VOAL

VOAL

Joseph J. DioGuardi (Xhozef DioGuardi) – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

September 20, 2020
blank

Komentet

blank

Tellalli i Putinit Pirro Prifti- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Në konferencën e shtypit që dha më 23 dhjetor 2021, Putinit iu drejtua një pyetje nga një gazetare angleze e kanalit televiziv “Sky News” lidhur me Ukrainën. Putini i dha përgjigjen në vijim:
“E keni fjalën se kush e krijoi Ukrainën? Lenini e krijoi. Vladimir Iliçi. Kur po krijonte Bashkimin Sovjetik. Sipas marrëveshjes së vitit 1922 për bashkimin e republikave dhe të vitit 1924, kur u aprovua Kushtetuta, ç’është e vërteta, pas vdekjes së tij, por po sipas parimeve të tij” (Citohet sipas: “Putini theksoi se kush e krijoi Ukrainën”. Faqja e internetit “RBK”. 23 dhjetor 2021).
Paraprakisht, më12 korrik 2021, në faqen e internetit “kremlin.ru”, Putini pati botuar artikullin me titull “Për unitetin historik të rusëve dhe të ukrainasve”.

Me artikullin e 12 korrikut dhe me konferencën e shtypit të 23 dhjetorit të vitit 2021, Putini, në radhët e opinionit publik, po shpërndante tezën mashtruese, sipas së cilës Ukrainën e paskej krijuar Lenini në vitin 1922. Fjala është për marrëveshjen e 30 dhjetorit 1922 për krijimin e Bashkimit Sovjetik. Në këtë mënyrë, Putini justifikonte politikën e vetë shoviniste në raport me Ukrainën. Ai mundohej t’i bindte lexuesit se Ukraina, si shtet, nuk paska ekzistuar kurrë! Se, gjoja, gjithë njerëzit që kanë pasë populluar atë territor, paskan qenë “rusë rrënjës”.

Në të vërtetë, organizimi shtetëror ukrainas zë fill që në kohët e Rusës Kieviane. Për dijeninë e lexuesve, fjala rusa (në ukrainisht dhe në rusisht русь) ka pasë shërbyer si emërtim historik i tokave të sllavëve lindorë dhe i shtetit që qe formuar atje në shekujt e mesjetës. Fillimisht përmendet Rusa Kieviane dhe shtatë shekuj më vonë – Rusa Moskovitiane. Rusa Kieviane kishte si kryeqendër Kievin, i cili është themeluar në fundin e shek. V (viti 482). Juri Dollgoruki (1090-1157), që pati themeluar Moskën, ishte princ kievian. Moskën, si kryeqendër e Rusës Moskovitiane, ai e pati themeluar në mesin e shek. XII (1147). Pra, kur Moska ishte në ndërtim e sipër, Kievi i lashtë ishte tashmë një qytet i zhvilluar, me tempuj, ndërtesa banimi dhe me një rrjet të dendur tregtar. Nga pikëpamja e zhvillimit, ndryshimi i Rusës Kieviane nga Rusa Moskovitiane, siç do të theksohet më poshtë, ka qenë shumë i madh. Prandaj të deklarosh që Ukraina qenka krijesë e Leninit dhe e bolshevikëve rreth tij, është mashtrim i kulluar.

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës kanë një parahistori të gjatë, e cila është shoqëruar me mjaft ngjarje të rënda, që kanë lënë gjurmë të thella në vetëdijen kombëtare të popullit ukrainas. Ato marrëdhënie kanë kaluar nëpër një spirale tragjike.

Përplasjet politike mes këtyre dy shteteve e kanë zanafillën shumë të hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 18 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta, në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij, që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë.

Rusia e pati zhdukur dokumentin që pati firmosur me Bogdan Hmelnjickin për barazinë mes dy vendeve, sepse, tradicionalisht, ajo ka qenë dhe vazhdon të mbetet kryekështjellë e krimit, e pabesisë dhe e mashtrimit.

Qëndrim të pabesë pati mbajtur Rusia Cariste ndaj Napoleon Bonapartit (1769-1821), me të cilin cari Aleksandri I (1777-1825) pati nënshkruar Paqen e Tilzitit. Në shenjë hakmarrjeje, në vitin 1812 Napoleoni filloi fushatën kundër Rusisë. Atë luftë Rusia e pati fituar, por i kushtoi 300 mijë ushtarë të vrarë (Citohet sipas: “Humbjet në njerëz të ushtrisë ruse në luftën e vitit 1812 kundër Napoleonit”. Faqja e internetit “Politforum”. 29 qershor 2018).

Qëndrim të pabesë pati mbajtur Bashkimi Sovjetik ndaj Hitlerit (1889-1963), me të cilin, më 23 gusht 1939, pati nënshkruar në Moskë Paktin Molotov-Ribentrop. Në shenjë hakmarrjeje, Hitleri, më 22 qershor 1941, filloi sulmin kundër Bashkimit Sovjetik. Atë luftë Bashkimi Sovjetik e pati fituar, por i kushtoi 6 300 000 ushtarë të rënë robër, nga të cilët 3 800 000 vetëm gjatë vitit 1941 (Citohet sipas: “Lufta e dytë botërore”. Faqja e internetit “Novaja gazeta”. 27 prill 2010), si edhe 26 600 000 të vrarë ushtarakë dhe civilë (Citohet sipas: “Lufta e dytë botërore”. Faqja e internetit “DW”. 31 gusht 2019).

Prandaj kishte shumë të drejtë Bismarku (1815-1898) kur thoshte:
“Një marrëveshje e nënshkruar me Rusinë nuk vlen as sa letra në të cilën është shkruar”.

Në konferencën shtypit që u përmend më lart (23 dhjetor 2021), gazetarja angleze e televizionit “Sky News”, Diana Magi, i qe drejtuar Putinit me pyetjen:
“A ka ndër mend Federata Ruse të sulmojë Ukrainën?”.

Ja cila ishte përgjigjja e Putinit:
“Moska nuk kërcënon askënd“ (Faqja e internetit “Sputnjik”. 23 dhjetor 2021).

Kjo përgjigje më kujtoi shkrimtarin e njohur rus Ivan Turgenjev (1818-1883), i cili ka thënë:
“Njeriu rus është gënjeshtari më i madh dhe më i paturpshëm në mbarë botën” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).
Putini mashtronte pa pikë turpi, ndërkohë që plani për të sulmuar Ukrainën pas një muaji, tashmë ishte përgatitur me kohë.

Për çudi, një intelektual shqiptar, Pirro Prifti, del e bëhet tellall i kryekriminelit Putin, duke mbështetur mashtrimet e këtij të fundit dhe të krejt lukunisë së propagandistëve gënjeshtarë të gërmadhinës rusomadhe, sipas të cilëve Ukrainën e paska shpikur Lenini më 30 dhjetor 1922.

Në faqen e internetit të gazetës“Sot” të datës 25 maj 2023, lexova replikën e Pirro Priftit me Shaban Muratin. Replika titullohej “Holodomori si Genocid dhe Pasaktësitë e  z. Shaban Murati”. Në faqen e internetit të gazetës “Dita” të datës 24 maj 2023, ishte botuar artikulli i Shaban Muratit, me titull “Kuvendi të njohë holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas”. Në atë artikull bëhej fjalë për epideminë e vdekjes që diktatura staliniste pati përhapur në Ukrainë në vitet 1932-1933 nëpërmjet armës së urisë. Shaban Murati, ndër të tjera, thekson me shumë të drejtë:
“Holodomori ishte një politikë dhe strategji paranaziste e Moskës për të nënshtruar Ukrainën dhe popullin e saj dhe për të eliminuar çdo përpjekje për identitet kombëtar dhe pavarësi”.

Së pari, fjala holodomor duhet shkruar gollodomor (kompozitë e ukrainishtes dhe e rusishtes, e përbërë nga dy fjalë – gollod (uri) dhe mor (vdekje në masë), që do të thotë vdekje nga uria, kurse fjala holodomor, e cila duhet shkruar hollodomor, do të thotë vdekje nga të ftohtit, çka është krejtësisht tjetër gjë.

Së dyti, në replikën me Shaban Muratin, Pirro Prifti, në rolin e tellallit të Putinit, i përcillte opinionit publik mbroçkullën e këtij të fundit, duke shtuar kot edhe gjëra nga vetja:
“Dihet gjithashtu se Republika sovjetike Socialiste e  Ukrainës e asaj kohe, ishte një krijesë e bolshevikëve me qëllim që të krijonin një shtet buffer përballë një lufte të ardhshme me Gjermaninë Naziste”.

Pra, Pirro Prifti, si servil mjaft i zellshëm i Ramës, mikut të Vuçiçit, e pasuron edhe më shumë zejen e servilizmit, deri në Rusi, duke dalë në mbrojtje të sulmit të ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, sepse, sipas gjykimit të tij, solidar me Putinin, Ukraina s’paska ekzistuar kurrë si shtet më vete, por paska qenë një sajesë e Leninit e vitit 1922. Në këtë mes, sipas Pirro Priftit, Ukraina na qenka thjesht një pjellë e bolshevikëve, jo një shtet me histori të lashtë kombëtare. Kur dikush vihet në shërbim të të huajve, dhe aq më tepër në shërbim të një shteti fashist, si Rusia, që ka në krye një kriminel me damkë, si Putini, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka deklaruar person që duhet arrestuar për krime kundër njerëzimit, kjo do të thotë se ai ka kryer një akt tradhtie kundër vendit të vet.

Me një deklaratë të tillë në mbështetje të Putinit, Pirro Prifti rreshtohet në anën e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar jo vetëm të kombit ukrainas, por edhe të kombit shqiptar.

Duke sulmuar padrejtësisht Shaban Muratin, diplomatin, analistin dhe publicistin me vetëdije të lartë kombëtare, tellalli putinist Pirro Prifti shpreh revoltën e vet që Shabani “merret vetëm me Rusinë, për të treguar se sa proamerikan është”. Pra, ata që simpatizojnë Amerikën, Pirro Prifti i matka me kutin e vetes, si simpatizant i Rusisë fashiste.

Kësisoj, Pirro Priftit i sëmbon në zemër kur dikush demaskon shtetin fashist rus, si kryevatra e krimit kundër Ukrainës. Prandaj, një artikulli, të botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 21 dhjetor 2017, ky tellall i Putinit i kishte vënë titullin : “Në Shqipëri nuk ka lob rus, por ka simpati për Rusinë”.

Sigurisht, në Shqipëri ka simpati për Rusinë. Se në Shqipëri, në kohën e sundimit të kryekriminelit Enver Hoxha, u vendos diktatura më e egër komuniste, duke ndjekur pikërisht modelin e diktaturës staliniste në Bashkimin Sovjetik. Dhe domosdo, ajo diktaturë do ta ndotte shumë rëndë psikologjinë e pjesës së konsiderueshme të popullit tonë me ideologjinë komuniste, gjurmët e së cilës duken qartë edhe në ditët tona nëpër takimet e kryeneokomunistit Rama me delepopullin socialist. Pirro Prifti ështi i rreshtuar në radhët e këtij delepopulli socialist, prandaj edhe ushqen simpati për Rusinë. Madje duhet theksuar se midis shqiptarëve, ka edhe simpatizantë të Rusisë nga radhët e ish-ushtarakëve. Në një letërkëmbim që kam pasur vitin e kaluar me një ish-ushtarak të lartë, duke pasur parasysh që është specialist shumë i mirë i artit ushtarak, e pata pyetur se si e parashikonte fundin e agresionit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës. Më befasoi përgjigjja e tij: “Rusia, – më shkruante, – do të dalë edhe më e fortë nga kjo luftë”.

Në replikën me Shaban Muratin, Pirro Prifti deklaron se nuk mund të bëhet fajtor populli rus për vdekjet nga uria në Ukrainë, por regjimi stalinist, sepse Stalini nuk ishte rus!!!

Domethënë, sipas Pirro Priftit, krimet e rënda kundër Ukrainës qenkan kryer për faj të Stalinit, i cili nuk ishte rus, se sikur në krye të Bashkimit Sovjetik, sipas tij, të kishte qenë një rus, krime të tillë nuk do të qenë kryer kurrë!!! Vajmedet për gjykimin e këtij intelektuali! Po sot, kur në krye të ngrehinës kriminale rusomadhe është një rus, kryekrimineli Putin, si qenka e mundur që ushtria fashiste ruse të kryejë krime kaq barbare kundër popullit ukrainas?

Ai populli rus, për të cilin tellali i Putinit Pirro Prifti ushqen aq shumë simpati, sipas sondazheve që janë bërë, në shumicën dërrmuese, e ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë fuqimisht sulmin e ushtrisë fashiste ruse të 24 shkurtit 2022 kundër Ukrainës. Në njërin prej sondazheve të kryera, jepet kjo e dhënë faktike:
Tre të katërtat e të intervistuarve (75%) kanë deklaruar se përkrahin veprimet e trupave ruse në Ukrainë” (Citohet sipas: “Përkrahja e operacionit special”. Faqja e internetit“RTVI”. 30 qershor 2022).

Por në një tjetër sondazh, të kryer dy muaj më vonë, jepet një e dhënë sa skandaloze, aq edhe demaskuese për popullin rus:
“Sipas rezultateve të një sondazhi, një përkrahje shumë më e madhe për veprimet e ushtrisë së Federatës Ruse vihet re në radhët e shtresës së më të moshuarve të popullsisë – 85%” (Citohet sipas: “Gjashtë muaj më vonë, 76% e rusëve janë në mbështetje të luftës në Ukrainë – sondazhi”. Faqja e internetit “Pravda.ru”. 02 shtator 2022).

Pirro Priftit, si një të dashuruari pas Rusisë dhe rusëve, nuk i bëka përshtypje absolutisht gjenocidi i egër që ushtria kriminale ruse ka kryer dhe vazhdon të kryejë në Ukrainë kundër popullsisë civile, nuk e shqetësuakan vrasjet e njerëzve, si në Buça, dhe groposjet në varre masive. Kur po transmetoheshin në youtube ato skena llahtarisëse të krimeve të ushtrisë fashiste ruse, më erdhën ndër mend vlerësimet që kanë bërë për rusët katër personalitete: një gjerman, një çeçen dhe dy rusë, të cilët po i rendis në vijim.

