VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Ju dua shumë”, Sfakanakis flet shqip: Nuk i kam thënë kurrë ato fjalë për shqiptarët (VIDEO)

By | May 22, 2018

Komentet

Fillon seanca për dënimin e aktorit Bill Cosby

Sot fillon një seancë dëgjimore dy-ditore pas së cilës do të jepet dënimi për komedianin e njohur amerikan, Bill Cosby. Cosby u gjet fajtor për tre akuza në prill për drogimin dhe ngacmimin e një gruaje në vitin 2004. Secila akuzë bart një dënim maksimal prej 10 vjetësh. Rasti Cosby është përshëndetur si një moment historik në lëvizjen MeToo e cila ka çuar në rënien e shumë figurave të spikatura, të ekspozuara për sjellje të pahijshme seksuale.

Ikona e televizionit amerikan, Bill Cosby kthehet në gjykatë të hënën për një seancë që mund të përcaktojë se ku do ta kalojë pjesën tjetër të jetës.

Dikur i njohur si “babai i Amerikës”, komediani përballet me dënimin për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje në vitin 2004.

“Nuk është e paimagjinueshme që gjyqtari ta dënojë atë me burg dhe të urdhërojë që ai t’u dorëzohet menjëherë nëpunësve të burgut në atë seancë”, thotë avokatja Areva Martin.

Dhe burgu është ai që dëshirojnë për të shumë nga 60 gratë që thonë se Cosby gjithashtu i ka droguar dhe i ka ngacmuar disa dekada më parë.

“Me të vërtetë mendoj se është e rëndësishme që ai të kalojë ca kohë pas hekurave. Ai ka kryer aktin, është dënuar për të dhe ai duhet të bëjë dënimin si gjithë të tjerët”, thotë Lise-Lotte Lublin, një nga akuzueset e Cosby-it.

“Udhëzimet kërkojnë shumë më pak. Është e mundur që ai të kalojë një deri në katër vjet burg. Sipas ligjit të Pensilvanisë, shpesh këto akuza janë të kombinuara në një akuzë të vetme për qëllime dënimi”, thotë Mike Sesak, gazetar i Associated Press.

Cosby është personi i parë i famshëm që dënohet në epokën e lëvizjes #metoo. Lëvizja ka ekspozuar shumë ngacmues seksualë të profilit të lartë në botën e politikës, argëtimit dhe atë të lajmeve.

“Lutem që të dënohet 30 vjet. Ai meriton çdo vit. Ne të gjitha kemi vuajtur shumë, e ngritëm zërin për shumë gra dhe ai duhet të kryejë dënimin maksimal”, thotë Chelan Lasha, akuzuese e Cosby-it.

Gloria Allred, avokatja që përfaqëson dhjetëra akuzuese të Cosby-it, thotë se gjykata duhet të dërgojë një mesazh me dënimin që do të marrë.

“Është koha që ai të përballet me pasojat e veprimeve të tij kriminale”.

Cosby ka pohuar se takimet e tij me gratë kanë qenë konsensuale. Ekipi i tij i mbrojtjes pritet ta apelojë vendimin.

Elia Zaharia, princesha e Festivalit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë – Nga Vepror Hasani

Aktorja Elia Zaharia e befasoi Korçën që në momentin e parë të provave. Ishte tejet e veçantë në rolin e saj. Kush pati rastin ta shihte nga afër, tha se ajo ishte shfaqur si një princeshë në një botë që nuk kishte dritë. Ndaj të gjithë prisnin ditën që do të shfaqej komedia “Vetëvrasësi”. Elia Zaharia kishte rolin e Mashës, bashkëshortes së Simonit që donte të vetëvritej sepse i ishte mërzitur jeta dhe nuk duronte dot më. E kishte të pamundur të jetonte. Shpesh ngrihej në mesantë dhe kërkon koburen që e kishte fshehur në kutinë e zezë të klarinetës, por nuk ka guxim “t’ia heqë vetes”. Edhe komedia kishte patur peripecitë e veta. “Vepra ishte shkruar nga dramaturgu rus Nikolai Erdman, në vitin 1928, por u ndalua të vihej në skenë nga regjimi stalinist, sepse për pushtetarët shfaqja kishte qenë e frikshme. Autori u internua në Siberi. Thuhej që ishte një nga dramat më të mira të shkruara në kohën e Rusisë komuniste. Dhe e vërteta ashtu kishte qenë: komedia-satirë mbeti kryevepra e tij. Deri më tani kjo vepër nuk ishte përkthyer asnjëherë në shqip. Gjithçka u mor përsipër nga regjisori Sulejman Rushiti; edhe përkthimin e kishte bërë vetë. Të gjitha këto e vishnin shfaqjen me mister. Ç’fshihte vallë brenda vetes kjo komedi që kishte trembur më të fuqishmit e Rusisë?! Roli i Elia Zaharisë ngjasonte shumë me atë të princeshës që përpiqej të shpëtonte gjithçka mundej nga ajo botë e frikshme. Qytetarë të shumtë të Korçës prisnin ngjitjen e shfaqjes në skenë. Vetëm atëherë do të mund të mësonin të vërtetat e kësaj komedie. Do të kuptonin nëse shoqëria shqiptare ende vuan nga atavizma të kohës së Stalinit. Shfaqja ishte projekt përbashkët i Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Loja e Neritan Liços (“Vetëvrasësit”) shkëlqente. Edhe skenografia ishte e Sulejman Rushitit.

 

 “Vetëvrasësi”

 

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita, pjesë e kësaj komedie në rolin e Serafinës, vjehrra e Simonit që kërkon të vrasë veten, shpjegon: “Vetëvrasësi” është një personazh shumë social, por në rrethanat e tij gjithësecili mund të jetë një vetëvrasës. Ai s’ka një rrugë të përcaktur, nuk di ku do të mbërrijë. Jeta e tij është pa zgjidhje, gjendet në udhëkryq. Ka probleme të shumta që e ndjekin pas prej vitesh. Është një burrë që dëshiron të investojë për familjen, por nuk mundet; dëshiron të punojë por nuk gjen dot punë. Jeton fal gruas së tij, Mashës, dhe vjehrrës, Serafinës. I gjendur në këto rrethana, tejet i lodhur prej jetës, befas shpërthen, ngre krye, deklaron se do të vrasë veten, por askush nuk e ndihmon të dalë nga situata ku gjendet. Shoqëria e kohës së tij është e paaftë të gjejë zgjidhje: intelektuali, poeti, gazetari, prifti, gruaja që lufton për të drejtat e grave, dashuria, femra e bukur etj; madje të gjithë personazhet janë qesharakë e të paaftë për të krijuar një shoqëri të denjë për veten e tyre. Përkundrazi, ata i kërkojnë Simonit të vetëvritet për ta. “Ti duhet të vetëvritesh për ne”, është lutja më e thellë e tyre. Pra, ai duhet të vetësakrifikohet në emër të të gjithëve, sepse të gjithë janë si ai, – të pashpresë. Në të vërtetë Simoni nuk dëshiron të vrasë veten, ai e paralajmëroi vetëvrasjen me shpresën se njerëzve do t’u vinte keq dhe do ta ndihmonin, por ndodhi e kundërta, ata nisën t’i kërkonin me ngulm vetëvrasjen, sepse ata të gjithë ishin për të të ardhur keq. Edhe pse gjithçka dukej tragjike, situatat paradoksale sillnin shpërthime të qeshurash pa fund. Të vërtetat thuheshin përmes humori të zi, ndaj edhe të qeshurat ishin me gjithë shpirt. Thuheshin  të vërteta që shpesh ne nuk i themi dot.

 

Masha

 

Mes kësaj bote të errët, shfaqej Masha, bashkëshortja e “Vetëvrasësit”,  interpretuar nga Elia Zaharia, e cila shfaqej si një princeshë, sepse ishte e vetmja që qëndronte mbi të gjithë, shpesh mbështetjen e gjente te nëna e vet, Serafina. “Masha punon gjithë ditën në fabrikë, – vijon të na shpjegojë aktorja Zamira Kita, – lodhet shumë mundohet, mban edhe burrin, por për shkak të lodhjes dhe papunësisë së bashkëshortit, acarohet edhe nga konfliktet më të vogla dhe hyn në kontradiktë me të shoqin. Atij i hahet bukë, por lekët që merr nga fabrika nuk mjaftojnë, megjithatë ajo nuk i thotë vdis, nuk ia ndalon bukën, veçse nuk mund të ngrihet në mes të natës t’i shërbëjë të shoqit, sepse ende ka nevojë për çlodhje dhe qetësi. Ndërkaq aktorja Zamira Kita shton:  “Mashka është një nga personazhet kryesore të veprës; fal interpretimit të Elia Zaharisë pamë një personazh shumë të bukur si karakter”. Masha përpiqej të mbijetonte, por e ka të vështirë. Në shtëpinë ku banon ajo, jetojnë dhe shumë familje dhe persona të tjerë që bëjnë jetë të degjeneruar; ambienti ngjason gati-gati me një shtëpi publike, ku brenda saj hyjnë e dalin meshkuj që shkojnë me femra. Në marrëdhëniet me ta krijohen konflikte. Shumë e vështirë për të qëndruar njeri i ndershëm. Atmosfera e krijuar prej lojës së aktorëve plotësohej mjeshtërisht edhe nga kolona zanore, interpretuar prej instrumentistëve Nexhildo Sula, Edi Qesaraka, dhe këngëtares Laxarela Deti.

