VOAL

VOAL

Ja lista e lojtarëve të miqësores Kosovë-Ishujt Faroe

May 29, 2016
blank

Komentet

blank

Gol dhe asist, Messi shkëlqen në fitoren e pastër të Argjentinës me Meksikën

Argjentina reagon mjaft mirë pas humbjes me Arabinë Saudite, siguron ndaj Meksikës fitoren e parë në Botëror dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Grupin C, shkruan Syri.net.

Kjo falë Lionel Messit, i cili ishte protagonist në të dy golat e fitores së pastër 2-0 të skuadrës së tij kundër Meksikës.

Fillimisht “Pleshti” shënoi në minutën e 64-t, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa më pas asiston për Fernandez (87′), i cili vulos fitoren 2-0.

Argjentina kalon kështu tronditjen e humbjes me Arabinë Saudite dhe merr tri pikët, që e mbajnë në garë për kualifikim, teksa ndeshjen vendimtare do ta luajë me kryesuesen e grupit, Poloninë.

blank

Franca e kualifikuara e parë, Mbappe bën heroin ndaj Danimarkës

Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe të dytën në grup, duke u bërë skuadra e parë që kalon në fazën me eliminim direkt.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll pa gola, teksa Mbappe shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61-të.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68-të.

Megjithatë “Gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86-të, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i dytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë. syri.net

blank

E vendosën në hartë Kosovën si pjesë të tyre, FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë

Serbia vazhdon të ngatërrojë sportin me politikën. Së fundmi, në dhomat e zhveshjes para ndeshjes ndaj Brazilit, u vu re një flamur që tregonte një hartë ku shihej Kosova si pjesë e Serbisë. Aty shkruhej: Asnjë dorëzim.

FIFA nuk ka qëndruar duarkryq ndaj një rasti të tillë kaq flagrant dhe ka hapur procedurë disiplinore. Organizata më e madhe e futbollit në botë nuk toleron aspak veprime të tilla dhe me shumë mundësi do ketë një ndëshkim për Federatën Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e ngjashme, pasi ngacmimet nga ana serbe kanë qenë të përsëritura. Vendimi i FIFA-s akoma nuk është bërë i ditur, por e vetmja gjë që mund të thuhet është se kësaj here vështirë se do shpëtojnë paq.bw

blank

Mundësia e fundit sot për Argjentinën, programi i ditës së shtatë të Kupës së Botës

Dy skuadrat të cilan janë sot në qendër të vëmëndjes për të përcaktuar të ardhmen si pretendentë për titullin e Kupës së Botës janë Argjentina dhe Franca.

Dita do të startojë me Tunizi-Australi, ku në orën 11:00 skuadrat do të luajnë për një tentativë për të bërë mrekullinë në rënditjen e grupit.

Afrikanët e Veriut dolën barazimi me Danimarkën dhe ndodhën në vend të tretë të grupit, ndërsa ‘kangurët’ pas humbjes 4-1 me Francën po luajnë për kartën efundit.

Ndeshja pasuese, ajo e orës 14:00 do të jetë midis Polonisë dhe Arabisë Saudite.

“Skuadra” e Lewandowskit në premierë barazoi 0-0 me Meksikën, ndërsa sauditët bënë histori me fitoren ndaj  Argjentinës me rezultatin 2-1.

Sfidë interesante do të jetë ajo e orës 17:00, ku Franca do të përballet me një ekip kompakt dhe aspak të lehtë, me atë të Danimarkës.

“Trengjyrëshit”  me një tjetër fitore “përqafojnë” kualifikimin, ndryshe nga danezët që kanë një pikë në grup dhe nuk kanë vend për humbje të reja.

Programi i ditës mbyllet në orën 20:00 me “derbin” Argjentinë-Meksikë në “Lusail Iconic Stadium”.

Humbja nga Arabia Saudite e ka vendosur  skuadrën e Messit me shpatullat pas murit dhe vetëm me fitore do të hyjë në lojën kualifikuese.

blank

Dy vite pa Maradonën, Gianni Infantino: Diego unik, legjendë dhe hero!

