VOAL

VOAL

Jehonë në Zvicër për piktorin e talentuar Samedin Asllani dhe ekspozitën e tij Nga Nexhmije Mehmetaj

April 18, 2018

Komentet

Shaqirit i rikthehet shkëlqimi në Bazel

Xherdan Shaqiri i Zvicrës feston pasi shënoi golin e parë të ekipit të tij gjatë ndeshjes së futbollit të grupit G të Kupës së Botës midis Serbisë dhe Zvicrës, në Doha, Katar, 2 dhjetor 2022.

 

Radio Evropa e Lirë

Associated Press

Rilindja e Xherdan Shaqirit pas largimit nga Chicago Fire dhe rikthimit te Basel këtë sezon – si dhe golat e tij me bollëk në pranverë – kanë bërë që skuadra zvicerane të marshojë drejt titullit të parë në ligën elitare zvicerane pas tetë vjetësh.

Statusi i Shaqirit si lojtar kyç në klubin e tij të qytetit ku është rritur – të cilin e kishte lënë në vitin 2012 për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich – u bë i qartë me dy gola mbresëlënës fundjavën e kaluar në fitoren 4:0 ndaj rivalit tradicional, Zurich.

Xherdan Shaqiri gjatë një ndeshjeje për Baselin kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, në mars të vitit 2012.

Xherdan Shaqiri gjatë një ndeshjeje për Baselin kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, në mars të vitit 2012.

“Shikoni rezultatin, nuk ka nevojë për fjalë të tjera”, tha kapiteni 33-vjeçar për fitoren që i ndihmoi Baselit ta sigurojë një epërsi prej gjashtë pikësh në një garë të ngushtë me gjashtë ekipe.

Me të majtën e tij të famshme, Shaqiri e goditi topin fort duke e dërguar në një hapësirë të ngushtë mes shtyllës pingule dhe traversës, dhe në fund në rrjetën e portës. Ai pastaj e shënoi golin e dytë nga gjuajtja e lirë.

Tani, me 13 gola, Shaqiri është golashënuesi më i mirë në Superligën zvicerane, që është rekord personal, si dhe ka 14 asistime në vetëm 28 ndeshje.

Nëse e shënon një gol kur Baseli ta mirëpret skuadrën Yverdon të hënën, Shaqiri do ta barazojë numrin e golave që kishte shënuar gjatë dy vjetëve e gjysmë në MLS me Chicago Fire.

Jo shumë argëtim në Chicago

Chicago përfundoi me bilanc negativ në secilin nga tri sezonet e Shaqirit atje dhe nuk ka arritur të kualifikohet në fazën play-off që nga viti 2017 – po atë vit kur përfundoi edhe seria e Baselit si kampion i tetëfishtë radhazi në Zvicër.

Ajo seri nisi në sezonin debutues të Shaqirit, 2009-2010, i cili përfundoi me pjesëmarrjen e tij të parë në një Kupë Bote, si një talent 18-vjeçar.

Ai nuk shënoi gol në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, por e bëri këtë në tre Botërorët pasues, si dhe në tri Kampionate Evropiane nga viti 2016 deri në vitin 2024.

Xherdan Shaqiri në një ndeshje për Chicago Fire kundër New York Red Bulls, në MLS, prill 2024.

Xherdan Shaqiri në një ndeshje për Chicago Fire kundër New York Red Bulls, në MLS, prill 2024.

Një gol të paparë ndaj Skocisë në qershorin e kaluar Shaqiri e shënoi në ndeshjen e vetme ku ai luajti titullar në pesë ndeshje në Euro 2024, pasi e kishte humbur vendin e padiskutueshëm në një Zvicër shumë mbresëlënëse, që u eliminua në çerekfinale nga Anglia, pas penalltive.

Shaqiri realizoi penalltinë e tij, pasi hyri në lojë si zëvendësues në kohën shtesë, në atë që ishte paraqitja e tij e fundit me përfaqësuesen në ndeshjen e tij të 125-të.

Ai u pensionua nga kombëtarja pas turneut dhe, një muaj më vonë, u pajtua ta prishë kontratën me Chicago Fire, në një vendim që klubi e përshkroi si “në interesin më të mirë të të gjitha palëve”.

Rikthimi në ekipin e fëmijërisë

Shaqiri – i lindur në Kosovë – u rikthye menjëherë te Basel, klub me të cilin kishte nisur karrierën në moshën 8-vjeçare dhe me të cilin kishte fituar ligën zvicerane në secilin prej tri sezoneve të tij të para.

Pas largimit nga Basel për herë të parë, kur u zëvendësua nga një Mohamed Salah i ri, Shaqiri e fitoi një medalje të Ligës së Kampionëve me Bayernin në sezonin e parë. Ai fitoi një tjetër në vitin 2019 me Liverpoolin – si shok skuadre i Salahut – edhe pse nuk luajti në asnjërën finale.

Xherdan Shaqiri i Zvicrës feston golin e barazimit të skuadrës së tij gjatë një ndeshjeje të Grupit A midis Skocisë dhe Zvicrës në turneun e futbollit Euro 2024 në Këln, Gjermani, të mërkurën, 19 qershor 2024.

Xherdan Shaqiri i Zvicrës feston golin e barazimit të skuadrës së tij gjatë një ndeshjeje të Grupit A midis Skocisë dhe Zvicrës në turneun e futbollit Euro 2024 në Këln, Gjermani, të mërkurën, 19 qershor 2024.

Baseli ka luajtur për herë të fundit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018 dhe do të marrë pjesë në rundet kualifikuese në gusht, nëse ekipi i Shaqirit arrin ta ruajë epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj Servette kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje.

Pa barrën e udhëtimeve të gjata nga Shtetet e Bashkuara për të luajtur për kombëtaren, Shaqiri e ka menaxhuar më mirë gjendjen fizike përgjatë këtij sezoni zviceran, i cili do të përfundojë me ndarjen e ligës në një grup kampionati mes gjysmës së sipërme të 12 ekipeve.

“Ne po e vendosim ritmin”, tha Shaqiri duke folur për një seri prej katër fitoresh ku ka shënuar katër gola.

