VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ish-mexosoprano: Çelikun e ngritën nga shtrati i lëngimit për t’ja dhënë shpejt e shpejt titullin

By | January 15, 2018
blank

Komentet

blank

Dyzet e shtatë filma – 3 nga Kosova – në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Dyzet e shtatë filma do të konkurrojnë për çmime në Festivalin e 27-të të Filmit në Sarajevë, bënë të ditur zyrtarë të Festivalit.

Gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor do të zhvillohet nga data 13 deri më 20 gusht.

Tetëmbëdhjetë prej filmave do të kenë premierë botërore, tre ndërkombëtare, një evropiane, 24 rajonale dhe një boshnjake.

Nga Kosova, në konkurrencë do të jenë tre filma: “Në kërkim të Venerës” me regji nga Norika Sefa, “Luaneshat e Kodrës” me regji nga Luana Bajrami dhe “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda.

Gara do të zhvillohet për filmin më të mirë artistik, dokumentar, të shkurtër dhe të studentëve.

Festivali është themeluar nga një grup entuziastësh në vitin 1995, si një akt rezistence ndaj rrethimit të Sarajevës.

Festivali i vitit të kaluar është mbajtur për herë të parë në formatin online, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

blank

Kurti i impresionuar pas vizitës në Francë, e cilëson Kosovën forcë ndërkombëtare në kinematografi

Kryeministri Albin Kurti është lajmëruar pas pjesëmarrjes së tij bashkë me familjen në Festivalin e Filmit në Cannes të Francës. Kurti ka shkruar se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi.

Ai u shpreh se gjatë vizitës së tij dyditore atje është takuar me ministren franceze të Kulturës si dhe personalitete të botës së artit, raporton Express.

 

“Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit”, shkroi Kurti në Facebook.

Kryeministri shkoi në Francë pasi qëndroi në Greqi për rreth dy javë. Ai u kritikua se qëndroi jashtë vendit në kohën kur në Deçan të Kosovës rreth 1 mijë e 500 persona kërkuan ndihmë mjekësore duke shfaqur simptoma të helmimit, që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.

Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.

Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino.

Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrahë ata si asnjëherë më parë.

blank

Përfundoi Festivali i 74-t i Kanës, Palma e Artë iu dha filmit “Titane” të regjisores franceze Julia Ducournau

Gafa e Spike Lee që shpall çmimin për filmin e francezes Julia Ducournau në fillim të mbrëmjes. Ovacione në këmbë për Bellocchion

 

VOAL – Një Palmë e Artë, e cila iu dha filmit ekstrem dhe spektakolar Titane nga regjisorja franceze Julia Ducournau, regjisorja e dytë fituese e çmimeve në historinë e gjatë të festivalit (Mësimet e para për Piano të Jane Campion, 28 vjet më parë) mbylli Festivalin e 74-të të Filmit në Kanë.

Spike Lee, presidenti i jurisë, la gjurmët e tij: si në Palmares me verdiktin epokal ashtu edhe për gafën e bërë në fillim të ceremonisë, e cila më pas nga ai moment u përjetua në tronditje nga të gjithë: artisti, në fillim i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, në vend që të shpallte çmimin e parë, ai lëshoi ​​me zë të ulët, por me mikrofonin të hapur, ‘Palma e Artë është Titane’. Publiku, përfshirë atë të dhomës së rezervuar për shtypin, mbeti i shtangur. Por pikërisht sepse thashethemet favorizuan atë film, historia ishte e besueshme. Fakti është se njoftimi ishte i parakohshëm dhe Spike Lee nga ai moment nuk është rikuperuar dhe mbrëmja është shndërruar: emocioni i fituesve u lehtësua me qeshje të nënkuptuara nga pjesëtarët e jurisë.

Por gafa absurde (e ngjashme vetëm me atë të Oskareve kur Warren Beatty ngatërroi zarfat në 2017 dhe shpalli aksidentalisht La La Land në vend të Moonlight si filmi më i mirë) nuk duhet të zbehë vlerën historike të çmimit për një grua.

“Filmi im nuk është perfekt, disa thonë se është monstruoz,” tha regjisorja, një parisiane 37 vjeçe, e cila më 2016 tashmë ishte bërë e njohur me Raw A Cruth Truth. “Por monstruoziteti që përshkon veprën time është një forcë që thyen të ashtuquajturën normalitet. Falë jurisë, ajo pranoi një botë më fluide dhe gjithëpërfshirëse,” shtoi ajo ndërsa iu bashkua në skenë protagonistët e të fuqishmit dhe transgjinorit film, me protagonist Agathe Rousselle si një krijesë e jashtëzakonshme dhe Vincent Lindon si një zjarrfikës bodybuilder.

Fituesit e tjerë

Edicioni i 74-të u mbyll me një palmaresë që përjashtonte shumë emra me tingull të lartë (nga Audiard te Moretti, nga Ozon te Anderson), duke dhënë filma nga të gjitha gjerësitë gjeografike. Çmimi për performancën më të mirë mashkullore i takohet aktorit teksikan Caleb Landry Jones për Nitram të Justin Kurzel. Aktorja më e mirë është Norvegjezja Renate Reinsve për filmin Personi më i Keq në botë (Julie në 12 kapituj) nga Joachim Trier.

Çmimi i skenarit i shkon autorit japonez Hamaguchi Ryusuke për filmin Drive my car. Regjisori më i mirë është Leos Carax për filmin Annette. Çmimi i Madh është ex aequo: ai shkon tek iraniani Asghar Farhadi për një Hero dhe te finlandezi Juho Kuosmanen për Hytti n.6 (Ndarja n.6).

Momente emocionesh për brohoritjet në këmbë për Marco Bellocchio, Palma e Artë e Nderit./rsi-eb

blank

Zharku: Ky është viti më i mirë i kinematografisë kosovare

Arton Konushevci

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova është duke shpërthyer me suksese filmike në rrafshin ndërkombëtar. Ai thotë se sukseset e fundit janë arritur falë punës serioze që kanë bërë të gjithë faktorët relevantë. Zharku, ndër të arriturat më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, e konsideron suksesin e filmit “Zgjoi“, që siç thotë ai, bëri histori në “Sundance Film Festival”

Radio Evropa e Lirë: Zoti Zharku, për të dhjetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) vazhdon të jetë e pranishme në Festivalin e Kanës. Ju jeni edhe këtë vit atje. Këtë herë, cila është e veçanta e pjesëmarrjes së Kosovës?

Arben Zharku: Ka dhjetë vjet që Qendra Kinematografike është prezente në tregun më të madh të filmit në Marche Du film në Kanë në Festivalin e Kanës, ku ne promovojmë çdo vit kinematografinë e Kosovës dhe atë çka ofron Kosova si potencial për produksionet ndërkombëtare.

Mirëpo, sivjet prezenca jonë ka një rëndësi të veçantë sepse për herë të parë në historinë e kinematografisë sonë, Kosova është prezente në programin e Festivalit të Kanës me dy projekte filmike, me “Luaneshat e Kodrës”, premiera e të cilës u dha më 8 korrik dhe “Pa vend” të regjisorit Samir Karahoda, që u shfaq më 16 korrik në konkurrencën kryesore të kategorisë së filmit të shkurtër. Kjo është e veçanta dhe moment historik për ne. Të tillë e quajmë sepse është festivali më i madh dhe mundësia për të qenë pjesë e programit është nder i veçantë.