 

Testamenti i vetëvrasësit

Jeta e “Vetëvrasësit” bëhej gjithnjë e më e vështirë. Që nga dita kur ai tha se do të vriste veten, intriga u mbajt gjallë. “Albano Prodani në rolin e një “horri” të kamufluar”, siç e përshkruan Josif Papagjoni, mban nën kontroll gjithçka: kontrollon korridorin e përbashkët publik ku flenë shumë familje dhe persona; nxit Simonin të vetëvritet dhe të shkruajë me dorën e tij arsyet pse u vra; nëse e shkruan testamentin, familja e tij bëhet  përfituese e shumave të mëdha. Të tjerëve u thotë: kush merr testamentin, lartëson misionin e vet për të cilin lufton. Për realizimin e intrigave shfrytëzon dhe lokalin e vet ku gjithçka që gëlon aty është degjeneruese dhe amorale. Pas kësaj të gjithë duan të jenë përfitues të testamentit. Testamentit e dëshiron Jegori, gazetari, i cili ka një portal të vetin, ëndërron të jetë i pari në njoftimin e vetëvrasjes dhe  portali të ketë ekskluzivitetin. (Roli i Jegorit, edhe pse ishte djalë u luajt bukur nga nga Paola Kodra). Testamentin e dëshiron edhe poeti, luajtur nga Mateus Frroku për të lartësuar poezinë; e dëshiron gruaja që lufton për të drejtat e grave, luajtur nga Blerta Belliu, që të lartësojë gruan; e dëshiron prifti, luajtur nga Ligoraq Riza, që lartësojë Kishën; e dëshiron vajza e bukur, luajtur nga Olta Gixhari që të lartësojë bukurinë; e dëshiron vajza që josh meshkujt që vijnë në lokal me kërcime mbi tavolinë e tekste provokuese, luajtur nga Ilda Pepi, që të lartësojë dashurinë; e dëshiron më shumë se të gjithë intelektuali, luajtur mjeshtërisht nga Shkëlqim Jaupi, që të çojë përpara vendin dhe shoqërinë. Të gjithë zbulojnë anën falsifitetin e jetës së tyre, dhe të gjithë shikuesit shkulen gazit, sepse sot pazare të tilla janë të përditshme. Në këtë ndërthurje interesash, Albani krijon lidhjen dhe trillin e veprës.

Princesha Elia Zaharia

 

E vetmja që i dhuronte dashuri “Vetëvrasësit” (Simonit), ishte bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, në rolin e Mashës. Me dhembshurinë e saj arriti t’i përcillte fisnikëri botës së pashpresë ku jetonin. Loja e saj ishte e mrekullueshme, mori edhe më shumë dritë fal aktorëve të talentuar që e rrethonin. Roli i Zamira Kitës ishte shumë i bukur, i këndshëm, me shumë humor, sepse vetë karakteri i Serafinës ishte paradoksal. “Ishte një rol që më dha shumë kënaqësi,- rrëfen aktorja Zamira Kita, – u përpoqa t’i shtoj edhe pak humor nga karakteri im hokatar. Më shijoi shumë loja me Neritan Liçaj dhe Elia Zaharinë. Edhe Albano Prodani solli një karakter të bukur, krijoi shumë humor sepse vetë Albano është aktor karakteri dhe humori. Paola Kodra krijoi një karakter unik që rallë e gjen në teatrin dhe dramaturgjinë shqiptare. Ishte rol i dytë i saj që shkëlqente. Olta Gixhari me rolin e vajzës së bukur të dashurisë ishte një vajzë  simpatike, sensuale me karakter shumë të veçantë në vepër. Blerta Belliu solli një rol mjaft të bukur. Intelektuali, i realizuar nga Shkëlqim Jaupi, ishte një rol që ai nuk e kishte patur në jetën e tij aktoriale, krejt ndryshe nga ato që ka luajtur, por solli një rol befasues. Ligoraq Riza pati një interpretim të vërtetë, shumë të brendshëm dhe të bukur. Ilda Pepi me sensualitetin e saj ia doli të përcjellë një vajzë të bukur e të këndshme. Mateus Frroku me kostumin e tij të bardhë, pardesynë vishnjë solli një poet elegant dhe të dashur nga pamja,  karakteri dhe emocioni që përcolli. Por, pa harruar këtu kostumografen Bernarda Gjata që i dha vlera shfaqjes”. Ndërsa Miho Gjini shkruan: “Por le të evidentojmë këtu interpretimin e mrekullueshëm të dy personazheve kryesor Liçaj-Zaharia, ku komiciteti i tyre buronte natyrshëm nga vuajtjet e tyre, pa e “lozur efektin komik së jashtmi”, qe është  e do të mbetet si kriter bazë në konceptimin e përgjithshëm të interpretimit të karakterit të figurës komike, si një evoluim i brendshëm i halleve  të tyre”. Dhe vërtet: Mes aktorëve të talentuar, Elia Zaharia me rolin e Mashës, la mbresat e një princeshe të dashur.

 

Vetëvrasja

 

Ditët kalojnë dhe gjendja e “Vetëvrasësit” bëhej më e rëndë. Të gjithë shkojnë njëri pas tjetrit për t’i kërkuar testamentin. Shkonte tek ai dhe vajza e bukur që t’i kërkonte që testamentin ta linte për dashurinë, por vajtjet e saj të herëpashershme krijuan përshtypjen sikur Simon ishte lidhur me të. Ela Zaharia (Masha) fillon të ndihet e shqetësuar, ikën nga shtëpia. Dëshpërimi bëhet edhe më i madh për bashkëshortin e saj Simonin. Banorët që jetojnë në korridorin e përbashkët publik vijojnë t’i kërkojnë vetëvrasjen. Si gjithnjë, në gjendje dëshpërimi Simoni dehet për të harruar gjithçka. Duket sikur është në grahmat e fundit të vdekjes. I kërkojnë të shkruaj testamentin dhe ai e shkruan. Të gjithë mendojnë se vdiq. I përgatisin festën e lamtumirës, i sjellin edhe arkivolin. Elia Zaharia, bashkëshortja e tij, kujton se ai po vdes  dhe atë çast i shpërthen nga brenda dashuria e madhe që ka për të, dëshira për ta ndihmuar që ai të mëkëmbet që së bashku të rrisin jetën familjare dhe bashkëshortore. Loja e Elia Zaharisë rrëmben spektatorin: “Elia Zaharia, thotë Zamira Kita ishte shumë e saktë në lojën e vet, ishte konkrete, kishte shpërthime  të bukura, energji e gjitha në skenë, rruajti ritmin dhe figurën artistike nga fillimi deri në fund. Pra edhe mendimi im ishtë që ajo ishte aktorja më e mirë e Kokofestit (Korca Komedi Festival) dhe juria këtu ka dhënë vlerësimin e duhur. Finalen e shfaqes e sjell me pak fjalë Josif Papagjoni: “Dhe kur plumbi i vetëvrasjes pritet të dalë prej revolverit, shfaqja mbyllet me një paradoks. Dëgjohet një krismë vetëvrasjeje, por jo e tij, është prej dikujt tjetri, e një gazetari të ri, mbase edhe më i parealizuar dhe më i stresuar se vetë Simoni. Vdekja, pra, ndodhi. Dhe në buzë ikën shakaja dhe mbërrin dhimbja…”.

 

Mesazhi i shfaqjes: Vdes po nuk kam faj!