“Të shohim çfarë do të bëjnë të tjerët”, përfundoi ai.

TEMPULLI I ËNDRRAVE TË MIA- Nga ARIF EJUPI

 

 

Kjo nuk është thjesht një ndërtesë me mure të çara, dyer të vjetra dhe çati të përkulur nga koha.
Kjo është altari i shpirtit tim, vendi ku u rrita me mungesë të lodrave e gjërave tjera, por me mall dhe dashuri të pafundme.

Në këtë shtëpi, qëndroi e skalitur fëmijëria ime me qeshje të pafajshme, me lot të heshtur, me ëndrra që s’kishin tavan. Ishin këto mure të lyera me gëlqere dhe të përzhitura nga koha që ruanin zërat e prindërve të mi, përkëdheljet e nënës, këshillat e buta të babait. Ata nuk ishin të pasur në gjëra, por ishin të pasur në shpirt e zemër.

Çdo cep i kësaj shtëpie flet me një gjuhë që vetëm unë e kuptoj: për netët kur kulmi pikonte mbi jastëkët tanë të vegjël, për mëngjeset me erën e bukës së ngrohtë dhe duart e nënës që më përkëdhelnin si të isha vetë zemra e saj.
Aty mësova të mos dorëzohem kurrë. Edhe pse muret e saj i rrihte murrlani dhe fërfëllizat, brenda asaj shtëpie mbretëronte dashuria.

Sot, kur shoh fotografinë e saj të rënë gati përtokë, nuk shoh as varfëri, as rrënim. Shoh vendin ku më lindi krenaria, ku m’u formësua karakteri, ku Zoti më mësoi të jem njeri, edhe kur s’kisha gjë tjetër veç lutjes dhe shpresës.

Kjo shtëpi modeste, që kaloi dekada të tëra përballë erërave e dhimbjeve, nuk u rrëzua kurrë. Sepse u ndërtua jo me tulla e çimento, por me dashuri dhe besim. Dhe prej saj dola unë, që gjatë gjithë jetës u mundova të jetoj me nder dhe dinjitet.

Kur të tjerët shohin një gërmadhë, unë shoh një tempull. Sepse aty filloi gjithçka për mua.

ARIF EJUPI
Gjenevë,15 prill 2025

Xherdan Shaqiri shkëlqen me dopietë, Bazeli hedh hapa të sigurt drejt… titullit kampion

Xherdan Shaqiri po kalon një rini të dytë te skuadra e Bazelit. Futbolliti me origjinë shqiptare, nuk ka të ndalur te skuadra kuqeblu, duke u shndërruar në një lider të padiskutueshëm. 

 

33-vjeçari rrëmbeu sërish skenën mbrëmjen e sotme, duke realizuar dopietë në duelin ndaj Zyrihut, ku skuadra e Bazelit triumfoi bindshëm me rezultatin 0-5. 

Shaqiri shënoi golin e dytë dhe të tretë për të tijët, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave në 28 ndeshje. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 14 asiste. Falë këtij triumfi Bazeli është duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion me 58 pikë në 32 javë, plot 7 më shumë se Servete e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak.  Panorama

Me mbrojtjen e varrezave hebraike të Prishtinës kujtojmë të kaluarën e lavdishme të kombit tonë- Nga ARIF EJUPI*

 

Lufta e Dytë Botërore (1 shtator 1939 – 2 shtator 1945) ishte njëra nga luftërat më të tmerrshme në historinë e njerëzimit. Vetëm në Evropë humbën jetën mbi 24 milionë njerëz.

Nga kjo luftë tragjike më së shumti pësoi populli hebre. Ndaj tyre, udhëheqësi nazist Adolf Hitler kreu gjenocid të tmerrshëm, pa kursyer burra, gra dhe fëmijë.

Në kampet famëkeqe të Auschwitz-Birkenau, Treblinka, Belzec, Sobibor, Majdanek dhe Chełmno në Poloni, hebrenjtë u dogjën në furra industriale që dikur ishin përdorur për përpunimin e metaleve.

Kjo periudhë e errët në historinë e njerëzimit njihet si Holokausti, plagë që ende trondit ndërgjegjen botërore.

Sipas statistikave të Muzeut “Yad Vashem”, gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi 6 milionë hebrenj, fëmije, gra dhe burra.

Edhe pse vetë të mbërthyer nga pasojat e luftës dhe pushtimit, shqiptarët u bënë shpresë për hebrenjtë. Të udhëhequr nga Kodi i Nderit dhe tradita e Besës, ata i strehuan, i mbrojtën dhe i trajtuan si pjesëtarë të familjeve të tyre.

Sipas të dhënave nga Muzeu “Yad Vashem” në Izrael, qindra familje shqiptare rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë nga ndjekjet naziste. Ata nuk bënë dallime fetare apo etnike, për ta, solidarizimi me të përndjekurit ishte detyrë morale dhe njerëzore.

Ky akt fisnik nuk ishte vetëm i popullit, por edhe i shtetit shqiptar të asaj kohe. Mbreti Ahmet Zogu kishte urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat shqiptare në Evropë që t’i pajisin hebrenjtë me dokumente shqiptare, për t’i shpëtuar nga shfarosja.

Falë këtij vendimi të guximshëm dhe njerëzor, shumë hebrenj gjetën strehim në Shqipëri e Kosovë. Asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve, ndonëse Shqipëria dhe Kosova ndodheshin nën kontrollin nazist të Hitlerit dhe Musolinit.

Ndryshe nga kjo sjellje fisnike e shqiptarëve, në disa vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë dhe Greqinë, autoritetet bashkëpunuan haptas me nazistët për identifikimin dhe dorëzimin e hebrenjve drejt kampeve të vdekjes. Kjo është e dokumentuar në arkivat ndërkombëtare dhe institucionet përkujtimore të Holokaustit.

Shqiptarët mbeten ndër të paktët në Evropë që dolën me fytyrë të pastër nga kjo periudhë e errët, duke u treguar njerëz të besës, nderit dhe humanizmit.

Në Shqipëri dhe Kosovë deri vonë jetuan mbi 300 familje hebreje, të cilat me përkushtim ruajtën traditat dhe kulturën e tyre.

