Për izolimin e një sëmundjeje apo mbajtjen nën kontroll të saj nuk është i rëndësishëm vetëm diagnostikimi në fazat e hershme, por edhe mjekimi korrekt. Një recetë jo e duhur mund të bëjë efektin e kundërt, duke nxitur avancimin e sëmundjes.
Artriti reumatoid nuk prek vetëm kyçet, por edhe organet e tjera, si sytë, zemrën, veshkat dhe mushkërinë. Sipas mjekut reumatolog, Ervin Rrapushi, komplikacionet e sëmundjes shfaqen në dy plane, së pari, në nivel të dëmtimit të kyçeve deri në shkatërrimin e deformimin e tyre dhe humbjes së funksionit. Këtu përfshihet edhe dëmtimi i shtyllës kurrizore, e cila mund ta çojë pacientin në invalidizim. Së dyti, duke sjellë dëmtim të organeve.
Mjeku reumatolog, Ervin Rrapushi
“Prekja e organeve është e vonë dhe tregon për një artrit të pakontrolluar mirë nga mjekimi. Organet që preken më shumë janë lëkura, syri, mushkëria dhe zemra, pasi preken të tria shtresat e saj. Artriti konsiderohet si faktor risku për infarktin e miokardit. Po ashtu preket veshka dhe së fundmi shoqërohet edhe me osteoporozë. Kjo e fundit rezultat i vetë aktivitetit të sëmundjes, por edhe e medikamenteve të përdorura për trajtimin e tij”, pohon doktori.
Në intervistën dhënë për gazetën, Rrapushi e vë theksin në mënyrat e reja të trajtimit të sëmundjes. Përveç medikamenteve, ndikim ka edhe mënyra e të ushqyerit. Lidhur me këtë doktori rekomandon që të konsumohen kryesisht ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe vitaminës D, si qumështi dhe produktet e tij, peshk, portokaj, bajame, luleshtrydhe, sallatat jeshile dhe brokoli.
“Në të vërtetë, ushqimi nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi dhimbjen e kyçeve, por duke qenë se pacientët me artrit përdorin preparate të grupit të kortizonikëve, pacientëve u këshillohet një dietë pa kripë dhe pa brumëra. Te pacientët me artrit rekomandohet një dietë kryesisht vegjetariane, nuk rekomandohet përdorimi i tepërt i produkteve me përmbajtje të lartë karbohidratesh”, pohon më tej mjeku reumatolog.
Çfarë është artriti reumatoid?
Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune, që do të thotë se sistemi imun i organizmit lufton indet e veta në rastin e artritit reumatoid, kyçet dhe organet e tjera të trupit. Ai paraqitet me periudha acarimi dhe përmirësimi. Ai është forma më e shpeshtë e artriteve inflamatore, i cili prek 0.5%-1% të popullatës në të gjithë botën. E përllogaritur, rreth 3 milionë njerëz në USA dhe 11 milionë pacientë në Europë vuajnë me artrit reumatoid dhe 75% të këtyre pacientëve janë femra. Këto shifra tregojnë se artriti mbart një ngarkesë të madhe sociale, por edhe ekonomike.
Nëse mund të ndalemi te shkaktarët, çfarë do të veçojmë?
Nuk ka një shkaktar sinjifikant të identifikueshëm. Mendohet se personat që kanë një predispozitë familjare, pra që kanë një familjar të rrethit të parë dhe të dytë me artrit, janë më të predispozuar për të bërë artrit. Por vetëm gjenetika nuk mjafton, duhen edhe disa faktorë të tjerë të ambientit (viruset, bakteret, myket, përdorimi i duhanit etj.), të cilët ndikojnë duke e thyer këtë kod gjenetik dhe duke i dhënë pikënisjen sëmundjes. Shpeshtë- sia më tepër te femrat tregon se edhe efekti hormonal (estrogeni) ka rolin e vet në shkaktimin e artritit. Ndërkaq vetë etniciteti (pozita gjeografike) luan një rol të rëndësishëm, kjo e lidhur jo vetëm me efektin gjenetik, por edhe atë ambiental.
Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes?
Artriti reumatoid karakterizohet nga prekja e kyçeve të vogla të duarve dhe këmbëve në mënyrë simetrike, por edhe kyçet e mëdha mund të preken, gjithsesi në mënyrë simetrike. Ajo që i jep karakteristikë inflamimit të kyçeve është ngurtësimi mëngjesor i lëvizjeve të këtyre kyçeve, i cili zgjat nga 30 deri në 45 minuta. Por fillimi dhe paraqitja e sëmundjes varet shumë edhe nga mosha e pacientit. Në moshat më të reja artriti reumatoid fillon me temperaturë të lartë, me dhimbje të kyçeve apo me prekje të kyçeve të kolonës vertebrale (art sacro iliake), ndërsa në moshat më të mëdha fillon me temperaturë të lartë, eritema në lëkurë dhe prekje të organeve pa evidencë të mirëfilltë të prekjes së kyçeve. Njihen forma të fillimit të artritit reumatoid me prekje të kyçeve të mëdha në mënyrë të njëanshme, por me kalimin e kohës klinika kompletohet edhe me prekje të kyçeve të tjera, duke i dhënë formë kësaj sëmundjeje.
Në rastet më të zakonshme, mënyra e fillimit është ajo e dhimbjeve të kyçeve të vogla shoqëruar me ndjesinë e lodhjes, pafuqisë, dhimbje të muskujve dhe temperaturë të lehtë. Artriti reumatoid gjatë ecurisë së tij shoqërohet edhe me prekje të kolonës vertebrale, gjë e cila shoqërohet me dëmtime shumë serioze deri në paraliza. Prekja e organeve është e vonë dhe tregon për një sëmundje të pakontrolluar mirë nga mjekimi, zakonisht prekja organore vjen pas prekjes së kyçeve, shumë rrallë artriti mund të manifestohet me prekje të organeve dhe më pas të fillojë prekja e kyçeve, por zakonisht në këto raste dhimbja ka qenë e nënvlerësuar nga pacienti. Organet që preken më shumë janë lëkura (eritema, vaskulite, nyje reumatoide, strije), syri (scleritë, episcleritë, uveite), mushkëria (pneumonitë, pleuriti, fibroza), zemra pasi preken të tria shtresat e saj (perikardit, miokardit, endokardit), artriti konsiderohet si faktor risku për infarktin e miokardit. Po ashtu preket veshka dhe së fundmi shoqërohet edhe me osteoporozë. Kjo e fundit rezultat i vetë aktivitetit të sëmundjes, por edhe e medikamenteve të përdorura për trajtimin e tij.