 

Për mesazhin e shfaqjes Miho Gjini shkruan: “Edhe kur vendos që t’i japë fund jetës së tij të vështirë e me plot komplikacione, personazhi qendror Simoni, ky lloj tipi krejt i veçantë, do të lërë pas një letër të shkurtër me fare pak fjalë, ku shkruan se, me vetëvrasjen e tij nuk ka faj, por që të gjithë kanë faj! Në këtë hulli është e mpleksur për të e gjithë shoqëria e qeveria, gruaja e të dashurat, miqtë e shokët e afërt, bile edhe komshiu që nuk e lë të qetë, por edhe vjehrra që i fut hundët këtu, në sferën familjare, me maninë, tutelën dhe pangopësinë e saj nga përfitimet që mund të nxjerrë edhe prej kësaj vetëvrasjeje të dhëndrit! Por krejt i ndryshëm është pozicioni i Elia Zaharia (Mashës) në krahasim me shoqërinë që e rrethon. Këtë gjë e vë në dukje edhe Miho Gjini: “Po këta të dy, ndonëse flinin në të njëjtin krevat, dallonin për temperamente krejt të ndryshme, Simon- Liçaj për karakterin e vet të rrëmujshëm, herë brenda tragjedisë që e ka pllakosur e herë në linjën absurde të rrethanave, po të veta, në atë realitet të ashpër, ndërsa Masha-Zaharia mbart përherë  shqetësimin nga ky mizerabilitet i jetës së varur në fijet e perit, me këtë bashkëshort që ajo nuk e sheh dot edhe pse nuk është për të, duke e dashur deri në fund ,- gjë që e lartëson së tepërmi si karakter njerëzor e si grua, në linjën e veprimeve të dyfishta të personazhit” gjë që Elia Zaharisë i lejoj ti jepte personazhirt fisnikëri e të veçonte si princeshë në atë realitet të pajetueshëm.

 

Çmimet

 

Në përfundim të edicionit të 5-të të Festivalit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë, juria e përbërë nga Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Adem Karaga, Rajmonda Bulku ndanë çmimet:

Shfaqja më e mirë, “Vetëvrasësi”, Teatri i Korçës dhe Teatri Kombëtar
Aktorja më e mirë, Elia Zaharia

Artistja e re, Paola Kodra

Më 23 shtator 1938 lindi aktorja Romy Schneider – Ylli tragjik i kinemasë

Më 23 Shtator 1938 lindi Romy Schneider. Jeta e aktores u shenjua nga dallgëzime të forta, ngjitje në maja pastaj rënie tragjike në jetën private. Një retrospektivë.

Romy Schneider ndërroi jetë shumë e re, 43 vjeç, me gjasë nga infarkti, shkaktuar nga ilaçet e shumta dhe alkooli. Miku i saj e gjeti aktoren e njohur në mëngjesin e 29 majit 1982  në tavolinën e shkrimit të banesës së përbashkët në Paris. Shumë vetë thanë atëherë, asaj „i plasi zemra”, duke pasur parasysh goditjet e rënda të fatit dhe ndjekjen hap pas hapi që i bënte shtypi. Por Romy Schneider e shijoi edhe suksesin e madh. Njëherë ajo ka thënë për veten. „Njerëzve u pëlqeu, publikut i pëlqeu, edhe mua më pëlqeu, kam qenë me fat, isha princesha para kameras, isha vazhdimisht princeshë!”

Romy Schneider si Sissi

Ylli i ëmbël i kinemasë gjermane

Që në vitet e para Romy Schneider, që lindi në Vjenë më 23 Shtator 1938 e kërkoi skenën, duke luajtur në krah të nënës së saj Magda Schneider. Karriera e aktores shënoi ngjitje me filmin sentimental „Sissi”, një seri ku Romy Schneider luan rolin e Elisabeth von Bayern, që u bë më vonë perandoresha austriake, e njohur si Sissi.

Romy Schneider íshte ylli i ëmbël i kinemasë gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u bë e famshme dhe e shijoi famën, derisa ajo e bëri të vuante duke e bërë të largohej në Francë. Doja të largohesha nga një „botë e vogël” ka thënë ajo, dhe në Francë iu duk se do të kishte mundësi për një jetë të re.

Romy Schneider angazhohet nga regjisorë të njohur

Edhe në Francë dhe SHBA, aktorja për një kohë të caktuar u bë yll kinemaje. Filmat e saj me regjisorë si Luchino Visconti,  Claude Sautet, Claude Chabrol apo Orson Welles e kthyen atë në një aktore të profilizuar që di të mishërojë karaktere të ndryshme. Në jetën private aktorja nuk e kishte të lehtë.

Romy Schneider me djalin David

Lidhjet e dashurisë dështonin, mediat e ndiqnin si gjahun jetën e saj private. Por më rëndë ajo u godit nga vdekja aksidentale e djalit të saj 14 vjeçar në korrik 1982, nga e cila Romy Schneider nuk e mori më veten.

Rreth 60 filma xhiroi aktorja që njihte sipas fjalëve të saj vetëm „gëzim qiellor” dhe „trishtim deri në vdekje”. Jehona e Romy Schneiderit nuk u shua edhe pas vdekjes së hershme, duke e kthyer atë në një figurë mitike të kinemasë.

Më 23 shtator 1930 lindi Ray Charles, këngëtar amerikan, tekst-shkrues, muzikant dhe kompozitor

Ray Charles Robinson (23 shtator 1930 – 10 qershor 2004), i njohur profesionalisht si Ray Charles, ishte një këngëtar amerikan, tekst-shkrues, muzikant dhe kompozitor. Charles ishte i verbër që nga mosha shtatë vjeçare. Charles e cilësoi Nat King Cole si inspirimin kryesorë per muzikë,por megjithatë muzika e tij influencohej edhe nga zhanrre tjera si jazz dhe blues. Frank Sinatra e quajti si i vetmi gjeni i vertetë në show-biz.
Në vitin 2004 Rolling Stone e renditi Charles të 10-in në listën e 100 artistëve më të mëdhenjë të të gjitha kohrave,kurse në nëntorë të vitit 2008 u rendit i 2-ti në listën e 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohrave.

Ray Charles

Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Ray Charles Robinson
Data lindjes:      23 shtatorë 1930
Origjina:      Greenville, Florida, U.S.
Vdiq:        10 qershor, 2004 (73 vjeq)
Websajti:         www.raycharles.com

Jeta dhe karriera

Ray Charles Robinson ishte biri i Bailey Robinson [1], i cili punonte si riparues i hekurudhave dhe si mekanik. Kur Charles ishte i mitur, familja e tij u zhvendos nga vendlindja e tij në Albany Gjeorgjia, dhe u kthye në vendlindjen e nënës së tij e Greenville, Florida.
Në vitet e tij të hershme Charles tregoi një kureshtje të madhe për objektet mekanike ,madje ai shkonte qdohere tek fqinjet e tij ti shikonte duke punuar në makinat e tyre bujqësore. Kurioziteti i tij muzikor u nxit në Red Wing Cafe të pronarit Wylie Pitman, e kur Pitman luante boogie woogie në një piano të vjetër ,ai më pas mësoi Charles se si të luajë piano vetëm. Charles dhe nëna e tij ishin gjithmonë të mirëpritur në Red Wing Cafe , dhe madje edhe ka jetuar aty kur ata ishin duke përjetuar vështirësi financiare. Charles filloi të humbiste shikimin e tij në moshën katër ose pesë vjeqare, [16] dhe ishte plotësisht i verbër nga mosha shtatë vjeqare, me sa duket si pasojë e glaukomës.Pavarësisht protestës së tij ai prap se prap filloi shkollimin në një shkollë në Florida për të shurdhër dhe të verbër prej vitit 1937-1945. Nëna e tij vdiq në pranverën e vitit 1945, kur Charles ishte 14 vjeç. Vdekja e saj erdhi si një goditje e rëndë për të.Ai më vonë, vdekjen e vëllait të tij dhe nënës i konsideroi si “dy tragjeditë më të mëdha” të jetës së tij. Charles u kthye në shkollë pas funeralit, por u përjashtua më pas në tetor për shkak të një shakaje me mësuesin e tij.

Vitet e vona (1983–2004)

Në vitin 1983, Charles nënshkroi një kontratë me Columbia Records. Ai ka inqizuar një varg albume të zhanrrit country , gjithashtu realizoi edhe disa duete me këngëtarë të njohur si: George Jones, Chet Atkins, BJ Thomas, Mickey Gilley, Hank Williams, dhe me mikun e tij të jetës Willie Nelson, me të cilin ai realizoi duetin nr.1 Country “Seven Spanish Angels”.
Albumi i tij i vitit 1993 “My World” ishte albumi i cili për një kohë të shkrutër arriti të radhitej i pari në Billboard 200.
Në fillim të viteve 1980 Charles filloi të fitonte një numër të madh të audiencës dhe si rezultat arriti të paraqitej në filma të ndryshëm dhe show të ndryshëm televiziv.
Në vitin 1980 ai u shfaq në filmin “The Blues Brothers”.Ai gjithashtu u paraqit në 4 episode e komedisë së famshme “The Nanny”, duke luajtur në sezonët 4 dhe 5, gjatë 1997-1998. Nga 2001-02, Charles u shfaq në reklama për Lotarinë New Jersey për të nxitur popullin me moton “Për çdo ëndërr, ka një shpërblim”.
Në vitin 2003, Charles performoi me”Georgia On My Mind” dhe “America the Beautiful” në një banket televiziv vjetor në prani të gazetarëve dhe mediave elektronike të mbajtur në Uashington DC.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte më 30 prill 2004, në Los Angeles.