Në Prishtinë ekzistojnë varrezat hebraike, që nuk janë vetëm vendpushimi i fundit i një komuniteti të vogël, por simbol i një bashkëjetese të vjetër dhe të ndritur mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Ato përfaqësojnë një dëshmi të gjallë të pranisë historike të hebrenjve në Prishtinë dhe të tolerancës që shqiptarët kanë treguar ndaj bashkësive të tjera.

Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj këtyre varrezave nuk është vetëm ruajtje e trashëgimisë kulturore, por edhe një përulje ndaj së kaluarës sonë fisnike.

Në një kohë kur urrejtja, racizmi dhe ekstremizmi po rriten në disa pjesë të botës, kujtesa për aktet humane të shqiptarëve duhet të qëndrojë e gjallë.

Institucionet tona, në bashkëpunim me organizata vendore e ndërkombëtare, duhet të kujdesen me devotshmëri për varrezat hebraike të Prishtinës, njësoj siç duhet të kujdesemi për çdo pjesë të historisë sonë kombëtare.

Sepse rëndësia e këtyre varrezave shkon përtej gurëve të ftohtë në to prehen dëshmitarët e heshtur të një kapitulli të lavdishëm të popullit tonë.

Kujdesi për trashëgiminë hebraike në Kosovë nuk është vetëm çështje kulture, është akt i ndërgjegjes sonë kombëtare. Një dëshmi se shqiptarët nuk u përkulën as atëherë kur bota heshti.

Me këtë akt të dinjitetshëm, kombi ynë shkroi faqe të arta të fisnikërisë dhe humanizmit.

Dhe këto faqe simbolike të solidaritetit e lavdisë duhet të ruhen me krenari brez pas brezi.

Mbrojtja e varrezave hebraike në Prishtinë është ruajtje e nderit tonë historik. Sepse kur kujtojmë me përulësi dhe krenari të kaluarën tonë fisnike, ndërtojmë me ndërgjegje të pastër edhe të ardhmen.

*ARIF EJUPI
Gjenevë, 8 prill 2025
P.S. Autori është njëri nga tre përfaqësuesit e KMDLNJ-së, në Nënkomisionet për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut pranë OKB-së, në Gjenevë, gjatë viteve 1997–1999, së bashku me Prof.dr. Ymer Jaka dhe Prof. dr. Zejnullah Gruda, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike.
Z. Ejupi ka organizuar ekspozita me pamje autentike të masakrave serbe në Zvicër dhe Francë, duke ndikuar në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me ekip vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025

Pas kërkesës që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD), ia drejtoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë, dje, më 8 prill 2025, u muar miratimi që shoqata jonë të jetë vëzhguese e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD), regjistruar në Zvicër më 2021, përbëhet nga gazetarë shqiptarë që e ushtrojnë profesionin e tyre në Zvicër, Itali, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Misioni qendror, përkushtimi kryesor i shoqatës sonë, që nga themelimi, është liria e fjalës dhe e mediave, si domosdoshmëri jetike për një shoqëri të lirë demokratike. Zgjedhjet e lira, të drejta, të ndershme janë bazë themelore për një demokraci të vërtetë e funksionale.

Roli sovran i mediave, të cilat nuk iu nënshtrohen trysnive dhe joshjeve nga regjimi dhe tentakulat e tij të zeza financiare, është i pazëvendësueshëm që Shqipëria të ketë, pas 10 viteve, përsëri zgjedhje të standardeve të demokracive perëndimore.

Përshëndesim KQZ-në për miratimin e UGSHPD-së si organizatë media vëzhguese e zgjedhjeve të 11 majit 2025 në Shqipëri.

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

 9 prill 2025

 

 

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”- Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

 
Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot dinjitet, u zhvillua një ngjarje kulturore e veçantë në qytetin e Gjenevës. Shoqata “Komuniteti Shqiptar”, në bashkëpunim me shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë, organizuan promovimin e librit “Shekulli i Parë” të autorit të mirënjohur nga Vlora, Sejmen Gjokoli – Mjeshtër i Madh.
Ngjarja mblodhi bashkë një publik të gjerë: përfaqësues të stafit diplomatik shqiptar dhe kosovar, studentë të rinj shqiptarë të lindur e rritur në Zvicër, intelektualë, përfaqësues të shoqatave shqiptare si dhe anëtarë të moshës së tretë që e mbajnë gjallë kujtesën e kombit edhe në mërgatë.
Programi u hap me një prezantim mbresëlënës nga Vanesa Likaj, një studente e re, e lindur në Zvicër, por me rrënjë në Kosovë dhe me një shqipe të pastër e të ëmbël, që i ngjante burimeve të freskëta të vendlindjes së saj. Ajo solli para të pranishmëve një përmbledhje të shkurtër por kuptimplotë të biografisë së autorit Sejmen Gjokoli, duke vënë në pah veprën dhe kontributin e tij në fushën e publicistikës dhe historisë.
Në vijim, znj. Afërdita Krasniqi përshëndeti të pranishmit, duke i uruar mirëseardhje publikut dhe duke theksuar rëndësinë e organizimeve të tilla në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar në diasporë.
Ngjarja u nderua edhe nga përfaqësues të ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa një fjalë përshëndetëse mbajti edhe znj. Floreta Kabashi, Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë, e cila vlerësoi punën e autorit Gjokoli dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luajnë aktivitetet kulturore në lidhjen shpirtërore me atdheun.
Për rëndësinë dhe vlerat që mbart libri “Shekulli i Parë”, foli me pasion dhe kompetencë z. Ali Mehmeti, një intelektual i palodhur në shërbim të komunitetit shqiptar në Gjenevë. Ai e cilësoi librin si një dokument të çmuar që pasqyron me finesë dhe vërtetësi ngjarjet kryesore që shënuan 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ofruar një rrëfim të detajuar dhe me shumë dimensione të historisë sonë kombëtare.
Kulmin e mbrëmjes e përfaqësoi fjala e vetë autorit, Sejmen Gjokoli – Mjeshtër i Madh, i cili ndau me publikun emocionet e punës shumëvjeçare dhe pasionin pas çdo faqeje të këtij libri. Ai falënderoi organizatorët dhe publikun e pranishëm për mikpritjen dhe interesimin, duke theksuar se diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për çështjen kombëtare.
Në kuadër të këtij promovimi, u shfaq edhe një film dokumentar me të njëjtin titull “Shekulli i Parë”, i cili i dha ngjarjes një dimension emocional e vizual të jashtëzakonshëm, duke rrëmbyer duartrokitjet dhe vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Atmosfera u pasurua më tej nga pjesa muzikore, ku artistë shqiptarë nga Gjeneva dhe Llozana sollën tinguj të ngrohtë që preknin zemrën e publikut.
Në skenë u ngjit grupi muzikor “Hareja”, ndërsa me instrumentet e tyre shkëlqyen:
  • Z. Ilir Bytyqi me çifteli (SHKA “2 Ilirët” – Lozanë),
  • Z. Flamur Sherifi me violinë (Art Band – Lozanë),
  • Z. Bashkim Krasniqi me kitarë.
Një moment i veçantë ishte edhe interpretimi i këngës nga Ejona Bytyqi dhe Elion Krasniqi, që përçuan emocion e krenari në sallë.
Me shumë respekt dhe solemnitet, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Astrit Lekës, një veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i cili së fundi është ndarë nga jeta. Kujtimi i tij u nderua me përulje nga të gjithë të pranishmit.
Mbrëmja u mbyll me një koktej rasti, ku pjesëmarrësit patën rastin të ndajnë përshtypjet e tyre, të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe të përforcojnë lidhjet e komunitetit. Nga fytyrat e buzëqeshura dhe përshëndetjet plot ngrohtësi, dëgjoheshin fjalët e zakonshme, por të mbushura me domethënie:
“Faleminderit!” dhe “Mirë u pafshim në raste të tjera!”
Kjo mbrëmje do të mbetet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve si një shembull i bukur i bashkimit përmes librit, fjalës, historisë dhe artit shqiptar.
Gjenevë, 05.04. 2025                 Nexhmije Mehmetaj

