VOAL- Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë bëhet e ditur se ish Presidenti i Zvicrës Alain Berset ishte në Shqipëri javën e shkuar.
Ish Presidenti i Zvicrës takua me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe me deputetë të Parlamentit, delegatë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës PACE.
Z. Berset, thuhet në njoftim, është i pari ish-Kryetar Shteti që paraqet kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, dhe Zvicra mbështet ofertën e tij.
Një biografi e shkurtër: Alain Berset (shqiptimi frëngjisht: [alɛ̃ bɛʁsɛ]; lindur më 9 prill 1972) është një politikan zviceran që shërbeu si Anëtar i Këshillit Federal të Zvicrës nga 2012 deri në 2023. Anëtar i Partisë Socialiste (SP/PS), ai drejtoi Departamentit Federal të Punëve të Brendshme që kur ai mori detyrën. Berset shërbeu si President i Konfederatës Zvicerane më 2018 dhe më 2023.
Në moshën 45-vjeçare, ai ishte zyrtari më i ri që nga Marcel Pilet-Golaz më 1934. Para zgjedhjes së tij në Këshillin Federal në vitin 2011, ai ishte anëtar i Këshillit të Shteteve (nga kantoni i Friburgut, 2003–2011), ku shërbeu si President i Këshillit të Shteteve për mandatin 2008–2009. Berset flet rrjedhshëm frëngjisht, gjermanisht, romanisht, italisht dhe anglisht.
Më 21 qershor 2023, ai njoftoi në një konferencë për shtyp se nuk do të kandidojë për rizgjedhje si anëtar i Këshillit Federal në zgjedhjet e 13 dhjetorit 2023.[4] Ai la detyrën më 31 dhjetor 2023,dhe u pasua nga Beat Jans në Këshillin Federal.