E rëndësishme është që pas këtij festivali, këta dy filma kanë marrë edhe shumë konfirmime për festivale të tjera shumë të rëndësishme. Pra, karriera e dy regjisorëve Luana Bajramit dhe Samir Karahodës nga tani do të jetë shumë ndryshe. Do të kenë vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare për projektet e tyre të ardhshme. Bota do të njohë më shumë për këta krijues, për këto filma, por edhe për vendin tonë.

Prezenca jonë është gjithashtu shumë e rëndësishme sepse kemi arritur marrëveshje me disa shtete për bashkëprodhim në fushën e kinematografisë, si me shtetin e Izraelit, Luksemburgut, Francës, Bullgarisë dhe gjithashtu jemi në fazë të negociatave edhe me shtetin e Kroacisë. Pra, janë disa takime që kemi pasur këtu me udhëheqësit e këtyre shteteve, në mënyrë që të nxisim bashkëprodhimin me këto vende, por në të njëjtën kohë edhe të shtrojmë një bazë të mirë ligjore të bashkëprodhimit dhe të qasjes të projekteve kosovare në fondet e këtyre shteteve.

Radio Evropa e Lirë: Sa është prezente Kosova në festivalet e filmit dhe sa ka arritur arti kosovar të depërtojë në rrafshin ndërkombëtar?

Arben Zharku: Sivjet padyshim është viti më i veçantë për kinematografinë tonë sepse filmi “Zgjoi” (Hive) bëri histori në “Sundance Film Festival”, duke u bërë filmi i vetëm, që deri më tani, ka arritur të fitojë tri çmimet kryesore të këtij festivali kaq të rëndësishëm. Pastaj filmi “Në kërkim të Venerës” ishte në Roterdam ku fitoi çmimin special të jurisë. Mandej kishim prezencë në festivale të tjera në Kopenhagë, Kani, Lakorno dhe disa festivale të tjera, të cilat nuk mund t’i përmend tani për shkak që publikimi do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim. Mirëpo, ky vit ka qenë ndër vitet më të rëndësishme, duke pasur parasysh sukseset e këtyre filmave që kanë qenë në këto festivaet e mëdha, por duke mos i harruar edhe filmat e tjerë të cilët janë realizuar më herët, por kanë vazhduar të jenë prezentë në shumë festivale të tjera ndërkombëtare. Ky është viti më i mirë deri tani, që ne e njohim.

Radio Evropa e Lirë: Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nisur xhirimi i filmit për ilirët, me skenar dhe regji të Simon Bogojeviq. A mund të na tregoni më shumë për këtë film dhe në bashkëpunim me kë po realizohet?

Arben Zharku: Ky është një projekt që vjen nga Kroacia, ku Kosova është në bashkëpunim minor. Por, e veçanta e këtij filmi është që shumica e aktorëve kryesorë ose të gjithë aktorët kryesorë janë nga Kosova. Këtë e ka kërkuar regjisori i filmit, i cili po e bën një film për ilirët.

Filmi do të xhirohet në gjuhën ilirishte. Kjo është një gjuhë shumë e veçantë sepse nuk është gjuhë që flitet tani, mirëpo autori ka punuar me shumë studiues dhe e kanë shpikur, në njëfarë mënyrë, një gjuhë ilirishte, e cila do të flitet në film.

Përveç gjuhës, aktorët ose fiziku i tyre, ose mënyra sesi duken shqiptarët, ka qenë arsyeja pse regjisori ka vendosur që t’i marrë në film sepse ngjasojnë më së shumti me ilirët. Ky është një projekt jashtëzakonisht i mirë sepse ka disa shtete që janë të përfshira dhe që e kanë mbështetur këtë projekt filmik, përfshirë Kroacinë, Kosovën e disa shtete të tjera, në ndërkohë edhe fondi evropian Euro-imazhe e ka mbështetur këtë film. Pra, një bashkëpunim rajonal për një temë mjaft interesante dhe është një prezencë jashtëzakonisht e madhe, kreative, e ekipit të Kosovës që merr pjesë në këtë film.

Radio Evropa e Lirë: Në çfarë niveli ndodhet sot kinematografia e Kosovës?

Arben Zharku: Jo që e them unë tani, mirëpo kritika ndërkombëtare e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon ta vlerësojë filmin. Momentalisht, Kosova është duke shpërthyer me suksese të ndryshme kudo në botë dhe kjo ka bërë që kritika ndërkombëtare ta vlerësojë lartë, sidomos krijimtarinë ose krijuesit që vijnë nga Kosova, gratë regjisore, të cilat për dallim nga vendet të tjera, në Kosovë ka një barazi gjinore sa i përket përkrahjes që u është bërë projekteve filmike të metrazhit të gjatë.

Pra, suksesin më të madh janë duke e treguar regjisoret gra, të cilat kanë trajtuar kryesisht tema sociale, ku në fokus kanë pasur personazhet gra, ballafaqimin e tyre me shoqërinë në Kosovë, tema të cilat janë kosovare, por janë edhe globale sepse probleme të tilla mund të gjenden kudo në botë. Ka bashkëprodhime me shtete të ndryshme dhe kjo ka ndikuar shumë që fondet evropiane të hapin më shumë dyer për mbështetjen e projekteve që janë duke ndodhur tani në vazhdim, dhe kjo njohje ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijuesit në Kosovë, por është një meritë e të gjithë atyre që gjatë këtyre shtatë-tetë apo dhjetë vjetëve të fundit kanë punuar me një përkushtim të madh, në mënyrë që puna e tyre të njihet në këtë nivel ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë politika e QKK-së për financimin e projekteve filmike?

Arben Zharku: Politika kryesore është kualiteti, do të thotë ne asnjëherë nuk kemi caktuar kritere se çka qendra duhet të mbështesë, përveç kritereve, teknikave. Mendoj që gjëja kryesore është që juria apo komisioni që bënë përzgjedhjen e projekteve filmike të jenë njerëz kredibil [vendorë dhe ndërkombëtarë] të cilët bëjë përzgjedhjen adekuate.

blank

Aktorja e famshme Brigitte Bardot gjobitet me 5000 euro për fyerje

Një gjykatë në Francën veriore e ka dënuar Brigitte Bardot me një gjobë prej 5 000 eurosh për fyerjen e shefit të Federatës Franceze të Gjuetarëve.

Ish-aktorja, ikonë e viteve ’60, do të duhet të paguajë, gjithashtu, edhe 1 000 euro dëmshpërblim për Willy Schraen, si edhe 1 000 euro për shpenzimet ligjore.

Gjykata e Arrasit gjithashtu e urdhëroi Bardot të fshijë brenda 15 ditëve nga editoriali fyes, i botuar në faqen e internetit të fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve, të gjitha pjesët e gjykuara fyese dhe t’i zëvendësojë ato me një referencë në gjykim.

