VOAL

VOAL

Ja si i vërsulen gratë e PD-së Majlinda Bregut

May 2, 2017

Komentet

Teliti: Qeveria teknike, kusht i panegociueshëm!

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, thotë se vendi ynë ka nevojë për një garë të barabartë mes partive politike, dhe kjo mund të ofrohet vetëm përmes qeverisë teknike. I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, Teliti tha se PD nuk kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, por shtoi se ajo mund të realizohet vetëm me një garë të ndershme.

Sipas tij, qeveria teknike është kusht i panegociueshëm, ndërsa theksoi se sot çdo qytetar ka detyrimin të jetë pjesë e mosbindjes civile, për shkak të degradimit të vendit nga pushteti.

Për Telitin, ajo çfarë ndodhi në protestën e 7 tetorit në bulevard duhet të pasqyrohet edhe në protestën para bashkisë së Tiranës, si një formë kërkesë llogaridhënieje ndaj Erion Veliajt dhe aferave të tij korruptive në këtë bashki.

S’kemi ende ujë, ndënëse çmimin e rritur e paguajmë. Jetojmë në kohë  të vështirë, prej 11 vitesh dhe ne sot e kemi detyrimin të jemi pjesë në drejtim të mosbindjes civile. Detyrim i çdo qytetari. Papunësia, shkelja e ligjit prek të tërë, nuk shihet flamuri politik, i ri apo i moshuar.

Duhet të ngrihemi në mosbindje civile, edhe para bashkisë siç bëmë në bulevard. Duhet të jemi të gjithë më mosbindje civile me çdo mjet demokratik. T’i përgjigjet qeveria popullit për çdo kërkesë të tij.

Gara e drejtë përmes votës, këtë duam ne. S’mund t’i lemë më në dorë kësaj qeverie që të menaxhojë zgjedhjet. Raportet e ODHIR kanë dalë më njollë të zezë për qeverinë. Kërkojmë qeveri teknike, krijimi i kushteve dhe infrastrukturës për zgjedhje të lira e të ndershme. Gara bëhet me lidership e program dhe në fund të ditës fiton më i miri.

Kemi qeverinë që do hyjë me kriminalët, patronazhistët, miliardat e drogës dhe korrupsionit. S’jemi në kushte të barabarta në garë. Dhe ne s’jemi në garë. Qeveria teknike e garanton një garë të barabartë. Kemi liderin e opozitës të burgosur në shtëpi, që se drejton siç duhet opozitën dhe pamundëson aktivitetin e tij parlamentar. Kjo është padrejtësi. Ligji merret nga maliqi dhe interpretohet sipas dëshirës. Këto janë kushte të panegociushme.

Protesta para bashkisë duhet të karakterizohet nga mosbindja civile, deri në arritjen e objektivit tonë, largimi i Veliajt. S’ka dhënë ende përgjigje për incineratorët, 5D, për Eco Tiranën ndërsa ajo është me mbeturina, shkolla me dy tyrne, lagje pa kopshte e çerdhe, patjetër që duhet të japë përgjigje. Kërkojmë kthimin e Bashkisë së Tiranës në ligjshmëri, për t’i shërbyer qytetarëve. sn

“Trafiku i drogës menaxhohet nga shqiptarët dhe nigerianët”- Kryeprokurori italian bën bilancin

Kryeprokurori italian Raffaele Cantone ka deklaruar se shitja e drogës është “fatkeqësisht një fenomen shumë i përhapur në të gjithë rajonin”.

 

Në raportin e fundit, Cantone ka deklaruar se ky aktivitet  “menaxhohet nga grupe të huaja kriminale”, veçanërisht shqiptarë dhe nigerianë, të cilët kanë ndarë territorin dhe llojin e substancave mes tyre.

“Shumica dërrmuese e të akuzuarve për trafik droge janë të huaj dhe ata vetë të lidhur me rrjete kriminale, pothuajse gjithmonë të drejtuar nga individë të së njëjtës origjinë gjeografike, të cilët veprojnë brenda grupeve që duken të strukturuara shumë mirë në nivel organizativ duke pasur si model referencë bandat tradicionale të mafias kombëtare”, shprehet Cantone.