LULZIM ALI SHALA, NJËRI NGA PIONIERËT E GAZETARISË SPORTIVE NË KOSOVË- Nga ARIF EJUPI

 

Në dekadat kur sporti shqiptar në Kosovë përjetonte një zhvillim të jashtëzakonshëm, zëri i butë dhe melodik i Lulzim Ali Shalës, të cilin me afeksion e thërrisnim “Luli”, jehonte çdo të diel nga valët e Radio Prishtinës, përmes emisionit të shumëpritur “Pasditja Sportive”.

Me një përkushtim dhe profesionalizëm të rrallë, ai udhëhoqi këtë emision gjatë viteve ’80 e deri më 5 korrik 1990, kur u përjashtua dhunshëm nga puna nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit.

Kjo ishte një ditë e errët për të gjithë gazetarët shqiptarë që u dëbuan me dhunë nga institucionet publike vetëm pse nuk iu nënshtruan diktateve të Serbisë.

Edhe pas këtij akti të pashembullt, Luli nuk heshti. Asokohe, kur sporti shqiptar në Kosovë mezi mbijetonte dhe Serbia kishte pezulluar fushat e palestrat sportive, ai vazhdoi të shkruante artikuj me pasion e përkushtim, duke mbajtur të gjallë ndjenjën për sportin dhe frymën e gazetarisë së ndershme.

Pas çlirimit dhe shkëputjes definitive të Kosovës nga Serbia, ai iu rikthye dashurisë së tij të vjetër për sportin, tashmë me më shumë përvojë dhe përkushtim.

Ai u angazhua si Redaktor përgjegjës në të përditshmen “Zëri Ditor” të Prishtinës, ku vazhdoi të kontribuonte me artikuj të thelluar dhe analiza të mirëfillta sportive.

Mirëpo, dashuria e tij e pafundme për radion dhe gazetarinë e folur nuk shuhej dot.

Ajo e thërriste atje ku gjithçka kishte nisur në mikrofonin e radios.

E, kështu, Luli në fund të vitit 2010 u rikthye në Radio Kosovë, pikërisht aty ku kishte filluar rrugëtimin si gazetar.

Me entuziazëm dhe përkushtim të pandryshuar, ai mori sërish drejtimin e emisionit me mijëra dëgjues “Pasditja Sportive”, një program që ishte bërë pjesë e pandashme e të gjithë sportdashësve shqiptarë.

Në këtë emision mjaft të dëgjuar, Luli ftonte mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga të gjitha disiplinat sportive, prej atyre që kishin shkëlqyer në kohën e ish-Jugosllavisë, e deri te sportistët që me mund dhe talent kishin arritur suksese kulmore në arenat ndërkombëtare.

Mirëpo, karriera e tij si gazetar sportiv nuk ishte një udhë e shtruar me lule, siç mund të mendojnë disa.

Më 7 prill 1990, Luli përjetoi njërën nga periudhat më të rënda të jetës: u arrestua nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit, bashkë me të vëllain Blerim Shala, mikun e tyre të afërt Halil Matoshi, si dhe pesë bashkëveprimtarë të tjerë nga Podujeva.

Akuzat që iu drejtuan ishin krejtësisht të fabrikuara: kinse kishin inskenuar helmimin e nxënësve shqiptarë në Kosovë, një nga tragjeditë më të mëdha të kohës.

Luli dhe të tjerët u mbajtën rreth 12 ditë në Burgun e Qarkut në Prishtinë.
Ata u liruan më 18 prill 1990, falë një ndërhyrjeje të fuqishme të diplomatit të njohur amerikan James Addison Baker, Sekretar i Shtetit i SHBA-ve.

Luli për mua nuk ishte vetëm koleg, por shok i pandashëm.

Të shumtën e kohës e kalonim së bashku, pasi punonim në të njëjtin medium Radio Prishtina.

Por miqësia jonë nuk nisi aty.

Unë dhe Luli ishim njohur që si fëmijë, kur ai gjatë pushimeve verore vinte në fshatin tim, ku banonte tezja e babait të tij.

Bijtë e saj e donin shumë Lulin, e këtë dashuri ai e kthente me përzemërsi të rrallë.

