pas në Elbasan dhe në Kavajë, duke u vendosur pas lufte përfundimisht këtu. Ndërsa një ditë inspektonte në qytezën e Urës Vajgurore, atë kohë bashkë edhe me Qytetin Stalin pjesë e të njëjtit qark administrativ, la një akt kontrolli. Në të, punonjësja sanitare, e cila e kishte emrin Roza dhe ishte italiane, qortohej për disa të meta. Kur bëri rikontrollin, vuri re se e paralajmëruara për masë ndëshkimore ende nuk i pati zbatuar të gjitha detyrat e lëna. Kështu nuk hezitoi t’i priste fletën e gjobës: pesëqind lekë. Atë kohë ishte sa një e teta e rrogës mujore.
Pas disa ditësh e thirrën në zyrë dy drejtuesit e tij kryesorë. Ndërsa priste ta falënderonin, ata i ndërhynë në të kundërtën. I thanë se Roza dallohej si punonjëse e mirë e shërbimit shëndetësor dhe defektet e gjetura qenë pa ndonjë rëndësi. Eprorët i propozuan një kontroll të ri, por që do ta kryenin së bashku. Kështu edhe u bë.
Ndërsa verifikimi përfundoi shpejt, italiania i ftoi në apartamentin e saj me dy dhoma të vogla dhe në këndin pranë dritares një tryezë nisi të bëhej gati për të drekuar.
Inspektorit gjithçka iu duk si e kurdisur, por nuk bëri zë. Në këtë moment në dhomë hyri një vajzë e bukur. Feksi. Ishte e zeshkët dhe me vështrim që shkëndijonte. Nisi t’i qerasë miqtë. Roza shpjegoi ndërkaq se ishte e bija, vajzë e vetme. Emrin e kishte Karmen.
Për Papastefanin ky çast do të kalonte pa lënë asnjë mbresë sikur papritur zemra t’i mbërthehej në ngërçin e një rrahjeje të çrregullt, si të përpëlitej. Iu terr vështrimi. Kur drita i rierdhi dhe gjithçka para syve iu kthjellua, vuri re se imazhi i vajzës së hijshme nuk ndodhej më para tij, si përmasë normale njeriu, por ishte kurmzvogëluar e bërë si kukull e qelqtë. Ishte futur brenda në bebëz dhe rrinte atje, si të ishte në pritje të një takimi intim me të.
U fejuan shumë shpejt dhe bashkë me këtë ngjarje ai mësoi se jo vetëm dy vëllezërit e Karmenit, Guido dhe Encio, por edhe i ati i saj, Milto Xhimitiku, patën kaluar burgime politike. Ndërsa dy të parët tashmë ishin të lirë, personi i cili do të kishte qenë vjehrri i tij, nuk jetonte më. Pati vdekur në Spitalin e Burgut. Kur u kërkuan trupin, vetë drejtori, i cili dëshironte të mos ishte i ashpër, u tha se kjo gjë nuk ishte e mundur. Ishte rregull zyrtar. Shtoi se për të vdekurin gjithsesi do të kishte një varr, por se ku ndodhej nuk duhej ta dinin. Madje nuk duhej as ta kërkonin.
Kur Karmeni dhe Roza i treguan këtë histori, Dhimitër Papastefani nuk pyeti më për hollësi të tjera. Atij i duhej të ruante e shpëtonte dashurinë e tij, si edhe familjen e ardhme. Ato nuk ia treguan ditët e para të fejesës zyrtare as foton e Milto Xhimitikut. Kur nisi ritin e vizitave te të afërmit e të fejuarës, në dhomën e pritjes së xhaxhait të saj Lilo Xhimitiku, i cili ishte fotografi më i njohur i qytetit, varur në mur, Dimitrit i mbeti vështrimi në foton e një burri me flokë të thinjur dhe me mustaqe të holla. Për të kjo ishte pamje mjaft e njohur. Atë njeri mund ta kishte parë e prekur mbi tridhjetë herë. Ishte një nga kufomat që përdornin në fakultet. E pati fiksuar në kujtesë që në vitin 1959, kur sapo kishte nisur studimet për Mjekësi. Në sallën e madhe të morgut, ndërsa nga duhma e formalinës të gjithëve u digjnin sytë, punonjësi i moshuar me emrin xha Naun, me një kanxhë hekuri u nxirrte nga vaskat, ku trupat notonin, atë kufomë që ata kërkonin. Ato nuk kishin emra, madje as numra. Identifikoheshin sipas ndonjë karakteristike të dukshme fizike. Kështu ai njeri që tashmë po e shihte në shtëpinë e xhaxhait të së fejuarës dhe që patjetër duhej të kishte një lidhje të afërt me ta, thirrej “ai me mustaqet spic”.
Në të katër vitet e fakultetit, Dhimitër Papastefani vuri re se ajo kufomë e ruajtur shumë mirë nga formalina, ishte më e preferuara nga studentët. Kjo ndodhte, sepse ishte trup i hollë dhe i dobët, i dallohej çdo hollësi. Në vitin e parë ata mësonin për kockat, në të dytin për enët e gjakut dhe nervat, për grupet e muskujve po ashtu. Të lagura kufomat shtriheshin në një shpinë tavoline të gjatë dhe nën drejtimin e një specialisti pjesëmarrësve në leksion u jepeshin shpjegimet e nevojshme. Pastaj me majën e pincave, studentët, për t’u ushtruar praktikisht, kapnin një për një nyjat kockore apo enët e gjakut dhe u shqiptonin emërtimet shkencore. Veç në të gjitha rastet kjo gjë bëhej me shumë kujdes, fare butësisht, që të mos dëmtoheshin. Çdo gabim në përdorimin mbi kufomën të forcës fizike kushtonte shumë shtrenjtë.
Përjashtimi nga fakulteti ishte fare pak. Për ato kufoma, duke lënë të nënkuptohej se për ta shteti nuk kishte pasur asnjë mëshirë, thuhej më së shumti se kishin qenë armiq, spiunë të të huajve apo anëtarë bandash të parashutuara për sabotim dhe akte terroriste. Ndonjëherë përflitej se mes tyre kishte edhe të dënuar ordinerë, të braktisur nga familjet apo edhe të paidentifikuar.
Atë pasdite të vonë, ndërsa ishte në vizitën e mirësjelljes, Papastefani nuk e bëri pyetjen se çfarë lidhje kishte me të fejuarën e tij ajo foto. E kreu këtë veprim sapo u gjend vetëm për vetëm me Karmenin. Ajo. Me një mbajtje të beftë fryme, iu përgjigj se ishte i ati.
Dhimitri u mpi. Për disa minuta të tëra nuk ndjeu të kishte trup dhe gjymtyrë. Pastaj, duke bërë kujdes të mos i shkaktonte ndonjë traumë, filloi t’ia shpjegonte të vërtetën. Po atë mbrëmje ia thanë edhe Rozës. Në shtëpi një bombë e hedhur në mes të dhomës do të ishte më pak e tmerrshme se ai lajm.
***
Milto Xhimitikun e patën arrestuar nëpër natë, bashkë me të dy djemtë e tij. Ishte prilli i vitit 1950. Ishin duke pritur festimin e Pashkëve, madje familjarisht patën bërë edhe një foto të gëzueshme. Ato çaste Roza ndodhej në spital, turni i tretë. Pranguesve që erdhën nga errësira Milto iu lut nëse mund të fliste me të shoqen. Ajo duhej të vinte patjetër të merrte vajzën gjashtë vjeçe, ndryshe vogëlushja do të mbetej fillikat. Ardhësit e paftuar nuk kundërshtuan. Roza mbërriti si të kishte pasur krahë shqiponje. Pastaj shtëpia menjëherë u boshatis.
Ata të tre, me hekura në kyçet e duarve, ikën në heshtje. Nga ky moment Karmeni mban mend vetëm terrin e sallonit të vogël dhe zërat e folësve, që dukej sikur i vinin prej fundit të një shpelle. Gjithçka tjetër, nga tronditja e madhe, ndoshta edhe si fat për ta shpëtuar prej ndonjë traume psikike shkatërrimtare, i është fshirë përfundimisht. Në vend të pamjes së gjërave, kur e pyet, i rizgjohet vetëm një vetndierje rrëzimi në humnerë.
I dënuan në shtator. Nga dhjetë vite djemtë, njëzet Miltos. Dyfish të atit, “sepse nuk ke ardhur t’i denoncosh”. Roza e pati diktuar me kohë që Guido dhe Encio, bashkë me tre të rinj të tjerë, ku patjetër njëri duhej të ishte spiun i shtetit, mbylleshin në dhomë. Dhe sa herë që kjo ndodhte, u prishte takimin, duke i dëbuar me bishtin e fshesës. Por në rast se dy djemtë e saj mund ta kishin prekur diku namuzin e regjimit, i shoqi nuk ishte përzier fare. Ai për nga natyra nuk bënte dot guxime të tilla.
U konfiskuan shumicën e orendive të shtëpisë dhe ato, dy femrat e mbetura pa pjesën tjetër të familjes, jetuan ca kohë në spital. Shpejt i larguan nga Kuçova dhe i vendosën në Berat. Aty Roza kishte qenë dy dekada, duke filluar nga viti 1926, kur erdhi nga atdheu i vet me në krahë studentin shqiptar Milto Xhimitiku. Ishin njohur dhe dashuruar në Napoli, në pension-hotelin e vogël të tezes së saj. Atë vit ishte punësuar si mamie e bashkisë, ndërsa i shoqi nisi punën e përkthyesit pranë atasheut ushtarak italian Gustavo Gambara, kolonel. Kur ky në vitin 1932 u largua, e rekomandoi Milton te shoqëria naftënxjerrëse AIPA në Kuçovë. Këtu nisi profesionin e llogaritar-arkëtarit, madje pothuaj të një shefi zyre. Roza i shkoi nga pas, bashkë me fëmijët. Vetë punoi si mamie. Pa mbaruar lufta, Guido dhe Encio shkuan në Itali dhe kryen shkollën.
Tashmë që po kapërcente viti 1950 dhe familjen e përgjysmuar e mbartën në Berat, autoritetet lokale për t’i strehuar, i sollën të ndëshkuarit drejt e në katoin e një shtëpie private. Deri pak kohë më parë ajo hapësirë përdhese ishte përdorur për të mbajtur një lopë. Sapo njerëzit e pushtetit ikën, i zoti i shtëpisë i mori lart, te tri dhomat e familjes së tij dhe u tha se mund të zgjidhnin njërën prej tyre. Në katua nuk do të jetonin kurrë. Kështu edhe ndodhi.
Italiania Roza duhej tanimë të priste daljen nga burgu të të shoqit dhe të dy djemve. Vitet po iknin dhe ajo ishte optimiste se një ditë do t’i kishte të tre pranë vetes. Milton për ta gëzuar si bashkëshort dhe dy çunat për t’i martuar. Ndërkohë, ndonjëherë edhe me Karmenin e vogël përdore, i shkonte të shoqit në burg. Ca kohë mori rrugën edhe për në kampin e punës në Zadrimë të Shkodrës. Kur Milto, i sëmurë rëndë prej një të ftohti dhe me diabet mjaft agresiv, u shtrua në Spitalin e Burgut të Tiranës, ajo i solli ushqime për sa mundi ekonomikisht dhe për sa e lejuan. Luftoi me të gjithë forcën e shpirtit t’ia përmirësonte shëndetin. Por ai më 1958-n vdiq.
Për vite të tëra Roza ishte përpjekur t’u kujtonte autoriteteve se gjatë luftës të dy e patën ndihmuar shumë lëvizjen partizane. Ajo kishte nxjerrë fshehtas me çantën e saj të vogël, mes kontrollit të rreptë të spitalit italian, alkool, jod, fasha, leukoplast, tableta dhe ilaçe të ndryshme. Ishte përpjekur t’u sillte ndërmend po ashtu se edhe i shoqi për partizanët pati bërë atë që në rrethana të tjera kurrë nuk do ta sillte as ndërmend: vjedhjen. Milto Xhimitiku, financieri me korrektesë shembullore për çdo qindarkë të llogarisë së AIPA-s, kishte marrë ilegalisht dhe nisur për në mal një makinë daktilografimi. E kishte nxjerrë nga zyra e tij. Italianët e diktuan dhe menjëherë e burgosën. Ai nuk e pranoi akuzën. Pas dy javësh në birucë, nga që nuk ia provuan dot, e liruan. E rikthyen në punë, por tashmë në një shkallë më të ulët: si pagator i thjeshtë.
