VOAL

VOAL

KANGA E NDOC MIRAKËS – Nga Prof. Ernest Koliqi

November 21, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Bibjan Mirakaj 4 years ago Reply

    Bibjan Mirakaj
    Falenderoj VOAL-Voice of Albanian per botimin e poemes se Prof. Ernest Koliqi, kushtuar atit tim te ndjere Ndoc Kol Mirakaj. Ne respekt te lexuesve te sotem , ne vijim po e sjell kete poeme te transkiptuar ne shqipen aktuale nga mikja jone, Doktoresha e Shkencave Albanologjike, Merita Sauku Bruci
    Kënga e NDOC KOLE MIRAKAJ
    nga Prof. Ernest Koliqi
    Nga Zoti u vendos mbi shpate të ashpra fisi
    pararojë e Perëndimit
    dhe turri i asnjë thëllimi
    në rrjedhë të moteve nuk mundi ta trondisë
    shkëlqyen këtu pari e u shembën
    Perandorë madhështorë e Sulltanë të rreptë
    që ai veç emrin ia mësoi
    se e ndjente veten mbret mbi shkëmbinj viganë
    I strukur në kulla vetmitare përmbi maja
    buzë votrës shpesh i lodhur nga urija
    ky besnik i ndejti kanunit
    Të stërgjyshave fisnikë e s’u bë vasal
    Dhe kur urija shtrëngonte
    ndonëse të veshur me zhele e mbathur opinga të grisura
    bukën e thatë me shije hante e i lulëzonte në gojë e gëzueshme kënga
    Bylmet prej Perëndie, lirija rrojtjes
    dhe gjellës i jepte shije
    brezat me këtë shije u përtërinë
    shqip Zotit duke ia drejtu lutjen e shpresën
    Bylmetin plot ajkë atë të dhenvet, të ruajtun në skuta
    e fshehte në dollap, me ia përgatit
    mikut sofrën bujarisht, kur në derë trokiste
    Këtë rrojtje të thjeshtë në këto shkrepa të shkreta
    Kush mundi t’ia lakmojë
    kujt i shkoi mendja të shuajë
    një fis të harruar, ngujuar në gojëdhanat e veta
    Stuhia e të pafeve
    që bërtet “jepi të mira e gja skamnorit (i varfër)”
    më të varfërit fis që bota
    Njeh, deri bulmetin e ruajtur për miqt ia mori.
    Stuhia e furishme që merr frymëzim nga Moska
    deshi të shkulë nga rrënjët në këto shpate
    doke e zakone, altarë
    të mbruajtura në magjen e qytetërimit që njohu
    Perëndimi, se të pashuajturai mbante edhe në varfëri lidhjet jetike
    brez pas brezi të trashiguara që e bënë Shqipërinë Europës me i ndejt besnike.
    Të tërbuar për gjak, altarët i shkelën me këmbë
    me gjak shuan në vatra zjarrin
    duke u rrekur me lëndu (prish) tharmin
    e qytetërimit perëndimor të skalitur në zemra.
    E fisi u mek. Në Malsi flaka e qëndresës sa vinte e shuhej
    kur heshtja u trondit nga një kushtrim që ushtonte lart. Ish Ndoc Miraka
    Kreshnik i ri, ti u shfaqe në kufijtë e vjetër
    Flakrove në sulmim e doke e trashëgime
    në gjak i shugurove dhe u dhe një tjetër shndritje mbi trojet e përgjakura
    kundra të çoroditurve të dehur në ethe t’huaja i dole mburojë Shqipërisë
    Duke çuditur dhe armiqtë me vepra t’huaja e shpejt rrodhën curril me hove të reja
    gurrat e vlerave të moçme për prijës ty të zgjodhën burrat
    Dhe epopenë e Gjonmarkajve vazhdove.
    Në majë të lavdisë u ngjitejo vetëm dëshmove se je fis dragonjsh
    por edhe se sa rreze drite
    Lëshon një pinjoll që rritet me frymën e zakonit
    egërsinë gjakatare dhe mërinë e tërbimit
    vala jote përballi me atë virtut që në shpirt të ndezi
    Prindi, duke të mësuar urtërinë e vetmohimin
    as t’i shkuli shkolla
    ato me qumshtin e nanës i thithe, shtysa fisnike,
    me idetë e stërholla
    që nxisin me përbuz vetitë shqiptare
    e ra dëshmor për kombin e vet: veç prap mbi shpatë
    trimërija jote e madhe vezullon ndë rradhët e djemve që ranë në luftë me thirrjen tënde
    Ashtu, Ndoc, si mbas majave,
    në shkëlqimin e vet perëndon buzë mbrëmjes dielli me ar mbi gjethe lisash
    duke e mbushur deri vonë të pavenitur qiellin
    O flijim i bardhë, përjetësuar në këngë lahute ngushëllim, nga Zoti i Madh
    për kobin që na lodhi tepër
    kërkoj, të dëgjohesh në psherëtima lutjeje
    ndërsa fisi, motra e nana
    o dalëzot i vatrave ndër zhurma të tmerrit derdhin lot tek murrana (guri i varrit)
    që të mbulon, tue sjellun mbi të dafina nderi.
    le të mos qajnë per ty vetëm arbnorët e arbnoret
    të vajtojë me lot në faqe
    edhe Europa , zonjë harraqe
    që s’e di sa të forta i ka në Shqipëri llogoret
    se, Ndoc, ky flijimi yt
    deshi, me gojdhanat tona të ruajë edhe atë kezë
    qytetërimi hirëplotë që i farfurin në ballë Europës plot dritë