Miqësia jonë u forcua edhe më shumë kur, në vitet 1978–1979, filluam studimet në Fakultetin Juridik të Prishtinës, dhe më pas, rreth mesit të viteve ’80-ta, nisëm punën si gazetarë në Radio Prishtina (tani Radio Kosova).

Luli vinte nga një familje e rrënjosur në gazetari.

I ati, Ali Shala, është konsideruar dhe konsiderohet doajen i gazetarisë sportive në trojet shqiptare.

Tezja e tij, Sanije Kushevica-Gashi, ishte po ashtu njëra nga gazetaret e para shqiptare në Kosovë.

Ndërsa, daja, Shyqeri Kushevica, një korrektor i zellshëm i gazetës legjendare “Rilindja”.

Këtij mozaiku të gazetarëve të shquar i shtohet edhe i vëllai, Blerim Shala, emër i mirënjohur në opinionin publik, editues dhe kryeredaktor i gazetën prestigjioze “Zëri Javor”, e më pas “Zëri Ditor”.

Më 5 tetor 2005, Luli u përball me një sëmundje të rëndë dhe u operua në Klagenfurt të Austrisë.

Pasi mora vesh për gjendjen e tij, nuk mund të rrija i qetë në Gjenevë, edhe pse vetë nuk isha aspak mirë me shëndetin.

Pa u hamendur, të nesërmen u nisa drejt Austrisë për ta vizituar dhe për ta shoqëruar gjatë gjithë kohës sa qëndroi në spital.

Gjatë qëndrimit në Klagenfurt, hasëm në një përkrahje që nuk guxon të harrohet nga miku ynë i çmuar Dr. Nderim Juniku, specialist i onkologjisë në Spitalin e këtij qyteti, dhe bashkëshortja e tij Nita Vraniqi-Juniku, profesoreshë e gjuhës angleze.

Dera e shtëpisë së tyre ishte e hapur dhe strehë e ngrohtë për çdo shqiptar që vinte nga Kosova e pushtuar prej Serbisë, në kërkim të shërimit dhe mbështetjes.

Edhepse të njoma në moshë, vajzat e tyre, Rina dhe Lura, ndiheshin të gëzuara dhe të lumtura saherë që ishim mysafirë të tyre.

Mikpritja e tyre ishte aq e sinqertë, aq njerëzore, sa të bënte të harroje dhembjen dhe ankthin.

Dr. Nderimi, edhe pse banonte në Vilach, çdo fundjavë vinte dhe na merrte në Klagenfurt, për t’i kaluar të shtunat dhe të dielat me ta.

Në banesën e tij patëm fatin të njihnim edhe të ndjerin Gani Dauti, një njeri i urtë e i dashur që, fatkeqësisht, nuk i rezistoi kemoterapisë.

Ganiu kishte qenë për shumë vite Drejtor i përgjithshëm i Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë, por si shumë shqiptarë të tjerë, ishte dëbuar nga puna nga regjimi i egër i Sllobodan Millosheviqit.

Në momentet kur Lulin e ndante një fije floku nga jeta dhe vdekja, Dr. Nderimi dhe bashkëshortja e tij Nita, me përpjekje titanike, përpiqeshin t’ia rikthenin shpresën për jetë — jo vetëm me profesionalizëm, por me dashuri, përkushtim dhe afërsi të rrallë njerëzore.

Ata nuk kursyen asgjë. Banesa e tyre ishte bërë simbol i dashurisë për të gjithë njerëzit në nevojë.

Këtë vizitë e ndjeja si detyrim, sepse e gjithë familja e Lulit më konsideronte si anëtar të familjes së saj.

Si sot më kujtohet dita kur babai i Lulit, Ali Shala, u nda nga jeta, më 16 qershor 1990.

Ai më çmonte jashtëzakonisht dhe shpesh më shihte si të afërm të djalit të tij.

Në fillimet e punës sime si gazetar, Aliu më inkurajonte dhe më hapte rrugë me këshilla dhe sugjerime.

Lidhja ime me Lulin bëri që edhe nëna e tij, zonja Nexhmije Kushevica Shala, një grua fisnike dhe qytetare e vjetër e Prishtinës, të më priste gjithmonë me dashuri dhe respekt në shtëpinë e tyre.

Pas gjithë kësaj që kishim kaluar bashkë me Lulin, takimi ynë i radhës do të jetë më 2 maj 2008 në Burgdorf të Zvicrës. Ishte një takim shprese dhe gëzimi.

Luli, tashmë në cilësinë e Redaktorit Përgjegjës të Rubrikës së Sportit në “Zëri Ditor”, kishte ardhur si i ftuar special i boksierit me famë botërore Nuri Seferi.

Ishte emocion i papërshkruar që pas gjithë atyre vuajtjeve ta shihje prapë me mikrofon në dorë, me buzëqeshjen e ngrohtë dhe vështrimin e kthjelltë në atë mbrëmje madhështore.

Të nesërmen, të shoqëruar nga Musai, Luli, Fatmir Sopi dhe unë shkuam në qytetin Krichberg të Zvicrës, ku Nuri Seferi do të zhvillonte meç boksi kundër boksierit kroat Josip Jalushiq.

Në një atmosferë impozante dhe të paharrueshme, Nuriu shënoi fitore dhe e mbrojti me sukses titullin e Kampionit Botëror në peshën kruzer në Unionin Global të Boksit (Interim GBU World Cruiserweight Title).

Duhet theksuar se boksieri ynë me zemër të madhe Nuri Seferi për të gjithë të ftuarit pagoi fjetjen në hotel dhe ushqimin.

Lulzim Shala, edhe pse me aftësi të kufizuara pas çlirimit të vendit, punoi pandërprerë vetëm e vetëm që t’u bëjë jehonë arritjeve të sportistëve tanë.

Tani që është pensionuar, zëri i tij i ëmbël dhe i kthjellët që depërtonte kudo, do të mungojë.

Personalisht ndjehem mjaft i hendikepuar, ngase në pamundësi për t’u takuar fizikisht me Lulin, çmallesha kur çdo të diele zëri tij, nëpërmjet valëve të Radios Kosovës, mbërrinte edhe në Gjenevë.