***
Prej peshimit të rëndë të diktaturës dhe nga furia e papushuar e luftës së klasave, Karmeni do të ishte me më shumë fat se dy vëllezërit. Ajo dhunë politike në të vërtetë nuk e harroi, por gjithsesi ndonjëherë e kurseu. Plot hire në të sjellë, femër e matur, e mençur dhe e kujdesshme me të tjerët, shumë e ëmbël dhe komunikuese, shpirtgjerë dhe e përkushtuar pas punës, mbi të egërsia e ideologjisë së kohës do të përmbahej. “Lëshime” i bënte edhe fisi i të atit. Dy vëllezërit e saj qenë me dy emra, një italian dhe tjetri shqiptar. Ky ishte një mirëkuptim që kur çifti erdhi nga Italia. Encio quhej edhe Leonidha, Guido thirrej edhe Andon. Karmenit e ëma ia kishte vënë emrin e dytë Marie, por çuditërisht ai nuk u përdor kurrë as nga prindërit dhe as prej fisit Xhimitiku. Madje këta nuk e morën vesh kurrë se vajza e vogël, “e pleqërisë”, lindur katërmbëdhjetë vite pas vëllait më të vogël, e kishte një emër të dytë. E lanë me Karmen. U mësuan ta thërrasin ashtu. U quajt si emër shqiptar.
Në jetën e saj nga shitëse e përkohshme, “me zëvendësim”, në një ndërmarrje ushqimore, u bë për disa vite “e përhershme”. Më pas e trajtuan më mirë, si inventarizuese. Kur ngrinte shkumë dallga e re e luftës së klasave, për ta mbrojtur, dashamirët e së ëmës, mamisë që pati qenë e çmuar në lindjen e mijëra fëmijëve, e zhvendosnin për vetëm disa muaj në punëtore. Pastaj e rikthenin në pozicionin e para goditjes, të paktën shitëse. Gjithçka ndryshoi më 1985-n, kur pas vdekjes së Enver Hoxhës, shenja zbutjeje në të vërtetë kishte. E hoqën si shitëse dhe e dërguan punëtore paketimi, në periferi të qytetit. Duhej nga një thes i madh të merrte sheqer apo oriz e miell dhe t’i fuste në qeska letre njëkilëshe. Norma ishte 1021 në tetë orë. Në javët e para mezi bënte gjysmën e tyre dhe pak nga pak diçka më tepër. Shoqet e asaj pune të mundimshme, më të forta dhe më të stërvitura, e ndihmonin përditë. Kur kthehej për në shtëpi, që të ndeshte sa më pak njerëz dhe vështrimin e tyre, ecte nëpër një rrugë të dytë të qytetit. Sidoqoftë, mes atyre që i druheshin një bisede me të, njëherë i ndodhi që njëra nga drejtueset e një zyre të rëndësishme në ndërmarrjen e saj, ta ndalte e t’i “hiqte vërejtjen”: “Kur shkëmbehesh në rrugë me mua mos m’i ul sytë, por ngriji që të të përshëndes”.
***
Ishte moti 1952 dhe nxjerrja e naftës në Kuçovë, e cila prej një viti njihej me emrin e ri Qyteti Stalin, u ndërpre. Ishte djegur motori i TEC-it. Në Vlorë cisternat e ardhura nga “kampi socialist” prisnin varg. Pajisja ishte italiane dhe pas dy javësh përpjekjeje pa rezultat nga specialistët çekë dhe rusë, u kuptua se shpresa e vetme ishte ndonjë i mësuar nga inxhinieri i mëparshëm, Marineli. Ky specialist ishte i njohur për drejtuesit e naftënxjerrjes: Guido Xhimitiku. Autoritetet komuniste në vitin 1948, kur Marineli kërkoi të riatdhesohej, i patën vënë kusht të përgatiste dhe linte një zëvendës. Mes të rinjve që punonin në TEC, ai zgjodhi të birin e bashkëkombëses Roza.
Pafundësisht ajo iu lut të mos i vinte të birit nëntëmbëdhjetëvjeçar atë barrë të rëndë, por tjetri nuk u tërhoq prej vendimit të tij. Guido ishte mjaft i talentuar. Kështu ky një ditë mori nën përgjegjësinë e tij teknike makinerinë e ndërlikuar. Pastaj ndodhi që e futën në burg, duke i hedhur mbi shpinë fajet se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, kryente agjitacion e propagandë dhe pati bërë tentativë për rrëzimin e pushtetit popullor.
Në fillim të javës së tretë të bllokimit të naftënxjerrjes, në qytet erdhi vetë Mehmet Shehu. Sapo i thanë që për rregullimin e motorit ekzistonte një mundësi, por personi gjendej në burg, urdhëroi ta sillnin para tij. “Doje të përmbysje pushtetin popullor?”, i kërcëlliu dhëmbët sapo Guido iu shfaq përpara. Ky u bë gati të justifikohej, por Kryeministri iu vërsul: “Po nuk të vara te trekëndëshi që do të vë në hyrje të TEC-it, mos më thënçin Mehmet Shehu! Sa të kanë dënuar?” I riu iu përgjigj me marrje goje, por tjetri ia preu: “Duhet të bashkëpunosh! Shko ta shohësh dhe ndreqësh motorin! Unë nuk iki që këtej pa u vënë ai në punë. Sa kohë do?” Guido shqiptoi “afro tri javë”, por Kryeministri u nervozua edhe më shumë:
“Më shpejt!” “Po të paktën dhjetë ditë”. “Më shpejt!”, bërtiti Mehmet Shehu. “Një javë”. “Më shpejt, më shpejt dhe tani ik në TEC!”, ishte thirrma e fundit. Me një polic te koka, të cilin mirësisht ia zgjodhën të ishte miqësor, Guido e rregulloi defektin e rëndë në tri ditë të pagjuma. Kur ia risollën para, Mehmet Shehu shqiptoi: “Tani je i lirë, por kjo që po të them do të të vijë zyrtarisht. Që tani e tutje do të punosh për ekonominë e socializmit. Për çdo hall e problem pune do të vish drejt e tek unë!”
Urdhri i lirimit mbërriti shumë shpejt dhe pas kësaj Guidon e mobilizuan ushtar. Më pas punoi në parkun e automjeteve të Urës Vajgurore dhe prej këtej në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave. Deri sa doli në pension kreu shumë shpikje, ndonjë, si G84, e bërë e famshme në shtypin e kohës. Ishte një pajisje helmete minatori me dritë mbi krye. Gjer atëherë ato i blinin në Poloni.
Guido edhe u dekorua.
***
Encio pas burgut punoi në minierën e Bulqizës. Edhe ai ishte një teknik i përsosur, novator dhe shpikës po ashtu. U bë i adhuruari i drejtorit të njohur të saj, Teodor Bozo. Kur ky iku në një detyrë tjetër dhe menjëherë nga paaftësia e drejtuesit të ri realizimi i planit filloi të çalonte e më vonë të shndërrohej në problem të të gjithë shtetit, atë e arrestuan. Ishte pesëdhjetë e dy vjeç. Ishte 1 janar i 1985-s. Ata, të cilët qenë përgjegjës për këtë gjendje rrënimi të minierës që nxirrte valutë për arkën e zbrazur të buxhetit, mes tyre edhe një ministër anëtar i Byrosë Politike, për të shpëtuar nga ndonjë ndëshkim, përdorën armën e vjetër të Partisë: shpikën sabotatorin, armikun. Ky nuk mund të ishte veç Encios, teknik i puseve, i burgosur njëherë për politikë, me të atin po ashtu… Njerëz të Sigurimit të Shtetit bënë fshehurazi me dinamit një shpërthim në një nga puset nëntokësore dhe faji “i gabimit teknik” iu hodh viktimës së paracaktuar. Meqë kjo ishte fare pak dhe i arrestuari nuk e pranoi, iu hartua akuza se ishte agjent i italianëve, i rusëve, i jugosllavëve… Ngaqë Encio rezistonte për të mos pranuar atë që jo vetëm nuk e pati kryer, por as edhe shkuar ndërmend, hetimi zgjati plot 19 muaj. Pothuaj çdo ditë një njeri i maskuar hynte në dhomën ku merrej në pyetje dhe e rrihte egërsisht. E futën të gjallë edhe në një arkivol. Gjatë të ftohtit të dimrit të Peshkopisë, ku e mbanin të izoluar, e lanë vetëm me një këmishë fanellate në trup. Iu verbua njëri sy. Zemra iu dobësua dhe përherë e më shpesh filloi të binte në aritmi. U katandis një i gjallë i pavarrosur. Më tej nuk duroi më dhe vendosi të vetëvritej. Provoi disa herë. Nuk mundi. Ia kishin hequr çdo mjet për ta bërë. Atëherë firmosi çfarë deshën ata.
U dënua me 22 vite burg. Në Spaç fillimisht, ku njëherë iu desh t’i hapë vend pranë vetes, për të fjetur, djalit të Mehmet Shehut. Më pas e çuan në Sarandë. Këtu qyteza me burgun quhej “Përparimi”. Emrin e
para diktaturës, të vërtetin, e kishte Shën Vasili. U lirua në prill 1991, ndër të fundit. Nuk e takoi dot të ëmën. Roza pati ndërruar jetë në njëzetenjë shkurt. Ajo prej pak kohësh kishte ardhur në Laprakë të Tiranës, ku për të persekutuarit nga regjimi komunist patën dhënë disa banesa të thjeshta.
Encios i pushoi zemra ditën që bëri vizitën te krushku i ardhshëm, ku po fejonte djalin. Ishte 30 shtator 1991. E kishte zgjedhur nga Bulqiza, qytetit që i kishte përkushtuar gjithë jetën. U varros në periferi të kryeqytetit, në vendin e quajtur Sharrë.
***
Kur më 8 prill 1939 trupat pushtuese italiane hynë në Berat, Roza instinktivisht ngriti dorën për t’i përshëndetur. I kishte bashkëkombës dhe e pati munduar shumë malli për atdheun. Por kur një çast ktheu kokën nga i shoqi, pa se ai i kishte sytë me lot hidhërimi. E uli menjëherë pëllëmbën. Nga turpi e fshehu dorën fajtore pas shpine. Në shtëpinë e tyre fotoja me të cilën Milto çmallej më shumë ishte ajo e 28 Nëntorit 1922. Kishte dalë në Napoli, bashkë me shokët e tij. Ishte në vitin e parë të universitetit për financier dhe ato ditë, në nder të Ditës së Flamurit, patën ngritur shoqërinë atdhetare “Naim Frashëri”.
Biseda për t’u kthyer dhe sistemuar në vendlindjen e nënës u krye kur ende Roza ishte gjallë. Ajo tha se kishte shumë dëshirë të shkonte në vendlindje dhe të takohej me të vetët. Me këdo që kishte mbetur gjallë pas një gjysmë shekulli. Por nuk mundi. Më 27 shkurt dha shpirt. Në fillim të marsit përfaqësues të 96 familjeve italiane të mbetur në Shqipëri dhe të mbi 1800 anëtarëve të tyre, u thirrën në bazën e përkohshme të operacionit humanitar “Pelikan”, dikur në Kampin e Pionierëve në Durrës. U takuan me ministrin e Jashtëm De Mikelis, atë të Punës, Marteli dhe të Emigracionit, Boniver. Këta u thanë se në Bruksel, Europa e Bashkuar kishte vendosur t’i riatdhesonin. Nuk do të merrnin me vete asnjë plaçkë, por vetëm një valixhe me rrobat e trupit. Në Itali do t’i gjenin gati të gjitha. Kjo ikje ndodhi pas gjashtë muajsh. Me ta ishte edhe Guido. Kur me të rënë diktatura patën biseduar, ai kishte ngulur këmbë se jo vetëm do të ikte, por edhe nuk do të vinte më kurrë në Shqipëri. U vendos në Peruxha, por shumë shpejt, sa herë shkruante letra, thoshte se Ura e Goricës në Berat ishte më e bukura në botë. Kështu nuk e mbajti dot betimin. Ka mjaft kohë që vjen përvit, edhe pse mjaft i sëmurë me Parkinson. Madje i biri ka blerë për vete dhe për të edhe një shtëpi në lagjen “Don Bosko”.
