VOAL

VOAL

INTERVISTA – DW – Ditmir Bushati: Duhet vetëkorrigjim që të shmangim vetëshkatërrimin e PS

September 30, 2019
blank

Komentet

blank

Myslim Murrizi: Alibeaj punoi kundër PD në 2013. S’ka qenë i përndjekur politik!

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi bëri dy deklarata të forta në “Çim Peka Live” për Enkelejd Alibeajn. 

Murrizi tha se Alibeaj ka punuar kundër PD në vitin 2013.

Ai theksoi gjithashtu se familja e tij nuk ka qenë e internuar nga regjimi komunist, por ishin të privilegjuar.

“Kur është vrarë Azem Hajdari ky ka qenë 25 vjeç, nuk ka patur lidhje me PD. Në 2013-ën ka punuar kundër PD-së në Fier, se nuk e vuri Olldashi. Ky udhëheqësi i madh. E mbështeta për Sekretar Partie, bëri pazar me Arben Ristanin dhe e la garën në gjysmë, mori 86 vota, 92 Ristani, nuk u fut në balotazh. Pse? Për të qenë në sqetullën e Lulit për të ardhur numri 1 në qark. Ai Luan Baçi ka harxhuar 500 litra naftë duke e marrë varravinga që e çoi kandidat për kryetar bashkie. Mashtron kur thotë jam i përndjekur politik, as babë në burg, as nënë, as hallë, as teze, as xhaje. I internuar nga kooperativa në fermë ky është i privilegjuar. Unë kam ngrënë 11 muaj e tre ditë bukë misri, 29 ditë bukë gruri. Berisha ka një faj për Lulzim Bashën në krye të PD“, u shpreh Murrizi.

blank

ENVER MEMISHAJ- LEPENICA: JETA IME ËSHTË HEDHUR NË LIBRAT E MI- Intervistoi: Ramiz LUSHAJ – gazetar, Tiranë.

Këto ditë e takuam dhe e intervistuam studjuesin e historisë dhe publicistin e njohur, Enver Memishaj– Lepenica

– Me dy fjalë: cili jeni ju z. Enver Memishaj?

–  Unë kam lindur në katundin Lepenicë, 33 kilometra larg nga qyteti i Vlorës, buzë lumit Shushica, lumë që ka lënë gjurmë të pashlyera në vetëdijen dhe kujtesën time.
Kur isha i vogël,/  më zinte gjumi me një këngë,/ që nuk ia mësova dot fjalët,/ se këndonin brigjet/ se këndonin valët.
Sa bukur i ka shprehur kjo këngë mbresat që lë vendlindja veçanërisht lumi.
Nga brigjet e bukura të Shushicës, shkova në qytet, por lumi plot me këngë për jetë te mua mbeti. Në jetën time nuk mendoj se ka ndonjë gjë të pazakontë. Deri sa mbarova klasën e parë  jetova nënjë fshat të Jugut në një familje të zakonshme fshati. Me vëllezër e motra, prindrit, gjysh e gjyshe dhe fisin tim Memishahaj.
Në moshën 7 vjeçare unë u vendosa në qytetin e Vlorës pranë dy deteve të bukur Adriatikut dhe Jonit, që lagin brigjet e këtij qyteti, ndërsa në vitin 1997 u çvendosa në Tiranë në lagjen Allias, pranë lumit të Tiranës, një lumë i vogël por i bukur. Kështu pra, jeta ime ka kaluar në mes lumenjve dhe detit, që besoj kanë influencuar në shpirtin dhe ndjenjat e mia.
Por bukuria e lumit Shushica mbeti bukuri mbi bukuritë e tjera, mbi Adriatikun dhe Jonin, por edhe mbi lumin e Tiranës, e pavarësisht kësaj, deti mbeti dashuria ime, “miku” im më i afërt me të cilin kam qarë e kam qeshur në brigjet e tij.
Njerëzit rrëfehen tek prifti e hoxha dhe tani së fundi te psikologu, ndërsa unë jam rrëfyer tek deti në të mirë e në të keqe! Dhe ndjehem gjithmonë i lehtësuar dyfish kur e gjej kohën e kthehem në breg të detit. Por të jetë breg Vlore.

– Jetoni në Tiranë, çfarë ka mbetur tek ju nga Vlora?

-Vlora është Meka dhe Betlehemi i Shqiptarëve, Vlora, sipas Isuf Luzajt, është “Qabeja e Shqiptarve”.
Vlora është pjesë e zemrës time, dashuria ime, ekzistenca ime.
Por nuk kam thënë se Vlora ime ishte një vend ideal. Ishte një vend ku unë kam vuajtur në fëmijëri dhe rini. Vlora ishte një trekëndësh Bermude i mallkuar i komunizmit shqiptar.
Sigurisht është tjetër të flasësh për historinë, traditën, virtytet, zgjuarsinë, me të cilën Vlora ka krijuar një identitet të veçantë, por të mos harrojmë: në kohën e komunizmit ishte një realitet persekutues. Me plot përndjekës, me fanatizmin absurd politik, në një kohë kur varfëria ishte shokuese, kushtet e jetës tepër të rënda dhe shpresat nuk dukeshin në horizont. Vlora ishte një vend me një fshatarësi të kthyer në bujkrobër dhe me feudalët e kuq lokalë.
Vlora është vend bregdetar i pasur në prodhime e burime natyrore, por në pamundësi t’i konvertonte  ato në mirëqënie në kohën e komunizmit absurd shqiptar. Në atë mjerim intelektual e material një qytetar mund të mos dinte asgjë, por gjënë e parë që mësonte nga shoqëria dhe e dinte ishte qëndrimi plolitik I ambjentit ku jetonin e punonin, kështu formoheshin njerëzit në atë sistem.
Ende sot vazhdojnë të gjykojnë me këtë mënyrë.
Sot ekziston një Vlorë tjetër e shpresës, por me plagë nga varfëria dhe emigrimi.

-A deshiron të kthehesh në Vlorë?

-Dihet se qentë e rrugës kur vaksinohen i kthejnë përsëri në rrugën apo rrugicën ku i kanë kapur, sepse ata, atë ambjent njohin, kafshët jetojnë në ambjentet e tyre, ariu polar jeton në borë e në akull. Bimët lulëzojnë e blerojnë në ambjentet e tyre dhe vendet nga kanë origjinën, kafeja s’rritet dot në Norvegji,  kështu edhe njeriu, por sa më shumë kalon mosha aq më shumë njeriu i kthen sytë nga e kaluara, rruga jetësore që ka ndjekur. Atje ku më lindi nëna, atje më fluturon zemra, thotë kënga popullore.

 -Keni shkruar e botuar libra, cili është libri parë që keni lexuar?

– Libri i parë që kam lexuar është kaltërsia e lumit të Shushicës, bukuria e burimeve të muajve prill e maj që delnin në fund të arave të gjyshit, në brigjet e lumit, bukuria e burimeve të Matollacit e të Dafinës, bukuria e fshatit tim. Çelja e luleve te bajameve, të lofatave në pranverë dhe gjuetia për mëllënja kur binte borë në dimër, kur hanim shkumë me gjethe badhre kur gjyshi milte dhitë.
Më vonë kam lexuar “Tuk, tuk, tuk”, përralla ruse, “Aventurat e Tom Sojerit”, “Në muzgun e shekujve të lashtë” e të tjera që s’imbaj mend, që m’i blinte babai megjithëse vetë ishte autodidakt.

  -A mund të na thoni parimin e jetës tuaj?
-Shumë shkurt do të thoshja se unë jam munduar të eci në udhën e jetës sipas “psllamit të jetës” të H.U. Long Fellou:
Të jemi, pra, në këmbë e në veprim,
Me guxim, për çdo lloj fati,
Gjithnjë me fitore, gjithnjë në kërkim,
Të mësojmë të punojmë e të kemi durim.
Unë gjatë jetës sime nuk kam vegjetuar, por kam qenë në luftë si intelektual, si dje në diktaturë, ashtu edhe sot në demokraci. Kam qënë në luftë të përditëshme në udhën e jetës.
Pas kaq viteve në liri kam fituar aftësinë të lexoj më shumë, të kërkoj nëpër arkiva, të shoh me gjakftohtësi të dy rrafshet e ballancës dhe të bëj gjykimin tim.
Unë pyes gjithmonë veten: Mos kam të drejtë? Mos kam gabim?
Pra, unë jam i ndërgjegjshëm që mendimi im është mendimi im dhe jo vetë drejtësia.
Dyshimi tek mendimi im nuk më lejon të jem fanatik, ashtu si shumë njerëz të zakonshëm që të thonë: këtë ta them unë!… Por këta nuk harrijnë të të pyesin veten: -Po ti kush je? Kjo është e meta jonë se duam që bota të zhvillohet sipas mëndjes tonë…
Unë mendoj se njeriu merr vlera jo nga gjendje që ka por nga ajo që kërkon të arrijnë.
Përfundimisht do të thoshja se e tërë puna ime ka qenë një dëshmi për të thënë se nuk jetova kot në këtë botë. Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që kujtohet për ta treguar.

-Si e mendoni diktaturën komuniste?
-Ishte një sistem ku mungonte absolutisht liria. Mungonin absolutisht të drejtat elementare njerëzore. Është dënimi pa arsye i një pjese të madhe të popullsisë nga pjesa tjetër, klasa punëtore që ka pushtetin, policinë dhe ushtrinë.
Por edhe ata që sundojnë, kthehen nga qytetarë të lirë në skllevër të një sistemi ç’njerëzor nga bindja, por edhe nga frika dhe urija, buka e gojës.
Rrjedhimet e këtij qëndrimi janë pushkatimet, burgjet dhe kampet e internimit në kohë paqeje, xhveshja nga pasuria, që nuk e bënë as fashistët dhe as nazistët, sidoms në Shqipëri u morën fshatarëve edhe pulat e kotecit që dikur kishin akuzuar ballistët.
Sistemi kooperativist i fshtarësisë ishte ç’njerëzor, ai solli rënien e rendimentit të punës dhe e kthehu fshatarësinë në bujkrobër, të vuante për bukën e gojës dhe të spiunonte. Fqinji jonë Jugosllavia nuk ngriti asnjëherë kooperativa, veç disa eksperimenteve, dhe nuk ia mori asnjëherë pronën fshtarësisë, siç bënë komunistët shqiptarë.
Përfundimi solli një shoqëri të nënshtruar pa gojë, qytetarë pa dinjitet nga shtypja dhe shfrytëzimi.
Parulla me të cilën erdhën në pushtet komunistët: Bukë, Paqe, Liri, u shkel që ditën e parë, nuk pati as bukë, as paqe dhe as liri.
Komunizmi lindi nga mashtrimi dhe vegjetoi me mashtrime deri sa u përmbys.
Komunizmi ishte një eksperiment shkatërrues në gjyusmën e botës, por në Shqipëri, për shkak të prapambetjes së popullit, mjerimit intelektual e material dhe për shkak se në krye të Partisë Komuniste ishte një përbindësh që nuk u ngop me gjakun e shqiptarëve për afro 50 vjet, komunizmi ishte më i egër, më çnjerëzor, më brutal, më i pa shpirt se në vendet e tjera.

-Si jetoje ti në diktaturën komuniste?

-Në diktaturë unë s’kisha gjë në dorë, rrugën ma caktuan të tjerët, edhe pse arsimin e lartë e kreva me rezultate të larta, me mesatere note nëntë dhe mbrojta shkëlqyeshëm diplomën, dhe sipas këtyre rezultateve e rregullave të kohës duhej të isha profesor universiteti, në fakt punova punëtor, mekanik dhe mjeshtër në mekanikë. Shumë vonë m’u dha e drejta e ushtrimit tëprofesionit si ekonomist. Dëshiroj dhe ëndërroj që përvoja dhe hidhërimet e jetës sime të jenë përvoja dhe gëzimi për tre fëmijët e mi.

-Çfarë sjell liria?

-Gjithë të mirat individuale, familjare dhe shoqërore. Demokracia është sistemi i njerëzve të zotë, ndërsa në shoqërinë komuniste zotësia nuk kishte asnjë vlerë, në demokraci njeriu i zoti nuk humbet.
Shumë shkurt do të thoshja: Mua, si shumë të rinjëve të asaj kohe për shkak se babai im në moshën 23 vjeçare kishte qenë ballist me Hysni Lepenicën, m’u ndalua të shkollohesha, të shkruaja e të botoja. Unë fillova të shkruaj pas vitit 1990, në moshën 56 vjeçare dhe deri ditën e sotme në liri kam botuar 28 libra si dhe kam përgatitur për botim shoqëruar me një studim timin 5 libra të tjerë. Arritjet dhe botimet e mia janë një tregues se çfarë sjell liria.

     -Nëpër shumë ndërmarje ekonomike ku punuat çfarë ka mbetur në kujtesën tuaj?

-Unë kam provuar të gjitha punët para vitit 1990, punëtor krahu, mekanik, teknolog dhe nëpunës, ekonomist. Ajo që më ka mbetur në mëndje nga punët që kam bërë është fakti se kudo e kam kryer punën shumë mirë, pa vrejtje prej eprorëve, megjithatë nuk pata kurrë asnjë vlerësim, për shkak se siç thoshte partia kisha qëndrim të keq politik!
Shërbimin e detyruar ushtarak e kreva në reparte pune, sepse partia kishte frikë, e nuk kishte besim të na jepte pushkën në dorë, por na dha për dy vjet kazmën dhe lopatën!
Kam pasur gjithashtu dënime të pa drejta dhe të pa merituara: në Fabrikën e Taninit më hoqën nga Byroja Teknologjike dhe më transferuan mekanik, në repartin e regjies së lëkurëve, në Uzinën e Sodës, më tranfseruan në guroren e malit të Shushicës, etj., dënime që vinin pas zbulimit se unë isha i biri një ballisti.
Në vitin 1977, duke qenë punëtor, kreva fakultetin e ekonomisë me mesatare note nëntë dhe mbrojta shkëlqyeshëm diplomën dhe pavarësisht kësaj nuk më emëruan në punë. Vetëm pas tre vjetëve të ankesave të mia më emruan në vitin 1980 ekonomist në Ndërmarjen e Nxjerrjes së Naftës, në Gorisht, 20 kilometra larg vendbanimit.
Drejtuesit e ndërmarjeve ku kam punuar dhe eprorët e mi ishin të gjithë me arsim të mesëm, apo shkollë partie, ndërsa unë vartës i tyre isha me universitet!
Pas vitit 1990, në liri, unë kreva detyra të larta shtetërore, si shef i Shërbimit Sekret në Vlorë, shef i kabinetit të Ministrit të Kulturës, këshilltar i Ministrit të Brendshëm, ekspert i jashtëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit, etj.

– Çfarë ka mbetur në kujtesën tuaj nga shokët dhe miqtë para vitit 1990?

-Ata janë shumë dhe do të bëja gabim të përmendja ndonjë me emër. Ata ishin jeta ime, kënaqësia e jetës sime, sepse me ta hapja zemrën. Unë ishia gjatë gjithë jetës në anën e atyre që vuajtën padrejtësisht, pa faj e pa arsye, disa prej tyre internoheshin, disa edhe janë burgosur, sepse ishin bijë të “armiqëve të popullit”.
Ne, të gjithë vuajtëm nga ideologjia ç’njerëzore komuniste. Ata, komunistët shfaqën gjatë gjithë jetës bishën që e mbajnë brenda vetes, ose siç thotë Frojdi, ne asnjëherë nuk mund të shkëputemi plotësisht nga bota e kafshëve nga kemi ardhur.
Shokët dhe miqtë e asaj kohe dhe të kësaj kohe janë frymëzimi im, qënia ime, ata më mbushnin me shpresa gjatë bisedave kokë më kokë dhe me guxim që e shfaqa në krah të tyre në Vitet ’90 kur përmbysëm diktaturën komuniste…

– Ku u ndodhët pas Vitit 1990, kur përmbysej diktatura komuniste?

– Gjatë udhëtimit e angazhimit në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste si anëtar i Partisë Demokratike dhe adhurues i prof. dr. Sali Berishës unë kuptova se ai sistem na kishte lënë miopë dhe mësova ligjet e vërteta të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, humanizmin dhe diktaturën.
Isha fizikisht, moralisht dhe shpirtërisht në vijën e parë të asaj lëvizje atdhetare, për përmbysjen e tiranisë së Enver Hoxhës, pasi ajo lëvizje shprehte interesat e mia.
Kam qenë protoganist i ngjarjeve më të rëndësishme të qytetit tim të lindjes Vlorës, si nëpunës i lartë, në polici, në Shërbimin Sekret dhe në ndërmarje ekonomike në mbrojtje të idealeve demokratike dhe në luftë me kriminelët të vjetër dhe të rinj.

