Ndërsa një skandal i raportuar në masivisht nga mediat amerikane ka ngritur dyshime të forta se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendëshme politike në Shqipëri, shikoni se çfarë thoshte Rama në shtator për Charles McGonagal.
Në shtator Rama i përgjigjej një komentuesi në Facebook që i thoshte atij se duhet t’i linte rusët e Lulit (Lulzim Bashës), po të shihte rusët e tij. Komentuesi e sfidonte Ramën nëse do të thoshte ndonjë fjalë për Charles McGonagal, që po hetohej për lidhje me rusët. Ditën e djeshme McGonagal u arrestua pikërisht për lidhje me rusët, më saktë oligarkun Oleg Deripaska.
Por jo vetëm kaq. Ai po hetohet edhe për 225 mijë dollarë të marrë nga një këshilltar “joformal” i Edi Ramës.
Rama, siç mund ta shihni në videon më poshtë shprehej se e kishte “mik” ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. “Kjo nuk diskutohet” – thotë Rama. Ai shtoi: “Lëreni drejtësinë në SHBA të flasë. Nuk bëhet drejtësia në këtë farë feje, se është e tmerrshme.”
Rama tha se ky person nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare dhe se është e tmerrshme mënyra si trajtohet rasti i tij në vendin tonë.
©LAPSI.AL