Encio pas daljes nga burgu, pasi bëri një vizitë në vendlindje, qytetin e një mbi një dritareve, shumë i dëshiruar të kapërcente detin e të njihte atdheun e nënës së tij, pësoi infarktin fatal. Atë ditë kur biseduan nëse do të zgjidhnin Italinë apo Shqipërinë për të jetuar, Karmeni u shpreh se nuk ndihej kaq entuziaste për të ikur. “Do të shkoj, por do të kthehem”, tha. Më vonë u bë edhe qytetare italiane, por nuk u lëkund asnjëherë nga vendimi i saj. Bashkë me Dhimitrin jetojnë në Tiranë dhe kufirin e kalojnë vetëm kur shkojnë te tri vajzat e tyre dhe katër nipërit e mbesat. Bruna është në qytetin italian Beluno, Fabiana në Bukuresht, kurse Averisi në Londër.
Në Sharrë varri i prindërve të tyre ka fotot e të dyve. Roza, kur i vjen Karmeni dhe Guido, si edhe nipërit e mbesat, nga çdo pozicion që ata u afrohen t’i rrinë pranë, ajo duket sikur i ndjek me sy. Kurse Milto i urtë vazhdon t’u buzëqeshë, përherë sikur diçka të gëzueshme do t’u thotë.
Por nën mermer vazhdojnë të jenë vetëm një palë eshtra.
Marrë nga gazeta Shqip
Sot, më 10 tetor, kujtojmë Riza Alizotin, një nga inxhinierët e parë shqiptarë të specializuar në fushën e naftës, i cili lindi më 10 tetor 1910 dhe po në këtë datë, 37 vjet më vonë, u ekzekutua nga regjimi komunist.
Riza Alizoti ishte pjesë e brezit të intelektualëve dhe profesionistëve shqiptarë të formuar në shkollat më të mira të kohës. Jeta dhe veprimtaria e tij lidhen ngushtë me zhvillimin e industrisë së naftës në Shqipëri, veçanërisht me zonën e Kuçovës, ku ai dha një kontribut të rëndësishëm si inxhinier.
Ai lindi në Stamboll, në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Ishte i biri i Fejzi Alizotit, një personalitet i njohur i jetës politike shqiptare të fillimit të shekullit XX. Edukimi i tij u zhvillua në një mjedis që i dha rëndësi të veçantë dijes dhe formimit profesional.
Riza Alizoti kreu studimet në “Robert College” dhe më pas vijoi formimin teknik e profesional, duke u specializuar në inxhinieri minerare dhe në fushën e naftës jashtë vendit. Pas kthimit në Shqipëri, ai punoi në industrinë e naftës, ku u dallua për përgatitjen e lartë profesionale dhe përkushtimin në punë.
Në Kuçovë, një nga qendrat më të rëndësishme të naftës shqiptare, ai u bë një nga specialistët më të njohur të fushës. Kontributi i tij lidhet me përpjekjet për zhvillimin e industrisë së naftës dhe përparimin teknik të saj.
Pas vendosjes së regjimit komunist, si shumë intelektualë e profesionistë të kohës, edhe Riza Alizoti u vu nën goditjen e sistemit. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u akuzua për “sabotim” në industrinë e naftës. Pas një procesi politik, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 10 tetor 1947 në Kuçovë.
Riza Alizoti mbetet një figurë simbol e brezit të profesionistëve shqiptarë që iu kushtuan dijes dhe zhvillimit të vendit, por që u goditën tragjikisht nga regjimi komunist. Jeta e tij është një kujtesë për vlerën e arsimit, punës dhe kontributit të njerëzve të aftë në historinë e Shqipërisë.
Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё tё pёrkushuar dhe frymёzues pёr lirinё, pavarёsinё dhe shёrbёtorё pёr Kombin.
Por Hasan Prishtina ёshtё rast unikal nё Historinё moderne shqiptare i cili ka tё mishёruara cilёsitё dhe virtytet mё tё larta nё shёrbim tё atdheut, lirisё e pavarёsisё sё Shqipёrisё, pёr Bashkimin Kombёtar dhe pёr vizionin largpamёs tё tij pёr njё shtet modern e demokratik.
E gjithё jeta e Hasan Prishtinёs, e gjithё qёnia e tij shpirtёrore, fizike e mendore, dhe tё gjitha energjitё dhe pasurinё ai i vuri nё shёrbim tё Kombit.
Dhe kёtё shёmbull duhet tё marrin politikanёt,deputetёt, ministrat dhe politika shqiptare sot si nё Shqipёri dhe Kosovё pёr t’i shёrbyer Kombit dhe atdheut; pёr interesin kombёtar mbi atё personal, partiak e familiar; dhe jo sic veprojnё politika dhe politikanёt sot nё dёm tё interesave kombёtare, me synim e qёllim vetёm pёr tё rrёmbyer pushtet dhe sidomos pёr tё vjedhur e grabitur paranё publike dhe pasuritё e shqiptarёve, duke edhe tradhtuar e bёrё pazare nё dёm tё interesit kombёtar dhe tё trojeve shqiptare.
DHE KJO NDODH KЁSHTU PASI DEMOKRACIA ЁSHTЁ SHUMЁ “TOLERANTE” , DHE NUK ЁSHTЁ E THЁNЁ SE DEMOKRACIA ЁSHTЁ FISNIKЁRI QЁ ZGJEDH NЁ POLITIKЁ FISNIKЁT E PATRIOTЁT, POR AJO,PRA DEMOKRACIA KA EDHE AJO TЁ METЁN Ё SAJ JO TЁ VOGЁL, SEPSE VOTON E ZGJEDH EDHE INDIVIDЁ QЁ KANЁ SI MERITOKRACI PAMERITЁN, DHE QЁ ZGJEDH JO ELITЁ POR ZGJEDH “ELITЁ” POLITIKE NЁ THONJЁZA, ASHTU SIKURSE ЁSHTЁ AKTUALISHT SOT AKOMA NЁ VITIN 2026 ELITA POLITIKE NЁ SHQIPЁRI, POR EDHE AJO NЁ KOSOVЁ.
Hasan Prishtina, veprimtar i palodhur si politikan, diplomat, ideolog, luftёtar, vizionar por edhe si njё strateg i shquar ushtarak dhe demokrat qё veproi dhe punoi nё kohёt dhe nё rrethanat mё tё vёshtira ku ёshtё ndodhur ndonjёherё kombi shqiptar gjatё historisё sё tij, i cili kurrё nuk diti qё tё tёrhiqet para asnjё lloj vёshtirёsie, as para kёrcёnimeve dhe as presioneve tё armiqve tё shqiptarёve dhe tradhёtarёve tё Kombit.Pёr kёto virtyte tё larta tё mishёruara te Hasan Prishtina si patriot, diplomat, burreshtetas,ideolog, udhёheqёs e strateg luftarak nё shёrbim tё kombit dhe tё atdheut I JEP ATIJ MERITЁN E SHQIPTARIT TЁ MADH DHE TЁ PASHOQ PЁR KONTRIBUTIN DHE SI SHЁRBЁTOR SHЁMBULLOR NЁ SHЁRBIM TЁ KOMBIT.
Nё sajё tё kёmbёnguljes, tё vendosmёisё dhe pёrpjekjeve tё Hasan Prishtinёs u mbajt Kuvendi i Junikut i cili miratoi dokumentin qё njihet si 14 pikat e Hasan Prishtinёs qё nё fakt ishte njё deklaratё qё kёrkonte shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, pasi ai dokument nё fakt ka pёrmbajtjen nё esence tё njё deklarate qё sqaron dhe tregon arёsyet se shqiptarёt kanё tё dejtё pёr tё pasur shtetin e tyre,fillimisht pёr njё autonomi nga Stambolli, por nё fakt ky dokument pёrmbante tё gjitha arёsyet dhe kёrkesёn pёr Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur e përgjithshme pёr Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё ku kёrkohej qё nga fuqitё Europiane tё garantonin plotёsimin e kёyre kёrkesave tё hartuara nga Hasan Prishtina.
Hasan Prishtina patrioti guximtar i pashoq udhёhoqi Kryengritjen e Pёrgjithshme shqiptare qё coi nё Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё jo vetёm nga Turqia, por shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё nga armiq shumё herё mё tё kёqinj se Turqia, Pavarёsinё nga shtetet fqinjё armike tё shqiptarёve Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia qё synonin asgjёsimin e kombit shqiptar, asimilimin e tij , coptimin e trojeve shqiptare.
Kjo kohё kur veproi e punoi Hasan Prishtina me aq pёrkushtim mbinjerёzor nё shёrbim tё Kombit ёshtё Epoka apo Shekulli i Hasan Prishtinёs.Hasan Prishtina ka hyrё nё tempullin e Lavdisё , sepse aty atё e ka futur historia, vepra dhe kontributi kombёtar i pashoq i tij. Kurrё ai nuk hoqi dorё nga misioni tё cilin ai ia kishte vёnё vetes, atё tё Bashkimit Kombёtar.
“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e zgjodhi anëtar tё saj, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, Komiteti “Mbrojtja Kombёtare e Kosovёs” e caktoi kryetar tё delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris,nё tё cilёn ai kёrkoi me kёmbёngulje bashkimin e Kosovёs dhe tё trojeve tё tjera shqiptare me Shqipёrinё. Ai ka marrё pjesё nё tё gjitha ngjarjet me rёndёsi kombёtare qё janё zhvilluar nё tё gjitha trojet shqiptare, ka marrё pjesё nё “Kongresin e Lushnjes”, ka marrё pjesё aktive nё Lёvizjen Demokratike kundёr regjimit tё Ahmet Zogut. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës. Patriotin dhe heroin e madh tё kombit shqiptar, pse ai punoi dhe iu pёrkushtua cёshtjes kombёtare shqiptare me mish e me shpirt, dhe pёr kёtё arёsye gjashtë herë e dënuan atё me vdekje xhonturqit, kryetradhёtari dhe serbofili e agjenti i Serbisë Esat Toptani, qarqet dhe shteti e mbretёria shoviniste serbe, bullgarёt dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut i cili erdhi nё pushtet me ndihmёn e Pashiqit tё Serbisё.
Veprimtaria e tij kombёtare e jashtёzakonshme e bёn dhe i jep atij meritёn e personalitetit mё tё madh kombёtar mёse tё merituar pёr kontributin dhe pёrkushtimin atdhetar e patriotik si shёmbulli frymёzimi pёr brezat sot dhe pёr brezat e adhshёm pёr tё realizuar projektin e HASAN PRISHTINЁS, ATЁ TЁ REALIZIMIT TЁ SHQIPЁRISЁ ETNIKE.
Sabiha Kasimati (Edrene, 15 shtator 1912 – Mënik, 26 shkurt 1951) ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare dhe qe ndër 22 të pushkatuarit me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.
U lind më 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dytë e doktor Abdurrahman Kasimati (1865-1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutës më 1908. Pas një viti familja u zhvendos në Shkodër ku i ati, doktor i njohur, shërbeu në vitet 1914 – 1915. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, familja u vendos në pronat e veta në Verie, pranë Selanikut. Pas shkëmbimeve të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë, familja u kthye në Shqipëri duke rrezikuar edhe pronat e veta.
Në 1927-n, së bashku me familjen e saj u vendosën në Korçë ku familja u rehatua dhe fëmijët vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentuan liceun francez të cilin e përfundoi në 1931-shin, duke qenë vajza e parë që kreu atë lice. Sabihaja do të renditej e dyta në klasë për rezultatet e saj. Në provimet e vitit të fundit ajo vlerësohej me 269.4 pikë nga 352 pikët maksimale dhe vlerësohet me “As Bien”. Pas mbarimit të liceut, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, ku dha edukatë morale dhe gjuhë frënge. Në 1932-shin u emërua në shkollën amerikane të Kavajës (1932-1933) ku jepte biologji. Sabihaja u rikthye sërish në lice, në 3 tetor 1933, por tashmë si mësuese në klasat e ulëta të tij. Pas dy muajsh qëndrimi në Korçë, Sabihaja dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit pranë Institutit “Nana Mbretneshë”. Aty Sabihaja punoi si mësuese e gjuhës frënge.