– Ju jeni dëshmitar i lëvizjeve demokratike në Vlorë 1990 – 1992?

-Kësaj pyetje do ti përgjigjem me librin tim: “Fillimi i Lëvizjes Demokratike në Vlorë”, (2016). Unë kam qenë në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe të themelimit të Partisë Demokratike në Vlorë. E ndjeva si detyrë të konfirmoja në një libër ato ngjarje të paharruara që futën Vlorën dhe Shqipërinë në udhën e demokracisë. E bëra këtë në gjallje të atyre personaliteteve që patën fatin të dilnin në ballë të asaj furie popullore, me qëllim që ata të bënin vrejtje e sygjerime për trajtimin e ngjarjeve dhe personave, që kështu të shkonim drejt sëvërtetës të atyre ngjarjeve historike.

-Si u strukturua SHIK –u në Vlorë ?

-Efektivi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Dega Vlorë, shkurt SH.I.K. ishte një ekip i përbërë nga elementë që u përgatitën nga shërbimet e huaja partnere, italiane, gjermane dhe turke. Në përbërje të tij ishin oficerë dhe nënoficerë të specializuar në kurse kualifikimi me specialistë të Gjermanisë, Italisë, Turqisë etj. Efektivi ishte zgjedhur nga familje patriotike vlonjate që historikisht kishin kontribuar për lirinë e pavarësinë e atdheut, preferoheshin familjet e persekutuara nga regjimi komunist si Mezini, Kuçi, Aliaj, Deromemaj, Dulaj, Tafilaj, Malaj, Gjipali, Nelaj. Ishin nga ato familje dhe ata individë që për parti kanë Shqipërinë dhe për ideologji kanë shqiptarizmin. Pasardhës të këtyre familjeve ishin përzgjedhur për t’i shërbyer vendit në Shërbimin Informativ Kombëtar.
Një veçori tjetër e këtij efektivi ishte se oficerët dhe nënoficerët ishin përzgjedhur që të përfaqësonin të gjitha krahinat e Vlorës, përfshi edhe Çamërinë.
Krahas këtyre në SHIK shërbenin: oficerë ushtrie, rrallë oficerë të Sigurimit të Shtetit që njiheshin për ndershmërinë dhe aftësinë profesionale, oficerë të aftë, nëpunës të detyrës, qytetarë të ndershëm dhe që nuk ishin përfolur nga populli.
Po kështu kishte inxhinjerë, ekonimistë, etj, drejtues nga ndërmarrjet shtetërore profesionistë të aftë, me reputacion të padiskutueshëm.

-Çfarë ndodhi me SHIK-unnë vitin1997?

-Skenat makabre të dhunimit dhe masakrimit të efektivit të SHIK-ut në Vlorë zor se fshihen nga kujtesa dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Nata e dhimbshme antikombëtare e 28 shkurtit të vitit 1997 kur bandat komuniste sulmuan e vranë oficerët e Shtetit Shqiptar, grabitën dokumentat dhe dogjën institucionin e SHIK-ut, është baza nga e cila burojnë edhe sot qëndrimet armiqësore të shqiptarëve ndaj njeri-tjetrit, sulmi ndaj institucioneve dhe ndaj nëpunësve të shtetit dhe të policisë.

-Kur filloi sulmi ndaj SHIK-ut ?

-Sulmi ndaj SHIK-ut kishte filluar që më 22 mars të vitit 1992, kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet me afro 70 % të votave. Për gjatë 5 vjetëve të qeverisjes së PD-së SHIK-u dhe veçanërisht ai i Vlorës do të ishte objekt i përhershëm i propogandës së tërbuar komuniste, sulme të shfrenuara, të papërgjegjshme dhe mashtrime. Fabrika e mashtrimeve komuniste prodhonte çdo ditë mashtrime dhe dihet se komunistët janë aq të zotë në këtë fushë sa t’i mbushin mëndjen popullit se çdo vijë e lakuar është më e shkurtër se vija e drejtë! Asgjë e vërtetë nga fabrika e mashtrimeve komuniste.
Ish komunistët dhe ish Sigurimi i Shtetit nuk mund të pajtoheshin me mendimin se tani në SHIK punojnë djemë e vajza të “armiqëve të popullit” që vinin nga familje të persekutuara. Ata shiheshin akoma si armiqë të popullit!
Në ballë të sulmeve ndaj SHIK-ut bashkohej edhe një konglomerat mafioz i çdo lloji, që në situata të tilla del në krye. Kjo gjendje u vinte në ndihmë shërbimeve të huaja. Çasti i sulmit erdhi kur ranë firmat piramidale. Këto shërbyen si shkak që të digjej Shqipëria.
Thonë që historia përsëritet. Skenat e bijëve të vitit 1997 ishin po ato skena të etërve që kishin bërë gjatë viteve 1945-1950, kur “armiqtë” dilnin në gjyqet qesharake të komunistëve, por me pasoja tragjike dhe komunistët injorantë çirreshin: “armiqtë në litar”, “plumbin ballit”, skena makabre që kishin ndodhur 2.000 vjet përpara me Jezu Krishtin….
Kështu, më 26 dhe 27 shkurt u bënë demonstrime përpara institucionit të SHIK-ut dhe me datën 28 shkurt 1997 u sulmua me armë godina, u vranë oficerë të SHIK-ut dhe u dogj institucioni.

-A qëndronin akuzat që u bëheshin?

-Unë i jam përgjegjur propagandës komuniste me këto fjalë: “Mashtrues komunistë ju asnjëherë të vetme nuk shoqëruat në polici, nuk mundët të ngrini asnjë akuzë dhe nuk gjetët absolutisht asnjë fakt kundër efektivit të SHIK-ut të Vlorë dhe kjo për arsyese ne kemi kryer detyrat funksionale brenda kufijve të ligjit dhe moralit zakonor shqiptar që ju komunistët nuk e njihni”.

– Ju jeni dëshmitar aktiv i situatave që ndodhen në Vlorë gjatë periudhës 1996 – 2000. 

-Gjendja dhe mjerim i Vitit ’97 në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë, tregonte shembjen e moralit dhe mungesën e pjekurisë shoqërore që u shfaq me shumë arrogancë te fundrinat komuniste, të cilët u shpërndanë si plaçkitës të shfrenuar në të katër anët e Shqipërisë, si përfundim bijtë morën me grykën e pushkës pushtetin njësoj si etërit në vitin 1944.
E dyta: Edukata ose ndjenja e skllavërisë që pushteti merret me grykën e pushkës, shfaqje që i shohim edhe sot e kësaj dite nëpër demonstrimet e partive.
Viti 1997, ishte në radhë të parë gabimi i qeverisë së kohës e cila lejoi firmat piramidale, e dyta qeveria nuk harriti kurrë të kuptonte se çfarë po ndodhte në Shqipëri, e treta që u tregua fare e pa aftë të mbronte organet shtetërore, e katërta që nuk mori përsipër detyrimet që kishin këto firma ndaj qytetarëve që t’i shlyenta ajo.
Marrja përsipër e shlyerjes së detyrimeve, pra koha që do të përfitonte do të ndreqte shumë gjëra dhe nga ana tjetër dëmet që iu shkaktuan Shqipërisë, sidomos në jetë njerëzish, hakmarrje që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe pasuria e grabitur dhe e shkatërruar ishte më e madhe se sa detyrimi që firmat piramidale kishin ndaj qytetarëve.

– Çfarë bëtë në vitin 1997, kur luftohej me armë për të përmbysur Sali Berishën?

-I kisha qëndruar Sali Berishës në krah, në kulmet e karierës së tij, si president e kryeminstër dhe tani viti 1997 ishte viti i provës dhe burrërisë ç’do të bëja?
Kur shumë mburravecë që ishin krekosur rreth tij iu larguan apo heshtën sikur të mos ishin njerëz të gjallë, unë qëndrova në krah të qeverisë Meksi dhe Sali Bershës, qëndrova dhe luftova me fjalën, veprimet dhe si publicist.
Këtë e bëra me ndërgjegje për të mbrojtur shtetin dhe duke parë shumë njerëz, apo politikanë, që kur kërciste pushka u futën në brekët e grave, unë ndieva detyrën të qëndroja në mbrojtje të shtetit dhe e bëra këtë. Kisha shijuar dikur të mirat, tani s’mund të largohesha, por duhet të tregoja karakterin tim dhe e bëra këtë, sepse s’mund të përmbysja kupën.
Pavarësisht se ku më hodhën dallgët e jetës unë mbeta përsëri në rolin e parë e në vijën e parë në mbrojtje të idealeve të mia, në luftë me ideologjinë komuniste. Sot që po shkruaj mund të flas për një eksperiencë të gjatë jetësore.
Edhe kur Sali Berishën e shpallën ”Non grata”, unë e pash të arsyeshme të qëndroja në krah të tij, dhe ashtu bëra.

– A ka vend për krenari në këto vite?

– Jam krenarë se gjatë viteve 1991-1992, në detyrën e drejtorit të Ndërmarjes së Grumbullimit, mbajta Vlorën me bukë dhe nuk pati probleme, si në shumë qytete të vendit tonë.
Jam krenar se gjatë shërbimit tim në polici dhe shërbimin sekret, 1992–1997, shërbeva me devocion, ndërgjegje të lartë dhe profesionalizëm.
Në vitin 1997 vendosa të shpërngulesha nga Vlora në Tiranë.
Në vitin 1999  kam qenë drejtor i Ndërmarjes Artistike ”Migjeni”, ndërmarje e cili ishte caktuar të priste ndihmat e botës së jashtme dhe t’ua shpërndante kosovarve. Është puna për të cilën kam të drejtë të krenohem, pasi edhe unë bëra diçka në ndihmë të vëllezërve kosovarë të përzënë nga vatrat e tyre nga komunisti serb Sllobodan Millosheviçi.
Kjo është një pjesë e krenarisë së jetës sime…

-Kur jeni ndierë keq?

– Në vitin 1997, në Vlorë, kur kërcënohesha nga bandat komuniste dhe u detyrova të dal nga qyteti dhe të strehohesha në fshat me gjithë familje, kur mbeta në mes të katër udhëve në Tiranë, kur kërkoja shokët e idealit dhe ata ishin zhdukur, duke parë interesat e tyre, sikur të mos kishin pasur asnjë lidhje me shtetin!!!

   -Si nëpunës i lartë dhe oficer i lartë, si mendoni a e keni kryer detyrën tuaj gjat viteve 1997-2005?

-Për këtë duhet të flasin të tjerët, por kur ka heshtje edhe e vërteta duhet përsëritur që të mos zërë vend gënjeshtra. Unë do të shprehesha shkurt se në këto situata konfuze dhe të rrezikshme pozicionin dhe detyrën e kisha shumë të qartë, isha nëpunës i lartë, isha oficer i lartë, nën betim, n/kolonel i policisë dhe i shërbimit sekret të shtetit shqiptar, për të cilin isha betuar për ta mbrojtur dhe jo për ta shkatërruar. Veprimet e dhunshme dhe me armë kundër organeve shtetërore absolutisht nuk mund t’i pranoja dhe t’i miratoja.
Përkundrazi duhet të luftoja kundër tyre dhe të mundohesha t’i ndaloja, për këtë nuk kam pasur as dilemën më të vogël dhe prandaj luftova deri në fund, veprimtari që i kam pasqyruar në shumë artikuj në shtypin e përditshëm dhe në një libër.

 – Ju mbeteni një luftëtar i vijës së parë idenoncimit tëdiktaturës komuniste. Si nisi kjo betejë?

-Që në bangat e gjimnazit ishin shenjat e para që doja të shkruaja. Profesorja e letërsisë e pa harruara Ferial Vasili (nëna e deputetit Petrit Vasili) gjithmonë më vlerësonte me 4 e gjysëm në hartimet e mia, nota maksimale në atë kohë ishte pesa.
Lexoja pa pushim dhe si i ri mendoja gjithmonë se do të bëja emër në fushën e letërsisë dhe më pas në kritikën letrare, ëndërra rinie.
Më pas u bëra i kujdesshëm në histori, në data e ngjarje, por në atë sistem që mungonte absolutisht liria nuk mund të mendoje se do shkruaje…
Kur zbulova historinë patriotike të fisit, Ahmet Lepenica dhe Hysni Lepenica, Fejzo Lepenica dhe  Numan Lepenica, ma mbushnin zemrën me shpresa dhe më nxitën të shkruaja për ta, por gjithmonë me frikë se mos cënoja vijën e partisë!
Pra, shkrimi, mendimi për të shkruar, ka qenë betimi im i heshtur.
Burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm, që atë kohë vuanin nëpër kampe internimi në kohë paqje, më mbushnin me indinjatë dhe fillimisht nuk mundja dot të kuptoja domethënien e kësaj vuajtjeje, pasi mendoja me të vërtetë se sistemi socialist ishte sistemi më i mirë dhe i përjetshëm. Kjo ishte miopia jonë në atë burg të madh ku na kishte mbyllur Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu, por dalëngadalë mendimet ndryshuan dhe unë munda të shoh padrejtësinë dhe diktaturën, kjo falë edhe familjes sime.
Viti ’90 na mbushi me optimizëm dhe e kuptova se nuk kishte më kthim prapa, prandaj dola në vijën e parë të luftës për liri. Atëhere së brendshmi më lindi mendimi dhe veprimi për të ndihmuar dhe popullarizuar vuajtjet e popullit tim kështu fillova të shkruaj. Vuajtjet e kësaj shtrese nëpër burgje dhe kampe internimi, vdekja nga sëmunduja e urisë, nga mungesa e barnave, mohimi I të drejtave njerëzore e të tjera u bënë tema e artikujve të mi në shtypin e kohës.
Në shkrimet e mia pasqyrova botën e errësirës ku vuante një popull i tërë. Dëshmoja vuajtjet dhe trajtimin çnjerëzorë të shtresës së të persekutuarëve politikë, pra u vura në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

 -Ka mendime se tregoheni i prerë në shkrimet tuaja dhe përdorni një gjuhë të ashpër?

-Si përgjgije për këtë pyetje do të thoshja se gënjeshtra përsëritet vazhdimisht, prandaj e vërteta duhet të kujtohet përherë. Nga ana tjetër si do t’i përcaktonim anëtarët e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, them të Enver Hoxhës sepse ajo Parti ishte e një njeriu të vetëm, vetëm e Enver Hoxhës, të tjerët ishin vetëm gurë shahu që ai, kryekrimineli, i levizte për të arritur qëllimet e tij e për të mbajtur i qetë fronin e tij të përgjakur me gjak vëllai.
Së fundi ju thoni tregohem i ashpër, me çfarë? Me fjalë, ndërsa banda terroriste e Enver Hoxhës ka terrorizuar popullin me zjarr dhe me hekur, me pranga, me plumba dhe me litar në grykën e një populli të tërë.

-Ke pasur polemika me komunistët, ata ju akuzojnë si i biri një ballisti etj.

– Unë kam botuar një libër “Përballë klithmave të korbave” (2008), ku kam përmbledhur polemikat që kam pasur me komunistët. Ndryshe nga botimet e komunistëve, unë në këtë libër kam botuar shkrimet që më kritikojnë ose akuzojnë me titull: Për çfarë më akuzon mua komunisti …?, dhe pas këtij shkrimi unë botoj përgjigjen time. E kam bërë këtë pasi unë kam një avokat të fortë që më mbron: të vërtetën.

-Cila është e vërteta si bir ballisti?

-Babai im në vitin 1943 ishte 23 vjeç, ishte ushtar i çetës së parë antifashiste në qarkun e Vlorës, çetës “Shqiponja” që komandohej nga Hysni Lepenica, Dëshmor i Atdheut, “Nder i Kombit”. Pas vrasjes së Hysni Lepenicës, me 14 shtator 1943, “Balli Kombëtar” në Vlorë u çorjentua dhe u muar në komandë të Enver Risilisë.
Në këto momente babai im dhe disa fshatarë të të tjerë shkuan partizanë në Brigadën e XII-të S, çka tregon fare qartë se ata, sipas traditës, kishin marrë pushkën për lirinë e Shqipërisë dhe jo për Ballin apo Partinë Komuniste.
Në vitin 1965, Refat Bajrami, ish komandant i Brigadës XII-të e kishte pyetur babanë nëse e merrte shërblimin si veteran i luftës?
-Jo, – ishte përgjegjur babai, pasi kohën që kam qenë me Ballin ma ka njohur partia, e ndërsa kohën që kam qenë partizan nuk ma kanë njohur!!! Kjo ishte logjika komuniste!
Pas Vitit 1990 babai është njohur si Veteran i Luftës Antifashiste, titull i mohuar nga komunistët.
Po e mbyll këtë kapitull, duke ju thënë komunistëve të ditëve tona, se fjalët e tyre  janë si gjethet, veprat e babait tim dhe të miat janë si frutat.

