Dje ishte 95-vjetori i lindjes të kantautorit Avni Mula që është padyshim një pikë referimi për muzikën e këtij vendi. Edhe pse këtë shkrim për memorialin e tij e kisha gati prej kohësh, me dashje nuk e hodha dje, pasi doja të shihja se kush dhe si do ta kujtonte. Sigurisht që nuk u habita shumë, pasi në këtë vend gjithçka funksionon mbrapsht në lidhje me vlerësimin-kontributin e artistëve të një epoke bardh e zi.
Këtë historik të shkurtër po e shkruaj vetëm që më të rinjtë të mësojnë dhe të vjetrit të kujtojnë dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi imazhe të tilla në asnjë rast nuk kanë nevojë për dy fjalët e mia. Madje që të jem i sinqertë, ky shkrim nuk u bë as për shkak të njohjes sime me të, as për marrëdhëniet e pandërprera të familjes sime me familjen Mula (të cilat ekzistojnë prej afro 8 dekadash) dhe as për ndonjë qëllim tjetër, pasi përveç kësaj, shpesh shkruaj dendur për biografitë e Artistëve.
Për mua, një perceptim negativ përbëm me siguri edhe fakti i harresës së plotë të tij nga Festivalit i Radiotelevizionit vitet e fundit, sidomos po të marrësh parasysh se statistikisht konsiderohet, në mos jo personi me më shumë vlerësime (si në nivel kompozimi edhe në interpretimi) sigurisht një nga personat me më shumë çmime në historinë e tij 61- vjeçare, diçka që me kalimin e kohës mund ta justifikoj pjesërisht, sidomos nëse e gjykoj festivalin nga një këndvështrim artistik.
Sa për drejtësinë e historisë, duhet theksuar në këtë pikë pjesëmarrjen e tij në festival që në Dhjetor 1962, ku Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj” me tekst të Ismail Kadaresë dhe Luigj Gurakuqit, të dubluar nga Meliha Doda.
Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula dhe Gjoni Athanas, marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.
Me muzikë të Kristo Kotes dhe tekst të Haki Bejlerit të dubluar nga Florinda Gjergji.
Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese” Me muzikë të Vangjo Novës dhe tekst të Nazmi Kuqit dubluar nga Ylber Gimjani. Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”. Me muzikë të Agim Prodanit, tekst të Dionis Bubanit dhe Odise Grillos të dubluar nga Sulejman Çela. Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane” të dubluar nga Fatbardha Bengu. Në festivalin e 3-të, 1964. Merr pjesë me këngën “Natë feste” të kënduar nga Melita Shehu dhe dubluar nga Qemal Kërtusha
Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise” të dubluar nga Vaçe Zela. Çmimi i tretë. Në festivalin e 5-të, 1966. Merr pjesë me këngën “Nl këngët tona ligjero” të kënduar nga Gaqo Çako dhe dubluar nga Ramiz Kovaçi.
Në festivalin e 7-të, 1967. Merr pjesë me këngën “letër nënës ” të kënduar nga i madhi Hysen Koçia dhe dubluar nga Ema Qazimi.
Në festivalin e 8-të, 1969. Merr pjesë me këngën “mësuesja e re ” të kënduar nga ai vetë dhe të dubluar nga Thëllënza Akcani
Në festivalin e 9-të, 1970. Merr pjesë me këngën “vallja që s’mbaron”me tekst të Vllasova Mustës të kënduar nga Vladimir Muzha dhe dubluar nga Valentina Gjoni
Në festivalin e 10të, 1971 Merr pjesë me këngën “gëzuar”me tekst të Agim Shehut të kënduar nga Hysni Niko Zela të dubluar nga Fatbardha Hoxha DishoNë festivalin e 11-të, 1972. Merr pjesë me këngën “përshëndetje”me tekst të Tonin Milotit të kënduar nga Petrit Dobjani.
Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kodrina e paharruar” me tekst të Tonin Milotit të dubluar nga Xhovana Doko. Në festivalin e 14të, 1975. Merr pjesë me këngën “Partia Prin”me tekst të Xhevahir Spahiut të dubluar nga Pëllumb Kurtishi. Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin” me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Vaçe Zela dhe fitojnë çmimin e parë. Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Alida Hisku.Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im” me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Ema Qazimi.Në festivalin e 18-të, 1979 kompozoi këngën trëndelinë e këngë me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Ema Qazimi dhe më këngën “Rron stalini midis nesh” me tekst Pandeli Koçit të kënduar nga Ramiz Kovaçi. Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese” me tekst të Koçi Petritit të dubluar nga Ema Qazimi.Në koncertet e Majit të vitit 1979, kompozon Këngën për Asim Vokshin” me tekst të Hysni Milloshit, të kënduar nga Gjergj Sulioti
Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.me tekst të Hysni Milloshit dhe të dubluar nga Alida Fiqirete Hisku
Në festivalin e 21-të këngës, 1982, fitoi çmimin e parë me këngën brilante “Një djep në barikadë” me tekst të Hysni Milloshit të kënduar nga Marina Grabovari dhe LUAN ZHEGU
Në festivalin e 23 të këngës, merr pjesë me këngën “këndon e gjithë Shqipëria” poashtu me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Irma Libohova Kaso dhe Genc Hoxha.
