VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Jasemini e livando, dy lule që duhen në dhomë për të fjetur mirë

By | May 19, 2018
blank

Komentet

blank

NJË BALADË PËR DY KALORËS – Poezi nga SARA TEASDALE – Përktheu IRENA DONO

Dy kalorës po ngisnin dy kuaj në të aguar,
kërkonin gra për t’u martuar.
Njëri tha: Zonja ime duhet të jetë e ndershme,
me flokë të artë të ndritshëm.
.
Atëherë u hodh kalorësi tjetër në krah:
“Unë nuk e vras mendjen për fytyrën e saj,
por ajo që kërkoj duhet të jetë një pëllumbeshë
për pastërti dhe hirshmëri.”
Dhe të dy kalorësit u frynë brirëve,
Dhe shkuan secili në rrugën e vet,
Dhe të dy e gjetën dashurinë e një zonje
para se dielli të perëndonte.
.
Por ajo me flokë të verdhë të ndritshëm
qëlloi t’i kishte gështenjë,
Unë besoj se kalorësit i harruan fjalët e tyre,
ose nuk e vranë më mendjen.
Ai që e donte të pastër si pëllumbeshë
çoi në shtëpi një egërsirë të shthurur
Dhe, kur secili prej tyre pa tjetrin,
besoj se buzëqeshi.
blank

E KUJT ËSHTË KOSOVA – Poezi nga QERIM UJKANI

 

Sekush erdhi në ty Kosovë
Kosova ime e dashur
Të quajti tokë të vetë

E mua birin tënd që të ledhaton
Me mall dhe dashuri dorën ta shkon
Më quajti ardhacak i pashtëpi
Njeri pa tokë dhe qielli të vet mbi tokë
Mysafir i përkohshëm dhe farë e ligë.

Hije drthëritëse ne ajër
As në tokë as në qiell

Por në rrugën e gjakut kafkën la kujtim
Se ti s’je e atij që të shkelë
Lavrën tënde me vdekje mbjellë

S’je tokë e gjithkujt dhe e askujt
As tokë pa popull e një populli pa tokë

Ti je dhe kreshnik i bijve besnikë
Që të duan dhe të mbrojnë
Me dashuri t’i mbjellin ugarët
Me flamuj lirie ndër festa
Ti mbulojnë varret

Lule dhe gjyle në dorën e trimit
Je vatër e ngrohtë
E atyre që kurrë s’të lanë vetëm
Me ty qëndruan si shkëmb në erë
Me ty
ne jetë dhe vdekje
Në liri dhe dashuri

Dhe nëqoftëse dikush na thotë prapë
Ikni që këtej se kjo s’eshtë tokë e juaj
Ne e dimë se ç’do t’u themi
Shkuar për të shkuar ka kush të shkojë
Ne ishim ne jemi ne do të jemi këtu

blank

OH, SONTE DERI TE UNË TË SOLLI VETMIA! Poezi nga QERIM UJKANI

Më kërkova ndër kopshte e vreshta

Dhe shtëpi ku kërcasin shumë lugë

Ndër gjethe që mbi tokë shtron vjeshta

Dhe era llastohet me to në rrugë

 

Më kërkove ndër shtigje ku vlojnë

Njerëz me dëshira të varura ndër sy

E prej shprese në shpresë shtegtojnë

Këmbëlehtë si kjo erë që është duke fry’.

 

S’le kë pa e pyetur poezia ime

Dhe derë më derë trokite

Që të më gëzosh me jeh rime.

 

Të më ndriçosh me flakë e shkëndija

Të më ngushëllosh në këtë natë të vonë

O sonte deri te unë të solli vetmia.