-Parimet e veprave tuaja?

-Vitet 1990 dhe 1991, dhe veçanërisht 22 marsi i vitit 1992, sollën përmbysjen e diktaturës komuniste e për pasojë rilindjen e Shqipërisë Demokratike, që solli nxjerrjen e historisë nga një histori politike e folklorike në shkencë, në këtë drejtim jam munduar që edhe unë të jap kontributin tim.
Mendoj se edhe unë kam bërë detyrën time për të ndriçuar disa ngjarje historike dhe personalitete të historisë së popullit tonë, të cilat qenë falsifikuar, apo mbuluar me harresë qëllimisht, ky ka qenë qëllimi dhe parimi i veprave të mia.
Megjithëse e kam filluar këtë punë pas vitit 1990, pasi më parë nuk më lejohej të shkruaja. Frederik Shiler ka thënë se “Njeriu me veprën e tij fotografon veten”.
Në veprat e mia kam shkrirë shpirtin dhe jetën time, prandaj vepra ime do të mbetet këtu, midis të gjallëve, kur unë do të kemë ikur nga kjo botë dhe ajo do më përcjellë edhe matanë varrit tim.
Mundimi dhe sakrificat e mia për të mbajtur familjen, për të nderuar fisin dhe krahinën nuk do vejë dëm pasi është pasqyruar në veprat e mia.
Jam shumë i kënaqur që shoqërisë i lash diçka, veprën time, me dëshirën që fëmijët, nipat dhe mbesat ta çojnë më përpara.

– A janë vlerësuar veprat tuaja? Çfarë keni arritur me veprën tuaj të botuar në fushën e historisë?

– Në veprat e mia kam ndriçuar shumë ngjarje historike të falsifikuara, shumë personazhe historike, të mbuluar qëllimisht me harresë. Kam ngjitur në peidestalin e historisë Ahmet Lepenicën, Hysni Lepenicën,  Fejzo Lepenicën, në saje të veprës time dhe artikujve të mi ata janë vlerësuar nga Presidenti i Republikës.
E gjithë vepra ime përshkohet fund e krye nga evidentimi krimit, dhunës dhe terrorit komunist, bazuar mbi fakte e prova dhe burime arkivore që nuk mund të kundërshtohen. Si qytetar dhe atdhetar, thellë në ndërgjegjen time kam kuptuar detyrën që shtron para shqiptarëve Rezoluta e Këshillit të Europës, 1481-2006 dhe e Kuvendit të Shqipërisë e 30 tetorit 2006, për domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimit komunist.
Në thirrjen e ndërgjegjes sime dhe në zbatim të detyrave që na vënë rezolutat e cituara unë kam shkruar e botuar veprat e mia, të cilat janë vlerësuar nga personalitete dhe autoritete të historisë, por edhe nga publiku i gjerë, për shembull:
Për veprën “Hysni Lepenica … “ janë botuar gjithsej 31 artikuj vlerësues, shquajnë artikujt e prof. dr. Hysni Myzyrit, prof. dr. Muharrem Dezhgiut, prof. dr. Eshref Ymerit, prof. dr. Beqir Metës, prof. Gëzim Zilja etj.
Për veprën “Pseudonime të përdorura gjatë Lëvizjes Antifashiste 1939-1944”, janë botur gjithsej 16 artikuj vlerësues, ndër ta shquajnë prof. dr. Beqir Meta, akademik, dr, Iliaz Gogaj, prof. Agron Gjekmarkaj, deputetë, etj.
Për librin “Nëpër greminat e përgjakura komuniste”, janë botuar 15 artikuj vlerësues dhe kritikë, ndër ta shquajnë dr. Iliaz Gogaj, publiçistët Eglantina Alliaj, Gëzim Llojdia etj.
“Me punën e tij të lavdëruar për nga zelli e ngulshmëria për të kërkuar, mbledhur, qëmtuar, seleksionuar  dhe analizuar, ka dhënë një libër me vlera të çmuara… Janë shumë faqe të librit, të cilat nuk mund të lexohen pa u tronditur dhe pa u prekur thellë shpirtërisht nga veprimtari të përbindëshme.. që bënë komunistët…”, -ka thënë dr. Iliaz Gogaj.
Për librin “Përballë klithmave të korbave”, polemikë me komunistët, janë botuar 11 artikuj, ndër ta shquajnë prof. dr. Alqi Naqellari, dr. Iliaz Gogaj, shkrimtari Novruz Shehu, studjuesi Shpresim Kasaj, etj
Për librin “Kthimi i borxhit të madh” janë botuar 8 artikuj vlerësues dhe kritikë, ndër ta shquajnë dramaturgu Ferdinand Hysi dhe poeti Izet Shehu.
Për librin “Emblema e një epopeje” janë botuar 18 artikuj vlerësues dhe kritikë, ndër ta shquajnë prof. dr. Uran Asllani, prof. dr. Muharrem Dezhgiu, prof. dr. Alqi Naqellari, prof. dr. Bardhosh Gaçe, etj
Po kështu vlerësime të larta ka pasur për veprën “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Luftës së Vlorës, 1920”. -Me këtë vepër Enver Memishaj ka zbuluar madhështinë e këtij patrioti të shquar, pra ai i kthehen historisë sonë një personalitet të shquar, të harruar dhe të pa vlerësuar më parë, shkruajnë ndërmjet të tjerëve, prof. Gëzim Zilja, prof. Petrit Derraj etj.
Libri im i fundit është “Lepenica e Vlorës. Shënime historike”, për të cilin prof. dr. Luan Malltezi shkruan: “Libri është fryt i një pune kërkimore shkencore kryer nga autori për vite më radhë në fonde të ndryshme të Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare… Historia e Lepenicës shkruar nga autori ka marrë karakter të gjerë enciklopedik”
Vepra ime ka hyrë në bibliografinë e “Historisë së Popullit Shqiptar”, Akademia e Shkencave, Vëllimi i IV, Tiranë, 2008.
Po kështu edhe në shumë vepra shkencore të historisë janë cituar veprat e mia, si prof. Paskal Milo “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, (Toena, Tiranë, 2014), etj.
Portale të shumtë të internetit kanë botuar arikujt e mi historikë, po ashtu jam përmendur vazhdimisht edhe në shypin e kohës.
Shkrimtari Agim Jazaj, në një libër të tijën, “Bij të Vlorës”, botuar në vitin 2012 në Vlorë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, shpall 100 personalitete të Vlorës, ndër ta ai ka renditur edhe emërin tim. Enver Memishaj.

-Po vlerësime zyrtare për punën tuaj a ka pasur?

-Si rezultat i punës sime në fushën e historisë jam vlerësuar:  “Mirënjohje”, nga Bashkia Selenicë, vendi i origjinës sime,  “Personalitet i shquar i Qarkut i Vlorës”, nga Këshilli i Qarkut të Vlorës,  “Mjeshtër i Madh” Titull nga Presidenti i Republikës, “Misionar i Paqes” nga Misioni Ndërkombëtar Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Çmimi “Dom Ndoc Nikaj”- nga  “Gazeta e Alpeve”, “Mirënjohje” nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës Maqedoni e Veriut.

-Kur ndjeni kënaqësi për veprën tuaj?

-Kënaqësinë më të madhe e ndiejë nga njerëzit e thjeshtë kur më thonë e kam lexuar veprën tënde, ose kur më falenderojnë për të vërtetat historike që kam pasqyruar në veprën time.
Unë jam i kënaqur se vepra ime do t’i shpjerë lajmin nënës dhe babait tim atje në varr, ku prehen, se e shleva borxhin e madh, kreva detyrën time, i nderova ata, nxorra në dritë Ahmet Lepenicën, Hysni Lepenicën, tërë fisin tim dhe fshatin tim e lartësova me veprat e mia.

– Porosia për fëmijët, nipat e mbesat?

– Mbahuni të gjithë tok dhe mos u përçani, duajeni njeri tjetrin shumë, ndihmoni njeri tjetrin. Vlera e vërtetë e njeriut është shpërbimi ndaj të afërmve dhe shoqërisë.
Historia duhet shikuar si një mjet që nxjerr gabimet e brezave ose bën vlerësimin e tyre dhe jo si mjet që mbron falsifikimet dhe krimet e djeshme.
Arritja më e madhe e jetës sime dhe e bashkëshortes sime janë fëmijët e mi. Të kesh fëmijë me vlerë do të thotë se e ke plotësuar detyrën e prindit dhe je i qetë dhe i kënaqur për ata që ke lënë pas.

      -Si do ta portretizonit veten tuaj me dy fjalë?

-Unë nuk kam ditur të qëndroj spektator në jetën time, por përkundrazi pavarësisht pengesave e vështirësive jam munduar të dal në vijën e parë. Librat e shkruar dhe botuar prej meje janë portreti im i plotë. Kaq mjafton. E shkuara janë rrënjët, e tashmja është angazhim në jetën e shoqërisë, e ardhmja është projekti që ne vet i përgatisim vetes sonë.
Gjatë gjithë veprimtarisë sime kam pasur parasysh se gjyshi më thoshte: Na pret të gjithëve një gur varri…

-A jeni prind i gëzuar dhe gjysh i lumtur?

-Po, plotësisht, Teuta bashkëshortja më ka falur tre fëmijë: Entela është avokate e njohur, Nertila mjeke e njohur dhe Orgesi jurist.
Kur e pyeta mikun tim të ndjerë, prof. Nexhat Mersinin se si kishte duruar dhe kishte ndenjur dy vjet te vajza në Kanada ai m’u përgjegj:
-Enver, në të ri njeriu e ka dashurinë e tij tek fëmijët, por Zoti nuk të lë pa dashuri, në pleqëri ai ka dashuri të pa kufishme për nipër dhe mbesat…
-Unë e Teuta “vdesëm”, e na merr malli për të dashurat tona, mbesat Dea dhe Elia Shehaj, qofshin të lumtura!

– Mesazhi juaj?

-Ideja e Vëllazërimit. Duhet të lexojmë e të njohin historinë tonë. Profesori im i histories, Perlat Xhiku, më thoshte: dallojmë nga kafshët se e dimë kë kemi paraardhës, pra njohim historinë tonë, derri nuk e di.
Sejcili duhet të ndiejë detyrimin të bëjë e të japë diçka për atdheun e tij pa shpërblim, veç taksave e tatimeve, të pyes veten çfarë bëra unë për atdheun tim?

-Si është organizuar një ditë e zakonshme e një pensionisti?
-Kur më pyesin: si e kalon ditën? Unë ju përgjigjem: los domino, sepse njerëzit nuk të kuptojnë po t’u thuash se çohem që në 6 të mëngjezit dhe filloj punën në kompjuter.
Jam në fund të udhës së jetës dhe çdo ditë pyes veten: A do më mjaftojë jeta të botojë gjithë veprat që i kam gati nëpër dosje? Dhe punoj më me ngulm deri në orën 11 kur bije të fle.
Kur gjej kohë të lirë shkruaj ndonjë artikull për gazetat.

-A vazhdoi na ruani mënyrën e të shkruarit të viteve 1997-2000 kur ju shkruanit dhe botonit pa pushim?

-Atëhere shkruaja me pasion dhe botoja gati çdo dy ditë, nga fakti se kishte skllevër të ideologjisë komuniste që donin të merrnin pushtetin me grykën e pushkës.
Në atë kohë të vështirë kujtoj me nderim, vlerësim dhe respekt të thellë zotnin e nderuar Fari Balliun që me Gazetën “55” u bë shembulli i atdhetarit dhe qëndrestarit në mbrojtje të idealeve demokratike, po ashtu dr. Bujar Leskaj, që më mbeshteti moralisht e materialisht dhe mikun e pa ndarë, Gëzim Zilja, me të cilin shkruanim pa pushim në Gazetën “55”.
Në atë situatë nuk mund të heshtja dhe shkruaja vazhdimisht për krimet e komunistëve gjatë diktaturës që ushtruan mbi popullin tonë për afro 50 vjet dhe ringjalljen e bijëve në vitin 1997.

-A e keni kryer detyrën tuaj në jetë?
  
-Kjo është pyetje e vështirë dhe nuk më takon mua të përgjigjem. Gjykatës i jetës dhe veprës sime është shoqëria, fëmijët e mi, fisi im, fshati dhe krahina ime. Ata le të flasin.
Për sa i përket gjykimit tim dua të them se unë kam vuajtur në jetë, pa përkrahje dhe i diskriminuar nga regjimi komunist, megjithatë qëndrova dhe nuk ishja në fund të shoqërisë.
Unë fillova të shkruaj në liri, zbardha shumë ngjarje historike, bëra historinë e vendlindjes sime, nxorra në dritë dhe ngrita në piedestalin e merituar Ahmet Lepenicën, Hysni Lepenicën, Fejzo Lepenicën, Hasan Lepenicën dhe gjithë të persekutuarit e vendlindjes dhe krahinës.
Në veprën time të bazuar në dokumente historike, për aq vite sa kam patur në dispozicion, kam evidentuar dhe denoncuar, krimin, dhunën dhe terrorin e regjimit komunist mbi shqiptarët.
Tani po pyes unë: A e kam kryer detyrën time në jetë? Mos kam të drejtë? Mos kam gabim?

–Fund —

blank

Abazoviç: Jam për zgjedhje, por ndërprerja e mandatit të parlamentit, u takon deputetëve, jo presidentit

VOA/Menada Zaimi

Në Mal të Zi kriza politike është thelluar së fundmi me një tjetër përplasje mes shumicës parlamentare dhe presidentit në detyrë Milo Gjykanoviç. Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, zoti Gjukanoviç, shpërndau parlamentin dhe shpalli e zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor, duke renditur si arsye, pamundësinë e shumicën aktuale, për të formuar një qeveri të re. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Kryeministri Dritan Abazoviç, qeveria e të cilit u rrëzua me mocion mosbesimi në gusht të vitit të kaluar, thotë se vendimi për ndërprerjen e mandatit të parlamentit, i takon deputetëve dhe jo presidentit. Ai thotë gjithashtu se nuk është kundër idesë së zgjedhjeve parlamentare, por çdo vendim sipas tij duhet marrë pas përfundimit të garës presidenciale dhe nga partitë politike. Në bisedën me kolegen Menada Zaimi, zoti Abazoviç komenton ndër të tjera raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut, që e konsideron korrupsionin, si një problem domethënës për Malin e Zi.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, vendi juaj ndodhet prej disa muajsh në krizë politike. Aktualisht ju drejtoni një qeveri teknike. E megjithatë, kur u duk se u ofrua një mundësi për të dalë nga situata, me vendimin e Presidentit Gjukanoviç, për të shpërndarë parlamentin dhe shpallur zgjedhjet e parakohshme, ju u rreshtuat në krahun e atyre që e cilësuan këtë lëvizje si antikushtetuese. Madje ju keni bërë dhe përpjekje dhe për të riformatuar qeverinë, një qeveri e cila e humbi besimin pak muaj më parë. Pse?

Dritan Abazoviç: Sa i takon situatës në Mal të Zi, besoj se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur. E vërtetë është se qeveria është me mandat teknik, por gjatë këtij mandati, për të cilin kanë menduar se mund të jetë i shkurtër, dhe nuk ka ndodhur, janë sjellë shumë vendime në parlamentin e Malit të Zi, gjithashtu është sjellë edhe buxheti, si një vendim shumë i rendësishëm, dhe ajo ka treguar se ekziston një shumicë e cila e përkrah qeverinë, ajo është gjëja kryesore. Ne kemi patur probleme me Gjykatën Kushtetuese, kjo është çështje e cila ka qenë më e rëndësishmja. Tash dy vite apo tre vite nuk kemi pasur kuorum në Gjykatën Kushtetuese, por edhe kjo çështje është zgjidhur, më 28 shkurt ne e kemi bërë zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës. Ashtu sikurse në këtë moment e vetmja adresë që mund të thotë, nëse dikush ka shkelur ligjin apo është duke punuar jashtë kushtetute apo në bazë të kushtetutës është Gjykata Kushtetuese. Vendimi i Gjykanoviçit ka ardhur dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale. Ne kemi patur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën e kaluar, kemi raundin e dytë më dy prill dhe po ashtu edhe ajo gjë është në pikëpyetje sepse shkatërrimi apo shkëputja e mandatit të parlamentit duhet të jetë në duar të deputetëve, jo në duar të qeverisë, jo në duart e presidentit, për shkak se ne jemi demokraci parlamentare. E di se ka shumë keqkuptime, ndoshta dhe në organizatat ndërkombëtare dhe tek partnerët tanë po ne jemi shtet që në bazë të kushtetutës jemi vendosur si demokraci parlamentare, fuqia kryesore është në parlament.