Në verën e 1936-s iu akordua një bursë shtetërore për studime në Itali, ku ajo u regjistrua për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Sabihaja u diplomua në vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30’/30 (trenta su trenta con lode). Kasimati zgjodhi si fushë specializimi iktiologjinë dhe u doktorua me temën Fauna ittica di acqua dolce d’Albania (“Fauna iktike në ujërat e ëmbla në Shqipëri”). Udhëheqja e universitetit i ofroi asaj pozicionin e asistentit në degën e iktiologjisë, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në Shqipëri.
Me kthimin në Shqipëri më 13 nëntor 1940, Sabihaja nisi punë në Institutin Pedagogjik Femëror “Donika Kastrioti”, pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emërua ndihmëssekretare në grupin A (grada XI) të personelit të administratës arsimore dhe më 24 korrik 1941 filloi punë. Në 1 dhjetor 1942 u bë pjesë e trupit mësimor të institutit “Nana e Skënderbeut” si mësuese e shkencave dhe e kimisë. Në maj të 1943-shit, Sabihaja u largua nga mësimdhënia për shkaqe shëndetësore, pasi vuante nga tuberkulozi. Ajo vajti të kurohej në sanatoriumin antituberkular në Bolzano në Itali, prej ku u kthye më 1945-n.
Gjatë kohës që punonte si mësuese në institut, ajo pati një bashkëbisedim me Koliqin, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare. Pas bashkëbisedimit i dërgoi një letër/raport këtij të fundit, ku i paraqiste një projekt të mirëfilltë shkencor me disa pika. Marrëdhëniet e Kasimatit me institucionet shkencore në Shqipëri nisin në janar të vitit 1943. Ajo kërkoi të ngrihej pranë Institutit të Studimeve Mbretërore: një koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologjinë, fushë për të cilën kishte studiuar në Itali vitin e dytë të studimeve dhe kishte mbrojtur temën e diplomës; një “erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim të botanistëve të shquar europianë, sidomos atyre gjermanë”; të vendosej një bashkëpunim i ngushtë me drejtorinë e minierave, për të bërë një grumbullim të mineraleve dhe fosileve që gjendeshin në shtresat e tokës në Shqipëri. Për realizimin e projektit nevojitej krijimi i një biblioteke të posaçme me vepra shkencore, bibliografinë e së cilës ajo e kishte përgatitur tashmë. Krahas bibliotekës, Kasimati propozonte edhe ngritjen e një laboratori studimesh mikroskopike që do të mundësonte kërkime shkencore relative.
Në mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijojë pranë institutit një muze të shkencave për përgatitjen e të cilit ngarkoi pikërisht atë. Sabihaja lidhi kontratë si punonjëse pranë institutit në 22 shkurt, duke marrë shpërblimin prej 200 frangash.
Nisi bashkëpunimin me Selahydin Toto, me qëllim të organizimit të Institutit të Shkencave në Tiranë. U emërtua specialiste zoologe, e specializuar në iktiologji.
Sabihaja e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtarisë së kryer gjatë vitit 1945, prezantimin e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon, në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitjen e skedave të gjuhës shqipe, për terminologjinë e shkencave të natyrës. Më 28 janar të vitit 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi “riorganizimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror”. Instituti do të funksiononte me një rregullore të përkohshme. Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948-s, mbledhja e radhës e asamblesë së institutit të studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Kasimati.
Gjatë vitit 1950 në listën e “anëtarëve të rregullt” të institutit nuk figuronte emri i Sabihasë.
Profesor Sotir Angjeli, shef i seksionit të Shkencave të Natyrës, në referatin e mbajtur në inaugurimin e Institutit të Shkencave, krahas problemit të ujit, të pyjeve, e konsideroi të rëndësishëm edhe studimin e peshkut dhe të peshkimit në Shqipëri. Kështu, Sabiha Kasimati si një ndër studiueset e para dhe të vetme të asaj kohe në fushën e iktiologjisë, do të ishte gruaja e parë studiuese që do të merrej me studimin e peshkut dhe peshkimit. Studimi ishte bazuar në kërkime shkencore të realizuara përmes ekspeditave dhe kërkimeve periodike. Ajo botoi në Buletinin e Shkencave, nr. 1-2, 1948 një artikull shkencor mbi peshqit dhe problemet e peshkimit në Shqipëri, që çuditshëm nuk u pasqyrua në përmbajtjen e lëndës së revistës.
Artikulli vinte në dukje pasuritë kombëtare ujore të Shqipërisë duke theksuar faunën iktiologjike shumë të pasur në sasi dhe në cilësi. Rëndësi i kushtohej faktorëve të larmishëm natyrorë, duke analizuar ndikimin që ata kishin pasur në shumëllojshmërinë e peshqve në ujërat shqiptare. Këtë larmishmëri studiuesja Kasimati e përshkruante në terma shkencorë, duke e vënë theksin në kualitetin dhe cilësinë e peshkut në ujërat e ëmbla të bregdetit shqiptar. Nuk mjaftohej vetëm me konstatimin, por studiuesja shfaqej kritike ndaj situatës në të cilën gjendej peshkimi në Shqipëri. Disa prej zgjidhjeve që ajo ofronte ishin: pishikultura (degë e iktiologjisë) dhe organizimi i peshkimit në baza racionale dhe moderne duke ruajtur sigurisht pasurinë iktiologjike të vendit; organizimi më i mirë i peshkimit, duke përdorur mjetet moderne e ligjet ndërkombëtare. Sipas dokumentacionit, studimi “Peshqit e Shqipërisë” me autorësi të Sabiha Kasimatit është botuar në prill të vitit 1950, por nuk gjendet asnjë skedë që të vërtetojë ekzistencën, madje as gjurmë në inventarin e regjistrimit të librave të kohës.
Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (e vetmja grua).
Pavarësisht nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951. Në dosjen hetimore të Sabihasë i numëroheshin disa “mëkate”: “Gjatë okupacionit ka pasur marrëdhënie me element fashistë; mban qërndrim armiqësor ndaj pushtetit, flet kundër reformave dhe mban kontkate me elementë armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglez, Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerëz të misionit anglez… dhe me J.S.Payne me të cilin ka pasur lidhje të ngushta. Armike e betuar e pushtetit të sotëm. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunistëve, kritikon moralin komunist, etj.” Të dhëna të drejtpërdrejta për kohën dhe nivelin e survejimit nuk ka, përderisa nuk ekziston një dosje hetimore. Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit për të gjitha ata që u ekzekutuan më 22 shkurt 1951, nën akuzën e bombës në Legatën Sovjetike janë eliminuar. Disa informacione në lidhje me survejimin e Sabihasë janë gjetur nëpërmjet dosjes formula të Çabejt. Në raportin e bashkëpunëtorit “Prurësja”, datë 20 prill 1950 bëhet me dije se S. Kasimati kishte thënë: “është interesante të kesh gjith numurat e gazetave që përmbajnë diskutimet se sa raportin e Komandantit. Kush i humb kohën kot, kurse në diskutimet mund të gjesh gjëra interesante”.
Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.
40 vite pas vdekjes, ndërsa regjimi që e dënoi po shkërmoqej, një vendim i Gjykatës së Lartë e shpalli të fajashme.
Fauna ittica di acqua dolce d’Albania. Dissertation, Turin 1940 (Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë. Dizertacion, Torino 1940).
Në 60-vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit. (Wikipedia)
Më 1971, pas dekadash të tëra, Azem Galica u rikthye simbolikisht në vendlindjen e tij.
Më 22 maj, Abdyl Krasniqi së bashku me shokët e tij nxorën mbetjet mortore të Azem Galicës nga një shpellë rreth 73 metra e thellë, pranë Gllarevës. Që prej asaj kohe, ajo njihet si Shpella e Azem Galicës.
Më 28 qershor 1971, në një ceremoni të përcjellë nga shumë qytetarë, mbetjet e tij u rivarrosën në oborrin e kullës së familjes në Galicë.
Fotografia ruan një moment nga rivarrimi në Galicë – një ngjarje që mbeti pjesë e kujtesës historike për njërën prej figurave më të njohura të rezistencës shqiptare. fb
Çesk Zadeja është kompozitori që me krijimtarinë e tij krijoi një epokë të tijën midis epokave të ndryshme të historisë së muzikës shqiptare. Ai qëndron diku në qendrën e një hapsire kohore, ku prapa tij, në kohë, qëndrojnë klasikët muzikorë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, dhe përpara tij, gjithnjë në kohë, brezat më të rinj të muzikantëve shqiptarë. Fenomeni Zadeja përbën nocionin e atij që do mund të merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe përpara tij dhe aq më tepër më pas, nuk qenë të paktë muzikantët, kompozitorët, që lëvruan me ndërgjegje kombëtare sfera të ndryshme të formimit shpirtëror muzikor shqiptar, bazuar në etnicitetin e këtij populli. Padyshim, koncepti i kombëtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalë mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu në jug të Shqipërisë, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre të diasporës.
Nëse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova në krijimtarinë e tyre ndoqën linjën e muzikës qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, në se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqën linjën e shfrytëzimit të motiveve të Mbi-Shkodrës e atyre malësore më në lindje, në se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar të dasmës dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, në se Thoma Nasi e Kristo Kono përpunuan meloditë folkorike dhe modet e Toskërisë të zonës së Korçës, në se Fan Noli do të prirej qëllimisht drejt një tingëllimi “arkaik” muzikor për të sjellë ndjesira lashtësie, qytetërimi antik apo kohësh të lavdishme të gërshetuara këto me motive bizantine deri në citimet nga Pasionet e Shën Mateut, në se kompozitori beratas Murat Shehu i cili në veprën e tij simfonike lëvroi muzikën dhe këngën e qytetit të tij, pra këto pika referimi që prekin në mënyrë të përgjithshme panoramën e muzikës savante shqiptare, ndoshta të marra të gjitha sëbashku, ishin pika referimi edhe për Çesk Zadenë. Por a kishte njohuri Zadeja për kompozitorët shqiptarë jo shkodranë, a ishte ai i vetëdijshëm që në fillimet e tij për rrugën që do të ndiqte? Vështirë të pohohet kjo gjë. Zadeja përbënte thjesht një rregull, më tepër se sa përjashtim. Ai do të vazhdonte në mënyrë konshiente atë që kishin bërë Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani të cilët ndihmuan çështjen kombëtare me përkthimin e librave të shenjtë të krishterë të shkruara në alfabetin latin, ndikim ky që erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve të mëvonë. Nuk dimë se kur e si është zhvilluar në Shkodër muzika klasike, savante, në shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data të sakta që nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato që vinin nga Dalmacia e kishin bërë Shkodrën vënd te preferuar ku do të zhvillonin veprimtaritë e tyre sezonale muzikore, jo vetëm në kishë por edhe në ambjente të hapura.
Ndër kolegjet katolikë të Shkodrës zhvilloheshin programe të rregullta muzikore, që ato që disponoj unë të shtypura datojnë nga viti 1902. Mbiemrat e dëgjuar shkodranë janë të shkruara në këto programe koncertesh, midis të cilëve Bushati, Bumçi, Naraçi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veç të jatit të Çeskut, Rrok Zadeja, që ishte ndër anëtarët themelues të shoqërisë artistike “Bogdani,” kishte dhe të tjerë ekipnentë të letësisë e muzikës, si axha i madh Gasperi, këngëtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vëllai i Çeskut, muzikant e kritik në zë shkodran. Çesk Zadeja kishte privilegjin të trashëgonte një sfond relativisht të begatë kulturor krahinor, ku veç emrave të mësipërm vlen të përmenden edhe emrat e folkloristëve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia. Që muzika kishtare ka patur ndikim në praktikën e traditën muzikore lokale të një pjese të kompozitorëve katolikë shkodranë, kjo është e vërtetë, por që kjo traditë mbarte tipare të fuqishme krahinore e kombëtare, kjo është edhe më e vërtetë. Të tri prirjet kryesore që mbartin tiparet e muzikës së kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive të malësise së mbi-Shkodrës e më në lindje, dhe ajo mbi traditën e muzikës romantike europiane, kishin si pikësynim krijimin e një fizionomie kombëtare, pra atë të një etniciteti shqiptar. Kjo në vetvete përbënte një trashëgimi, një traditë.