Sot mendimet e shumë tifozëve në Katar dhe në mbarë botën janë për Diego Armando Maradonën, i cili më 25 nëntor të dy viteve më parë u nda nga jeta. Klubi i Napolit e nisi ditën e sotme me një foto të legjendës së futbollit, duke shkruar: “Diego i përjetshëm”.

Ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpreh mirënjohjen: “Atë që Diego ka bërë për futbollin, na bëri ne të gjithëve të biem në dashuri me këtë lojë të bukur, është unike. Ai ishte thjesht i jashtëzakonshëm…

Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme për këtë, që na mahniti me talentin e tij të jashtëzakonshëm, për të qenë kaq unik, për të qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe në fund një njeri i thjeshtë”.

Jo vetëm tifozët e Argjentinës mbajnë simbole apo portrete të Maradonës edhe në Katar. Nuk ka rëndësi nga vijnë, evropianë, aziatikë, afrikanë apo amerikanë, Diego përfaqëson ikonën e Botërorit. Dhe sot miliona futbolldashës në mbarë botën kujtojnë legjendën e futbollit, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.bw

blank

Brazili e nis mbarë, Richarlison dhuron spektakël ndaj Serbisë

Brazili e ka nisur me këmbën e mbarë pjesëmarrjen në këtë Botëror, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Serbinë në sfidën e parë, në një duel të dominuar plotësisht ku shpërdoroi shumë raste e goditi edhe dy herë shtyllën.

Brazilianët ishin në kontroll të plotë të takimit që në start, duke krijuar raste të shumta para Milinkoviç-Saviç i cili kishte punë ekstra për të ndalur Nejmar, Rafinja, Vinicius e Richarlison.

Por në pjesën e dytë, ishte pikërisht ky i fundit i cili gjeti golin pas një aksioni të shpejtë të “Selecaos” e më pas edhe dyfishoi shifrat me një goditje spektakolare, duke vendosur në kasafortë sfidën.

blank

Tashmë C-REKORD, Ronaldo futet në histori me golin e tij ndaj Ganës, kalon Messin

Pesë Botërorë radhazi me të paktën një gol të shënuar. Ky është rekordi i radhës i Cristiano Ronaldos, të cilin e shënoi sot kundër Ganës.

CR7 e fitoi penalltinë vetë dhe e përfundoi me sukses duke kaluar kështu Pelé, gjermanët Uwe Seeler, Miroslav Klose dhe Leo Messi të cilët kanë realizuar në 4 Botërorë të ndryshëm.

Goli i tij i parë në një finale të Kupës së Botës ishte më 17 qershor 2006 në një fitore 2-0 ndaj Iranit, më pas Koresë së Veriut (7-0) me 21 qershor 2010, Gana (2-1) 2014, Spanjë (3-3) 18 korrik dhe ndaj Marokut në vitin 2018.bw

blank

DUHEN PËRSËRI REGULLA TË REJA NË FUTBOLL!.. Nga Skifter Këlliçi, Boston

 