Zëri i Amerikës: Që megjithatë po dështon ta zgjedhë qeverinë? Dhe po e bën përpjekjen bazuar në ndryshimet që i janë bërë ligjit të presidentit, që janë konsideruar si antikushtetuese, nga faktorë të brendshëm e të jashtëm.

Dritan Abazoviç: Ne nuk kemi ardhur ende tek ajo lloj qeverie, për të cilën flisni ju…

Zëri i Amerikës: Por keni bërë tentativa…

Dritan Abazoviç: Kemi pasur tentativa, por nuk kemi ardhur deri aty, pasi kemi pritur derisa të krijojmë Gjykatën Kushtetuese, pasi e kemi krijuar ajo është e vetmja adresë, që mund me thënë nëse është kushtetutuese ose jo. Roli i parlamentit në çdo shtet është të sjellë ligje. Roli i Gjykatës Kushtetuese është të bëjë kontrollin e tyre, kjo është diçka fare e thjeshtë unë nuk e di pse dikush thotë është jashtë kushtetute. Kush mund ta thotë?! Ne si politikanë mund të themi shumë gjëra, por ekziston institucioni i cili i sjell vendimet në atë drejtim. Pasi kemi bërë zgjedhjen e Gjykatës, unë mund t’u tregoj se çdo gjë ka shkuar në drejtimin e duhur. Kemi patur zgjedhjet presidenciale në një atmosferë e cila kurrë nuk ka ndodhur në Malin e Zi. Plotësisht e relaksuar, si në vendet perëndimore dhe tani do të kemi dhe raundin e dytë. Unë shpresoj se pas asaj do të kemi presidentin e ri të Malit të Zi dhe atëherë, me legjitimitet të plotë, mundet me sjellë vendime të cilat janë në bazë të detyrave të tij.

Zëri i Amerikës: Gjatë qëndrimit tuaj në Uashington ju jeni takuar me zyrtarë amerikanë, të cilët e kanë bërë të qartë se zgjedhjet e parakohshme do të ishin zgjidhja për krizën në Malin e Zi. Gjatë gjithë kësaj kohe, Uashingtoni i ka parë me shqetësim përpjekjet për të formuar një qeveri, bazuar në ligjin e ndryshuar për presidentin, që i hoqi kompetencat kreut të shtetit për të përcaktuar mandatarin. Po kështu Uashingtoni nuk mbështetet riformatimin e një qeverie që e ka humbur mandatin, duke nënkuptuar tuajën. Si i përgjigjeni ju këtyre shqetësimeve?

Dritan Abazoviç: Unë nuk di…ju jeni duke u munduar të tregoni se ne nuk e kemi mbështetjen e Uashingtonit, unë nuk e kam atë mendim. Kërkoj falje, por nuk e kam. Unë mendoj se ne kemi punuar shumë afër në çdo aspekt. Ai aspekt ka të bëje edhe me politikën e cila ka qenë ndaj Rusisë, politikën lidhur me ndihmën ndaj Ukrainës, politikën e NATO-s, kundër korrupsionit, krimit të organizuar, këto gjëra sikurse i keni thënë ju, unë si përjetoj ashtu, ai mund të jetë mendimi juaj personal apo mendimi i disa analistëve dhe politikanëve.

Zëri i Amerikës: Janë komente të ambasadës amerikane në Mal të Zi.

Dritan Abazoviç: Atë çka kemi krijuar ne në Mal të Zi….ju duhet ta dini që jemi shtet që 30 vite kemi patur të njëjtin pushtet, kjo është ngjarja kryesore dhe kur kanë ardhur ndryshimet para dy vitesh është ditur se nuk mund të krijohet një stabilizim i jashtëzakonshëm. Në ato kushte mendoj se vendi ka marre disa vendime jashtëzakonisht të mira dhe ne kemi përfunduar një vit i cili ka qenë, në nivel global shumë i komplikuar, 2022-shi. Vitin e kaluar e kemi kaluar me parametra jashtëzakonisht të mira në mënyrë ekonomike dhe me arritje në disa gjëra politike, siç është lufta kundër korrupsionit, duke dhënë rezultate konkrete.

Zëri i Amerikës: Cila do të ishte zgjidhja për krizën sipas jush a jeni ju për zgjedhje të parakohshme?

Dritan Abazoviç: Ne jemi për zgjedhje. Në çdo vend që ekziston një mosmarrëveshje tek shumica duhet të shkohet në zgjedhje, por duhet të shkohet pikë së pari duke krijuar kushtet në Gjykatën Kushtetuese, kjo është përfunduar, me kry zgjedhjet presidenciale, të cilat kanë ardhur pas mbarimit të mandatit të presidentit edhe kjo gjë do të përfundojë më 2 prill, dhe pastaj partitë politike do të vendosin se çfarë do të bëhet. Në rast se duan të shkojnë në shkëputjen e mandatit, dakord, s’jam kundër asaj. Në rast se do të shkohet në një reformë zgjedhore, edhe ajo mundet me qenë çështje, po sido që jetë, do të shkohet në zgjedhje. Tani është edhe e shumtë me fol për zgjedhje pasi dhe mandati i rregull, perfundon në vitin 2024, ne tani jemi 2023, pra a kanë për të qenë disa muaj më herët, disa muaj më vonë… kjo nuk është më çështje. Nuk jam kundër zgjedhjeve parlamentare, mendoj se ato kanë për të treguar politikën të cilën e kemi afirmuar këto dy vite dhe vetëm ka për të fituar fuqi.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, kur erdhët në pushtet, ju erdhët me flamurin e anti-korrupsionit, si sfida juaj më e rëndësishme. Por në raportin e Departamenti amerikan të Shtetit, mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, për sa i takon vendit tuaj, thuhet se korrupsioni vazhdon të jetë problem, që jo vetëm nuk u ndalua, por u la të lulëzojë edhe më tej. Po kështu janë ngritur shqetësime mbi punësimet partiake, problemet në pavarësinë e gjyqësorit. Cila është përgjegjësia juaj lidhur me këto problematika që evidentohen?

Dritan Abazoviç: Ju po krijoni një dialog sikur çdo gjë që them unë nuk është e vërtetë, dhe ajo që thoni ju është e vërtetë, nuk e shoh me kuptim me bë këtë lloj dialogu…

Zëri i Amerikës: Nuk e them unë, e thotë Departamenti i Shtetit…

Dritan Abazoviç: Kurrë në Mal të Zi, kurrë në histori të tij, nuk ka pasur më shumë luftë kundër korrupsionit. Ne në këtë moment kemi kryet e sistemit gjyqësor në burg, kryet e sistemit të policisë në burg, kemi njerëz të politikës ne procesim e shume te tjere në të ardhmen. Kemi shtetin me parametra ekonomike shumë më të mirë, pasi taksa paguesit janë më të disiplinuar, kemi luftën kundër kontrabandës së cigareve, kundër kokainës. Kemi luftën kundër kontrabandës së kokainës, që për madhësinë e shtetit, mund të krahasohet me secilin shtet në botë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A keni dëgjuar ndonjë shtet në botë ku janë ndaluar për një vit afro 2 tonë kokainë, me 600 mijë banorë dhe me një port të vogël?

Zëri i Amerikës: Ju po thoni se ka një perceptim të gabuar mbi rezultatet?

Dritan Abazoviç: Nuk ka perceptim. Ne vetëm kemi lëvdata edhe nga Europoli edhe nga SHBA-të. Raporti i DASH-it ka fol për sistemin gjyqësor, të cilin ne ende nuk e kemi prekur pasi ligji dhe kushtetuta, nuk e lënë të preket. Ne kemi pas një vit luftë për të ndruar prokurorin kryesor, për krimin e organizuar, kemi pasur pengesa prej partnerëve tanë evropianë, se ata kanë thënë se do të jetë revanshizëm i qeverisë së re. Mirëpo kur e kanë kuptuar se njerëzit të cilët i kemi zëvendësuar kanë qenë pjesë e krimit të organizuar, çdo kush ka ardhur edhe ka thenë urime për këtë punë. Unë këto gjëra mundem me i pa dhe ato gjëra i shohin njerëzit në Mal të Zi. Nëse duam të krijojmë një klimë ndryshe nga ajo qe eshte e verteta? Qëllimi im është të them të vërtetën. Ju mund ta shtroni pyetjen dhe komentin si e mendoni vetë.

Zëri i Amerikës: Unë e bazoj pyetjen tek raporti i Departamentit amerikan të Shtetit….Nje pyetje te fundit zoti Kryeminister. Në fund të shkurtit Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi arriti të bëhet funksionale, duke zgjedhur edhe tre anëtarë të rinj të saj, por jo kandidatin e katërt, një jurist nga Ulqini, përfaqësues i partive pakicë, zgjedhja e të cilit do ta bënte të plotë këtë institucion me të gjithë anëtarët. Pritet që së shpejti të ketë një votim të dytë. A prisni që këtë herë ai t’i sigurojë votat?

Dritan Abazoviç: Jam shumë pro të zgjidhet juristi nga Ulqini, jo se është nga Ulqini, por sepse ne kemi nevojë ta kompletojmë Gjykatën Kushtetuese. Dhe në raundin e parë ka patur përkrahjen e partisë sonë. Partia e cila nuk e ka lënë me u zgjedh është partia e analizave që keni lexuar ju, ish-partia e ende Presidentit të shtetit Milo Gjukanoviç. Partia e cila ka qejf të tregohet si pro evropiane nuk ka lënë dikë prej pakicave të vendoset si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe partia që ju keni lexuar të dhënat se gjërat nuk shkojnë mirë në Mal të Zi. Ne jemi dicka ndryshe. Unë shpresoj se do të zgjidhet kandidati prej popullsisë pakicë. Do të kompletojmë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese mund të sjellë vendime të pavarura dhe profesionale ashtu si i mendojnë ata. Mendoj se me këtë pyetje, dikush që po dëgjon intervistën e ka më të qartë se çka ndodhi në Mal të Zi. Pra një sistem që ka qenë i bllokuar 30 vjet, nuk do me lëshu pe dhe nuk do të lërë shtetin të ecë përpara. Por ata me politikat e së shkuarës dhe politika të ’90-s, duan të krijojnë një narrativë sikur çdo gjë s’është në rregull, meqë ata s’janë në pushtet, mundet çdo gjë të marrë fund. Jo! S’është kjo. Ne do të shtyjmë Malin e Zi në drejtim të duhur me sfidat që kemi. Ato janë ekzistuese dhe këto nuk i anashkalojmë. Dhe mendoj se shteti ynë ka me arrit atë çka është qëllimi, me u bë sa më parë anëtar i Bashkimit Evropian.

blank

Intervista- Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme

RFE/RL

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Në një intervistë që Lajçak dha për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in Serbi – të parën prej se Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për të zbatuar Marrëveshjen e BE-së, më 18 mars në Ohër – ai nënvizoi se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Aty bën pjesë edhe Neni 4, i cili thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Lajçak theksoi se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai pranoi se BE-ja kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta.

Por, ai tha se udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë mundur të bien dakord për secilën pikë dhe se presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin. Prandaj, propozimi ka ndryshuar.

Lajçak paralajmëroi një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç tha, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Në intervistë, ai foli fillimisht për pajtimin e arritur në Ohër dhe për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes:

“Prova e marrëveshjes së Ohrit, në zbatimin e saj”

Mirosllav Lajçak: Dua të them se Marrëveshja e arritur në Ohër, të shtunën e kaluar, është një moment i rëndësishëm historik. Krijon një cilësi të re të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E ngre dialogun në një nivel më të lartë dhe do t’i hapë rrugë normalizimit, ashtu si edhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën.

Siç thotë fraza “prova e pudingut është në të ngrënit e tij”, ashtu edhe prova e marrëveshjes është në zbatimin e saj. Andaj, fokusi tani është në zbatim.

Nuk është sekret që ne, si lehtësues [të dialogut], kemi përgatitur fillimisht një aneks më të detajuar të zbatimit. Me një sekuencë hapash, me afate të qarta kohore, do të ishte më e lehtë të matej. Megjithatë, pas disa orësh negociata, palët kanë arritur të bien dakord për 12 nga 18 pikat. Ka qenë e pamundur të tejkalohen dallimet për gjashtë pikat e mbetura. Kemi provuar shumë, shumë mënyra për t’i kapërcyer ato dallime, por ka qenë e qartë se nuk do të funksionojnë.

Dhe, për këtë arsye, kemi paraqitur një aneks të ri, i cili është më i përgjithshëm dhe më pak konkret. Por, dispozitat kryesore janë aty, sidomos fakti që palët do t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit, në mënyrë të plotë dhe në mirëbesim.

Po ashtu, e kemi përmendur edhe një pjesë tjetër shumë të rëndësishme – se kjo marrëveshje tani po bëhet pjesë e rrugës së anëtarësimit të Serbisë [në BE] përmes kapitullit 35, dhe për Kosovën përmes komisionit special të normalizimit. Kjo është ajo që do të bëjmë tani.

Si hap të ardhshëm, tashmë kemi nisur procedurat e brendshme në Bashkimin Evropian për ta zyrtarizuar këtë faktor – [pra], për ta bërë këtë pjesë të agjendës së BE-së për Serbinë dhe për Kosovën.

Si hap të ardhshëm në dialog, do t’i ftoj kryenegociatorët në Bruksel dhe do t’i diskutojmë hapat për zbatimin [e Marrëveshjes], për t’u siguruar se kemi një pajtim se si të vazhdojmë me zbatimin. Kjo është shumë e rëndësishme.

Çështja që është diskutuar shumë në diskursin publik, ka qenë çështja e nënshkrimit të Marrëveshjes. Këtu dua të them se preferenca jonë, si lehtësues të BE-së, ka qenë që dokumenti të nënshkruhet. Ky ka qenë propozimi ynë për palët. Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e ka bërë mjaft të qartë se nuk është në pozicion për ta nënshkruar këtë dokument. Ai ka përmendur kufizimet kushtetuese. Ne kemi bërë përsëri disa propozime se si të trajtohet çështja, por ato janë refuzuar.

Në fund, kemi rënë dakord që ky dokument të formalizohet përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë [Josep Borrell] – gjë që ka ndodhur të shtunën. Kjo është plotësisht në përputhje me praktikën juridike ndërkombëtare. Pra, kjo do të thotë se ky dokument është i detyrueshëm, është zyrtar, është formal. Çdo spekulim se është apo jo i vlefshëm dhe i detyrueshëm, është i pakuptimtë.

Dua të shtoj, po ashtu, edhe një vëzhgim tjetër. Kur i shikojmë marrëveshjet e kaluara, nuk i gjykojmë nga këndvështrimi se cilat janë nënshkruar dhe cilat jo. Por, gjithmonë shikojmë se cilat janë zbatuar dhe cilat jo. Prandaj, vërtet besoj se nuk duhet të përfshihemi në diskutimet për nënshkrimin. Ky është realiteti.

Dokumenti është i detyrueshëm në dy mënyra. E para – përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë, dhe e dyta – duke e bërë pjesë të procesit të anëtarësimit në BE, ose të agjendës së BE-së për Serbinë dhe për Kosovën. Tani fokusi është te zbatimi.

Dhe, përfundimisht, ne, si lehtësues, do t’u raportojmë rregullisht shteteve anëtare – në baza mujore – për përparimin. Natyrisht, do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi shumë mirënjohës që kanë qenë shumë, shumë besnike ndaj nesh dhe i kanë mbështetur përpjekjet tona para Ohrit, në Ohër, dhe do të vazhdojnë pas Ohrit.

Dhe, sigurisht, vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë shumë të interesuara që kjo Marrëveshje dhe ky Aneks të bëhen realitet.