Në festivalin e 24 të këngës merr pjesë me këngën “Tek ajo dritare”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga i ndjeri Tonin Tërshana
Në festivalin e 25 të këngës merr pjesë me këngën “Mëngjeset e atdheut”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Kozma Dushi
Në festivalin e 26 të këngës merr pjesë me këngën “bjer kitara ime”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Liljana Kondakci
Në festivalin e 27 të këngës merr pjesë me këngën “Kur vallëzojml tok”, me tekst të Agim Doçit, kënduar nga Morena Reka
Në festivalin e 28 të këngës merr pjesë me këngën “Borë me hënë”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga nga Bashkim Alibali dhe Mimoza DhamoNë festivalin e 29 të këngës merr pjesë me këngën “Do trokas”, me tekst të Agim Doçit kënduar nga Morena Reka, Genc Iliazi dhe Foel GrilloNë festivalin e 30 të këngës merr pjesë me këngën “kosovares që ma prishi gjumin “, me tekst të Agim Doçit, kënduar nga Gëzim Çela. Në vitin 2016 kompozoi këngën “Dashuria është magji” kënduar nga Gjergji Sulioti dhe Zhani Sulioti
Nga ana tjetër, megjithatë, duhet të themi se ka një kontribut të madh edhe në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku baritoni shkelqyer ka spikatur në role të veçanta. Debuton me suksesi në rolin e parë në operën kavaleria rustikana të Maskanjit (1958) në rolin e Alfios. Në berberi seviljes të Rosinit (1958) realizon një figure elastike qe di të sjelle në majë të gishtave të gjithë personazhe te operës me lojën e tij të shkathët. bindës është edhe tek roli i Onjeginit tek Evgjeni Onjegin (1959), si Malatesta tek Opera Don Paskuale (1959) por edhe si Gjeta tek Mrika e Prenkë Jakovës (1959 dhe 1966). Kryevepër ishte edhe tek roli i Ivanit në opera Pravnera të Tish Daisë (1960) ose dhe në figura e veçantë e Zhermonit në Traviata e Verdit. Gjatë vitit 1961 realizon konsullin Sharples nga Madama Baterflaj si dhe Kriston nga Lulja e Kujtimit të Kristo Konos. Më vonë pason Toreadori Eskamilio në operen Karmen, Kurizoja Tonio nga Opera Palaçot, Marseli nga Bohema e Puçinit, Zurgai nga Peshkatarët e Perlave, Boni nga Princesa e Çardashit si dhe kulminacioni i tij, Rigoleto në vitin 1965. Një vit më vonë interpreton Figaron në Berberin e Seviljes të Rosinit por dhe Figaron nga Dasma e Figaros të Moxartit. Ndërsa ka ndritur edhe si kuestorin fashist në operën Heroina të Vangjo Noves si dhe në rolin e Françeskut në operen Skënderbeu të vitit 1968.
Gjithashtu Avniu Mula, ka kontribut edhe në festivalet për fëmijë me afro 500 këngë që disa prej tyre kanë fituan çmime.Kontribut ka pothuajse në të gjitha festivalet e këngës të rretheve, në anketat legjendare të radio Tiranës (15 çmime të para), në Ansambli i Ushtrisë, në dekadat e Majit, në festivali kur vjen pranvera, në festivali i serenatës në Korçë duke arritur një numër prej 1500 këngësh të shkruara, 30 vepra te dokumentuara ne TOB si: kantata, suita, tabllo, poema sinfonike te ekzekutuara dhe me partitura, Operat Borana, Nëna e Trimave, Opereta Karnevalet si dhe Muzikë filmash.
Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska dhe zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.
Prandj për të gjitha arsyet e mësipërme dhe për shkak se artdashesi duhet të ketë dinjitet he mirënjohje, ia vlen t’i kushtojmë pak kohë Avni Mulës, veçanërisht ata që duan të quhen artdashesh me edukatë muzikore të gjerë, pa le ata që janë të diplomuar.
Asgjë më shumë dhe asgjë më pak , pasi mbi të gjitha vepra e tij flet vetë.
Komentet