Po e filloj me nje mendim të Talesit, kur thotë: “Nata për të mençurin ose të diturin, është një ditë më herët, ndërsa agu ose dita, një natë më pak.”
Me duket se linda naten vone.
Thonë se të lindësh është hyjni dhe mrekulli, të jetosh është luftë, të luftosh është guxim, heroizëm dhe sakrificë, të dashurosh ështe çka tjetër pos art, ndërsa të vdisësh për jetën, artin dhe dahurinë, është poezi.
Shpeshherë gjatë këtyre me shumë se 25 vitëve të fundit, e kam pyetur vetën nëse mund të quhet ditëlindje edhe ajo kur në 4O vjetorin e ditëlindjes tënde, nga ana tjetër e receptorit të telefonit nga vendlindja merr lajmin (kumtin) e hidhur mbi vdekjën e babait tënd!?
Im at (Mehmeti) ndërroi jetë me nëntë dhjetor të vitit 2000 (O9. 12. 2000). Në ditën e lindjes time…..
Mërgimin nuk e zgjodha vet, por ai me zgodhi mua.
Kështu që edhe unë u bëra pjesë e njerëzve numra në një kohë kur kombit dhe atdheut u kishte shkuar thika e seribit në asht dhe laku i gjatë i robërisë, dikund thellë në fytë. U bëra edhe unë pjesë e ndodhjes.
Nga ajo çfarë kam mësuar dhe kuptuar nga jeta e rëndë e refugjatit ose emigrantit, është ajo se jeta në mërgim në të shumtën e rastëve është ferr ose dramë e vërtetë. Pjesa tjetër është skeq, humor, sarkazëm, ironi, audiencë e vogël kundër ferrit, dramës dhe teatrit.
Mbaj mend zjarminë e lotëve te femijëve të mi kur ishin të vegjël në strehimore së bashku me levizjet e tensiouara të gishtërinjëve të tyre të vegjë nepër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinetit tonë, për të gjetur ose zbuluar dikund atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshës dhe xhaxhait të tyre (vëllaut tim të vogël) gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Shpata është boshti i rruzullit, dhe fuqia e saj është absolute!”, tha dikur Sharl Degoli.
Me fjalë tjera, të “korrurat dhe të vjelurat” e jetës së mërgimtarit janë të vogla në krahasim me vuajtjet, mallin dhe nostalgjinë e madhe që djeg e flet.
Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e mallit, nostalgjisë, zhgënjimit, deshprimit ose trishtimit, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, janë vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t’i bërë ataraksion shpirtit ose inkarnacion vetvëtës tënde subjektive që nuk puçët dhe nuk përkon fare me objektivitetin dhe realitetin.
Për çfarë do ia vlente jeta pa mundime, sakrifica dhe vështirësi?, do me thoshte dikur im at i ndjerë (Dritë pastë!)
Qysh të vegjël, apo si femijë, secili prej nesh i kemi ndierë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin tone: tmerrin e kohës dhe botës në të cilat jetuam, u lindem dhe u rritem (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin dhe harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara. E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovë dhe fitorës historike të UÇK-s dhe forcave të Natos.
Njeriu në mërgim nuk e di më në është “mbret”, apo vetëm tubues dhe sortues pordhësh të zonjave të pallatit?!
Në kohën, botën dhe gjeneratës time, nuk kishte standard jetësorë, as stili, as akt dhe as nivel t´ organizimit të asaj çfarë kërkohej dhe aspirohej asokohe, por kishte vlera morale, kulturore, shkencore ose akademike.
Edhe pse asokohe i kishim vetëm dy mundësi: Të jetonim duke vdekur përditët nga pak, apo të vdisnim duke jetuar.
Kështu që dikush (shumica) preferonin të parin dhe dikush tjetër (trimat dhe heronjë e vërtetë) preferonin të dytin.
Prindërit e mi ishin relativisht pjellorë. Nga jeta e tyre bashkëshortore i nxorrën shtatë (7) femijë…mua dhe gjashtë të tjerë.
