Kanga XVII
“Ja bisha me te mprehtin bisht te gjatë,
qe malet çan, rrxon ledhe t’armatueme,
ajo qe perlyn boten me lëngatë!”
.
Kështu tha prisi e bishen e shemtueme
Me shenje ku na po ecnim e therriti
Te ndalej mbi bregoren qe kalueme.
.
Shembllesa e turpshme e njimtise arriti,
Me koke e trup permbi shkambij tue u rrase,
Por bishtin n’buze te honit nuk e qiti.
.
Me njeri t’drejte fytyra i kishte gjase
E miresi te prunjte nxirrte ne pah,
Gjithe pjesa tjeter – gjarpen i pamasë;
.
Tane lesh e me çapoj e kish çdo krah,
Nder brij, mbi krahanor edhe mbi shpine
Me rrotullake e neje ish gjithkah.
.
Me i ngjye e me i qendise ma mire nuk dine
Tartar e turq pelhuret, ne pune dore
Arakna kurr s’e shfaqi kaq mjeshtrine.
.
Si taket qe me balle rrine ne ranore,
N’sa pjesa tjeter mbrende ne uje ngel shtri,
Si atje, ku rron gjerman makuti prore,
.
Kastorët bahen gati per gjueti,
Ashtu shtaza mizore vend kish zane
N’ate rryp shkambor, qe ranen rrok unji.
.
Dhe rrihte bishtin, qe mbi hon kish lane,
Me bigen e helmueme shah perpjete,
Sikur hagrepi kur sulmon me t’ngrane.
.
“Le ta ndryshojme pak rrugen qe ka mbete,
– tha prisi, – dhe bajme mire me iu afrue
shpirtzezes bishe, qe rri atje mbeshtete!”
.
Prandej nga e djathta nisem me kalue
Dhjete hapa buze gremines, n’short me ra,
Ranes e flakeve me iu largue.
.
Krejt afer saj kur u afruem na, pra,
Ndeje permbi rane, humneres jo shume lark,
Do njerez mekatare më ra me pa.
.
“Qe t’kesh ide te plote ç’ka ne kete qark,
si vuejne te shohesh e per çfare denim,
ti shko e hyn mes shpirtnash atje varg;
.
por mos vono me ta ne bisedim;
nderkaq une do t’i flas ksaj egersine,
qe te na marre mbi supa fluturim.”
.
Keshtu tha prisi. Buze asaj gremine
T’rrethit te shtate u nisa vetmitar
Kah shpirtnat e denuem n’ate skaj shkretine.
.
Dhimbja ne lot shperthente, tash e pare
Luhatshin duert me gjete nje fare shpetimi
Nga rana e flaka qe po i digjte zhar.
.
Ashtu dhe qejt ne vere nga zemerimi
Me u shpetue rropaten me turij e
Me putra zekthave nga i idhte thumbimi,
.
E miza e pleshta dbojne. Nder ato hije
Kur syte i ngula, ndeje nen flaket rraste,
Asnje nuk njoha mes asaj morije.
.
Ne qafe te gjithve u varej nga nje traste
Me ngjyre e shenje t’veçante, rrijne tue e shikuem
Thue duen me pa n’se i kane perplot a zbraste.
.
Si u futa dalngadale nder te denuem,
Mbinje traste verdh dicka te bruzte dallova,
Luan dukej ne ftyre e ne t’qendruem.
.
Pastaj, kur me shikim mbare i kalova,
Nje tjeter krejt te kuqe, flake e gjalle,
Siper me ‘j pate si qumesht bardh veshtrova.
.
Njani, qe kish nje dose te bruzte ne balle
Te kuletes se vet bardh porsi bore,
Me tha: “Neper kete grope çka lyp ti, valle?
.
Shko! Por pse i gjalle je fute n’kete vend te gjore,
Ta dijsh se fqinin tim Vitaliani
Ne t’majten time do ta shoh n’kete zore.
.
Mes fiorentinve rashe une padovani,
Shpesh klithja e tyne n’veshe me oshetin:
– Te na le t’vije kalorsi yne sovrani,
.
qe do te kete tre sqepet mbi takfine!”
E drodhi nofllen, gjuhen nxori jashte
Porsi mezati hunden kur lepin.
.
E une se po vonoj nisame drashte,
Mbasi vete prisi m’kishte porosite,
Prandej u ktheva e i lashe n’ate jete te vrashte.
.
Mesuesin une e gjeta tue me prite
Siper kurrizit te asaj shkerbe.
Me tha: “Mos t’leshoje zemra me u korite!
.
Me shkalle te tilla tash do zbresim ne;
Ne mes po rrij e para po t’ve ty,
Se mos ti ndonje dam prej bishtit ke.”
.
Si ai qe ethesh kartane kaperthye,
Irnue e tha, vjen tue u nxi nder thoj
E dridhet po te shohe hije me sy,
.
Keshtu u ngjetha, lart kur ai me ftoi;
Por, si sherbtori para zotenise
Trim, turpi burre me u ba me detyroi.
.
Si dijta une i kceva mbi kurris;
Deshta me i bza, por zani krejt m’u muer
E fjala s’duel: “Me perqafo, o pris!”
.
E ai qe me ndihmoi sa hera kur
N’rreziqe rashe, si hypa, pa vonue
Me kapi e me shterngoi fort per krahnuer
.
Dhe tha: “Gerion, tash mundesh me flutrue,
Gjiret por ban t’medha, ulu ngadale,
Mendo se ç’peshe te re te kam ngarkue!”
.
Si shkoqet lundra bregut, vale mbi vale,
Ashtu rreshqiti ai nga shkambi i zi
E, porsa ndjeu se s’kishte gja me e ndale,
.
Koken e suell ku kish bishtin e tij,
Qe porsi ngjale ne hapesi e shtriu
Edhe me flete cau rrugen per ajri.
.
Besoj se frike me shume Feton fatziu
Nuk pati, kur i hiken frejt prej dore
E qielli flake, si e shihni, vetetiu;
.
E as Ikarios, kur ne sfere qiellore
Nder flete ndjeu dyllin tue iu shkri, bab’-shkreta
Ndersa I briste: “Rruge te keqe more!” –
.
Se sa une pata, pezullue kur mbeta
E rreth e qark gja syni s’me shikonte,
Vec bishes qe me mbante n’flatra t’veta.
.
Ajo ngadale, ngadale ne qiell notonte,
Sillej e zbriste, e une nuk ndjeja gja
Vec ajrit, qe nga poshte e n’ftyre m’freskonte.
.
Ne veshe nderkaq m’erdh nje zhaurime hata
N’e djathte, ku lumi binte thik teposhte,
E shtriva koken ndonje send me pa.
.
Nuk ndeja ma aq lirshem tue zbrite poshte,
Kur flaket pashe e klithje e vaje degjova,
Prandej une tue u dridhe shterngova kofshte.
.
Per zdrypje e rrotullime u kujtova
Vetem at’here, kur ne ate vend per seri
Mundime e vuetje nga cdo ane hetova.
.
Si, lodhe nga fluturimi igjate, skyferi
Kah s’vren as zog as vove, me ra nis vete,
N’sa i zoti bret: “Pse ule?” – e ai i mjeri
.
I lodhun zbret ku u ngrit aq krahalete,
Me gjire t’hapta shkon e zen nje vend
Larg mjeshtrit, i idhnuem e kryeperpjete;
.
Keshtu Gerioni, neper ajr si u end,
U ul e ra rranze atij shkambi thik
Edhe, si na shkarkoi, i egri shpend
.
Si nje shigjete fluturuese humbi vrik.
Komentet