VOAL

VOAL

Izet Haxhia publikon videon: Mbrojta me jetë tradhtarin tim

February 11, 2018

Komentet

“Jo Guantanamos italiane”, deputeti i të majtës italiane “përplaset” me Melonin

Pas konferencës për media të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një deputet i së majtës italiane ka protestuar në mënyrën e tij.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se Riccardo Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.

Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionjë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.

 

(Balkanweb)

‘Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e portestës që pritet të zhvillohet para Paralamentit ditën e enjte ora 10:00, pas skandaleve të transmetuara në emisionin investigativ Rai3 dhe shkrimet e BILD, ku Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama, u rivizatua si një narkoshtet.

Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit. O sot o kurrë! Me lutjen time ta shpërndani në çdo të njohur tuaj’, shkruan Berisha në Facebook. sn

VIDEO- Mehdi Malkaj: “Do të protestoj deri sa të kem frymë”

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë deklaroi se do të vijojë të protestojë.

Ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.

“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani?
Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.

VIDEO- Skandal në Kuvend, Nikolla nxjerr gazetarët nga salla plenare

Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla.

Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.

SYRI TV raporton se situata u tensionua pasi gardisti nuk ka lejuar gazetarët që të qëndrojnë në këmbë dhe të filmojnë atë se çfarë ndodh në seancë plenare.

(Video) Bashkëbisedim brezash Presidentja e Kosovës me Liza Betën, mbesën e presidentit Rugova

Voal.ch po sjell videon e shpërndarë nga Presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani e cila në Ditën e Presidentit ka vizituar familjen e presidentit Rugova dhe aty mbesa e tij Liza Beta i ka drejtuar disa pyetje. Është një video kuptimplotë për të parë se si edukohet brezi i ri. Në komentin përcjellës Presidentja Osmani shkruan:
“Liza Beta, mbesa e Presidentit Rugova, e bëri edhe më të veçantë sot shënimin e Ditës së Presidentit.
Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij.
Ndiqni më poshtë, intervistën e realizuar nga Liza ❤️

Malkaj përpunon vargjet e Çajupit: Si nuk të lodhi Ramë hajduti o shqiptar…

Ditën e sotme Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”.

Para protestuesve ka folur edhe aktori Mehdi Malkaj.

Mehdi Malkaj: Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve. Kam vjedhur një çikë Çajupin e dua të them tre-katër vargje.

Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr.

Shqiptar mos rri po duku, shqiptar!

Te ka barë përendia luftëtar!

E si s’të lodhi Ramë hajduti o shqiptar! sn

VIDEO- Mehdi Malkaj: Ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë… Është koha për përmbysje

Opozita po zhvillon një protestë para bashkisë së Tiranes ku kërkohet dorëheqja e kreu të këtij institucioni Erion Veliaj pas aferës 5D.

Aktori Mehdi Malkaj: Po e vazhdoj aty ku e la Xhulja. Në përiudhën e Henrit të 8 të Anglisë i cili kishte një gjykatës që quhej Tomas Mur, i cili i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe i cili e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha, me thuaj parametrin tënd për drejtësinë. Dhe ai pasi u mendua një çikë i tha: Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im ka sakrifikuar për mua, me ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar, më ka bërë ky që jam. Babai im u ka shërbyer edhe juve shkëlqesi.

Hej, i tha ai, nuk të kam thirrur këtu për babanë, por për parametrin e drejtësisë. Atë po bëj shkëlqesi.

Sikur ky babai, që unë e dua të jetë në gjyq me djallin, dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit, tha ai. Kjo është drejtësia.

Për mua nuk jemi në një kohë të rotacionit të pushtetit, jo, ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë…

Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje.

Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më.

Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime!.

(Video) Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës tregon për gjyshin e tij

Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës tregon për gjyshin e tij

Osmani: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë detyruese për të dyja palët

VOA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të saj që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kërkon që ajo të jetë detyruese për të dyja palët. Presidentja Osmani i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në Nju Jork. Intervista e plotë do të transmetohet në emisionin Ditari, të martën më 23 prill.

VIDEO/ Osmani i përgjigjet Vuçiqit në OKB: Serbët nuk diskriminohen në Kosovë, këto ua tha dhe Komiteti i Helsinkit

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.

Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.

‘Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës’.

Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.

‘Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera’.

Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.

‘Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse’.

Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.

‘Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse’, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.sn

 

‘O hajdut, o hajdut’: Qytetarët rrethojnë Bashkinë e Tiranës

Qindra qytetarë u mblodhën sërish përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta qytetare vjen pas skandalit të 5D.