Dukuria më e re që po vërehet këto ditë në Botërorin e Futbollit Katar 202, është pa dyshim shtesa e lojës në përmasa të papara deri tani nga gjyqtarët, që u pa në takimin përurues të këtij botërori dhe në takimet që po vazhdojnë.
Në një intervistë të dhënë fill pas ndeshjes përurueset ë këtij boterori Katar- Ekuador që lexova në “La Gaxeta Delo Sport”, presidenti i FIFA-s , Infantino, vuri në dukje këë veçori të tij:
“Ashtu si në basketboll, futbollin amerikan dhe disa loëra të tjera, kemi vendosur që të jemi më të saktë në përcaktimin e kohës së lojës, sepse shikuesit vinë në stadium që të shohin kohën e plotë të lojës dhe jo 40-42 minuta të saj në çdo pjesë të saj , siç ka ndodhur deri tani”.
Ja përse gyqtarët në këtë botëror ndalojnë kronometrin edhe për ndërdërprejet më të vogla të ndeshjes, që sipas regullores së sotme tëfutbollit pëcaktohet nga këta faktorë:
1-Kur gjatë ndeëshjes bëhen ndërrime;
2- Kur një futbollist dëmtohet;
3-Kur ai transportohet nga fusha e lojës;
4-Kur një futbollist kërkon qëllimisht të vonojë lojën;
5-Për arsye të tjera.
Zgjatja e kohës së lojës varet nga gjyqtari. Por, siç e pamë në ndeshjet e deritanishme, ka pasur edhe raste kur, edhepse gjyqtari ka dhënë minuta shtesë, edhe pas tyre ka vazhduar të akordojë përsëri shtesë. Për shembull, pas kohës së regullt të ndeshjes së djeshme Gjermani-Japoni prej 7 minutash, gjyqtari e mbylli ndeshjen në minuten 8 dhe 20 sekonda, sepse edhe brenda periudhës së shtesës ndodhi që joja të ndërpritej përsëri për shkaqet e mësipërme.
Lind pyetja: Përse gjyqtari shtoi 1 minutë e 20 sekonda lojë mbi 7 minutat e mesipërme, kur atij i duhej më së pari të ndiqte veprimet e lojtarëve në fushë dhe njëkohësisht të shihte kronometrin të mbërthyer në kyçin e dorës?
Infantino në intervistën e mësipërme përmendi basketbollin dhe futbollin amerikan, por duhet të dimë se në këto lojëra nuk është gjyqtari i ndeshjes që përcakton shtesën e lojës, por KRONOMETRI, më saktë- KRONOMETRISTI.
Për mendimin tim, për të mënjanuar raste të tilla, duhet që koha e lojës në futboll të jetë EFEKTIVE, pra ashtu si në sportet e mësipërme, duke shtuar këtu edhe sporte të tjera si hendbolli, hokei mbi akull , hokei mbi bar, kriketi, kur pas vërshëllimës së gjyqtarit, ose kur topi del jashtë, koha e lojës ndërpritet, nga kronometristi .
Me fjalë të tjera, gjyqtari ndjek lojën, kurse kohën e mat pikërisht ky person.. Madje, koha tregohet edhe në orën e madhe të stadiumit, si në sportet e tjera, me kohë kronometrike që përmenda më sipër.
Në këtë mënyrë, do të mënjanohen të gjitha orvajtjet e lojtarëve ose portierëve që vonojnë lojën dhe për të cilat dënohen sipas rregullores me karton të verdhë.
Përfitoj nga rasti për të dhenë disa mendime edhe për disa ndryshime të tjera tëmundshme në regulloren e sotme të futbollit.

PER POZICIONIN JASHTE LOJE

Deri tani gjyqtari anësor fikson se një futbollist ndodhet jashtë loje, edhe sikur thembra e këmbës, dora, ose koka… nuk kanë kaluar një vijë imagjinare që e veçon atë nga futbollistët kundërshtarë. Mirëpo lindin kështu shumë kundërti për të ashtuquajturat pozicione jashtë loje “milimetrike”, të “dyshimta”, pra, të diskutueshme.
Në fakt ne themi se një njeri del nga dhoma, kur ai të ketë kaluar tërësisht derën, pra vijën imagjinare që ndan dhomën nga dhoma tjetër ose nga korridori.
E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në rastin e pozicionit jashtë loje. Si pasojë, do të mënjanoheshin të tëra diskutimet e mësipërme që lindin pasi gjyqtari fishkëllen për “jashtëlojë”.
E përcakton edhe vetë termi në gjuhën angleze: off side pra- jashtë, anës, krahut…

