Kanga XVI
Mbrrijtem ku rrjedha qe nga rrethi i shtate
Rrapllon tue u lshue ne tjetrin me potere,
Si bletet qe roisin tue zukate;
.
Kur, ja, tri hije bashke u ndane mejhere
Nga ‘j turme, qe vrap i binte dromit t’lashte
Ne reshje t’eger – flake edhe kumere.
.
Vijshin kah na tue brite me za te vrashte:
“Ndalohu o ti, qe veshe ne kete menyre
dukesh se je nga toka jone e mbrapshte!”
.
Medet, sa plage u pashe neper gjymtyre,
Te reja e t’vjetra! Aq u digjej misht,
Sa edhe sot me dridh ajo mynxyre.
.
Nga thirrja e tyne prisi krejtesisht
U ndal e tha: “Ti prit aty ku je,
Me ta duhet te siellesh njerezisht.
.
Mos t’ish kjo flake, qe ranka si rrufe
Mbi kete shkreti, do t’ishja i mendimit
T’shpejtoje ti te ata, jo ata tek ne.”
.
U ndalem. Mekataret prap vajtimit
Ia nisen; sa arriten me nje fryme,
T’ia dhane te tre rreth vehtes rrotullimit,
.
Si bajne kampionet lakuriq te lyem,
Kur ngusht shoshoqin rreken per ta zane,
Ma pare se breshen grushtash me shperthyem;
.
Keshtu te tre vertitshin mbi rane
Me koke nga une, permbrapa te drejtueme,
E rruge te kundert hapit tue i dhane.
.
“Ne se, – tha njani, – rana e mallkueme
ban t’neveritshem ne e lutjen tone
edhe fytyrat rjepe e t’pervelueme,
.
ta zbuse sepaku shpirtin fama jone;
na thuej kush je ti qe keshtu i gjalle
po rreh ne kambe kete vend te patenzone?
.
Ky, qe une gjurmet po ia shklas n’kete zall,
Ndonse sot lakur nget e pa lekure,
Shoket i kish ne boten lart te rralle.
.
I Gualdrades se mire qe nipi, kur
N’jete quhej Guido Guerra, burre me nam,
Shum pune pat ba me mend e shpat dikur.
.
Ky tjetri, qe thermon ranen me kambe,
Asht Tegiao Aldobrandi, sa jetoi
atje mbi dhe nuk pat te keqe fame.
.
E une qe ne nje kryq me ta pesoj
Jam Jakob Rustikuci tue u perzhite,
Ah shtriga grue shiko se ku me çoi!”
.
Po te kish mujte kush flaken me ma prite,
Do t’ishe hjedhe mes tyne fluturim,
As prisi them pengese s’do me kish qite.
.
Por mbasi djege e pjeke do t’ishe shqim,
Prej frike, jo se une s’pata deshire,
Nuk munda t’i marr ngryke me mallengjim.
.
Dhe u thashe: “Kjo gjendja juej kaq e veshtire
Perbuzje jo, por dhimbje me ka zgjue, –
E vone do me largohet kjo meshire, –
.
Porsa imzot i ndershem m’u drejtue
Me fjale, nga t’cilat se po vijne kuptova
Njerez te tille, siç jeni per t’u çmue.
.
Une jam nga toka juej, ku ju sa prova
Per pune te larta dhate; perhere nder shoke
Une mire kam fole e mire per ju degjova.
.
Tamthin la pas, molle t’ambla shkoj me rroke,
Ashtu si me premtoi i drejti pris,
Por ma pare qendres do t’i hyj me koke.”
.
“Uroj qe sa ma gjate t’i qeverise
shpirti gjymtyret tua, – tha persri,
– si dhe, mbas vdekjes, emni yt te ndrise!
Por ti me thuej: burrni e fisniki
Vallë a ka mbetë n’qytetin tonë ndo’j grimë,
Apo të dyja janë dëbue prej tij?