I keq e i mirë, unë isha me i madhi prej tyre.
Përderisa unë dhe ime grua (bashkëshortja ime) nuk qemë në nivelin e tyre: I kemi vetëm katër femijë. I ka gruaja.
Ndërkohë që largësitë ose distancat e ndryshme kohore dhe gjeografike, disi sikur na kanë bërë akoma me të largët me atdheun dhe vendlindjen tonë. Të huaj këtu dhe të huaj atje.
Jeta në në instancë të fundit është një ekuacion i madh me shumë të panjohura dhe të papritura….Një tabelë e madhe shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi….
Në të kundërten, ne nuk mund t’i duam, t’i çmojmë dhe kuptojmë ato që ndodhin dhe zhvillohen në atdheun dhe vendlindjen tonë. E sidomos çështjet dhe aspektët e politikës së lartë ose diplomacisë.
Nuk kemi as autorizim dhe as kompetencë për to, sepse në radhë të parë jemi emigrant, refugjatë…
Ndaj, kohën e lirë së bashku me mallin, mërzinë ose nostalgjinë, duhet t´ i kalojmë duke i dhënë kohës kohë dhe zërit kumbues të zemrës, ngjyra, tone dhe melodi të reja me orkestrime të bukura dhe optimiste.
Ndryshe nga kjo, gjithëmonë mbanë ftohtë duke e pritur agun ose lindjen e diellit në mërgim ose emigracion.
Duhet jetuar jetën deri në fund së bashku me baticat dhe zbaticat e saj, sepse vdekja një ditë mund të vijë (vjen) shumë herët. Pa trokitur fare.
Dhe, pas vdekjës, aty është çdo gjë tjetër aty, pos nesh që nuk jemi më aty si dikur.
Ndaj, duhet të kujdesemi për te bëmat ose veprat tona. Sëpakut në moshën e tretë.
Ndërkaq, përsa u përket të arriturave dhe zezultatëve të femijëve tanë në mërgim ose emigracion, mendoj se në raportin kuantitavo-kualitativë (e sidomos kombtar ose patriotik)-ngelët shumë për të pritur e deshiruar.
Mërgimi ose emigracioni, është një skenë ose auditorium i vogël, i mbushur përgjysmë, ndërsa në atdhe ose vendlindje, ndodhën audienca, promovimi ose disertanca kryesore.
Për mendimin tim, ajo çfarë është si të thuashj me korrektive, me konstruktive dher interesante në këtë çështje dhe histori të dhimbshme: është mesazhi dhe porosia e kahmotshme sipas të se cilës: Femijët ose pasaardhësit e atyre që kanë rënë ose deshtuar në raundin, apo ciklin e dytë, duhet shkëlqyer dhe celebruar ne të parin. Ai është problemi i të gjitha problemëve ose obligimëve të tjera.
Në të kundërten, përkushtimi, moraliteti, interesimi ose patriotizmi romantik, folklorik, retorik, oratorik ose anarkoteorik i diasporës ose mërgatës së madhe shqiptare për kombin dhe atdheun tonë, janë vetëm mashtrim dhe kontrabandë! Narrativ ose reflektimi i një realiteti artificial, me një karakter ose konotacion hedonist, utopik dhe folkloristik i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike tek shqiptarët, dhe ku “tërësia” është false, artificiale, spekulative, imagjinare ose fiktive.
Me ç’rast, ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin) dhe ardhmërinë e Kosovës dhe shqiptarëve: Shpesherë e vazhidimisht janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève të atjeshëm shqiptar.
E tërë jeta ne mergim ose emigracin, disi sikur vjen si pasojë e përdorimit dhe konsumimit të tepërt (inflatorë dhe inflamatorë) të “luksit” ose kapitalit nga ana e disa “zemljakëve” ose bashkombasve tanë në diasporë, kur shkojnë dhe ua shesin sapunin per samun kombit dhe atdhet. Plus vazhdimish i “bijne trup”, ose kalojne tsanzint neper Serbi.
