Rruga Tirane-Durres, nga Ndroqi…mu duk kaq e gjate, sa i thonja vetes “ç’tu desh qe u nise”!
Po me te pare konturet e detit ne largesi,
mu mbushen syte me lot dhe ktheva koken nga mikja ime Ana, qe me beri te mundur kete udhetim…
dhe e falenderova me mirenjohje!
Pastaj çdo gje rrodhi si me magji!
Me te zbritur nga makina ndjeva nje zhdervjelltesi qe me kish pushtuar te teren…
dhe harrova shkopin ne makine!
Lokali i mikut tone qe si ne peralle…vetetinte!
Mua s’me bije te hyj neper lokale,
sidomos ne plazh te Durresit qe kisha vite e vite pa hyre!
Oh sa bukur, llapuçitja e valeve ne breg ,
me tundonte te vraponja drejt detit dhe te kridhesha ne ujin e paster…
Po u ktheva shpejt ne realitet…u pershendeta me Ilirin e mallengjyer,
me gruan e tij kishim qene shoqe kur punonja ne rrobaqepesi dhe ajo me qendronte shume prane…
edhe pse shpesh ja kujtonin qe une isha “armiku i popullit”!
Dreka e shtruar ne hijen e çadres,ushqimet e rralla me kujtuan, se une “mbijetonja”!
Shija e karkalecave, qofteve te peshkut
(seç ishte dhe nje gje tjeter, qe me erdhi turp te pyesnja),
sallatat dhe salcat e mrekullueshme, kackavalli i prere holle, vera italiane
(qe une nuk piva se diabeti me palos)
dhe ne fund AKULLORJA….!
Haja dhe brenda vetes ndjenja nje hungerime kenaqesije,
here here lotet me percellonin syte dhe i thashe vetes STOP!
Iliri eshte burre i mençur dhe une e kuptova pse m’i drejtoi ato fjale ne fillim te bisedes tone
“te lexoj, po zbutu …shpernda mesazhe paqejeje, FAL!
Cdo mbllaçitje me kujtonte se me çfare egersije me mbeshtolli jeta, s
a shume luftova e punova dhe po e ngrys jeten ne MJERIM DHE E HARUAR NGA SHTETI
(cilido qofte ay)!
Kë tëe fal une, pushtetaret, politikanet, gjyqesorin qe ate çekiçin prej druri e trokasin
per te percaktuar gjobat e lekeve qe vene!
Dhe shtyva tasin bosh te akullores!
E dinja qe e kisha tepruar,
e dinja qe me te shkuar ne konvikt do te perplasesha e cfilitur ne shtrat nga diabeti e tensioni…
po te pakten nje dite mu dha mundesia t’i kujtoj vetes qe jam njeri me te gjitha deshirat për nje jete te mire!
Po te gjitha m’i moren egersisht te korruptuarit, kriminelet qe vazhdojne te LULEZOJNE!
JO NUK FAL DOT!!!
Komentet