Jeta personale

Martesat dhe fëmijët

Ray Charles ishte i martuar dy herë, dhe kishte dymbëdhjetë fëmijë me dhjetë gra të ndryshme. Fëmija i parë Charles Evelyn u lind në vitin 1949 me të dashurën e tij Louise Flowers. Martesa e parë e Charles ishte me Eileen Williams, dhe zgjati nga 31 korriku 1951-1952.
Martesa e dytë Charles me Della Beatrice Howard Robinson filloi më 5 prill 1955, dhe zgjati 12 apo 13 vjet. Fëmijën e tyre të parë së bashku, Ray Jr, e ka lindur në 1955.Charles nuk ishte në qytet në diten e lindjes së djalit për shkak se ishte në një shfaqje në Texas.Çifti kishin edhe dy fëmijë pastaj, David (1958) dhe Robert (1960).
Fëmija më i vogël i Charles u lind në vitin 1987.

Interesa të tjera

Charles pëlqente të luante shah, duke përdorur një bord të veçantë me sheshet e ngritura dhe me disa vrima për copë. [40] Në një koncert të vitit 1991, ai iu referua Willie Nelson si “partneri im i shahut”. [41] Në vitin 2002, ai ka luajtur por ka humbur me një amerikan ish kampion i shahut Larry Evans.

Vdekja

Në vitin 2003 Charles pati një operacion i cili përfundoi me sukses dhe po planifikonte të shkonte në turne nëpër botë derisa ai filloi të vuante edhe nga sëmundjet tjera.Charles vdiq në shtëpinë e tij në Beverly Hills, Kaliforni më 10 qershor 2004, i rrethuar nga familja dhe miqtë[2][3] si rezultat i sëmundjes akute të mëlçisë. [3] Ai ishte 73 vjeç. Funerali i tij u mbajt më 18 qershor 2004, në Kishën e Los Anxhelos-it, me kolegët muzikore të tillë si Little Richard në pjesëmarrje.Albumi i tij i fundit, Genius Loves Company, u lansua dy muaj pas vdekjes së tij, dhe përbëhet nga duete me admirues të ndryshem dhe bashkëkohësit: BB King, Van Morrison, Willie Nelson, James Taylor, Gladys Knight, Michael McDonald, Natalie Cole, Elton John, Bonnie Raitt, Diana Krall, Norah Jones dhe Johnny Mathis. Albumi fitoi tetë Grammy Awards, duke përfshirë Best Pop Vocal Album, Album i Vitit, Rekordi i Vitit dhe bashkëpunimit më të mirë Pop me Këngëtar për “Here we go Again” me Norah Jones.

Diskografia

  • “I Got a Woman” (1954)
  • “What’d I Say” (1959)
  • “Georgia on My Mind” (1960)
  • “Hit the Road Jack” (1961)
  • “One Mint Julep” (1961)
  • “Unchain My Heart” (1961)
  • “I Can’t Stop Loving You” (1962)

Filmografia

  • Swingin’ Along (1961)
  • Ballad in Blue (1964)
  • The Big T.N.T. Show (1966) (documentary)
  • The Blues Brothers (1980)
  • Limit Up (1989)
  • Listen Up: The Lives of Quincy Jones (1990) (documentary)
  • Love Affair (1994)
  • Spy Hard (1996)
  • The Extreme Adventures of Super Dave (2000)
  • Blue’s Big Musical Movie (2000)

Referencat

  1. ^ Lydon, Michael, Ray Charles: Man and Music, Routledge, ISBN 0-415-97043-1, Routledge Publishing, January 22, 2004.
  2. ^ D’Angelo, Joe. “Ray Charles Dead at 73”. mtv.com. Marrë më January 1, 2012.
  3. ^ Evans, Mike. Ray Charles: The Birth of Soul. Marrë më January 1, 2012.

Më 23 shtator 1909 lindi Lorenc Antoni, kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar shqiptar

Lorenc Antoni lindi në Shkup më 23 shtator 1909; vdiq në Prishtinë më 21 tetor 1991. Ishte kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar shqiptar. Qysh fëmijë aktivizohet në ansamble të ndryshme muzikore të shqiptarëve. Studion privatisht muzikë në Shkup dhe Beograd. Pas shkollimit në Fakultetin Filozofik të Shkupit kthehet në Ferizaj dhe më pas ngre të parën shkollë të ultë dhe të mesme muzike “Josp Sllavenski” në Prizren më 1948. Po në këto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollës muzikore, atë të shoqërisë kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrën simfonike të qytetit të Prizrenit. Pas këtyre viteve vazhdon të merret intensivisht me kompozime, dirigjime të veprave, veprimtari pedagogjike etj. Në fushën e studimit të folklorit, Lorenc Antoni vlerësohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Moravës Jugore të shoqëruar me analiza etnomuzikologjike mbi gjithë këtë lëndë që është transkiptuar po prej tij. Ka kompozuar edhe muzikë, ndër to dallohen kompozimet vokale. L. Antoni konsiderohet edhe si kompozitori i brezit të parë të kompozitorëve të Kosovës. Sipas Prof. Engjëll Berishës, në përgjithësi veprat e Lorenc Antonit bazohen në idiomën muzikore popullore shqiptare. Veçojmë këtu “KËNGA E REXHËS ” e cila respektohet dhe dëgjohet edhe në ditët e sotme . Gjithashtu ai bëri përpjekje për hapjen e shkollës së parë të muzikës më 1948 në Kosovë

Triviale

  • Shoqata e artistëve pamorë të Ferizajit mban emrin e tij.

Veprat

Veprat letrare

  • “Këngë popullore shqiptare të Kosovës dhe Metohisë”, Prishtinë 1953
  • “Folklori muzikor shqiptar”, me shtatë vëllime, Prishtinë 1956-1977
  • “Balada dhe legjenda”, Prishtinë 1973
  • “Përrallat”. I, Prishtinë 1979
  • “Kërkime folklorike”, Prishtinë 198
  • “Përrallat”, II, Prishtinë 1982ë
  • “Këngë kreshnike”, I,II,III
  • “Vajtime, gjamë dhe elegji
  • “Këngë dasme”, I,II etj.

Artikuj shkencorë

  • “Folklori muzikor shqiptar”, tek “Jeta e re”, 1949, nr. 1
  • “Format e ritmit të këngëve popullore shqiptare”, tek “Jeta e re”, 1949 (nr. 1), 1950 (nr. 5 dhe 6) 1951(nr. 1)
  • “Bazat tonale të këngëve popullore shqiptare”, tek “Përparimi”, , 1952, nr. 11-12
  • “Këngët popullore nga Opoja”, tek “Përparimi”, 1959, nr. 2-3
  • “Të kënduemit popullor shqiptar”, tek “Zvuk”, 1960, nr. 41-42
  • “Dy mënyra të kënduemit te shqiptarët e Malit të Zi”, tek “Përparimi”, 1961
  • “Format muzikore të këngëve popullore shqiptare”, tek “Zvuk”, 1963
  • “Trajtat polifonike të muzikës popullore vokale të gegëve”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972
  • “Elementët polifonikë në muzikën popullore të Opojës”, Gjurmime Albanologjike”, II/1974 etj.

Shiko edhe këtë

Më 23 shtator 1920 lindi Marie Logoreci, aktore e shquar shqiptare e teatrit dhe filmit

Marie Logoreci (23 Shtator 1920 – 19 Qershor 1988) (Nderi i Kombit) [1] dhe (Artist i Popullit) [2] ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit. Pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Lufëtari i madh Skënderbeu [3], më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër Fëmijët e saj, dhe me pas ne filmin e pare shqiptar Tana dhe Toka jonë etj. Maria bëri regjinë e dramës Drita te M. Luca. Ajo luajti ne filmin televiziv, Gjenerali i Ushtrisë se Vdekur. Ka mbetur si një nga aktoret më të mëdha të Shqipërisë. Ajo ngriti në art karaktere te ndryshme të nënave shqiptare duke u kthyer vete në simbol të Nënës shqiptare.

Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante ne teatrin e shkollës vizatonte dhe këndonte. Ne vitin 1945 ajo filloi te këndoje ne Radio Tirana dhe në koncerte qe jepeshin ne qytete te Shqipërisë si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit Përgjithshëm i Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretoi i pare i saj ne skenën e Teatrit ishte Elmira në komedinë Tartufi të Molierit. Filmi i pare ku mori pjese ishte bashkëpunimi ruso-shqiptar Skënderbeu.