Аdam Oleari (Adam Olearius – 1603-1671), udhëtar, gjeograf, orientalist, historian, matematikan dhe fizikan gjerman, në kujtimet e veta për rusët, shkruan:
“Kur i këqyr rusët në aspektin e tipareve të tyre shpirtërore, e temperamentit dhe mënyrës së jetesës, ata, pa dyshim, nuk mund të mos i përfshish në sërën e barbarëve” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

Xhokar Dudajev (1944-1996), presidenti i parë i Republikës së Çeçenisë në vitet 1991-1996, i vrarë nga trupat fashiste ruse, ka shprehur këndvështrimin e vet mjaft objektiv për popullin rus.
“I vetmi, ndoshta, popull mbi Tokë, i cili nuk beson në asgjë, që është pa botë shpirtërore, pa moral dhe që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit, një popull i pashpresë për një kohë të gjatë, është populli rus. Nuk ka kurrfarë besimi, asnjë besimi nuk i nënshtrohet, nuk është i prirur për kurrfarë bote shpirtërore, nuk njeh kurrfarë normash sjelljeje, kurrfarë morali. Dhe kjo, për fatkeqësinë e madhe po të vetë popullit rus, vihet re në një masë të konsiderueshme. Për këtë që po ndodh, Çeçenia shërben vetëm si pretekst. Por në thelb, ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë ai duhet ta pësojë. Popullin rus e presin prova shumë të rënda dhe parashikimet janë ogurzeza. Mungojnë idetë, idetë e komunizmit, e socializmit, e krijimit të mundësive të ndryshme, rezultuan si flluska sapuni. Dhe kjo për arsye se gjithçka qe krijuar mbi bazën e rusizmit. Por përderisa mungojnë idetë, atëherë nuk mund të ketë një shtet juridik rus. Mungon legjitimiteti i vetë shtetit, nuk ekziston kurrfarë dege e pushtetit. Atëherë, kur mungojnë idetë, kur mungon legjitimiteti i shtetit dhe i degëve të pushtetit të tij, do të thotë se nuk ka vend për politikën, as për atë të brendshmen, as për atë të jashtmen. Në këto kushte, kur mungon komponenti i tretë, nuk ka vend as për ideologjinë. Për pasojë, mungojnë motivet, mungon stimuli. Këtu merr fund perspektiva. Kjo është njëra rrugë. Rruga tjetër e zhvillimit, e qytetërimit të njerëzimit, është bota shpirtërore. Rusi nuk është besimtar as i Krishtit, as i Muhametit, as i Budës, ai nuk beson në asgjë. Por që i tërë populli të bëhet me botë shpirtërore, për këtë duhet punuar derisa të kalojnë, minimumi, tre breza. Por edhe kjo rrugë është e mbyllur. Tani po përpiqen politika, ideologët, për të zgjedhur një rrugë të tretë – ky është sllavianizimi, bashkimi mbi bazë sllaviane. Por edhe nga kjo përpjekje, gjithashtu, nuk do të rezultojë asgjë, sepse komponenti kryesor përbërës i sllavianizimit – ukrainasit – nuk do të pajtohen kurrë me rusifikimin dhe me rusizmin… Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik, të Rusisë së sotme ose të ndonjë aleance të ardhshme me Rusinë, janë të sëmurë nga rusizmi. Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun (Citohet sipas:”Youtube. Taras Kokovski. 15 prill 2022).
Pjetri i Parë (1672-1725), perandori i parë i Rusisë, ja si i është shprehur për rusët:
“Me popujt e tjerë evropianë mund ta arrish qëllimin me mënyra dashamirëse për njeriun, kurse me rusët ndryshon puna… Unë kam të bëj jo me njerëz, por me kafshë, të cilët dëshiroj t’i shndërroj në njerëz” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

Aleksandër Litvinjenko (1961-2006), ish-kolonel i sigurimit rus, i specializuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kritikoi haptas politikën e autoriteteve ruse dhe personalisht Putinin, të cilin e pati akuzuar për shumë krime dhe për luftën agresive kundër Çeçenisë. Pas kërcënimeve që ju bënë nga autoritetet shtetërore, u detyrua të arratisej familjarisht në Britaninë e Madhe, ku iu dha strehim politik. Por agjentët e Putinit edhe këtu e ndoqën pas, derisa më 23 nëntor 2006 e helmuan me polonium 210, një lëndë radioaktive kjo jashtëzakonisht e rrallë dhe e vështirë për t’u zbuluar. Vlerësimet e tij për popullin rus, si mbështetës i fuqishëm i kryekriminelit Putin në organizimin e luftërave agresive kundër etnive joruse, janë me të vërtetë befasuese. Ai shkruan:
“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë – një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir Bukovski (1942-2019 – jurist, shkrimtar, publicist dhe aktivist shoqëror, njëri nga themeluesit dhe pjesëmarrës aktiv të lëvizjes disidente në Bashkimin Sovjetik, i larguar për në Angli në vitin 1976 – E.Y.), në gjykimin e vet për Rusinë dhe rusët, pati deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime, Saharovi dhe Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir Bukovski edhe këtë herë ka të drejtë, se njerëz të tillë, si Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si t’ia bëjmë hallit me 145 milionë të tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij? Dhe cilës kombësi i përkasin këto miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila është lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh kombësinë tënde! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të vjen turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008).

Më lanë vragë të pashlyer fjalët e sipërcituara të Aleksandër Litvinjenkos: “… si t’ia bëjmë hallit me 145 milionë të tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij”.

Kjo që po ndodh me shumicën dërrmuese të popullit të Shqipërisë Londineze, që i lejon vetes të ketë në krye Ramën, një njeri me çekuilibrim të theksuar mendor, një njeri me komplekse të tmerrshme inferioriteti, një njeri që demonstroi faqe botës një sjellje prej rrugaçi me gjestin e turpshëm që kreu në Moldavi, duke iu turrur kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilën e puthi si i ndërkryer, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ajo shumicë dërrmuese është kopje e popullit rus, i cili çizmen e neocarit të Kremlinit e ka shumë qejf në qafën e vet, ndaj dhe nuk i bëjnë kurrfarë përshtypjesh mijëra e mijëra arkivolet me kufomat e ushtarakëve fashistë, të cilët, varganë-varganë, u përcillen nga Ukraina familjeve të tyre. Prandaj edhe Pirro Prifti, i ushqyer me psikologjinë e skllavit para agait të pushtetit, Ramës, ushqen simpati për popullin rus, për Rusinë, dhe, tërthorazi, urren Ukrainën, duke zbuluar ndjenja shoviniste ndaj saj.

[Nuk mund të pritet qëndrim tjetër nga Pirro Prifti, i cili, nën shembullin e propagandistëve servilë të Putinit, si Vladimir Sollovjovi, Olga Skabejeva, Dmitri Kiselovi etj. në televizionin shtetëror “Rusia 1”, agait të vet, Ramës, pak më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet, i pati kushtuar një artikull të posaçëm, në të cilin, që në titull, ndihej afshi i nxehtë i servilizmit të tij të papërmbajtur: “Edi Rama: Një hero i kohës sonë” (Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 14 nëntor 2014). Faktet, deri tani, e kanë vërtetuar pa mëdyshjen më të vogël nëse Rama ka rezultuar “hero i kohës sonë”, apo turpi dhe faqja e zezë e kombit tonë, me shpopullimin katastrofik që i ka shkaktuar Shqipërisë që prej shtatorit të vitit 2013].

Me këtë rast, dëshiroj të citoj fjalët e shkrimtarit rus Aleksej Tolstoj (1882-1945), i cili nxjerr në pah atë ndryshimin mjaft thelbësor që theksova më lart të Rusës Kieviane nga Rusa Moskovitiane.

Ai shkruan:
“Ekzistojnë dy Rusa. E para është Rusa Kieviane, e cila i ka rrënjët e veta në kulturën botërore ose, së paku, në kulturën evropiane. Idetë e mirësisë, e nderit, e lirisë, e drejtësisë, kjo Rusë i kuptonte ashtu siç i kuptonte gjithë bota perëndimore. Por ekziston edhe një Rusë tjetër – Rusa Moskovitiane. Kjo është Rusa Tajgore, mongole, e egër, shtazërore. Kjo Rusë, tiraninë gjakatare dhe mizorinë kafshërore, i ka kthyer në ideal të vetin kombëtar. Kjo Rusë Moskovitiane ka qenë që së lashti, është dhe do të jetë mohimi më i plotë i gjithçkaje evropiane dhe një armike e tërbuar e Evropës” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

Ja, pra, një shkrimtar i njohur rus, Aleksej Tolstoj, ka nxjerrë në pah më së miri dallimin e theksuar të Rusës Kieviane nga Rusa Moskovitiane, çka do të thotë se Rusa Kieviane ka pasë qenë Evropë që në mesjetë, kurse Rusa Moskovitiane në mesjetë ka qenë produkt i psikologjisë aziatomongole të Çingis Khanit dhe e tillë ka mbetur deri tani, në shek. XXI, çka dëshmohet më së miri nga krimet shtazërore që ushtria fashiste e Putinit ka kryer dhe po kryen në Ukrainë dhe nga përkrahja e shumicës dërrmuese të popullit shovinist dhe kurrizshtruar rus.

Vetvetiu vjen përfundimi se urrejtja e bandës fashiste të Putinit kundër Ukrainës, zbulon urrejtjen e kësaj bande kundër Evropës. Kjo për arsye se ajo tmerrohet nga tre “infeksione” ndikuese:
Së pari, Ukraina, si vend fqinj me Rusinë, me organizimin e vetë shtetëror, ndikon për rrëzimin e pushtetit neocarist në Kremlin. Ja një fakt tepër domethënës:

Që prej vitit 1991, kur u shkëput nga Bashkimi Sovjetik, Ukraina, deri tani, ka votuar për gjashtë presidentët në vijim:
Leonid Kravçuk (1991-1994), Leonid Kuçma (1994-2005), Viktor Jushenko (2005-2010), Viktor Janukoviç (2010-2014), Pjetër Poroshenko (2014-2019), Vladimir Zelenski (2019 dhe në vazhdim).
Po Rusia? Në vitin 1991 qe zgjedhur president Boris Jelcini, i cili, më 31 dhjetor 1999, u largua vetë nga pushteti. Ai pati ftuar Putinin në kabinet dhe postin e presidentit ia kaloi atij, deri në zgjedhjet presidenciale të 26 majit të vitit 2000. Që prej këtij viti dhe deri tani, domethënë 23 vjet, Putini vazhdon të jetë në krye të Rusisë. Pra, Rusia, në aspektin e organizimit shtetëror, ka krijuar një traditë neocariste: ai që vjen në krye të vendit, pushtetin e ka të përjetshëm, çka është karakteristike për mbretëritë dhe për diktaturat komuniste dhe neokomuniste, si në Shqipëri, ku Rama mbushi 25 vjet në pushtet dhe 18 vjet në krye të partisë së bujkrobërve socialistë.

Së dyti, Ukraina vërtet ka qenë koloni e Rusisë, por populli ukrainas, në formimin e vet psikologjik, asnjëherë nuk e ka pasë ndier veten skllav të pushtetit, në dallim të theksuar nga populli rus, i cili carin, ashtu si edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë dhe presidentin, i ka vlerësuar dhe i vlerëson si zëdhënës të Hyjnisë në Tokë. Kësisoj, kreu i shtetit në Rusi, popullin e trajton si pronën e vet. Por edhe populli rus e pranon me shumë kënaqësi një realitet të tillë dhe para kreut të shtetit vetëm di të shtrojë kurrizin. Por fqinjësia me Ukrainën, për bandën e Putinit, përbën një rrezik të përhershëm, sepse ndikon për humbjen e “pronësisë” mbi popullin rus. Përmbysja në Ukrainë më 22 shkurt të vitit 2014 e presidentit Janukoviç, agjentit të Moskës, pas revoltave të përgjithshme mbarëpopullore, i pati futur dridhmat Putinit dhe bandës së tij në Kremlin.

Së treti, në Ukrainë, pas vitit 1991, u vendos një rend demokratik, çka ndikoi së tepërmi në zhvillimin e vendit dhe në rritjen e standardit të jetesës, i cili ngjallte zilinë e fqinjëve rusë, të cilët, në heshtje, mund të shtronin pyetjen se pse fqinjët e tyre të jetojnë më mirë. Kjo përbënte një tjetër shqetësim të madh për Putinin, sepse populli mund të “infektohej” nga Ukraina, mund të ngrihej në revolta dhe ai të pësonte fatin e Janukoviçit. Por në artikullin e 12 korrikut, të përmendur më lart, Putini mashtronte fare paturpësisht, duke deklaruar: “Ukraina tani është vendi më i varfër i Evropës”. Madje theksonte se të ardhurat për frymë të popullsisë qenkan më të ulëta se në Shqipëri dhe në Kosovë. Pra, në mashtrimet e veta për Ukrainën, e gjeti rastin të shprehet edhe kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Por si shpjegohet që ata ushtarët fashistë rusë, të cilët, kur futen nëpër apartamentet e pallateve në Ukrainë, të braktisura nga banorët pas goditjeve me raketa, lënë mendjen me pajisjet që gjejnë atje dhe u telefonojnë familjeve në Rusi? Prej andej u vijnë porosi të ngarkojnë gjithçka në makina, që nga enëlarëset, frigoriferët, rrobalarëset, sobat, stolitë e ndryshme, veshmbathjet, deri edhe të brendshmet e grave, dhe t’ua dërgojnë menjëherë.

Pikërisht me këtë Rusinë shoviniste të Putinit dhe me popullin shovinist rus, i cili, në shumicën dërrmuese, tërhiqet zvarrë para tij, ka rënë në merak Pirro Prifti. Çuditërisht, atij nuk i bëjnë përshtypje absolutisht qëndrimet tradicionalisht armiqësore të përfaqësuesve dhe të krerëve të politikës ruse kundër shqiptarëve, duke filluar nga përfaqësuesi i saj Hitrovo në Kongresin e Berlinit, ministri i jashtëm carist Sergej Sazonov, cari Nikollaj II, Josif Stalini, Nikita Hrushovi, Sergej Lavrovi, Evgjeni Primakovi dhe deri te Putini. Nuk i bën përshtypje fakti që, në vitin 1999, kur aviacioni i NATO-s po bombardonte Serbinë, në ministrinë ruse të mbrojtjes qenë regjistruar 70 mijë vullnetarë, për të shkuar si mercenarë në radhët e ushtrisë fashiste serbe për të vrarë shqiptarë. Nuk mund t’i bëjë përshtypje, sepse, në formimin e tij, gravitacioni i simpatisë për trekëndëshin Moskë-Beograd-Athinë është shumë më i fuqishëm sesa për të vërtetën.

Kaliforni, 08 qershor 2023

blank

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS Z. ALBIN KURTI ⦁ Diplomatët dhe sanksionet e tyre vijnë e shkojnë, cënimi i sovranitetit dhe integritetit territorial është i pakthyeshëm Nga MSc. Agim Aliçkaj

 

I nderuar Kryeministër Kurti,

E keni zgjedhë rrugën e vështirë, rrugën e ndërtimit të shtetit dhe të lavdisë kombëtare. Të gjithë ne të tjerët, që e duam vendin tonë me zemër dhe e kuptojmë drejt situatën, jemi në shërbim tuajin dhe të qeverisjes suaj të koordinuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Gjëja më kryesore është që të qëndroni bashkë unik dhe mos ta humbni përkrahjen e jashtëzakonshme, të më shumë se 75% të popullit të Kosovës dhe më shumë se 90% të Mërgatës, sidomos këtu në SHBA.

Padrejtësia e hapur dhe nënçmimi i shtetit të Kosovës nga zyrtarë dhe diplomatë evropianë dhe amerikanë e ka kaluar çdo kufi, është bërë e pakuptimtë, neveritëse dhe e padurueshme. Dëshira e tyre e kotë për ta shkoqë Serbinë fashiste nga Rusia fashiste me çdo kusht, në kurriz të Kosovës i ka shëndrruar ata në politikanë të dështuar por të rrezikshëm për Kosovën.

Këtë mashtrim dhe gënjeshtër serbe po e shtyen me forcë Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, i cili është vënë hapur në shërbim të kriminelit Vuçiq. Kërkim falja e tij për bombardimin e Serbisë nga NATO për ndalimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët është kundër vendimit të Kongresit amerikan dhe interesave të popullit amerikan. Lidhjet e gruas së Z. Escobar me Beogradin janë shumë të dyshimta. Ndërsa Z. Lajçak nuk është ndërmjetësues, por përfaqësues serb në dialog.