Çesku mori shumë nga Martin Gjoka që dhe kykish marrë nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci në gjurmët e Palok Kurtit në lëvrimin e muzikës qytetare shkodrane, atë të ahengut, dhe që në pikëpamje të formimit dhe të teknikës muzikore, njohuritë do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte këto njohuri në Shkodër të marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli në Shkodër edhe një eksperiencë e tijën të përftuar në Austri. Pra siç shihet nga ky vështrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorë me prirje profesioniste e gjente këtë muzikë shpesh të veshur me petka romantike perëndimore në pikpamje të harmonisë, formës apo përpunimit që i bëhej materialit muzikor vendas. Kjo ishte pak a shumë panorama përpara se Zadeja të nisej në Moskë për studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) që kishte bërë në Akademinë Santa Cecilia të Romës. Në Moskë, nën drejtimin e kompozitorëve që trashëgonin kulturën muzikore ruse të gërshetuar me një radhë sistemesh teknikë të muzikës perëndimore, ai përftoi apo i përshtati vetes veç teknikave kompozicionale, formën tregimtare të ligjëratës muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjë që do t’i nevoitej kompozitorit të ardhshëm në trajtimin intelektual të muzikës kombëtare.
Ndryshe nga parardhësit e tij muzikantë, qofshin këta të Shkodrës apo nga e gjithë Shqipëria që lëvruan kryesisht motive e ndjesà që kishin të bënin me krahinat e origjinës së tyre, Zadeja e përqendroi vëmendjen drejt një krijimtarie me tendencë e frymë mbarë kombëtare, pan-shqiptare, duke lëvruar epikën e saj, ashtu dhe heroikën e festiven. Ai iu referua analizës melodike e modale të trevave të ndryshme shqiptare në veçanti, pra duke kompozuar vepra të mbështetura në karakteristika krahinore të caktuara, nga Gegëria në Labëri e Toskëri. Nga ana tjetër vëmendja e tij u përqendrua në atë që tipare lokalë të mund të shkriheshin në trajtën e një etosi specifik shqiptar. Pra ai do të krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parësor do të merrte rrëfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehëse dhe disi më pak artikulimi i formës, për ta plotësuar më tej me situata vallesh të veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbështetur në pentatoninë labe, por edhe toske, tipare këto që mbroheshin e inkurajoheshin nga idetë e metodës së realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodë? Padyshim që po, ashtu si Shostakoviçi, Prokofievi e Haçaturiani në Bashkimin Sovjetik. A ndikoi në cilësinë e muzikës së tij përqafimi i kësaj metode?
Çesku e dominoi mendimin muzikor për afro dyzet vjet në Shqipëri. Ai, me disa përjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe në të njejtën kohë diti të “mbronte” idetë e “metodës” krysisht me fjalë, duke theksuar karakterin kombëtar, për të cilën ai ishte krejt i sinqertë, dhe anashkalonte frymën euforike socialiste. Nocioni i kombëtares, i psikologjisë kombëtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte në qënien e tij, në ndërgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillë ishte sfondi i tij kulturor i trashëguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartë ku studioi. Gjithpushtetshmëria e tij në botën muzikore shqiptare ishte forcë e mëndjes së tij; ai e kontrollonte kohën, e manovronte atë, qëndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte në dëshpërim të thellë. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe në muzikën e tij. Në të gjen melodi të gjetura, tema të goditura e të frymëzuara, por edhe të rezervuara në zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazëllimi. Më e theksuar u bë kjo në vitet e pas Simfonisë së tij dhe Delinës, pra pas viteve “˜50-“˜60. Erdhi kjo vetëpërmbajtje nga shpërthimet melodike e të kantilenës si rezultat i një stadi të ri të vetëdijes e etikës së tij muzikore, apo koha që jetonte ia imponoi atij këtë “sens mase”? Do të niste për të në gjysmën e dytë të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 periudha e një përpunimi analitik harmonik të veprave të tij, ajo e qëmtimit të qelizës muzikore mbi bazën e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit të gjuhës muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam përshtypjen se Zadeja i periudhës së fundit krijuese, i viteve ’90, veçanërisht me Tre skicat për orkestër, është ai i një çlirimi ndjenjash, i një poetizmi e shakaje që i buron nga shpirti, i një gjuhe muzikore të kthjellët, elokuente e me një sens të përkryer mase në frazimin dhe mënyrën e ligjërimit. Sikur donte të thonte: “Perëndi, më jep edhe pak kohë se tani mund të shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalën time të plotë.”
Zadeja shkroi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore. Ai e bëri këtë se ndehej i aftë dhe i sigurtë në gjinitë që shkruante, veçanërisht në muzikën simfonike e instrumentale. Por ai e bëri këtë edhe sepse në këtë mënyrë i tregonte botës muzikore shqiptare që ky kishte për të qënë etaloni i një gjinie të caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojë që veprat e tij përbëjnë repertorin bazë të instrumentistave dhe orkestrave tona. Nëse imponimi i tij gjatë sistemit totalitar do të kishte qënë arbitrar, atëherë reagimi pas viteve ’90 do të ishte dukshëm në dëm të tij. Faktori kohë mbetet gjithmonë ai që vlerëson veprën e mirë nga ajo më pak e mirë. Vlera e Zadesë është vetëm në fillimet e matjes së saj. Brezat qe do të vinë kam bindjen që do të kontribuojnë në këtë drejtim. Sa mendimtar e i stërholluar në krijimtarinë e tij më të mirë vokalesimfonike, aq dhe i thjeshtëzuar e i kursyer bëhej Zadeja në krijimet që bënte për grupet amatore. Ky ishte tipari shoqëror i tij. Janë të panumurta, si askush, pjesët që shkruante për këto grupe për Koncertet e Majit. Një pjesë, padyshim, i shkruante për më tepër të ardhura brenda limiteve të rrogave të “socializmit”, por shumë prej tyre mbeten edhe sot krijime të mirëfillta e serioze. E tillë është Suita No.1 për orkestër. Tipari shoqëror i tij nuk ishte thjesht për pak më shumë humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshëm nga i cili buronin miqësira të mira dhe pse jo, dobiprurëse. Përmes kontakteve me individë e drejtues të grupeve amatore, ai jo vetëm tatonte pulsin e kohës por e bënte vetë atë më “tokësor” në mënyrën e shkrimit. Ai orkestronte për ato instrumenta që realisht ekzistonin në këto grupe, për mundësitë praktike të shfrytëzimit të vokalit amator. Por a ishte çdo gjë që dilte nga dora e tij e përkryer? Sigurisht që pjesë të pambaruara kishte, veçanërisht në vallet e këtyre grupeve amatore, por sa kompozitorë të tjerë në sistemin “socialist” plotësonin nevoja të tilla kur koha a sistemi shoqëror diktonin kërkesa të tilla? A nuk bëri të njejtën gjë Shostakoviçi me operetën e tij Çerjomushki, pa përmendur të tjerë kompozitorë shumë të aftë sovjetikë dhe nga vëndet e “demokracive popullore”? Më duhet të nëvizoj se edhe në këtë pikë, Zadeja besonte në këto kërkesa të kohës, ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, që t’i vinin në ndihmë të lëvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistët amatorë. Më mirë, në fund të fundit, biseda me artistë jo profesionistë, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq të shëndetëshme nëpër vëndet ku mblidheshin artistë intelektualë. Ai do të vinte nëpër këto klube kur do të thonte fjalën e tij, kur do i duhej të mbronte muzikën por edhe qënien e tij.
Thuhej që Zadesë ndonjëherë nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nëpër konferenca. Ashtu është, kur ia donte puna për të kaluar një situatë delikate të karakterit ideollogjik, ai bëhej më pak i kuptueshëm, ndërsa kur donte t’i merrej vesh mirë mesazhi i tij, ai ishte nga më të qartët dhe nga më bindësit në ato që shtronte. Shkrimet e tij në gazetën “Drita”, herë të përgjithshëm e anshkalues, por në të shumtën e rasteve të fuqishëm e paekuivoke, ishin provë e forcës dhe shprehjes së tij intelektuale. Për gjatë një periudhe më se tridhjetëvjeçare, Zadeja mori dalëngadalë pamjen e atit të muzikës shqiptare, jo vetëm për nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra që i vuri vetes për të përgatitur kompozitorë të rinj. Në këtë fushë rezultatet ishin të mahnitëshme. Nuk bëhej fjalë vetëm ata që studiuan drejtpërsëdrejti me të, por ishin edhe të tjerë muzikantë që indirekt përfitonin nga eksperienca e tij, të cilën ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vështron tek ky brez kompozitorësh dhe nuk dallon shtampa të mënyrës kompozicionale të tyre, përkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo që i dallon muzikantët që seriozisht ndoqën parimet estetike e ideore të Zadesë, ishte, në rastet më të mira dhe në veprat më të mira të tyre, qartësia e mendimit, e formës, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi me art e finesë i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave më të avancuara kompozicionale gjer në vitet ’90 nuk mund të kalonte fare pa problem, e jo më qëndrime krejt personale krijuese sipas preferencave të rrymës së dëshiruar, as që mund të bëhej fjalë. Ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, edhe Zadeja ishte i vetëdijshëm për këtë realitet. Brenda këtij realiteti ai do të vazhdonte kërkimin dhe eksperimentimin në veprat e tij, me ide jashtë shablloneve e kornizave jo vetëm të asaj që metoda diktonte në krijimtarinë muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisë së tij. Pra ishte tjetër ajo që shpesh artikulohej në shtyp e konferenca, pra tjetër e thëna e tjetër e bëra. Për analogji, më 1931 Shostakoviçi do të shprehte antipati për Skrjabinin, për estetikën e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmë Skrjabinin” thonte Shostakoviçi, “si armikun tonë muzikor më të hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt një erotizmi aspak të shëndetshëm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtë realitetit jetësor.”
Muzikantët e estetët shqiptarë më me nuhatje stimuloheshin nga këto sinjale artikulimesh të gjuhës muzikore së Zadesë, të tjerë i referoheshin thënieve, fasadës. Vitet ’70 e ’80 ishin kohë të trazuara në mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindën dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorët e tyre, gjë që bëhej nëpërmjet sulmeve të ndërsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepër emocionale, i përkasin së kaluarës, procesit historik të muzikës artistike shqiptare. Ato që kanë mbetur janë veprat. Seleksionimi tashma në fillimet e demokracisë bëhet më pak i imponuar. Ekzekutuesit janë ata që do të përzgjedhin, kritika do të dijë të bëjë vlerësime jashtë euforizmave e shikimeve pasionale për njërin apo tjetrin autor. Koha është faktor i rëndësishëm në këtë përzgjedhje shijesh e konceptesh estetikë. Veprat e Zadesë japin shënja të jetëgjatësisë. Materiali muzikor i tyre duket që ka shumë për të zhbiruar. Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishëm në redaktimin, vëzhgimin, përpunimin e një varg punëve akademike të bëra nga studiuesit muzikorë te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore të shkollës së muzikës. Ai qëndronte në epiqendër të botës muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetërorë e partiakë kishin nevojë për të. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja në Shqipëri e Shostakoviçi në Bashkimin Sovjetik. Të shumtë ishin ata që me vullnet të mirë dëshironin aprovimin a Zadesë përpara se puna e tyre të dilte në dritë. Këta besonin tek njohuritë e Zadesë, tek sugjerimet e tij, tek dashamirësia e tij kur kjo përligjej, doemos edhe tek influenca e tij në mendimin intelektual muzikor. Për një periudhë prej pesë vjetësh nuk munda të shoh dot Zadenë, për shkak të largimit tim në Angli. Në dy vjetët e fundit të jetës së tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa më parë, megjithatë kishim shumë sende për të shkëmbyer. Një pjesë të të rejave m’i kishte shkruar në letrat që dërgonte në Angli. Ato janë letra personale, të të çiltra dhe e ndjeja veten edhe më të afërt me të që ai më rrëfente për vështirësitë ekonomike që kalonte ai dhe familja e tij, si dhe për gëzimet e tij, siç ishte takimi me kolegët në “Lidhjen e Kompozitorëve Rusë” pas më se 40 vjetësh. Midis radhëve, ai do të më shkruante: “Kultura jonë kombëtare ka nevojë për t’u njohur, për t’u respektuar, për t’u rinjallë në këtë krizë të thellë dhe shpirtrore . . . të paktën kështu mendoj . . .”