Biografia

Fëmijëria

Marie Çurçia lindi në Shkodër më 23 shtator 1920. I ati Palok Çurçia ishte zejtar kurse e ëma Roza, shtëpiake. Të vogël Marien e thirrën Tushi. Tushi bëri shkollën femërore të “Motrave Stigmatine”, një shkollë që përmbante në programin mësimor edhe lëndë fetare fakultative. Në këtë shkolle si dhe më vonë në gjimnaz filluan të duken prirjet e para. Ajo vizaton bukur, këndon dhe më vonë fillon t’a shoqërojë veten me mandolinë ose kitarë, nuk i pëlqen matematika dhe lënda e besimit. Kënga e vizatimi ishin pasioni i moshës. Fatmirësisht ruhen rreth 20 vizatime të asaj kohe në të cilat dëshmon një shpirt të butë e delikat dhe një raport fin me objektin që vizaton; dashuria, syri i mprehtë e vëzhgues, harmonia e ngjyrave dhe fantazia në vizatim të bëjnë të mendosh vetëm për talent. Ne këtë moshe ajo për një kohe te shkurtër mësoi gjuhët italiane e malazeze, por ajo që ndikoi fuqimisht në shpirtin e saj dhe që la gjurmë përjetë ishte njohja që në vogli me zakonet, traditat dhe eposin e veriut nëpërmjet malësorëve që bujtnin në shtëpinë e të atit. Njohja dhe më vonë studimi i këtyre zakoneve, mjedisit, folklorit e etnografisë u bë një pasion i ri për Tushin. [4]

Mosha e rritur

Ajo u largua nga Shkodra në vitin 1937, në moshën 17 vjeçare, duke marrë me vete nga familja përveç frymës atdhetare, talentin, dashurinë për folklorin, mandolinën e saj dhe emrin e shkurtër Tushi që e shoqëroi gjatë gjithë jetës në familje e të afërm.

Maria u martua në Tiranë me Kolë Logoreci i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi (Shef I Buxhetit të shtetit në atë kohë dhe djali i Mati Logorecit). Pranë “Miqve të muzikës” kishte ndjekur për pesë vjet mësimet për instrumentin e dashur të Vjenës, violinën. Ai ishte ekonomist shumë i zoti dhe brenda disa vjetësh u bë Shef i Buxhetit të Shtetit dhe mori titullin më të lartë të kohës në Shqipëri “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”. Kola ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhëtarit Mati Logoreci (Mësues i Popullit) një nga figurat e njohura të shoqërisë së kohës. Ai rridhte nga familja e njohur e Logorecëve që përmendet që në vitin 1300 me emrin Logoreseos. Në shtëpinë e Logorecëve Maria ra në kontakt me shoqërinë e kohës me bisedat e Matisë me Fishtën, Koliqin, Çabejin, Xhuvanin dhe me bisedat për Luigj Gurakuqin, e Mjedën (të cilin Matia e kishte djalë halle). [5] [6]

Në këtë mjedis pasioni i Maries gjeti terren që të zhvillohej dhe bota e saj shpirtërore e intelektuale u bë më e gjerë. Ajo filloi të mësojë nga i shoqi gjermanisht. Në pasionet e saj u fut edhe biçikleta. Bënte shëtitje duke shkuar me të shoqin me biçikleta shpesh në Durrës, por edhe deri në Shkodër.

Loke në “Toka Jonë” nga K. Jakova.

Karriera

Jeta artistike e Marie Logorecit nisi si këngëtare në Radio Tirana në vitin 1945 ku këndoi si soliste, drejtpërdrejt në mikrofon, në emisione 20 minutëshe, këngë popullore të Shkodrës, të Shqipërisë së mesme dhe këngë partizane. Ndërkohë ndoqi një kurs njëvjeçar për kanto që u hap pranë Liceut Artistik në Tiranë, me pedagoge Jorgjia Trujën (Artiste e Popullit). Filloi të këndojë gjithashtu në koncerte që jepeshin në kryeqytet në raste të ndryshme.

Në vitin 1947 bëri pjesë si soliste në korin e përgjithshëm të Shtetit me të cilin bëri turne edhe jashtë vendit. [7]

Duke parë aftësinë interpretuese të Maries kur këndonte i propozuan të punonte në Teatrin Popullor. Ky kalim ishte i vështirë edhe për Marien dhe për mjedisin. Por familja e emancipuar dhe i shoqi Kola luajti një rol të madh, jo vetëm duke qenë dakord, por edhe duke e ndihmuar, duke e liruar nga shumë punë që ajo të ecte përpara, të zhvillonte talentin e saj. Kështu në nëntor të vitit 1947 për Marien u hap perdja e jetës së vërtetë skenike, ajo tashmë ishte aktore e Teatrit Popullor.

Bernarda Alba në Shtëpia e Bernarda Albës nga F.G. Lorca.

Rruga e saj skenike kaloi me përpjekje, por me kënaqësinë, e përmbushjes së pasionit dhe suksesit. Por kjo rrugë u pengua nga vështirësitë familjare nga vdekja e të shoqit Kolës dhe detyrimet që e vetme t’i plotësonte gjithçka të birit ; që ai në atë kohë të formimit të personalitetit e karakterit të mos ndjente zbrazëtinë që normalisht shkakton mungesa e njërit nga prindërit.

Maria ishte shumë sistematike, gjithmonë e ngarkuar me punë por gjente kohë që të merrej me kopshtin, me lulet e shumta, me pëllumbat, qentë e macet, të gatuante, të përgatitej për shfaqjen të lexonte apo dëgjonte muzikë. Nuk thoshte kurrë “u lodha”. Gjithmonë e shihje t’i bënte gjërat shpejt, plot energji e temperament, sa dhe kur ecte dukej sikur vraponte. Kishte një kujtesë që të mahniste, ajo mbante mend vargjet e legjendave tona, faqe të tëra nga Iliada e Odisea, siç mbante mend tekstet e shfaqjeve që ishin dhënë 30 vjet më parë.

Marie Logoreci ka mbetur në kujtesën e atyre që e kanë njohur ashtu siç ka qenë, e qeshur, e thjeshtë, e sinqertë, e gjallë e plot jetë; një grua me njohuri të gjithanshme me të cilën kishe dëshirë të bisedoje për çdo gjë e të kërkoje një mendim, një këshillë.

Maria ishte në harmoni të plotë me temperamentin dhe specifikën e të gjitha tipareve të natyrës së saj, që kanë gjetur forcën e shprehjes, thellësinë psikologjike dhe pjekurinë artistike në artin e saj.

Me punën e saj krijuese Marie Logoreci na ka dhënë një galeri të pasur figurash që nuk harrohen për skalitjen me mjeshtri, për forcën shprehëse e realizmin. Gama e roleve të interpretuara nga Maria është e gjerë dhe e pasur në tipa e karaktere të afërt e të kundërt. Mjeshtëria interpretative dhe forca e saj emocionale janë shtrirë që nga anët më të ndritshme të shpirtit njerëzor deri në skajet më të errëta.

Kujtojmë Alisa Lengton, borgjezen kapriçoze, konservatore, të kamufluar e raciste te Rrënjët e thella.

Kristina Padera, hipokriten e djallëzuar, kreun e komplotistëve tek Komploti i të dënuarve.

Gertruda, mbretëreshën që lufton me vetveten pa rrugëdalje te Hamleti.

Fatimja, gruan e regjur me intrigat e oborrit, sa servile aq arrogante, te Halili dhe Hajria.

Bernarda Alba, gruan e zezë me fuqi të ftohtë e tronditëse.

Marie logoreci-gertruda.jpg

Kush e ka parë, nuk u emocionua e nuk fshiu një lot të fshehtë nga interpretimi i Maries në Loken te Toka jonë. Kështu në veprat e Shekspirit, Molierit, Lorkës, Gorkit etj., si dhe në veprat kombëtare të Kolë Jakovës, Ndrekë Lucës etj., numri i personazheve të interpretuara dhe numri i madh i figurave artistike të krijuara nga ajo, na japin në tërësi portretin e plotë të kësaj artisteje të shquar. Portreti i saj është veçanërisht shprehës, me tipare të qarta individuale, me ngjyrim të veçantë, me një harmoni të papërsëritshme të brendshme e të jashtme. Karakteri dramatik, ekspresiviteti i lëvizjeve dhe tipareve, temperamenti i flaktë, kanë gjetur shprehje të plotë në të gjithë qënien dhe në vokalin e saj. Ajo di t’i imponojë spektatorit figurën artistike me të gjitha mjetet e arsenalit të saj aktoresh që nga pasuria intonative e zërit, deri te natyra dinamike e ekspresive e tipareve. Ajo ka arritur ta njohë deri në virtuozitet forcën akustike të zërit dhe veprimin e saj mbi spektatorin. [8]

Puna e gjatë si aktore e bëri që t’i lindë interesi edhe ndaj regjisë. Aktiviteti i saj si regjisore është i suksesshëm por modest e nuk zë vend me rëndësi në krijimtarinë e saj, por tregon për interesat e saj të gjera, shpirtin krijues që nuk e humbi gjallërinë as nga vitet.