Si amerikan, më mbuloi turpi, duke i parë kriminelët serb të dërguar në Kosovë nga kryekrimineli Vuçiq t’i rrahin ushtarët e pafajshëm të NATO-s. Dajakët ndaj tyre ishin shpulla në fytyrat e z. Hill, z.Escobar, z.Lajçak dhe diplomatëve tjerë që po i ledhatojnë kriminelët serb. Si shqiptar jam i zhgënjyer dhe i befasuar me përpjekjet e tyre për t’i arsyetuar kriminelet serb, duke ju fajësuar juve, në vend se të kërkojnë arrestimin e tyre.

Ultimatumi i tyre që t’i plotësoni me zor kushtet e kriminelëve serb është përzierje flagrante në punët e brëndshme të Republikës së Kosovës dhe i kalon të gjitha normat diplomatike. Kërkesat normale veç i keni plotësuar, i keni paralajmëruar zgjedhjet e parakohëshme në katër komunat dhe e keni pranuar si tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për deeskalim të situatës. Serbia fashiste nuk bën asgjë për deeskalim, vetëm qet kushte dhe këtë ndërkombëtarët e quajn “sjellje konstruktive”.

Tërheqja e policisë speciale nga pjesa veriore dhe dorëzimi i objekteve shtetërore te bandat serbe do të thotë humbje e sovranitetit. Prandaj forcat e sigurisë është e nevojshme të shtohen derisa kriminelët të zhduken, jo të zvoglohen. Krijimi i i çfarëdo asociacioni serb si parakusht, e hapë rrugën për parakushte tjera të pafundme dhe sjellë deri te shkatërrimi i shtetit. Këto nuk bën as të konsiderohen.

Ju lutem ta vizatoni një asociacion pa kompetenca ekzekutive, bazuar në kushtetutë të Republikës, ja jepni fotokopjen Z. Escobar dhe Lajçak dhe i siguroni se do të fillojë zbatimi në kuadër të marrëveshjes, pasi që ta nënshkruajë dhe pranojë Serbia fashiste. Dhe, jua bëni me dije se pjesëmarrja e pakicës serbe në zgjedhje nuk mund të konsiderohet koncesion por është obligim demokratik dhe privilegj. Në të njejtën kohë kriminelët serb duhet të shkojnë në burg, jo në zgjedhje.

Në seancën dëgjimore historike në senatin amerikan, të organizuar nga senatori i fuqishëm Bob Menendez, Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Z. Derek Chollet e pranoi zyrtarisht se diktatori serb Vuçiq dhe regjimi i tij janë të ndërlidhur me krimin e organizuar në Serbi dhe veri të Kosovës.

Në pyetjen e senatorit Menendez se pse edhe pas një viti nuk ka informatë për garanci se asociacioni serb nuk do të shëndrrohet në “republika srpska”, Zëvendës Ndihmës Sekretari për çështje Euroaziatike dhe Ballkan, Z. Gabriel Escobar nuk kishte kurrëfarë përgjigjeje. Deklaratat e tij se asociacioni ka për qëllim integrimin e pakicës serbe në Kosovë është iluzion ose mashtrim me qëllim.

Kjo seancë dëgjimore u bë e mundur në saje të angazhimit të jashtëzakonshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane në krye me figurat historike Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, të Bordit të Ligës dhe të përkrahësve të shumtë të saj. Ne do të vazhdojmë të lobojmë në Washington edhe më me forcë, për kauzën tonë të drejtë. Për të parë pjesën kryesore të seancës dëgjimore mund të klikoni linkun :

Vazhdoni me paraqitje publike të fakteve të cilat e dokumentojnë se Kosova është viktimë dhe Serbia agresor, në shtypin ndërkombëtar dhe ate konstruktiv të vendit, nëse ekziston. Flisni pa u ndalur për çështje me fakte dhe argumente, me aftësi dhe kompetencë që ju i posedoni, siç janë demokracia, mirëqënia, respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirja, barazia, ligjshmëria dhe orientimi pro-amerikan.

Deklasojeni kriminelin Vuçiq me fakte për gjenocidin serb, sjelljet e tashme kriminale serbe, përkrahjen e tyre për agresionin rus në Ukrainë dhe orientimin e tyre pro-rus. Merreni me veti në xhep dhe përdoreni sipas nevojës librin e xhepit të Dr. Nusret Pllanës dhe MSc. Agim Aliçkaj, në të cilin për 20 minuta mësohen krimet 200 vjeçare serbe ndaj shqiptarëve.

Shprehja e mospajtimit me diplomaci dhe respekt për çështje të ndryshme me diplomatët perëndimorë është e drejtë dhe obligim i juaji, sidomos në takime të mbyllura. Ata duhet ta kenë të qartë se nuk mund të kërkojnë lëshime nga ju për t’ja bërë qejfin kriminelit Vuciq, por duhet të ju bindin me fakte dhe argumente. Ne të tjerët, sidomos në Diasporë e kemi detyrë t’i ekspozojmë, ti kundërshtojmë hapur dhe t’i kritikojmë ata me emër e mbiemër pa marrë parasyshë pozitën e tyre.

Ne të gjithë e duam Amerikën me zemër dhe përjetë, por nëse zyrtarët të caktuar amerikanë në pozita momentale, për interesa ndryshme apo gjeo-politike, i cënojnë interesat e Kosovës të cilën vetë e kan krijuar, përgjigjia e jonë duhet të jetë JO pa kurrëfarë dileme. Jo me vullnetin tonë. Nëse ata e gjejnë mënyrën të na detyrojnë me zor, është turpi dhe përgjegjësia e tyre historike. Liria është liri dhe nuk mund të konsiderohet borxh ndaj askujt.

Nuk na duhet asgjë miqësia me askend nëse e sakatojmë shtetin. Nëse miku na kërkon ta vrasim veten, nuk duhet ta dëgjojmë sepse nuk është më mik. Nuk na lejohet kurrësesi të shkelim mbi gjakun e 1432 fëmijëve të masakruar nga ushtria terroriste serbe, të qindra-mijërave viktimave civile, mijëra dëshmorëve dhe heronjëve të lirisë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij martire që e dhanë jetën në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe tokave shqiptare.

Diplomatët vijnë e shkojnë, bashkë me sanksionet e mundëshme, padrejtësitë, interesat dhe tekat e tyre. Por, nëse cënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit, dëmi është i pakthyeshëm dhe i përhershëm. Qëndroni pas vendimit tuaj për të mos ia dorëzuar republikën demokratike bandave kriminale serbe. Këtë mund ta bëni vetëm me ushtri dhe polici të fortë e të përgaditur mirë. Serbia e kupton vetëm gjuhën e forcës.

Komuniteti shqiptaro-amerikan është shumë i brengosur dhe i irrituar përtej mase me veprimet e fundit të përfaqësuesve të Departamentit të shtetit. Efektet e këtij zemërimi do të ndihen shpejt nga zyrtarët amerikanë në afat të shkurtër por edhe në kampanjën presidenciale e cila veç sa ka filluar.

Kërkesat për dorëheqjen tuaj për shkak të sjelljes kriminale serbe dhe fajet e të tjerëve janë absurde. Jeni duke punuar me mençuri, trimëri dhe përkushtim në ballafaqim me Serbinë fashiste. Edhe po të donit nuk keni kujt të ja dorëzoni Kosovën. Pjesa më e madhe e opozitës së Kosovës dhe pozita e Shqipërisë në krye me KM Edi Rama, si dhe përkrahësit e tyre në media janë ndër fajtorët kryesorë që i kan dhënë dhe po i japin kurajo Serbisë fashiste për të vazhduar me veprime agresive me shpresë të nënshtrimit të Kosovës.

Fati i shtetit të Kosovës dhe ardhmëria e kombit shqiptar varet nga suksesi i juaj. Do ta keni mjaft vështirë për një kohë, por të gjithë sëbashku do t’ja dalim. Drejtësia mund të vonohet por do të ngadhënjej mbi padrejtësinë. Fitorja është e jona.

blank

Z.Escobar, një Ballkani me paqe afatgjatë & aleat i Perëndimit, i duhen liderë me integritet si Vjosa Osmani dhe Albin Kurti Nga Elida Buçpapaj

Z. Escobar,

lexova intervistën tuaj tek BBC ku apostrofoni kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, çka, për banalitet, tek opozita në Kosovë, për interesa politike, përkthehet sikur SHBA është antiKurti ose sikur Kurti është antiAmerikan!

Nuk ka si të jetë Albin Kurti antiAmerikan! Liderët e rinj të Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë proAmerikanë, proNATO dhe proBE dhe, si të tillë, ata kërkojnë vetëm zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë së shtetit demokratik të Kosovës.

Më 18 maj, bashkë me z.Chollet, ju patët një seancë dëgjimore të thirrur nga Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Senatori Bob Menendez, i cili bashkë me lobistët më të mirënjohur Amerikanë, ish kongresmeni Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley DioGuardi, ekspertë të Ballkanit kanë shprehur në mënyrë eksplicite dyshim të thellë ndaj Asosacionit. Gjithashtu Senatori Menendez, po citoj VOA, “shprehu kritika ndaj zyrtarëve amerikanë, duke thënë se i është krijuar përshtypja se Kosovës po i bëhet presion për të krijuar Asociacionin, ndërsa pak presion po i bëhet Beogradit, pak presion po i bëhet një udhëheqësi, që, siç u shpreh Senatori, gazeta Nju Jork Times, e karakterizoi si një politikan me lidhje të thella me botën e krimit të organizuar.” Dhe më tutje Senatori Menendez shprehu shqetësimin se si mund të ketë marrëdhënie të normalizuara midis dy vendeve kur Aleksandër Vuçiç nuk e nënshkruan marrëveshjen, kur Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës apo inkurajon serbët të bojkotojnë zgjedhjet në veri të Kosovës.”.

Qendrime kritike ndaj Serbisë si aleat i Moskës mbajnë edhe ekspertë dhe think-tank Amerikanë. Po përmend këtu Janusz Bugajski, Daniel Serwer, Ivana Stradner etj. të cilët shohin si shkaktar të destabilizimit të rajonit njeriun me emrin Aleksandër Vuçiç dhe, pothuaj, ndajnë të njëjtën shqetësim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Por të kthehem tek intervista juaj tek BBC, ku thoni se Albini ka “provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale.”

Ju jeni një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë në rajon. Më lejoni t’ju pyes.

Pse ky qenka dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ish viktimës me ish agresorin, që bashkë me BE keni mbi 10 vite që e nxisni?!

A nuk i ngjan një mullari me kashtë që mjafton një bisht cigareje e Aleksandër Vuçiçit për ta bërë shkrumb!

Po si është e mundur që, midis vendeve fqinjë, të vijë e të diktojë fqinji tek i zoti i shtëpisë! Dhe jo një fqinj i zakonshëm, por i një vendi ish-agresor që më 1999 detyroi NATO-n të ndërhynte për të ndaluar genocidin dhe spastrimin etnik të një milion shqiptarëve të Kosovës, që braktisën me dhunë vatrat e tyre dhe gjetën strehë si refugjatë në Shqipëri, Maqedoni, Europë, SHBA e botë.

“Albini ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale.”

Unë mendoj se tensionet i kishte provokuar dhe i mban të ndezura Aleksandër Vuçiç  pa e prishur terezinë fare as për Brukselin dhe as për Ohrin, as për z.Lajçak dhe as për z.Borell, dy zyrtarë që vinë nga dy shtete të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Mendoni sikur Albin Kurti gjatë dialogut të kërkojë ato të drejta që i gëzon pakica serbe në Kosovë, për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, për barazi dhe reciprocitet! Kështu ndërtohet themeli i një dialogu demokratik midis dy vendeve fqinje.

A mund të thuhet rishtas se Albin Kurti është provokator sepse po kërkon të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi!

A nuk duket ad absurdum që meqë Vuçiçi, Dodiku e Vulin janë miqtë dhe aleatët e Putinit, Albini i meriton shkopinjtë ndërsa Vuçiç & Co karrotat!

***

Në fakt, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi më 29 maj 2023. Zyrtarët komunalë të zgjedhur të katër komunave serbe shkuan në objektet komunale. Por kaq mjaftoi që Vuçiçi të urdhëronte bandat të rinisnin dhunën, duke mos kursyer as 25 ushtarë të KFOR-it e duke dislokuar ushtrinë me armë të blera në Rusi e Kinë në kufi!

Dhe fajin e paska Albini e  jo Vuçiçi, i cili, nga Beogradi,  i dikton pakicës serbe të Kosovës, një shtet i pavarur dhe sovran, me legjitimitet të sanksionuar në qershorin e 1999 dhe në 22 korrikun e 2010 me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që deklaroi se ” Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.”

***
Me një grup gazetarësh në prag të festimit të 15 vjetorit të Pavarësisë vizituam Kosovën. Shkuam edhe në Mitrovicë. Qe muaji shkurt, as tre muaj pas barrikadave të nëntorit të organizuara nga dora vetë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Me preteksin e “targave”. Imagjinoni: Vuçiçi iu dikton kosovarëve serbë të mos përdorin targat e shtetit të tyre! “Reciprociteti i targave” është një nga pikat e marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë të firmosura në Bruksel që pala e Beogradit nuk i përmbush.

Në vend që SHBA dhe përfaqësuesit e BE-së të detyrojnë Serbinë të përmbushë obligimet, i është kërkuar Albin Kurtit ta shtyjë e ta shtyjë reciprocitetin e targave me muaj e muaj, e nëse Albin Kurti do të pyesë se deri kur duhet të shtyjë përmbushjen e një marrëveshjeje të firmosur, do të dilet me konkluzionet se pyetjet e Albinit qenkan provokative!!!

Kur e vizituam shkurtin që shkoi, Mitrovica dukej një qytet si gjithë të tjerët, përveç blloqeve të betonit mbi urë që nuk lejonin kalimin e automjeteve dhe karabinierët italianë me xhipa në gatishmëri. Kolegët tanë joshqiptarë kaluan urën dhe pinë kafe në anën nga varen flamujt serbë, dmth në veriun e Mitrovicës ku, bashkë me komunitetin serb, jeton edhe nje komunitet shqiptarësh prej rreth 8 mije nga 25 mije sa ka qenë para luftës.

Mbi urën mbi Lumin Ibër imagjinova të ardhmen e afërt, me jetë të normalizuar të qytetarëve, me Urën pa blloqe gurësh e të gjallëruar nga lëvizjet e banorëve të qytetit pa ndarje e ndasi. KFOR-i dhe EULEX-i duhet të mbeten aty deri sa Kosova të anëtarësohet në NATO. Baza Amerikane në Bonstill duhet të jetë gjithmonë si faktor paqeje dhe stabiliteti. I vetmi shtet në Ballkan që e ka hedhur poshtë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO është Serbia, shkaktarja e aq konflikteve në ish-Jugosllavi, që, sikur të mos kenë mjaftuar ato tragjedi, fut hundët për të destabilizuar Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Në Mitrovicë na thanë se qetësia në pjesën veriore mund të prishet menjëherë mjafton një shkelje syri e Aleksandër Vuçiçit. Në Prishtinë u takuam edhe me ministrin serb të pakicave Nenad Rashiq që vuri në dukje se Lista Serbe është mekanizëm i Vuçiçit, i cili e quan Nenad Rashiqin “llum”, vetëm sepse ai nuk i është bindur despotit për ta refuzuar postin ministror në qeverinë Kurti. Nenad Rashiq e ka mbajtur këtë post edhe prej 2007 deri më 2014.

Në kontaktin që patëm si grup gazetarësh me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se në pjesën veriore të Mitrovicës ka persona të sanksionuar nga SHBA që nuk ua prish terezinë askush, pa marrë para sysh praninë e EULEX-it apo KFOR-it. Edhe tek EULEX-i nuk e kundërshtuan këtë fakt.