Gjoba do të rritet me 100 euro për çdo ditë vonesë.

Në një editorial të botuar në tetor 2019, ende i arritshëm sot në faqen e internetit të fondacionit, Brigitte Bardot i kishte cilësur gjuetarët si “nënspecie frikacakësh të neveritshëm” dhe “terroristë të botës së kafshëve”, duke e cituar presidentin e federatës së tyre, Willy Schraen, si një “shembull flagrant”.

blank

Krenari shqiptare! Ervis Gega-Dodi në krye të Filarmonisë Klasike të Bonit

Violinistja Gega-Dodi zgjidhet në këtë mënyrë pasardhëse në post e dirigjentit të njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninë Klasike të Bonn-it dhe e drejtoi atë vetë, mbi 50 vjet me radhë.

Filarmonia Klasike e Bonn-it në Gjermani ka zgjedhur violinisten e famshme me origjinë shqiptare, Ervis Gega-Dodi si Drejtuese të Përgjithshme të saj. Bordi drejtues i Filarmonisë votoi unanimisht. Lajmi u publikua zyrtarisht dhe në mediat gjermane.

Violinistja Gega-Dodi zgjidhet në këtë mënyrë pasardhëse në post e dirigjentit të njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninë Klasike të Bonn-it dhe e drejtoi atë vetë, mbi 50 vjet me radhë.

Ishte porosia e fundit e dirigjentit Beissel, para së të ndërronte jetë pak javë më parë, që Gega-Dodi të marrë përsipër drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit. “Sepse ajo ka aftësitë muzikore dhe përvojën…Përveç kësaj, emri i saj është shumë i njohur në qarqet artistike, me të cilat ajo është e lidhur shumë mirë ”, shkruhej ndër të tjera në amanetin e prof. Beissel.

Filarmonia Klasike e Bonit performon në sallat më të famshme muzikore të Gjermanisë, midis të tjerash me shumë sukses me serinë e repertorit të Klasikës Vjeneze (Wiener Klassik).

“Ne do ta vazhdojmë serinë e Klasikës Vjeneze. Dhe do ta përdorim skenën për artistë me famë ndërkombëtare, si dhe si trampolinë për dirigjentë të rinj, të talentuar”, u shpreh Ervis Gega-Dodi pas marrjes së drejtimit të Filarmonisë Klasike të Bonn-it.

(Dosja.al)

blank

Elbenita Kajtazi, sopranoja që dërgoi Kosovën në finale të “BBC Cardiff Singer of the World”

Edlira Bllaca

Sopranoja Elbenita Kajtazi gjatë muajit qershor u bë këngëtarja e parë nga Kosova që morri pjesë në garën e operës dhe të këngës “BBC Cardiff Singer of the World”.

Paraqitja e saj në këtë garë në Britani, me një program prej 15 pjesëve në tetë gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe, bëri jehonë të madhe.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, sopranoja Kajtazi, thotë se pjesëmarrja në këtë garë ku arriti deri në finale, ishte ndër synimet e saj prej një kohe të gjatë.

Cardif singer of the World e njoh si garë që prej dhjetë vjetësh dhe gjithmonë e kam pasur synim, por gjithmonë kam hezituar duke thënë se është shumë vështirë dhe nuk mund t’ia dal. Por kësaj here meqë pata më shumë kohë vendosa të marrë pjesë dhe aplikacioni im u përzgjedh, kanë kaluar tri faza derisa janë përzgjedhur 16 persona të shkojnë atje sepse ka pasur diku rreth 600 aplikacione”, thotë ajo.

“BBC Cardiff Singer of the World” mbahet çdo të dytin vit. Për shkak të pandemisë COVID-19, edicioni i këtij viti u mbajt pa publik.

Kjo ka qenë pjesa më e dhimbshme e këtij konkursi sepse ka qenë vetëm përmes televizionit dhe ne kemi kënduar me një orkestër të tërë për kameramanët e BBC-së. Nuk është ndjenjë e mirë, unë e kam provuar këtë edhe në disa produksione të tjera gjatë pandemisë dhe krejt çfarë ke mundur të bësh është t’u këndosh kamerave e si këngëtare operistike nuk është ndjenjë e mirë sepse ti dëshiron të lidhesh drejtëpërdrejtë me publikun dhe të japësh emocion”, thotë zonja Kajtazi.

Sopranoja, Elbenita Kajtazi, është rritur në qytetin e Mitrovicës në Kosovë. Studimet për këndim i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka tetë vite që jeton në Hamburg të Gjermanisë. Kosova, siç thotë vetë ajo, ishte vend i vogël për ëndërrat e saj të mëdha.

Kam punuar në filharmoninë e Kosovës për katër vite por kjo nuk më ka mjaftuar sepse kam dashur patjetër të performoj në shtëpi operistike dhe kjo fatkeqësisht, nuk ka intervistë që nuk e them, se Kosova ende nuk ka shtëpi operistike. E kuptoj që jemi shtet i dalur nga lufta dhe nevojitet kohë për zhvillim por besoj që ka ardhur koha të bëhet diçka në këtë drejtim”, thotë ajo.

Rrjedhimisht, thotë ajo, të rinjtë që zgjedhin këtë drejtim në Kosovë, duhet të kenë shumë durim.

Unë e di që në një vend si Kosova është shumë lehtë të zhgënjehesh, edhe unë kam pasur momente të vështira, të rënda, depresive ku kam thënë se do ta ndryshoj drejtimin fare sepse nuk shkon. Por sërish sikur kam pasur diçka këtu te veshi që më ka thënë jo, nuk duhet të dorëzohesh. Prandaj uroj që edhe ata të rinj që kanë talent këtu të kenë diçka që u thotë të mos dorëzohen sepse ka zgjidhje për gjithçka. Bota operistike, sidomos në Gjermani, ka vend për të gjithë. Atje çdo fshatë ka shtëpi operistike, lëre më qytetet e mëdha. Prandaj uroj që te ne çështja e vizave të zgjidhet ashtu që këta të rinj të kenë mundësinë të udhëtojnë për të bërë audicione”, thotë zonja Kajtazi.

Për shkak të pandemisë COVID-19, i gjithë programi i Elbenita Kajtazit për vitin 2020 ishte anuluar. Por me përmirësimin e situatës, së shpejti ajo do të ketë paraqitje në skena të ndryshme operistike botërore. Në planet e saj është edhe paraqitja e parë pas shumë vjetësh në Kosovë, në muajin shtator në kuadër të festivalit Remusica.

blank

Më 25 qershor 2009 u nda nga jeta Michael Jackson, Mbreti i muzikës pop

I quajtur “Mbreti i popit” dhe “Peter Pan i përjetshëm” i muzikës pop, Michael Joseph Jackson lindi më 29 gusht 1958 në qytetin e Gary, Indiana (SHBA). Nga një familje sigurisht jo e pasur, Michael ka qenë i interesuar në muzikë që nga fëmijëria, si të gjithë anëtarët e tjerë (nëna e tij këndonte shpesh, babai i tij luante kitarë në një grup të vogël R&B), ndërsa vëllezërit e tij të mëdhenj e shoqëronin atë duke luajtur dhe kënduar.

