VOAL

VOAL

Ish-nendrejtori i CIA-së: Do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës

June 12, 2016

Komentet

Gjykata Supreme i lejon Donald Trumpit të pushojë nga puna gati 1 400 punonjës të Departamentit të Arsimit

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar Presidentit Donald Trump të rikthejë në binarë planin e tij për shpërbërjen e Departamentit të Arsimit dhe të vazhdojë me shkarkimin e gati 1,400 punonjësve.

Me tre gjyqtarët liberalë në kundërshtim, gjykata e lartë ka pezulluar një urdhër nga gjyqtari i distriktit amerikan Myong Joun në Boston, i cili lëshoi një urdhër paraprak duke anuluar shkurtimet e vendeve të punës dhe duke vënë në pikëpyetje planin më të gjerë.

Shkurtimet nga puna ka të ngjarë ta paralizojnë departamentin

Shkurtimet nga puna “ka të ngjarë ta paralizojnë departamentin”, shkroi Joun. Një gjykatë federale e apelit refuzoi ta pezullonte urdhrin ndërsa administrata apeloi.

Veprimi i Gjykatës së Lartë i mundëson administratës të rifillojë punën për shpërbërjen e departamentit, një nga premtimet më të mëdha të fushatës së Trump.

Në një postim të hënën në mbrëmje në platformën e tij të mediave sociale, Trump tha se gjykata e lartë “u ka dhënë një fitore të madhe prindërve dhe studentëve në të gjithë vendin”. Ai tha se vendimi do t’i lejojë administratës së tij të fillojë “procesin shumë të rëndësishëm” të kthimit të shumë funksioneve të departamentit “NË SHTETE”.

Gjykata nuk e shpjegoi vendimin e saj në favor të Trump, siç është zakon në apelet emergjente. Por, në kundërshtim me këtë, gjyqtarja Sonia Sotomayor u ankua se kolegët e saj po lejonin veprime ligjërisht të dyshimta nga ana e administratës.

“Kur Ekzekutivi njofton publikisht qëllimin e tij për të shkelur ligjin dhe më pas e zbaton atë premtim, është detyrë e Gjyqësorit ta kontrollojë këtë paligjshmëri, jo ta përshpejtojë atë”, shkroi Sotomayor për veten dhe gjyqtaret Ketanji Brown Jackson dhe Elena Kagan.

Ja çfarë tha Sekretarja e Arsimit Linda McMahon

Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon, tha se është “turp” që u desh ndërhyrja e Gjykatës së Lartë që plani i Trump të ecë përpara.

“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi përsëri të qartën: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, si kreu i Degës Ekzekutive, ka autoritetin përfundimtar për të marrë vendime në lidhje me nivelet e personelit, organizimin administrativ dhe operacionet e përditshme të agjencive federale”, tha McMahon në një deklaratë.

Një avokat i qyteteve dhe grupeve arsimore të Masaçusetsit që ngritën padi për planin tha se padia do të vazhdojë, duke shtuar se asnjë gjykatë nuk ka vendosur ende se ajo që administrata dëshiron të bëjë është e ligjshme.

“Pa ia shpjeguar popullit amerikan arsyetimin e saj, shumica e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të SHBA-së i kanë dhënë një goditje shkatërruese premtimit të këtij kombi për arsim publik për të gjithë fëmijët. Në dosjen e saj në hije, Gjykata ka vendosur përsëri të rrëzojë vendimin e dy gjykatave më të ulëta pa argumente”, tha në një deklaratë Skye Perryman, presidente dhe CEO e Democracy Forward.

Gjykata e Lartë i ka dhënë Trumpit një fitore pas tjetrës në përpjekjet e tij për të riformësuar qeverinë federale, pasi gjykatat e shkallës së parë kanë gjetur se veprimet e administratës ndoshta shkelin ligjin federal. Javën e kaluar, gjyqtarët i hapën rrugën planit të Trumpit për të zvogëluar ndjeshëm madhësinë e fuqisë punëtore federale. Në frontin e arsimit, gjykata e lartë më parë ka lejuar që shkurtimet në grantet për trajnimin e mësuesve të vazhdojnë.

Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar dje nga puna, por pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik Nga Ruben Avxhiu

Ja çfarë i tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit gazetës “Illyria” për planet e afërme të diplomates amerikane

Diplomatja amerikane Yuri Kim, e cila ka shërbyer si Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, nuk është pushuar dje nga puna, si është njoftuar në median shqiptare.

Ndonëse është parë duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës dje, një traditë në disa institucione amerikane, ajo nuk ka qenë pjesë e atij kontigjenti punonjësish.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, u shpreh se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane.

Mirëpo, ai u shpreh, se pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”.

“Riorganizimi” që përmendi ai është një reformim i thellë që po i bën institucionit, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.

Kritikët e Administratës së Presidentit Donald Trump kanë dënuar këto shkurtime duke thënë se po dëmtojnë diplomacinë amerikane në një kohë kur sfidat janë më të rënda dhe eminente. Së bashku me mbylljen e institucioneve si USAID, Zëri i Amerikës, etj, këto ndryshime po e lënë në disavantazh Amerikën përballë veprimtarisë ruse dhe kineze në vende të ndryshme të botës.

Mirëpo, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, thotë se një pjesë e madhe e aktivitetit ndërkombëtar të institucioneve tona ishte përqendruar në përhapjen e ideologjive të majta sesa në mbrojtjen e interesave amerikane.

Një numër punonjësish të Departamentit të Shtetit dolën në korridor dhe në hyrjen e institucionit për të përcjellë me duartrokitje një pjesë të punonjësve që mbaruan dje punën e tyre. Një prej atyre që duartrokisnin të ish-kolegët ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim që ka shërbyer për disa vite në Shqipëri. Pamja e saj të kapura në disa kronika të medias u interpretuan në Shqipëri si provë që ajo u pushua nga puna.

Nuk është hera e parë që një lajm i tillë përhapet në median shqiptare dhe pritet me entuziazëm nga mbështetës të opozitës që fajësojnë Ambasadoren Kim për ngjarjet që çuan në shpalljen non-grata të kryetarit të opozitës kryesore në vend, Sali Berishës dhe përçarjen që vijoi duke ndarë në dy pjesë Partinë Demokratike.

Diplomatja Kim u emërua si Ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pas mbarimit të mandatit si ambasadore në 2023, ka shërbyer si Zv-Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit.

Ajo vijon të jetë Këshilltare e Lartë për Efikasitetin dhe Përgjegjshmërinë në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike sipas një faqe të Departamentit të Shtetit në internet, e postuar në 1 mars 2025. (Illyria)

Pamje nga kronika me video e agjensisë Reuters për pushimet nga puna në Departamentin e Shtetit. Yuri Kim e treta nga e djathta duke duartrokitur. Lart fotografia e përdorur nga Departamenti i Shtetit për biografinë dhe postin e diplomates.

VIDEO – I erdhi dita të hajë bar/ Yuri Kim del në protestë pasi pushohet nga puna

 

Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.

Ndërkohë gjatë një protestë që këtë punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë klanit tashmë të diskredituar Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit është para edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri një shërbëtore e verbër e narkodiktaurës së Edi Ramës dhe politikave të Soros në vendin tonë Yuri Kim.

Në videon e publikuar nga “>Reuters duket qartë ish ambasadorja Kim, mikja e Erjon Velijat që tashmë është në burg dhe asistentja e Belinda Ballukut për sjelljen në portin e Vlorës të dy anijeve që do të prodhonin energji por që prodhuan vetëm pagesa nga shteti shqiptar. Pagesa që vazhdojnë akoma.

Pak kohë më parë më mediat e shumta që vazhdon të kontrollojë Rama dhe ushtarët e tij thuhje se Yuri Kim ishte rritur në detyrë. Por dalja e saj në protestë tregon se paska, “shkuar të hajë bar”.

Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.

SHBA, shtëpia e Papa Leo XIV bëhet monument historik në Çikago

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leo XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në një vend historik të hapur për publikun, raportuan mediat lokale të premten.

Shtëpia me tulla, në një lagje të qetë me 21,000 banorë, është shitur nga pronari i saj aktual për 375,000 dollarë, sipas televizionit WGN. Shitësi e kishte blerë pronën vetëm vitin e kaluar për 66,000 dollarë – pak para se Papa Leo të zgjidhej si papa i parë amerikan – dhe kreu rinovime të gjera.

Bordi i drejtorëve të Dalton votoi unanimisht më parë këtë muaj për të ofruar për shtëpinë me tre dhoma gjumi dhe tre banjo, e cila kishte qenë në ankand, me qëllim që ta shndërronte atë në një pikë referimi që do të nderonte udhëtimin historik të Papës dhe do të ishte e arritshme për vizitorët.

Siç raportoi radioja WBEZ e Çikagos, prindërit e Papa Leos – Robert Prevost, siç është emri i tij laik – e kishin blerë shtëpinë në vitin 1949 dhe e kishin shitur në vitin 1996, duke lënë pas një pjesë të historisë familjare që tani po merr një rol të ri për komunitetin vendas. sn

SHBA- Departamenti i Shtetit pushon nga puna mbi 1 300 punonjës

 Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.

Sipas deklaratës, diplomatët e shërbimit të jashtëm janë në leje të menjëhershme administrative për 120 ditë, pas së cilës ata do të largohen përgjithmonë, ndërsa për punonjësit civilë periudha e tërheqjes është 60 ditë, sipas deklaratës.

Memorandumi i brendshëm, i siguruar nga Associated Press, thotë se si pjesë e riorganizimit, departamenti po përmirëson operacionet e tij të brendshme për tu përqendruar në prioritetet diplomatike.Shkurtimet e stafit synojnë kryesisht departamentet dhe pozicionet jo-thelbësore ku mund të arrihen përfitime të konsiderueshme në efikasitet përmes konsolidimit ose konsolidimit të funksioneve dhe përgjegjësive,” tha zyrati.

Vendimi është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive. Megjithatë, ky veprim ka tërhequr kritika të ashpra nga ish-diplomatë dhe diplomatë aktualë, të cilët paralajmërojnë se reduktimi dramatik i personelit do të dobësojë aftësinë e SHBA-së për tu përballur me kërcënimet ekzistuese dhe ato në zhvillim në të gjithë botën. sn

Dhjetëra të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Qarku Kerr pas përmbytjeve masive në Teksas.

 

Së paku 81 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.

Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.

Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende.

Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.

Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit.

Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.

Përmbytjet në Teksas.
Përmbytjet në Teksas.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.

“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas.

Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.

“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur – absolutisht e tmerrshme”, tha Trump.

Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas. rel

Përplasja me Trumpin, Elon Musk: Është themeluar Partia Amerika në SHBA

 

Një ditë pasi pyeti ndjekësit e tij në platformën X nëse duhet krijuar një parti e re politike në SHBA, Elon Musk deklaroi (këtë të shtunë) se “Partia Amerika është themeluar.”

“Në raport 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!” shkroi ai në një postim në X.
“Sot, themelohet Partia Amerika për t’ju kthyer juve lirinë.”

Ky njoftim i Musk vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një projektligj për ulje taksash dhe rritje shpenzimesh, një ligj të cilin Musk, CEO i Tesla-s, e kundërshtoi fuqishëm.

Musk ka shpenzuar qindra miliona dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Trump-it dhe ka drejtuar Departamentin për Eficiencën e Qeverisë gjatë administratës Trump, me qëllim uljen e shpenzimeve federale. Por së fundmi, marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ligjin e ri.

Më herët këtë javë, Trump kërcënoi se do t’i ndërpriste miliarda dollarë subvencione që kompanitë e Musk i marrin nga qeveria federale.

Musk kishte deklaruar më parë se nëse ligji kalonte, ai do të krijonte një parti të re politike dhe do të shpenzonte para për të rrëzuar ligjvënësit që e mbështetën atë.

Nga ana tjetër, republikanët janë shprehur të shqetësuar se përplasjet e vazhdueshme mes Musk dhe Trump mund të dëmtojnë shanset e tyre për të ruajtur shumicën në zgjedhjet për Kongresin në vitin 2026. sn

Dita e Pavarësisë- Pas sherrit publik, Elon Musk shfaqet përsëri në gjirin e familjes Trump

 

Ish-drejtuesi i DOGE, Departamenti i Efiçencës Qeveritare, Elon Musk është shfaqur sërish pranë gjirit të familjes së madhe Trump.