 

 

blank

ÇAST HAREJE – Poezi nga QERIM UJKANI

Sa bukur që po ndjej pranë teje
Që kam kaq pak dashuri të të dua

E do ta falja me katër zemra
Dashurinë e zogjëve që ia falin agimeve
Të ngjyera me purpurin e përgjakur

Edhe ngrohtësinë e shikimit të përmalluar
Që bukurinë gjurmon ndër buzëmbrëmje
Kur dielli konak kërkon pas bjeshkëve

Edhe freskinë flokëprishur të vërrinit
Që grish kalorës gjaknxehtë
Kur vapa rrit lulen e flakën në gur

Edhe dashurinë e duarëve të tërë botës
Që shtresojnë në lëkurë lule përkëdheljen
Për përshëndetje gëzimi dhe malli

Edhe kuqlimin e trëndafilit në agim
Që në aromë ia zgjat jetën kujtimit
Të fjetur nën hijen e syrit të qetë

Edhe heshtjen e barit në gufim të njomë
Që di vetëm një rrugë rrugën
Prej gjelbrimit deri te qarkullimi i gjakut

Edhe ato (pak) fjalë që mbolli dashuria
Në buzët e afshta për puthje të reja
E për ligjërime më të bukura se të zogjëve

Edhe dashuritë e padashuruara
Edhe këngët e pakënduara
Edhe pëshpëritjet e papërshpëritura

Ti qetësinë time e rritë në hektarët e bardhë
E nën hijen e qepallave
Mëkon poezinë më të bukur

Sa mirë sa bukur që po ndjej pranë teje
Se kam pak dashuri të të dashuroj.

blank

GJUHA MARTIRE – Poezi nga QERIM UJKANI

Copë- copë ranë hartat e tua të vjetra
Plot me kulla syfrangji kah bota
Po ndër to ti ishe e forta.

Dhe nuk re kurrë.
Me fjalët e tua rrufe godite papushuar
Grushtin e ngrite lart klithe gjithë zë

Nuk bie
Dhe kur nuk bie unë
Nuk bie asgjë.

E lumja ti moj gjuhë martire

blank

MALLKIM NË PËRSËRITJE – Poezi nga QERIM UJKANI

 

Kush po e mbjell përsëri farën e urrejtjes
Në tokën tënde Kosovë grua e plleshme
Ugarët e tu që nxijnë rrafshit të rrënqethur
Kush po i mbars me mllef përsëri
Thikën kush po ta ngul në shpinë me pabesi
Me dhëmbë kush po të kafshon me të gjithë dhëmbët
Kush po e ha dheun tënd të mbrujtur me lot e gjak
Dheu e mbuloftë varri i humbtë përgjithmonë

Kush është ai që kurrë s’u ngop me lotin tënd
Përrua vërshues gjerësive të tua të hedhëta
Mezhdave tua korniza pikturash shumëngjyrta
Kush po të lë sherre e gverre kobe në pusi
Kush po të shpie në humnerë përsëri
Portat tua kush po i kyç me mallkim
Gjumin tënd të pasherr kush po ta prish
E pagjumja e vyeshmja e palodhura

Ëndrrën tënde dritëplotë kush po ta këput
Natës sate kaltroshe kush po ia shuan yjet në vezullim
Që qielli yt të të mbulojë si çarçaf i zi
Kush po të lë pa muzg dhe pa agim larë në kuqlim

Prej Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna
Kryelarta ime
Kush po të hedh në hedhurina me vërvimë
Ku sëmundja e qyteteve të përlyera brufullon
Me lutje të pashenjta buzë varrit kush po të çon

blank

REJA E ZEZË – Poezi nga QERIM UJKANI

 

Reja e zezë
Më rri mbi kokë

Diellin ma zë
Hijen ma shlyen mbi tokë

Thika flakëruese
Më tregon nëpër vetëtimë

Në oxhak
Më zbret si korb

E m’i frikon fëmijët
Në gjumë

Arën dhe kopshtin
M’i gjuan me breshër

Zabelin ma kall
Me rrufe

E loton
Për të zezën e vet

Reja e zezë
Mish i egër i qiellit tim

blank

LUTJE – Poezi nga MIGJENI

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t’argjantë
e akorde t’artë.Të lutem, o perëndi,
për një simfoni –
plot dashuni
të nxehtë si tu vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o perëndi
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t’u u përkundë n’ani
të bukur t’andrrimeve
të kaltër, ku të fantazmeve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni –
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.

blank

Kanga XI – (Ferri) NË SKAJ, KU ZBRET RRËMBYESHËM NJI BREGORE – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XI

Ne skaj, ku zbret rrembyeshem nji bregore

Shkambijsh vigane, te çame, ne forme te qarkut,

Mbrritem e pame na vuejtje ma mizore.

.