.
Sepse Borsieri, që me ulërimë
Me turmën tej vrapon, ardhë tash në fund,
Me fjalë të veta na ka sjellë aq dhimbë.”
.
“Njerzit e rij, fitimet e pafund, shfrenim,
mendjemadhsi kane ngjalle ne ty,
sa qetesi, Firence, s’po gjen askund!” –
.
une brita, koken lart, zemren tue shfry;
por t’kqyren shoqishojn ata te ngrate,
ashtu si kqyret e verteta n’sy.
.
“Ne qofsh mësue, – me thane, – ti pa u matë
keshtu t’verteten tjerve me u perplasë,
i lumi ti se e paske gjuhen shpatë!
.
Me dale kesaj terrine ne paç rasë
E yjt e bukur perseri me i pa,
Kur tu thane “ishe” gzim ke per te pasë,
.
Fol e kujtona, mos na len pa za!”
Rrethin tue prishun u leshuen mbi lamën,
Me kambet-flatra zune te tre me nga.
.
Nuk mund te thuhet kurr ma shpejt nje “amen”,
Se sa na u zhduken vrik prej syshe ahera;
Me prisin ndoqem te rrekese na amën.
.
Pak fort na kishim ecë, kur zu potera
E ujit me u degjue prej nje afersije,
Qe me u marre vesh ne na pengoi mejhera.
.
Si ai lum, qe n’sa lumej te asaj brije
Te Apeninit, me nje rruge te vet
Drejt lindjes nga Monvizo ne det bie,
.
Qe Akvaketa lart gjithkush e thrret,
Ma parë se poshte n’lugine hovin ta ndalë,
Dhe ne Forli kete emën e humbet,
.
N’ato kreshta gjemon me shkume e valë
Te Sh’Benedikt del’Alpe e atje resh,
Ku per njemije shtrehimi mund te dalë,
.
Keshtu poshte bregut thik ne shkambij veshë
Na pame nje lum te kuq qe shungullonte,
Ate qe qyshkur na kish rrapllue nder veshë.
.
Kishe një lak qe mesin ma qarkonte,
– Me te kam dashtë me kapë n’ças te veshtire
Panterën e larueshme qe m’pengonte;
.
Prej belit une e hoqa ate tersire,
Tue iu binde urdhnit qe m’u dha nga prisi,
E atij ia dhashe ba lamsh e lidhun mire.
.
Ky brijas tue u sjelle, tek kah midisi,
Pa iu afrue fort buzes, me fuqi
E hodh gjithe ate litar perposh avisi.
.
“Pa tjeter do te ndodhe ndo’j mrekulli
mbas ketij shej, – thoja me vehten time,
– qyshse me sy po e ndjek me aq kersheri.”
.
Sa i urte duhet te jete njeriu n’veprime
Prane kuj te sheh jo vec çka ban perdite,
Por din dhe me t’u fute thelle nder mendime.
.
E ai me tha: “Së shpejti ka me u ngrite
Ç’pres une e ç’rreke ti me gjete me mend,
Se shpejti nder syte tu ka me u avite.”
.
Shpesh goja duhet mbyllun pernjimend,
Kur te vertetat ngjajne te pabesueshme,
Se genjeshtarë me kot kane quejte shum kend,
.
Por s’m’len me heshte sot pamja e mrekullueshme;
T’betohem, o lexues, per keto fletë
Te Komedise, – paste hire te vazhdueshme, –
.
Se pashe une nje perbindsh drejt nesh perpjete
Tue ca mu si me not mjegllen e ndyte, –
Me trandë dhe ate zemer qe nuk trandet lete, –
.
Si merr me dale nga deti ai qe asht zhyte,
Spirancen per te nxjerre per shkamb ngujue
O tjeter gja, dhe jepet me qite kryet
.
Trupit tue i dhanë, kambët tue kruspullue.
Komentet