Komentet

Leslie’s (1916) 200.000 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë vdekur nga uria — Nisma e amerikanit për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

Burimi : Leslie’s, 2 nëntor 1916, faqe n°18 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025   Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen n°18, një shkrim asokoh . . .

Revista argjentinase (1930) Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë

Burimi : Caras y Caretas, 19 prill 1930, faqe n°144 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025   “Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144, një shkrim asokohe rreth m . . .

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940): “Kjo është një nga fotografitë më të mrekullueshme që kemi botuar ndonjëherë…”

Burimi : Sunday Pictorial, e diel, 7 janar 1940, f. 14 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2025   “Sunday Pictorial” ka botuar, të dielën e 7 janarit 1940, në faqen n°14, një shkrim . . .

Die Transvaler (1979) Pas një qëndrimi të përkohshëm në Rodezi (Zimbabwe), familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në Afrikë të Jugut

Burimi : El Diario Palentino, e enjte, 8 shkurt 1979, ballinë Nga Aurenc Bebja*, Francë –  29 Maj 2025   “Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim . . .

“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”- Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha

Historia e panjohur e bashkëpunëtorit më të afërt të Enver Hoxhës, Nesti Kerenxhit, që njihet si një prej ish-drejtuesve kryesorë të LANÇ-it në Korçë dhe më vonë, si ish-anëtar i Byrosë . . .

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”- Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

Nga Ndue Dedaj Është e habitshme se si regjimi komunist, asnjëherë nuk i kuptoi kosovarët që kaluan kufirin për të gjetur lirinë në “Shqipninë nanë”, por herët a vonë, i shpalli njërin . . .

A  JU  KUJTOHET PAPA  GJON  PALI  II ?- Pergatiti Fritz RADOVANI

  PAPA GJON PALI II                                                                 ”EDHE AJO NGJET… PO, PO, NGJET… KA MUNDESI EDHE AJO… POR, DROGEN  JO!.. …DROGEN  JO !.. JO ! JO !. . . .

Kujtimet e Uran Kalakullës: Ish-shoku i klasës Thoma D., një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit erdhi te kamp-burgu jonë dhe kur më pa…

Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e . . .

“Hyrja në ambasada kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’ i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! Historia e panjohur e korrikut ’90-të

Më 2 korrik 1990, pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë, çelën dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gat . . .

Ngjarjet e panjohura të vitit 79-80’ku vdiqën 55 njerëz: “Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku i Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”

Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al / Viti i largët 1979, përveç tërmetit të 15 prillit, ku humbën jetën rreth 36 persona (sipas variantit zyrtar), duket se do të mbahet mënd, apo më saktë ka . . .

“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

Nga Ruben Avxhiu -2 Korriku dhe një histori personale – Memorie.al / Plot 35 vjet më parë, në 1 korrik 1990, familja ime filloi pushimet vjetore në një nga plazhet e Durrësit. Besoj te . . .

“Tri fatkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; Iu dogj shtëpia dhe arkivi, stuhia i shkatërron studion, lumi Osum…”- Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

  Nga Qerim Vrioni Ndër fotografët e Beratit, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e qytetit në shekullin e kaluar, është dhe Ilia Xhimitiku. Madje, ai për kohëzgjatjen e veprim . . .

Send this to a friend