Aty nje ere e qelbte te vinte hakut,

Kah avull ngrihej thellesish perpjete,

Prandej shpejtuem me u struke permbas kapakut

.

Te nje varri te madh, ku vrejta vete

Te tille mbishkrim: “Ndryj Anastasin pape,

Qe e nxuer Fotini rruges se vertete.”

.

“Ketij shtegu ngadale duhet me u kape,

sa t’msohemi me t’randin kundermim;

pastaj ky ma trazim nuk do na jape.”

.

Keshtu udheheqsi, e une: “Ndonje shpjegim

Me jep, qe koha kot mos te kaloje.”

E ai: “Mu per kete gja ishe n’mendim.

.

O biri im, – filloi ai te tregoje, –

Ketu me shkamb tre rrathe jane te ndertuem

Shkalle-shkalle, si ata qe lame kesaj rrenoje.

.

Te gjithe jane plym me shpirtna te mallkuem;

E qe te kesh, tue zbrite, ma qartesi,

T’them si e pse ma poshte rrijne grumbulluem.

.

Çdo e keqe, qe e ka qielli ne meni,

Synim ka fymjen, e ketij synimi

I arrihet o me dhune o me njimti.

.

Mbasi njimtine perdor veç njerezimi,

E urren Zoti ma fort; pra jane njimtare

Ata ne fund, – ma i rande per ta denimi.

.

Me perdhunues asht krejt brezi i pare;

Mbasi n’tri vehtje dhuna mund t’drejtohet,

Prandej tri shkallesh asht dhe rrethi mbare.

.

Ndaj Zotit, vehtes, fqinit perdorohet

Dhuna, mbi ata vete ose mbi gja

Te tyne; qarte do e shohesh mbas do kohet.

.

Me e plagose rande o fare ti me e vra

Mundesh nje fqinin tand, e atij gjane

Ia prish, ia ndez o mundesh pre me i ra, –

.

Pra ata qe shkaktuen plage ose qe vrane,

E shkatrrimtare e cuba i gjen zhyt

N’brezin e pare, ne çeta t’ndryshme jane.

.

Ngajhere njeriu vehtes i kcen ne fyt

O giane e vet shkatrron; prandej i ke

N’brezin e dyte, tue u qa tani pa fryt,

.

Ata qe fij’n e jetes s’vet kane pre,

N’loje humben pasunite o i shkrine e n’vaje

E çuen ate jete, ku duhet t’kesh hare.

.

Kunder Hyjnise njeriu dhune mund te baje

Tue e mohue ose tue blasfemue,

Tue shkele natyren, miresine e saj.

.

Prandej nje brez ma  ngushte vule u ka vu

Sodomes e Kaorses; dnon pa shprese

Ata qe Zotin rrijne tue e mallkue.

.

Njimtine, mekat qe s’qitet ne harrese,

Mund ta perdoresh n’ke t’beson pa u tute

Ose tek ai, i cili s’te zen bese.

.

Ky lloj i fundit lidhjet i keput

Te dashunise, qe lind bashke me njerine;

Prandej n’rrethin e dyte jane per çdo skute:

.

Hipokrizi e lajke, kush ndjek magjine,

Falsifikimi, vjedhja e simonija,

Ke n’plehna tjere rrufjanin, batakçine.

.

N’llojin e pare braktiset dashunija

Qe fal natyra e çka njeriu i shton,

Nga rrjedh i gjithe besimi e afersija.

.

Prandej n’rrethin ma t’ngushte, mu n’thelb qendron

Te rruzullimit, ku seline ka Dite,

I torturuem perjete kush tradheton.”

.

E une: “Mesues, te me sqarosh ti dijte,

Pjeset e honit fare mire i shquen

Dhe popullsine e tij drejte paraqite,

.

Por m’thuej: ata n’kenete e ata n’furtune

Rrembye e barte, qe shiu e rreh krejt qulle,

O ata qe i pame kah shaheshin me dhune,

.

Pse s’i kane fute ne kete te zjarrten kulle

Per dnim, ne qofte se I mnin ai Zot i larte?

Ne qofte se jo, pse vuejne ashtu?”. M’u suell

.

Ne kete menyre: “Ti çka po flet perçart

E je ngatrrue ma fort se tjeter here?

Mos valle diçka mendon qe s’e shoh qarte?

.