Në një letër tjetër vazhdon: “Gëzohemi që përkohësisht jemi mirë me shëndet, të paktën qëndrojmë në këmbë, me të dyja . . . aq më tepër kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollës s së fundi Toninit që vuajti mjaft dhe vdiq me dishpërim të ndieshëm. Fatkeqësi e pariparueshme.” Po i përfundoj këto fjalë për Zadenë me një tjetër fragment nga një letër e tij, nga e cila nuk dëshiroj aspak të vë në dukje ndonjë kompliment që ai më bën, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa për t’ju njohur me atë bashkëpunim profesional dhe miqësor që kam patur me të, ashtu si dhe me kompozitorë të tjerë, për t’ju njohur me atë thjeshtësi e përkushtim që ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorëzuar ato tjetrit. Ai do të më shkruante: “Për vetë natyrën time nuk shprehem shumë, por nuk mund të la pa të falenderuar për kujdesin e veçantë që ke treguar për muzikën time modeste në të tërë karierën tënde të vështirë. Me plot të drejtë mund të ju quaj bashkëautor me që ekzekutimi i vëmendshëm, me ndjenjë dhe frymëzim nga ana tënde ka bërë që shumica e veprave të mia të fitojnë “˜qytetarinë’, të ecin këmba dorës me kohën . . .” Edhe pse fjalët e tij janë tepër elogjioze e fisnike, një gjë është e vërtetë, që në muzikën e Zadesë unë gjej një shprehje të pastër të mendimit të tij intelektual dhe që çdo herë që i ekzekutoj veprat e tij, aq më shumë ide e e ndjesà të reja e përshkojnë qënien time.
Sot, aktori i madh, Artisti i merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit, artisti me rolet e të cilit janë rritur e formuar breza të tërë shqiptarësh, miku im i vyer ,Bujar Asqeriu mbush 70 vjeç.
Me një karrierë mbi 50- vjeçare Bujar Asqeriu ka me dhjetëra role shumë të suksesshme në teatër e kinematografi. Në kinematografi ka shkëlqyer me kryerolin e tij, atë të Avni Rustemit, si edhe me dhjetëra role të tjera.
Me zërin e mrekullueshëm dhe me paraqitjen e tij skenike Bujar Asqeriu ka shkëlqyer me trupën e Teatrit Kombëtar edhe në skenën e teatrit Globe në Londër, ku luhen veprat e Shekspirit.
Gjatë gjithë jetës së tij artistike ai është karakterizuar jo vetëm nga talenti, por edhe nga puna, serioziteti, përkushtimi ndaj çdo roli.
Bujar Asqeriu nuk është vetëm një artist, një ikonë në Panteonin e skenës shqiptare, por edhe një intelektual dhe qytetar i devotshëm, që artin, talentin, fjalën, mendimin dhe angazhimin e tij e vuri në shërbim të Shqipërisë.
Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit, por ka qenë në oponencë me të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për artin!
Bujari është artisti model, që i mundi ziliqarët në botën e artit dhe veçanërisht në TK me talent dhe punë, gjithmonë punë e lartë artistike.
I uroj Mjeshtrit dhe Mikut tim të vyer edhe 100 vite të tjera të bukura, të lumtura e gjithmonë në skenë !
Ka njerëz që e jetojnë jetën për veten. Ka njerëz që jetojnë për familjen. Por janë shumë të rrallë ata që gjithë jetën e tyre ia kushtojnë kombit.
Jusuf Buxhovi është njëri prej tyre.
Tetëdhjetë vjet jetë janë një bekim. Por kur këto tetëdhjetë vjet shndërrohen në një jetë të tërë në shërbim të historisë, letërsisë, publicistikës, diplomacisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, atëherë ato nuk janë vetëm vite. Ato bëhen trashëgimi.
Sot, kur miku im i çmuar Jusuf Buxhovi feston 80-vjetorin e lindjes, nuk feston vetëm familja e tij dhe rrethi i miqve. Feston edhe kultura shqiptare. Feston historia jonë kombëtare. Feston mendimi shqiptar.
Kam pasur fatin dhe privilegjin që për shumë vite ta kem pranë jo vetëm si bashkëpunëtor në botën e librit, historisë dhe kulturës, por edhe si mik të sinqertë të familjes sonë. Miqësia jonë nuk është ndërtuar mbi interesa të përkohshme. Ajo është ndërtuar mbi besimin, respektin reciprok dhe mbi një ideal të përbashkët – dashurinë për kombin shqiptar.
Në jetën time kam takuar shumë njerëz të dijes. Kam bashkëpunuar me profesorë, akademikë, diplomatë dhe personalitete nga shumë vende të botës.
Por rrallë kam njohur një njeri që i ka qëndruar me aq përkushtim dhe dinjitet misionit të tij sa Jusuf Buxhovi.
Ai nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë.
Ka zgjedhur rrugën e dokumentit.
Ka zgjedhur rrugën e së vërtetës.
Ka zgjedhur rrugën e argumentit shkencor.
Dhe kjo është rruga më e vështirë.
Sepse e vërteta shpesh sfidon interesat, paragjykimet dhe propagandën.
Megjithatë, ai nuk u tërhoq kurrë.
Përmes veprave të tij ai u dha shqiptarëve një pasqyrë më të thellë të historisë sonë dhe i ftoi lexuesit të kërkojnë gjithmonë të vërtetën mbi bazën e dokumenteve dhe jo të miteve.
Pikërisht kjo është arsyeja pse librat e Jusuf Buxhovit nuk janë vetëm libra historie.
Ato janë libra ndërgjegjeje.
Ato janë libra që i bëjnë shqiptarët të mendojnë.
Të reflektojnë.
Të njohin më mirë vetveten.
Por veprimtaria e tij nuk kufizohet vetëm në histori.
Si gazetar, publicist, romancier dhe intelektual, ai ka qenë gjithmonë një zë i pavarur, një zë kritik dhe një mbrojtës i palëkundur i interesit kombëtar shqiptar.
Në kohët më të vështira për Kosovën, fjala e tij ishte zë i arsyes.
Në kohët e paqes, pena e tij vazhdoi të kërkonte përgjegjësi, drejtësi dhe ndërtimin e një shteti mbi vlerat demokratike.
Një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur gjatë viteve të fundit ka qenë bashkëpunimi ynë në botimin dhe promovimin ndërkombëtar të veprave të tij.
Si botues, ndjeva se këto vepra nuk duhej të mbeteshin vetëm në gjuhën shqipe.
Historia e Kosovës dhe e shqiptarëve meritonte të lexohej edhe nga bota.
Pikërisht me këtë bindje, Jalifat Publishing, me seli në Houston të Teksasit, mori përsipër përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të një pjese të rëndësishme të krijimtarisë së Jusuf Buxhovit.
Ky nuk ishte vetëm një projekt botues.
Ishte një mision kombëtar.
Një përpjekje për t’i dhënë historisë shqiptare një zë edhe në gjuhën më të lexuar të botës.
Falë këtij bashkëpunimi, veprat e Jusuf Buxhovit kanë hyrë në universitete, biblioteka publike, qendra studimore dhe institucione akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentë, profesorë, studiues dhe lexues amerikanë kanë pasur mundësinë ta njohin historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve jo vetëm përmes autorëve të huaj, por edhe përmes këndvështrimit të një historiani shqiptar që e ka ndërtuar punën e tij mbi dokumente, burime arkivore dhe kërkim shkencor shumëvjeçar.
Një kënaqësi e veçantë për mua si botues ishte fakti që këto botime u përfshinë edhe në fondet e Library of Congress në Washington D.C., bibliotekës më të madhe dhe një prej institucioneve më prestigjioze të dijes në botë.
Ky nuk është vetëm një nder për autorin.
Ky është një nder për kulturën shqiptare.
Është një dëshmi se historia jonë po gjen vendin që meriton në kujtesën akademike ndërkombëtare.
Për mua, ky ishte një nga momentet më domethënëse të bashkëpunimit tonë. Sepse nuk po botonim vetëm libra. Po ndërtonim ura. Po afronim botën akademike amerikane me historinë shqiptare. Po krijonim mundësi që brezat e ardhshëm të studiuesve të kenë qasje në burime serioze të shkruara nga një autor shqiptar. Ky është një shërbim që mbetet.
Në të gjitha bisedat tona ndër vite kam vënë re një gjë.
Jusuf Buxhovi nuk flet kurrë për historinë si diçka të mbyllur.
Ai flet për historinë si përgjegjësi. Sepse historia nuk është vetëm kujtesë. Historia është mësuesja e së ardhmes. Një komb që nuk e njeh historinë e vet, rrezikon të humbasë edhe të ardhmen.
Prandaj kontributi i Jusuf Buxhovit nuk matet vetëm me numrin e librave të botuar.
Ai matet me ndikimin që ato libra kanë pasur në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Ai matet me brezat që janë edukuar përmes tyre.
Ai matet me respektin që ka fituar në botën akademike.
Ai matet me autoritetin moral që gëzon sot. Dhe autoriteti moral nuk fitohet me poste. Ai fitohet me karakter. Me punë. Me ndershmëri. Me guxim intelektual.
I dashur mik, Jusuf,
Në këtë ditë të shënuar, në emrin tim, të familjes sime dhe të Jalifat Publishing, të shpreh falënderimin më të thellë për miqësinë që na ke dhënë, për besimin që ke treguar dhe për privilegjin që na ke dhënë të jemi pjesë e rrugëtimit ndërkombëtar të veprës sate.
Lutem që Zoti të të dhurojë shëndet të mirë, jetë të gjatë, qetësi familjare dhe forcë krijuese për të vazhduar misionin tënd fisnik.
Kombi shqiptar ka ende nevojë për zërin tënd.
Ka nevojë për dijen tënde.
Ka nevojë për penën tënde.
Urime 80-vjetori!
Qoftë kjo ditë një festë jo vetëm për ty dhe familjen tënde, por edhe për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë dijen, kulturën, historinë dhe njerëzit që ia kushtojnë jetën së vërtetës.
Sepse emri Jusuf Buxhovi tashmë nuk i përket vetëm një njeriu.
Ai i përket historisë moderne të kulturës dhe mendimit kombëtar shqiptar.
Ish kreu i Federates shqiptare te futbollit ne vitet me te veshtira te futbollit shqiptar 1992 – 97.
Per gati 30 vjet pjestar i kryesise se federates spanjolle te futbollit .
Nje nga drejtuesit e talentuar e organizatoret e suksesshem te 3 finaleve te Uefa Champions league per meshkuj e 2 te tillave per femra.
Nje nga bashkepunetoret me te afert te Fifa & Uefa ne federaten spanjolle prej gati 30 vjetesh dhe i derguari i tyre speciale round the world ne evenimente te rendesishme te futbollit europian e atij boteror.
Se fundmi i zgjedhur prej qeverise e federates spanjolle si Drejtuesi e Presidenti i organizimit te Kupes se Botes 2030 …Spanje – Marok – Portugali.
Vleresim i jashtezakonshem !
Urime zemre Ed Dervishit shqiptarit qe vazhdon ta mbaje lart e me krenari emrin e Atdheut te tij.
Flas rregullisht ne telefon me Edin prej vitesh …sepse jo vetem kemi shume se c’ te kujtojme nga jeta jone shume vjecare sportive e qytetare aty ne Shqiperi…por edhe se na nxit respekti e malli ndaj njeri tjetrit.
E telefonova kur nisi Boterori per te mesuar dicka me shume per Spanjen …tashme kombetaren e dyte te tij te zemres…por duket ne kulmin e punes se tij …su lidhem dot.
E mbreme disa ore pas finales se madhe e fitimit te titullit kampion bote te Spanjes…Edi i ra telefonit tim…
…Te kerkoj ndjese me tha qe s’ te jam pergjigjur por per me shume se 1muaj kam qene ne Amerike , Mexico e Canada …shume i zene e ne krye te puneve qe ti i di shume mire se si jane ne kesi rastesh.
E urova nga zemra per suksesin e madh te Spanjes mikun e mire , te afert e te hershem …sepse ne kete arritje te madhe ka pjesen e tij te suksesit e te merites edhe shqiptari Ed Dervishi.
Me tregoi shumecka …qe nga starti pak i hidhur me Kepin e Gjelber e deri tek finalja triumfuese kunder Argjentines .
Ishte ne avion se bashku me ekipin , stafin drejtues e kreret e federates spanjolle te futbollit e po ktheheshin per ne Madrid …atje ku i priste uragani – popull i Spanjes per te festuar te gjithe se bashku per Trofeun e cmuar te Kampionit te Botes .