Në një foto familjare të publikuar nga djali i vogël i Donald Trump, Barron Trump, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA, dallohet se mes tyre është edhe miliarderi Elon Musk me djalin e tij të vogël, X Æ A-12, ose Kyle të cilin e mban në krahë.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit Musk është përfshirë në përplasje të forta me Presidentin e ShBA, Donald Trump, pasi largimit të tij nga drejtimi i DOGE.sn

Trumpi gjatë vizitës në kampin e emigrantëve “Alligator Alcatraz”: Biden më donte këtu, ai bir ku***

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi një kamp të ri emigrantësh në Everglades dhe sulmoi ashpër Joe Bidenin.

Ai deklaroi se Biden donte ta shihte në burg, duke e quajtur atë “bir ku***”. Trump ishte i shoqëruar nga Ron DeSantis dhe Kristi Noem gjatë deklaratës së tij.

Ai akuzoi Bidenin për “armatimin” e Departamentit të Drejtësisë kundër tij. Trump përballet me katër çështje penale.

Trump është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Trump ka pohuar se çështja në Manhattan u koordinua nga ndihmësit e Bidenit.bw

USAID mbyllet zyrtarisht, tani programet do të drejtohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit

 

Departamenti i Shtetit merr përsipër programe të drejtuara më parë nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një veprim që zyrtarët thonë se do të ristrukturojë ndihmën e jashtme të SHBA-së dhe do ta riorientojë atë drejt interesave kombëtare.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të martën se USAID – i cili mbikëqyrte ndihmën e huaj, ndihmën në rast katastrofash dhe programet e zhvillimit ndërkombëtar – nuk do të ofronte më ndihmë për vendet e tjera.

“Që nga 1 korriku, USAID do të pushojë zyrtarisht së zbatuari ndihmën e huaj”, shkroi Rubio. “Programet e ndihmës së huaj që përputhen me politikat e administratës – dhe që përparojnë interesat amerikane – do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku ato do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet.”

Një zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, i cili informoi gazetarët të martën, tha se “politika e ndihmës së jashtme amerikane” do të synonte të “lidhej diplomatikisht” me axhendën e politikës së jashtme të administratës Trump dhe partnerëve amerikanë.

“Sapo ta kalojmë këtë tranzicion dhe programet të jenë gati, mendoj se muajt e ardhshëm do të na ndihmojnë të tregojmë se ku mendojmë se është vizioni ynë për të ardhmen”, tha zyrtari. “Ne nuk parashikojmë ndonjë boshllëk në aspektin operativ.”

Agjencia e ndihmës së huaj ishte ndër agjencitë e para qeveritare që Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, i drejtuar më parë nga Elon Musk, uli shpenzimet në përpjekjet e tij për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

Administrata Trump kërkoi të shpërbënte USAID-in, duke ndërprerë mijëra kontrata dhe duke i lënë punëtorët me pushime. Në një deklaratë në shkurt, Departamenti i Shtetit tha se “pjesë të konsiderueshme të financimit të USAID-it nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.bw

“Është kthyer në qendër antisemitizmi dhe ideologjisë woke”- Trumpi paralajmëron Harvardin

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar Universitetin e Harvardit se, sipas hetimeve të saj, institucioni ka shkelur ligjin federal për të drejtat civile në mënyrën si ka trajtuar studentët hebrenj dhe izraelitë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Wall Street Journal.

 

Sipas raportimit, një letër zyrtare i është dërguar presidentit të përkohshëm të Harvardit, Alan Garber, në të cilën paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren “ndryshime të menjëhershme dhe të mjaftueshme”, universiteti mund të humbasë të gjitha fondet federale dhe marrëdhënia e tij me qeverinë federale do të dëmtohet më tej.

Agjencia Reuters nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur përmbajtjen e letrës, por ky paralajmërim vjen në vijim të akuzave nga presidenti Trump, i cili ka deklaruar se synon të ndërhyjë ndaj Harvardit dhe universiteteve të tjera elitare të SHBA-së, të cilat, sipas tij, janë kthyer në qendra të antisemitizmit dhe ideologjisë së majtë “woke”. Panorama

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Politikë të re për vizat ndaj bashkëpunëtorëve të personave të sanksionuar për trafik droge

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”

Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.bw


Send this to a friend