Nuk te kujtohen ato fjale me vlere

T’Etikes sate, holle ku jane permendun

Tri prirjet, qe Zotyne urren ngahere,

.

Shfrenimi i plote e shtazerija e çmendun

Dhe shpirtligsija? Si shthurja e pamase

S’e fyen aq Hyun e s’shahet pra aq dendun?

.

Po ta studjosh çka thashe une ne kete rase

E n’qofte se ata te dnuem ne mend i mban,

Qe jane tue ba pendese jashta kalase,

.

Ti do kuptosh se pse i ndane veçan

Nga kta te mbrapshte, e pse jo aq pa meshire

Hakmarrja e Perendise u bje çekan.”

.

“O djell, qe syte e mjegulluem i dlir,

kaq me kenaq kah jep te qarte shpjegimin,

sa jo te dij, – t’dyshoj me vjen ma mire.

.

Pak mbrapa, lutem, hidh tani veshtrimin, –

I thashe, – atje ku thue fajdeja fyen

Mirsine hyjnore; zgjidhma, pra, dyshimin!”

.

“Filozofija, per ke thelle i hyn, – m’u gjegj,

– tregon jo vetem ne nje ane

se si natyra fillin nga Zotyne

.

e arti i hyjnueshem e ka zane;

e ne studjosh Fiziken tande, do t’i gjejsh

krejt mendimet, jo kah fundi jane,

.

aq arti juej, persa ai asht i zoti,

natyren ndjek si nxanes plot me zell;

pra artin tuej nip gati e ka Zoti.

,

Natyra e arti, n’qofte se nder mend sjell

Gjenezen q’prej fillimi, njerezvet

U ka dhane t’mbaren, i ka mbajte e knelle.

.

Por fajdexhiu rruge tjeter fare gjet;

Natyre e art mbasdore ai i len,

Se diku tjeter var shpresen e vet.

.

Por t’i lame fjalet, t’ecim me pelqen;

Hyllsija e Peshkut n’horizont veton

E Qerrja siper Korit vend po zen, –

.

Larg asht rrepina, qe perposh na çon.”

blank

HOROSKOPI E PREMTE 24 SHTATOR 2021

Dashi
Shmangni çdo gjë që mund të jetë e lodhshme mendërisht ose fizikisht. Sot do të planifikoni të dilni në një shëtitje me partnerin/partnerin tuaj, megjithatë një ndryshim i papritur i planeve mund ta parandalojë këtë. Kjo mund të çojë në një debat të nxehtë mes jush dhe të dashurit/dashurës suaj.

Demi
Situata në familjen tuaj mund të mos jetë aq normale apo e qëndrueshme sa mendoni. Sot ekziston mundësia e një grindjeje ose mosmarrëveshjeje brenda familjes. Në këtë rast, përpiquni të keni ndikim stabilizues.

Binjakët
Mbani zemërimin tuaj nën kontroll dhe trajtojini kolegët në zyrë me mirësjellje. Devijimi nga kjo rrugë mund të rrezikojë punën tuaj, duke përkeqësuar kështu drejtpërdrejt gjendjen tuaj financiare. Ju mund të kaloni një darkë romantike me të dashurin/dashurën tuaj në mbrëmje.

Gaforrja
Ju do të qetësoheni dhe argëtoheni në shoqërinë e fëmijëve. Ju do të diskutoni çështje financiare me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj dhe do të bëni plane për të ardhmen tuaj të afërt. Përpiquni të zgjidhni çdo konflikt në mënyrë miqësore, në mënyrë që të shmangni situate të tensionuara. Sot do të ndjeni mungesën e një miku të dashur.

Luani
Ka gjasa të keni një përmirësim në financat tuaja. Jepini përparësi nevojave të familjes suaj. Sot do të takoni dikë që ju do shumë. Mund të kujtoheni për diçka që e keni harruar prej ditësh.

Virgjëresha
Mos u shqetësoni për çështje të parëndësishme. Ditë e mirë për çështjet e zemrës. Kolegët tuaj me më shumë eksperiencë në punë do t’ju japin mbështetjen e tyre.

