Jusuf Buxhovi në emisionin televiziv “rubikon” (11.07.2019) shfaqi edhe (dis)kualifikime goxha irrituese, sidomos për ata që kanë bletën pas veshi. Reagimet ndodhen duke mos e cituar Jusufin, por duke e parafrazuar, ndonjëherë tepër të tjetërsueshëm. Ta zëmë, edhe mbrojtësi i Jusufit, gazetari Valon Rugova, në shkrimin e tij me titull “Unë jam Jusuf Buxhovi”, ka dezinformuar: “Mbrëmë, zoti Jusuf Buxhovi, tha se lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë.” (“Bota sot”, 12.07.2019)
Në Bibel duhet të jetë edhe dezinformata se gjoja Jezusi (inekzistent) paskësh thënë: “Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit.”
Edhe Jusufit duhet t’i jepet ajo që i takon, por jo t’i mvishet ato që nuk i ka thënë në këtë intervistë, pavarësisht koncepteve e interesave që kanë kundërshtarët dhe tifozët. As gazetari Valon Rugova nuk ka qenë korrekt me parafrazimin e tij, sepse Jusufi nuk ka thënë që Lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër e as nuk i ka quajt të vrarët e LDK-së zyrtarë, por aktivistë.
Për korrektësi, po ofroj citime konkrete nga intervista, që kanë të bëjnë me alarmimin destruktiv, sidomos të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së:
Jusuf Buxhovi (minuta 7’45”): “Strukturat e SHIK-ut kanë qenë paramilitare.”
JB (minuta 8’20”): “Sipas të dhënave të ndërkombëtarëve, nga qershori 1999 deri në vitin 2002 janë vra 102 aktivistë të LDK-së.”
JB (minuta 10): “LDK-ja ka udhëheq 8 vjet pushtetin paralel në Kosovë. (…) Në Kosovë ka ndodh luftë qytetare, në aspektin historik, nëse shihen shifrat, dmth. 102 [të vrarë të LDK-së]. 92 janë vra vetëm pjesëtarë të UÇK-së. Pra, 102 të LDK-së dhe 92 të UÇK-së, janë vra nga qershori 1999 deri në vitin 2002. I kam prezantuar me emër e mbiemër në librin tim.”
JB (minuta 11’40”): Lufta e UÇK-së dhe n’përgjithësi rezistenca e armatosur, që ashtë e lidhun me ate institucionale, ka qenë e drejtë. Kurkush nuk e mohon ate, as nuk mund ta mohoj. Por, gjithëkush duhet ta di n’çdo luftë ka element t’pa pastër. Ka faktorë, nga ata kriminelë, deri të tyxharët e ndryshëm. (…) Janë vra gjashtëqind e sa vet. (…)
[Ndërhyrja e intervistuesit Adriatik Kelmendi (14’25”):] “Që do të thotë se lufta e UÇK-së nuk mund të cilësohet e pastër, ka qenë e papastër?”]
[Vazhdon JB:] “Ka pas elemente shumë t’pa pastra.”
***
Pra, nga këto citime dhe në gjithë intervistën, askund nuk rezulton që JB të ketë diskualifikuar Luftën e UÇK-së si luftë të papastër! Edhe kur Adriatik Kelmendi e ka keqkuptuar, sikur JB po e diskualifikon luftën e UÇK-së të papastër, JB përgjigjet: “Ka pas elemente shumë t’pa pastra.”
Ky konstatim i JB është korrekt dhe i saktë!
Pavarësisht angazhimeve politike e policeske të JB në strukturat e pushtetit monist, pushtues, jugo-sllav, serb dhe në “pushtet paralel”, kësaj radhe do të duhej të debatohej për (dis)kualifikimet dhe opinionet që i ka shfaq, si intelektual tejet i zellshëm. Unë e (keq)kuptova, se paskësh bërë shtjellime goxha interesante për zhvillimet e pasluftës në Kosovë e Makedoni, deri në zhvillimet aktuale. Po shpresoj të kem vullnet dhe kohë ta analizoj këtë intervistë të tij.
Në episodin më të fundit të podcastit Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti për herë të parë një studiues rus – Maksim Samorukov nga Carnegie Russia and Eurasia, me qendër në B . . .
Sulmi në shkallë të plotë i Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit të premten duhet të shtohet në listën e luftërave vendimtare dhe që ndryshuan lojën në Lindjen e Me . . .
Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani, e cila jeton me familjen e saj në qytetin Azhdo . . .
Ta quash Lindjen e Mesme si fuçi baruti, duket se është pak. Pikërisht në këtë rajon Izraeli nën kryeministrin Benjamin Netanjahu hodhi tani një shkëndijë shpërthyese. Me sulmin në shk . . .
Është e habitshme dhe befasuese se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj…. Asnjë mënyrë e të folurit, shkruarit, . . .
McGonigal ishte pjesë e operacionit të “kundërzbulimit” të FBI-së, të quajtur “CROSSFIRE HURRICANE” dhe të udhëhequr nga shefi i tij, Peter Strzok, kundër Donald Trump dhe mbësh . . .
Pratik Joshi, një programist nga India kishte gjashtë vjet që jetonte në Londër. Kishte punuar shumë që të realizonte ëndrrën e tij, të sillte aty edhe gruan dhe tre fëmijët e ve . . .
Mediat amerikane, përfshi këtu Radion Evropa e Lirë dhe portalin e djathtë ‘The Federalist’ raportojnë se çështja e ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është rihapur në . . .
Koment
— Duhet një projekt ligj për hapjën e këtyre dosjeve që më në fund të ndahet shapi nga sheqeri, dhe ti lëshohet rrugë Kosovës të ecë përpara krahas botës demokratike.Zaten hapja . . .
PS feston përvjetorin
PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël.
PS-ja ka hyrë në mandatin e katërt të qeverisjes (16 vjet). Edhe 16 vjet dhe feston 100-vjetorin e . . .
Memoriali Heroinat në qendër të Prishtinës kushtuar grave, të cilat gjatë luftës në Kosovë kanë qenë viktima të dhunës seksuale.
Doruntina Baftiu
Edhe 26 vjet pas çlirimit të Kosov . . .
Ihor Titovskiy, që qëndroi në robërimin rus për dy vjet. Ai u kthye në Ukrainë shtatorin e vitit 2024.
Valeria Konstantynova
Teksa forcat ruse rrethuan bastionin e fundit të re . . .
Komentet