Maria ishte edhe pioniere e kinematografisë shqiptare. Ajo ishte interpretuese në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër, në 12 filma të Kinostudios dhe Televizionit. Interpretimi i Marie Logorecit në film ruan deri në një farë mase tiparet e interpretimit skenik. Rolet e para në kinematografi sigurisht kanë pasur vështirësitë e veta, gjë që ajo e ka vënë në dukje duke folur për interpretimin e saj në film. Është e kuptueshme, se ishin hapat e para të kinematografisë sonë, aktorët e teatrit sillnin një farë teatraliteti në interpretim, megjithatë heroinat e krijuara nga Maria në film, janë figura të individualizuara, çka ruajnë vlerën e tyre në historinë e filmit shqiptar në raport me kohën. [9]

Maria mbeti një aktore e madhe e skenës. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë. Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale të Maria.

Rolet më të suksesshëm të saj janë : Xhesi te Çështja ruse, Alisa Lengton te Rrënjë të thella, Kristina Padera tek Komploti i të dënuarve, Fatimja te Halili dhe Hajrija, Aljona Patrovna te Gjashtë dashnorët, Lokja te Toka jonë, Ledi Milford te Intrigë e dashuri, Tringa te Shtatë shaljanët, Gertruda te Hamleti, Bernarda Alba te Shtëpia e Bernarda Albës, Tadrahova te Morali i zonjës Dulska, Nëna Xhun te Muri i madh pakapërcyeshëm, Mara te Përkolgjinajt, Plaka te Çatia e të gjithëve, Nëna te Cuca e maleve, Gjela te Përmbytja e madhe etj. [10]

Marie Logoreci vdiq në Tiranë ne vilen e saj nga një atak kardiak më 19 qershor 1988.

Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e larte Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit.

Ladi Milford në Intrigë e Dashuri nga F. Shiler

Filmografia

  • Velikiy voin Albanii Skanderbeg/Skënderbeu (1953) – IMDb – Kontesha
  • Femijet e saj (1957) – IMDB – Fatimeja
  • Tana (1958) – IMDb – Nena e Stefanit
  • Detyre e posaqme (1963) – IMDb
  • Toka jone (1964) – IMDB
  • Oshëtime në bregdet (1966) – IMDb – Nena
  • Njësiti guerril (1969) – IMDb – Nena
  • Operacioni Zjarri (1973) – IMDb
  • Dollia e dasmes sime (1978) – IMDb

Drama

  • Çeshtja ruse (1947) – Xhesi
  • Tartufi (1947) – Elmira
  • Rrënjë të thella (1949) – Alisa Lengton
  • Komploti i të dënuarve (1950) – Kristina Padera
  • Halili dhe Hajria (1950) – Fatimja
  • Gjashte dashnoret (1952) – Aljona Patrovna
  • Toka jone (1954) – Loke
  • Intrige e dashuri (1957) – Ledi Milford
  • Shtate shaljanet (1958) – Triga
  • Hamleti (1960) – Gertruda
  • Shtepia e Bernarda Albes (1961) – Bernarda Alba
  • Morali i zonjes Dulska (1962) – Tadrahova
  • Muri i Madh (1966) – Nena Xhun
  • Perkolgjinajt (1966) – Mara
  • Drita (1967) – Manushaqja – regjia: Marie Logoreci
  • Cuca e maleve (1967) – Prenda
  • Çatia e të gjithëve (1968) – Plaka
  • Përmbytja e madhe (1977) – Gjela

Këto janë disa nga pjesët kryesore që Maria ka luajtur ne skenën e Teatrit Kombëtar.

Dekorime dhe Tituj Nderi

  • Artiste e Merituar, 1961
  • Titulli “Naim Frashëri”, 1969
  • Artist i Popullit, 1975
  • Nderi i Kombit, 2015

Në nderim të Marie Logorecit, janë emërtuar:

  • Rruga Marie Logoreci
  • Shkolla Marie Logoreci

Lidhje të jashtme

  • IMDb.Logo.png Maria Logoreci në Internet Movie Database
  • Faqja zyrtare

Referencat

  1. ^ “Presidenti Nishani dekoron Marie Logorecin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit””. president.al. 18 September 2015. Marrë më 2015-09-23.
  2. ^ Fjalori Encikopedik Shqiptar. Tirana, Albania: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 2008. ISBN 978-99956-10-28-9.
  3. ^ Duke kujtuar artisten Marie Logoreci. Tirana, Albania: Botimet ADA. 2015. ISBN 978-9928-204-05-9.
  4. ^ Marie Logoreci (në shqip, Italian, and English). Tirana, Albania: Botimet Logoreci. 2004. ISBN 99927-837-5-3.
  5. ^ Musa Kraja (1987). Mati Logoreci (në Albanian). Tirana, Albania: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.
  6. ^ Milan Sufflay (2012). Serbs and Albanians (në English). GPX Alerion LLC. ISBN 9780988712928.
  7. ^ Pjerin Logoreci (2015). Marie Logoreci – Jeta në Foto (në Albanian). Tirana, Albania: Shtëpia Botuese “EMAL”. ISBN 978-9928-04-229-3.
  8. ^ Josif Papagjoni (2009). Enciklopedi – Teatri dhe kinematografia shqiptare (në Albanian). Tirana, Albania: Botimet Toena. ISBN 978-99943-1-456-0.
  9. ^ Abaz Hoxha (2002). Enciklopedi e kinematografisë shqiptare – autore dhe vepra (në Albanian). Tirana, Albania: Botimet Toena. ISBN 99927-1-555-3.
  10. ^ Josif Papagjoni (2005). Teatri kombëtar: udhë, prirje, shfaqje, profile. Tirana, Albania: Qendra e Studimit të Arteve (Akademia e Shkencave e RSH).

Kinë: Zhduket pa gjurmë aktorja superyll Fan Bingbing

VOAL – Aktorja më e famshme e Kinës, Fan Bingbing, është zhdukur pa gjurme: që nga fillimi i qershorit nuk ka më lajme për superyllin, që ka fituar famë ndërkombëtare falë rolit të saj në ‘Iron Man’ dhe ‘X-Men’. Qeveria është e heshtur, por në Kinë frikësohen se zhdukja e saj e papritur lidhet pikërisht me një hetim nga autoritetet e Pekinit për evazion fiskal në industrinë e filmit.
Fan mund të ketë ikur për të mos rënë në pranga ose – ndoshta, admiruesit e saj dhe disa media spekulojnë – tashmë është në burg. E vetmja gjë e sigurtë, shkruan New York Times, e cila i kushton një gjysmë faqeje, është se emri i saj është hequr nga posterat e një prodhimi kinez (‘Strike Air’) që ka si protagonist Bruce Willis: film që duhej të dilte më 17 gusht, por pastaj premiera e tij u shty për më 26 tetor.
Një tjetër film në të cilin Fan kishte një rol duhej të dilte në qershor, por u bllokua misteriozisht dhe asnjë datë tjetër nuk është vendosur për momentin.

Dy të vdekur dhe qindra të sëmurë, çfarë ndodhi në festivalin muzikor të Sidnejit

Dy vetë vdiqën dhe disa të tjetër u shtrua në spital dhe qindra të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pas dyshimeve mbi konsumin e dozave të drogës në një festival muzikor në Sidnej të Australisë.

Një 23 vjeçar dhe një grua 21 vjeçare vdiqën të shtunën pasi u rrëzuan në festivalin Defqon.1, tha policia. Dy nga 13 personat e tjerë të shtruar në spital mbeten në gjendje kritike, ndërsa 700 persona kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka akuzuar 10 persona për furnizimin me drogë, duke përfshirë dy adoleshentë të cilët thuhet se kanë shpërndarë 120 kapsula në festival.

Organizatorët e festivalit të muzikës vjetore të vallëzimit, të që zhvillohet në vend që prej vitit 2009, thonë në faqen e tyre të internetit se festivali ka një politikë zero tolerancë ndaj drogave ilegale.

“Duam t’ju bëjmë të vetëdijshëm se përdorimi i substancave të paligjshme mbart një sërë rreziqesh për shëndetin, duke përfshirë mundësinë e vdekjes dhe është rreptësisht e ndaluar të përdoren në këtë ngjarje“, thotë Defqon.1 në deklaratën e tij.

I jepet lamtumira e fundit Aretha Franklinit

Muzikantë, politikanë, celebrité dhe mbështetës u mblodhën të premten në Detroit të Shteteve të Bashkuara për funeralin e këngëtares Aretha Franklin.

E njohur si mbretëresha e muzikës Soul, Franklin ka vdekur këtë muaj nga kanceri. Ajo ka qenë 76 vjeçe.

Funerali u përcoll me performancat e Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë në mesin e folësve.

Franklin ka kënduar për herë të fundit në nëntor, në një mbrëmje gala në Nju Jork.

