Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar për situatën e mungesës së energjisë elektrike në ambientet e QSUT-së në Tiranë. Me anë të postimi në Facebook, Lapaj thotë se kjo që ndodh në spital është fatale për pacientët.
Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se janë investuar miliona euro për koncesione, por nuk sigurojnë dot energjinë elektrike.
“Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitalet si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale”, shkruan Lapaj.
Reagimi i plotë
QSUT është spitali qendror i vendit. Aty kryhen ndërhyrjet mjekësore më të vështira në vend. Janë pavione të tëra që kanë reanimacion. Është thjesht shokuese se si mund të ikin dritat aty! Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitalet si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale!
8 milion euro në vit për konçesionin e Check up-it;
100 milion euro për konçesionin e sterilizimit;
Si ka mundësi që ka miliona euro për konçesione, por nuk sigurojmë dot dritat në spitalin kryesor të vendit? Panorama