Lulin, dëgjues e sportistë do ta kujtojnë si gazetar që i dha shpirt sportit shqiptar.
ARIF EJUPI
Gjenevë, 15 mars 2025

Kur Inteligjenca Artificiale kthehet në frikë kolektive: Midis realitetit dhe alarmimit- Nga Nexhmije Mehmetaj

Në një kohë kur bota po përballet me revolucionin teknologjik më të madh në historinë e saj, frika nga Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë një temë qendrore në diskursin publik. Një tekst që qarkullon së fundmi në mediat sociale, i cili i atribuon Bill Gates-it një deklaratë dramatike për “fundin e qenies njerëzore”, është shembulli më i fundit i këtij ankthi kolektiv.

https://www.gazetatema.net/lifestyle/paralajmerimi-i-frikshem-i-bill-gates-a-eshte-inteligjenca-artificiale-i487278

Sipas këtij shkrimi, AI do të zëvendësojë jo vetëm punën tonë, por edhe vetë qenien tonë intelektuale, madje edhe ndërgjegjen njerëzore. Mësimdhënësit, mjekët, mendimtarët—të gjithë do të dalin jashtë loje, ndërsa makinat do të punojnë, do të mësojnë dhe do të shërojnë më mirë se njerëzit. Kjo tablo paraqitet si një “shpronësim antropologjik”, një ndarje e pakthyeshme mes njeriut dhe vetes së tij të dikurshme.

Por a është kjo tablo realiste? Apo po biem viktimë e një narrative apokaliptike që përdor teknologjinë si fantazmën e radhës për të trembur shoqërinë?

Padyshim që Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën si punojmë, mësojmë dhe jetojmë. Automatizimi i proceseve, zhvillimi i algoritmeve që përpunojnë informacion në mënyrë më efikase se njeriu, dhe përdorimi i AI në mjekësi janë realitete të tashme, jo thjesht parashikime. Por të barazohet përparimi teknologjik me “fundin e qenies njerëzore” është një ndërlidhje e rrezikshme që lë mënjanë një analizë të balancuar dhe të arsyeshme.

Nuk duhet të harrojmë se teknologjia është një mjet, jo një fuqi e pavarur metafizike. Ajo formësohet nga vlerat dhe qëllimet e atyre që e krijojnë dhe e përdorin. Frika se “AI do të mendojë në vendin tonë” është e kuptueshme, por në vend që të tërhiqemi në panik, duhet të ndërtojmë mekanizma etikë, rregullatorë dhe edukativë për ta përdorur këtë teknologji në shërbim të njeriut.
Narrativa konspirative që e sheh AI-në si një “plan satanik i Shtetit të Thellë” nuk i shërben kësaj qasjeje. Përkundrazi, ajo krijon një klimë frike dhe pasiviteti që i lë hapësirë abuzimeve reale me teknologjinë. Nëse ka një rrezik të vërtetë, ai qëndron në mungesën e transparencës, kontrollit demokratik dhe edukimit kritik mbi teknologjitë e reja.

Shqetësimet për ndikimin e AI-së janë legjitime dhe duhen dëgjuar me vëmendje. Por përgjigja ndaj tyre nuk duhet të jetë as frika e verbër, as entuziazmi naiv. Ajo duhet të jetë angazhimi i vetëdijshëm për të ruajtur thelbin njerëzor në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Njeriu nuk është i destinuar të zëvendësohet. Por është i thirrur të riforcojë vlerat e tij—etikën, ndërgjegjen, empatinë—për t’u përballur me të ardhmen me kurajë, jo me dorëzim.

Gjenevë 31.03. 2025 Nexhmije Mehmetaj

BISHZ: Në kujtim të jetës dhe veprës së gazetarit, regjisorit dhe humanistit Iztok Tory

IZTOK TORY 1947–2025

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe regjisorit të mirënjohur slloven Iztok Tory, Shoqata BISHZ në Solothurn të Zvicrës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, shokëve, miqve dhe kolegëve të tij, të Radio Televizionit Slloven.

Ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të ndjerin Iztok Tory, thonë se ai ishte shok dhe mik me tipare të njeriut të ndershëm dhe punëtori të dalluar. Vlen të theksohet se Tory një kohë kreu edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Republikës së Sllovenisë.

I ndjeri Iztok Tory, gjatë kohës kur punoi si gazetar dhe regjisor në Radio Televizionin Slloven, u veçua me sjelljet e mira dhe përkushtimin në punë. Ai, me pedantërinë, precizitetin dhe guximin e pashoq, la gjurmë të pashlyeshme.

Ne që jetonim në Kosovë, me të ndjerin Iztok Tory u njohëm në vitin 1989, kur 1300 minatorë të Trepçës dhe minierave të tjera të Kosovës qëndruan të ngujuar në galeritë e thella të Stantërgut, në mbrojtje të Kushtetutshmërisë së Kosovës, të cilën Serbia e suprimoi me kërbaç e tanke.

Në këtë kohë nga më të rëndat të historisë së Kosovës, me minatorët shqiptarë u solidarizua edhe Iztok Tory – humanist i madh dhe burrë trim. Iztok Tory, aq sa zgjati golgota e minatorëve të Trepçës në Stantërg të Mitrovicës, qëndroi së bashku me ta, i ngujuar në thellësitë mbi 1 mijë metra të nëntokës.

Me këtë rast u vërtetua humanizmi dhe guximi i tij i pashoq në mbrojtje të së vërtetës. Ai jo vetëm që vuajti së bashku me minatorët, por gjithë këtë dramë – sa tragjike aq edhe krenare – e xhiroi të tërën, duke sensibilizuar opinionin brenda ish-Jugosllavisë dhe atë ndërkombëtar.

Andaj, vdekja e tij në mbarë Kosovën dhe në Diasporën shqiptare është pritur me dhembje dhe pikëllim të thellë.