“Palët s’duhet ta kushtëzojnë zbatimin e pjesës së tyre të përgjegjësive me zbatimin nga pala tjetër”

Radio Evropa e Lirë: Cili autoritet vendos hierarkinë ose mënyrën e [zbatimit të] dispozitave të kësaj Marrëveshjeje? Duhet ta them këtë, sepse kemi dy kontradikta në Aneks. E para thotë se Kosova nis menjëherë krijimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, për të siguruar një vetëmenaxhim adekuat për komunitetin serb. Dhe, kontradikta e dytë është se “rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre”. Tani, sipas narrativës së zyrtarëve evropianë, përfshirë zotin Borrell, vetëmenaxhimi i komunitetit serb është me prioritet të lartë. Kush është autoriteti që do të vendosë se cila dispozitë shkon e para dhe cila më pas?

Mirosllav Lajçak: Autoriteti që do të monitorojë, vlerësojë dhe raportojë për zbatimin [e Marrëveshjes] është Komiteti i Përbashkët Monitorues, i kryesuar nga Bashkimi Evropian. Ky është një nga elementet e Aneksit, ku thuhet se Komiteti i Përbashkët Monitorues do të themelohet brenda 30 ditësh. Tani jemi duke punuar në mënyrë intensive për t’i përcaktuar objektivat e këtij Komiteti të Përbashkët Monitorues. Ai do të jetë autoriteti.

Sa i përket vërejtjes suaj të parë, nuk ka asnjë kontradiktë. Dua të them se deklarata që lidhet me Nenin 7 të Marrëveshjes, i referohet, thjesht, përkushtimit tonë afatgjatë për Kosovën, që rrjedh nga Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015. Dhe, meqenëse kjo është një çështje kaq e gjatë, është e qartë se duhet trajtuar si çështje me prioritet.

Por, ajo që kemi thënë edhe në dispozitat e tjera të këtij Aneksi, është se palët nuk duhet ta kushtëzojnë zbatimin e pjesës së tyre të përgjegjësive me zbatimin nga pala tjetër.

I takon lehtësuesit [të dialogut] që t’u raportojë shteteve anëtare. Por, siç e thashë, Komiteti i Përbashkët Monitorues është një platformë, ku do t’i diskutojmë gjërat. Ai do të themelohet ashtu siç është rënë dakord, brenda 30 ditësh nga miratimi i këtij Aneksi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, është e drejtë të thuhet se fillimisht shkon vetëmenaxhimi i komunitetit serb, e pastaj mund të flasim për dispozitat tjera…

Mirosllav Lajçak: Jo, ne duhet të fillojmë me vënien e këtyre në agjendë. Dhe [pastaj] do të vazhdojmë me zbatimin.

Propozimi ynë fillestar ka pasqyruar qasjen dhe logjikën tonë se duhet të përparojmë hap pas hapi. Sepse, nuk do të ishte e drejtë të besohej se një vend duhet të kryejë gjithçka i pari, dhe pastaj pala tjetër ta bëjë pjesën e saj.

Por, besoj se – marrë parasysh nivelin mjaft të ulët të besimit të ndërsjellë – është shumë më e drejtë të kemi një proces, ku njëra palë bën hapin e parë dhe pala e dytë e bën atë hapin e parë. Dhe, pastaj, kalojmë në hapin e dytë dhe në hapin e tretë.

Kjo është arsyeja përse ne e dimë se të dyja palët do të duhet ta zbatojnë atë që është shkruar dhe që e kanë pranuar.

Radio Evropa e Lirë: Doja t’ju pyesja për monitorimin e përbashkët që përmendët. Ju thatë se do të kryesohet nga BE-ja, por kush do të jetë gjithashtu pjesë e atij komiteti? Dhe, kush do të garantojë se gjërat do të shkojnë në atë mënyrë që thoni ju – duke u përmbushur të njëjtat gjëra nga të dyja palët?

Mirosllav Lajçak: Është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, sepse, siç e thashë, Komiteti i Përbashkët Monitorues do të krijohet brenda 30 ditësh. Ne po punojmë për t’iu përgjigjur saktësisht këtyre pyetjeve. Sugjerimet tona do të kalojnë në proces të konsultimeve dhe kështu me radhë. Por, është e qartë se Kosova, Serbia dhe BE-ja do të jenë atje. BE-ja do ta kryesojë – për këtë është rënë dakord gjithashtu. BE-ja do të jetë ajo që do t’i informojë shtetet anëtare.

Të mos harrojmë se përparimi i Kosovës dhe Serbisë në rrugën e BE-së, tash e tutje, do të varet edhe nga zbatimi i dispozitave të kësaj marrëveshjeje dhe dinamika.

*Video: Escobar: Pa njohje reciproke, s’ka rrugë për në Evropë

Radio Evropa e Lirë: Por, sa tërheqëse është kjo nxitje, marrë parasysh se sa larg janë të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane? Është e vërtetë, Serbia është lidere, Kosova nuk është gjëkundi në këtë proces. Megjithatë, edhe pa problemin e sanksioneve për shembull për Serbinë, ajo mbetet shumë larg. Si mund t’ju ofroni një “karotë më të ëmbël”?

Mirosllav Lajçak: Nuk do të komentoj për kategoritë e tërheqjes. Nuk mendoj se ka ofertë më tërheqëse. Nuk jam në dijeni për ndonjë ofertë më tërheqëse, as për Serbinë, as për Kosovën – për të ardhmen e tyre strategjike. Serbia dhe Kosova e kanë bërë anëtarësimin e tyre në BE prioritet të tyrin strategjik. Është thënë, gjithashtu, shumë kohë më parë se rruga e tyre drejt së ardhmes evropiane kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve. Nuk është i vetmi kusht. Sigurisht, që ka kushte që duhet të plotësohen, por pa normalizim, nuk ka të ardhme në BE. Kjo është shumë e qartë.

Radio Evropa e Lirë: Por, në rastin e Kosovës, nuk ka të ardhme evropiane nëse pesë shtetet mosnjohëse [të pavarësisë së saj] nuk bëjnë ndonjë lëvizje…

Mirosllav Lajçak: Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do t’i vendosin shumë gjëra në lëvizje. Prandaj, le të mos mendojmë se çfarë do të ndodhë si hap i katërt ose i pestë, pa u siguruar se kemi zbatuar hapin e parë ose të dytë.

Radio Evropa e Lirë: Por, kur bëhet fjalë për Kapitullin 35 dhe për rrugën evropiane të të dyja palëve, është e rëndësishme të sqarohet nëse, për shembull, Serbia përmbush një prej pjesëve të Aneksit të zbatimit. A nënkupton kjo përmirësim e rrugës së saj evropiane, hapjen e disa pjesëve të procesit negociues?

Mirosllav Lajçak: Kapitulli 35, sigurisht është kapitull që merret me normalizimin e raporteve me Kosovën. Dhe përmes Kapitullit 35 dhe Komitetit të Posaçëm për Normalizim ne do të monitorojmë dhe raportojmë për zbatimin e zotimeve të secilës palë që dalin nga marrëveshja. Në të njëjtën kohë, ato kanë marrëdhënie ndaj njëra-tjetrës, që është normalizimi. Siç e thashë, procesi i integrimit evropian është më i ndërlikuar, ky nuk është elementi i vetëm, por është element i rëndësishëm në përparimin në rrugën evropiane dhe shtetet anëtare sigurisht janë duke vëzhguar përparimin në normalizim.

Anëtarësimi në OKB, “problem më i madh sesa raportet Kosovë-Serbi”

Radio Evropa e Lirë: Duam t’iu pyesim për Nenin 4. Ai nen ka lënë shumë hapësirë për keqkuptime dhe interpretime të ndryshme, pasi aty nuk përmendet ndonjë organizatë ndërkombëtare në mënyrë specifike. Prandaj, dua t’iu pyes nëse pjesa ku shkruan se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nënkupton anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, sepse kemi dëgjuar nga shumë zyrtarë serbë se kjo për ta është vijë e kuqe, të cilën nuk do ta shkelin në dialog?

Mirosllav Lajçak: Dua të them që teksti i marrëveshjes sonë është shumë i qartë. Në të njëjtën kohë, siç ndodh shumë shpesh, diskursi publik përqendrohet në diçka që s’është objektiv, sepse anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është problem më i madh sesa raportet Kosovë-Serbi. Sigurisht, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në OKB, njerëzit duhet të mendojnë edhe për procedurat, lidhur me rolin e Këshillit të Sigurimit, lidhur me rolin e pesë anëtarëve të përhershëm dhe është e nevojshme të investohet edhe në atë marrëdhënie.

Prandaj, besimi që kjo varet vetëm nga Kosova dhe Serbia do të thotë se nuk kuptohet kompleksiteti i procesit. Në të njëjtën kohë, marrëveshja jonë përcakton se çfarë duhet të bëjë Kosova dhe Serbia. Palët janë zotuar se do të zbatojnë ose respektojnë të gjitha nenet e kësaj marrëveshjeje dhe të aneksit të saj.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, zyrtarë kyçë serbë, përfshirë presidentin dhe ministrin e Jashtëm, insistojnë se ata do ta zbatojnë këtë marrëveshje për aq kohë sa nuk prek vijat e tyre të kuqe, duke lënë hapësirë për mundësinë e moszbatimit të disa neneve specifike. A janë palët të detyruara që të zbatojnë plotësisht çdo nen të Marrëveshjes drejt normalizimit?

Mirosllav Lajçak: Po. Përgjigja për pyetjen tuaj të dytë është po. Nëse e lexoni marrëveshjen, nëse e lexoni aneksin, e thonë mjaft qartë se palët janë zotuar, dhe në të njëjtën kohë, ne nuk duhet ta nxjerrim qerren para kalit. Ne po fokusohemi që të nisim me çështjet që mund të kryhen nga Serbia dhe Kosova dhe cilat çështje mund të bëhen tani. Siç thashë, kjo do të ndikojë në shumë gjëra tjera.

Ne sërish po spekulojmë për diçka që nuk varet nga BE-ja, në Serbinë dhe Kosovën, ne vetëm mund të përcaktojmë se çfarë Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë. Por, pse nuk po përqendrohemi në çështjet që janë plotësisht nën kontrollin tonë dhe në rrezen tonë të veprimit. Ne po shpërqendrojmë veten nga fokusimi në çështje që mund të kryhen dhe duhet të kryhen si çështje me prioritet. Dhe, neve nuk na duhet Këshilli i Sigurimit apo anëtaret e përhershme [të OKB-së] që kjo të zbatohet.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për çështje që janë prioritet, ku dhe kur duhet të nisin. Nëse e kuptoj mirë, për Kosovën është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për Serbinë cili prisni që të jetë prioriteti i parë?

Mirosllav Lajçak: Në draftin e Aneksit, që ne fillimisht e paraqitëm, radhitja ishte shumë e qartë. Por, ky draft nuk është miratuar nga palët. Kjo do të jetë në agjendën e kryenegociatorëve. Ne po përgatisim propozimin tonë, pres që edhe ata të kenë propozimet e tyre, dhe për mua qasja më e mirë për të ecur përpara është që të procedojmë hap pas hapi: njëra palë bën një hap, pala tjetër një tjetër. Nuk dua të flas për këta hapa tani, pasi që nuk ka një platformë zyrtare, një dokument zyrtar dhe ne duhet të pajtohemi për këtë. Por, unë ju siguroj se ne jemi shumë të fokusuar, të vendosur dhe ne do të sigurohemi se ajo për të cilën jemi pajtuar, do të zbatohet.

Neni 7 i marrëveshjes “s’përfshin zotime të reja për Kosovën”

Radio Evropa e Lirë: Pas takimit të së shtunës, në Kosovë ka një debat të nxehtë. A mund të na thoni për ngjashmëritë apo dallimet mes vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Mirosllav Lajçak: Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, kjo nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë…

Mirosllav Lajçak: Po.

Radio Evropa e Lirë: Me po të njëjtin emër, ashtu siç palët ishin marrë vesh në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015?

Mirosllav Lajçak: Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje.

*Video: Pesë gjëra që duhet t’i dini për Asociacionin

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për normalizimin, normalisht se kjo është fjalë kyçe, por të dyja palët kryesisht nuk zotohen ndaj njëra-tjetrës, por ndarazi drejt BE-së. Retorika është ende e ashpër, ashtu siç ishte edhe para marrëveshjes. Si ndikojnë këto lloj situatash dhe si e shihni ju normalizimin në rrethana të tilla?

Mirosllav Lajçak: Dua të them se procesi i normalizimit udhëhiqet nga BE-ja, e jo nga partnerët. Do të ishte mirë që të ishte e kundërta. Gjithsesi, falë faktit se ne jemi angazhuar shumë në normalizim, situata në terren është stabilizuar.

Gjysma e dytë e vitit të kaluar ishte e mbushur me menaxhim të krizave. Kemi pasur gjashtë kriza. Neve na u desh që të ulnim tensionet, dhe nuk mundëm që të mendonim për normalizimin. Por, që nga dhjetori, që nga nisja e këtij viti, ne jemi plotësisht të përqendruar në një agjendë pozitive, në agjendën që shikon përpara. Prandaj, tani jam shumë i sigurt se vazhdimi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje do të na mbajë neve në rrugën pozitive.

Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe dua ta bëj këtë të qartë, është që asnjëra palë nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme që kanë kapacitet të destabilizojnë atmosferën dhe procesin e normalizimit. Vërtet, besoj se kjo marrëveshje, me një platformë të re, gjërat do të bëhen në koordinim dhe partneritet, në mënyrë që të sigurohemi që ne të ecim përpara e jo të bëjmë hapa prapa.

Procesi i normalizimit “duam të përmbyllet gjatë këtij viti”

Radio Evropa e Lirë: Çështja e zbatimit bie në nivelin e kryenegociatorëve. A parashikoni që në të ardhmen të ketë nevojë për një takim tjetër të liderëve?

Mirosllav Lajçak: Nuk pajtohem me deklaratën tuaj. Neve na duhen të dyja nivelet dhe që liderët të pajtohen për mënyrën strategjike përpara dhe kryenegociatorët të diskutojnë për detajet e zbatimit në linjë me ato për të cilat janë pajtuar liderët.

Vitin e kaluar dhe vitet paraprake kemi pasur shumë takime të kryenegociatorëve, që çoi në kritika se procesi është reduktuar në një proces teknik, por nuk është e vërtetë. Procesi bëhet në të dyja nivelet. Prandaj, është e logjikshme që tani të diskutojmë për zbatimin e asaj që jemi pajtuar në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars, kjo kërkon dy negociatorët dhe eksperiencë për të diskutuar për këtë.

Por, kurdo që ka nevojë për takim të nivelit të lartë, takimi do të mbahet me presidentin dhe kryeministrin dhe ata kanë treguar se janë të gatshëm të takohen dhe diskutojnë për gjërat në të ardhmen. Le t’i lëmë liderët të diskutojnë për çështjet e mëdha politike dhe kryenegociatorët për çështje praktike.

Radio Evropa e Lirë: Edhe një pyetje për afatet. Kemi dëgjuar se nuk ka afate specifike kohore, por që në ditët dhe muajt e ardhshëm ne mund të dëgjojmë nga BE-ja dhe partnerët e saj se duan që palët të zbatojnë çështje [nga marrëveshja] deri në fund të vitit sepse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe çështje të tjera të rëndësishme. A prisni që të ndodhin gjëra këtë vit dhe çfarë prisni që të zbatohet këtë vit?

Mirosllav Lajçak: Sërish, ne kishim planifikuar shumë afate konkrete kohore në dokumentin fillestar. Tani, ne nuk duam që palëve t’iu imponojmë afate. Ne duhet të pajtohemi për këtë kur të takohemi. Por, ky nuk është sekret.

E kemi thënë shumë herë se ne duam ta përfundojmë këtë proces gjatë mandatit aktual të udhëheqjes së BE-së, të Komisionit Evropian, por edhe të administratës amerikane. Do të ketë një realitet të ri politik vitin e ardhshëm. Ka zgjedhje në Evropë, në SHBA, do të ketë më pak vëmendje, më pak përkushtim. Ne besojmë se kemi kohë të mjaftueshme që ta përmbyllim këtë proces në mënyrë të suksesshme dhe të zbatojmë nenet e kësaj marrëveshjeje. Por, e gjithë kjo varet nga përkushtimi i palëve.

blank

Intervista- Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

Shkelqim Hysenaj

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.

Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.

Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër, sipas tij, BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen, përmes hapjes së kapitujve për anëtarësim.

Radio Evropa e Lirë: Ne pamë të shtunën, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut se, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, u pajtuan për planin zbatues të asaj që njihet si Marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Cili është komenti juaj për këtë Marrëveshje?

Petritsch: Le të fillojmë me anën pozitive. Aty pamë një lloj progresi. Ndoshta jo çfarë kemi shpresuar, por në të njëjtën kohë më shumë sesa ne i frikësoheshim. Aty nuk pati një dështim të negociatave. Pra, asnjëra palë nuk u largua nga tavolina, por, në anën tjetër, kjo tregon se sa e vështirë dhe komplekse është e gjithë çështja.

