Ka shkaktuar shqetësime deklarata e Ambasadorit Amerikan të NATO-s Matthew Whitaker, mbi lëshimet territoriale të Ukrainës, të cilat sipas tij i konsideron si të fituara në fushë të betejës.
Midis personaliteteve qe reaguan ishte edhe ai i ekspertit Amerikan Janusz Bugajski në rrjetin social:
“Pse derdhëm gjithë atë gjak dhe thesar për të mposhtur nazistët gjermanë? Sigurisht, e merituan ata të gjithë territorin që pushtuan? Asnjë logjikë, asnjë strategji, asnjë moral, Amerika nuk është më një far lirie dhe pavarësie.”