Një nga tregimet më tronditëse të këtij lloji po konsiderohet ai i agjentit 78-vjeçar të CIA-s, Norman Hodges, i cili bëri disa nga rrëfimet më novatore të vërejtura ndonjëherë.
Sipas “WDT”, ai ka kryer 37 vrasje për qeverinë amerikane midis viteve 1959 dhe 1972, duke përfshirë në mesin e shumë rrëfimeve të tij edhe Marilyn Monroe.
Në një intervistë shokuese Hodges ka rrëfyer se Marilyn Monroe u vra jo vetëm për shkak të lidhjeve të saj me presidentin John F. Kennedy, por edhe për shkak se ajo kishte marrëdhënie intime me Fidel Castron, duke e bërë kështu një rrezik masiv të sigurisë kombëtare.
Ai pranon se Marilyn Monroe ishte gruaja e vetme që kishte vrarë ndonjëherë, një objektiv unik në atë kohë. Ai pretendon se ajo ishte bërë një “kërcënim i rëndësishëm për sigurinë e vendit” dhe duhej të eliminohej.
“Ne patëm dëshmi se Marilyn Monroe flinte jo vetëm me Kennedy por edhe me Fidel Castron”, rrëfeu Hodges. “Komandanti im, Jimmy Hayworth, më tha se ajo duhej të vdiste dhe se duhej të dukej si një vetëvrasje apo mbidozë. Unë kurrë nuk kisha vrarë një grua më parë, por unë iu binda urdhrave … e bëra për Amerikën!”.
Sipas ish-agjentit, Monroe mund të kishte transmetuar informacione strategjike për komunistët.
Ajo duhej të vdiste! Unë thjesht bëra atë që kisha për të bërë!
“Marilyn Monroe vdiq më 5 gusht 1962. Hodges pohon se hyri në dhomën e saj ndërkohë që ylli ishte duke fjetur, duke i injektuar një dozë fatale të hidrogjenit klorik (një qetësues shumë i fuqishëm), të përzier me një tjetër lëndë të rrezikshme.
Hodges ishte një oficer i CIA-s për 41 vjet dhe kishte punuar në operacione midis niveleve të sigurisë të nivelit të lartë, shkruan Syri.net. Ai pretendon se detyra e tij ishte të vriste individë që përbënin një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Ai ishte trajnuar si një snajper dhe një ekspert i arteve marciale, por gjithashtu u stërviti në metoda të tjera.
Pavarësisht nga mosha e tij e vjetër, Hodges ka arritur të kujtojë secilën nga vrasjet që ka bërë për CIA-n.
Viktimat e tij ishin nga të gjitha sferat e jetës duke filluar nga gazetarët, udhëheqësit e sindikatave, aktivistët politikë, artistët dhe shkencëtarët dhe sipas të gjitha gjasave u vranë për shkak se idetë e tyre radikale përbënin një kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara.
Komentet