Radio Evropa e Lirë: A e shihni marrëveshjen e arritur si një epokë të re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Petritsch: Ne duhet të shohim se si do të zbatohet kjo që është vendosur [në Ohër]. Mendoj se zbatimi është çështja kryesore. Ne e dimë nga e kaluara, ndonjëherë ato që njëra palë është përpjekur t’i zbatojë, ana tjetër nuk e ka bërë, dhe anasjelltas. Kështu që, unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që negociatorët e Bashkimit Evropian të mbajnë këtë momentum të progresit të arritur, progresit thelbësor, por gjithsesi se kjo duhet të pasohet me takime të mëtejshme.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmuan se arritën marrëveshje, por ata nuk nënshkruan dokumente. Duke pasur këtë fakt në mendje, a besoni se kjo do të jetë një marrëveshje e qëndrueshme?

Petritsch: Sigurisht në fund do ta nënshkruajnë, natyrisht. Por deri më tani, mendoj se për sa kohë që procesi është ende në vazhdim, dhe jo të gjitha 11 pikat, apo çfarëdo që janë diskutuar dhe përmbushur, mendoj se është vërtet më e rëndësishme të kemi dëshmitarë përreth dhe Bashkimi Evropian, si dhe prania e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara [Gabriel Escobar] dëshmon faktin se kjo është diçka që për momentin zëvendëson formalitetin e një nënshkrimi.

“Kombinim i shkopit dhe karotës”

Radio Evropa e Lirë: Pavarësisht se nuk pati nënshkrime, palët u pajtuan për një prej pikave më të rëndësishme e që është nisja e menjëhershme e krijimit të një mekanizmi të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. A shihni ndonjë rrezik nga një mekanizëm i të tillë?

Petritsch: Unë nuk mendoj kështu. Unë besoj se kemi parë shumë shembuj në histori ku gjërat kanë funksionuar, dhe po funksionojnë ende. Si një austriak, e kam në mendje Tirolin Jugor, ku para shumë vitesh, në vitet e 70-ta, u arrit një marrëveshje, e cila madje për një kohë përfundoi në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, dhe tani, nëse kthehemi pas, 30 apo 40 vjet, mund të themi se ai mekanizëm funksionon për të dyja palët [Austrinë dhe Italinë].

Por, dua të them një gjë, mekanizmi funksionon ndërmjet Italisë dhe Austrisë, dhe atë kryesisht për shkak se të dyja vendet janë në Bashkimin Evropian. Por edhe [në Ohër] kishte një marrëveshje të caktuar për hapjen e kapitujve, ose për t’iu dhënë sinjal të dyja palëve, në rastin e Serbisë se negociatat e anëtarësimit do të vazhdojnë, dhe në rastin e Kosovës se ju jeni duke iu afruar negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë besoj se ky kombinim, si të them, i shkopit dhe karotës, në këtë rast është një imazh i qartë se çfarë po ndodh. BE-ja, së bashku me SHBA-në, për herë të parë kanë një qasje gjithëpërfshirëse, duke u nisur nga liberalizimi i vizave deri te negociatat për anëtarësim, gjithçka është bërë relevante për progres.

“Fleksibiliteti” i Kurtit

Radio Evropa e Lirë: Problemi me marrëveshjet e mëparshme ishte fakti që BE-ja nuk kishte një mekanizëm të tillë se si t’i detyronte Kosovën dhe Serbinë të zbatonin marrëveshjet e nënshkruara. Tani, në Ohër u tha se u vendos për një mekanizëm të tillë. Pra, pa zbatim, s’ka integrim. A mund të jetë efektiv dhe a mund të jetë problem për Kosovën nëse nuk e zbaton, pasi ende nuk ka liberalizim të vizave dhe është pas në proceset integruese?

Petritsch: Më duhet të them se Kosova është pas në këto çështje, por duhet ta ketë parasysh se është shtet shumë i ri. Pra, nuk ekziston që shumë vjet. Për këtë arsye merr pak më shumë kohë. Por, mendoj se tani ky vendim i rëndësishëm nga ana e kryeministrit [të Kosovës, Albin Kurti] që të hapet apo që të jetë fleksibil, kur është fjala për këtë mekanizëm për komunitetin serb, unë mendoj se është një masazh i qartë se Bashkimi Evropian ka arritur një hap të parë në një rrugë konstruktive për integrimin eventual të Kosovës në BE. Sigurisht është një rrugë shumë e gjatë, por Kurti në Ohër, parimisht e ka zhbllokuar këtë rrugë.

Mbrapa presionit janë arsyet gjeopolitike

Radio Evropa e Lirë: Kemi parë presion të madh ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë. Nga ajo çfarë keni parë nga marrëveshja, a keni ndonjë shqetësim? A mendoni se është e zbatueshme nga të dyja palët? Si e shihni përkushtimin e të dyja palëve në këtë proces?

Petritsch: Presioni ka qartazi arsye më të gjera. Ka arsye gjeopolitike. Dhe presioni vjen nga lufta, nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, si dhe Shtetet e Bashkuara, nuk duan ta kenë Rusinë në Ballkanin Perëndimor si forcë, por kjo është e mundur vetëm nëse Serbia dhe Kosova vendosin të bëjnë atë që është e nevojshme për të bërë përparim, dhe në këtë mënyrë mendoj se është e rëndësishme që Kosova ta shohë, që Qeveria ta shohë se duke ecur përpara, që po kontriboni edhe në qëllimin evropian, të mbajtjes së rusëve jashtë Ballkanit, dhe ky është padyshim një sinjal i fortë në të cilin zoti [Aleksandar] Vuçiq, duhet të përgjigjet.

Përshtypja ime është se në Beograd mund të shihni një fleksibilitet dhe një realizëm më të madh që është vendosur së fundi se partner i Serbisë është Bashkimi Evropian dhe jo Rusia. Shpresoj që pas përfundimit të luftës në Ukrainë dhe përfundimit të epokës së [presidentit rus, Vladimir] Putinit, Evropa të jetë në gjendje të rivendosë raporte korrekte me Rusinë, por kjo sigurisht është një çështje e largët. Por, çfarë po ndodh tani në dialogun [mes Kosovës dhe Serbisë] është natyrisht një pjesë shumë e rëndësishme në rritjen e sigurisë në tërë Ballkanin Perëndimor si dhe në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Kur filluan bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011, le të themi për më shumë se një dekadë u tha se dialogu duhet të çojë në njohje të dyanshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. A e shihni të ndodhë një gjë e tillë përmes propozimit evropian?

Petritsch: Ne nuk jemi ende aty, por ky është hapi i drejt që është marrë. Mendoj se takimi i Ohrit ishte domethënës dhe ndoshta historianët në të ardhmen do të thonë se në fakt në Ohër, ndodhi një hap në drejtim të saj.

blank

Intervista e plotë- Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë me gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Doruntina Baliu në Ohër, Maqedoni e Veriut më 18 mars, gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi.

Doruntina Baliu

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, palët nuk do të mund të zgjedhin se çka të zbatojnë nga ky propozim e çka jo.

Në cilësinë e vëzhguesit, Escobar merr pjesë në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se fokusi në këtë takim është te finalizimi i aneksit për zbatimin e Marrëveshjes, e jo te nënshkrimi.

“Jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Escobar duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Në këtë aspekt, tha ai, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm.

Në rast se palët nuk pajtohen, ato, fillimisht, “nuk ecin përpara në integrimin e tyre euro-atlantik”, tha Escobar.

Ai shtoi se “të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Escobar tha se është shumë e pagjasë që ai të shndërrohet ndonjëherë në një Republikë Sërpska, duke iu referuar kështu entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, i cili vazhdimisht ka sfiduar funksionalizimin e këtij shteti.

“Kjo është vërtet historike”

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?

Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike.

Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi.

Radio Evropa e Lirë: A jeni takuar sot me të dy liderët?

Gabriel Escobar: Jo sot, por i kam takuar këtë javë. Jam takuar së fundi me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe shpresoj të takohem me presidentin [e Serbisë, Aleksandar ] Vuçiq më vonë gjatë ditës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, ka pasur shumë presion që marrëveshja të arrihet në muajin mars. Pse është aq i rëndësishëm ky afat kohor?

Gabriel Escobar: Janë disa arsye. E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit.

Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.

Radio Evropa e Lirë: Para këtij takimi, kemi parë skepticizëm nga të dyja anët – veçanërisht nga pala serbe. A është zbutur qëndrimi i tyre këto ditë?

Gabriel Escobar: Një gjë që duhet ta them për Serbinë është që presidenti Vuçiq e ka nisur një bisedë të vërtetë kombëtare lidhur me atë se si do të dukej një marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbinë në të ardhmen. Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi.

Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.

Radio Evropa e Lirë: A prisni të ketë nënshkrim të dokumentit sot, veçanërisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.

“Kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon”

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për vetë propozimin. Është përshkruar si shumë i dobishëm për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën. Por, nuk e përfshin njohjen reciproke. A mendoni se ky propozim mund dhe do të çojë në njohje reciproke?

Gabriel Escobar: Sigurisht që e hapë një derë për këtë dhe shikoni, qëndrimi im – siç e kam deklaruar vazhdimisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi – është se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën. Ky rajon është një rajon me premtime të jashtëzakonshme.

E, megjithatë, jashtë rajonit, njerëzit besojnë se Ballkani Perëndimor është një zonë konflikti dhe tensioni etnik. Në realitet, kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon dhe do të lejonte që i gjithë rajoni të zinte vendin e tij në Evropë, si një pjesë e rritjes më të shpejtë të Evropës.

“Nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën”

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, ju do të thoshit se njohja reciproke është qëllimi përfundimtar?

Gabriel Escobar: Është për ne.

Radio Evropa e Lirë: Duhet të ndodhë patjetër?

Gabriel Escobar: Mirë, mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit dhe pa punuar mirë së bashku me njëra-tjetrën.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, çfarë ndodh nëse Serbia refuzon të arrijë deri aty?

Gabriel Escobar: Epo, shikoni, ajo që po i kërkojmë Serbisë është ta normalizojë marrëdhënien e vet me Kosovën. Ata janë të përgatitur për ta bërë këtë.

“Pa marrëdhënie të mirë mes fqinjësh, s’ka integrim”

Radio Evropa e Lirë: Në një intervistë të mëparshme, ju keni thënë se nuk mund ta imagjinoni pse dikush nuk do të pajtohej me këtë marrëveshje. Nëse është kështu, çfarë do të ndodhë nëse palët dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje sot ose këto ditë? A do të ketë pasoja?

Gabriel Escobar: Shikoni, pasojat.. fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj.

Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: E, për Serbinë?

Gabriel Escobar: E njëjta gjë për Serbinë. Dua të them se Serbia ka obligime ligjërisht të detyrueshme ndaj Bashkimit Evropian për Kosovën, për krijimin e kushteve paqësore në rajon sipas kërkesave të Kapitullit 35, kështu që kjo do t’i ndihmonte asaj të lëvizë në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Këshilltari në Departamentin amerikan të Shtetit, z. Chollet, ka përmendur përfitime të mëdha për të dyja vendet nëse arrihet marrëveshja. A mund të na tregoni se cilat janë këto përfitime?

Gabriel Escobar: Do të filloj me më të rëndësishmen. Tregu më i madh për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian. Dhe, kështu ajo që bën është se u jep investitorëve besimin se të dyja vendet po i afrohen atij tregu, po i harmonizojnë tregjet e tyre me kërkesat rregullatore dhe legjislative të BE-së dhe se çfarëdo investimi këtu, në Ballkanin Perëndimor, në fund të fundit është një investim në një treg evropian.

Pra, kjo është më e madhja dhe kjo është pasojë e natyrshme e kësaj. Por, ka edhe përfitime të tjera, ka përfitime politike. Ajo hap derën që të dyja vendet të lëvizin më shpejt në strukturat evropiane, veçanërisht për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur premtime për investime, nga SHBA-ja apo…?

Gabriel Escobar: Ka pasur premtime për t’i ndihmuar ato të ecin përpara në tërheqjen e zhvillimit të sektorit privat dhe ne patjetër po përpiqemi ta bëjmë këtë dhe patjetër që do ta intensifikonim këtë përpjekje.

“Shndërrimi ndonjëherë i Asociacionit në Republika Sërpska, i pagjasë”

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për çështjen më problematike për lidershipin e Kosovës, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti ka argumentuar se nëse diçka nuk fillon si Republika Sërpska, kjo nuk do të thotë se nuk do të shndërrohet në një të tillë. Si mund të garantojë SHBA-ja që Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të shndërrohet në një institucion autonom?

Gabriel Escobar: Së pari, Asociacioni do të përcaktohet nga kompetencat e tij, do të përcaktohet me statut. Do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës, brenda strukturës ligjore të Kosovës.

Për më tepër, më e rëndësishmja është se me normalizimin mes dy vendeve, ato po harmonizohen edhe me standardet evropiane. I dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, u ka dhënë atyre 16 modele të aranzhimeve të ngjashme brenda Bashkimit Evropian që nuk kanë ndikuar në funksionalitetin ose kushtetutshmërinë e atyre vendeve.

Pra, ka një rrugë përpara për të krijuar një model për asociacionin që nuk krijon një Republikë Sërpska. Në fakt, është shumë e pagjasë që ajo të shndërrohet ndonjëherë në një Republika Sërpska.

*Video nga arkivi: Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Kush e ka nënshkruar marrëveshjen, çfarë parasheh ajo dhe pse faktori ndërkombëtar është duke rritur trysninë mbi Kosovën për zbatimin e saj?

Radio Evropa e Lirë: Sërish kemi parë se pjesa veriore e Kosovës është shndërruar në një vend tensionesh të larta. Si mendoni se do ta zgjidhte Asociacioni këtë çështje dhe do të kontribuonte në një bashkëjetese paqësorë në mes të të dyja komuniteteve?

Gabriel Escobar: Një nga gjërat më të rëndësishme që do të bënte është se do të krijonte lidhje në mes të një popullate, e cila ndihet e izoluar, e margjinalizuar, si dhe Qeverisë qendrore. Dhe, ne po flasim në të vërtetë për shërbime komunale. Nuk po flasim për funksione ekzekutive. Ne po flasim rreth ofrimit të shërbimeve për njerëzit në gjuhën e tyre. Kështu që, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë.

Radio Evropa e Lirë: Në të njëjtën kohë ka shumë struktura paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë. A do të ketë presion mbi Serbinë që të ndalojë me mbështetjen e tyre?

Gabriel Escobar: Absolutisht. Absolutisht. Është e shkruar në marrëveshje. Ne duhet ta kuptojmë se çfarë janë disa nga strukturat paralele. Në disa raste, shkollat dhe spitalet konsiderohen struktura paralele. Ato institucione do të futen në kuadrin ligjor të Kosovës, pra nën ombrellën e Asociacionit, kështu që ato nuk do të jenë të udhëhequra nga Serbia, por nga Kosova, përmes Asociacionit.

“Qytetarët në veri – favorizim të dyfishtë, jo dyfish të pafavorizuar”

Radio Evropa e Lirë: A do të jenë të mbështetura financiarisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Është një mundësi për këtë. Po, Serbia mund t’i financojë aktivitetet kulturore dhe edukative. Le ta kemi parasysh se njerëzit në veri nuk janë vetëm qytetarë të Kosovës. Janë edhe qytetarë të Serbisë. Kanë dyshtetësi. Kështu që ata duhet të kenë favorizim të dyfishtë jo dyfish të pafavorizuar.

Radio Evropa e Lirë: Kosova dhe Serbia kanë arritur deri më tani gati 40 marrëveshje. Pse mendoni se kjo marrëveshje mund të jetë ndryshe në kuptim të implementimit, sepse kemi parë se shumica e marrëveshjeve paraprake nuk janë zbatuar tërësisht?

Gabriel Escobar: Mendoj se ai realitet është fakti pse ne jemi këtu sot. Implementimi i zbehtë i shumicës së marrëveshjeve ka bërë që Bashkimi Evropian të konkludojë se na duhet një kornizë më e fuqishme dhe ne jemi po ashtu pjesë e kësaj.

SHBA-ja, do të vendosë kredibilitetin e saj politik në këtë pikë që të sigurohemi se ato marrëveshje zbatohen dhe në fund të fundit, mendoj se rajoni është gati për marrëveshjen e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të zgjidhet se çka do të implementohet e çka jo”

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju mendoni se BE-ja dhe SHBA-ja, po ashtu, kanë menduar për një qasje të qartë që të sigurohen se liderët [e Kosovës dhe Serbisë], të vazhdojnë…

Gabriel Escobar: Po, kemi menduar…

Radio Evropa e Lirë: … me këtë marrëveshje dhe a mund të zgjedhin se çfarë të zbatojnë apo jo?

Gabriel Escobar: Jo nuk munden. Do të ketë afate të qarta kohore, si dhe pritje të qarta. Nuk dua të flas për mekanizmin e implementimit, sepse kjo i takon Bashkimit Evropian, por integrimi i tyre do të kushtëzohet me implementim.

Radio Evropa e Lirë: Ne, në Evropë, jemi duke u përballur me një luftë, luftën e Ukrainës, e shkaktuar nga Rusia. A mendoni se kjo marrëveshje mund të ndihmojë në largimin e Rusisë nga Ballkani dhe ndikimit të saj?

Gabriel Escobar: Unë do të thosha po, por dua të jem i qartë, shumë nga problemet e Ballkanit nuk janë shkaktuar nga Rusia.

Rusia mundohet që t’i bëjë më të vështira, por këto janë çështje ekzistuese që i kemi lënë pa i zgjidhur për 30 vjet. Ne duhet ta shohim këtë në atë kontekst, se ne duhet t’i zgjidhim raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që rajoni të shërohet.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur argumente nga udhëheqësit e Kosovës që nuk ka qenë një presion i balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë të paktën nga Bashkimi Evropian sa i takon implementimit, marrëveshjeve dhe të tjerave. Në të njëjtën kohë, REL-i ka publikuar një hulumtim se si diplomatët rusë të larguar nga vendet e BE-së, disa prej të cilëve me gjasë të përfshirë në spiunazh, janë akredituar në Serbi. Cili është komenti juaj për këtë dhe si ka vepruar BE-ja në raport me këtë?

Gabriel Escobar: Më duhet të them se është e pavërtetë se ka pasur presion të pabalancuar. Të dyja palët janë nën presionin e njëjtë dhe do të përballen me pasojat e njëjta, nëse nuk ecin tutje me këtë plan evropian.

Është shumë e rëndë të shihet se si dikush thotë se nuk ka pasur presion mbi Serbinë. Dhe, matrica kryesore për t’u angazhuar në këtë është se ata kanë rënë dakord për normalizimin nën kushtet evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Po kthehem tek afati kohor, marsi. A besoni se edhe nëse nuk arrihet marrëveshja sot, pra nuk kemi një marrëveshje përfundimtare. Si mendoni se do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme dhe në gjithë situatën në veri [të Kosovës] aktualisht? Zgjedhjet do të mbahen në prill…

Gabriel Escobar: Shiko, ne do të donim t’i shihnim qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhje. Unë mendoj se i kanë disa shqetësime se si do të dukej përfaqësimi i tyre. Por, jam me shpresë që pas ditës së sotme, ne do të kemi një diskutim të ri me ta sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Keni pasur, gjithashtu, diskutime me opozitën në Kosovë. Tani ata kanë shprehur një qëndrim që nuk pajtohen plotësisht me propozimin.

Gabriel Escobar: Unë mendoj se ata e kanë bërë shumë të qartë se ata, po ashtu, e kuptojnë rëndësinë e ditës së sotme. Ata e kuptojnë se edhe nëse kemi një marrëveshje për normalizim, procesi i pajtimit duhet të vazhdojë, pra do të vazhdojë shumë gjatë pas ditës së sotme. Por, një marrëveshje sot, do ta bëjë shumë më lehtësisht të mundshëm një rezultat pozitiv. Kështu që, ata pajtohen me këtë të paktën.

 

 

blank

Intervista- Scheffer: PutinI tani duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë

Valona Tela

Pa marrë parasysh nëse del ndonjëherë në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë gjithmonë “i akuzuar i arratisur” nga drejtësia ndërkombëtare, thotë juristi amerikan, David Scheffer.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten urdhërarrestim për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, përfshirë dëbim të paligjshëm të fëmijëve.

Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë se pret edhe akuza të tjera kundër udhëheqësit rus dhe njerëzve që zbatojnë urdhrat e tij.

Putin “duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Scheffer, a mund të arrestohet Vladimir Putin pas këtij urdhërarrestimi?

David Scheffer: Presidenti Putin do të jetë subjekt i arrestimit gjatë gjithë jetës së tij. Për shkak të urdhërarrestimit të lëshuar sot [më 17 mars] nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ai do të identifikohet përgjithmonë si i akuzuar i arratisur, derisa të arrestohet dhe të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për atë që njihet si konfirmim i akuzave. Pas kësaj, nëse gjykatësit pajtohen, ai do të jetë i pandehur para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Por, ky etiketim, si i akuzuar i arratisur, do të vazhdojë me vite, derisa të arrestohet – nëse ndonjëherë arrestohet.

Radio Evropa e Lirë: Kush mund ta arrestojë Putinin?

David Scheffer: Autoritetet e çdo shteti palë në Statutin e Romës [v.j. traktati që ka themeluar Gjykatën Ndërkombëtare Penale] janë të detyruara ta bëjnë këtë. Kjo do të thotë se nëse ai do të udhëtonte në territorin e ndonjë shteti palë, ai do të arrestohej.

Ekziston gjithmonë mundësia që nëse ai është në Rusi ose diku tjetër, në Kinë, në Korenë e Veriut, ose në Bjellorusi, t’i nënshtrohet ndonjë operacioni të fshehtë për ta arrestuar. Por, ju e dini, kjo është disi ekstreme.

Radio Evropa e Lirë: I përmendët disa vende… Çfarë nëse disa prej tyre refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë?

David Scheffer: Nëse janë palë në Statutin e Romës dhe refuzojnë ta arrestojnë, ato i shkelin detyrimet që kanë me këtë statut. Ato duhet të vendosin nëse duan të shihen si shkelëse të detyrimeve të traktatit ose jo.

Disa vite më parë, Jordania, e cila është palë në Statutin e Romës, e ka lejuar presidentin Al Bashir të Sudanit të hynte në territorin e saj dhe ka refuzuar ta arrestojë, edhe pse ka qenë i paditur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Gjykatësit e kanë ndjekur këtë çështje dhe kanë konstatuar se Jordania ka pasur detyrim të qartë ligjor për arrestimin e zotit Al Bashir, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Statutin e Romës.

Radio Evropa e Lirë: A do të frikësohet tani Putini të udhëtojë?

David Scheffer: Sigurisht. Ai duhet ta marrë shumë parasysh këtë. Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur raste të tilla më herët?

David Scheffer: Po. Al Bashiri i Sudanit ka qenë shumë i kufizuar në udhëtimet e tij. Është dashur të ishte shumë i kujdesshëm se ku udhëtonte. Ka ndodhur që ai ka udhëtuar në Afrikë të Jugut. Ajo e ka mirëpritur fillimisht, por është dashur të largohet nga ky vend shumë shpejt, pas kërcënimeve se mund të arrestohet. Pse? Sepse Afrika e Jugut është palë në Statutin e Romës.

Pra, po, [urdhërarrestimi] e kufizon shumë mundësinë e dikujt për të drejtuar ndonjë diplomaci ndërkombëtare.

Zoti Putin do të jetë i padëshirueshëm ndërkombëtarisht, nuk ka dyshim për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzon Putinin se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, gjë që përbën krim lufte. Mendoni se atij mund t’i shtohen më shumë akuza?

David Scheffer: Po, jam i sigurt se do të akuzohet për krime të tjera lufte. Vetë prokurori ka sinjalizuar në fillim të kësaj jave se mund të ngrihet akuzë për sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhërarrestim edhe për këtë krim.

Pastaj, ka edhe shumë krime të tjera, sepse Putin ka qenë shumë transparent sa i përket udhëheqjes së ushtrisë në agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kryerjen e mizorive atje. Pra, duke qenë aq transparent, ai është inkriminuar publikisht, në mënyrë të përsëritur. Unë mendoj se do të ketë më shumë urdhërarrestime kundër tij.

Radio Evropa e Lirë: Kremlini ka thënë se ky urdhërarrestim është “i papranueshëm” dhe “i pavlefshëm”, duke deklaruar gjithashtu se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Si mund të ndikojë kjo në zbatimin e këtij urdhri?

David Scheffer: Mendoj se protesta e tij do të injorohet. Është një argument i vjetër. Fakti që [Rusia] nuk është palë në Statutin e Romës, nuk e amniston atë nga përgjegjësia, nëse [Putin] vendos të shkojë në territorin e një shteti palë, ose të një vendi që i ka dhënë juridiksion Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi territorin e tij.

Ukraina e ka bërë këtë qysh nga viti 2014, kur Putin ka hyrë në Krime.

Të gjithë do të prisnin që Rusia të reagonte në këtë mënyrë. Por, nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se si reagon. Për pjesën e mbetur të jetës së tij, ky urdhërarrestim do të jetë aty, nuk do të hiqet kurrë. Ky është realiteti. Është koha për t’u përballur me këtë realitet. Ai mund të mos dalë para Gjykatës Ndërkombëtare Penale edhe 15-20 vjet të tjerë. Mund edhe të mos dalë kurrë. Por, ai do të jetë gjithmonë një i akuzuar i arratisur nga drejtësia ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: Dhe çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë?

David Scheffer: Shpresoj se do të dërgojë sinjal se jo vetëm për zotin Putin, por edhe për njerëzit që veprojnë nën udhëheqjen e tij, që i zbatojnë urdhrat e tij dhe që janë pjesë e planifikimit të këtyre krimeve në Ukrainë, drejtësia po troket. Pa marrë parasysh se a duan ta pranojnë ose jo, kjo po ndodh. Ata mund të protestojnë sa të duan, por po ndodh. Dhe, kjo është rëndësia e lajmit të sotëm.

blank

Intervista- Jorn Rohde: Me një rezultat ideal në dialog, mosnjohësit do ta njohin Kosovën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Prishtinë, 15 mars 2023.

Doruntina Baliu

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosovën do ta njohin shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nëse ka rezultate në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai inkurajon udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që ta shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër, për të arritur marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Në mungesë të konstruktivitetit nga palët, Rohde përmend mundësinë e sanksioneve nga BE-ja.

Rohde, po ashtu, thotë se dy vendeve i janë premtuar edhe investime shtesë si shpërblim për konstruktivitet në dialog.

Ai thotë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin gati 10-vjeçar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Duke e themeluar Asociacionin ne shpresojmë se do t’i integrojmë serbët e Kosovës brenda shtetit.”

Radio Evropa e Lirë: Këtë fundjavë, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar për aneksin e zbatimit të një marrëveshjeje që njihet si propozimi i BE-së. Ju keni thënë se të dyja vendet nuk duhet ta “humbasin autobusin” për këtë takim të ardhshëm. Përse?

Jorn Rohde: Sepse koha nuk është në anën e Kosovës dhe të Serbisë. Ne duhet ta kapërcejmë këtë përballje të përhershme me kriza.

Të 27 vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë. Javën e kaluar, ju e dini se kryeministrja e Italisë, presidenti i Francës dhe kancelari gjerman kanë publikuar një letër për dy liderët [kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë], në të cilën kanë nënvizuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

Jam i lumtur që më 27 shkurt, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti janë pajtuar në parim për këtë propozim evropian, i cili është iniciuar nga Franca dhe Gjermania.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kemi dëgjuar pritje të ndryshme nga takimi në Ohër. Ka pasur më shumë skepticizëm nga pala serbe. Si e komentoni këtë?

Jorn Rohde: Ne, gjithashtu, duhet ta kapërcejmë këtë kontinuitet: Unë e di atë që nuk e dua. Mendoj se kjo është dinamika, të cilën përpiqemi ta instalojmë te palët…

Duhet të biem dakord se çfarë mund të arrijmë së bashku. Kjo është një gjë e mirë. Keni një bazë. Dhe, tani kemi aneksin e zbatimit.

E kemi bërë të qartë se çfarë presim nga Kosova, ashtu sikurse edhe i dërguari evropian [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, i cili punon shumë, e ka mbështetjen tonë të plotë dhe e ka bërë të qartë dje [14 mars] se pa [themelimin] e Asociacionit të komunave me shumicë serbe [në Kosovë] nuk ka marrëveshje.

Në anën tjetër, Serbia gjithashtu duhet të pajtohet se Kosova është një fqinj dhe ka një të ardhme evropiane. Dhe Kosova ka shumë për të fituar.

“Keni nivelin më të lartë politik pas kësaj marrëveshjeje”

Radio Evropa e Lirë: Përvoja nga e kaluara na ka mësuar se shumë marrëveshje të arritura në Bruksel, nuk janë zbatuar. Ka pasur shumë marrëveshje pasuese dhe udhërrëfyes për zbatimin e tyre. Pse mendoni se plani i BE-së do të jetë ndryshe?

Jorn Rohde: Sepse mendoj se gota tani është gjysmë e mbushur. I përmenda më parë disa liderë [që e mbështesin], ka një sinkronizim të plotë midis BE-së dhe SHBA-së…

E kemi bërë të qartë se koha është thelbësore. Kemi një luftë në Evropë. Nuk mund ta tolerojmë më këtë përballje të vazhdueshme me kriza, në lidhje me targat e makinave, barrikadat, zgjedhjet…

Andaj, na duhet një marrëveshje më 18 [mars]. Kjo është marrëveshja, e cila është në tryezë dhe duhet të zbatohet.

Pajtohem plotësisht me ju se shumë marrëveshje në të kaluarën, nuk janë zbatuar. Kjo është arsyeja përse jemi kaq të etur që këtë herë të funksionojë. Për këtë arsye keni nivelin më të lartë politik pas kësaj marrëveshjeje.

Radio Evropa e Lirë: A mund të zgjedhin palët se çfarë të zbatojnë e çfarë jo nga ky propozim?

Jorn Rohde: Natyrisht, në fund varet nga palët e interesuara, por baza është ajo për të cilën është rënë dakord më 27 [shkurt]. Dhe, tani vjen zbatimi më i detajuar.

Sigurisht, ka sekuenca, ka ende nuanca, të cilat mund të diskutohen, por aneksi i zbatimit, që është siguruar nga Lajçaku, është baza e marrëveshjes.

Përsëri, e nënvizoj se është e rëndësishme që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është një obligim gati 10-vjeçar.

Radio Evropa e Lirë: E keni përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është edhe njëra ndër temat më të diskutuara në këtë propozim. Të dyja palët kanë qëndrime të forta në lidhje me këtë. Si e shihni zgjidhjen për këtë?

Jorn Rohde: Ne e kemi bërë të qartë për të gjithë dhe për miqtë tanë këtu, në Kosovë, vijën e kuqe. Natyrisht, nuk ka asnjë mundësi të përafërt që të ketë një Republikë Sërpska të dytë.

Cilado zgjidhje duhet të jetë në vijë me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të jetë baza e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 që janë ratifikuar nga Kosova.

Një gjë tjetër që e shohim është se tashmë kemi struktura paralele dhe situata nuk është bërë më mirë, por më keq. Serbët e Kosovës i kanë lënë institucionet (e Kosovës), kështu që kemi një situatë të keqe.

Duke e themeluar Asociacionin ne shpresojmë se do t’i integrojmë serbët e Kosovës brenda shtetit. Ky është një zhvillim i mirë, unë e shoh nga kjo perspektivë.

“Kosova ka shumë për të fituar”

Radio Evropa e Lirë: Keni përmendur se mund të ketë sekuenca (të implementimit). A mendoni se ka hapësirë për rinegocim, për shembull për Asociacionin?

Jorn Rohde: Unë nuk mund të flas në emër të aktorëve, por kam thënë se patjetër që detajet duhet të diskutohen. Detajet e ndryshme, të gjitha bazohen në atë që është zhvilluar nga (Miroslav) Lajçak.

Dhe, siç kam thënë, Kosova ka shumë për të fituar: Njohje de facto, integritet territorial, njohje të të gjitha dokumenteve dhe simboleve shtetërore dhe tejkalimi i së kaluarës i bazuar në vlera evropiane. Ky është një hap i madh përpara, nuk është fundi, por mendoj se i vendos të dyja palët në rrugën evropiane. Dhe, përsëris, të tejkalohet menaxhimi i vazhdueshëm i krizave.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, një nga nenet e propozimit evropian thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai kurrë nuk do ta pranonte anëtarësimin e Kosovës në Kombe të Bashkuara.