EUFORI E TEPRUAR PAS SHENIMIT TE GOLIT

Sipas rregullores, gjyqtari i ndeshjes duhet që të shtojë sekonda gjatë kohës kur futbollisti që ka shënuar gol , jo vetëm që nxjerr fanellën dhe e tund në ajër, (për këtë veprim dënohët me karton të verdhe), por vrapon deri në tribunat e shikuesve, ku nuk mjaftohet me kaq, por kacaviret në hekurat që ndajnë tribunën nga pista, ose hapësira që rrethon fushën e lojës dhe përshendet tifozët; ose, në mungesë të pistës, shkon të flamuri i këndit, shtrihet atje për shtatë pale qejfe, i mbuluar nga shokë të skuadrës, ndërsa gjyqtari dhe lojtarët kundërshtarë presin si gjynahqarë që ata të kujtohen e të renditen në gjysmë fushën lojës, që do të nisë kështu nga qendra.
Madje ka pasur raste që një ose disa lojtarë të skuadrës që shënon gol, nga euforia edhe kanë shkulur flamurin e këndit, dhe e kanë e përdorur kinse si kitarë, nën vështrimin e qetë të gjyqtarit. Në këto raste ai duhet duhet t’i japë atij oseatyre kartonin e verdhë.
Pas shënimit të një goli futbollisti me shokët e tij sigurisht ka të drejtë të shprehë gëzim, por brenda vijave kufizuese të fushës, madje të shkojë drejt rrethit të saj.
Ndaj, në regulloren e futbollit duhet shtuar shtuar një nen në bazë ,të të cilit gjyqtari të ndëshkojë futbollistët që kryejnë veprime të sipërpërmendura.

PER MBERTHIMET E FUTBOLLISTEVE KUNDERSHTAREVE ME DUAR NE TRUP , OSE TERHEQJE Të FANELLëS

Edhe në këtë rast në “Rregulloren e futbollit” duhet të shtohet një nen, sipas të cilit futbollistët që kryejnë veprime të tilla, të dënohen drejpërdrejt me karton të kuq dhe, nese ky veprim kryhet brenda zonës së rreptësisë, të jepet edhe një 11-metërsh, pavarësisht se aksioni zhvillohet në një hapësirë tjetër brenda saj, pra pa top.
Te lojtarët duhet të ngulitet fort mirë mendimi se ata përdorin në fushë këmbët dhe jo duart, se prandaj loja quhet futboll, pra topkëmbë.

RIVENIE E TOPIT ME KEMBE DHE JO ME DUAR

Siç dihet, kur topi del jashtë vijave fundore, portierët ose lojtarët bëjnë rivënien e tij në lojë me goditje nga vjia e zonës së portës. Por, kur topi del jashtë vijave anësore, rivënia e topit në lojë bëhet me… duar..(?!). është atavi- zëm” e regullores së futbollit, huazuar nga rëbia nga ku lindi kjo lojë, të vendosur në vitin 1862 dhe të hartuara nga anglezi Fring.
Madje, çudia më e madhe është se kur topi përfundon qoftë dhe një milimetër larg flamurit të këndit, tutje vijës fundore skudra sulmuese fiton goditje këndi. Kurse kur ai përfundon një… milimetër jashtë vijës anësore, kjo skuadër fiton vetëm rivenie me duar,
Ky ështe paradoks!.. Për deri sa loja luhet me këmbë, edhe në këtë rast rivënia duhet të bëhet me këmbë.
Ky regull do ta gjallëronte shumë lojën dhe futbollistët e të dyja skuadrave do të tregoheshin më të të kujdeshëm që të mënjanonin sa më shumë cdo nxerjet e topit nga vijat anësore.
Kjo rivinie në fakt dëmton skuadrën që ka të drejtë ta bëjë atë, sidomos kur topi përfundon më afër vijës fundorë të skuadrës që mbrohet. Kjo seppse lojtarët e skuadrës sulmuese nuk dinë se kujt t’ia kalojnë topin, ngaqë hapësira midis vijës fundore dhe anësore ështe tëpër e vogël dhe favorizon skuadrën mbrojtëse. Kurse, nëse rivënia të bëhej me këmbë, si në rastin e goditjeve nga këndi, skuadra sulmuese do të kishte përparësi dhe loja do të bëhej më tërheqëse.

blank

Festival golash dhe rekord, Spanja e frikshme, “Furia e Kuqe” “torturon” Kosta Rikën

Spanja tregohet e pamëshirshme në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa fitoi me goleadë 7-0 ndaj Kosta Rikës. Në Doha, siparin e golave e hapi Dani Olmo, që pas një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë. Dyfishimi i shifrave erdhi nga Asensio, pas një asisti të Albas. Spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol me Torres.

“Furia e kuqe” do vazhdonte me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku do gjente golin sërish me Torres, sakaq në fund 18-vjeçari Gavi shënoi golin e parë në një botëror. Makthi nuk ishte mbyllur ende për djemtë e Suarez, pasi e pësojnë po në fund edhe nga Soler e Morata.

