Kanga XXX
Kur n’Semelene Junona shfreu tane vner,
Gjakun teban aq ne inat e muer,
Siç e tregoi ajo ma se nje here,
.
I shkreti Atamant kaq fort u çthuer,
Sa qe kur gruen e vet ai e veshtroi
Me dy t’njomat ferishte nder dy duer,
.
Vikati: <<Zini shtigjet, ta pushtoj
Me klyshe ate luaneshe!>>, e tue u berlyke
I hapi te pamshireshmit çapoj,
.
Njanin, Learkun, kapi mu ne gryke,
Si e rrotulloi n’ajri, n’shkamb e verviti,
– Dhe shkoi ajo e u mbyt me tjetrin ngryke.
.
E kur, prej fatit thane, teposhte rreshqiti
Gjithe ajo Troje e larte e madheshtore,
Mbaroi mbretnija e fronit mbreti zbriti,
.
Hekuba e mjere, e trishtun, kthye n’sherbtore,
Kur pa se Poliksena kish mbarue,
Per Polidor’n e saj, shtri mbi bregore
.
Te detit, kur fatzeza u kujtue, –
Çmende, zu me lehe si qen e gjora nane,
Kaq fort nga dhimbja e madhe pat shkallue.
.
Furite e Tebes a te Trojes s’jane
tregue kaq fort te egra e zullumqare,
kurr kaq kerdi nder shtaze a njerez s’bane.
.
Si pashe dy hije t’zbeta, cveshun fare,
Qe ngitshin tue kafshue neper shpatine
Si derri kur del tharkut fulikare.
.
Njana u hodh Kapokjos, nen kaptine
Ia nguli idhte me dhambe, e tue e ngrehe zharg
E bani ta kruej barkun per zalline.
.
E Aretini, tue u dridhe tha: <<Larg
I ndejsha Xhianni Skikkit, qe harlise
Shkon tue ua ngjite me dhambe shpirtnavet varg!>>
.
<<Ah, – I thashe une, – ishalla nuk ta kris
tjetra me ate goje! N’mos pac veshtiresi,
me thuej kush asht, sa asht kendej pa u nise.>>
.
M’u gjegj: <<Ai shpirt jetoi ne lashtesi.
Asht Mirra e mbrapsht. Tue shkele çdo ligj t’njerzimit
Me vete te jatin bani dashuni.
.
Qe te mkatoje per t’ia arrite qellimit
Ndrroi krejt fytyre tue marre tipare tjera,
Si tjetri qe po nget zjarr prej terbimit.
.
Ky, per t’fitue mushken mbretneshe, mejhera
U shti si Buozi dhe, gjoja tue vdekun,
Diktoi nje dhjate te tille qe iu njoh vlera.>>
.
Kur dy te krisunit iken si t’ndjekun
E ma s’I pashe ku t’zezen shkuen me u fute,
Une solla syte te vrej tjere shpirtna t’mekun.
.
E njanin pashe, qe dukej si lahute;
I tille me te vertete do te gjasonte,
Ku bahet bige njeriu ta kishin kpute.
.
Hidropizija e rande krejt e shemtonte,
Se plandsin plot me uje ia kishte aje,
Fytyra e tij aspak me bark s’perkonte.
.
Ai detyrohej buzet hape t’i mbaje,
Si tiziku i etuem; t’djeguna zhar,
I kishin mbete shpervjele nga ajo murtaje.
.
<<O ju qe keni ardhe, jo si mkatare,
n’kete bote te smunde, e s’di me leje t’kuj,
– u suell kah na, – degjoni kete qyqar:
.
mjeshter Adami jam, ketu qe vuej;
per s’gjalli c’desha pata dersa u ngina,
e tash po digjem, heu, per nje pike uje!
.
Shenat e vegjel, qe nga ato lugina
Te Kazentinit poshte ne Arno shkojne
Tue lage e tue freskue t’butat lendina,
.
Gjithmone i kam nder sy, e me mundojne,
Keto vegime fytin ma kane tha,
M’ligin ma fot se ethet qe m’dermojne.
.
Kjo drejtesija e Hyut qenka hata!
Nxjerr lande po nga ai vend ku mekatova,
Ma fort me shtyn me pshereti, me qa.
.
Romena ja, ku une falsifikova
Paret me ftyre t’Baptistit; shkak i zi
Qe ky, qe djegun botes iu largova.
.