Ndërkohë këto pamje të reporterit të Syrit, Feliks Bilani, tregojnë se si qytetarët kanë rrethuar bashkinë.

Ata dëgjohen teksa thërrasin: O hajdut, o hajdut!

Protesta para zyrës së Veliaj/ Malkaj: Institucion kriminal, vjedh ç’i del para

“Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha.

Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja.

Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha.”

Çata: Veliaj ka vjedhur paratë publike! Ai nuk mund të jetë më kryebashkiak

Nga fjala në protestën para bashkisë së Tiranës të z. Edmond Çata, Doktor i Shkencave Politike, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Arsimin e Lartë në Shqipëri,

“Para nja jave ju thashë që Erion Veliaj nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen! Dhe këtë Veliaj po e provon ditë për ditë. Por Erion Veliaj nuk mund të jetë më në karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës sepse ka abuzuar me pushtetin sepse e kemi parë me vendimet që ka marrë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak.

Veliaj ka vjedhur paratë publike! I kemi parë edhe aferat e inceneratorëve, të kompanisë së famshme 5D!Veliaj nuk mund të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës se është demagogu dhe gënjeshtari më i madh.”

Patronazhistët filmojnë qytetarët që protestojnë kundër vjedhjes së Veliajt

Shoqëria Civile po zhvillon një protestë përpara bashkisë së Tiranë pas arrestimeve që SPAK bëri disa ditë më parë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se drejtorët e bashkisë kishin krijuar një grup kriminal ku vidhinin taksat e qytetarëve.

Por vesi i vjetër i spiunimit nuk del lehtë pasi menjëherë Veliaj ka vënë në lëvizje patronazhistët e tij për të filmuar qytetarët, të cilët janë pjesë e protestës.

Në foto e siguruara nga SYRI.NET shihet qartë që në taracën e bashkisë janë ngjitur spiunët e partisë.

Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues i opozitës, ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit.

Teliti: Të dashur protestues, shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës, kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve, nuk është e tij.

Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për t’u dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për t’u dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes.

Janë të mbyllur për biznesin, por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D.

Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund t’i shërbenin shumë Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin.

Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet.

Protestuesit spërkasin me bojë Bashkinë e Tiranës

Protesta e shoqërisë civile ka nisur me spërkatjen e bashkisë së Tiranës me bojë të zezë.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.

Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

Tedi Blushi: Mafia e betonit ka marrë peng Bashkinë e Tiranës!

Nga fjala e z. Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, në protestën para Bashkisë së Tiranës

“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit.

Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.

Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës.

Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët  e tij dhe të Edi Ramës.

Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.

Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj.”

Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut: Më 25 prill e ke Veliajn në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit fantazmë!

Nga fjala e Belind Këlliçit, koordinator politik i PD në Tiranë, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:

:Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!

Njeriu, që nga ky shehs sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.

Bashkia e Tiranës në flakë, protestuesit rrethojnë godinën

Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov drejtë bashkisë së Tiranës.

Reagimi i tyre vjen në shenjë proteste për skandalin e padëgjuar kurrë më parë në vjedhjen e milionave eurove nga firmat e krijuar nga drejtorët e bashkisë.

Flamur Noka kap dy policë të infiltruar në turmë

 

Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës u provokua sërish nga forcat e rendit.

Në mesin e protestuesve ishin edhe të paktën dy policë të infiltruar.

Ata u identifikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Policët u dëbuan nga protesta mes thirrjeve të protestuesve.

Më herët, një patronazhist i Erion Veliajt u kap duke filmuar protestuesit me celular nga godina e bashkisë.

Kalaja: Altin Dumani i SPAK që i mbyll dosjet Erion Veliajt, është më i rrezikshëm se Veliaj!

Nga fjala e av. Adriana Kalaja në protestën para bashkisë së Tiranës:

“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!

Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.”

Policia ndaloi këshilltarët, protestuesit shkulin gardhin metalik

 

Protestuesit janë përplasur me policinë pasi ata nuk kanë lejuar që anëtarët e Këshillit Bashkiak të futen në Bashkinë e Tiranës.

Protestuesit kanë hequr me forcë rrethimin metalik dhe kanë tentuar që të hapin rrugën këshilltarëve që të futen në ambientet e bashkisë të realizojnë detyrën e tyre kushtetuese.

Kujtojmë se sot shoqëria civile ka njoftuar protestën që është mbështetur dhe nga opozita dhe mijëra qytetarët të Tiranës.

Teliti, thirrje Policisë: Na lejoni të futemi në bashki, jemi këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët!