Më 25 gusht 1918 lindi kompozitori dhe dirigjenti i madh amerikan Leonard Bernstein, një jetë mes shenjtorit dhe profanit

VOAL – Leonard Bernstein -(Leonard Bernshtajn) – lindur në Lawrence, Massachusetts, më 25 gusht 1918, ishte kompozitor, dirigjent, kritik, pianist dhe popullarizues muzike. Një nxënës i Walter Piston për kompozimin dhe i Fritz Reiner për dirigjimin e orkestrave, ai ishte ndoshta figura më me ndikim e muzikantit të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Puna e tij si kompozitor, veçanërisht në rezultatet e tij për “musical”, prodhuar nga Broadway, të tilla si “West Side Story” dhe “On the Town”, në fakt kanë krijuar një urë në mes të ashtuquajturës muzikë (me një term të pasakt dhe të përgjithshëm ), “klasike” dhe “popullore”.

Në veprat e tij më të përkushtuara, nga ana tjetër, ai ishte i lidhur me një frymëzim neo-romantik, me përdorimin e tonit tashmë “të modës së vjetër” dhe të ndjeshëm ndaj folklorit të Amerikës së Veriut.

Njëzet vjeç, ai shkoi në Institutin Curtis në Filadelfia për të studiuar piano me Isabella Vengerovan, orkestrim me Randall Thompsonin dhe kompozim pikërisht me Fritz Reinerin. Sipas një dëshmitari okular, pikërisht atëherë ai filloi të marrë në konsideratë rezultatet nga këndvështrimi i drejtimit orkestral, ku, deri në atë moment, një student shembullor i Harvardit i orientuar kryesisht në analizë të detajuar, i kishte konsideruar nga pikëpamja e pianistit dhe e kompozitorit. Shkurt, më parë, ai nuk kishte parë kurrë një tekst me idenë e dirigjimit.

Nga studimet e tij me Reinerin, megjithatë, Lenny (siç është quajtur nga tifozët), gjithmonë ka pasur qëllimin, ju mund të thoni obsesion, për t’u “identifikuar” me kompozitorin, dmth të përpiqemi për të arritur një shkallë të njohurive të veprës aq të lartë sa të ketë ndjesinë e pothuajse të qënit autori i saj.

Por ne dëgjojmë fjalët e tij të drejtpërdrejta: “Përveç kësaj, janë sigurisht e shumë gjëra të tjera për të thënë, për shembull, se si unë të përballet me studimin e një partiture të re, apo edhe një partiture jo të re, sepse në kuptimin e vërtetë të fjalës, çdo partiturë është e re çdo herë që të jeni gati për të studiuar atë. Pra, kur fillova të rilexoj simfoninë e nëntë të Beethovenit për herë të pesëdhjetë, thashë me vete se unë do t’i kushtoja deri nja një orë pas darke, kohë e mjaftueshme për t’ia dhënë një sy dhe për të rifreskuar kujtesën time para se të shkoja në shtrat Alas! Pas gjysmë ore, unë isha ende në faqen e dytë dhe isha ende duke luftuar me tekstin e shenjtë në dy të mëngjesit, dhe – mbaje mend mirë [duke iu drejtuar intervistuesit] – sigurisht jo në afërsi të Finales! Unë isha mbërthyer ende tek Adagio, i rrëmbyer në mes të yjeve, sepse po gjeja mori gjërash të reja. Ishte sikur nuk e kisha parë kurrë deri atëherë. Sigurisht, i kujtoja të gjitha notat, si dhe të gjitha idetë, strukturën, madje edhe vetë misterin e saj. Por gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar, dhe sapo të gjesh diçka të re, të tjerët duken sikur jeni nën një dritë tjetër, sepse risia ndryshon marrëdhënien me gjithçka tjetër. Është e pamundur të imagjinosh sa gjëra të reja ka për të zbuluar, veçanërisht tek Beethoveni, i cili ishte veçanërisht i afërt me Perëndinë dhe një nga kompozitorët me personalitet më të pasur që kishin ekzistuar ndonjëherë … “

Debutimi i tij legjendar u zhvillua më 14 nëntor 1943, duke zëvendësuar një përbindësh të shenjtë si Bruno Walter (muzikant i famshëm, nxënës ndër të tjera i Gustav Mahler). Walter duhej të mbante një koncert në Carnegie Hall por papritmas ai mbeti në shtrat nga njüe sëmundje, prandaj ai duhej të zëvendësohej në minutën e fundit. Në podium ishte Bernstein i panjohur, vetëm njëzet e pesë vjeç asokohe.  Ekzekutimi, transmetuar përmes radios, tronditi audiencën dhe mori furi komentesh, saqë të afirmojë Lennyn në perandorinë e të rinjve premtues (pritshmëri këto të përmbushura gjerësisht …).

1951, në anën tjetër, ishte viti i trashëgimisë së Filarmonisë së Nju Jorkut pas vdekjes së S.A. Kussevitzky, një tjetër drejtor me një karizëm të fortë. Në të njëjtin vit ai u martua me aktoren dhe pianisten kiliane Felicia Montealegre (me të cilin ai ka përgatiru shfaqje muzikore me zë solo, përfshirë “Shëmbëlltyrën e vdekjes” “Parable of Death” të Lucas Foss dhe “Jeanne d’Arc au Bucher” të Honegger), i njëjti që duket portretizuar në kopertinën e diskun e famshëm “Requiem” të Mozartit, regjistroi vetëm një kujtim të Felicias së vdekur (ngjarje që, kur ndodhi, e flaku Lennyn në dëshpërim të thellë).

Nga 1958 deri më 1969 Bernstein ishte dirigjent stabël Filarmonisë së Nju Jorkut (më shumë se çdo dirigjent tjetër), një periudhë kur ai relizon shfaqje të paharrueshme, shumë prej të cilave janë të dokumentuara nga shumë regjistrime. Ndryshe nga artistë të tjerë të mëdhenj (të tilla si Arturo Benedetti Michelangeli ose Sergiu Celibidache), Bernstein, në fakt, kurrë nuk ka qenë armiqësor ndaj regjistrimeve dhe mund të thuhet se ai ishte një nga vizitorët më të shpeshtë të dhomave regjistrimit, për të mos lënë pa përmendur edhe kur teknologjitë e reja po merrnin këmbë, në transmetime të filmuara televizive apo drejtpërdrejt. Në këtë ai është shumë i ngjashëm me kolegun e tij jashtë vendit, Herbert Von Karajan.

Profesor i muzikës në Universitetin Brandeis nga ’51 deri ’56, ishte edhe i pari dirigjent amerikan mysafir në La Scala për të drejtuar veprat italiane: “Medea” (1953), “La Boheme” dhe “La Sonnambula” (1955). Në vitin ’67 iu dha Medalja e artë e “Mahler Society of America” (mos harroni se ishte një nga interpretuesit më të mëdhenj të Mahlerit të shekullit të njëzetë …), dhe, më ’79, çmimin UNESCO për muzikë . Që nga viti 1961 ka qenë anëtar i Institutit Kombëtar të Arteve dhe Letrave.

I dorëhequr nga posti i dirigjentit, ai iu përkushtua kryesisht kompozimit, ndonëse, me kalimin e kohës, filloi të dirigjojë, por nuk u lidh me ndonjë orkestër të veçantë. Në të vërtetë, kjo periudhë e “lirisë” është e famshme për arritjet e mëdha me ansamblet më të njohur botërore, ndër të cilat, në veçanti, Wiener Philarmoniker. Në nivel rekord, për shumicën e karrierës së tij, duke përfshirë kohën e tij legjendare shpenzuar në krye të Filarmonisë së Nju Jorkut, Bernstein ka regjistruar vetëm për Columbia/CBS Masterworks (emërtim tashmë e fituar nga Sony Classical), dhe ka bashkëpunuar me solistët dhe këngëtarët më të mëdhenj të kohës. Nga ikonoklastja Glenn Gould (ekzekutimi i tyre i Brahmsit të dytë është një “rast” i vërtetë i historisë muzikore), tek më ortodoksi (por gjithmonë i thellë) Zimerman; nga këngëtari Janet Baker, (prekësi i padurueshëm “Kindertoten Lieder” nga Mahler), tek violinisti Isaac Stern (Violin Concerto e Beethoven!).

Të përmbledhësh gjithë aktivitetin e Bernstein është me të vërtetë një detyrë e vështirë. Shkurtimisht, mund të thuhet se ky muzikant përfaqëson muzikën më të mirë të prodhuar gjatë shekullit të njëzetë. Jo vetëm se Bernstein ka kontribuar, së bashku me disa të tjerë (duke përfshirë, natyrisht, Gershwin) në krijimin e një forme të teatrit në mënyrë tipike amerikane të pavarur dhe origjinale se sa në Opera, por është renditur edhe ndër interpretuesit më të talentuar të cilët ndonjëherë janë shfaqur në podium (dhe është mbresëlënës, në këtë kuptim, hendeku midis natyrës së tij “të lehtë” dhe shpirtit vibrues, të shfrenuar, me të cilat ai u përball me partiturat orkestrale. Dëgjoni për këtë fundin nihilist të sinfonisë së Nëntë të Mahler. Lenny ka qenë në gjendje gjithmonë që të bashkojë, në një përzierje që nuk bie në shije të keqe ose pakujdesi, muzikën klasike të traditës evropiane dhe gjuhët e veçanta në mënyrë tipike amerikane, duke përfshirë, përveç tashmë të “kultivuarit” jazz, madje edhe ato të muzikalëve dhe baladave (si në baletin “Fancy Free” ose në operan komike “Candide”).