Iztok Tory ka lënë pas vetes një krijimtari shumëdimensionale si gazetar dhe regjisor. Ai, si një kundërshtar i deklaruar i regjimit të Slobodan Milosheviqit, ka regjistruar ngjarje të shumta në të gjitha hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Ne shqiptarët e Kosovës, duke çmuar guximin dhe humanizmin e tij të pakufizuar, do ta kujtojmë përherë si njeriun që u ballafaqua me vdekjen, vetëm e vetëm për ta nxjerrë në dritë tragjedinë e minatorëve tanë.

Ai, i prekur me gjendjen e minatorëve, këtë dramë të paparë e quante turp të ish-Jugosllavisë dhe ndërgjegje të vrarë të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Shpirti i dëlirë dhe human i mikut tonë të madh, Iztok Tory, u prehtë në paqe dhe qetësi!

Shoqata BISHZ në Solothurn të Zvicrës, Kryetar, Abas Fejzullahi

Deri kur do të lëshojë rrënjë kisha politike e ndërtuar në kampuset e Universitetit të Kosovës?!..- Nga ARIF EJUPI

 

Në vitin 1996, në kulmin e represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur Universiteti ishte mbyllur për studentët shqiptarë dhe vendi ndodhej nën trysninë e shtypjes sistematike, regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndërtoi një kishë ortodokse serbe në kampuset e Universitetit të Kosovës, ngjitur me Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Ky veprim nuk kishte asnjë lidhje me fenë apo nevojat shpirtërore të pakicave serbe përkundrazi, ishte një akt i qëllimshëm politik, një simbol pushtimi dhe provokimi, i vendosur pikërisht në hapësirën që për shqiptarët e konsideronin si palcë të dijes, rezistencës dhe identitetit kombëtar.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe kriminelë të njohur serbë, përfshirë famëkeqin Zhelko Ražnatoviq -Arkan, i njohur për masakrat në Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë.

Vetë prania e Arkanit, i veshur me uniformë çetnike dhe i shoqëruar nga ndihmësit e tij, tregon më shumë se çdo predikim se për çfarë ishte ngritur kjo kishë: për të vrarë e terrorizuar shqiptarët jo për të shenjtëruar e lutur.

Që nga ajo ditë, kjo ndërtese mbeti si gur i rëndë në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve, dhe relikt i gjallë i pushtimit serb të Prishtinës dhe Kosovës.

Kisha politike e ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Kosovës, nuk është thjesht një ndërtesë me kube. Ajo është plagë e hapur e një epoke shtypjeje, përndjekje dhe poshtërimi, për shqiptarët autoktonë të Kosovës.

Dihet mirëfilli se ajo nuk përfaqëson as paqe, as besim, as shenjtëri por të kundërtën e tyre.

Sot, kjo kishë politike qëndron aty si monument i arrogancës së një pushteti gjenocidal, si një sfidë ndaj ndërgjegjes kolektive të një populli që i ka mbijetuar një shekulli të tërë dhune e gjenocidi sistematik.

Kjo kishë kryekëput politike qëndron si provokim i përhershëm, që nuk flet me gjuhën e Zotit, por me atë të kryekasapit Millosheviq. Çfarë është tragjike dhe brengosëse është fakti se ajo po lëshon rrënjë në heshtje para syve tanë dhe të botës.

Sa më gjatë të rrijë aty, jo vetëm që fyen kujtesën tonë historike, por rrezikon të bëhet pikë e përhershme përplasjeje dhe përçarjeje, apo “mollë sherri” . Nëse nuk veprojmë sot, nesër mund të jetë vonë, dhe historia do të na pyesë: “Ku ishit, kur një gur i dhunës fshihte fytyrën e dijes?”

Prandaj, rrënimi i saj nuk është akt i inatit, por i ndërgjegjes së shëndoshë, dhe duhet të ndodhë me vendim të prerë, të drejtë dhe të koordinuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Shqiptarëve nuk mund t’u lihet barra për të hequr një gur që është vendosur mbi kockat e tyre. Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Ky objekt projekt i realizuar nga kriminelë , serbë nëse nuk rrënohet sa më parë në të ardhmen mund të përdoret si përplasje në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Historia moderne e Ballkanit është e ngarkuar me përpjekje sistematike të Serbisë për të zhdukur gjurmët shqiptare nga trojet e tyre autoktone, sidomos në Kosovë. Këto përpjekje nuk janë episodike, por mirëorganizuara dhe të planifikuara ndër breza, me mbështetje të fortë politike, ushtarake dhe kishtare.

Një nga figurat më të errëta në këtë histori është famëkeqi Nikolla Pashiq, ish-kryeministër i Mbretërisë së Serbisë dhe më vonë i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.

Ai ishte arkitekt i politikave që synonin kolonizimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve. Pashiq personalisht uzurpoi qindra hektarë tokë të shqiptarëve në Kosovë, duke e përdorur shtetin si mjet për pasurim personal dhe për spastrimin etnik të territoreve shqiptare.

Serbia, përmes figurave si Pashiq, dhe më pas Millosheviq, ka ndërtuar një vazhdimësi politike të dhunës, grabitjes së pasurisë, ndërrimit të strukturës etnike dhe përdorimit të kishës si mjet pushtimi kulturor dhe territorial.

Ndërtimi i kishës në kampusin e Universitetit të Kosovës është vetëm njëri nga kulmet e kësaj politike afatgjate, që nuk njeh kufij moralë e as njerëzorë.

Për të kuptuar qartë se çfarë përfaqëson ajo kishë sot, duhet parë në dritën e kësaj historie të errët, si një gur që qëndron jo mbi themelet e besimit, por mbi rrënojat e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve.

ARIF EJUPI

BISHZ I SHPREH NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJES SË NDERUAR TË IZTOK TORY NGA REPUBLIKA E SLLOVENISË

BISHZ I SHPREH NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJES SË NDERUAR TË IZTOK TORY NGA REPUBLIKA E SLLOVENISË

Hizdri Gubetini: Jeta mes tokës dhe qiellit- Nga ARIF EJUPI

 

Hizdri Halit Gubetini lindi më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, e njohur sot si Podujeva e Re. Qysh në fëmijëri, ëndrrat e tij nuk kishin kufij – ai nuk shihte vetëm përtej horizontit, por ëndërronte të sfidonte lartësitë dhe të fluturonte në qiell.