Joseph Jackson, babai-kryetar i familjes, duke ndjerë talentin e fëmijëve të tij, vendos të krijojë një grup: asnjëherë një intuitë nuk provoi të ishte më e përshtatshme.

I porsalinduri “Jackson Five”, i ndihmuar nga muzika jashtëzakonisht ritmike dhe tërheqëse, e udhëhequr nga Michael i egër lëviz shpejt nga shfaqjet e vogla lokale në një kontratë me labelin legjendar “Motown”. Ata do të bëjnë nja pesëmbëdhjetë albume (katër prej të cilëve paraqisnin Michael Jackson si këngëtar kryesor) në vetëm shtatë vjet, duke u ngjitur në top lista dhe duke mbështetur turne të mbushur me njerëz.

Michael gjithashtu regjistron disa albume solo me Motown, por më 1975, për shkak të lirisë së kufizuar artistike që i është dhënë, grupi vendos të mos rinovojë kontratën dhe të zgjedhë një etiketë të re. Të gjithë, përveç Jermaine, i cili vendos të vazhdojë regjistrimin e albumeve për të njëjtën label.

Nënshkruan një marrëveshje me Epic, “Jackson Five” bëhen thjesht “Jacksons” (marka dhe emri i grupit ishin regjistruar nga Motown), edhe nëse deri tani suksesi duket se i ka braktisur ata.

Michael vendos të ndjekë një karrierë solo dhe më 1978, merr pjesë si aktor në filmin “The Wiz”, me Diana Ross, me të cilën regjistron edhe kolonën zanore (duke marrë pjesë në katër këngë, përfshirë “Ju nuk mund të fitoni”) “dhe” Lehtë në rrugë “); gjatë regjistrimit të kolonës zanore të filmit ai takon legjendën Quincy Jones. Në vitin 1979 ai vendosi të bashkëpunojë me mikun e tij Quincy Jones, i njohur si gjithëpërfshirës në fushën R&B, ai regjistroi albumin e parë solo për Epic Records/CBS, “Off the Wall” (me Motown ai kishte regjistruar tashmë katër albume si solist )

Rekordi vë në hije rënien e Jacksons, duke arritur në krye të top listave amerikane dhe botërore. Është vepra e radhës, ajo që do ta bëjë atë të hyjë në histori si autori i albumit më të shitur ndonjëherë. Pas ribashkimit me vëllezërit për një album dhe turne tjetër, Michael Jackson publikon albumin e tij të dytë solo: “Thriller”.

Jemi në vitin 1982 dhe do të duhet të paktën një dekadë për të shkatërruar orgjinë e vallëzimit që prodhoi rekordi “Thriller”. Albumi mbetet në krye të top listave për 37 javë dhe deri tani ka shitur mbi 40 milion kopje. Është bërë gjithashtu videoja novatore e nisjes për single “Thriller” me të njëjtin emër, një videoklip pesëmbëdhjetë minutësh drejtuar nga regjisori i filmit John Landis.

Pavarësisht statusit të tij të ri të superyllit, Jackson edhe një herë performoi me vëllezërit në 1984 (Victory Tour), një ngjarje që çoi disa nga anëtarët e tjerë të familjes në karriera solo (të tilla si motrat Janet Jackson dhe La Toya Jackson).

Ndërkohë, Michael gjithnjë e më paranojak Michael blen një fermë të madhe në Kaliforni, riemëruar “Neverland”, duke e pajisur atë si një shesh lojrash dhe duke ftuar fëmijë të vegjël dhe të rinj të vizitojnë dhe të qëndrojnë me të.

Prirja e tij për operacione plastike dhe sjellje nganjëherë të çuditshme (të tilla si mbajtja e maskave mjekësore në publik) e bëjnë atë një shënjestër të mirëpritur për tabloidet në të gjithë botën. Për më tepër, ngurrimi i tij për të dhënë intervista rrit në mënyrë të pashmangshme interesin për jetën e tij, duke krijuar “legjenda urbane” të tilla si ajo që ylli do të flinte në një lloj dhome hiperbarike.

Në vitin 1985 ai bleu ATV Publishing, e cila zotëron të drejtat për shumë këngë të Beatles (si dhe materiale nga Elvis Presley, Little Richard dhe të tjerë), një lëvizje që me sa duket shkatërroi marrëdhëniet e tij me Paul McCartney.

Në të njëjtin vit Michael është promovuesi së bashku me Lionel Richie të projektit “Ne jemi bota”, një singël të ardhurat e të cilit janë destinuar për fëmijët afrikanë; yjet më të mëdhenj amerikanë të këngës marrin pjesë në interpretim: suksesi është planetar.

Në vitin 1987 ai lëshoi ​​albumin shumë të pritur Bad i cili, megjithëse arriti lehtësisht në krye të top listave ndërkombëtare (duke shitur për një kohë të shkurtër deri në 28 milion kopje), dështoi në përpjekjen për të arritur suksesin e “Thriller”.

Një tjetër turne botëror ndjek por koncertet e tij kritikohen për përdorimin e riprodhimit.

Në 1991 “Dangerous” është një tjetër sukses, pavarësisht konkurrencës me “Nevermind” nga Nirvana, e cila shënon ndarjen nga pop në “grunge” për MTV Generation. Në SH.B.A., imazhi i Michael Jackson prishet shumë nga thashethemet për keqtrajtim të fëmijëve.

Dashuria e Jackson për fëmijët është e njohur mirë, por vëmendja e tij e vazhdueshme, shumë e madhe gjeneron dyshime të pafundme, të vërtetuara rregullisht në 1993,

nga ankesa e një fëmije “mik” të këngëtarit, i cili e akuzon atë për ngacmim. Fakti zgjidhet me një marrëveshje midis Jackson dhe akuzuesit (babait të foshnjës).

Në një përpjekje për të vendosur “normalitetin” e tij, më 26 maj 1994 ai martohet me Lisa Marie Presley, vajza e Elvisit të madh. Fatkeqësisht, martesa u shkatërrua vetëm dy vjet më vonë, megjithëse Jackson e rregulloi atë shpejt duke u martuar me infermieren e tij që gjithashtu do të sjellë në jetë fëmijën e parë të Michael Jackson në shkurt 1997.

Dëshira për të bërë muzikë nuk ndalet dhe ndërkohë del “Historia”, shoqëruar si zakonisht nga një fushatë e madhe promovuese, duke përfshirë video të statujave të mëdha të Jackson që enden rrugëve të Evropës. Albumi është i dyfishtë dhe përbëhet nga një disk “më i madh i hiteve” dhe një nga materiali i ri, duke përfshirë single “Scream” (në duet me motrën e tij Janet) dhe këngën “They don’t care about us” e cila bëhet temë e polemikë për tekstet e konsideruara nga disa antisemitë dhe më pas të modifikuara. Lirimi mbështetet nga një turne tjetër. Blitz multimedial është shkallëzuar për albumin tjetër dhe më të fundit të vitit 1997, “Blood on the dance dance”.

