LIVERPOOL – Klubi futbollistik Liverpool, edhe zyrtarisht ka përforcuar radhët e veta me lojtarin Xherdan Shaqiri, dhe këtë për një shumë të vogël parash për kushtet e sotme, 13 milionë sterlina (rreth 15 milionë euro). Trajneri i “redsave”, Jurgen Klopp, deklaroi se nëse një lojtar i kalibrit të Shaqirit është në dispozicion, dhe nëse jeni të mençur, do të duhet të reagoni menjëherë.
Shaqiri mbërriti në Anfield nga Stoke City, i cili sezonin e kaluar nuk mbijetoi në Premierligë, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
“Kur një lojtar siç është ai, nga kushtet e krijuara është në dispozicion, atëherë nëse jeni të mençur reagoni menjëherë, ndërsa ne jemi të mençur”, theksoi Klopp.
“Ka shpejtësinë dhe teknikën, kur është në fushën e futbollit, ai nivelin e duhur të arrogancës, gjithmonë është i guximshëm dhe kërkon një top si dhe i pëlqen të ndikojë në zhvillimet gjatë lojës. Këto janë kushtet e nevojshme për të luajtur për ne”, tha më tej trajneri gjerman i Liverpoolit, i cili shtoi se njeh Shaqirin që nga koha kur luante me Bazelin dhe më vonë me Bayernin e Mynihut.
Shaqiri filloi karrierën e tij në Bazel të Zvicrës, nga i cili në vitin 2012 u transferua në Bayern. Në gjigantin gjerman nuk regjistroi paraqitjet e nevojshme për çka u transferua në Itali tek skuadra e Interit, pas çka vendosi që karrierën ta vazhdojë në Angli.
Në Stoke regjistroi 92 paraqitje zyrtare në të cilat shënoi 15 gola. Me fanellën e Zvicrës, Shaqiri ka regjistruar 74 paraqitje me 21 gola. aa
Komentet