Edhe trupat serbe të Policisë së Kosovës u dorëhoqën me urdhër të Aleksandër Vuçiçit. Ata i zhveshën uniformat në mënyrë demostrative përpara kamerave të televizioneve, të cilët pastaj presidenti i Serbisë i dekoroi po në mënyrë demonstrative po përpara kamerave të televizioneve në Beograd.

A nuk ishte ky një provokim i pacipë i Presidentit të Serbisë ndaj shtetit sovran të Kosovës!

Po me diktatin e Vuçiçit, nga frika, pakica serbe bojkotoi zgjedhjet vendore!

Pakica serbe në Kosovë nuk ka frikë nga Albin Kurti, as nga Vjosa Osmani, as nga populli i Kosovës, por nga Aleksandër Vuçiçi!

Pra, nga Beogradi Vuçiç bën gjithçka për të shkatërruar jetën e komunitetit serb në Kosovë, duke e mbajtur gjithmonë alarmin në portokalli! Ndërsa gatishmëra e ndërkombëtarëve fokusohet tek Albin Kurti se mos po provokon Vuçiçin!

Populli i Kosovës, më proAmerikani në botë, ai që ka përjetuar krimet e Milosheviçit mbi shpinë dhe që e njeh shumë mirë zëdhënësin e tij, sheh, dëgjon dhe voton!

Shumë agresiv kundër Albin Kurtit është edhe Richard Grenell, që lobon për interesat e Beogradit, prandaj Presidenti  Aleksandër Vuçiç e dekoroi me Urdhërin e Parë të Flamurit Kombëtar si avokat i Serbisë me të njëjtën dekoratë si Vitaly Churchin dhe Sergei Lavrov.

Richard Grenell kërkon arbitrarisht rrëzimin e Albin Kurtit dhe po bën gjithçka të nxjerrë nga Haga Hashim Thaçin!

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e vizitoi në mënyrë provokative Hashim Thaçin në Hagë, ndërsa, pak kohë më parë, priti Richard Grenellin, tashmë një qytetar privat, i cili si lobbyst i Serbisë u prit edhe nga Beogradi zyrtar! Pyes çfarë të ketë gatuar treshja Edi Rama, Richard Grenell dhe Aleksandër Vuçiç! Asgjë të mirë!

Këtej duan të nxjerrin nga Haga Hashim Thaçin, andej duan të rrëzojnë Albin Kurtin! Nga burgu i Shqipërisë pa mbaruar dënimin nxjerrin edhe ish Ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahirin, i lidhur me mafien, ndërsa sapo u prangos një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, burgosja e të cilit ishte lajmëruar pesë ditë përpara arrestimit!!!! Ambasadorja Amerikane në largim Yuri Kim u alarmua e zhgënjyer në Twitter duke parë mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit e duke nënvizuar se “SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.”

Edhe lidërshipi i vjetër në Kosovë është akuzuar për korrupsion, prandaj populli i Kosovës e pa si rrezik për sigurinë kombëtare dhe e nxori në opozitë duke votuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, të cilët respektojnë ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës!

Qeveria e parë e Albin Kurtit është rrëzuar me urdhër dhe rishtas po shihet si “problemi”, çka e egzalton Beogradin dhe opozitën në Kosovë, që i sheh Albinin dhe Vjosën si pengesa të pakapërcyeshme për t’u kthyer në pushtet.

 

***

Ballkani qeveriset nga elita të korruptuara. Këto elita, shterrshëm të komprometuara, komprometojnë zyrtarë të lartë si për shembull ish shefin e kundërzbulimit të FBI- së së New Yorkut Charles McGonigal. Elitat e korruptuara janë të gatshme për çdo lloj koncesioni, si shkëmbim për të qendruar në pushtet e për t’i shpëtuar drejtësisë. Ata janë të gatshëm të bëjnë lëshime me kosto për të gjithë stabilitetin, paqen dhe sigurinë e Ballkanit dhe Europës, mjafton që t’i nxjerrin të larë nga Haga apo që Perëndimi  të mbylli sytë përpara korrupsionit  galopant në Shqipëri dhe varrosjes aty të sistemit demokratik përmes manipulimit total të zgjedhjeve dhe uzurpimit despotiko-sovjetik të të gjitha shtyllave të shtetit nga një njeri i vetëm me një maxhorancë fiktive që ka eleminuar pluralizmin dhe opozitën.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajnë të njëjtin qendrim me Presidentin George H.W. Bush, i cili i vuri Milosheviçit vijën e kuqe, përmes Paralajmërimit të Krishtlindjeve në 25 dhjetorin e vitit 1992. Kjo është Amerika.

Presidenti Bush Senior i shkroi troç Milosheviçit se, po ta shkelte Paralajmërimin e Krishtlindjeve, do të kishte pasoja. Milosheviçi nuk ia vuri veshin dhe, gjashtë vite më vonë ndërmori genocidin e spastrimin etnik kundër shqiptarëve civilë të Kosovës. Do të ishte Presidenti Bill Clinton, Demokrat, që do t’ia vërtetonte kasapit të Ballkanit paralajmërimin e Bushit, Republikan. No matter Republican or Democrat. Kjo është Amerika. Kjo do të jetë! S’ka alternativë tjetër. Prandaj shqiptarët janë populli më proAmerikan në botë.

“America is great because America is good. If America ever stops being good, it will stop being great.” “Amerika është e madhe sepse është e mirë. Nëse pushon së qëni e mirë, pushon së qëni e madhe”. “E mirë” është në kuptimin “e drejtë”. Kjo është thënia lapidare e një njeriu të dashuruar me Amerikën si francezi Alexis de Tocqueville! Prandaj janë të dashuruar shqiptarët me Amerikën. Me Woodrow Wilson, Ronald Reagan, George H.W Bush, George W.Bush, Bill Clinton, Madeleine Albright, John Mc Cain, Bob Dole, Tom Lantos, Ben Gillman, Bob Mendendez, Joe DioGuardi etj.etj.etj. Kjo është Amerika.

Vijën e kuqe Serbisë ia ka vendosur Presidenti George H.W.Bush dhe nuk mund t’ia vendosi sot Kosovës ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviq. Sepse Kosova nuk është vend agresor, nuk e shkel Kosova territorin e Serbisë, nuk e vret Kosova Zoran Xhinxhiçin, Oliver Ivanoviçin. Përkundrazi, sovraniteti i Kosovës cënohet nga bandat që i sjell Serbia, që sulmojnë trupat e KFOR-it dhe që kërcënon me ushtrinë serbe të dislokuar në kufi me armatime të blera nga Rusia, Kina.

Si mendoni ju, z.Escobar, se, meqë po luftohet në Ukrainë, t’i bëhen lëshime Aleksandër Vuçiçit ndaj pretendimeve të tij territoriale për ta kthyer Kosovën një Republika Sërbska të dytë!

Presidenti Clinton kërkoi ndjesë pse, në vitin 1994, e bindi Ukrainën të çarmatosej si fuqi bërthamore, sepse nuk e kishte imagjinuar ardhjen imperializmit rus me në krye e Putinin.

Si mendoni ju, z.Escobar, se Amerika mund ta ndryshojë strategjinë ndaj Kosovës sa herë të ndryshohen Presidentët e SHBA, Sekretarët dhe nënsekretarët e shtetit?

SHBA mund ta afrojë Serbinë, por ky afrim nuk mund të bëhet duke ia plotësuar orekset mitomane ndaj Kosovës, as kur Serbia vazhdon të jetë shtet aleat me Putinin, as duke kërkuar ndjesë si Ambasadori Chris Hill për bombardimet e NATO-s, se NATO nuk bombardoi popullin serb, por makinerinë ushtarake të një krimineli që vrau popullsi civile e fëmijë e që e kalli në luftë, flakë e zjarr gjithë Jugosllavinë dhe, prej 1989 e deri sot, Ballkani mbetet “fuçi baruti” jo për fajin e Albin Kurtit apo Vjosa Osmanit, por sepse Serbia udhëhiqet nga trashëgimtarë të Milosheviçit, ndërsa SHBA dhe Perëndimi në vend se të synojnë demokratizimin e Serbisë, drejtojnë gishtin në objektivin e gabuar tek dy liderë të rinj pa skeletë në sirtarë që duan një Kosovë të lirë dhe demokratike për çdo kosovar, qoftë serb a shqiptar.

***

Jam shqiptare e natyralizuar në Zvicër. Zvicra është Atdheu im i ri. Si SHBA për komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Në pasaportën time zvicerane nuk ka asnjë shenjë dalluese nga zviceranët autoktonë me qindra e qindra vjet banorë të Konfederatës Helvetike. Kjo është barazia më e madhe. Në asnjë vend të BE, as në Zvicër, pakicat nuk kanë statuse politike të veçanta, ndërsa gëzojnë liri të plotë të organizohen si komunitete  në mbrojtje të identitetit të tyre kulturor, gjuhës e traditave. Djemtë e mi kanë shokë serbë. Nuk ka logjikë dhe është dështimi i plotë i diplomacisë Perëndimore, nëse rinia shqiptare dhe serbe do të vazhdojë të vuajë nga idetë e çmendura të Milosheviçit, që jetojnë në kokat e nxehta të zëdhënësve të tij në Beograd.

E rëndësishme është që, midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe, nuk ka konflikte me bazë etnike. Kanë bashkëjetuar gjithmonë. Ndasitë etnike në Kosovë përmes Asosacionit nuk justifikojnë Kosovën multietnike, ku pakicat janë vetëm  8 %. Pra, pakica serbe në Kosovë do të jetojë normalisht nëse SHBA dhe BE, EULEX dhe KFOR-i nuk do ta lejojnë Aleksandër Vuçiçin të cënojë sovranitetin territorial e të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Populli i Kosovës ka zgjedhur me votë legjitime përfaqësuesit e saj.

Prej qershorit 1989, kur Milosheviçi shpalli politikën flakvënëse, Ballkani nuk po qetësohet, sepse Aleksandër Vuçiçi po e vazhdon të njëjtën strategji si ideologu dhe mentori i tij.

Edhe unë do ta kritikoja për një gjë Albin Kurtin, që për çdo veprim legjitim, duhet të konkordojë me Quintin, trupat e KFOR-it dhe EULEX-it, por SHBA, BE duhet të jenë energjikë për të mbrojtur, mbështetur dhe legjitimuar liderë me integritet si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, sepse kështu mbrohet paqja dhe stabiliteti afatgjatë dhe Ballkanit i hiqet njolla e zezë e konotacionit “fuçi baruti”.

***

Tani Kosovës po i kërkohet që të mbahen zgjedhjet lokale rishtas. Presidentja e Kosovës edhe kryeministri nuk kanë asgjë kundër, përkundrazi, janë pro, mjafton që  të jenë konform ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë të shtetit të tyre.

Por problemi mbetet presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Më lejoni të bëj një parashikim.  Nëse SHBA, BE, Quinti dhe gjithë diplomacia Euro-Atlantike së bashku nuk do të marrin rolin që u takon, pakica serbe  nga frika e Vuçiçit do t’i bojkotojë prapë zgjedhjet. Pra, që të shmangen rishtas trazirat, që të shmangen përfundimisht trazirat dhe provokimet e Vuçiçit në Kosovë, SHBA, BE, Quinti dhe gjithë diplomacia Euro-Atlantike së bashku duhet të ushtrojnë plotfuqishmërinë e tyre. Kosova është Aleate e SHBA dhe BE.

SHBA dhe BE duhet t’ja bëjnë të qartë Vuçiçit që t’i mbajë duart larg Kosovës. Asnjë shtet demokratik nuk sulmon një shtet sovran, asnjë shtet demokratik nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti fqinj. Serbia nuk është shtet demokratik. Prej 10 qershorit 1989 e deri sot, Ballkani është i kërcënuar nga dy rreziqe:  nga Serbia me aleatët e saj dhe nga liderët e korruptuar.

Ballkanit, sot më tepër se kurrë, i duhet të udhëhiqet nga elita me duart të pastra dhe liderë me integritet si Vjosa Osmani e Albin Kurti, të dy liderë Perëndimorë, aleatë të vërtetë të SHBA dhe BE-së.

blank

ANA E MALIT SIPAS NJË TRIESHANI – AUTOR GJEKË GJONAJ- Nga Frank Shkreli

Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë, për fat të keq, ashtu si shumë territore të tjera shqiptare në dy pjesë, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ana e Malit në Shqipëri i përket Bashkisë Shkodër, ndërsa Ana e Malit në Mal të Zi i përket Komunës së Ulqinit. Kjo ndarje fatzezë e trevave shqiptare u imponua nga Fuqitë e mëdha të asaj kohe, në vitin 1913. Popullsia e kësaj krahine përbëhet pothuaj me 100% shqiptarë. Shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, me një përqindje të vogël katolike. Shqiptarët e dy anëve të krahinës së Anës Malit pësuan një goditje të rëndë në marrëdhëniet ndër familjare e shoqërore, pore dhe ekonomike, kur në vitin 1948 u mbyll kufiri midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë, gjithashtu komuniste, si pasojë e prishjes së dy miqëve të vjetër Enver Hoxhës dhe Titos – megjithse Tito me agjentët e tij ishte instrumental në themelimin e Partisë Komuniste shqiptare të Enver Hoxhës. Sidoqoftë, më në fund, ra Muri i Berlinit, u shemb komunizmi zyrtar ndërkombëtar sllavo-aziatik në Evropë dhe familjet shqiptare të Anës Malit rivendosën, më në fund, lidhjet familjare e shoqërore midis tyre nga të dy anët e kufirit. Është kjo Ana e Malit që sot, fatkqesisht, dita ditës po zbrazet nga popullsia shqiptare shekullore e atyre trojeve, për arsye ekonomike, por pa përjashtuar gjithashtu as arsyet politike, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiano-perëndimore. Është, pikërisht, kjo krahinë, “Ana e Malit Sipas një Trieshani” – një kronikë historike e jetës së përditshme të asaj treve — për të cilën shkruan në librin e 10-të të tij, autori i palodhëshëm nga Trieshi, Gjekë Gjonaj.

Unë e lexova me shumë interesim dhe dashuri këtë libër pasi (unë kam lindur e rritur në Amull, në ato troje ku edhe kam mbaruar shkollën fillore Bedri Elezaga për të cilën shkruan autori duke e cilësuar atë si “Tempull të diturisë që ruajti gjuhën shqipe, kulturën dhe graditën tonë të lavdishme), më solli shumë kujtime dhe emocione ndërsa lexoja për jetën, traditën dhe për personalitetet, disa prej të cilëve i kam njohur, megjithse ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli që jetoj në Amerikë. Është e pamundur të përshkruaj përmallimin, ndjenjat dhe kujtesat nga fëmijëria duke lexuar këtë libër. Ngjarjet, personalitetet, gëzimet dhe hidhërimet, si dhe rrethanat që shoqëronin ato, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, bëhen reale.

“Gjithçka shkrova në këtë libër, në të cilin solla një pjesë të identitetit nacional të popullatës vendore të Anës së Malit — me qëllim që t‘i përcjell ato në trevat mbarëshqiptare — janë fjalë zemre të motivuara nga vullneti i mirë. Nuk mund të ishte ndryshe kur bashkëbiseduesit/et e mi/a, përveçse më hapën dyert e shtëpive, më shtruan sofrën bujare dhe më hapën zemrat dhe shpirtin e tyre të pastër”, shprehet autori për librin e tij.