Shume urime Ed…festoni e gezoni sepse e merituat plotesisht .
E bashke me ju ne kete rast na lind e drejta te festojme edhe ne shqiptaret per shqiptarin tone te mrekullueshem mes kampioneve te botes.
Me rastin e 75-vjetorit të kompozitorit shqiptar Prof. Aleksandër Peçi, ky numër special paraqet një përzgjedhje artikujsh, kritikash dhe vlerësimesh të botuara ndër vite nga shtypi ndërkombëtar. Aleksandër Peçi është një nga figurat më të shquara të muzikës bashkëkohore shqiptare.
Veprimtaria e tij krijuese shtrihet në më shumë se pesë dekada dhe përfshin simfoni, koncerte, opera, muzikë dhome, vepra solistike, muzikë vokale, muzikë filmi dhe kompozime eksperimentale.
Vizioni i tij artistik është vlerësuar nga interpretues, kompozitorë, kritikë, festivale, universitete dhe institucione botuese në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me 450 partitura të botuara nga Universal Edition, Vjenë, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze të muzikës në botë, Peçi ka krijuar një gjuhë muzikore origjinale, të frymëzuar nga rrënjët shqiptare dhe e orientuar drejt ideve universale të artit bashkëkohor.
Sistemi i tij kompozicional, KABAIZMI, përfaqëson një kontribut të veçantë në muzikën e sotme, duke bashkuar energjinë e traditës muzikore shqiptare me mendimin modern kompozicional. Ky numër përkujtimor sjell zërat e shtypit dhe kritikës muzikore nga Japonia, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara, Çekia, Rusia, Austria dhe vende të tjera.
Nëpërmjet këtyre artikujve, lexuesi ndjek jehonën ndërkombëtare të muzikës së Peçit, nga premierat botërore dhe festivalet prestigjioze deri te vlerësimet e personaliteteve të shquara të muzikës dhe kritikës. Faqet në vijim paraqesin artikuj origjinalë, recensione dhe dëshmi që dokumentojnë një rrugëtim artistik të shtrirë në kontinente dhe breza, duke dëshmuar praninë e muzikës së Aleksandër Peçit në jetën kulturore ndërkombëtare. “Muzika i përket njerëzimit. Kufijtë zhduken kur fillon tingulli.”
ALEKSANDËR PEÇI AT 75
A Lifetime Dedicated to Contemporary
On the occasion of the 75th anniversary of the Albanian composer Prof. Aleksandër Peçi, this special edition presents a selection of articles, reviews, and critical writings published over many years by the international press. Aleksandër Peçi is one of the most distinguished contemporary composers from Albania.
His creative career spans more than five decades and includes symphonies, concertos, operas, chamber music, solo works, vocal music, film scores, and experimental compositions. His artistic vision has been recognized by leading performers, composers, critics, festivals, universities, and publishing institutions throughout Europe, Asia, and the United States.
Published by Universal Edition, Vienna, with 450 scores in its international catalogue, Peçi has developed a unique musical language inspired by Albanian roots while addressing universal artistic ideas.
His compositional system, KABAISM, represents an original contribution to contemporary music, combining the energy of Albanian traditional expression with modern compositional thought. This commemorative newspaper brings together voices from Japan, France, Italy, the United States, the Czech Republic, Russia, Austria, and many other countries.
Through these articles, readers can follow the international reception of Peçi’s music—from world premieres and festival performances to scholarly assessments by eminent musicians and critics. The following pages present original press articles, reviews, and testimonies that document an artistic journey extending across continents and generations. “Music belongs to humanity. Borders disappear when sound begins.” — Aleksandër Peçi
— Aleksandër Peçi CV
ALEKSANDËR PEÇI Composer | Merited Artist of Albania | Publisher Universal Edition Vienna , Great Master Award Aleksandër Peçi is one of the most prolific and influential Albanian composers of the 20th and 21st centuries.
.
Born in 1951, he graduated from the University of Arts in Tirana under Çesk Zadeja, and pursued further studies at the Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Paris, the Accademia di Santa Cecilia in Rome, and the Conservatorium van Amsterdam with Ton de Leeuw, Paul Méfano, Jacques Charpentier, and Daan Manneke.
.
With a catalogue of over 963 compositions and more than 5000 CD productions, his music spans symphonies, concertos, sonatas, chamber works, and electronic music. He has developed an original compositional system called Kabaizmi, which is rooted in Albanian polyphonic and kaba traditions, yet transformed into a contemporary musical language of structural, modal, and emotional depth.
.
Peçi’s works have been performed in more than 30 countries across Europe, America, Asia, and Australia. His publisher is Universal Edition Vienna, where over 450 of his works have been published. publisher AED with 963 editions Publicher Emerson Edition England Peçi has written over 963 compositions and published 35 CD albums. Over 800 videos of his works are online. At Santa Cecilia, he composed Etera Tondo, inspired by Dante’s Paradiso.
.
He served as director of the Palace of Culture in Përmet and became artistic director of the National Ensemble of Popular Songs and Dances in 1979. In 1989, he won Festivali i Këngës with Toka e Diellit. Since 1992, he has taught at the Academy of Fine Arts, Tirana.
.
His works have premiered at Venice Biennale, ISCM World Music Days, and the Manchester International Festival, and performed at Carnegie Hall, Steinway Gallery, Euro Pianos (Florida), University of Miami, and Prague Conservatory. His commissions include the Albanian Ministry of Culture, Radio France, SACEM, and Montreal Film Studio. In 2011, his music was performed globally (Moscow, Paris, Vienna Roma Texas, New Yorl London Venezzia Trueste soanje Peage Brno Olomouk Duselforf Waimar Bari Brescia Cremona Luca Ecuador, Texas siatlle New Port Uruguay Argjentina Louisiana, Armenia, Oman kazan Seul, Kosovo).
.
In 2016, the Moscow Conservatory presented a first-time event with five of his piano sonatas.
.
His work Muzikë Kabaistike premiered in Miami the same year. He has composed symphonic, chamber, ballet, and operatic music, as well as over 20 film scores. His catalogue includes: · 50 sonatas (33 for piano) · 14 concertos (6 for cello, 6 for piano) · 6 rhapsodies, 2 ballets, 2 opera (5 vepra skenike ) · 5 large piano cycles · 6 Concertos for piano and orchestra · 6 Concertos for violoncello and orchestra.
.
Violin concerto KABAISMI – A New Musical System Peçi is the founder of Kabaizmi, a 21st-century compositional system rooted in Albanian polyphony and the Kabá. It transforms this expressive tradition into a new sonic and aesthetic language through techniques like metric dissolution, polygravity, modal-tonal overlays, and spatial writing. Kabaistic music refracts ancient pain into light and motion, creating floating sound structures beyond metric subdivisions. Core Concept: Polygravité CC2 Composition –
.
A Cartesian counterpoint with mathematical and structural logic, unrelated to Ligeti’s micropolyphony or Bach’s counterpoint. Autori eshte ne perfundim te librit Peçi’s KABAIZMI. gazeta e revista ne new york paris venezia prage moske bari \kane publikuar shkrime per muziken e peçi konservatore dhe universitete ne Bote kane mbrojtur sudentet Doktoratura mbi muziken e Peçi ne Viene Graz Texas gjermani Tirane Sample Works and Forms · Carousel Diellor · Pentacentre Polymodale · GEA 2651 – Piano Concerto No. 5 · 12 Cartesius Cantus · Oisosfonia (commissioned by Biennale di Venezia) · Chromaspectre and Black Hole – Sonata No. 6 · Spectralia – Sonata No. 7 · Kabacells – Sonata No. 4 · Bertham – Sonata No. 20 · Symphony No. 5 Skënderbeu · Polyphonie des ondes aériennes – Concerto for flute · Zeus – Sonata No. 30 · Ilumination tonalo-modal – “Eclipse Ottoman” · Etera Tondo, Mitosfera, Dilay and Dioxid Techniques de Composition.
First Prize, Opera “OIRAT” (MUZA Competition, Ministry of Culture, Albania) ·
First Prize, Electroacoustic work “Albpostmortorium” (MUZA Competition, Ministry of Culture, Albania) ·
Second Prize, “Në Emër të Jetës” (RTSH Festival, 1988) ·
Awards in Salerno, Italy, for film music: “Kur xhirohej një film”, “Në shtëpinë tonë” · Commissioned by: France Musique (France), Ministry of Culture Paris, Biennale di Venezia (Italy), Kinostudio Albania, National Theatre of Opera and Ballet Tirana, RTSH, MEKI, Studio Film Montreal (Canada) INTERNATIONAL ENCYCLOPEDIA ENTRIES ·
Grove Music Online (London) – by George Leotsakos · Die Musik in Geschichte und Gegenwart (MGG) (Germany) ·
The International Who’s Who in Classical Music (2000–2010 editions) · Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ·
Enciklopedia e Filmit Shqiptar (Kinostudio / Arkivi i Filmit) · UNESCO World Composers Index (citations via biennial publications) · CD-Kataloge international (Harmonia Mundi, Virgin Megastore, FNAC Paris)
.
Lucia Reiprich Maloveská muzikologe Pragë
Për veprën e Aleksandër Peçi
.
Celest Mozartorium Eternum
Pjesa e fundit e koncertit ishte gjithashtu një premierë. U interpretua vepra e Aleksandër Peçit “CelestMozartorium Eternum”, një kompozim me katër kohë, i cili, sipas të gjitha gjasave, mbështetet mbi një bazë semantike shumë shume interesante . Kujtesa, transformimi shpirtëror, hapësira e takimit mes së kaluarës dhe së tashmes, plagët historike – këto janë vetëm disa nga temat që përmenden në tekstin shoqërues të veprës (i cili është shkruar nga vetë autori,).
Për dëgjuesin është e rëndësishme të kuptojë se autori ngre pyetje pothuajse të pazgjidhshme dhe se, gjatë dëgjimit, nuk duhet të ketë frikë të kërkojë edhe kuptime personale. Një informacion tjetër i dobishëm është se në vepër përdoret “qartësia tonale mozartiane”. Kur fillojnë të shfaqen motive të njohura nga krijimtaria e Mozartit, dëgjuesi mund t’i lidhë menjëherë me këtë synim, pa pasur nevojë të analizojë gjatë funksionin e tyre.
Pikërisht aludimet ndaj Mozartit dhe transformimi ose shpërbërja e tyre graduale përbëjnë ndoshta elementin më të spikatur e me origjnal e terhqes të kompozimit. Përveç pyetjeve të shumta filozofike, vepra ngre edhe një pyetje muzikore: si mund të punohet në mënyrë krijuese me materiale të së kaluarës. Peçi i trajton këto ide me mjeshtëri kompozicionale dhe është tërheqëse të ndiqet mënyra se si ai i zhvillon.
.
Actionmusical Paris
L’enchaînement avec l’Énergie Caléidoscopique composé par Aleksander Peçi n’est en rien brutal mais, au contraire, extrêmement joyeux ! Ce compositeur de premier plan en Albanie joue un rôle comparable à celui de Komitas ou Bartok en restituant à ce peuple sa musique traditionnelle. Des rythmes extrêmement variés, des harmonies audacieuses ou familières jalonnent cette partition « commandée » par Jean-Samuel BEZ et Jean-Luc THERRIEN pour cette tournée « Caléidoscopes ».
Et c’est l’impression de voyager dans un rythme frénétique que procure cette œuvre ! On a vraiment l’impression de « voir » les paysages se succéder. Aleksander Peçi est certainement un compositeur national qui saura mettre à l’honneur la musique de son pays.
.
.
Një moment historik përtej kufijve të imagjinatës – madje edhe për një autor të shquar si kompozitori Aleksandër Peçi.
Sot, veprat e Peçit të botuara nga Universal Edition kanë arritur në 233 botime
233 libra të Mjeshtërit të Madh mbajnë vulën e gjigandit botëror të botimeve muzikore, UE.
UNIVERSAL EDITIONS.- VIENNA
Metila Dervishi – Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare
Aleksander Peçi
Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare.
Me një opus të gjerë, plot ide novatore dhe diversitet, Prof. Peci vazhdon të n’a befasoje me potencialin e tij krijues, duke e cuar përherë në stade të reja muzikën serioze shqiptare.
I pandalshëm dhe mjaft i kërkuar nga interpretë të njohur ndërkombëtar, ai sërish vazhdon, si një lumë i pandalshëm të sjellë vepra të reja në ide, mendime, stilistike e formë.