I paharrueshëm, për shembull, “West Side Story” i tij, një interpretim modern i Romeo dhe Zhuljeta të Shekspirit, plot këngë të paharrueshme dhe ku, në vend të Capuletëve dhe Montecchëvee atje tregohet konfrontimi midis bandave portorikane të Nju Jorkut të viteve pesëdhjetë. Dhe për ata që kishin dyshime në lidhje me aftësitë e tij si pianist, le të dëgjonin kuintetet e Schumann dhe Mozart regjistruar me kuartetin Julliard.

Së fundi, Berstein ishte një nga mësuesit më të shquar dhe më efektivë të të gjitha kohërave. Të pakapërcyeshme mbeten leksionet për të rinjtë apo fëmijët, transmetuar në televizionin amerikan ( të ashtuquajturit “Philharmonic’s Young People’s Concerts”). Dokumente të nivelit më të lartë (megjithëse kurrë akademike), në të cilat vërehet një gjeni i vërtetë i gjallë. Këto koncerte, si dhe bisedat që i kanë shoqëruar ato, janë konceptuar, shkruar dhe paraqitur në TV tërësisht prej tij dhe përmes tyre një brez i tërë i amerikanëve ka zbuluar dhe parë në rritje në vetvete dashurinë e muzikës.

Vepra e tij “të impenjuara” përfshijnë: “Jeremia Symphony” (1942), “The Age of Anxiety” për piano dhe orkestër (bazuar në poemën me njëjtin emër nga WH Auden), (1949), e “Serenade për violinë, harqe dhe perkusione” (1954), dhe “Messa”, e kompozuar për inaugurimin e  Qendrës John F. Kennedy për Artet e Spektakleve në Uashington (1971) dhe “Songfest” për gjashtë zëra solo dhe orkestër (1977). Ai shkroi Operan “Trouble në Tahiti” (1952), dhe përveç komedive tashmë të përmendura muzikore, të mos harrojnë veprat simfonike-korale si “Kaddish” (1963) dhe “Chichester Psalmeve” (1965). Ka krijuar edhe shumë muzikë skenash dhe filmash. Në të vërtetë, për të mos humbur asgjë, në fakt, Bernstein ka fituar edhe një Oskar për kolonën më të mirë zanore me filmin “On the waterfront”.

Ermal Meta kundër Salvinit për refugjatët: E frikshme, nëse kjo do ndodhte 24 vite më parë…

Kur ishte fëmijë, Ermal Meta mbërriti në Bari si një emigrant. Italia i dha një mundësi dhe sot ai është një nga kantautorët më të mirë në Itali. Nëse atëherë italianët do t’i mbyllnin dyert, askush nuk e di se cili do të ishte fati i tij.

 

Me eksperiencën e një emigranti në shpinë, ai nuk mund të mos jetë veçse kundër vendimeve të ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, që u mbyll portat anijeve të refugjatëve që vijnë nga Libia.

“Nëse kjo që po ndodh tani në Itali do të kishte ndodhur 24 vjet më parë, nuk do të isha këtu, duke shkruar këngë, duke bërë muzikë, duke dalë në ekrane e duke performuar nëpër koncerte. Dhe si unë, edhe shumë të tjerë”. Kështu do të shprehej Ermal Meta, kantautori me origjinë shqiptare, që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në Itali, sidomos pas fitores në Festivalin e Sanremos. Këngëtari që fitoi aktivitetin më të rëndësishëm të muzikës italiane, së bashku me Fabrizio Moron, kujton mbërritjen në Itali, në Bari, teksa largohej nga Shqipëria, së bashku me të ëmën, vëllanë dhe të motrën. Ishte viti 1994 dhe ishte vetëm 13 vjeç.

salvini

“Kufijtë ekzistojnë, por di të them që ekzistojnë së pari njerëzit, pastaj kufijtë dhe i duhet dhënë një mundësi jetës”, shton ai. Siç raporton “La Repubblica”, kantautori shqiptar është pozicionuar kundër vendimit të marrë nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, për mbylljen e kufijve për emigrantët.

“Jam ndier keq kur kam lexuar lajmet së fundi. Nuk ekziston një e drejtë ‘lindjeje’ më shumë se një tjetër. Sot, një pjesë e botës vuan dhe kërkon të shpëtojë pikërisht ekzistencën, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës më takonte, sepse unë isha pjesë e saj. Dhe zgjidhjet nuk duan që t’i gjejnë. Ky stanjacion i të menduarit më kall frikën”, është shprehur Meta për “Donna Moderna”.

Por duket se “përplasja” mes metës dhe Salvinit ka nisur më herët. Ky i fundit ka shprehur një lloj pakënaqësie ndaj fitores së Metës në Sanremo. “Dje u mbyll Sanremo dhe ka fituar dyshja e antiterrorizmit Meta e Moro, por kishte edhe një tufë këngësh që flisnin për emigrantët që arratisen, që vijnë, që shpëtojnë. Ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë një që flet për viktimat e tërmetit, që janë italianë të harruar”, është shprehur në muajin shkurt sekretari i Legës, Salvini, duke shtuar se do të ishte më mirë që të merreshin me problemet e italianëve sesa të të ardhurve.

Artistët italianë: Ne nuk jemi me Salvinin

Çdo ditë e më shumë, artistët italianë po shprehen kundër politikave të qeverisë italiane, kundër masave të ndërmarra nga Matteo Salvini dhe po ngrenë zërin kundër racizmit që po demonstrohet në Itali. Pas episodeve më të fundit të racizmit në Itali, edhe këngëtarja e madhe italiane, Fiorella Mannoia, ka shprehur mendimin e saj, më së shumti lidhur me sulmin ndaj atletes së kombëtares italiane, me origjinë nigeriane, Daisy Osakue, e cila është goditur në fytyrë nga një grup djemsh, duke rrezikuar pjesëmarrjen në aktivitetin e radhës në Berlin. “Ç’rracë njerëzish jeni? Puna e ‘ministrit të frikës’ po jep frytet e veta, po vihet në jetë ditë pas jete.

Nina_Zilli

Përgëzime! Tanimë duhet të jetë i kënaqur”, shkruan Mannoia në rrjetet sociale. Në 6 korrik, gjatë një koncerti në Comaçhio, Nina Zilli ka lëshuar një sharje kundër Salvinit. Këngëtarja ka kërkuar ndjesë, por ka shtuar se: “I qëndroj mendimit tim, nuk mund të kapesh pas fëmijëve dhe atyre që duan t’i shpëtojnë luftës”. Edhe reperi italo-tunizian Ghali është shprehur kundër zgjidhjeve të ministrit. Më herët, artistja italo-amerikane e muzikës xhaz, Rossana Casale, u shpreh mbi çështjen e anijes “Aquarius”, së cilës iu mohua ankorimi në portet italiane.

f-mannoia-rai-1

“Merrini fëmijët e salvonit dhe vendosini mbi ‘Aquaris’. Tani!”. Gjatë atyre ditëve, Pearl Jam, gjatë një koncerti në Stadio Olimpico në Romë, kanë kënduar një variant të këngës “Imagine” të John Lennon, ku në ekrane të mëdhenj shkruhej “#apriteiporti” dhe “#saveisnotacrime” (“hapni portat” dhe “shpëtimi nuk është një krim”) Në fillim të muajit korrik, këngëtarë të njohur janë bërë pjesë e një fushate të revistës “Rolling Stone”: “Noi non stiamo con Salvini” (“Ne nuk jemi me Salvinin”. Mes tyre, përveç Ermal Metës, u bënë pjesë edhe Caparezza, Elisa, Emma, Francesca Michielin, etj.

PANORAMA

Vrasësit të Lennonit i refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Vrasësi i muzikantit të njohur John Lennon, ka dështuar për të dhjetën herë me radhë për t’u liruar me kusht, kështu që do të mbetet në burg të paktën edhe për dy vjet tjera.

I dënuari, Mark David Chapman, 63 vjeç u paraqit para gjykatës në Nju Jork, me ç’rast gjykata bëri të ditur se lirimi i tij do të “ishte në mosmarrëveshje me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë”.

Chapman gjuajti në drejtim të ish-këngëtarit Lennon, para apartamentit të tij në Manhattan më 8 dhjetor të 1980.

Chapman është i dënuar me burg të përjetshëm, me mundësinë e lirimit me kusht pas 20 viteve burgim.