Por t’shihja ketu shpirtnat e keqi
Te Guidit, Aleksandrit, vllaut te tyne,
S’do e ndrroja per gurre t’Brandes tane freski.
.
Ketu asht njani, n’qofte se s’me genjyene
Hijet qe vijne verdalle, por, n’se e vertete,
Sa pare ban kur kambe e duer m’u thyene!
.
Ah, aq i lehte sikur te ishe vete,
Me ece sa t’zite e thonit n’njeqind vjet,
Do t’ishe vu me i ra shtegut te shkrete
.
Ate me kerkue permes ketij kjahmet,
Ndonse asht ky rreth njembdhjete mije mil i gjate
Dhe ka gjyse mili gjanesine e vet.
.
Per sherr te tyne vuej me kta te ngrate,
Ata me pre fjorinta me kane nxite,
Qe ar te kishin mangut tre karate.>>
.
E une: <<Kush jane dy t’zezet, qe ktu ngjite
Avull leshojne si n’dimen dora e laget
Dhe dergjen ne te djathten tande shtrite?>>
.
<<I gjeta shtri e krejt mbulue nga plaget,
– m’u gjegj, – kur kamba ne kete shpat me shkiti,
e shtri do rrijne n’amshim n’kete grope te vaget.
.
Njana – mashtruesja, Zefin qe paditi,
Tjetri – Sinoni, qe mashtroi nje Troje,
Po i qelb ai avull ethesh qe i tymiti.>>
.
Njani nder ta, pse ndoshta u zu ne goje
Me aq pak nderim, u ndez dhe nga menija
Grusht barkut gur i ra, ne short ta çpoje.
.
E ky kumboi at’here si lodertija,
Adami por fytyren t’ia shplakoi
Vrik me ate dore, e s’qe ma e lehte e tija.
.
<<Ndonse, sa do t’perpiqem, – mjeshtri shtoi,
– s’leviz une dot, se I kam gjymtyr’t randoshe,
kete krah te lire e kam ta perdoroj.>>
.
E ai u gjegj: <<Ate dite kur ti po shkoshe
Drejt zjarrit, s’pate dore aq t’lire e t’shpejte,
Ishe ma i shpejte pare tue pre n’nje qoshe.>>
.
Bark-ajuni at’here: <<Tue fole je drejte,
Porse nuk qe ti kaq i drejte pohues,
Trojanet kur t’kerkuen me qene i drejte.>>
.
<<Keshtu o ashtu n’qofshim te dy mashtrues, –
Sinoni tha, – une per nje faj kam ra,
Por ti edhe vete djajve u del mesues!>>
.
<<Ti kalin, o I shperbeme, prap a e ke pa?
– bark-lodra tha. – Mkatin me e fshehe s’je i afte,
gjithe bota e di, pra plas per çka ke ba!>>
.
<<Ti plac ku je e goja-shkrumb t’u çafte,
– greku iu gjegj, – dhe gjithe ajo kenete,
qe mban ne bark, si gardh nder sy t’u bafte!>>
.
E pareshkrisi: <<Shkye t’asht goja e shkrete,
Se tue fole keq gjithmone kush s’ta ka dale;
Ne paça une etje e n’plandes uje te nxete,
.
Ty kryet te dhemb e trupin ma ke vale;
E, me e lepi Narcizit ate pasqyre,
Nuk asht nevoje me t’grishe ty me shum fjale.>>
.
Une po i veshtroja tue u grinde n’ate menyre.
<<Fort ma ke ngule, – tha prisi, – ate shikim,
s’dij si s’po nxehem kah te shoh tue kqyre!>>
.
Kur pashe se si me foli me idhnim,
U ktheva shpejt drejt tij aq turpenue,
Sa ende ato fjale me siellen ne kujtim.
.
Si ai qe anderr t’keqe tue shikue,
Anderr don t’jete çka n’anderr sheh me sy
Dhe c’asht mos t’jete fort kishte me deshrue,
.
Ashtu edhe une; mue fjala m’u lidh nye,
T’falun lypshe me sy, goja s’punote,
S’kuptoja se çka lypshe ishte krye.
.
<<Per faj ma t’madh mjafton pendesa jote,
tash je i lame, – mesuesi zu me m’thane,
– prandej mos u trishto per gjana kote!
.
Por n’mend ta kesh gjithmone se me ke prane
Ne qofte se ndo’jhere tjeter ti ke rast
Me u gjete mes njerezish qe jane tue u zane;
.
Asht turp te rrish e te degjosh me kast.>>
Komentet