Sipas vet autorit, kjo vepër publicistike mbi trevën e Anës Malit, “nuk është një monografi as dokument faktik, por vetëm pjesë e një letërnjoftimi të vogël, me fjalë shumë, të kësaj treve. Ajo është një mozaik prozaik me copëza veçantie nga jeta e zakonshme e pabujë e anamalasve, realiteti i tyre jetësor, një pjesë e së shkuarës dhe të sotmes së tyre në këtë lokalitet, ashtu siç i njoha unë. Në këtë mozaik kryesisht pasqyrohen lashtësia, tradita, trashëgimia e pasur kulturore materiale dhe ajo shpirtërore (jomateriale) e kësaj treve, që janë pjesë e vlerave të trashëgimisë kombëtare”, shkruan autori Gjonaj.

Përveç të dhënave të vyera që ofron libri mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të Anës Malit, në brendësinë e kësaj vepre, autori jep edhe informacione biografike për një numër personalitetesh të dalluara të kësaj treve – personalitete të dalluara në fusha dhe veprimtari të ndryshme të jetës, si klerikë, personalitete të njohura të arsimit e kulturës dhe në përgjithësi figura të shquara të asaj anë, me kontribute të pamohueshme, jo vetëm, për krahinën e Anës së Malit, por edhe më gjërë.

“Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa dimensione këtë trevë. Autori me hollësi dhe me një gjuhë të qartë e të kuptueshme për lexuesin, ka trajtuar natyrën, trashëgiminë kulturore e materiale, zhvillimet sociale e demografike, arsimin, folklorin, personalitete dhe jetën e përditshme të banorëve të Anës së Malit”, vlerëson librin, Dr. Nexhat Avdiu, njëri prej recensuesve të veprës së Gjekë Gjonajt. Ndërsa recensuesja tjetër e librit Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se, “Gjeka i ka ndenjur besnik stilit të profesionit të gazetarisë dhe si i tillë është i kapshëm për çdo lexues. Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë
ngjanë me udhëpershkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zonë dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij, Gjeka i vlerëson si bashkautorë nga që pa rrëfimet e tyre unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër”, ka thenë në recensionin e saj, Dr. Sabina Osmanoviq.

blank

Nga promovimi i librit Librit, “Ana e Malit sipas një trieshiani” i autorit Gjekë Gjonaj ditën e shtunë (27 maj 2023) në Muzeun Etnografik në Draginë, në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili është organizuar nga Shoqata “Ora”. Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e kësaj shoqate, Arjeta Kurti, ka falënderuar autorin për kontributin e tij për Anën e Malit, për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve. Ajo ka thekësuar se, “Ky libër do të jetë një vlerë e shtuar e Anës së Malit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për projekte të tjera lidhur me Anën e Malit”, ka shtuar ndër të tjera Arjeta Kurti, me rastin e promovimit të këtij libri dy javë më parë.

Ashtu siç sugjeron edhe autori Gjekë Gjonaj, ky libër është një vepër-dokumentar i shkruar, për t’ua lenë jo vetëm brezit të ri sot dhe brezave të ardhshëm të asaj krahine – ndoshta shpesh të harruar — por dhe brezave të ardhëshëm të mbarë Kombit shqiptar – të cilët ndoshta dine pak ose aspak mbi këtë krahinë shqiptare iliro-arbërore — ashtuqë të mësojnë dhe të mos harrojnë përpjekjet, ndër shekuj, për mbijetesë dhe sakrificat e popullatës së kësaj krahine të lashtë shqiptare për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare, gjatë historisë.

Ky është një shërbim i madh që Gjekë Gjonaj i bën historiografisë së Anës Malit por edhe asj shqiptare në përgjithësi, duke e pasuruar literaturën shqiptare me një vepër të tillë. Shihet qartë se në librin e tij, “Ana e Malit Sipas një Trieshani”, autori Gjekë Gjonaj shpreh dashurinë e tij të thellë për Anën e Malit dhe për popullatën e asaj krahine historike, por të vuajtur. Libri lexohet me andje dhe është shkruar me një gjuhë të kuptueshme dhe të qartë për lexuesin kudo – që ndoshta nuk ka shumë njohuri për këtë trevë, të quajtur Ana e Malit.

blank

blank

Harta e Anës Malit nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar!

blank

Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe- Nga Ramiz TAFILAJ – Houston, Texas/SHBA

 

U deshtën një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës

 

Gjeopolitika e Fuqive të Mëdha, në historinë tonë si komb, zakonisht ka qenë e pamëshirëshme ndaj nesh. Qoftë në Kongresin e Berlinit (1878) apo Konferencën e Londrës (1912-‘13), si dy nga ngjarjet me peshën më të madhe historike e politike të historisë moderne, shqiptarët u dëmtuan jo vetëm territorialisht, por edhe si komb. Arsyeja e vetme, anipse jo e arsyeshme, ishte akomodimi i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës duke ledhatuar sa s’duhet vendet si Serbia. Vetëm më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, një nga këto fuqitë e mëdha të kohës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e Presidentit Woodroë Wilson, kishte ndërruar qasje: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur,” kishte theksuar ky burrështetas amerikan duke përdorur veton që kishin SHBA-të kundrejt krejt planeve për të copëtuar Shqipërinë në tërësi, duke zhbërë kështu të vetmin shtet shqiptar në Europë dhe duke lënë shqiptarët komplet nën mëshirën dhe sundimin e shteteve fqinje, si Greqia, Mali i Zi e Serbia. Këtë fat nuk e patën Kurdët, të cilët nuk janë më as shtet e as kombe.
Besoj se nuk do shumë koment se si do ishim, apo më mirë thënë, si s’do ishim fare sot ndoshta as si shqiptarë e leje më si shtete që tani në kemi dy- Shqipërinë dhe Kosovën- pa këtë ndryshim drastik të politikës së SHBA-ve karshi shqiptarëve në Evropë të filluar nga Presidenti Wilson! Besoj se nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se vet ekzistenca jonë e sotme si shtet e komb është duke iu faleminderuar SHBA-ve.
U deshtën gati edhe një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës dhe realisht pagëzuesi i shtetit më të ri në Kosovë, Republikës së Kosovës, kur në linjë me Wilson më 1919, ishte George W. Bush më 2007 që kishte deklaruar midis Tirane se “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!”
Sot, mbi një shekull pas shpëtimit të ekzistencës që na e bëri Amerika si shtet e komb dhe mbi dy dekada pas shpëtimit të Kosovës, që përsëri u bë falë SHBA-ve (kuptohet, edhe aleatëve të tjerë, gjithësesi) është shumë paradoksale të shihet një përkeqësim i marrëdhënjeve diplomatike në mes Kosovës e SHBA-ve. Kur kreu i diplomacisë së SHBA-ve e dënon publikisht Qeverinë e Kosovës dhe vet kreun e saj, dhe kur i fundit sillet si pasha ndaj aleatit më të pazëvendësueshëm e besnik të shqiptarëve e veçanërisht Kosovës, duket se busulla e orientimit gjeopolitik të Kosovës është totalisht e hutuar, për të mos thënë thellësisht e gabuar.
Bota dhe interesat politike ndërkombëtare as nuk varen e as nuk determinohen aspak nga Kosova. E kundërta është e vërtetë: veprimet e Kosovës- deshtëm apo s’deshtëm ne- orientohen, drejtohen dhe përcaktohen nga këto interesa. Krejt çka ne duhet të bëjmë është ta ruajmë kursin e veprimeve tona në linjë me SHBA-të. Pjesa tjetër është teknike.
Çfarëdo devijimi ynë nga kursi i një linje me SHBA-të është braktisje e një superanije për të ruajtur pozitën e një kapiteni të një barke as pa motor, në ujrat tmerrësisht të trazuara të një oqeani gjeopolitik ndërkombëtar. Stuhija që ka trazuar këtë oqean quhet Ukrainë. Andaj, siç e ka thënë edhe miku im i çmuar dhe ambasadori ynë pa portofol në SHBA, Dr. Faton Bislimi, “ky është momenti kur ne duhet të shohim përtej gardhit!” Ky është momenti kur ne duhet të jemi vizionarë e të mos luajmë me formalitetet kundrejt realiteteve. Teoria është e bukur në shpjegimin e fenomeneve, por është praktika ajo që i shkakton fenomenet. Sovraniteti si koncept teorik është impresiv, sidomos për një vend si Kosova, por realizimi i tij praktik është shumë i komplikuar sesa shihet nga kuptimi i shkronjave në ligj a kushtetutë. Fundja, edhe vet Kushtetuta flet jo vetëm për kuptimin bukfal të shkronjës, por edhe të shpritit të saj- pra, domethënjes së qëllimit për të cilën ajo është aty.
Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe. As Amerikanët. Por, krijimi i një situate që ndoshta qëllimin e ka pasë shumë të mirë, por rezultatin goxha të keq, nuk i shërben Republikës së re të Kosovës. Nëse çarja me SHBA-të bëhet normë, Kosova humbë. Ne fitojmë, siç na mëson historia, vetëm atëherë kur jemi në linjë me SHBA-të. Fitore tjetër as nuk kemi pasë, e frigoj as që do të kemi. Po e lëshuam superanijen SHBA, dallgët e oqeanit të trazuar politik mund ta gëlltisin shpejt barkën tonë të vogël pa motor. Kapiteni e krejt ekuipazhi i tij s’do marrin lavdinë për fundosjen e atyre pasagjerëve. Pos mallkim!

Huoston-Teksas,
më 6 Qershor 2023

____________
Ramiz TAFILAJ është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX – SHBA. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe mban Titullin e lartë Presidencial “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

blank

Lufta e Kosovës për sovranitet të vërtetë- Nga Aurel Dasareti*

Gjithnjë e më shumë shtete theksojnë respektin për “punët e tyre të brendshme”. Ku janë kufijtë e sovranitetit të shteteve sot?
***
Në politikën ndërkombëtare, shumica e koncepteve kontestohen. “Sovraniteti” është një prej tyre. Çfarë do të thotë që një shtet të jetë sovran dhe çfarë kufijsh vendos për veprimet e shteteve të tjera? Sot, termi është i lidhur ngushtë me idetë nëse ndërhyrja në politikën e shteteve të tjera mund të jetë e justifikueshme, dhe si rrjedhim cila mund dhe duhet të jetë detyra e një “bashkësie ndërkombëtare”. Në mënyra të ndryshme, sovraniteti është thelbësor për shumë nga konfliktet e sotme ndërkombëtare.

Çfarë nënkuptohet me një shtet sovran?
Një shtet, ose shteti, është autoriteti më i lartë që sundon mbi një zonë ose territor gjeografik; mundësisht të quhet edhe një vend. Prandaj, vetë një vend quhet gjithashtu “shtet”, si “shteti i Shqipërisë”, “shteti i Kosovës” ose “shteti i Gjermanisë”. Një vend që vetëqeveriset në këtë mënyrë quhet edhe shtet sovran.
Por, a është një shtet sovran Shqipëria e kapur nga krye-mafiozi i droguar që fle në shtrat me kryekriminelin serb (nuk më interesojnë aspak marrëdhëniet homoseksuale mes tyre por dëmtojnë Kombin tim), nudisti i stërzgjatur që i përkulet paturpësisht Serbisë fashiste, naziste, terroriste, pan-sllaviste e cila gjatë shekujve, me ndihmën apo indiferencën e të huajve “të civilizuar” ka kryer shumë gjenocide ndaj shqiptarëve?!
A është shtet sovran Kosova që në këto çaste shumë tragjike-dramatike për Kombin dhe Vendin, nuk mbrohet nga të gjithë shqiptarët (bashkarisht, pa dallime partiake, ideologjike, fisnore, krahinore, fetare…), përkundrazi, më tepër sulmohet nga bastardët analfabetë shqipfolës, qentë e zgjebur të rrugëve (“opozitarët”) dhe shumë fundërrina tjera të vetëshpallur “gazetarë” e “analistë” – se sa nga nazistët, terroristët, fashistët, pan-sllavistët e egër ardhacak dhe pushtues që duan ta instalojnë një Serbi tjetër në territorin e Dardanisë pellazge-ilire-shqiptare?!
Parimi i sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare.
Arsyeja pse sistemi funksionon në këtë mënyrë është për shkak të parimit të sovranitetit. Bëhet fjalë që të gjitha shtetet të jenë sovrane, të vendosin lirisht mbi veten e tyre dhe jo të qeverisen nga të tjerët kundër vullnetit të tyre. Parimi i sovranitetit është baza e së drejtës ndërkombëtare.

Çfarë do të thotë parimi i sovranitetit dhe mosndërhyrjes?
Parimi i mosndërhyrjes, i njohur edhe si parimi i sovranitetit shtetëror, është një parim që të gjitha shtetet kanë të drejtë të qeverisin veten pa ndërhyrje apo kërcënime nga jashtë (sidomos nga fqinjët pushtues). Parimi e ka origjinën në Paqen e Vestfalisë në 1648, kur traktati i paqes shpalli sovranitetin e shtetit dhe i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare.
Sqarim (plotësim): Më 25 tetor 1648, marrëveshja e paqes u shpall nga bashkitë në dy qytetet e negociatave Osnabrück dhe Münster në Westphalia. Marrëveshja i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare në Gjermani dhe Luftës Tetëdhjetëvjeçare të Pavarësisë në Holandën e Bashkuar, duke rezultuar në pavarësinë holandeze nga Spanja.

Çfarë do të thotë termi sovranitet?
Sovraniteti është një e drejtë ekskluzive për të sunduar mbi një rajon gjeografik. Termi është qendror për shkencat politike dhe të drejtën ndërkombëtare dhe është i lidhur ngushtë me idetë për shtetin, qeverisjen dhe demokracinë.

Cili është ndryshimi midis sovranitetit të brendshëm dhe të jashtëm?
Shpesh bëjmë dallimin midis sovranitetit të jashtëm dhe të brendshëm: sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me kontrollin që shteti duhet të ketë mbi kufijtë dhe burimet e vendit kundrejt botës së jashtme. Sovraniteti i brendshëm do të thotë që shteti duhet të ketë kontroll dhe ndikim mbi atë që ndodh brenda shoqërisë.

Cili është ndryshimi midis një kombi dhe një shteti?
Në fjalimin e përditshëm, fjalët “vend”, “komb” dhe “shtet” përdoren shpesh si sinonime, por si terma të përcaktuar dallohen nga njëra-tjetra:
⦁ Një vend është një zonë gjeografike.
⦁ Një komb është një grup njerëzish që ndajnë një sërë tiparesh kulturore.
⦁ Një shtet është një grup institucionesh qeverisëse me sovranitet mbi një sipërfaqe të caktuar toke.

Çfarë duhet për t’u bërë shtet?
Që diçka të konsiderohet shtet në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, duhet të plotësohen këto kushte:
⦁ Shteti duhet të ketë një territor mjaft të caktuar.
⦁ Shteti duhet të ketë një popullsi të një madhësie të caktuar.
⦁ Shteti duhet të ketë një formë të qeverisjes shtetërore të centralizuar, e cila ruan një rend të caktuar juridik.

