Elvis Mataj, dëshmitari që u refuzua nga Prokuroria dhe që mbrohet prej një viti nga RENEA
Syri.net ka arritur të sigurojë emrin e dëshitarit i cili pritet të shfaqet nesër në videon që gazetari investigativ Artan Hoxha do të transmetojë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. Ai quhet Elvis Mataj dhe është një person i cili ka qenë mjaft i afërt me drejtuesit e LSI-së dhe një ish Drejtor Ekzekutiv i kompanisë DIA të Kastriot Ismailaj (mikut të Ilir Metës) i cili është i arrestuar për mashtrim.
Elvis Mataj si ish-drejtor ekzekutin i kompanisë së Kastriot Ismailajt DIA, duket se është në dijeni të të gjithë transaksioneve që DIA ka kryer gjatë kohës kur ishte nënkontraktuar nga CEZ (me ndërhyrjen e Ilir Metës si ç raportohet në faktet e publikuara nga agjensian investigative BIRN), dhe informacionet që ai zotëron duket se e implikojnë sëtepërmi Ilir Metën. Pas plasjes së skandalit CEZ-DIA mësohet se Elvis Mataj ka patur përplasje me njerëz të afërt të Kastriot Ismailajt dhe ata e kanë kërcënuar me jetë.
Në këto kushte Mataj i është drejtuar zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme ku ka kërkuar mbrotje dhe duke deklaruar se ai kishte fakte mjaft të forta që përfshinin edhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në afera korruptive. Në këto kushte është vendosur që sëpari t’i kërkohej Prokurorisë së Përgjithshme që ta merrte në mbrojtje si një njeri që kishte dijeni për afera korruptive por një gjë e tillë me shumë gjasë është refuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe shefi i saj Adriatik Llalla. Në këto kushte duket se zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme kanë vendosur që dëshmitari Elvis Mataj të merret në mbrotje nga forcat speciale RENEA të cilët e ruajnë dëshmitarin që prej një viti.
Ndërkohë mëssohet se Mataj ka qenë edhe anëtar dhe themelues i LSI-së dhe drejtues lokal i LRI-së në Elbasan. Gjatë kësaj kohe ai njihej si një njeri i afërt i kryetarit Ilir Meta, ç’ka do të thotë se informacionet që ai zotëron mund të shkojnë përtej aferës CEZ-DIA. Për këtë arsye besohet se kur Ilir Meta ka marrë vesh se për cilin dëshmitar bëhej fjalë, ai ka ndërhyrë pranë Kryeprokurorit Llalla, që dëshmia e Elvis Matajt të bëhej sa më e pavlefshme të ishte e mundur, dhe duket se kjo është arsyeja që pse Prokuroria e Përgjithshme ka rezufuar të marrë në mbrotje Matajn i cili është ofruar me informacionet e tij që ti vinte ato në shërbim të drejtësisë.
Për këtë arsye besohet se kur është mësuar se për cilin dëshmitar bëhej fjalë, Kryeprokurori Llalla duket ka vendosur që dëshmia e Elvis Matajt të bëhej sa më e pavlefshme të ishte e mundur, dhe duket se kjo është arsyeja që pse Prokuroria e Përgjithshme ka rezufuar të marrë në mbrotje Matajn i cili është ofruar me infomracionet e tij që t’i vinte ato në shërbim të drejtësisë.
Komentet