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në shikim ose vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste që ka për qëllim eksplatimin (shfrytezimin) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të dofarë kauzave të rrejshme, mashtruse dhe lajkatare nga ana e atyre që para shefave ose padronëve të huaj rrijnë gatitur si nuset, ndërsa, para njerëzve, politikanëve dhe popullit tonë shqiptar atje, i nxjerrin brinat, apo bëhen tigra dhe luajë!!!
Se këndejmi, gjithëçka të duket artificiale dhe kozmetike në krahasim me ata që i qëndruan luftës, hereoizmit dhe sakrificës sublime gjatë natës së egër serbo-pansllaviste në Kosovë. Kjo është blasfemi dhe hipokrizi totale dhe absolute nga ana e atyre qe i mohojne dhe injoirojne ato fakte.
Filozofët thonë shpesh se gjithëmonë është (ekziston) një fushë e pafundme ose një spektakël me i madh, se sa deti dhe qielli..dhe ajo ndodhët në brendinë e shpirtit dhe intelektit të njeriut te perkushtuar, besimtar dhe patriot.
Shpirti, mendja (intelekti) ,dashuria, solidariteti dhe karitaviteti, mund të quhën përgigjia me e shëndetshme dhe me dialektike ndaj qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.
Në luftë dhe dashuri, njerëzit thonë se vdesin dy herë, para se të fillojnë të jetojnë si duhet.
I kemi thënë shpesh vetës: përse (pse) në gurbet (mërgim)-gëzimi, dëshprimi dhe zhgënimi, bartin të njëjtat lidhje si drita me errësirën.
Cila është ajo që njeriun shqiptar në emigracion e bën me të “lumtur dhe me krenarë se sa ata në Kosovë´?
“Ne jemi ata që nga “flegërat e buzëve të dashuruara” zonjes Makbeth, ia nxorëm “mjaltin”dhe sherbetin (nektarin) prej gojës dhe shpirtit!
Ne jemi ata që edhe zonjat e ftohëta akull, i bëjmë valë në shtrat, ndërsa gratë tona i kemi për djallin ( le tm´falin shefat!)…..!
Ne jemi ata që edhe gratë me të zgjuara ose me të mençura, shpesh i bëjmë të marra ose budallica.
Ne jemi ata që shefit ose padronit, ia ruajmë mishin e freskët dhe të shijshëm, ndërsa për veti gjithëmonë hamë djath me shumë se bukë!
Në jemi ata që i stolisim dhe dekorojmë gratë vetëm për inati të njeri tjetrit, dhe për hatër të huajit!
Ne jemi ata he mos qofshim fare ashtu sic jemi sot! Edhe me keq se sa dje dhe pardje. “
Dobësia natyrore ose biogjenetike e njeriut, janë edukata, kultura, moraliteti, malli, nostalgjia, ndjenjat, sentimentët dhe lidhjet e tij shpirtèrore, emocionale, kombtare, patriotike, familjare, farefisnore ose gjenealogjike. Në këtë frymë mendojë se kemi humbur shumë.
Apo, “Profeti qanë… ndërsa të mençurit qeshin me ne ….
“Nga ata lot profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose misionare, sipas disave nga eliat e globit ose plentit tonë, rrodhën dhe na erdhen në prehër “bukuria e mendjes dhe shpirtit” të të atij që t´a merr shpirtin.
Ndaj, në ketë shfaqje ose teatër të madh të madh të jetës, botës dhe natyrës sonë, si duket vetëm Zotit, profetëve, misionarëve dhe celebruesve të njohur të dijes dhe diturisë, iu është garantuar dhe rezërvuar audienca e lartë dhe roli i gjyqtarëve global ose universal.
Dikush megjithatë prap do thotë se pikën e fundit të ujit të kësaj bote ose kësaj toke, do e kisha pirë tek kroi imadh rrënzë kullës së lashtë që ka sy e veshë..
Atje ku njerëzit bëhen qëllimisht të shurdhër dhe të vërbër ndaj nesh këtu.