Moshat më të rriskuara mbeten ato në kufirin nga 30 deri në 50 vjeç? Pse kjo predispozitë?
Kjo predispozitë lidhet me shumë faktorë, por më të rëndësishmit që mund të përmenden është stabilizimi i përgjigjes imune (që do të thotë se organizmi ka një përgjigje imunitare efikase për të luftuar veten e vet), pacienti bëhet më tepër vulnerabël ndaj ekspozimit të faktorëve ambientalë në këto mosha, si dhe është periudha kohore ku kemi edhe një efekt hormonal më të fuqishëm, gjë që shpjegon pse artriti është më i shpeshtë te femrat. Por çdo moshë tjetër përtej këtyre kufijve mund të preket. Më lart folëm që edhe etniciteti luan një rol shumë të rëndësishëm për moshën e fillimit të sëmundjes, e diktuar kjo pozitë gjeografike për kushtet sociale ekonomike të vendit.
Cilat janë mënyrat e reja të trajtimit të artritit?
Baza e mjekimi të artritit reumatoid janë ato preparate që quhen modifikuesit e sëmundjes (plaquenili, salazopirina, methotrexate etj.), që zgjidhen në bazë të stadit të sëmundjes, por medikamenti që është cilësuar si preparati që e mjekon këtë sëmundje është methotrexate, i cili zakonisht merret një herë në javë, në varë- si se si e gjykon mjeku reumatolog. Preparatet e reja biologjike përdoren në rastet kur methotrexati apo modifikuesit e tjerë të sëmundjes të vetëm nuk arrijnë ta kontrollojnë sëmundjen apo pacienti paraqet efekte anësore, ose intolerancë ndaj këtyre preparateve. Barnat biologjike kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me modifikuesit e sëmundjes. Ato veprojnë në hallka të ndryshme të sistemit imunitar (duke frenuar qeliza apo molekulat e inflamacionit) dhe ulin përgjigjen inflamatore duke përmirësuar shenjat klinike të sëmundjes. Disa prej tyre janë frenuesit e një molekule inflamatore si TNFá (Etanercept, Adalimumab, Infliximab, Certolizumab, Golimumab), frenuesit e receptorit të IL-1 (Anakinra), frenuesit e IL-6 (molecule inflamatore)(Tocizilumab), frenues të qelizave të limfociteve B (Rutiximab), Leflunomidi, i cili frenon sintezën e ADN-së në qelizat që kanë cikël të shpejtë riprodhimi, siç janë limfocitet apo së fundmi edhe frenuesit e një rruge tjetër të inflamacionit në AR (Tofacitinib), si edhe shumë preparate të tjera biologjike që janë në studim e sipër. Të gjitha këto preparate biologjike kanë bërë një revolucion në trajtimin e artritit reumatoid, duke përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre pacientëve dhe duke parandaluar prekjet jashtë artikulare.
Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen nëse neglizhohet trajtimi, apo nuk kryhet siç duhet?
Që në përkufizim kemi cilësuar që artriti reumatoid është një sëmundje gjithëpërfshirëse, që nuk prek vetëm kyçet, por edhe organet e tjera. Komplikacionet shfaqen si gjatë ecurisë së sëmundjes, por edhe nga mjekimi jokorrekt, apo në rastet kur mjekimi ka dështuar. Komplikacionet shfaqen në dy plane: në nivel të dëmtimit të kyçeve deri në shkatërrimin dhe deformimin e tyre dhe humbjes së funksionit, dëmtimeve dhe deformimeve në të gjitha pjesët e kolonës vertebrale, si dhe në nivel të dëmtimit të organeve si në lëkurë, sy, zemër, pulmon, veshka etj. Komplikacionet janë efekte në disa raste edhe efekte anësore të trajtimit me preparatet modifikuese të sëmundjes, të cilat rrisin riskun për infeksione, apo në disa raste edhe për sëmundje kancerogjene.
Artriti në jo pak raste e çon pacientin drejt invalidizimit, sikundër pohuat edhe ju më sipër. Kur ndodh kjo dhe si mund të parandalohet?
Invalidizimi është ecuria natyrale e një artriti të pamjekuar, apo i mjekuar jokorrekt. Por invalidizimi ndodh edhe në ato raste kur mjekimi me modifikues të sëmundjes nuk fillohet që në fazat e hershme dhe kjo bën të domosdoshëm diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. Zgjedhja e preparatit modifikues të sëmundjes në bazë të stadit, moshës së pacientit dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese parandalon invalidizimin e tij. Në rastet kur sëmundja, pavarësisht mjekimit bazë, paraqet aktivitet sipas kritereve klinike, radiologjike dhe laboratorike, atëherë pacienti duhet të fillojë trajtimin me barna biologjike për të parandaluar dëmtimet invalidizuese.
Ushqimi që konsumojmë, sa i rëndësishëm është për dhimbjen e kyçeve?
Në të vërtetë ushqimi nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi dhimbjen e kyçeve, por duke qenë se pacientët me artrit përdorin preparate të grupit të kortizonik, pacientëve u këshillohet një dietë pa kripë dhe pa brumëra. Te pacientët me artrit rekomandohet një dietë kryesisht vegjetariane, nuk rekomandohet përdorimi i tepërt i produkteve me përmbajtje të lartë karbohidratesh. Rekomandohet marrja e acideve yndyrore me peshë molekulare të madhe si omega 3 dhe omega 6 në dietë (vaji i peshkut), për vetë efektin që ka në metabolizmin e kalciumit, si edhe rolit të tij në stimulimin apo frenimin e molekulave inflamatore që marrin pjesë në artrit. Meqenëse pacientët janë të prirur për të bërë osteoporoze, rekomandohet marrja e ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe vitaminës D, si qumështi dhe produktet e tij, peshku, portokalli, bajame, luleshtrydhe, sallata jeshile, brokoli.
Së fundmi, disa këshilla…
E vetmja këshillë që mund t’u japim pacientëve është që të drejtohen sa më parë te specialisti reumatolog për një diagnostikim më të hershëm, por edhe për të filluar një mjekim sa më efektiv, të drejtohen te mjeku specialist jo vetëm për të monitoruar ecurinë e sëmundjes, por edhe për të vlerësuar efektet anësore të mjekimit.
Pershendetje doktor jam nje paciente 38 vjece qe kam 5 muaj e diagnostikuar me artrit. Ka filluar me nje lodhje te menjehershme dhe pastaj me dhimbje gjunjesh. Me thane per gonartroze dhe me mjekuan per nje muaj me glukozamin me pas bera vizite sepse gjendja po rendohesh. Pas vizitave analizave dhe grafive doktori me njoftoi qe kam artrit. Me dha methatrax ampul 1 ne jave vit D dhe kortizon predinsone 5mg per dhimbjet. Une nuk e fillova methatrax pasi nuk jam e martuar dhe akoma skam femije. Tani kane filluar te me dhembin dhe enjten gishtat e te dy duarve. Duart dhe gjunjet me mpien dhe kam ndjesi sikur me pickojn si alergji ne duar dhe kembe.
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës (15 qershor) mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe.
Lajmi i trishtë është bërë publik nga klinika ku ai ushtronte aktivitetin e tij, e cila i ka kushtuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e vlerësuar si një profesionist të shkëlqyer dhe një njeri me vlera.
“Sot tavolina e tij mbeti bosh. Stetoskopi heshti. Dera nuk do të hapet më për të pritur fëmijët që e donin aq shumë. Dhe zemrat tona mbetën me një plagë që nuk do të mbyllet kurrë plotësisht. Sa shumë njerëz ke ndihmuar. Sa shumë fëmijë ke shëruar. Sa shumë prindër ke qetësuar. Sa shumë dashuri ke lënë pas.”, shkruhet ndër të tjera në postim.
Doktor Edi Tushe është një prej figurave më të respektuara dhe pionier i shërbimit të kujdesit ndaj të porsalindurve dhe fëmijëve. Për dekada me radhë, me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm të lartë, doktor Tushe u shndërrua në një emër të dashur dhe të besuar për mijëra familje dhe breza të tërë fëmijësh.
Postimi në Facebook
Për mikun tim, Dr. Edi Tushe
Sot po shkruaj me zemrën e copëtuar.
Ka ikje që të lënë pa frymë. Ka humbje që nuk pranohen dot. Dhe ka njerëz që janë aq të mirë, aq të dashur, aq të pazëvendësueshëm, sa duket e padrejtë që Zoti t’i thërrasë kaq heret pranë vetes.
Edi ishte njëri prej tyre.
Nuk po qaj vetëm një koleg. Nuk po qaj vetëm një mjek të shkëlqyer. Po qaj një mik të shtrenjtë, një njeri të rrallë, një shpirt të bukur që e bënte botën më të mirë vetëm me praninë e tij.
Sa herë e shihja në klinikë, më dukej sikur gjithçka bëhej më e lehtë. Kishte atë qetësinë e njerëzve të mirë, atë buzëqeshjen e butë që të jepte siguri, atë mirësinë që nuk kishte nevojë të fliste me zë të lartë për t’u ndjerë.
Sot tavolina e tij mbeti bosh.
Stetoskopi heshti.
Dera nuk do të hapet më për të pritur fëmijët që e donin aq shumë.
Dhe zemrat tona mbetën me një plagë që nuk do të mbyllet kurrë plotësisht.
Sa shumë njerëz ke ndihmuar.
Sa shumë fëmijë ke shëruar.
Sa shumë prindër ke qetësuar.
Sa shumë dashuri ke lënë pas.
Dhe ndërsa të gjithë flasin për mjekun e madh që ishe, unë dua të kujtoj njeriun e madh që ishe.
Njeriun që nuk i bëri kurrë keq askujt.
Njeriun që i trajtonte të gjithë me respekt.
Njeriun që nuk kurseu kurrë kohë, përkushtim apo zemër për ata që kishin nevojë.
Sot lotët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen.
Sepse kur largohet një njeri si ti, nuk humbet vetëm familja, nuk humbasin vetëm miqtë.
Humbet një copëz e bukur e kësaj bote.
Lamtumirë, miku im.
Lamtumirë, shoku im.
Lamtumirë, kolegu im i dashur.
Por bashkë me dhimbjen do të jetojë edhe mirënjohja që patëm fatin e madh të të kishim në jetën tonë.
U prehsh në paqe, Edi.
Ti nuk je më mes nesh, por do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.
Sot qielli fitoi një engjëll, ndërsa ne humbëm një njeri të pazëvendësueshëm.
Gazetari Osman Stafa ka demaskuar propagandën e ministres së Shëndetësisë Evis Sala për të mbuluar një realitet tragjik që pacientët me kancer përballen në QSUT, e jo vetëm
I ftuar sot në ‘Kafe Shqeto’ gazetari Stafa tregon për akseleratorin e ri në spitalin Onkologjik në QSUT, një pajisje jetike për trajtimin e kancerit. Ndonëse i ardhur prej pesë muajsh, akseleratori nuk është vënë në punë për shkak të burokracive. Edhe inaugurimi i tij nga Ministria ishte një shfaqje propagandistike. Ndërsa ministrja prezantoi me video trajtimin e pacientit të parë ditën e hënë, dokumentet zyrtare tregojnë se trajtimi i parë është kryer fshehurazi ditën e mërkurë, pas denoncimeve publike dhe nga personel që nuk ishte i trajnuar për përdorimin e pajisjes së re.
Sfata ka një apel dhe për qytetarët të ngrenë zërin sepse nëse sot ata nuk po përballen me spitalet por janë të tjerë, nesër do jenë ata apo familjarët e tyre që do përballen
Gazetari Osman Stafa
Situata në onkologji është dramatike. Pacientet me kancer nuk marrin dot shërbimin e brakiterapisë, një procedurë thelbësore që përmbyll ciklin e trajtimit, duke i lënë ato të rrezikuara nga rikthimi i sëmundjes. Mungesa e këtij shërbimi, është një “dënim me vdekje”, pasi shumë gra nuk kanë mundësi financiare ta kryejnë jashtë vendit, ndërkohë që shteti nuk ofron asnjë rimbursim.
Ka ardhur një akselerator Linear 3 dhe ka bërë shumë mirë që e kanë sjellë, është një lajm shumë i mirë, sepse e kam, kam tre vite që e them që Shqipëria do të duhet të ketë katër ose pesë akseleratorë në mënyrë që të përballojë të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga kanceri për të bërë rrezet e jashtme.
Se çfarë bëjnë pacientët me ata dy që kishim ne? Prishej njëri, dhe një terapi rrezeje që duhej të shkojë 28 ditë, shkonte tre muaj
Akselatori I ri ka ardhur më 11 dhjetor 2025. Pra, gati pesë muaj edhe nuk u vendos në punë. Del ministrja të hënën, shkon në QSUT, pas dreke, se thotë aty s’ka radhë. E shiko sa bukur e kemi bërë, por pas dreke aty numri bie. Të shkojë ministrja në orën 8:00, në orën 9:00 aty. Të shkojë aty, ta shikojë dhe ta filmojë. Filmimet që u regjistruan të hënën, jepen të mërkurën. Dhe thotë aty pacienti i parë e të tjerë e të tjerë. Burimet e mia, 100% të besueshme brenda atij spitali, më thonë, jo, nuk ka pacient të pare.
I kam çuar dhe kërkesë për informacion Drejtorisë së QSUT-së, sepse do e pres atë përgjigje dhe në varësi të atyre përgjigjeve, dhe sido që të jetë, çështja mund të shkojë në prokurori. Sepse po gënjejnë. Sepse po mashtrojnë dhe unë nuk di a është e duhur pajisja për të bërë rrezatimin apo jo?
Nuk ka pacient të hënën kur ka qenë ministrja. Është gënjeshtra e parë, është propagandë. Ti po mashtron publikisht. Duhet të mbash përgjegjësi. Si mundet një ministre e cila vjen nga një eksperiencë ndërkombëtare me tituj, me një eksperiencë që ka qenë e fushës, profesioniste e të tjerë dhe të gënjejë në këtë formë.
Ja është, unë e kam dokumentin zyrtar këtu. Kam emrin e pacientes e të tjerë dhe e shkruajtur dhe këtu. Shiko. Di çdo gjë çfarë ndodh aty brenda dhe prandaj dal dhe flas dhe mund të përballem me ta në çdo moment. Por duhet t’ju vijë turp për këtë gjënë që kanë bërë. Sepse është mashtrim dhe është e shëmtuar. Pra, një, një i njëjti person dhe e njëjta ministre për të cilën thonë që brakiterapia do vijë. Kur do vijë, se ke gra që vuajnë nga kanceri gjinekologjik sot.
A nuk mundet kryeministri që të krijojë një linjë të caktuar për këto gra të cilat vuajnë nga kanceri për të bërë brakiterapinë?
Flavio Qarri: Ti po thua që në Shqipëri kanceri, është dënim me vdekje me këtë shërbim që ofrohet?
Osman Stafa: Në mungesë të brakiterapisë, është dënim me vdekje. Në mungesë të medikamenteve, është dënim me vdekje. Në mungesë të PET-scanit, është dënim me vdekje. Ministrja e di fare mire. Ajo e di se çfarë është brakiterapia. Ajo e di rezultatin dhe efektshmërinë që ka ky lloj trajtimi. Në qoftë se nuk bëhet, ajo e di që sëmundja rikthehet te gratë.
Pastaj për PET-scani. Mjekët e spitalit onkologjik, në mungesë të PET-scanit, i thonë pacientëve bëni rezonancë magnetike ose skaner të zakonshëm. Nuk e zëvendësojnë PET-scanin. Pra, atë që bën PET-scani nuk e bën dot as skaneri i zakonshëm, as rezonanca magnetike. Skaneri, PET-scani të ndihmon ty që të kuptosh a janë aktive qelizat kancerogjene, a ka metastaza, edhe ato të fshehurat e mundshme që ti sëmundja mund të ketë në trupin tënd. Nuk i bën dot as, as skaneri i zakonshëm, as rezonanca magnetike. Dhe prandaj u mbetet pacientëve të marrin avionin, ata që kanë lekë gjithmonë e ata që s’kanë lekë vëlla e kanë të mbyllur. Do rrinë në shtëpi. Do bëjnë një skaner të zakonshëm ose një rezonancë magnetike dhe me atë do ecë trajtimi i tyre. Por protokolli nuk e thotë kështu. Është shpikur në 2000, PET-scani dhe akoma nuk është në Shqipëri.
Kosova ka tre PET-scan, ka brakiterapi. Ka 100 poltrona Kosova.
Janë këto realitete të frikshme, tragjedi të shoqërisë shqiptare. Ndërkohë, pikërisht në këtë, nga njëra anë kemi këtë panoramë tragjike, nga ana tjetër kemi këtë përpjekjen e dëshpëruar të Evis Salës, e cila vetë si emërim ishte një emërim propagande, pra sollëm një profesioniste nga jashtë.
Ministrja kur erdhi tentoi të bëjë njerëzoren dhe eci në ato hapat që ishin normal dhe të sinqertë. Sa tha që këtu nuk bëhen analiza 10 ditët e fundit të muajit, doli ministria dy, tre orë më vonë dhe tha, jo, thotë, nuk është e vërtetë. Kur unë kam tre vite, katër vite që them ditë për ditë që ore, 10 ditët e fundit të muajit dhe e kam me prova unë, jo me deklarata, burime e të tjerë, e kam me prova, me fakte.
Del ministrja pastaj, ndryshon totalisht. Aty ndryshoi totalisht. Është pika e kthesës që tashmë nuk është më një mjeke, por është thjesht një person politik, propagandues, e cila mendon se me gënjeshtra, me propagandë do bëjë shëndetësinë.
E di çfarë ndodh? Ministrja mendon se duke pasur një shumicë mediash që i bëjnë lajmet për akselatorin tre pa pikën e verifikimit mendon se do gënjejë gjithë shqiptarët. Po janë njerëzit të cilët shkojnë nëpër spitale, pacientët, familjarët e tyre që shikojnë të vërtetën. Pra, janë ata që shkojnë te Onkologjiku. Se thotë ministrja, s’ka ilaçe. Do t’ia nxjerr unë katër ilaçe tani që mungojnë. Në Elbasan mungon Goserelina për pacientët të cilët vuajnë nga prostata, nga kanceri i prostatës.
Nuk është qëllimi i tyre me zgjidh situatën. Qëllimi i tyre është me i fsheh, me i zhduk skandalet në shëndetësi. Nuk ka zgjidhje, mo. Thjesht i fusin poshtë tapetit aty
Mos mashtroni sepse është gjëja më e turpshme që është duke, është duke ndodhur. Pa brakiterapi, pa PET-scan, pa ilaçe, do jua numëroj, se do jua nxjerr edhe ilaçet që mungojnë. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në, edhe në rrethe. Pa poltrona. Pa ato shiringat elektrike. Pastaj, trombektomi jo, po lente jo, me mungesa që lidhen me vigonat, me mungesa të alkoolit.
Ore, reagoni për këtë. Reagoni të paktën për shëndetësinë, për shëndetin tuaj se nesër pastaj do e paguani ju, familjarët tuaj, fëmijët tuaj, gjyshërit tuaj, të gjithë, e gjithë ne me radhë, mo. E na ruajt Zoti, unë e them, sidomos për këtë trombektominë, e arteriografinë, na ruajt Zoti, se po na ra Flavio, shans ne nuk kemi.
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi sot (13 maj) se 22 francezët e identifikuar si kontakte të pasagjerit holandez në anijen turistike MV Hondius, i cili vdiq nga koronavirusi, po trajtohen gjithashtu në spitale.
Tetë francezët që u nisën me avion më 25 prill nga ishulli i Shën Helenës për në Johanesburg me fluturimin në të cilin ndodhej edhe gruaja holandeze e prekur, “mbeten të gjithë në spitale në Paris”.
Përveç kësaj, 14 kontakte të së njëjtës grua në fluturimin Johanesburg-Amsterdam, në të cilin ajo hipi për pak kohë, mbeten në spitale “në qytete të ndryshme në Francë”, sqaroi ministria.
Dje të martën, Ministrja Franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, përsëriti gjatë një konference për shtyp se të gjitha kontaktet pritet të qëndrojnë në spital për të paktën “14 ditë”.
Grupi i parë përfshin tre adoleshentë që udhëtonin me prindërit e tyre. Të gjithë ata mbeten në spitalin Pitié Salpêtrière në Paris, tha Xavier Leskier, një specialist i sëmundjeve infektive në spitalin Bichat.
“Ata do të testohen sot”, tha Philippe Bechet, një zëdhënës i federatës kryesore të farmacistëve francezë (FSPF), pas një takimi midis ministrit francez të shëndetësisë dhe sindikatave të infermierëve dhe farmacistëve.
Ndërkohë, qeveria franceze po përgatitet të shpallë një “protokoll për kontaktet” e këtyre personave, shtoi ai.
Përveç kësaj, pesë francezët që ishin në anijen turistike MV Hondius janë në spitalin Bichat nën vëzhgim të ngushtë. Prej tyre, vetëm një grua ka rezultuar pozitive për koronavirusin.
“Ata duhet të testohen rregullisht” bazuar në protokollin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), “ne kryejmë teste çdo dy ditë”, tha për franceinfo Yazdan Yazdapanah, një specialist i sëmundjeve infektive në spitalin Bichat-Claude-Bernard.
“Shpresoj të mos rezultojnë pozitivë”, shtoi ai, duke shpjeguar se edhe në atë rast “këta njerëz janë tashmë në izolim”.
Francezja e sëmurë, një grua mbi 65 vjeç që u kthye në Francë me katër bashkatdhetarë të tjerë në një fluturim special gjatë fundjavës, mbetet e shtruar në spital në një njësi të kujdesit intensiv në Bichat në gjendje të rëndë.
Hantavirusi është kruyefjala e ditëve të fundit, ku frika për një përhapje të gjerë të infektimeve është ndikuar edhe nga ajo që ndodhi me koronavirusin që u kthe në pandemi, edhe pse në rstin konkret ekspertët shprehen se kjo nuk ka shanse të ndodhë.
Ky virus ka një shkallë të lartë vdekshmërie, megjithatë mbijetesa ndaj infeksionit hantavirus nuk do të thotë gjithmonë një kthim i menjëhershëm në gjendjen e mëparshme shëndetësore. Të dhënat e reja nga Kili tregojnë se pacientët e infektuar me llojin e Andeve vazhduan të raportonin simptoma 3 deri në 6 muaj pas gjatë fazës së rikuperimit.
Interesi është rritur ndjeshëm pas rasteve të fundit të lidhura me anijen turistike MV Hondius. Kujtojmë se ky është virusi i Andeve, i cili zbulohet kryesisht në kontinentin (e Amerikës së Jugut).
Dy faktorë e bëjnë menaxhimin e tij sfidues: periudha e inkubacionit mund të jetë deri në tetë javë dhe nuk ka ilaç ose vaksinë antivirale.
Kur infeksioni nga virusi i Andeve përparon në sindromën kardiopulmonare të hantavirusit (HCPS), ai mund të shkaktojë barrë të rëndë respiratore dhe kardiovaskulare. Në këto raste, kujdesi intensiv në kohë bëhet kritik, pasi shkalla e vdekshmërisë është e lartë.
Nuk konsiderohet një kërcënim i tipit COVID-19
Hantavirusi – dhe në këtë rast lloji i Andeve – nuk është i ri për komunitetin shkencor. Prej vitesh dihet se ku është endemik, si transmetohet dhe çfarë pamjeje klinike mund të shkaktojë.
Kjo është arsyeja pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se nuk ka prova që ajo mund të zhvillohet në një pandemi të ngjashme me COVID-19.
Megjithatë, përvoja që kemi pasur me koronavirusin në të kaluarën e afërt ka ndryshuar mënyrën se si vlerësohen infeksionet. Pyetja ka të bëjë jo vetëm me fazën akute, por edhe me rrjedhën e pacientëve pas shtrimit në spital.
Studiuesit në Pontificia Universidad Católica de Chile ndoqën 21 të mbijetuar nga infeksioni i virusit të Andeve për 3 deri në 6 muaj. Pacientët u ndanë sipas ashpërsisë së sëmundjes së tyre dhe nëse kishin nevojë për oksigjenim membranor ekstrakorporal, një metodë mbështetjeje që përdoret kur mushkëritë ose zemra dështojnë.
Qëllimi ishte të vlerësoheshin simptomat, funksionimi dhe cilësia e jetës së tyre pas fazës akute.
Ekipi përshkruan se të gjithë 21 pjesëmarrësit përjetuan të paktën një simptomë gjatë periudhës së ndjekjes. Më shumë se 60% thanë se nuk ishin shëruar plotësisht. Mesatarisht, çdo pacient raportoi rreth 11 deri në 12 simptoma. Këto përfshinin lodhje, pagjumësi, ankth, probleme me kujtesën, rënie flokësh, ankthe, çrregullime shqisore dhe vështirësi në lëvizje.
Në rastet më të rënda, problemet me lëvizjen dhe takikardia u identifikuan më shpesh. Megjithatë, shqetësimi i vazhdueshëm u regjistrua edhe tek pacientët që nuk kishin pasur nevojë për oksigjenim membranor ekstrakorporal, duke treguar se shërimi i zgjatur nuk shoqërohet vetëm me kujdes intensiv.
Ndjekje e pamjaftueshme pas daljes nga spitali
Qasja në shërbimet e rehabilitimit nuk ishte e njëjtë për të gjithë. Pacientët me gjendje klinike më të rënda, veçanërisht ata që i nënshtroheshin oksigjenimit me membranë ekstrakorporale, merrnin më shpesh fizioterapi ose mbështetje tjetër.
Në të kundërt, midis të mbijetuarve që nuk kishin nevojë për oksigjenim me membranë ekstrakorporale, vetëm 30% e kishin marrë një kujdes të tillë pas daljes nga spitali.
Shumë prej tyre u përpoqën t’i menaxhonin vetë simptomat e tyre, kryesisht me qetësues dhimbjesh, pilula gjumi dhe vitamina. Vetë-mjekimi ishte veçanërisht i zakonshëm midis atyre që nuk kishin nevojë për oksigjenim me membranë ekstrakorporale.
Vështirësi për t’u rikthyer në jetën e përditshme
Gjetjet treguan se gati 1 në 5 nuk ishin kthyer në punë ose shkollë gjashtë muaj pasi ishin sëmurë. Ndër ata që u kthyen, koha mesatare ishte 3.5 muaj. Shumë prej tyre raportuan performancë të reduktuar, pa ndonjë diferencim të qartë në varësi të ashpërsisë së infeksionit fillestar.
Studimi regjistroi gjithashtu ndikime sociale. Në grupin e pacientëve që kishin nevojë për oksigjenim membranor ekstrakorporal, 45.5% përjetuan stigmatizim në shkollë ose në vendin e punës për shkak të frikës nga të tjerët për sëmundjen. bw
Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe zhvilluan një operacion të rrallë në një nga zonat më të izoluara të botës, për t’i ardhur në ndihmë një shtetasi britanik me simptoma të dyshuara të hantavirusit.
Ngjarja ndodhi në ishullin Tristan da Cunha, në Oqeanin Atlantik Jugor.
Parashutistë dhe staf mjekësor u hodhën nga avioni
Sipas ushtrisë britanike, gjashtë parashutistë, një këshilltar i RAF dhe një infermiere ushtarake u dërguan me një mision special drejt ishullit.
Ata u hodhën me parashutë nga një avion ushtarak për të ofruar ndihmë mjekësore për pacientin britanik, i cili kishte shfaqur simptoma të ngjashme me hantavirusin.
Në videot që po qarkullojnë në internet shihet momenti kur ekipi hidhet nga rampa e hapur e avionit ushtarak.
U transportuan pajisje mjekësore dhe oksigjen
Ekipi mbërriti në ishull duke transportuar pajisje mjekësore, oksigjen dhe ndihma humanitare për pacientin.
Operacioni u realizua me avionin ushtarak RAF A400M, i cili u nis nga baza RAF Brize Norton dhe bëri ndalesë në Ascension Island.
Misioni u mbështet gjithashtu nga një avion furnizimi RAF Voyager.
Ishulli konsiderohet një nga më të izoluarit në botë
Tristan da Cunha ndodhet në Atlantikun Jugor dhe konsiderohet një nga vendet më të largëta dhe më të izoluara të banuara në botë, gjë që e bëri operacionin edhe më të vështirë. Panorama
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka ngritur shqetësimin se hantavirusi është i pranishëm në Shqipëri. Sipas Dashos, hantaviruset përbëjnë një familje të madhe virusesh me pasoja të ndryshme klinike te njeriu. Ai shpjegon se lloji i njohur si “hantavirusi i Andeve” ka qarkulluar kryesisht në Amerikën e Jugut dhe karakterizohet nga transmetimi fillestar nga brejtësit te njeriu, por në raste të caktuara mund të kalojë edhe nga njeriu te njeriu.
“Kjo nuk është diçka e re, është konstatuar prej më shumë se 10 vitesh në Kili dhe Argjentinë, ku pacientët kanë infektuar edhe mjekët që nuk kanë respektuar masat mbrojtëse”, tha ai.
Dasho thekson se rastet në Shqipëri janë sporadike dhe shumë të rralla. Sipas tij, në vend ka pasur një shpërthim në vitet ’80, ndërsa aktualisht shumica e rasteve kalojnë si viroza të zakonshme. Megjithatë, ai paralajmëron se në rastet me komplikacione, hantavirusi mund të jeyë agresiv dhe të kenë vdekshmëri më të lartë krahasuar me vende të tjera europiane.
Sipas ekspertit, një nga burimet kryesore të infektimit është kontakti me brejtësit, veçanërisht minjtë e arave, si dhe me jashtëqitjet dhe urinën e tyre. Kur këto thahen dhe kthehen në pluhur, grimcat mund të thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes. Ai shton se mënyra të tjera infektimi përfshijnë edhe kafshimin e brejtësve ose konsumimin e ushqimit të kontaminuar prej tyre.
“Hantaviruset janë një familje e madhe virusesh me pasoja të ndryshme klinike te njeriu. Hantvirusi në fjalë njihet si i Andeve sepse ka qarkulluar lirisht në Amerikën Jugore. Karakteristika e hantaviruseve janë kalimi nga brejtësit te njeriu. Hantavirusi i Andeve ka edhe mundësinë e kalimit nga njeriu te njeriu. Kjo nuk është diçka e re, ka më shumë se 10 vite që është konstatuar në Kili dhe Argjentinë, zona ku ai qarkullon. Pacientët kanë infektuar mjekët që janë kujdesur pa respektuar masat.
Rastet në Shqipëri janë sporadike, numërohen me gishtat e dorës. Ka pasur një shpërthim në vitet ’80, por momentalisht janë shumë të rralla. Shumica e rasteve kalojnë si një virozë e zakonshme. Por në rastet me komplikacione, variantet që transmetohen në Shqipëri janë agresive dhe kanë një vdekshmëri më të lartë në krahasim me hantaviruset që janë në Gjermani apo vende të tjera.
Fati i keq i Ballkanit është që hantavirusi që prek minjtë e vegjël të arave, që ka një shenjë të verdhë në qafë dhe njihet edhe si miu i verdhë i arave, bëhet bartës i hantavirusit të Beogradit dhe ka një shkallë vdekshmërie të lartë kur komplikohet me komplikacione pulmonare. Ky virus e ka prekur Shqipërinë, është aktiv prej disa dekadash.
Varet vetëm nëse qytetarët kanë kontakt me jashtëqitjen dhe urinën e minjve. Kur ato nuk pastrohen dhe thahen, më pas kthehen në pluhur dhe grimcat mund të merren nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Variantet e tjera janë nga kafshimi i brejtësve ose kur jashtëqitjet e tyre kontaminojnë ushqimin”, tha ai.
Kreu i OBSH-së ka reaguar pas alarmit të ngritur për frikën e rrezikut të hantavirusit.
Në një letër, e cila është bërë publike, drejtuar banorëve të Tenerifes, Tedros Adhanom Ghebreyesus i siguron se hantavirusi nuk ka të bëjë me COVID-19.
“E di që jeni të shqetësuar. E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shikoni një anije që lundron drejt brigjeve tuaja, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka harruar plotësisht. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment”, shtoi ai.
Shefi i OBSH-së theksoi se rreziku aktual i shëndetit publik nga virusi “mbetet i ulët”.
“Ky është vlerësimi i OBSH-së dhe ne nuk e bëjmë atë lehtë”, shtoi Ghebreyesus. BW
Gjinekologia Xhensila Omeri, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me moderatoren Megi Latifi, ka ngritur alarmin për përhapjen në rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sidomos HIV-AIDS.