Michael Jackson u fut në Sallën e Famës Rock’n’Roll në Mars 2001. Të njëjtin vit u organizua një mega koncert në Madison Square Garden të NYC për të festuar karrierën e tij 30-vjeçare.

Përveç homazheve për nder të saj nga Whitney Houston, Britney Spears, ‘N Sync dhe Liza Minnelli (shoqja e tij më e dashur), koncerti sheh pjesëmarrjen e Jacksons, së bashku në skenë pas gati 20 vjetësh. Shfaqja, tashmë e shitur, transmetohet nga CBS dhe mund të gjitha rekordet e mëparshme të audiencës me mbi 25,000,000 shikues.

Menjëherë pas koncertit të dytë, qyteti i Nju Jorkut është shkatërruar nga tragjedia e Kullave Binjake.

Michael vendos të reagojë ndaj kësaj goditjeje duke shkruar një këngë kushtuar viktimave të asaj tragjedie. Ai mbledh rreth tij 40 yje (Celin Dion, Shakira, Mariah Carey, Backstreet Boys, Santana) dhe regjistron këngën “What More Can I Give?” (Shoqëruar nga një version spanjoll me titull “Todo para ti”, i cili sheh pjesëmarrjen e Laura Pausini ndër të tjera).

Më 25 tetor 2001 Michael dhe miqtë e tij më të mirë mblidhen në Whashington për një koncert përfitimi gjatë të cilit prezantohet zyrtarisht kënga All-Star për viktimat e Kullave Binjake.

Në Tetor 2001 lëshohet “Invincible”, i cili përmban single “You rock my world” shoqëruar me një klip i cili, në traditën e Jackson, sheh pamjen e Marlon Brando dhe këngëve të tjera që shohin shfaqjen e yjeve të mëdhenj. Muzikë si Carlos Santana në këngën “Çfarëdo që të ndodhë”.

Në nëntor 2003, del koleksioni i hiteve “Number one”, por edhe lajmi se Michael Jackson do të duhet të arrestohet nën akuza të shumta për ngacmim të fëmijëve, me mundësinë e pagimit të një kusht prej tre milion dollarësh.

Gjyqi përfundoi më 14 qershor 2005, pasi juria e gjykatës së Santa Maria e shpalli atë të pafajshëm, për të dhjetë pikat që e panë atë të akuzuar.

Pas mbylljes së fermës Neverland, pas problemeve të pretenduara shëndetësore, me shumë borxhe për të shmangur dhe pas një kohe të gjatë larg vendit të ngjarjes, në Mars 2009 ai kthehet te publiku duke organizuar një konferencë shtypi në Londër për të prezantuar turneun e tij të ri botëror që ai vetë duhej të largohej nga kryeqyteti britanik në korrik. Por turneu nuk do të fillonte kurrë: Michael Jackson papritmas vdes nga një sulm në zemër, në shtëpinë e tij në Los Angeles më 25 qershor, në moshën 51 vjeç.

Disa javë pas faktit po flitet gjithnjë e më shumë për një rast vrasjeje, të kryer kundër këngëtarit nga mjeku i tij personal, i cili do t’i jepte një dozë vdekjeprurëse të anestetikës. Hipoteza u bë zyrtare më pas në fillim të vitit 2010./Elida Buçpapaj

Diskografia

Albumet me Jackson Five:

Diana Ross Presents The Jackson 5 (1969 – (Diana Rosi ka dekur ne 25.6.09 paraqet Xhekson 5)
ABC (1970 – ABC)
Third Album (1970 – I treti Album)
The Jackson 5 Christmas Album (1970 – Xhekson 5 Albumi i Krishtlindjes)
Maybe Tomorrow (1971 – Ndoshta nesër)
Goin’ Back To Indiana (1971 – Ecja prapa për në Indiana)
Lookin’ Through The Windows (1972 – Shikimi nëpër driare)
Skywriter (1973 – Shkrusi qiellor)
In Japan! (1973 – Në Japoni)
Get It Together (1973 – Merr së bashku)
Dancing Machine (1974 – Maqina vallëzuese)
Moving Violation (1975 – Viola lëvizëse)
Joyful Jukebox Music (1976 – )
Boogie (1979 – Buxhi)

Albumet me Jacksons:

The Jacksons (1976 – Xheksonët)
Goin’ Places (1977 – Shkurja në vend)
Destiny (1978 – Fati)
Triumph (1980 – Triumfi)
Live (1981 – Gjallë)
Victory (1984 – Fitorja)
2300 Jackson St. (1989 – Rruga Xhekson 2300)
The Very Best Of The Jacksons & Jackson Five (2004 – Më e mira nga Xheksonve dhe Xhekson pesëshes)

Albumet solo:

Albumet e nxjerrë me shtëpine diskografike Motown:

Got To Be There (1972 – Do t’jem atje) – 4,1 milion albume të shitur deri më sot.
Ben (1972 – Ben) – 4,4 milion
Music And Me (1973 – Muzika dhe unë) – 2 milion
Forever, Michael (1975 – Përjetë, majkëll) – 1,7 milion
The Best Of Michael Jackson (1975 – Më e mira nga majkëll Xheksoni) – 2,2 milion
One Day In Your Life (1981 – Një ditë në jetën tënde) – 1,6 milion
Farewell My Summer Love (1984) – 2,1 milion
Looking Back To Yesterday (1986) – 3 milion

Albumet e nxjerrë me shtëpinë diskografike Epic Records (Sony Music/Sony BMG):

Off the Wall (1979 – Prapa murit) – 22 milion albume
Thriller (1982 – Thriler) – 104 milion
Bad (1987 – Keq) – 30 milion
Dangerous (1991 – Rreziku) – 31 milion
HIStory – Past, Present, and Future: Book 1 (1995 – Storia e tij, e kaluara, e tashmja dhe ardhmëria) – 18 milion
Blood On The Dance Floor – HIStory in the Mix (1997 – Gjakë në dyshemenë e vallëzimit) – 8 milion
Invincible (2001 – I padukshmi) – 12 milion
Number Ones (compilation) (2003 – Numër një) – 8 milion
The Ultimate Collection (pako 4CD+1DVD) (2004 – Koleksioni i përsosur) – 250 000
The Essential Michael Jackson (compilation 2CD) (2005 – majkëll Xheksoni themelor) – 2 milion
Visionary – The Video Singles (2006 – I mrituri)
Thriller (25th anniversary edition) (2008 – Thriler)
You are so beautiful – (1999)

Filmografia

The Wiz (1978)
Michael Jackson’s Thriller (1982)
Captain EO (1986)
Moonwalker (1988)
The Simpsons (1991)
Michael Jackon’s Ghots (1997)
Man in Black 2 (2002)
Miss Cast Away and The Island Girls (2004)
Michael Jackson’s This Is It (2009)
Bad 25 (2012)

Këngët më të njohura ne Shqipëri

1983 – Wanna be startin’ something
1984 – Thriller
1987 – The Way You Make Me Feel
1991 – Black or White
1992 – Remember the time
1992 – Heal the world
1995 – Earth song
2001 – You Rock My World
2010 – We are the World 25 for Haiti
1985 – Beat It
1990 – Billie Jean
1995 – You Are Not Alone

blank

Nga muzika gjermane te koncertet në Korçë, sopranoja Inva Mula prezanton surprizat e Mik Festival

Sopranoja Inva Mula ka prezantuar programin e Mik Festival që mbahet në datat 22, 23 24 dhe 25 korrik në Korçë. Këtë vit vjen në edicionin e katërt dhe sjell muzikë gjermane e greke, muzikë nga filmat shqiptar e deri sfilatë mode.