Sovranitetiështë një term i së drejtës ndërkombëtare që autorizon të drejtën e pakufizuar të një shteti për të udhëhequr territorin e tij pa ndërhyrje nga të tjerët. Një shtet nuk është i detyruar nga marrëveshje të tjera përveç atyre që ai ka pranuar vetë. Anëtarësimi në BE, për shembull, nënkupton një shkallë të caktuar të heqjes dorë (vullnetare) të sovranitetit.
Sovraniteti – është një e drejtë ekskluzive për të ushtruar autoritet të vetëm mbi një rajon gjeografik ose grup njerëzish, si një komb ose fis. Sovranitetin në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare e ka një shtet, por në një gjuhë tjetër thuhet gjithashtu se një qeveri ose një individ mund të ketë sovranitet. Një monark që sundon mbi një komb sovran nganjëherë quhet sovran i atij kombi.
Një diktator i shtetit amë Shqipërisë, ndryshe tradhtar, servil e mercenar i armiqve të përjetshëm që ka kapur gjithë pushtetet, ka vjedhur gjithçka dhe qëllimi i të cilit është shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimi i tyre me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor, nuk është gjë tjetër përveçse një termit i qelbur.
Termitet janë insekte me metamorfozë jo të plotë, në ndryshim nga milingonat, të cilat kanë stade larvore me metamorfozë të plotë në milingona të rritura.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Drejtësi dhe Paqë!- Nga Fritz RADOVANI

Nëse dishroni me e pasë Shqipninë e vertetë dhe të saktë ashtusi na e la i Madhi Prijsi ynë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, per të cilen kerkoi prej Zotit bekiminn e Saj Nanë Tereza, kerkoni drejtësi dhe paqë!

Asnjëherë mos rrezikoni tue krijue ngatrresa me serbë apo grekë! Nëse nga sllavët ju kerkohen kater komunat e Kosovës së banueme prej tyne, ata le ti marrin dhe, nga data 5 Qrshor 2023, filloni bisedimet me të gjitha shtetet rreth kufijve aktual të Shqipnisë sotme per “këthimin e të gjitha Tokave tona të banueme nga Shqiptarët nga Veriu deri në Jug, që janë Shqipnia e Vertetë dhe, Harten e Saj ja ku e keni !”:

blank

HARTA E SHQIPNISË
Melbourne, 3 Qershor 2023.

blank

Arkiv 19 Nëntor 2015 – Dardan Molliqaj, djall i djajve, mercenar i Hashim Thaçit! – Nga Elida Buçpapaj

Ky opinion është shkruar mbi 7 vjet më parë, kur Dardan Molliqaj për të diskretituar protestat e opozitës ekzekutonte dhunë si guerrilje urbane. Po e risjell këtë op pas deklarimit të mbrëmshme të Dardan Mulliqajt tek Syri TV  “Jam pro ndryshimit të kufijve. Serbët e Veriut të bëjnë referendum për vetëvendosje.” Dardan Molliqaj nuk është askushi në Kosovë, pra nuk është faktor, por ekranet e televizioneve i janë vënë në dispozicion.  Në opinionin para shtatë vitesh kam shkruar se Dardan Molliqaj është mercenar i Hashimit dhe Isa Mustafës. Tash po shtoj edhe dy emra të tjerë, edhe i Edvin Ramës dhe Vuçiqit.Sa për kujtesë Edvin Rama e emëroi Besa Shahinin bashkëshorten e Dardan Molliqajt ministre të Arsimit të Shqipërisë./EB

——

19 Nëntor 2015

Jo kategorike formave të Guerriljes urbane!

Ka qenë e papranueshme ajo që na kanë parë sytë dje në Prishtinë, një lloj guerrilje urbane e udhëhequr nga opozita, që mund të kishte patur pasoja të paparashikuara. Gurët, thyerjet, makinat e coptuara, Dardan Molliqaj duke detyrur zyrtarët me dalë prej makinave e pastaj shkatërrim, demolim, tym e flakë.

Ky skenar duket sikur është lujtur veç për llogari të Hashim Thaçit e Isa Mustafës me i tregue botës së civilizuar e popullit të Kosovës : shiko o Perëndim, shiko o popull se çfarë katastrofe është opozita dhe sa të mirë jemi ne. Në fakt Thaçi dhe Isa Mustafa janë djaj, por Dardan Molliqaj me shokë janë djajtë e djajve.

Shkak i protestës të dhunshme ishte arrestimi i Donika Kadajt dhe bastisja nga policia e banesave të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut. Arrestimi i deputetes të AAK është dhunë shtetërore, edhe bastisja nga policia është provokim, por edhe protesta e dhunshme e opozitës ishte provokim kundër provokimit. Thaçizmit, opozita ju përgjigj me ultrathaçizëm!

Jam dakord me deklaratën e ambasadores gjermane në Prishtinë si reagim i menjëhershëm ndaj tymit e flakës se « iniciativa e Presidentes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm » të Zajednica-s « do të ishte shfrytëzuar si një mundësi për t’u angazhuar në dialog dhe diskutim për këto çështje. »

Ashtu është, ishte një moment për opozitën që të reflektonte, jo për t’u tërhequr por për të gjetur mënyra gandiste për të protesuar, jo tuj pi vetëm « çaj rrushi », por duke dhënë sinjale të qarta se opozita është kundër anarkisë dhe kaosit. Le të kujtojmë Pjetër Arbnorin kur hyri në grevë urie duke rrezikuar jetën. Ishte viti 1997 dhe RTSH nuk pranonte të jepte deklaratat e partisë opozitare, kur Arbnori shpalli grevën e urisë pasi u bë e qartë se koalicioni i shumicës kishte rivendosur censurën. Veprimi sublim i Arbnorit tërhoqi vëmendjen e Perëndimit, i cili e detyroi shumicën të miratonte në parlament “Amendamentin Arbnori”, që ishte një garanci formale e pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit.

 

Ka ardhur koha që Perëndimi

 

Ngulmoj të them se Dardan Molliqaj është blerë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa sepse kjo është praktikë e Hashim Thaçit, aty ku gjen mundësi. Klika e Hashim Thaçit e ka mercenarizuar shoqërinë kosovare. Ble me para dhe vende pune. Thaçi dhe Mustafa kanë në shërbim të tyre pseudogazetarë mercenarë, gazeta e portale mercenare, zyrtarë mercenarë. Edhe bllokimi i diplomacisë këtë synim ka, me qëllim që të ushtrojë diktatin dhe ndikimin e vet edhe në Perëndim. Hashim Thaçi ka dështuar total në diplomaci, por diasporën shqiptare e ka bërë sallatë ruse.

Perëndimi nga ana e vet ka ardhur koha që të mbështesë liderë me integritet, pa skeletë nëpër dollapë e që rrjedhin prej një procesi fair dhe demokratik. Nuk mund të jetë kriza siriane dhe ata miliona refugjatë që dynden në Gjermani e Europë, që ta bëjnë Perëndimin të mbajë anën e Hashim Thaçit, me pretendimin se diktatura e e Hashim Thaçit prodhon stabilitet, sepse ky është iluzion. Edhe kriza siriane rrodhi për të njëjtat arsye sepse Perëndimi iu shmang përgjegjshmërisë.

Perëndimi duhet të ketë parasysh se aleanca PDK-LDK është e krijuar si deal i një kaste të korruptuar, që do të thotë se nuk e ka mbështetjen popullore të elektoratit, pasi dihet se Isa Mustafa gjithë fushatën elektorale e orientoi antiThaçi, si një denoncim dhe distancim i keqqeverisjes të Hashim Thaçit.

Kur Kosova humbi me tre vota anëtarësimin në Unesco si pasojë e ndërhyrjes të Serbisë, populli i dha të drejtë opozitës për mospranimin e Zajednica-s, ndërsa huliganizmi, vandalizmi si forma të guerriljes urbane në protestën e dhunshme në Prishtinë i kthehen në boomerang, e mbulojnë me turp opozitën dhe janë në favor të Hashim Thaçit.

Në prag të protestës Jakup Krasniqi si palë e opozitës u deklarua se nëse do të ketë eskalim dhune, Nisma do të largohej nga protesta, por në fund u eskalua dhunë dhe askush nuk u distancua.

Prandaj unë jam prapë dakord me dyshimet e ambasadores gjermane Angelika Viets sipas së cilës « protestat e opozitës s’kanë të bëjnë me Asociacionin, por lidhen kryekëput me themelimin e Gjykatës Speciale. »Edhe kjo qëndron.

Halli i madh, sikur kjo të jetë e vërtetë, që Kosova nga njëra anë të përballet me diktaturën e Hashim Thaçit, ndërsa ana tjetër me përfaqësues të opozitës si Dardan Molliqaj, të shitur e të blerë apo të friksuar nga Gjykata Speciale që veprojnë po në favor të Hashim Thaçit.

Dardan Molliqaj: Jam pro ndryshimit të kufijve. Serbët e Veriut të bëjnë referendum për vetëvendosje

Jo kategorike formave të Guerriljes urbane! Dardan Molliqaj,mercenar i Hashim Thaçit! – Nga Elida Buçpapaj

blank

Është e dënueshme që nuk dënohet Vuçiçi- Nga Skënder Buçpapaj

 

Në qëndrimet publike zyrtare të bashkësisë ndërkombëtare mungon çdo nuancë dënimi ndaj Serbisë dhe ndaj Vuçiçit për nxitjen dhe organzimin e ngjarjeve në komunat veriore të shtetit fqinj, Kosovës.

Vërehet një vështirësi e madhe në këto qëndrime për të shprehur qoftë dhe rezervën më të vogël ndaj Serbisë dhe ndaj Vuçiçit që i shkaktuan ngjarjet në këto komuna dhe që i përmbahen me ngulm linjës arrogante agresive.

Një lehtësi e madhe vërehet në këto qëndrime për të fajësuar, dënuar, urdhëruar Kosovën dhe Albin Kurtin. Një mungesë dëshire të mirë vërehet në të gjitha këto qëndrime. Vërehet edhe një dëshirë e madhe për ta nxitur opinionin, atë më të dogmatizuarin, ndër shqiptarët, sidomos nëpër banorët e përhershëm të studiove mediatike në Tiranë, për ta kryqëzuar Albinin. Vërehet edhe një vrull e një hov për ta llastuar, më shumë se asnjëherë gjatë këtyre 24 viteve, segmentin kriminal serb në veriun e Kosovës.

Serbisë së Vuçiçit nuk i numërohet sa herë e ka nxjerrë ushtrinë nga kazermat dhe e ka dislokuar në kufirin me Kosovën. Në gjuhën diplomatike të të gjitha kohërave ky gjest është shpallje lufte e një shteti ndaj një shteti tjetër. Dhe është shpallje lufte e një shteti agresor pushtues, uniformat dhe makineria luftarake e të cilit u largua vetëm 24 vjet më parë. Është, gjithashtu, shpallje lufte ndaj një shteti ndaj të cilit Serbia ushtroi 100 e sa vjet genocid të pandërprerë. Serbia është 100 e sa vjet xhelatja e Kosovës. Kosova është 100 e sa vjet viktima e Serbisë.

Me urdhër të Vuçiçit, ende serbë të Kosovës nuk i pranojnë targat e Republikës së Kosovës. Dhe Serbia, duke hyrë në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, vazhdon t’iu lëshojë targa të automjeteve serbëve të Kosovës. A nuk është e dënueshme kjo ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të shtetit të Kosovës?

Me pretekstin e targave, Vuçiçi i urdhëroi të gjithë kryetarët e bashkive të komunave veriore të Republikës së Kosovës që të japin dorëheqjen, urdhëroi largimin e të gjithë punonjësve serbë të këtyre komunave të largohen nga zyrat e tyre, urdhëroi të gjithë policët serbë të Kosovës t’i braktistin uniformat e tyre.

A nuk është kjo një tjetër ndërhyrje falgrante e Vuçiçit, presidentit të Serbisë, në punët e brendshme të Republikës së Kosovës? A nuk meriton të dënohet Vuçiçi për këtë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?

Qeveria e Kosovës organizoi dhe zhvilloi zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore në komunat veriore. Vuçiçi nuk i lejoi serbët e këtyre komunave të marrin pjesë në zgjedhje. A nuk është ky veprim i Vuçiçit një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?

Zgjedhjet u zhvilluan me qetësi dhe rregull të plotë në komunat veriore. Institucionet ndërkombëtare përkatëse, si dhe SHBA e BE, i njohën zgjedhjet si të rregullta, të ndershme dhe demokratike, i njohën rezultatet e tyre. Për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, personalisht të Vuçiçit, komunat veriore të Kosovës nuk kanë pushtet vendor.

Përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta funksionalizuar pushtetin vendor në komunat veriore, si në gjithë vendin, në të mirë të qytetarëve serbë të këtyre komunave, iu kundërvu Serbia, vetë Vuçiçi. Në përpjekjet e saj për të funksionalizuar pushtetin vendor në komunat veriore, Qeveria e Kosovës, punonjësit e saj të rendit nuk lënduan askënd. Serbia dhe Vuçiçi mëtuan që kryetarët e rinj të bashkive, të dalë nga zgjedhjet legjitime, të liheshin pa mbrojtje, të liheshin në mëshirë të krimit të organizuar të Beogradit në këto komuna. Dhe dhanë urdhër që serbët t’iu kundërvihen me dhunë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, t’i sulmojnë gazetarët dhe punonjësit e mediave që i pasqyrojnë drejtpërdrejt dhe me profesionalizëm ngjarjet.

A nuk është e gjithë kjo një ndërhyrje e rëndë, një ndërhyrje agresive e Serbisë dhe e Vuçiçit në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?

A nuk duhet të dënohet Serbia për rolin destabilizues ndaj Kosovës në këto 24 vjet pas çlirimit të Kosovës? A nuk duhet të dënohet Vuçiçi për përshkallëzimet e këtyre ndërhyrjeve gjatë kohës që është në krye të Serbisë?

Pse ky turr kaq i madh për ta dobësuar sa më shumë Kurtin në Kosovë dhe në kontekstin shqiptar dhe pse ky zell kaq i madh për të forcuar Vuçiçin në Serbi dhe në kontekstin serb?

Pse kjo drojë ndaj Vuçiçit në qëndrimet dhe sjelljet publike të zyrtarëve të bashkësisë ndërkombëtare?

blank

Ja si përgënjeshtron vetë Dritan Hila Dritan Hilën – më gjeni se kush gënjen i pari apo i dyti Nga Elida Buçpapaj

Informacioni në Shqipëri është kthyer një domen nën kontrollin e kryeministrit të Shqipërisë që, në mënyrë implicite, i trajton shumicën e opinionistëve vetëm si klientë me rroga të majme.

Duke  uzurpuar çdo shtyllë të shtetit, përfshi edhe pushtetin e katërt, Edvin Rama po e degradon Shqipërinë Londineze dhe prej disa vitesh e ka shtrirë axhendën destruktive edhe ndaj Kosovës.

Gjatë situatës më të fundit që përshkallëzoi dhunë në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur hapur qendrim justifikues e në mbrojtje të Serbisë. Në Twitter e daljet e tij publike ai e ka barazuar me zero rrezikun e përqendrimit të forcave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën.

Ndërsa, sipas informacioneve të mediave, “Ushtarë, tanke dhe mjete të rënda luftarake janë grumbulluar në një bazë ushtarake në veri të Kosovës. Gjatë vizitës në bazë këtë të mërkurë, ministri serb i mbrojtjes, Milos Vuçeviç, tha që, nëse qoftë edhe një serb vritet në Kosovë, atëherë do të ketë luftë. Në bazën e Rashkës, trupat u rreshtuan para ministrit dhe komandantëve serbë, ndërsa demonstruan edhe gatishmërinë luftarake me tanke.”*

Por për kryeministrin e Shqipërisë këto kërcënime nga Milos Vuçeviç dhe përqendrimet ushtarake serbe në kufi me Kosovën janë nul.

Të njëjtën gjë bën edhe Dritan Hila, një prej opinionistëve të televizioneve të Tiranës, që luajnë rolin e portavoceve informalë të kryeministrit.

Lexuesit po i sjell dy deklarime të Dritan Hilës që përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin.

Njëri i shqiptuar një vit më parë nga Dritare TV dhe tjetri mbrëmë tek Open TV24 që e drejton Eni Vasili.