Peshorja
Mos lejoni që gjërat e vogla t’ju shqetësojnë. Kjo do të jetë një ditë më e mirë financiarisht se ditët e fundit. Do të bëni miq të rinj nëse përfshiheni në aktivitete në grup. Një mesazh i keq komunikuar mund të çojë në një ngatërresë gjatë ditës.

Akrepi
Ju do të duhet të zgjidhni një problem që rëndon në mendjen tuaj. Sjellja e çrregullt e partnerit/partneres suaj mund të prishë ndjenjën e romancës sot. Koha e duhur për të vënë në provë ide të reja. Një çështje që lidhet me jetën martesore mund të jetë jashtë kontrollit tuaj.

Shigjetari
Bëni kujdes të mos e neglizhoni veten kur bëhet fjalë për çështje shëndetësore. Romanca sundon zemrën dhe mendjen tuaj. Sipërmarrjet e reja do të jenë joshëse dhe premtojnë shpërblime të mira.

Bricjapi
Mund t’ju shfaqet një problem i papritur lidhur me paratë, prandaj përdorni me kujdes burimet tuaja financiare. Të tjerët do t’ju inkurajojnë të ndiqni ëndrrat tuaja, por arritja e suksesit do të kërkojë përpjekjen tuaj. Sot harroni shqetësimet tuaja dhe thjesht shijoni shoqërinë e partnerit/partneres suaj.

Ujori
Problemet financiare në jetën tuaj do të jenë një burim tensioni për ju. Dikush pranë jush mund të krijojë probleme në jetën tuaj personale. Do të keni kohë të lirë për të ndjekur gjërat që doni të bëni më shumë.

Peshqit
Sot nuk do të jeni shumë të duruar, por kujdes, pasi fjalët e ashpra mund të shqetësojnë njerëzit përreth jush. Ju e dini rëndësinë e hapësirës personale dhe ka gjasa të keni pak kohë për veten, sot. Përdoreni këtë kohë për të luajtur një sport ose për të shkuar në palestër.

blank

Nostalgjia e plakës – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

Po ai sënduk i drunjtë me letër të ngjitur,
Po ajo vazo e vockël me lule zëmbaku ,
Po ai mulli kafeje me mbulesë të grisur,
Po ato tespihe – kujtim i vjetër nga plaku;
.
Jeton me këto pak gjëra e shkreta:
E prek sëndukun e drunjtë e të lashtë,
I ledhaton tespihet cipë sedefta,
E fshin vazon e vockël brënda e jashtë.
.
Dhe nusja e djalit e sheh dhe prish cepin e buzës
Me kokën e bukur mënjanë;
Vështrimin plaka e ndjen me duart kryq sipër bluzës
Dhe thotë me vete:” Po ç’kanë me mua,ç’kanë”?
1991
blank

PROMETHEU I ÇAMËRISË – Poezi nga ATDHE GECI

Le të zemërohet toka, deti dhe Greqia
Çamëria po rilindet mbi hirin pellazg
ajo e ruajti gjuhën e palat e fustanellës
simbolet e hershme të luftërave të saj.
Në Çamëri s´ka më mjerim, se Greqi
çamët përmes kujtesës së të lashtëve
mbrojnë gjuhën e shkruar nëpër gurë
mbrojnë rrënojat e monumentet e tyre.
Nga furrë e zemrës më del kjo zjarrmi
nga furra e shpirtit u lind Prometheu
ai që hirin e betejave e ktheu në prush
Përmes dashurisë i dalim zot Kosovës
përmes dashurisë i dalim zot Iliridës
përmes dashurisë i dalim zot Atdheut
Trim, para grekut shtëpinë e kam këtu
palat e fustanellës nuk i kemi pa gjak
as pa dëshmi heroike të kohërave të
shkuara, as pa fitore betejash të forta.
Çamëri, koha është të ngritemi! Me
flamurin kuq e zi ta mbulojmë Epirin
Lufta për liri s´ka fillim e as mbarim
është e çdo ditshme dhe e përjetshme
dashuri për Atdheun është Çamëria
dashuri për Atdheun jemi të gjithë;
Çamëri, jepja dorën Prometheut tënd
gjakes së flamurit dhe të fustanellës,
mblidhu shesheve si në kohërat epike
merr zjarr nga furra e zemrës, shemb
le të zemërohet toka, deti dhe Greqia
Çamëria po rilindet mbi hirin pellazg!…

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend