LARTËSIA
Kur synon lartësitë
Numëroj shkallët e zbritjes
Pa i bërë dëm çatisë…
AROMA
Kur nuhatë lulet
Polemin mos e shkund
Leja bletës ushqim
Shëndeti yt…
BUKURIA
Bukuria pjesë e jetës
Dhuratë e natës erotike
Mos e shfaq kudo
Përgjaket grishjeve…
KUR TË KËNDOSH
Mbylli sytë kur këndon
Nëse e din këngën përmendësh
Kur rrjedhin lotët
Fshij djersët qukave…
VDEKJA E SKAMNORIT
Ejani në të pame
Ka vdekë skamnori i lagjes
Nuk ka lënë pasuri prapa
Vetëm fjalët e mençura
E një shekull histori …
HIJA E MBRËMJES
Në muzgun e mbrëmjes
Shtohet frika e natës
Ëndrrat përplasen
Rrugëtimeve trishtuese
Trishtimin e mbyt dita
Me rreze dielli… .
ASGJË…
Asgjë nuk bëra dje
Provokova sot durimin
Formulë mashtruese jeta
Në zbehtësinë e saj boshësi
Asgjë pas….
VALËT
Më parë trazohet deti brenda
Pastaj tërbim valësh
Ushtimë në hapësirë
Vargëzim thneglash notojnë
Tërësia e qetësisë
Ditën tjetër…
DHUNA
Kam durimin e gurit
Dëboj dhunën me sy mbyllur
Ashti nuk qan as kur dhemb
Bukuri e mbjellë në shpirt…
Gjakovë,mars,2026