Në videon e parë tek Dritare TV, Dritan Hila me Prof.Pëllumb Xhufin me të drejtë shprehin shqetësimin se ndërsa Serbia po armatosej deri në dhëmbë dhe kjo armatosje presupozohej me desinacion Kosovën, Shqipëria nga ana e saj është në gradën zero sa i përket armatosjes.

Në videon e dytë dje mbrëma nga minuta 1 orë e 32 ” i njëjti Dritan Hila, për të mbështetur deklaratën e Edvin Ramës se “përqendrimet e ushtarake serbe janë baraz me zero”, thotë se Serbia ka armatime skarso, “të vjetëruara, të tipit sovjetik.”

Cilin Dritan Hila duhet të besojë publiku?

Unë për vete besoj Dritan Hilën e parë.

Ndërsa Dritan Hila në deklarimin e mbrëmshëm manipulon të vërtetën.

A ka një ligj që dënon dezinformuesin, kur ky dezinformim manipulues bëhet me qëllim dhe ndërgjegje të plotë e bie ndesh me të vërtetën dhe interesat kombëtare të vendit.

A ka institucion në Shqipëri të mbrojë publikun shqiptar të mos indoktrinohen nga njerëz që shkelin çdo lloj kodi, moral dhe profesional dhe vihen me pagesë në shërbim të politikave të Edvin Ramës që janë sa antikombëtare aq antiEuroatlantike?

Po institucionet EuroAtlantike dhe të BE a kanë organizma për të perceptuar dhe ndalur çdo lloj dezinformacioni që tani shpërndahet me një shpejtësi marramendëse e që mund të precipitojë dëme të paimagjinueshme!

 

——

*https://a2news.com/2023/05/31/me-tanke-dhe-ne-gatishmeri-shikoni-si-jane-rreshtuar-forcat-serbe-ne-kufi-me-kosoven/?foto=2

Ministri serb viziton ushtrinë në kufi: Kemi vija të kuqe, nëse dikush vret serbët, nis lufta

 

 

 

 

 

blank

Shqiptarët duhet të mbajnë qëndrim pozitiv kur gjërat janë të vështira Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Përshëndetje atdhetare. Nuk kam kohë për letra, por e shkrova këtë i motivuar nga situata e rrezikshme që barbarët e ardhur nga shkrepat e Karpateve, të ndihmuar nga shumë kopilë shqipfolës që nuk e dinë saktësisht se si shkruhet emri i baballarëve të tyre, e terrorizojnë kombin gjenetikën e të cilit e kam në damarët e mi. Artikulli (si gjithmonë) mund të publikohet nga ato 4-5 gazetat (portalet) kombëtare, të cilat bëjnë një punë të palodhshme atdhetare. Respektoj qeverinë e Dardanisë, por jo atë regjim kriminal mafioz antikombëtar të dirigjuar nga shqipfolësi i droguar më i ligë që ka parë ndonjëherë shqiptaria (nudisti i stërzgjatur i dashuruar në kryekriminelin serb). Gjithashtu, nuk duhet të respektojmë shkatërruesin aktual të shqiptarëve në FYROM, krye-psikopatin me probleme psikike që ua ledhaton aletet secilit “maqedonas” që ka pushtet dhe që pothuajse i dirigjon të gjitha portalet shqipfolëse antikombëtare, duke mos lejuar botimin e shkrimeve të vërteta që ia dëmtojnë interesat private – Aurel Dasareti

Të huajt tallen me shqiptarët sepse e dinë se ne nuk respektojmë vetveten si individ, si komb, si shtet, dhe vuajmë nga kompleksi i vlerës së ulët në raport me ta.
***
Në vend që të mendoni se sa e vështirë është gjithçka, mendoni se si gjërat mund të jenë më mirë – mendoni përpara – problemet gjithmonë kanë një potencial për zgjidhje.

Një qëndrim pozitiv është çelësi i suksesit. Pra, çfarë të bëjmë kur situata bëhet e vështirë?

Ne shpesh e kemi zakon të rrëmbehemi nga emocionet tona, duke përfshirë emocione të tilla si frika dhe zhgënjimi. Këto ndjenja nga ana tjetër ndikojnë në mentalitetin tonë. Kur jeta na hedh probleme dhe sfida që nuk i kemi parë të vijnë, ka të bëjë me mënyrën se si i kuptojmë sfidat dhe deri në çfarë mase i konsiderojmë ato të pakapërcyeshme ose diçka për të cilën mund të bëjmë diçka. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka për të ardhmen. E kaluara është e kaluar dhe nuk mund të ndryshohet. Prandaj, është e rëndësishme të mendoni përpara, pa marrë parasysh sa joshëse është të ndjeni tërheqjen e emocioneve në atë që është. Në fund të fundit, emocionet janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Për shumë njerëz, ato janë vetë jeta. Pra, këtu është e rëndësishme të marrësh kontrollin e ndjenjave dhe të mendimeve, për të krijuar vend për mendime të reja që mund të krijojnë përvoja të reja që nga ana e tyre krijojnë ndjenja dhe përvoja të reja. Të shkundësh të vjetrën, atë që ndodhi dje, apo bisedën e pakëndshme që bëmë sot, kërkon diçka nga ne; kërkon aftësinë për të menduar përpara.

Bëjeni zakon të përkuleni përpara, mbi të gjitha nga vetja. Thuaj vetes se “problemet ekzistojnë për t’u zgjidhur” dhe mendoni se kjo jep një qëndrim më të mirë se “unë/ne nuk do të mund ta bëjmë kurrë këtë” ose “tani do të jetë vërtet e vështirë”. Edhe nëse është pjesërisht e vërtetë se ka “diçka” – pjesë e së tërës – që nuk mund ta “ia dalësh” në situatën aktuale, është e dëmshme për mendjen – dhe rezultatet tuaja të ardhshme – ta pikturoni të nesërmen si të zezë. Pjesa që nuk mund ta “përballoni”, ndoshta nuk duhet të shpenzoni burime. Mendo përpara. Nesër mund të takoni një person që ju kthen përmbys idetë dhe ju jep mundësi të reja që nuk i kishit menduar se ishin të mundshme nga errësira në të cilën u ulët një ditë më parë. Ose mund të mendoni mendime të reja që ju japin mundësi të reja. Mund të krijoni mundësi. Kështu që mendoni përpara. Lërini mundësitë të vijnë tek ju dhe shfrytëzoni mundësi të reja. Personi që humbet më shumë duke qenë në mbrojtje, jeni ju.

Disa këshilla praktike:

1.Merrni pak kohë pushimi dhe udhëto larg

Hiqni një hap nga drama dhe dy hapa larg problemit. Fikni nevojën për kontroll dhe reagime emocionale automatike dhe shikoni që gjërat të funksionojnë me ose pa ndikimin tuaj gjithashtu. Lejoni disa ditë për të çliruar veten nga presioni dhe stresi emocional ose mendor. Lironi hapësirë ​​në mendjen tuaj për zgjidhjet më të mira! Kthejeni fuqinë tuaj. Jepini jetë vizioneve të reja.

2.Përqendrohuni te qëllimi

Ne mund të bëjmë disa devijime ndonjëherë për shkak të rrethanave të paparashikuara, por nuk është kurrë vonë për të përfunduar atë që keni filluar. Nëse dikush mendon se keni hequr dorë, le ta besojë, por mos lejoni që qëllimi juaj të zhduket nga sytë. Askush nuk mund të vjedhë ëndrrat tuaja. Askush nuk mund të sabotojë qëllimet afatgjata. Ju vendosni kursin, çdo ditë. Ju vendosni strategjinë tuaj të përballimit dhe si do t’i arrini qëllimet tuaja. Ju mund të rimerrni kontrollin në çdo rrethanë. Mos lejoni që faktorët e jashtëm të dëmtojnë integritetin tuaj. Qëndroni për atë që jeni, jo për atë që ndodh. Shkruani qëllimet tuaja të mëdha dhe ëndrrat më të mëdha, pavarësisht se në cilën rrugë jeni. Lëreni qëllimin t’ju kthejë atje ku duhet të jeni. Ka gjithmonë mundësi të reja. Jini të përgatitur për të.

3. Përqendrohuni në zgjidhjet

Krijoni idetë tuaja me veten ose me dikë që është të paktën po aq vizionar dhe pozitiv. Pesimistët ose dramaturgët mund të përpiqen t’ju mashtrojnë. Më pas është e rëndësishme të njihni kufijtë se ku ndalon problemi dhe ku fillojnë zgjidhjet. Kur Titaniku u mbyt, problemi kishte ndodhur, por pas kësaj u vendosën disa masa sigurie që do të thoshte se anijet nuk vazhdonin të lundronin në ajsbergë. Kur të keni qenë në fund të detit, kontrolloni nëse ka zgjidhje për të parandaluar që të përfundoni përsëri atje, ose mendoni; Nëse mund ta bëj këtë, mund të bëj gjithçka. Krijoni zgjidhje të mira për veten dhe të tjerët. Mendoni afatgjatë. Flisni për zgjidhjet, krijoni një arenë për të diskutuar zgjidhjet e ardhshme. Shkruajini ato. Përpara ditarit që të mos i humbisni të gjitha idetë e mira gjatë rrugës. Një ditë do të gjeni përdorim edhe për detajet më të vogla.

“Zbulimi më i madh i çdo brezi është se një qenie njerëzore mund të ndryshojë jetën e tij duke ndryshuar qëndrimin e tij.”

4. Merrni të dhëna pozitive nga të tjerët

Kur diçka është bërë e vështirë, mos u mbyllni me problemet. Pyesni miqtë dhe kolegët për kontribut pozitiv. Thuaj drejtpërdrejt se ke nevojë për dikë që mund të mendojë pak përpara me ty.

Thuaj se keni nevojë për të dhëna pozitive. Jini të përulur për kompetencën dhe dëshirën e njerëzve të tjerë për të ndihmuar. Guxoni të tregoni veten të pambrojtur, në mënyrë që të tjerët të kenë mundësinë të ngrihen. Guxoni të kërkoni ndihmë dhe dijeni se një problem i përbashkët shpesh ndihet shumë më i lehtë më pas. Flisni së bashku për zgjidhjet dhe mbani një qëndrim pozitiv ndaj njëri-tjetrit. Jini miq të mirë me njëri-tjetrin.

5. Siguroni vetë-bisedë pozitive

Flisni vetë. Shkruani një listë të gjithçkaje në të cilën jeni të mirë dhe keni përvojë, duke përfshirë atë që jeni të motivuar të provoni. Lista “Kam bërë” dhe “Do të bëj”. Shkruajeni atë në një ditar të veçantë për planet e ardhshme dhe lexoni atë çdo ditë. Krijoni ditarin tuaj të kompetencave. Mos ngurroni të shkruani diku në opinione që kontrolloni çdo ditë gjithashtu. Ju gjithashtu mund të shkruani se çfarë ka të bëjë me rrjetëzimin dhe çfarë burimesh keni në dispozicion nëse thjesht guxoni të bëni disa telefonata atje ku duhet, të shkoni në disa seminare dhe të anoni përpara drejt së ardhmes. Kujtojini vetes të gjitha burimet që prisni për t’u mobilizuar.

6. Mos harroni se rrethanat nuk zgjasin kurrë përgjithmonë – e vetmja konstante është ndryshimi

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, shoqëria vazhdimisht po formësohet. Do të hapen vende të reja pune. Disa po krijojnë vendet e tyre të punës dhe gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë nëpër sektorë dhe interesa. Lëreni veten të frymëzoheni nga mundësitë dhe problemet e së ardhmes. Zbuloni se si problemet synohen të zgjidhen, në mënyrë që të mund të ndikoni në rrethanat tuaja me qëndrimin dhe mentalitetin tuaj. Jini të orientuar drejt zgjidhjes dhe praktik. Krijo të ardhmen tënde sa më mirë të mundesh.

***

PS: Një nga truket më të mira për të fituar respekt (sidomos nga të huajt e fuqishëm që të nënçmojnë për shkak se janë të paguar nga armiqtë e tu të përjetshëm, për shkak se tek ju shohin servilë joserioz që nuk respektojnë vetveten, për shkak se jeni të përçarë dhe shumica prej jush kokëmish, për shkak të përkatësisë tënde kombëtare, fetare…) është të mësoni të ngriheni për veten tuaj dhe të flisni në një mënyrë të duhur dhe serioze. Nëse dikush (kushdo qoftë ai, edhe nëse do të ishte biri i Krishtit apo i Muhamedit), të thotë diçka të vrazhdë, duhet të këmbëngulësh dhe të thuash se nuk është në rregull. Kjo kërkon shumë praktikë dhe besim, pasi buzët e atyre që ju shajnë dhe poshtërojnë, priren të mos heqin dorë aq lehtë nga ngacmimet.

Kështu fitoni respekt. Ju duhet të respektoni të tjerët, por edhe ju duhet të respektoheni! Zbuloni se si të fitoni respekt dhe merrni këshilla se si t’u tregoni të tjerëve (atyre që e meritojnë) më shumë respekt.

Çfarë do të thotë të respektosh veten?

Vetë-respekt do të thotë të jesh i qëndrueshëm me veten, pa marrë parasysh rrethanat. Do të thotë të bësh atë që thua, të thuash atë që mendon dhe të besosh atë që mendon pa ndërhyrje nga jashtë. Të respektosh veten do të thotë të jetosh në përputhje me vlerat e tua.

blank

Arkiv i Voal.ch 31 Maj 2013 – A KRIJON SISTEMI ZGJEDHOR QËNDRUESHMËRI POLITIKE DHE NJË PËRFAQËSIM TËRËSOR TË PUBLIKUT? Nga ROMEO GURAKUQI

E Premte, 05.31.2013, 08:22am (GMT+1)

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, të projektuara mbi bazën e një sistemi elektoral proporcional regjional, me emërime nga lart të kandidatëve dhe servirje para publikut po në nivele krahinore, me një mundësi përzgjedhjeje të reduktuar nga ana e publikut, nuk pritet të ndryshojnë rrënjësisht balancën politike në parlament dhe nuk pritet të nxjerrin një rezultat të pranueshëm nga palët e jetës anarkike politike shqiptare, çfarë është edhe dëshira më e madhe e publikut dhe pritshmëria e faktorëve ndërkombëtarë që po mundohen me e ba me ecë vetë demokracinë shqiptare. Kjo e gjitha për shkak të interferimeve të interesave të hierarkive partiake, mungesës së një regjistri të besueshëm elektronik të popullsisë dhe të votuesve, lehtësisht të kontrollueshëm nga palët dhe Arbitri, mungesës së vetë një Arbitri, mungesës së garancive për zbatimin e procedurave në procesin e votimit dhe në atë të emërimit të numëruesve që respektojnë Ligjin dhe mungesës së masave shtrënguese penale për abuzuesit. Gjasat janë që edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vazhdojnë të jenë të kontestuara që në fillesë. Pasqyra ma e parë e kësaj prognoze është vijimi i kontradiktave pa fund brenda KQZ, disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që sondazhet tregojnë serish një rezultat të ngushtë dhe, për rrjedhojë, mjaft të diskutueshëm dhe hipotetikisht ngatërrestar mbi shpinën e të ardhmes politike të Shqipërisë së nesërme.
Sido që të jetë rezultati, asnjë prej dy partive të mëdha apo koalicioneve të mëdha, nuk do të sigurojë shumicën absolute të votave për të qeverisur në mënyrë të qëndrueshme vendin dhe ka për të ndodhur sërish që të gjendet një parti e mirëkalkuluar artificialisht, me tre, katër ose pesë deputetë, që do të jetë edhe më tutje menaxhere e pushtetit dhe e parave publike, në mënyrën e vet dhe për interesat e grupimit politiko-financiar nga i cili komandohet. Kjo ndodh sepse forcat antishtet në këtë vend kanë ardhur duke u përforcuar, ndërsa publiku ndjehet mjaft i lodhur sa të paraqesë ndonjë reagim adekuat për normalizimin e jetës shtetërore dhe të demokracisë në këtë vend, nëpërmjet një votimi plebishitar për forcat politike pro Shtetit dhe së Drejtës, që s’duken asgjëkund në horizontin e jetës shqiptare të shekullit XXI.
Lufta e elitës së sajuar politike shqiptare të tranzicionit për pushtet, (elitë e lindur nga shpërbërja e PPSH dhe deviacioneve të saj të brendshme, në momentin e panikut të rrëzimit të Bllokut Komunist shqiptar), në procesin e sendërtimit të sistemeve elektorale në tërësi, ka lënë në harresë studimin e realiteteve sociale dhe etnografike të shoqërisë shqiptare, nevojat e themelimit të një sistemi zgjedhor që krijon stabilitet, si dhe nevojat e përfaqësimit adekuat të Publikut. Edhe në legjislaturën e fundit, klasa politike shqiptare nuk arriti brenda periudhës katërvjeçare të përshtatë ligjin zgjedhor shqiptar me interesat e stabilitetit të vendit. Politika shqiptare nuk arriti ta bëjë ligjin të atillë funksional, sa të jetë më përfaqësues, duke u dhënë një zë të gjithë komponentëve të shoqërisë sonë. Një ligj që të shprehte mirë dhe drejt nevojat e përfaqësimit edhe të interesave të grupimeve sociale, krahinore kulturore, pse jo, krejt më mirë edhe interesat e minoriteteve etnike dhe ato të emigracionit shqiptar. Klasa politike mbi të gjitha nuk arriti të garantojë barazinë e votës në tërësinë e kolegjeve, të fshijë sistemin proporcional rajonal, (i krijuar nga partitë historike për interesat e tyre të ngushta), i shkueshëm vetëm për vende me organizim shtetëror territorial të ndryshëm nga Shqipëria (shtete me organizim territorial, ku krahina të caktuara kanë autonomi administrative dhe shkallë të caktuara të autonomisë edhe politike) dhe ta përshtatë ligjin me interesat e një vendi me organizim shtetëror unitar e me kompozim social e kulturor të veçantë, siç jemi ne.
Një ligj i krijuar gjoja për të ndihmuar krahinat dhe bashkësitë kulturore në përfaqësim, do vazhdojë të bëjë të kundërtën: të jetë një ligj ku do të shprehen interesat dhe balancat e brendshme partiake, ngjitjet artificiale të partizave servile, sepse emërues të listave do jenë partitë politike dhe numërues të votave do jenë serish militantët e paketës kontrolluese politike të vendit. Në prefektura kemi ndarjen e votave të listave duke filluar nga vendet e para. Renditja është bërë jo duke pasur parasysh kompozimin komunitar të prefekturave gjegjëse, por forcën, peshën dhe besnikërinë e individëve të listës ndaj kryetarëve të partive dhe klientelave partiake drejtuese. Përndryshe, krahinat tradicionale që vazhdojnë të jenë edhe më tutje me prerjen e qëllimshme të periudhës së diktaturës dhe qëndisjen servile dhe bizantine të dekadës së parë të periudhës së postdiktaturës, do të jenë pa asnjë përfaqësues të vetin të mirëfilltë në Parlamentin shqiptar, por vetëm me besnikët e partive të mëdha të ofruar “dhuratë” si deputetë. Kështu, krahinat, në vend që të kenë mundësi të flasin një fjalë të shpirtit të tyre, do të jenë të detyruara sërish të shprehen për prerjet artificiale administrative ku janë futur dikur me ba pjesë dhe për katapultimet e partive. Ndërkohë, segmentet e arnuara të disa krahinave tradicionale të këtij vendi, të shpërndara në mënyre jologjike e artificiale, do të jenë vetëm shtojca votash për grupet që kontrollojnë politikën, ekonominë dhe botën e ekonomisë ilegale në Shqipëri dhe më tutje do të jenë të dënuara të mbesin në varfërinë dhe harresën e ngahershme.
Në rastin tonë, termi grupime kulturore nënkupton një grupim krahinor me veçori historike dhe karakteristika identitare, që kanë pasur tradicionalisht një vendosje të caktuar në shoqërinë shqiptare. Shteti i parë dhe i dytë shqiptar i periudhës bashkëkohore është ndërtuar mbi këtë llogarimbajtje në sistemin përfaqësues politik dhe ndërtimin institucional. Në qoftë se prerjet e padrejta të kufirit të Shqipërisë e ndanë Kosovën mënjanë, Malësinë e Madhe shqiptare në mes, Dibrën në mes, Shqipërinë juglindore në mes, Çamërinë në pjesën e saj më veriore etj., diktatura komuniste shqiptare copëtoi në disa njësi administrative Mirditën; Nikaj-Merturin e shkëputën nga Dukagjini duke ia bashkëngjitur artificialisht Malësisë së Gjakovës, Bregun shqiptar të Jonit e ndau në dy rrethe administrative dhe i ktheu në periferira të Vlorës apo Sarandës, e kështu me radhë. Këtu nuk duhet të lëmë në harresë mospërfaqësimin e krahinave të tilla të rëndësishme si Lunxhëria, Zagoria, Lura etj., që janë shndërruar vetëm në shtojca votash të qendrave të prefekturave, pa asnjë përfaqësues të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Shqipërisë, duke lëne në harresë faktin që banorët e këtyre krahinave, etërit e tyre, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në Rilindjen e brendshme dhe njohjen e jashtme të Shqipërisë. Krahinat që lindën Dedë Gjo’ Lulin, Mehmet Shpendin, Primo Doçin, Kapedanët e Mirditës, Petro Pogën, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Andon Zako Çajupin, Petro Markon, Bash Bajramin, Prel Tulin etj., duhet të kenë përfaqësuesit e vet të drejtpërdrejtë në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo të përfaqësohen indirekt nga listat e sajuara të partive politike dhe të kooptuarve artificialisht në ato lista. Ato nuk mund të jenë shtojca votash të qendrave ku janë bashkëngjitur artificialisht.
Aktorët politikë të tranzicionit postkomunist 20-vjeçar nuk bënë asgjë për të rikthyer Shqipërinë në situatën administrative të periudhës kur ka qenë Shtet jo i dhunuar nga politika e brendshme dhe kur Shteti ynë respektonte qytetarët dhe të drejtat e tyre të përfaqësimit adekuat dhe të përputhshëm. Duke mos marrë parasysh këto shtrembërime të djeshme, zyrtarët e Tiranës bashkëkohore të tranzicionit parademokratik, i imponuan elektoratit përzgjedhjet e tyre përfaqësuese nga zyrat e tyre të ftohta, të pandjeshme e të paditura. Nuk harrohet lehtë se si në vitet e “kompromisit të madh” për të mbuluar mëkatet e viteve 1997-1998 , palët politike krijuan apo ndërtuan kolegje elektorale me deformime të spikatshme të kompaktësisë komunitare, duke shkrirë lagje periferike qytetare në zona rurale, ose anasjelltas, vetëm e vetëm që të garantoheshin zgjedhjet e përfaqësuesve të caktuar që zotëronin paketën e kompromisit dhe të mosndëshkimit nga ligji, apo duke bashkuar përfaqësime të dallueshme në një përfaqësim unik të pangjashëm. Kjo ka bërë që në kohët e tranzicionit, elektorate të caktuara të mos jenë të përfaqësuara nga bijtë e bashkësive të tyre, por nga ata që u servirnin artificialisht partitë. Sot, vetëm konkurrenca e lirë mazhoritare, njëemërore mund të kryente një proces të përafërt përputhjeje, por ajo është fshirë nga “mjeshtrit e mëdhenj” të fizikës e matematikës parlamentare.
Partitë politike kanë për mision të përqendrojnë dhe përfaqësojnë interesat e elektoratit. Në vendet demokratike ka një rekomandim konstant për klasën politike për të reformuar strukturat administrative territoriale dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit e të vetëqeverisjes. Mirëpo në një vend të prapambetur, në të cilin partitë politike janë shndërruar në bastione të hekurta interesash të ngushta dhe blloqe elektorale të egra gjysmë paramilitare, është shumë e vështirë të kuptohet nevoja e përshtatjes së trupës zgjedhore dhe interesave të publikut, me përfaqësimin politik në organin sovran. Kësisoj, transformimi demokratik i vendit do të jetë edhe më tutje i penguar, deri sa të kemi një reformë të sistemit të partive politike dhe vendosjes së një legjislacioni më të arsyeshëm mbi funksionimin e sistemit multipartiak, që do t’i shndërrojë partitë politike shqiptare në organizata konkurruese demokratike, koalicione të mëdha interesash nacionale, për Shtet dhe të Drejtë dhe në institucione të përgjegjshme dhe të shpjegueshme. Mirëpo në shoqëri të tilla si e jona, që po vuajnë nga një tranzicion i tejzgjatur, shteti i së drejtës ende nuk është vendosur, jeta politike drejtohet më mënyrë të varfër, larg standardeve intelektuale dhe të kulturës politike të kërkuar për një vend që aspiron EU, duke u dhënë mundësi partive politike të kryejnë abuzime me autoritetin dhe të arrijnë përfitime meskine për grupet e ngushta të interesit.
Shqipëria është një vend në të cilin regjionet tradicionale të tij duhet të kenë një përfaqësim sa më adekuat, të paktën të ngjashëm me parimet mbi bazën e të cilave është ndërtuar përfaqësimi në epokën e themelimit të shtetit dhe në periudhën e viteve 1920′ dhe 1930′, bazuar mbi traditën dhe bashkëkohësinë, që në këtë rast nuk janë në kundërshti. Vetë Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore e lejon mundësinë e riformatimeve të kufizave administrative të njësive përbërëse vendore, nga ku duhet të rrjedhin më pas edhe kufizat në mes kolegjeve elektorale dhe përfaqësimi. Fshirja dhe copëtimi që pasoi, i krahinave tradicionale shqiptare nga diktatura, nuk duhet të afektojë edhe më tutje klasën politike postkomuniste, sa ajo të heshtë edhe në fillimet e shekullit XXI, mbi dëmtimin e kompaktësisë administrative dhe kulturore që komunizmi u bëri një numri krahinash me veçori të qarta në rrjedhën e historisë. Duke harruar se ato krahina kanë nevojë jo vetëm për ringjizjeje administrative, por edhe për një përfaqësim adekuat, bazuar në përzgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të tyre mbi bazën e votës mazhoritare dhe konkurrimit të lirë njëemëror, klasa aktuale politike ka shkaktuar një shmangie të dallueshme nga parimet bazë të përfaqësimit të realitetit përzgjedhor politik të shoqërisë shqiptare, që bazohen në përputhjen e trupit zgjedhor të shoqërisë me përfaqësinë, përputhjen e Atdheut Real me Atdheun Legal.
Një ligj mazhoritar zgjedhor duhet të paraprihet nga një rregullim administrativ, nëpërmjet riemërtimit të komuniteteve krahinore shqiptare, bazuar më së shumti në identitetet e mirënjohura historike; do të duhej të ripërkufizohen territoret administrative dhe do të duhet të ndodhë kthimi i situatës administrative shqiptare të periudhës së shtetit të mirëfilltë konstitucional shqiptar, i cili ka qenë shumë më i kujdesshëm në respektimin e publikut dhe prirjeve e balancave ndërkomunitare.
Duke e marrë të mirëqenë tezën se partitë politike shqiptare përfaqësojnë elektoratet gjegjëse, është ndërtuar, në fakt, një ligj elektoral që nuk priret drejt përfaqësimit të përputhshëm të interesave të trupës zgjedhore (Atdheut Real), sa të interesave të partive politike dhe mbi të gjitha të partive të mëdha politike, duke sakrifikuar tërësisht interesat e bashkësive shoqërore dhe kulturore. Partitë e vogla politike shqiptare (të drejtuara nga pashallarët tradicionalë të partizave llogarimëdha), që do të arrijnë të ndërtojnë koalicione interesash, do të bëhen artificialisht përfitues të votave të mbetura nën prag, që nuk janë të tyre, duke marrë pjesë në një infiltrim të parregullt të vullnetit të popullit (duke deformuar rëndë përfaqësimin në Atdheun Legal). Por krahinat e shkëputura prej regjimit komunist nga bashkësia themelore dhe të arnuara artificialisht në ndërtimin e rretheve kushinetë, apo në krijimin e kushinetave në rrethe të caktuara, do të vazhdojnë edhe më tutje të votojnë për llogari të interesave të qendrave të vogla dhe qendrës së madhe, pa një zë të tyre real në politikën shqiptare dhe në legjislativin shqiptar.
Qasja tradicionale e procesit demokratizues priret drejt kufizimit e zvogëlimit në minimum të mospërputhjeve të shkaktuara në sistemin përfaqësues, nga shabllonet ideologjike dhe institucionale të Ancien Régime; priret drejt respektimit të parimeve të vullnetit të Publikut në të gjitha poret e shoqërisë së shtetit tonë; drejt mobilizimit të shoqërisë civile dhe krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të partive politike, të cilat do të duhet të jenë përfaqësuese të interesave të gjera nacionale dhe të ndjeshëm ndaj bashkësive shoqërore dhe kulturore, në mënyrë të njëllojtë.
Një ndryshim i arsyeshëm i sistemit zgjedhor, një rikompozim administrativ i komuniteteve dhe krahinave mbi bazën e prerjeve tradicionale historike dhe etnografike, d.m.th. një përputhje midis realitetit shoqëror me realitetin administrativ, do të jetë në të mirë të fuzionit të vetëdijes qytetare shqiptare, një nga hapat e parë që në mandatin e ardhshëm parlamentar do të duhet të rregullohet nga organi përfaqësues i sovranit, marrë në tërësi dhe me vullnet të përbashkët politik.
Mosnjohja e mirë teorike e realiteteve historike, veçorive krahinore, e mënyrës se si duhet të funksionojë një shtet demokratik, liberal, për një pjesë të mirë të udhëheqësive politike dhe përfaqësive parlamentare, vazhdon të jetë një nga vuajtjet më të mëdha të politikës sonë bashkëkohore. Partitë politike po futen në zgjedhjet e ardhshme:1-pa e njohur Shqipërinë që pretendojnë ta administrojnë për katër vitet e ardhshme; 2- pa një elitë gjithë përfaqësuese; 3- pa një platformë të qartë se si do ta bëjnë teknikisht funksional Shtetin e së Drejtës dhe Barazinë e Qytetarëve para Ligjit; 4- pa një plan teknik për të treguar si do ta drejtojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, garantin e jetës së qytetarit të thjeshtë, dhe pa emrin e kryepolicit profesionist që dëshirojnë me aq ankth qytetarët e thjeshtë; 5- pa një kandidat për superministrinë e Thesarit të Shtetit; 6- pa emrin e një ministri vizionar për rilançimin e ekonomisë së tronditur shqiptare; 7- pa ekspozuar identikitin e një guvernatori inteligjent të Bankës së Shqipërisë; 8- pa emrin e një kryediplomati të krahasueshëm me secilin prej vendeve fqinje, përfshirë edhe Kosovën, etj.
A mos, një nivel të tillë përgatitjeje teorike dhe praktike për të administruar Shtetin meriton Shqipëria e viteve 2013-2017?
ROMEO GURAKUQI

Send this to a friend