Kështu, së fundmi, më 19 Gusht (2024), 3 veprat e tij për piano, të titulluara: Sonata n.7, Spectralia, Sharki e ngujuar, Cartesius cantus n.2, u ekzekutuan në skenën prestigjioze “Rahmaninov’, të Konservatorit Cajkovski, Moskë, Rusi, me shumë suksese, nga interpretët e shquar të pianos: Michael Kovaleff e Danil Sevostianov.
Një sukses i jashtëzakonshëm, me duartrokitje elektrizante, sic i është shprehur, prof. Pecit, Natalya Deeva, e cila ndër të tjera i shkruante se impresionet për këto vepra dhe interesi qe në rritje nga qarqet artistike në Rusi.
Ndër të tjera, Prof. Peci, duke e konfirmuar këtë sukses dhe interes edhe në Moskë, shton që …”Publiku i Moskes ka patur shpesh herë ndoshta, në rreth 15 –koncerte, mundësinë që të dëgjojë eksplorimet e reja, që vijnë nga moderniteti i muzikës së “shqiptingujve”.
Shqiptingujve’, një fjalë dhe term që prof. Peci e përdor përherë përgjatë shkrimeve dhe diskutimeve të tij, krenar me të drejtë, që con në një stad tjetër muzikën e vendit të tij, muzikën e vendit tonë. Dihet që Moska, për shqipërinë në periudhën socrealiste ka qenë një pike referimi dhe ka qenë një nga Konservatorët, ku edhe mentori i shumë artistëve shqiptar dhe njëkohësisht pedagogu udhëheqës i Prof. Pecit, Prof. Cesk Zadeja( 1927-1997) ka studiuar. Dhe është bukur që në një vend të tillë, ku dihet botërisht potenciali madhështor që gezojnë, vazhdojnë kontaktet me muzikën shqiptare dhe vlerësohen kompozitor shqiptar. Konservatori i vendit tonë është themeluar e hapur nga 62 nga profesor që kanë studiuar në Moskë, sic pohon Prof. Peci, dhe ata shkrujnë për Pecin në web-in e tyre:
ZBULIMI I MUZIKËS QË SHIKON NGA E ARDHMJA!
Por, ndërkaq vazhdojnë lajmet që nuk ndërpriten. Rrugëtimi i veprave të Peçit do të vijoj me një tjetër tur Europian: pas Vienës, Parisit, në rreth 22- kryeqytete, ashtu si edhe Texas do të interpretohen veprat e Prof. Pecit, ku dhe në rrjetet e tij sociale, së fundmi prof. shkruan…rikthehem në Pragë për të gjashtën herë, më 29 tetor Sonata Dëti n.15 dhe Premiere Boterore, koncerti Konvergence nga Egli Prifti piano.
Duket se idili krijues dhe risitë nuk shterojnë dhe në 73-vjetorin e kompozitorit tonë.
Kompozitori i futurizmit që prej vitesh ka futur Polygravite C C2 Composition, si stilistikë në veprat e tij apo edhe Kabaizmit.
Është shumë interesant dhe për t’u shenjuar fakti, që Stephan Möller, para se të ekzekutohej në Vienë, Sonata nr.21 ‘N’klaj me lot ujvarash’, meqe jemi dhe të viti i Schoenberg (1874-1951), ndër të tjera shkruan…Peçi ka zhvilluar një sistem muzikor të vetin, i cili mund të krahasohet me atë të Shënberg…sistemin e tij ai e quan ‘Kabaizëm’. Arnold Shënberg, kompozitori austriak i njohur për dodekafonizmin, krijimin e muzikës a-tonale, ndërroi jetë në vitin 1951, vit kur ka lindur kompozitori Peci, është me vlerë dhe rëndësi që personalitetet e artit tonë të krahasohen me figura kaq të larta botërore, ndaj shpresoj shumë që studimet mbi Prof. Pecin teknikat, risitë, mendimet e kritikëvë botëror të kthehen në një objekt të vazhdueshëm studimi në vendin tonë. Edhe pse ka shkrime të shumta mbi figurën e tij dhe një tezë doktorature nën titullin, ‘Aleksander Peci Before and After the iron curtain’ (Louisiana State University, 2017) nga Pianistia durrsake e mirënjohur në Amerike, Elida Dakoli me një dendësi dhe gjeresi të konsiderueshme, që uroj të vi së shpejti dhe në shqip, Peçi me një opus të jashtëzakonshëm krijues, kërkon vite ed vite pune e studimi sërish e sërish.
Ndërkohë, përpos këtyre veprave të gjinive serioze me shumë risi, histori që qëndrojne nga pas, me Danten, me kozmosin me Epin e Gilgameshit, me Sharkinë e ngujuar, etj, etj, stile kompozicionale dhe estetikë që ia leme analizave në vazhdim. Ajo që bën përshtypje është se Prof. Peci i dedikon kohë dhe ka dhe një pasion për gjininë e këngës së lehtë, për publikun e gjerë, sic e perifrazojmë ne, ashtu si edhe per muzikën e filmave. Ky fakt e ka bërë më të dashur edhe për publikun e gjerë që në periudhën socrealiste, kur nis dhe karriera e tij. E kujt nuk i kumbon në vesh kënga aq e dashur ‘Shtëpia jonë’, nga filmi ‘Në shtepinë tonë’ (1979). E kënduar dhe sjellë në mënyrë brilante nga Vace Zela, nje melodi, orkestrim i mrekullueshëm, plot emocion që vazhdon e jehon e jehon në mendjet tona.
Pra, Artisiti i merituar A. Peci kërkon t’i prek të gjitha zhanret dhe gjinitë, qoftë edhe këngët, kështu, përpos prestigjit që gëzon si një nga personalitetet artistike më në zë në vendin tonë, por edhe jashtë, sic e përmendëm, më sipër, me këngët u bë dhe një figurë e dashur dhe e njohur për publikun e gjerë. Dhe së fundi, një lajm mbi këngën fituese të Festivalit të RTSH të vitit 1989 një bashkëpunim i Pecit me një personalitet të letrave shqipe, Xhevahir Spahiut , titulluar ‘Toka e diellit’, interpretuar nga të mirënjohurit: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani, Julia Ndoci, do të rikthehet e marrë shpërndarje dhe së fundmi në televizionet në New York, U.S.A dhe Toronto, Canada ku besojmë do të drithëroj dhe publikun e gjerë andej. Me tinguj entuziastë të shtrirë, thurur mbi një variacion që varion dhe zhvillohet nga vokalet dhe orkestra, me tiparet e një këngë-himn, triumfuese është një këngë që të mbërthen dhe trio e zërave tregon teknikë të lartë. Prof. Peci n’a befason vazhdimisht e vazhdimisht, dhe i urojmë krijimtari, energji të pandalshme krijuese që kërkojnë vemendjen e duhur dhe në mediat e shkruar dhe vizive të vendit tonë.
Inva Mula është sopranoja e shquar shqiptare që mban edhe nënshtetësi franceze, e cila ka një karrierë të shquar ndërkombëtare lindi më 27 Qershor 1963.
Ajo është bijë arti e dy Artistëve të shquar, kompozitorit dhe këngëtarit Avni Mula dhe sopranos Nina Mula. Prej viteve 90, Inva Mula ka jetuar ndërmjet Tiranës dhe Parisit. Është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës (WAAS).
E lindur në një familje artistësh, Inva Mula e filloi karrierën e saj të këngës në një moshë shumë të re. Në vitin 1978, në moshën 15-vjeçare u paraqit në festivalin e fëmijëve në Shkodër me këngën e kompozuar nga i ati, “Kur këndoj për ty moj nënë.
Në vitin 1987, ajo fitoi konkursin e këngës “Cantante d’Albania” në Tiranë, i ndjekur në vitin 1988 nga konkursi “George Enescu” në Bukuresht.
Në vitin 1992, ajo fitoi konkursin “Butterfly” në Barcelonë. Ajo fitoi çmimin e parë në konkursin Operalia të organizuar nga Placido Domingo në Paris në vitin 1993, kur nisi edhe kariera e saj në skenat më të famshme të botës.
Më pas ajo performoi me të famshmin tenorin e shquar Placido Domingo në një seri koncertesh në Operan Bastille dhe në Bruksel për “Europalia Mexico”, dhe më vonë në Mynih dhe Oslo.
Inva Mula, tashmë një divë botërore ajo këndon rregullisht role kryesore në skenat më prestigjioze të operës në botë.
Ajo performon shpesh në Francë, duke dhënë recitale në Salle Gaveau me pianistin François Weigel.
Në Paris, ajo këndoi në mënyrë të veçantë Violettën në La traviata (një rol që ajo e interpretoi edhe në Tokio, Bilbao, Trieste, Toronto, në Chorégies d’Orange dhe shumë skena të tjera të mëdha në mbarë botën), Carmen, Ivan IV (në një version koncerti) dhe La Rondine (në Tuluzë dhe Paris).
Në vitin 2007, ajo këndoi Adinën në L’Elisir d’amore në Tuluzë.
Ajo interpretoi rolin e Marguerite në operën Faust të Gounod në Chorégies d’Orange në gusht 2008, dhe rolin e Mireille, personazhit me të njëjtin emër në operën e Gounod, në shtator/tetor 2009 në Opera Garnier në Paris. Premiera u transmetua në France 3 me një vonesë të vogël.
Në vitin 2011, ajo këndoi rolin e Marguerite në operën Faust të Charles Gounod së bashku me Roberto Alagna në Opera Bastille.
Në gusht 2012, ajo ishte, së bashku me baritonin e njohur italian Leo Nucci, një nga dy kryesuesit në Festivalin e 63-të Veror të Dubrovnikut.
Më 24 tetor 2012, ajo dha një masterklas vokal në Salle Cortot në Paris, me pianistin Genc Tukiçi, me të cilin performon rregullisht.
Në vitin 2014, ajo këndoi rolin kryesor të Rozenn në Le Roi d’Ys të Lalo-s në Operën e Marsejës.
Në vitin 2018, ajo këndoi rolin kryesor të Salomé në Hérodiade të Massenet në Operën e Marsejës.
Në vitin 2019, përveç pjesëmarrjes në udhëtime muzikore në Mesdhe, ajo nisi një turne koncertesh botëror të titulluar “Udhëtim rreth Botës”, me pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Cesari.
Zëri i Inva Mulës është ai i një sopranoje koloraturale që kufizohet me lirikën , me një repertor heroinash të reja mjaft virtuoze. Zhvillimi i saj vokal mund të krahasohet me atë të Edita Gruberovës, me të cilën ndan disa role: Elvira në I Puritani, Manon në operën e Massenet, Norina në Don Pasquale dhe Gilda në Rigoletto.
Inva Mula pati një sukses tjetër të madh në Perëndim për huazimin e zërit të saj në muzikën e filmit të Luc Besson të vitit 1997, The Fifth Element. Regjisori donte të përfshinte zërin e Maria Callas, por regjistrimi, që daton nga viti 1953, ishte me cilësi shumë të dobët për t’u përdorur në film. Ishte atëherë që Michel Glotz, agjenti i Maria Callas, e prezantoi atë me Inva Mulën. Ajo këndoi arien “Oh, giusto cielo!…Il dolce suono” (nga Lucia di Lammermoor, Akti III, Skena I, e njohur edhe si “skena e çmendur”) dhe Vallen e Divës, të kënduar nga personazhi i alienit të madh, diva Plava-Laguna (e portretizuar në ekran nga Maïwenn). Eric Serra, kompozitori i kolonës zanore të filmit, deklaroi gjatë koncertit të tij në Grand Rex më 15 tetor 2015, se vokalet përfaqësonin 85% të regjistrimit dhe se pjesa tjetër duhej të manipulohej dixhitalisht. Ai gjithashtu deklaroi se nuk mund ta imagjinonte dikë që të këndonte më shumë se 60% të këngës.
Në vitin 2020, ajo luajti një rol mbështetës, Magda Stekely, në filmin amerikano-kroat The Match, të bashkë-regjisuar nga Dominik dhe Jakov Sedlar.
Diva e shquar Inva Mula, po ashtu mban një lidhje të pazgjidhëshme me Shqipërinë, Kosovën etj ku zhvillon evente kulturore dhe organizon koncerte shumë të suksesëshme që mbajnë emrin e saj me famë botërore.
Komentet