Grupet nigeriane, në veçanti, “duken të jenë veçanërisht aktive në sektorin e importit dhe shitjes së heroinës, një lëndë narkotike e cila disa vite më parë dukej se ishte zhdukur pothuajse nga tregu i paligjshëm”.

Grupet shqiptare, nga ana tjetër, “kanë dëshmuar të jenë veçanërisht aktive në tregtimin e kokainës dhe hashashit; ndërsa subjektet që veprojnë në Umbria ruajnë lidhje të forta me territorin e origjinës dhe pavarësisht se pothuajse gjithmonë u janë nënshtruar shifrave të kalibrit më të lartë që kanë mbetur”.

“Në atdheun e tyre, këto grupe, ndryshe nga nigerianët, kanë filluar të riinvestojnë të ardhurat e aktiviteteve kriminale në rajon, në disa raste edhe duke përdorur shtetas italianë, në sektorë të ndryshëm ekonomikë”, ka deklaruar nder të tjera prokurori.Panorama

Misteri i vrasjes së Egli Progës- Prokuroria e Korçës zbardh detaje të reja: Kanë ndërhyrë në kamerën e brendshme të lokalit

Prokuroria e Korçës, në vijimësi të hetimeve lidhur me rastin e 42 vjeçarit Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ka zbardhur një detaj të ri për këtë ngjarje.

Sipas organit të akuzës, ka pasur ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit ku dhe nisi konflikti midis viktimës dhe autorit.

“Per momentin konkluduam qe ka nderhyrje ne kameren e brendshme te lokalit.”, shprehet Prokuroria e Korçës.

Këtu tashmë nisin dhe dyshimet për deklaratën e pronarit të lokalit ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë, i cili me vendimin e marrë nga Gjykata e Korçës në 12 tetor ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Voltan Shulku është shprehur për uniformat blu se kamerat e sigurisë së lokalit të tij nuk kanë regjistruar asgjë dhe se ai nuk e ka parë asnjë moment të përplasjes fizikes mes viktimës dhe autorit Denis Meçe.

Shulku ka pretenduar se Egli Proga ka qenë në gjendje të dehur dhe se kur ka ndodhur sherri mes 42 vjeçarit dhe 29 vjeçarit, ai ka qenë pas banakut.

“Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë”, ka rrëfyer Voltan Shkulaku.

Ai është shprehur se viktima kishte gjak në fytyrë dhe se në bisedën e fundit që kanë bërë bashkë, Egli i kishte thënë që “jam i mërzitur, do ta mbyll lokalin fare”.

Dëshmia e pronarit: Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Egli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë.

Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se ;do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.

Vendimi i gjykatës për dëshmitarët

Sakaq, ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për të rikthyer në burg 3 dëshmitarët lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht 2024 në qytetin e Pogradecit.

Tre dëshmitarët, Leonidha Guçe, 47 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Voltan Shulku, 40 vjeç, deri më sot ndodheshin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kjo tashmë ndryshon pasi Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre “arrest me burg”.

Këta të tre kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur por vetëm kanë shkuar pranë viktimës pasi kanë dëgjuar të bërtitura.

Por Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës shprehet se këta të tre kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin, duke penguar kështu në zbulimin e së vërtetës.

Egli Proga dyshohet të jetë vrarë nga shtetasi Denis Meçe. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 42 vjeçarit, pasi sipas tij ka tentuar të goodasë viktimën por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi proga ka rënë në tokë.

Pas kësaj Meçe deklaroi se është larguar i çorjentuar.

Nga ana tjetër, ekspertiza mjeko-ligjore, përshkruan se tek viktima janë konstatuar fillimisht dëmtime në ballë, hundë, vesh faqe dhe supin e djathtë.

Këto dëmtime, shkruhen të jenë shkaktuar nga mjet të fortë mprehës, apo dhe goditja me grushte.

“Hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor” rezulton të jetë arsyeja e vdekjes së 42 vjeçarit.

Gjithashtu, në akt ekspertizën cilësohet se në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prania e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L.

Kjo akt ekspertizë ka rrëzuar deklaratën e bërë nga Meçe se nuk e ka dhunuar.

Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka lehtësuar akuzën për Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga opinioni publik, po kështu përplasje mes organeve Policia e Shtetit – Prokuroria e Korçës – Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës. Për këtë lehtësim të akuzës, familjarët e viktimës kërkuan ndryshimin e prokurores së çështjes, e cila ishte Vasjana Postoli. Kjo kërkesë u pranua nga Drejtuesi i Prokurorisë së Korçës.gsh

FOTOT- U dhunua për vdekje, publikohen pamje të reja nga rasti i Egli Progës! 42 vjeçari po mbahej nga tre burra teksa…

Imazhe të reja janë publikuar nga rasti i Egli Progës, 42 vjeçarit i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në datën 10 gusht 2024.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, Proga po mbahej nga 3 burra për ta futur në autoambulancë teksa është pa ndjenja.

Në vendin e ngjarjes, e njohur si “Agjencia” për banorët e Pogradecit, shihen disa forca të uniformave blu dhe shumë qytetarë të cilët në pamje të parë duken të shqetësuar.

Nga fotoja duket se të pranishmit kanë tentuar të përmendin 42 vjeçarin me një shishe ujë, për t’i dhënë kështu ndihmën e shpejtë për shkak të plagëve.

Sakaq, ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për të rikthyer në burg 3 dëshmitarët lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht 2024 në qytetin e Pogradecit.

Tre dëshmitarët, Leonidha Guçe, 47 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Voltan Shulku, 40 vjeç, deri sot ndodheshin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kjo tashmë ndryshon pasi Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre “arrest me burg”.

Këta të tre kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur por vetëm kanë shkuar pranë viktimës pasi kanë dëgjuar të bërtitura.

Por Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës shprehet se këta të tre kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin, duke penguar kështu në zbulimin e së vërtetës.

Egli Proga dyshohet të jetë vrarë nga shtetasi Denis Meçe. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 42 vjeçarit, pasi sipas tij ka tentuar të goodasë viktimën por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi proga ka rënë në tokë.

Pas kësaj Meçe deklaroi se është larguar i çorjentuar.

Nga ana tjetër, ekspertiza mjeko-ligjore, përshkruan se tek viktima janë konstatuar fillimisht dëmtime në ballë, hundë, vesh faqe dhe supin e djathtë.

Këto dëmtime, shkruhen të jenë shkaktuar nga mjet të fortë mprehës, apo dhe goditja me grushte.

“Hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor” rezulton të jetë arsyeja e vdekjes së 42 vjeçarit.

Gjithashtu, në akt ekspertizën cilësohet se në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prania e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L.

Kjo akt ekspertizë ka rrëzuar deklaratën e bërë nga Meçe se nuk e ka dhunuar.

Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka lehtësuar akuzën për Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga opinioni publik, po kështu përplasje mes organeve Policia e Shtetit – Prokuroria e Korçës – Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës.gsh

Qytetari i braktisur nga ‘Air Albania’ në aeroportin e Milanos: Isha në Itali për operacion, jam i sëmurë

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë mbrëmjen e kësaj të premte la më shumë se 60 pasagjerë në aeroportin e Malpensës, në mëshirë të fatit.

Një kalvar me sorollatje i nisur prej orës 14.00 të kësaj të premte dhe vijon përtej ditës tjetër.

Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo persona të sëmurë.

Image

Një prej pasagjerëve tha  se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate.

Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur ata me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.

“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Tani kam ngelur në mes të katër rrugëve”. “Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë”.

Image

Pasagjerë të tjerë rrëfyen se kanë fatkeqësi në familjet e tyre në Shqipëri dhe se duhet të fluturonin për tek të afërmit.

Në mesin e udhëtarëve të braktisur në aeroportin e Malpensës ka edhe nga ata që kishin udhëtuar në Itali për të vizituar të afërmit e tyre.

Image

Të mitur, por edhe të moshuar e persona të sëmurë mbrëmjen e sotme do ta kalojnë në aeroportin e Milanos. Kompania ajrore “Air Albania” refuzoi t’u përgjigjej edhe pse përgjegjësia është e saj/ BW

Qytetarët u braktisën në aeroportin e Milanos, kompania ‘Air Albania’ me aksioner Sinan Idrizin nuk mban përgjegjësi!

Dhjetëra pasagjerë do të kalojnë natën në aeroportin e Milanos mbrëmjen e djeshme, pasi kompania ajrore shqiptare, “Air Albania” në pronësi të qeverisë shqiptare dhe aksion biznesmenin Sinan Idrizi, i braktisi ata duke anuluar fluturimin.