Kaq për këtë sfidë që nuk pati histori, me Spanjën që kryeson grupin E me 3 pikë po aq sa Japonia.bw

blank

Gjermania ndjek Argjentinën, humb kundër Japonisë

Pritej të ishte botërori i çudirave dhe ashtu po rezulton. Pas humbjes së Argjentinës me Arabinë Saudite, disfatë ka pësuar edhe Gjermania. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick u mund 1-2 nga Japonia, me përmbysje.

Gjërat u duk sikur ishin në rrugën e duhur pas golit të Gundogan në minutën e 33-të, por pjesa e dytë foli për japonezët.

Skuadra e Moriyasu u fut në fraksionin e dytë me shumë dëshirë dhe ia doli të përmbysë gjithccka me Doan dhe Asano.

Gjermania do përballet me Spanjën në takimin e radhës, çka do të thotë se kalimi i grupit E do të jetë një mision mjaft i vështirë.bw

blank

Zhgënjim i pabesueshëm, Messi bie në Katar, Arabia Saudite dhuron befasinë e madhe

Në sytë e të gjithë botës, Leo Messi përjeton një zhgënjim befasues. Në premierën e Argjentinës në Botëror, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” me shokë e tij pësuan një shok të pa imagjinuar, përmbysën nga Arabia Saudite duke e nisur aventurën në Katar me një humbje të rëndë. Arabia Saudite vërtetoi edhe një herë pse futbolli është sporti më i bukur në botë, i paparashikueshëm dhe plot emocione.

Messi krijoj iluzionin se kjo do të ishte një shëtitje e bukur në Katar, pas vetëm 10 minutash lojë e gjeti veten nga pika e bardhë e penalltisë. I ftohtë dhe perfekt në ekzekutimin e tij, “pleshti” kaloi Argjentinën në avantazh duke u bërë lojtari i parë në historinë e përfaqësueses së tij që realizon të paktën një gol në 4 Botërore.

Messi vijoi të dhurojë shoë në fushën e lojës, në minutën e 27-të shkëputet bukur duke dërguar sërish topin në rrjetë, por VAR nuk e lejon të festojë gjatë duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje. VAR kthehet në makth për Argjentinën, pasi një minutë më pas, Martinez finalizoi me gol një aksion perfekt, por sërish festa nuk ishte e plotë pasi gjyqtari i takimit anuloi sërish golin për pozicion jashtë loje. Dukej e pabesueshme, por VAR kap sërish “mat” Martinez duke i anuluar një tjetër gol. Nga katër herë që dërguan topin në rrjetë, Argjentina festoi vetëm për golin e Messit nga pika e bardhë e penalltisë.

Të gjithë prisnin shpërthim e Messit me shokë, por në mënyrë befasuese, Arabia Saudite barazon shifrat në minutën e 48-të, në goditjen e parë në portë. Për ta bërë më të pabesueshme këtë sfidë, Arabia Saudite realizoi një super gol në minutën e 53-të duke përmbysur shifrat. Tek Argjentina nuk e besonin syve, ndërsa trajneri Scaloni u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi duke kryer tre zëvendësime të menjëhershme, por pa efektet që pritej. Nën presion, jo të qartë në fushë, kundër një rivali që u mbrojt në çdo formë, bëri që Argjentina të dalë duar bosh nga sfida e parë në Botëror, pa diskutim blofi më i madh në këtë fillim Botërori.bw

blank

Cristiano, personi i parë në botë me 500 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldo është nga e diela personi i vetëm në botë me mbi 500 milionë ndjekës në Instagram.

Futbollisti i Manchester United ndiqet në këtë renditje pikërisht nga rivali i tij në fushën e blertë, Leo Messi, i cili ka mbi 375 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Edhe pse jashtë fushe Cristiano vijon të vendosë rekorde, në fushë nuk po kalon një periudhë të mirë. 37-vjeçari portugez mund të përjashtohet nga klubi anglez për shkak të intervistës së tij “shpërthyese”, ku pati kritika të forta për zyrtarët e lartë të klubit dhe trajnerin.bw


Send this to a friend