Sipas saj, një nga problemet më shqetësuese është fakti që shumë persona diagnostikohen pas viteve të gjata nga infektimi, madje edhe pas një dekade, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përhapjes tek të tjerët gjatë kësaj periudhe.
Omeri theksoi se trendi i infektimeve është në rritje, ndërsa shpesh rastet zbulohen jo nga kontrolle rutinë, por vetëm pasi pacientët shfaqin komplikacione të avancuara.
Një tjetër fenomen që, sipas saj, ndikon në përhapjen e këtyre sëmundjeve është edhe turizmi seksual.
“Sëmundje seksualisht të transmetueshme quhen epidemia e heshtur. Ka persona që diagnostikohen pasi kanë 10 vite të diagnostikuar, çka shton riskun për infektimin e personave të tjerë gjatë kësaj kohe. Trendi i infektimeve është rritës, Më shumë se numrat shqetësues është fakti që diagnostikohen jo nga një check up rastësor por problemeve që shfaqen nga infektimi me HIV prej vitesh. Meshkujt janë 3.5 herë më shumë në numër të infektuar, një nga arsyet janë marrëdhëniet homoseksuale. Nga ana tjetër meshkujt kanë më shumë partnerë se femrat dhe nuk përdorin edhe masa mbrojtëse si prezervativi. Një nga indikatorët është edhe turizmi seksual, ka vajza që vijnë të punojnë dhe ofrojnë shërbime seksuale në vendin tonë. Kjo është evidente, kam edhe paciente të tilla që ndiqen me analiza dhe kontrolle”, tha ajo.
Mjekja apeloi për rritjen e ndërgjegjësimit, kryerjen e kontrolleve periodike dhe përdorimin e masave mbrojtëse, si mënyra kryesore për të frenuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. bw
Një studim i ri ndërkombëtar ka nxjerrë në pah barrën e rëndë që vazhdon të ketë meningjiti në nivel global, duke shkaktuar mbi 250 mijë vdekje çdo vit, ku më shumë se një e treta e të cilave janë fëmijë, kryesisht në Afrikë.
Sipas kërkimit të publikuar në The Lancet Neurology, në vitin 2023 u regjistruan rreth 2.54 milion raste dhe 259 mijë vdekje nga kjo sëmundje. Autorët e studimit theksojnë se këto janë vlerësimet më të plota deri më sot, bazuar në analizën e 17 patogjenëve të ndryshëm.
Megjithatë, shifrat mbeten me një shkallë pasigurie: ekspertët vlerësojnë se numri i vdekjeve mund të variojë nga 202 mijë deri në 335 mijë, ndërsa rastet nga 2.2 deri në 2.93 milion në vit.
Meningjiti është një inflamacion i membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore, i shkaktuar nga viruse, baktere apo kërpudha. Forma bakteriale konsiderohet më e rrezikshmja, pasi mund të jetë fatale brenda 24 orëve nëse nuk trajtohet menjëherë.
Studimi vjen në një kohë kur një shpërthim i fundit në Britania e Madhe shkaktoi dy viktima nga 22 raste të infeksionit invaziv meningokokal B. Autoritetet shëndetësore reaguan me një fushatë të gjerë, duke administruar rreth 11 mijë vaksina dhe 14 mijë doza antibiotikësh.
Ekspertët theksojnë se, megjithëse që nga viti 2000 vaksinimi global ka ndihmuar në uljen e rasteve dhe vdekjeve, progresi është më i ngadaltë krahasuar me sëmundje të tjera infektive.
Rajonet më të prekura mbeten vendet e varfra në të ashtuquajturin “rripi afrikan i meningjitit”, nga Senegali deri në Etiopia. Vendet si Nigeria, Çadi dhe Nigeri raportojnë nivelet më të larta të infeksionit dhe vdekshmërisë.
Faktorët kryesorë të rrezikut për përfundime fatale përfshijnë lindjen e parakohshme, peshën e ulët në lindje dhe ndotjen e ajrit, sipas studimit.
Sipas objektivave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, synohet një ulje me 50% e rasteve dhe 70% e vdekjeve nga meningjiti deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2015. Por shkencëtarët paralajmërojnë se ritmi aktual i përmirësimit është rreth gjysma e asaj që kërkohet për të arritur këto objektiva.
Ata nënvizojnë gjithashtu se në shumë vende, sidomos atje ku sistemet shëndetësore janë të dobëta, një pjesë e madhe e rasteve dhe vdekjeve nga meningjiti mbeten të paraportuara, duke e bërë edhe më të vështirë luftën ndaj kësaj sëmundjeje. bw
Kina ka miratuar implantin e parë në tru të projektuar për të ndihmuar njerëzit me paralizë të rifitojnë lëvizjen e duarve, duke shënuar autorizimin e parë komercial në botë për një pajisje të tillë. Pajisja u zhvillua nga kompania kineze Neuracle Medical Technology dhe përdor një ndërlidhje tru-kompjuter (BCI).
BCI-të lidhin sistemin nervor të një personi me pajisje të afta për të interpretuar aktivitetin e trurit të tyre, duke i lejuar ata të veprojnë, siç është përdorimi i një kompjuteri ose lëvizja e një dore protetike, me anë të forcës së mendimit të tyre.
Sistemi Neuracle është i destinuar për njerëzit që kanë paralizë të shkaktuar nga dëmtime serioze të palcës kurrizore në qafë. Këto dëmtime mund të pengojnë sinjalet e trurit të arrijnë në krahë dhe duar.
Sistemi funksionon duke zbuluar sinjale të trurit të lidhura me qëllimin për të lëvizur dorën. Këto sinjale më pas përkthehen nga softueri dhe dërgohen në një dorezë robotike që mban pacienti. Doreza përdor lëvizje me ajër për të ndihmuar dorën të hapet dhe mbyllet, duke i lejuar përdoruesit të kapë objekte, sipas CGTN.
Jo të gjithë pacientët janë të përshtatshëm për ta përdorur pajisjen. Sipas mediave shtetërore kineze, ajo është menduar për të rriturit midis moshës 18 dhe 60 vjeç që kanë pasur paralizë për më shumë se një vit dhe gjendja e të cilëve ka mbetur e qëndrueshme për të paktën gjashtë muaj. Pajisja është projektuar për njerëzit që nuk mund të kapin objekte me duar, por që ende ruajnë njëfarë lëvizjeje në pjesën e sipërme të krahëve.
Kina ka rritur investimet e saj në teknologjinë e ndërfaqes tru-kompjuter vitet e fundit. Vendi kohët e fundit e ka përfshirë teknologjinë BCI si një përparësi strategjike kombëtare dhe planifikon ta përfshijë atë në planifikimin e ardhshëm ekonomik të vendit si një nxitës të mundshëm të rritjes së ardhshme.