 

Prej orës 14.00 pasagjerët kanë mbërritur në terminal për të kryer procedurat e embarkimit. Siç dëshmuan ata për News24, sistemi check-in nuk është hapur edhe pse fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50. Nga punonjësit e aeroportit u është thënë se në pistën e Malpensas nuk ka asnjë avion të “Air Albania”.

Rreth 2 orë më pas në (19.00), pasagjerët e linjës Milano-Tiranë janë njoftuar nga stafi i aeroportit se një avion i linjës së “Turkish Airlines” me avionët e cilit operon “Air Albania” do të ngrihej nga pista e Malpensës në orën 20.30. Pasagjerët kanë kaluar procedurat e kontrollit dhe janë ngjitur në avion. Por këtu do të niste tortura edhe njëherë nga e para për ta.

Për 2 orë me radhë ata janë lënë në pritje brenda në bordin e avionit, duke nxitur edhe protestën e tyre, ndërsa ekuipazhi i ka njoftuar se nuk kanë leje nga kulla e kontrollit për nisur fluturimin. Pasagjerët denoncojnë edhe sjelljen çnjerëzore ndaj tyre, pasi ata janë detyruar të zbresin me forcë nga avioni nga policia italiane.

Pasagjerët ankohen se në mesin e tyre ka foshnja, të moshuar, por edhe persona të sëmurë.

Kompania ajrore “Air Albania” refuzon t’u përgjigjet.

Në kete video shihet momentin kur pasagjerët telefonojnë “Air Albania”-n por punonjësja nga përtej telefonit thotë se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur dhe se nuk mban as përgjegjësi. Më pas ajo i mbyll telefonin pasagjerëve edhe pse thirrja e tyre ishte për ndihmë.sn

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza

Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre. Çyrbja ishte sërish sot në Prokurorinë e Posaçme ku i është komunikuar akuza.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se ish-deputeti i PS-së do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.

“I është komunikuar akuza ditën e sotme nga SPAK, lidhur me kallëzimin e PD-së. SPAK mund të ketë dhe një njoftim zyrtar. Çyrbja ka afat 10 ditë të tërheqë materialet nga dosja hetimore në SPAK dhe më pas të bëjë prapësimet apo ankimimet, më pas Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të dërgojë për gjykim çështjen”, tha Çelmeta.

Ditën e djeshme ish-deputeti i PS-së për qarkun e Durrësit dorëzoi mandatin e deputetit.

‘Fakte që nuk fshihen dot’- Salianji reagon nga burgu: Xhafaj përlotet për gabimin ‘e vogël’ të vëllait 22 vjeçar trafikant

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dhëna një ditë më parë në Opinion.

Në një reagim të shpërndarë për mediat nga selia blu, Ervin Salianji rendit 10 fakte që sipas tij nuk i fshehin dot.

Sipas tij, “Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë!”. “Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi”, shkruan Salianji.

REAGIM NGA KABINA TELEFONIKE E ERVIN SALIANJIT

Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës  që e ka shkruar vetë!

Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!

Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!

Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja ćdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre,  denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandar kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!

Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!

Kështu:

1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa),  ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!
​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.
Të gjitha të dhëna në dosje.

2. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti:​ Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në  shërbim prove.

3. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ervin Salianji, investigimin e ka  marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetigiesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise qe tw luaje rolin e Gerontit!
Ndërkohë ky personazh eshte kontigjent i policisë dhe nuk ka për një komunikim timin me Alizotin!
Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

4. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!

Fakti:​Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilatika prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, localiGeron Xhafaj në Vlorë.

5. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kerkuan mbrojtjen per shkak te investigimit te forte!
Dokumenti:

6. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti:​Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë imen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.
Faktithënë para drejtësisë.

7. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë qe e kane sajuar! 

Fakti:​Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policise, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

8. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti:​Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten ne Shqiperi qe te hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policise, me trafikantet etj.

9. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti:​Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që most ë niste hetimiiri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.
​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga denimi me burg për trafik dorge në bashkëpunim!

10. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti:​Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje:  Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi pêr trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!