Thirrja e z. Dorjan Teliti, këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:

“Ne këshilltarët e zgjedhur të opozitës, prej javësh kemi prezantuar kërkesa nga më të ndryshme për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Prej sot jemi përballur me heshtje nga Erion Veliaj dhe me refuzimin e tij, ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit të na lejojë ne, këshilltarët e zgjedhur të Këshillit Bashkiak, që është e drejta jonë kushtetuese, të futemi në godinën e bashkisë, në ditë pune dhe në orar pune, të na hapin rrugën për t’u futur.

Nuk po bëj fjalë për qytetarët. Vetëm ne këshilltarët bashkiakë. I lutem drejtuesit të Policisë të zbatojë ligjin dhe të hapë kordonin e Policisë për të zgjedhurit vendorë. Të hapin rrugën! I bëj thirrje sërish Drejtorit të Policisë që të hapë kordonin për të zgjedhur vendorë. Jemi të zgjedhurit e qytetarëve, përfaqësojmë interesat e qytetarëve.”

 

 

VIDEO/ Fjalimi historik i Dora Bakojanis: Jam kërcënuar, por Kosova është shtet i pavarur

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ka thënë se Kosova është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE-së ku po diskutohet lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, Bakojanis ka theksuar se zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Evropiane do të kontribuonte në të drejtat e njeriut.

Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

‘Kam identifikuar tri çështje të mbetura, ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Implementimi i aktgjykimit për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit. Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente progresi real është vërejtur. Asambleja Parlamentare kas arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit’, ka thënë ajo.

Bakojanis është shprehur optimiste se Asambleja do ta rekomandoj që Kosova të ftohet të bëhet anëtare.

‘Në bazë të faktorëve të përmendur, mendim i imi është që Asambleja Parlamentare do të rekomandoj Komitetit të Ministrave që të ftoj Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Shpresoj që sot Asambleja do ta nënvizoj nevojën për ta sjellë në ombrellën demokratike të Këshillit të Evropës, dy milionë evropianë të tjerë për t’i mbrojtur ata nga shkeljet’.

Ajo ka ftuar shtetet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të qëndrojnë anash dhe të mos e shohin këtë çështje si çështje të shtetësisë.

‘Që nga publikimi i raportit, kam marrë kritika të ashpra madje edhe sulme personale në kuptimin e asaj siç e kam trajtuar këtë. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës.

Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte më guximtare po të kishin vendosur të qëndronin anash. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë’.

Bakojanis tha se përkundër se ishte paralajmëruar se ‘nuk mund të pritet progres në asnjë nga këto çështje’, shtoi se ‘progresi real është vërejtur’.

‘Këtu qëndroj para jush me krenari për t’ju informuar që Asambleja Parlamentare ka arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar si një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të sundimit të së drejtës, implementimit të vendimit nga gjykata më e lartë e Kosovës në pritje që nga viti 2016 që do t’ia rikthente pronën manastirit më të rëndësishëm serb në rajon dhe kjo përfaqëson fitore të madhe për sundimin e së drejtës, të drejtat pronësore të serbëve dhe të drejtat e pakicës’, tha ajo.

Bakojanis tha se ‘çdo rast i shpronësimit të paligjshëm të tokës do t’i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut’.

Më pas, u ndal të flasë për Asociacionin, si ‘një prej çështjeve më të rëndësishme të hapura për të drejtat e pakicave në Kosovë’.

‘E shoh themelimin e Asociacionit si çështje e njëanshme, vendore e Kosovës që ndikon vetëm te qytetarët e Kosovës. Duke e pasur këtë parasysh kam bërë çdo përpjekje drejt materializimit të saj. Fatkeqësisht, kjo çështje nuk ka arritur të negociohet’, tha ajo.

Bakojanis theksoi se marrëveshja e fundit e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thotë se ‘çdo lloj negociate për themelimin e tij duhet të bëhet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja’.

‘Si rezultat, Asociacioni, fatkeqësisht, është përtej mbulimit tonë, edhe nëse Komiteti i Ministrave inkurajohet fuqimisht që ta marrë parasysh këtë çështje’, tha ajo.

‘Shpresoj që sot Asambleja Parlamentare do ta nënvizojë nevojën për t’i sjellë nën ombrellën demokratike të KiE 2 milionë europianë të tjerë, për t’i mbrojtur ata nga shkeljet dhe për të mos lejuar rrezikimin e jetës së tyre’, tha në fund raportuesja.

NDIQNI SEANCEN LIVE: 


Send this to a friend