Dashuria e tij për fluturimin nuk ishte thjesht një pasion i çastit, por një thirrje e brendshme, një forcë që e shtynte të sfidonte gravitetin dhe të përjetonte lirinë që vetëm qielli mund t’i ofronte. E, dinte se mjeshtëria e parashutizmit bartte rreziqe të shumta, por asgjë nuk mund ta zmbrapste.

Në Kosovë dhe Shqipëri ku aeronautika nuk ishte një sport masiv, Hizdri Gubetini ishte ndër të paktët që sfidoi vështirësitë dhe punoi me përkushtim për ta popullarizuar këtë disiplinë të rrallë.
Në kushte të rënda pune, me këmbëngulje dhe pasion të pashtershëm, ai përballoi dhe sfidoi pengesat nga më të ndryshmet – duke mos u ndalur kurrë në rrugën e tij për të ngritur këtë sport në një nivel më të lartë.

Vetëmohimi dhe puna e tij e pandërprerë u shpërblyen me sukses të merituar. Hizdri Gubetini u stolis me trofe të shumta, duke shkëlqyer jo vetëm në garat rajonale, por edhe në ato ndërkombëtare. Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte ajo në garat prestigjioze ndërkombëtare “Oludeniz Air Games Festival”, të mbajtura më 20-24 tetor 2021, në Oludeniz – Fethiye, të Turqisë.

Në këtë garë me konkurrencë të jashtëzakonshme, ai la pas 55 aeronautistë të njohur të botës, duke dëshmuar talentin dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme.

Ky ishte një moment historik për të dhe një krenari për Kosovën e Shqipërinë, duke e vendosur atë në hartën e aeronautikës botërore.

Garat në të cilat ai mori pjesë përfshinin fluturimet në tandem, si dhe hedhjet “skydiving” dhe “wingsuit”, të cilat janë ndër disiplinat më të vështira dhe ekstreme të aeronautikës.

Përveç përkushtimit të madh dhe guximit të jashtëzakonshëm, këto fluturime kërkojnë një precizitet milimetrik, një kontroll absolut të trupit në ajër dhe një përgatitje të jashtëzakonshme teknike. Hizdri Gubetini zotëroi këto aftësi me mjeshtëri, duke e bërë atë një emër të njohur dhe të respektuar në botën e sporteve ajrore.

Një nga momentet më të jashtëzakonshme të karrierës së tij ishte edhe ai, kur, porsi një dallëndyshe,për pesë orë të plota qëndroi në një lartësi prej 3,000 metrash, mbi malet e Moknës të Burimit (ish-Istogu) duke kryer akrobacione ajrore që mahnitën të gjithë të pranishmit.

Ky akt ishte një dëshmi e përgatitjes së tij fizike dhe teknike, e disiplinës së tij të hekurt dhe e guximit të tij të rrallë.

Po ashtu fluturimet e tij në Llogara dhe Berat të Shqipërisë, si dhe në Prilep të Maqedonisë së Veriut, mbeten të paharrueshme për të gjithë ata që e njohën dhe e admiruan artin e tij të fluturimit. Në këto vende ai sfidoi erërat, lartësitë dhe gravitetin, duke e shndërruar qiellin në arenën e tij të triumfit.

Sukseset e tij nuk mbetën vetëm në kufijtë kombëtarë. Hizdri Gubetini theu rekorde dhe fitoi shumë medalje në garat e zhvilluara në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Turqi, Itali, Qipro, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme la pas konkurrentët më të mirë të botës, Hizdriu ngriti standardin e aeronautikës në rajon dhe u bë një ikonë e këtij sporti.

Përveç si pilot profesionist dhe kampion në sportet ajrore, Hizdri Gubetini dha një kontribut të rëndësishëm edhe si instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës.

Ai ndau përvojën dhe pasionin e tij me gjeneratat e reja, duke ua mësuar atyre teknikat dhe sigurinë e fluturimit. Për shumë të rinj që e ëndërronin qiellin, Hizi siç e quanin shokë e miq ishte frymëzim dhe mentor. Ai jo vetëm që ua mësoi artin e aeronautikës,por ua largoi edhe frikën për t’i sfiduar lartësitë të gjithë debutuesve të këtij sporti.

Punën dhe sukseset e Hizdriut edhe sot i vlerësojnë lart të dyja Federatat e Aeronautikës së Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë nën një çati, duke e mbajtur gjallë pasionin dhe vizionin që ai la pas.

Një vlerësim të veçantë të arriturave të Hizdriut, çdoherë ua ka bërë z. Alket Islami, kryetar i Federatës Aeronautike të Shqipërisë. Ai, Hizriun e cilëson si një figurë markante të aeronautikës shqiptare.

Z.Alket Islami në kujtimin të jetës dhe veprës së Hizdriut, çdo vit, në bashkëpunim me vëllezërit Arbër dhe Zyber Krasniqi, udhëheqës të Federatës Aeronautike të Kosovës, organizojnë gara të fluturimeve me emrin e Hizdri Gubetinit.

Ky aktivitet jo vetëm që mban gjallë trashëgiminë e tij, por edhe i motivon të rinjtë që të ndjekin rrugën e Hizdriut.

Trashëgimia e tij nuk ndalet këtu. Pas vdekjes së Hizdriut, me guxim dhe vendosmëri, këtij sporti i është qasur edhe i biri, Almiri, duke ndjekur gjurmët e babait të tij dhe duke vazhduar ëndrrën e tij për të pushtuar qiellin.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Komunës së Podujevës i është propozuar që një rrugë apo një klub i aeronautikës të emërtohet me emrin e Hizdri Gubetinit.

Ky do të ishte një homazh i denjë për një njeri që i dha shpirt aeronautikës dhe që ngriti lart emrin e Kosovës dhe Shqipërisë në sportet ajrore ndërkombëtare.

Ëndrra e Hizdriut për suksese të reja u ndërpre papritur natën e 6 dhjetorit të vitit 2021, kur atë e rrëmbeu vdekja e fshehtë dhe tinëzare derisa ishte duke punuar në dekorimin e oxhaqeve të kamp-shtëpizave në fshatin Delloc të Therandës.
ARIF EJUPI


Send this to a friend