Nga hani i Pazarit, te sheshi para katedrales, ngjarjet artistike mbahen mes qytetit të Korçës, kishës së Prespës dhe fshatrave të Kolonjës duke ndërthurur në program këngëtarë si Anxhela Peristeri me 5 vajza e Zanave që këndojnë a Capela, kërcim tango, fizarmonicistë, orkestër sinfonike dhe kori Pax Dei i Zana Turkut duke pasur edhe pjesëmarrjen e Olen Cezarit.

Inva Mula është drejtoreshë artistike e Mik festival që merr jetë në Korçë.

blank

VIDEO – KOMPOZITORI I SHQUAR ZEF ÇOBA JEP DORËHEQJEN NGA “ROZAFA EXPRESSION” TË CILËN E KRIJOI MË 21 QERSHOR 2007

VOAL – Kompozitori i shquar Zef Çoba detyrohet të japë dorëheqjen nga shoqata “ROZAFA EXPRESSION”, të cilën ai e themeloi më 21 qershor 2007, në Ditën Botërore të Muzikës. Ai sqaron publikun dashamirës shkaqet pse detyrohet ta ndërmarrë një vendim të tillë:

Të nderuar Miq të Muzikës; Të dashur muzikantë shkodranë;
Me daten 21 qershor 2007 vendosa ti bashkohem botës për të Festuar Diten Nderkombëtare të Muzikës në Shkodër me Shoqaten “ROZAFA EXPRESSION”, me aktivitetin e përvitshem “VIVA LA MUSICA”. Shoqatë që bazohet në talentin, pasionin dhe kontributin e anëtarëve. Kjo datë do të mbetet ngjarje, sepse për herë të parë Shqipëria iu bashkua mbi 110 shteteve, e më shumë se 460 vëndeve të botës. Miq të mirë, nuk ju ndalova unë ta festoni këtë ngjarje artistike, por jua mësova. Ju lutem, po, ju lutem, më jepni nje duartrokitje, pastaj hareshëm Festoni dhe guxoni të thoni çfarë të doni… “VIVA LA MUSICA”. Shenim: Të dashur edukator, mësojani drejtë të vërtetat e ngjarjeve artistike nxënësve tuaj të mirë.
blank
blank

“Pa vend” e dërgon Kosovën në Kanë

Fotografi e bërë gjatë xhirimeve të filmit të shkurtër “Pa vend”.

 

Luljeta Krasniqi – Veseli

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit prestigjioz të filmit, atë të Kanës.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend”, është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në Festivalin e Kanës.

Ky është filmi i parë kosovar që garon në këtë festival.

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, regjisori Samir Karahoda thotë se kjo është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, pasi filmi i tij, është prodhuar nga një ekip lokal.

Radio Evropa e Lirë: Nga afër 4 mijë filma të metrazhit të shkurtër, filmi “Pa vend” u zgjodh për garën për “Palmën e Artë” në Festivalin prestigjioz të Kanës. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Samir Karahoda: Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë vendore, duke përfshirë edhe ekipin, që vlen të përmendet, që është punuar me një ekip lokal. Pra, i tërë ekipi ka qenë nga Kosova. Me këtë e kemi dëshmuar se nëse bëhemi bashkë mund të arrijmë dhe të garojmë në secilin shtet të botës, sa i përket kësaj fushe.

Kinematografia, pa mbështetje të duhur

Radio Evropa e Lirë: Sa është e zhvilluar kinematografia në Kosovë?

Samir Karahoda: Jemi dëshmitarë që viteve të fundit, posaçërisht viti 2021, ka filluar me suksese të jashtëzakonshme prej festivalit “Sundance Film Festival“, ku patëm një triumf nga Blerta Basholli, pastaj Norika Sefa në Roterdam, filmi jonë është i radhës në Kanë. Deri në fund të vitit do të kemi edhe filma të tjerë në festivale të mëdha.

Kjo dëshmon se kemi kapacitete që të prodhojmë filma të mirë. Ndoshta edhe qeveria apo institucionet do të marrin parasysh këtë fakt dhe të bëjnë një strategji që të mbahet ky ritëm. Nëse nuk vazhdon të përkrahet kinematografia, atëherë ky ritëm mund të bie dhe pastaj do të jetë problem të kthemi në gjendjen që kemi qenë.

Sukseset e tilla të filmave tanë e ndërrojnë automatikisht perceptimin e selektorëve të festivaleve të filmit, pasi që nëse në çdo festival të madh kemi një prezencë, atëherë automatikisht fotografia jonë nga aspekti i kinematografisë do të ndryshojë.

Radio Evropa e Lirë: Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që iu japin institucionet e Kosovës?

Samir Karahoda: Nëse e krahasojmë totalin e buxhetit të filmit tonë, një pjesë është financuar nga organizatat evropiane. Para se të prodhohet filmi ynë, televizioni prestigjioz Arte, ka blerë të drejtat për shtetin e Gjermanisë dhe Francës. Po ashtu, filmi është blerë edhe nga televizioni publik i Finlandës dhe tani jemi në negociata me televizionin e Zvicrës.

Regjisori Karahoda gjatë xhirimeve të filmit "Pa vend".

Regjisori Karahoda gjatë xhirimeve të filmit “Pa vend”.

Ne kemi marrë një shumë modeste nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që menaxhohet nga shteti. Por, mund të them që problemi më i madh është mënyra e organizimit të pagesës së këtyre fondeve që i përftojmë. Pasi që filmi ynë është përfunduar pa asnjë alokim të mjeteve, tek këtë javë i kemi marrë mjetet e filmit. Pra, filmi është xhiruar, është montuar, është pranuar në një festival (Festivali i Kanës) dhe ne nuk e kemi pranuar pagesën e premtuar nga Qendra Kinematografike. Ky është problem më i madh sesa shuma që marrim. Kur nuk i ke mjetet, nuk mundesh të punosh. Por, falë vullnetit të mirë që kemi si shoqëri dhe përkrahim njëri-tjetrin, kemi arritur ta bëjmë këtë film.

Me buxhetin vjetor që ka kinematografia dhe sukseset që përfiton vendi ynë, nuk krahasohen. Nuk ka një balancë të suksesit me mbështetjen. Nëse kishte me qenë një përkrahje më e madhe, atëherë sukseset kishin me qenë më të mëdha. Shumë pak filma përkrahen gjatë vitit. Për këtë arsye, institucionet duhet të bëjnë një politikë që i jep prioritet kinematografisë. Aty ku shohin sukses, promovim të vendit, atëherë në ato pika duhet të investohet.