Zhvillimi vjen në një kohë kur kompanitë në të gjithë botën po garojnë për të sjellë teknologji të ngjashme në treg. Vitin e kaluar, një tjetër ndërfaqe tru-kompjuter e zhvilluar nga kompania kineze Shanghai NeuroXess tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pasi një burrë 28-vjeçar, i cili kishte qenë i paralizuar për tetë vjet pas një dëmtimi të rëndë të palcës kurrizore, ishte në gjendje të kontrollonte pajisjet dixhitale duke përdorur mendimet e tij pesë ditë pasi mori implantin në Kinë.
Ndërkohë, Elon Musk tha së fundmi në një postim në X se kompania e tij e implanteve të trurit Neuralink, e cila filloi provat në njerëz në vitin 2024, do të fillojë “prodhimin me vëllim të lartë” të pajisjeve BCI në vitin 2026. Neuralink tha në shtator të vitit të kaluar se 12 persona në mbarë botën me paralizë të rëndë kanë marrë implantet në tru dhe po i përdorin ato për të kontrolluar mjetet dixhitale dhe fizike përmes mendimit. bw
Në dekadat e fundit, përdorimi i substancave psikoaktive tek të rinjtë është kthyer në një nga sfidat më serioze për shëndetin publik dhe stabilitetin social. Ky fenomen nuk përfaqëson vetëm një problem individual, por një krizë komplekse që përfshin dimensione biologjike, psikiatrike, sociale
Një tru në zhvillim dhe një rrezik i lartë
Adoleshenca është një periudhë kritike e zhvillimit të trurit. Korteksi prefrontal, që kontrollon vendimmarrjen dhe impulset, nuk është plotësisht i zhvilluar. Ndërkohë, sistemi i shpërblimit (dopaminergjik) është shumë aktiv. Kjo krijon një disbalancë që i bën të rinjtë më të prirur drejt sjelljeve të rrezikshme, përfshirë përdorimin e drogës.
Substancat psikoaktive ndërhyjnë drejtpërdrejt në këtë ekuilibër, duke rritur artificialisht dopaminën dhe duke ulur serotoninën, çka çon në varësi dhe humbje të kontrollit.
Pasojat psikiatrike
Përdorimi i drogës lidhet ngushtë me një sërë çrregullimesh psikiatrike:Depresioni i rëndë
Psikoza e induktuar nga substancat
Çrregullime të personalitetit
Në shumë raste, të rinjtë përjetojnë një shkëputje nga realiteti, duke humbur aftësinë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme. Kjo gjendje shpesh shoqërohet me izolim social dhe ndjenjë boshllëku ekzistencial.
Rreziku i vetëvrasjes
Një nga pasojat më tragjike është rritja e rrezikut për vetëvrasje. Kombinimi i depresionit, impulsivitetit dhe humbjes së kuptimit të jetës krijon një terren të rrezikshëm. Studimet tregojnë se përdoruesit e drogës kanë një probabilitet shumë më të lartë për tentativa vetëvrasjeje krahasuar me popullatën e përgjithshme.
Ndikimi në shoqëri dhe kriminalitet
Efektet e drogës nuk kufizohen vetëm tek individi. Ato përhapen në të gjithë strukturën shoqërore:
Rritje e kriminalitetit (vjedhje, trafikim, dhunë)
Shkatërrim i marrëdhënieve familjare
Margjinalizim dhe përjashtim social
Kosto të larta për sistemin shëndetësor dhe juridik
Në veçanti, tregjet ilegale të drogës janë të lidhura me forma të organizuara të krimit dhe dhunës sistemike.
Një krizë e heshtur e shoqërisë moderne
Shumë studiues e konsiderojnë këtë fenomen si një “epidemi moderne”, ku faktorët psikologjikë, ekonomikë dhe kulturorë bashkëveprojnë. Ndjenja e pasigurisë, mungesa e perspektivës dhe presioni social i shtyjnë të rinjtë drejt përdorimit të substancave si një formë arratisjeje nga realiteti.
Diagramë ilustrative Përdorimi i drogës tek të rinjtë
→PËRDORIMI I DROGËS TEK TË RINJTË ──────────── NDRYSHIME NEUROKIMIKE
Dopamina ↑ | Serotonina ↓
▼┌─────────────
ÇRREGULLIME TË TRURIT
• Kontrolli i impulsit ↓
• Emocione të paqëndrueshme • Varësi
Izolim
• Braktisje e shkollës
• Varfëri dhe marginalizim │ └────────────
▼
KRIMINALITET DHE DHUNË
• Vjedhje
• Trafik droge
• Agresion └──
PASOJAT FINALE
Humbje e realitetit
• Humbje e së ardhmes
• Rrezik për vetëvrasje ↑ └───────────
Pasojat Psikiatrike: Depresioni, Ankthi, Psikoza, Çrregullime personaliteti
Rreziku i Vetëvrasjes: Impulsivitet, Humbje kuptimi, Probabilitet më lartë për tentativa
Ndikimi në Shoqëri dhe Kriminalitet: Rritje kriminaliteti, Shkatërrim marrëdhëniesh, Margjinalizim, Kosto të larta për sistemin Përfundim Rënia e të rinjve në drogë është një problem kompleks që kërkon një qasje multidisiplinare. Parandalimi, edukimi dhe ndërhyrjet e hershme janë thelbësore për të mbrojtur brezat e ardhshëm. Nëse nuk trajtohet me seriozitet, ky fenomen rrezikon të transformojë thellësisht strukturën psikologjike dhe sociale të shoqërisë.
Shoqëria nuk mund të qëndrojë indiferente përballë një krize që prek jo vetëm individin, por të ardhmen kolektive.
Pershendetje doktor jam nje paciente 38 vjece qe kam 5 muaj e diagnostikuar me artrit. Ka filluar me nje lodhje te menjehershme dhe pastaj me dhimbje gjunjesh. Me thane per gonartroze dhe me mjekuan per nje muaj me glukozamin me pas bera vizite sepse gjendja po rendohesh. Pas vizitave analizave dhe grafive doktori me njoftoi qe kam artrit. Me dha methatrax ampul 1 ne jave vit D dhe kortizon predinsone 5mg per dhimbjet. Une nuk e fillova methatrax pasi nuk jam e martuar dhe akoma skam femije. Tani kane filluar te me dhembin dhe enjten gishtat e te dy duarve. Duart dhe gjunjet me mpien dhe kam ndjesi sikur me pickojn si alergji ne duar dhe kembe.