11. Xhafaj tha nuk eshte dorezuar paisja origjinale! 

Fakt. Paisja origjinale eshte dorezuar tek krimet e renda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si prove! Pavaresisht kesaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vertetuar qe zeri i Agron Xhafajt eshte i njejte/i ngjashem me zerin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!sn

Përfundon takimi mes Ramës e Erdoganit, ja marrëveshjet që u nënshkruan mes dy shteteve

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar tre marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe arsimit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Edi Rama u takuan në Kryeministri, ndërsa pritet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Lista e marrëveshjeve: 

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

 

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë bw

Erdogani në vizitë në Shqipëri

Jetmira Delia-Kaci

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron për vizitë në Shqipëri. Me ceremoni zyrtare Erdogan të enjten u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Të dy krerët e shteteve fillimisht do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, dhe më pas do t’u bashkohen edhe delegacionet nga të dyja palët.

Më vonë, Erdogan pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama. Kurse më pas do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe në përfundim të saj pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve që lidhen me arsimin, bujqësinë dhe median.

Të dy presidentët, Erdogan dhe Begaj, duke shtrënguar duart.

Të dy presidentët, Erdogan dhe Begaj, duke shtrënguar duart.

Marrëveshja për krijimin e këtij Këshilli u nënshkrua në janar të vitit 2021, ndërsa mbledhja e parë u mbajt në shkurt të këtij viti.

Në Ankara, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje më 20 shkurt, u nënshkruan gjashtë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushën e mjedisit, bujqësisë, medias dhe ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi në mars të këtij viti gjatë një fjalimi në Kuvend, se Turqia është një shtet ‘me të cilin kemi një bashkëpunim intensiv në fushën e sigurisë mbrojtjes dhe emergjencave civile’.

Ai bëri të ditur se aktualisht është duke u zbatuar mbështetja e grantit prej 100 milionë lirash turke për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe se mbi këtë marrëveshje u siguruan edhe tre dronët Bayraktar.

Prej ardhjes në pushtet të partisë Socialiste, kryeministri Rama e ka cilësuar Turqinë partner strategjik dhe ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të arrijë në nivele të panjohura më parë.

Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në Shqipëri.

Rreth mesditës, presidenti Erdogan dhe kryeministri Edi Rama pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Ndërkaq, ceremonia e përurimit të xhamisë së Namazgjasë do të mbahet pasdite, para orës 17:00.

Në këtë ceremoni të rëndësishme për besimtarët myslimanë, nuk do të marrë pjesë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, dhe as drejtues të tjerë. Komuniteti do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili do të jetë edhe drejtues i xhamisë së Namazgjasë.

Në shtator të këtij viti u bë publike në media një letër e KMSH-së, ku theksohej se ky institucion jep pajtimin që Xhamia e Namazgjasë të administrohet nëpërmjet një fondacioni, i cili do të jetë “autoriteti i vetëm në këtë aspekt” dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij “marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë, si dhe të kompleksit përreth saj”.

Ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk, Erdogan. Ai pati deklaruar në atë kohë se organizata FETO ka strukturat e saj edhe në Shqipëri, dhe se u kishte kërkuar krerëve të institucioneve “eliminimin” e tyre.

Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet që xhamia të përurohet.
Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë. Pjesë e saj janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa, salla e konferencave etj.REL

U paraqit në SPAK dy ditë më parë, deputeti i PS dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit.

Cyrbja është paraqitur dy ditë më parë në Strukturën e Posaçme.

Kujtojmë se Çyrbja ishte në godinën e SPAK për rreth pesë orë, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja që çoi në marrjen e vendimit për të dorëzuar mandatin.

Për Cyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.bw

Njeriu më i afërt i Erion Veliajt thirret në SPAK

Pas arrestimeve të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, në lidhje me skandalin e inceneratorëve dhe të kompanisë ‘5D’, Erion Veliaj i ka zëvendësuar njerëzit e tij më të afërt, me të tjerë drejtorë të administratës bashkiake.

Elton Kacidhja, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, aktualisht është krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Veliajt në punët e tij të bashkisë.

Por Kacidhja sot është thirrur në SPAK.

 

Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që ti merren deklarimeve në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.

Elton Kacidhja është thirrur herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të shmanget prania e medieve, por që nuk ja kanë dalë.sn


Send this to a friend