Fotografi e bërë gjatë xhirimit të filmit "Pa vend".

Fotografi e bërë gjatë xhirimit të filmit “Pa vend”.

Vetëm sporti dhe kultura janë duke dërguar fotografi të mira nga ky vend (Kosova), pasi që e dimë çfarë politike kemi. Pikërisht politika është duke penguar edhe fushat tjera.

Pikërisht edhe filmi ynë e trajton një temë të tillë, ku ekipet sportive nuk përkrahen dhe i lënë fëmijët tanë, të ardhmen tonë që të gjejnë zgjidhje vet.

15 vjet në 15 minuta

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë është dashur që të realizohet filmi “Pa vend”?

Samir Karahoda: Teknikisht, xhirimet e filmit i kemi filluar në shtator (2020), por në tregim, në koncept kam punuar një kohë më të gjatë, diku afër një vit. Me qenë se filmi e përfshin vetëm një histori 15-20-vjeçare, pra prej pasluftës deri më sot, është dashur të punohet me kujdes pasi 15 vjet i kemi vendosur në 15 minuta.

Për 15 minuta (sa zgjat filmi) kemi xhiruar nëntë ditë, por xhirime të herëpashershme jo të pandërprera. Ajo forma të cilën unë e punoj filmin, zakonisht dua që t’i përfshij të gjitha stinët e vitit sepse tregimi është një histori e gjatë dhe është dashur të tregojmë se kanë kaluar vitet dhe tregimi vazhdon, e kështu me radhë.

Regjisori Karahoda thotë se për filmin, që zgjat 15 minuta, ka xhiruar nëntë ditë, në të gjitha stinët e vitit.

Regjisori Karahoda thotë se për filmin, që zgjat 15 minuta, ka xhiruar nëntë ditë, në të gjitha stinët e vitit.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë ato rrëfime që po i bëjnë përshtypje artdashësve të huaj?

Samir Karahoda: Punën që e kam si selektor i filmave në festivalin tonë DokuFest, kryesisht temat që dominojnë janë të drejtat e njerëzve, qofshin për një shoqëri të caktuar, pastaj të drejtat e femrave dhe barazisë gjinore. Në anën tjetër, numri i filmave artistikë që punohen, kryesisht kanë tema që trajtojnë të drejtat e njerëzve dhe problemet e shoqërisë në përgjithësi.

Radio Evropa e Lirë: Bosnje dhe Hercegovina është një vend që prodhon filma, të cilët jo rrallëherë, janë vlerësuar me çmime në festivalet prestigjioze ndërkombëtare. A mund që edhe Kosova të arrijë në një stad të tillë?

Samir Karahoda: Ndoshta Bosnja ka një traditë më të gjatë të filmit. Ata nuk e kanë pasur atë pengesë gjatë kohës së regjimit siç e kemi pasur ne paraluftës, kur ka qenë e ndaluar që të prodhohen filma. Ndoshta kjo ne na ka lënë pak prapa për dallim me vendet fqinje apo në ish-Jugosllavi. Sa i përket këtij momenti, mendoj që Kosova është duke e përjetuar një valë të re të kinematografisë, ku pothuajse shumica e filmave që po dalin, edhe ato pak që dalin, shumica e tyre po kanë suksese ndërkombëtare.

Sa i përket dallimit me Bosnjën, siç thash më herët, Bosnja ka një traditë më të gjatë, kanë qenë të nominuar edhe për Oscar, bile e kanë fituar një Oscar në vitet e kaluara. Por, ne nuk jemi larg tyre. Mendoj që shumë shpejt do t’i arrijmë, ndoshta edhe do t’i kalojmë, sa i përket filmit.

Radio Evropa e Lirë: A prisni të fitoni “Palmën e Artë”?

Samir Karahoda: Meqenëse vetëm dhjetë filma janë përzgjedhur nga afër 4 mijë filmave, mendoj se do të jetë një konkurrencë e fortë. Unë i qëndroj besnik filmit tonë, pasi që e kam punuar me përkushtim. Është një vepër që ka vlera, qoftë artistike, qoftë në përmbajtje të filmit, por nuk mund të them asgjë pasi që nuk i kam parë filmat tjera. Por, shpresat i kemi, shanset i kemi pasi që 10 përqindëshin e kemi të siguruar. I mbetet jurisë.

“Pa vend”, në DokuFest

Radio Evropa e Lirë: Kur mund ta shohin filmin artdashësit në Kosovë?

Samir Karahoda: Planet për shfaqjen në Kosovë janë për në DokuFest në muajin gusht, që i bie më pak se dy muaj, me qenë se para Festivalit të Kanës nuk mund të bëjmë premierë, pasi që rregullat e festivalit janë të tilla. Filmi për publikun vendor do të jetë në dispozicion prej muajit gusht, në DokuFest.

blank

BEKIM FEHMIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE, TAKIMI I TIJ ME JOSEPH DIOGUARDIN MË 1991

Përvjetorin e dytë të vdekjes së Bekim Fehmiut, Milazim Salihu, mik shumë i afërt i Bekimit, e ka shënuar me një slogan “Një kafe me Bekim Fehmiun”, në kinemanë e vet “ABC”(Prishtinë), vend ku i ka kaluar pushimet e verës aktori i madh. Salihu ka thënë se si nuk e kuptuan shqiptarët asnjëherë përpikshmërinë e tij. Sipas tij, ka pasur shumë nisma që Bekim Fehmiu të lërë gjurmë edhe në artin shqiptar, por, siç thotë ai, injoranca e kineastëve shqiptarë të cilëve iu ka munguar bashkëpunimi në ide ka ndikuar që Bekim Fehmiu të tërhiqet në momentin e fundit. Në një nismë të tillë ka dështuar edhe me Kujtim Çashkun.

Si jeni njohur me Bekim Fehmiun?

Si krejt punëtorët e filmit që e kanë pasur idhull Bekim Fehmiun, në festivalin e punës në Istër, shumë i njohur në ish-Jugosllavi, unë për 20 vjet e kam ndjekur atë festival dhe isha student në Akademinë e Filmit, xhirues i filmit. Na përkrahte Bekim Fehmiu, na thoshte uroj që të kthehemi të gjithë në Kosovë dhe të bëjmë bashkërisht diçka. Kemi gjetur gjuhë të përbashkët, jemi njohur në vitet 80-të. Kemi përjetuar shumë gjëra të përbashkëta dhe dalëngadalë e kuptuam se mund të punojmë shumë projekte të përbashkëta dhe filluam. Iniciativa e një projekti ka qenë edhe projekti për Aleksandër Moisiun, në fillim të viteve 90-të. Shkuam në Lugano. U morëm vesh me Hajdin Sejdiun (biznesmen shqiptar), më pas erdhëm në Kosovë. U bëmë një ekip edhe me regjisorë kosovarë, por, mospërpikshmëria e ekipit kosovar bëri që Bekimi të tërhiqet. Bekimi gjithmonë ka pasur dëshirë të punonte me letra. Të rrallë janë njerëzit që kanë mundur të punojnë me të sepse ka qenë i përpiktë në punën e tij dhe kjo përpikshmëri e tij tregon për suksesin e tij në Evropë dhe botë. Por jo në Ballkan. Shqiptarët kurrë nuk kanë mundur të tregojnë disiplinë me të. Me të ka dështuar edhe Kujtim Çashku, i cili ka dashur të realizonte një film me të, ai ia ka dhënë skenarin që ta lexojë në fund të viteve të 80-ta. Bekimi e ka lexuar dhe i ka thënë Kujtimit që ta ndryshojë, por Kujtimi nuk ka ndryshuar asgjë në skenar, edhe është larguar duke thënë se “Si ti, si të tjerët jeni të njëjtë, shqiptarët nuk mund të shkojnë përpara në këtë formë të punës me mendimin se vetëm unë di dhe të tjerët nuk dinë asgjë, shqiptarëve iu ka munguar dhe ju mungon kombinimi i ideve”. Mëkat është për ne shqiptarët që nuk mundëm të realizojmë asnjë projekt me të. Prej vitit ‘88, ai çdo verë e ka kaluar këtu edhe në kohë të luftës edhe pas luftës. Ka biseduar me të gjithë, nuk ka as një kineast të ri që nuk ka pasur rast të mos bisedojë me Bekim Fehmiun, e sidomos këtu ku e ka pasur vendin në kinemanë “ABC”. Unë kam pas fat që e kam njohur Bekim Fehmiun.

Gjatë krejt asaj periudhë që jeni njohur me Bekim Fehmiun, si e keni njohur, çfarë njeriu ishte?

Bekim Fehmiu ishte i përpiktë, i fjalës, kur ka thënë po, ajo po ka ekzistuar. Nëse i ke thënë po Bekimit është dashur ta nxjerrësh atë po-në sepse është dashur ta bindësh për të mirë. Kjo është e rrallë te njerëzimi. Nëse Bekimi është bindur se duhet të punojë diçka, ai është nisur me idenë që ta përfundojë. Ndryshe, nëse nuk i ke dalë në fjalë ai është tërhequr në mënyrë të qetë. Rasti është i shkuarjes në Amerikë për çështjen shqiptare që njerëz të paktë e dinë këtë, por e dinë disa që janë në mesin e të gjallëve si: Ekrem Bardha, Hajdin Sejdia. Në vitin 1991 kemi shkuar në Amerikë dhe kemi takuar biznesmenët më të mëdhenj që t’i ndihmojnë shqiptarët në nevojë.

Kjo ishte ide e Bekimit. U takuam me Antonio Athanasin, Ekrem Bardhën, Xhim Xhemën, me DioGuardin, me të gjithë këta është takuar Bekimi, për çështje shqiptare, jo për film. Bekimi kërkonte një lobim për çështjen shqiptare sepse ishte një situatë shumë e ndjeshme si në Shqipëri si në Kosovë. Bekimi ishte luftëtar i asaj çështjeje. Mirëpo, edhe nga ai takim nuk doli asgjë. Ai u zhgënjye dhe u tërhoq.

Disa e kanë paraqitur Bekim Fehmiun si njeri hijerëndë, si e keni parë ju?

Po tip i rëndë ishte për ata që nuk donin ta dinin se kush ishte ai. Nuk deshën ta kuptojnë sepse nuk ju ka pëlqyer. Bekim Fehmiu është një ndër artistët e paktë që në moshën më të mirë, moshën më të re e ka ndërprerë aktrimin, kur ishte 52-vjeç. E ka bërë si protestë për terrorin e ushtruar të serbëve ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Është i vetmi artist që ka korrur sukses nga blloku i lindjes në perëndim. Sot e asaj dite është yll shqiptar. Është një detaj nga përvoja ime me të në Milano të Italisë. Ishim në aeroport të Milanos dhe kur arritëm aty, duke ia kërkuar pasaportën nga personeli i aeroportit, Bekimit i thanë mos je ti Uliksi (rol i Bekim Fehmiut), Bekimi ia ktheu se ka qenë Uliksi po tashti është Bekim Fehmiu. Kjo ngjarje bëri që krejt aeroporti i Milanos të bllokohej nga të interesuarit që të fotografohen dhe të marrin autografe të tij. Kjo ndodhi në kohën kur janë fyer më së shumti shqiptarët, në vitin ‘91.

Është krijuar bindja se shqiptarët nuk e deshën Bekim Fehmiun, nuk e afruan. Si mik i tij duhet të dini më shumë për këtë hendek. Çfarë ndodhi me të vërtetë?

Kineastët kosovarë nuk kanë ditur t’i qasen. Të dalë një kineast kosovar dhe të thotë që Bekim Fehmiu e ka refuzuar. Por, kineastët kosovarë nuk i janë ofruar me sinqeritet, deshtën të shfrytëzojnë ermin e tij. Por, Bekimi është Bekim dhe do të mbetet i pavdekshëm. Nuk kanë mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, jo që nuk e kanë dashtë, por mosdija i ka bërë injorantë sepse nuk di, nuk arrin ta kuptosh dikë të një niveli të tillë. Bekim Fehmiu ka qenë i tillë, ai e ka injoruar edhe producentin më të madh botëror sepse i është vonuar pesë minuta në takim. Përpikshmëria e tij ka ndikuar ndoshta edhe në fundin e jetës.

Sa kishte mall për Kosovën?

Ka pasur mall si krejt shqiptarët. Për atë i ka kaluar nga tre muaj verë këtu. Është përkujdesur për familjen.

Për çfarë flisnit më shumë me Bekimin, për shqiptarinë apo për artin?

Për të gjitha temat kemi biseduar, me sinqeritetin më të madh, pa asnjë interes. Ai ka pasur edhe shumë sens të humorit. Po është dashur ta njohësh mirë që ta kuptosh sensin e tij të humorit. Ka qenë një njeri i rrallë.

Sa të mungon tani Bekim Fehmiu, kur e kemi parasysh se ai këtë stinë e ka kaluar pikërisht në kinemanë tuaj?

Po i mungon të gjithëve. Sepse u mësuam të gjithë me të. Fundi i majit sillte Bekimin në Prishtinë.

Hiri i trupit, sipas amanetit të tij, iu shpërnda në Lumbardhin e Prizrenit, iu bëri të padrejtë miqve të tij që nuk la një varr për t’u lutur apo për të qarë?

Jo, për mua Bekimi është gjallë, nuk ka vdekur Bekimi, pikërisht që nuk ka varr, Bekimi nuk ka vdekur sepse Bekimi nuk vdes. Ata njerëz nuk vdesin, ai është këtu, është prezent, si këtu, si në Prizren. Era e Bekimit është këtu.

Çfarë dini ju për Bekim Fehmiun që nuk është thënë deri tani?

Ka shumë gjëra që nuk janë thënë. Nuk mund të thuhen me një intervistë, as me një libër. Ka shumë të flitet për Bekimin. Presim pjesën e dytë të librit të Bekimit. Nuk flitet për të as me një emision, nuk do të mjaftojë as e ardhmja.

Marrë nga gazeta “Zëri”

 


Send this to a friend