Jorn Rohde: Unë nuk e komentoj atë se çfarë nuk është e mundur, por dua të komentoj atë që është e mundur. Dhe, kur Serbia dhe aktorët e tjerë e pranojnë një paragraf se nuk do të bllokojnë anëtarësimin (e Kosovës) në organizata ndërkombëtare… nuk jam në dijeni se Serbia ka veto në Kombet e Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të thoni për organizatat e tjera ndërkombëtare?

Jorn Rohde: Ne nuk mund të flasim për ato, por mendoj se nëse ka një dinamikë që dy shtetet pajtohen për këtë, unë nuk besoj se palët e treta do ta ndotnin këtë. Është diskutuar edhe më herët se ka disa vende që nuk e njohin (Kosovën) brenda Bashkimit Evropian.

Kam shumë shpresë dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me ta. Kam shumë shpresë që një rezultat pozitiv më 18 mars do të zhbllokojë edhe mosnjohjet.

Nuk ka garanci, por nuk shoh ndonjë arsye për mosnjohje kur vetë dy shtetet (Serbia dhe Kosova) kanë njohje de facto mes vete.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur diskutime të brendshme apo a ka pasur ndonjë ndryshim të prekshëm të pozicioneve të vendeve mosnjohëse (të Kosovës) në rast se marrëveshja zbatohet?

Jorn Rohde: Do t’ju duhej të flisni me këto shtete, por kam njëqind për qind shpresë duke u nisur edhe nga vetë përvoja ime kombëtare. Unë jam rritur në një Gjermani të ndarë dhe si Gjermani Perëndimore, nuk e kemi njohur Gjermaninë Lindore.

Por, sapo e kemi arritur marrëveshjen bazë në mes këtyre dy shteteve, të gjitha shtetet të cilat ne i kemi ndaluar ta njohin Gjermaninë Lindore, më pas e kanë njohur Gjermaninë Lindore. Kjo nuk e ka ndryshuar marrëdhënien tonë të brendshme. Të gjitha shtetet mosnjohëse kanë thënë se nëse ka një dinamikë pozitive për normalizim të marrëdhënieve (Kosovë-Serbi), ne do ta rimendojmë pozicionin tonë.

Kështu që, për mua është pak a shumë “slam-dunk” (term që përshkruan një fitore të arritshme lehtë). Nëse keni një rezultat ideal, do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin Kosovën, jam shumë i sigurt. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ta kalojmë vijën dhe të mos na ikë autobusi, siç kam thënë më parë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të flasim specifikisht për Gjermaninë? A i ka premtuar Gjermania Kosovës ndihmë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare?

Jorn Rohde: Shikoni, ne jemi ndër aleatët më të ngushtë të Kosovës. Ne investojmë shumë edhe në nivelin njerëzor, kemi marrëdhënie të ngushta. Ju e dini, pothuajse gjysmë milioni kosovarë gjermanë jetojnë në Gjermani. Dua të them, ju e dini, ka një shkëmbim të vazhdueshëm. Ne jemi investuesi më i madh i huaj, burimi më i madh i remitencave, partner në tregti… Natyrisht ne flasim me partnerët tanë dhe kjo është edhe arsyeja pse unë kam shpresa.

Mirëpo, unë nuk mund të jap garanci, secili shtet vendos për vete. Por, fillimisht, është e vështirë të përgjigjesh në pyetje hipotetike.

Së pari, ne duhet ta kalojmë vijën më 18 [mars, në Ohër] dhe, nga të dyja palët kërkohet gatishmëria për të dhënë më shumë nga vetja: Për Kosovën lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe; për Serbinë, ta pranojë që Kosova është aty dhe se ka një perspektivë evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Ne kemi folur për përfitime për të dyja vendet. Cilat mund të jenë pasojat e mundshme për të dyja vendet nëse nuk janë konstruktive në këto takime?

Jorn Rohde: Sërish, [është] pyetje hipotetike. Por, natyrisht që ka pasoja. Nuk po e shoh këtë gatishmërinë, si të them, për të dhënë më shumë nga vetja. Dua të them, gjatë muajve të fundit, liderët në Evropë kanë investuar shumë. Ka pasur takime… dhe duhet ta keni parasysh situatën gjeopolitike, ne e kemi një luftë në Ukrainë.

Ka shumë sfida dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor përket në Evropë, por ne me të vërtetë duhet t’i japim fund këtij menaxhimi të vazhdueshëm të krizave. Do të ketë pasoja, do të ketë më pak fokus… Nëse nuk mund ta zgjidhni konfliktin, ndoshta do të menaxhohet… por, dua të them, nëse aktorët kryesorë nuk japin më shumë nga vetja, atëherë pse duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë liderët tanë?

Ne duhet t’i investojmë burimet tona në… ka një luftë përsëri dhe tani ne e kemi parë që ka një zgjidhje në tavolinë dhe unë mendoj se presin nga të dyja palët ta pranojnë atë dhe të punojnë me zell mbi të.

Premtim për investime shtesë

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të insistoj për këtë temë… në një intervistë të mëparshme për REL-in, kryeministri (Albin) Kurti tha se është diskutuar për pasoja të mundshme nëse palët nuk janë konstruktive në dialog. A ka diçka specifike që i është thënë Serbisë apo Kosovës si shtytje për konstruktivitet në dialog?

Jorn Rohde: Shikoni, dua të them, ka një premtim për përkrahje dhe investim shtesë. Dhe nëse ka dështim, atëherë nuk ka përkrahje shtesë. Dhe, ju e dini, kjo veçse është një pasojë.

A do të jetë më i lehtë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare? Jo, nuk do të jetë. Do të bëhet më i vështirë sepse si mund të prisni… dua të them, rruga drejt Evropës është ndërmjet këtij propozimi dhe ne duam që të dyja vendet të jenë pjesë e Evropës. I gjithë Ballkani Perëndimor përket në BE. Shumica e vendeve, disa prej tyre, tashmë janë në NATO.

Kosova dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s. Për ta arritur këtë, ju duhet t’i bindni të gjitha vendet anëtare të NATO-s se jeni partner konstruktiv.

“Pa njohje reciproke, nuk e shoh ndonjërin vend në BE”

Radio Evropa e Lirë: Propozimi, ashtu siç është publikuar, nuk përmend njohje “de jure” nga Serbia. A mendoni se është i mundur normalizimi pa njohje reciproke?

Jorn Rohde: Të gjithë e kanë bërë të qartë që ky është një hap i ndërmjetëm, por shumë i rëndësishëm sepse nis një dinamikë që çon në normalizim të plotë.

Njohja reciproke është faza përfundimtare për ne, sepse pa njohje reciproke, nuk e shoh ndonjërin vend në BE, sepse ne nuk pranojmë vende që nuk e njohin njëra-tjetrën. Por, tani për tani, kjo është marrëveshja më e mirë që mund ta merrni dhe ka shumë përfitime, të cilat ua përmenda dhe fundi i [tentimeve] që Serbia ta bllokojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

blank

Si ra Silicon Valley- Jon Hilsenrath: “Nuk është si viti 2008, por prapë shkaktoi panik” (Intervista)

Intervistë me Jon Hilsenrath, gazetar i WSJ dhe fitues i çmimit Pulitzer

 

VOAL- Tërmeti në Kaliforni nuk ishte i madhi i famshëm, ai i shumë paralajmëruar dhe i frikshëm i shkaktuar nga lëvizja e pllakave të Amerikës së Veriut dhe Paqësorit, por ishte financiar. Pasojat e goditjes nuk janë ende të qarta, por kolapsi i Bankës Silicon Valley ishte dështimi i dytë më i madh i bankës në historinë amerikane pas Lehman Brothers, aq sa i shtyu autoritetet rregullatore, Rezervën Federale dhe Thesarin, të vepronin shpejt për të. frenojnë pasojat, duke njoftuar masa për mbrojtjen e mbajtësve të llogarive dhe shmangien e infektimit me bankat e tjera. Për të kuptuar origjinën e kësaj krize financiare, sa e kufizuar është dhe arsyet e veprimit të administratës Biden, korrespondenti CSR në Uashington Massimiliano Herber intervistoi për TG Jon Hilsenrath, gazetar në Wall Street Journal për të cilin ai mbuloi krizat e mëdha financiare dhe ekonomike të 25 viteve të fundit, duke u vlerësuar edhe me çmimin Pulitzer.

 

Si të shpjegohet se kriza filloi nga Kalifornia, ekonomia më e fortë në SHBA?

“Falimentimi në Kaliforni shpjegon se çfarë po ndodh në vend për shkak të shumë parave të pompuara në ekonomi nga qeveria gjatë Covid… Këto para shkuan në sektorin e teknologjisë, përfunduan në Silicon Valley Bank dhe ajo që ndodhi tregon se çfarë është sektori amerikan. sot më në krizë, ajo teknologjike”.

A do të ketë pasoja të reja për Big Techs dhe start-ups që e kanë bërë të famshëm Silicon Valley?

“Po, sigurisht mendoj se do të ketë pasoja për sektorin e teknologjisë. Ne kemi parë tashmë një ngadalësim, me shkarkimin e shumë kompanive të mëdha teknologjike. Tani do të ketë më pak para nga kapitali privat dhe kapitali sipërmarrës (shënim i redaktorit: që zakonisht investon në start-ups) dhe prandaj kam frikë se do të ketë edhe pasoja afatgjata”.

Gishti është drejtuar te politika agresive e rritjes së normave të interesit të Fed, a është Banka Qendrore fajtore për këtë krizë?

“Unë do të shmangja përdorimin e termit faj, por sigurisht që është rezultat i politikës së Fed gjatë Covid-19 që i shtyu normat e interesit shumë të ulëta dhe më pas nisi programe investimi që mbistimuluan ekonominë.”

Por a evidenton kjo që po ndodh një sistem bankar jo të shëndetshëm?

“Kjo është një situatë shumë e ndryshme nga kriza e vitit 2008, kur shumë banka mbanin hipoteka të këqija, të ashtuquajturin rrezik kredie. Njerëzit nuk mund të paguanin hipotekat e tyre. (…) Ne e dimë se kur Fed rrit normat e interesit mund të shkaktojë një ‘përçarje’, një ndarje e aktivitetit financiar. Dhe ky është përçarja e parë financiare e këtij cikli”.

Politikanët dhe analistët kanë nxituar të thonë se nuk është si kriza e vitit 2008, por sot ka pasur panik në tregje – veçanërisht në Evropë…

“Në vitin 2008 pati një krizë hipotekore, njerëzit nuk mund të paguanin hipotekat e tyre dhe vlerat e shtëpive ranë. Këtë herë shkak është rritja e kamatës. Por çdo krizë financiare ka përbërës të përbashkët njerëzor: lakminë, frikën, prirjen për panik… dhe si në vitin 2008, njerëzit janë… në panik”.

Herët në mëngjes, Presidenti Biden siguroi se sistemi bankar amerikan mbetet i shëndetshëm…

“Presidenti duhet të thotë se sistemi bankar është i sigurt dhe i sigurt. Ai duhet të dërgojë një mesazh se qeveria federale është vigjilente, sepse ai dëshiron të ndalojë panikun. Por fakti është se Banka e Silicon Valley nuk ishte aq e sigurt. ”

A vepruan shpejt banka qendrore dhe thesari këtë herë, a kanë nxjerrë mësimet nga kriza e fundit financiare?

“Unë do të thosha po. Dhe një nga mësimet është se nuk mund të rrini duarkryq kur njerëzit janë në panik. Kjo është arsyeja pse ata morën masa agresive tashmë gjatë fundjavës, si garantimi i depozitave përtej kufijve të siguruar federale (shënimi i redaktorit: deri në 250,000 dollarë), për të frenuar edhe një herë panikun dhe për të shmangur një arratisje të dëshpëruar bankare”.

Fakti është se edhe një herë paratë publike duhej të futeshin për të garantuar depozitat e kursimtarëve. Si 15 vjet më parë.

“Në vitin 2008 pati një reagim popullor kur qeveria ndihmoi drejtpërdrejt bankat të shmangnin falimentimin, ndërkohë që njerëzit po luftonin, nga papunësia dhe mospagesat e hipotekave. Tani ata po përpiqen të ndryshojnë narrativën duke mbyllur një bankë dhe duke u thënë kursimtarëve se paratë e tyre janë të sigurta. “.

Cilat janë ndryshimet në krahasim me të kaluarën?

“Pyetja që të gjithë bëjnë gjithmonë në këto raste është kush paguan? dhe Administrata po përpiqet të tregojë se përgjegjësia i takon tërësisht drejtuesve të Silicon Valley Bank, duke thënë se do të jenë drejtuesit ata që do të paguajnë humbjen e punës dhe parave. A mund të themi se stuhia ka kaluar apo ka shenja të mëtejshme shqetësimi? “Hmm… ajo që ndodhi është një shenjë se rritja e normës së interesit të Rezervës Federale ka arritur pikën ku kërcënon të dëmtojë sistemin financiar. Prandaj Fed e gjen veten që duhet t’i përgjigjet pyetjes së vështirë se sa më shumë mund të bëjë. Ed “Është një punë e madhe sepse puna e saj për të luftuar inflacionin nuk ka mbaruar. Dhe pastaj është çështja e panikut… Sa më tej do të përhapet? Dhe a do të përfshijë institucione të tjera bankare? Pa harruar implikimet politike… Çfarë do të bëjë administrata nëse do kjo krizë financiare e zmbraps ekonominë?” rsi- Elida Buçpapaj

blank

Intervista- Abazi: Nga marrëveshja, ‘merre ose lëre’, të nxjerrim më të mirën

VOA

Deputeti i Parlamentit të Kosovës thotë se ajo çka u arrit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, i thellon problematikat që janë reale në terren.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zoti Abazi, thotë se përpara një propozimi të formës merre ose lerë, vendi duhet të bëjë më të mirën, për të garantuar funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Por ai hedh dyshime nëse një gjë e tillë do të jetë e mundur.

Sipas zoti Abazi, Lëvizja Vetëvendosje ka patur dy vite kohë, që të rikornizonte një pozicion tjetër, që kjo çka nisi dhjetë vjet më parë të mos përfundonte në situatën aktuale, me një marrëveshje, që përfshin të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën, përfshirë ato edhe ato problematike për çështjen e funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Abazi, ndërsa Kosova po shënon këto ditë 25 vjetorin e fillimit të luftës, përpjekjet e vendeve perëndimore, që me angazhimin e tyre i dhanë fund luftës, kanë marrë një intensitet të ri, për një normalizim marrëdhëniesh me Serbinë në bazë të një propozimi evropian. Cili është vlerësimi juaj, a mendoni se pas 25 vjetësh, Kosova dhe Serbia do të arrijnë t’i normalizojnë marrëdhëniet?

Haki Abazi: Kjo ditë, në të cilën po flasim, është dita e epopesë së UÇK-së, një moment i dhimbjes së madhe, por edhe i një heroizmi të pafund të familjes Jashari. Dhe kjo shënon pas më shumë se 10 vitesh bisedime, një moment tjetër të tentimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta sjellë në fund çështjen e dialogut Serbi-Kosovë. Ju me të drejtë e thatë që më 27 shkurt është lidhur një marrëveshje, megjithëse ajo nuk është nënshkruar, duke pritur udhërrëfyesit, e cila ka një thellim të problematikave, të cilat janë reale në terren. Sigurisht që një Kosovë e vogël, me një fuqi jo të madhe është vënë në një pozicion, ku ky propozim tashmë është, merre ose lerë, dhe ne duhet të bëjmë më të mirën, brenda kësaj periudhe kohore që nga kjo marrëveshje të nxjerrim gjërat më të mira për funksionalitetin e shtetit të Kosovës. A do të jetë e mundur? Unë kam dyshime se Serbia është serioze lidhur me përfundimit të dialogut me Kosovën. Ajo është duke blerë kohë për t’u mos parë në dritën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe gjithashtu duke bërë lojën e dyfishtë me Bashkimin Evropian. Por gjithsesi, jemi këtu ku jemi. Kemi një këmbëngulje të Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me përkrahjen e Bashkimit Evropian, për ta përfunduar këtë çështje. Procesi ka përfunduar me një marrëveshje, e cila pranon edhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën, përfshirë ato që kanë qenë problematike për çështjen e funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Me siguri ju i referoheni çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe. Cili është mendimi juaj? Çfarë zgjidhje duhet të merrte kjo çështje?

Haki Abazi: Ka qenë gabim që përtej Planit Ahtisari të futemi në dialog për ta bërë çështjen e Asosiacionit njëetnik pjesë të marrëveshjeve. Vazhdon të jetë gabim sepse ajo është një kundërshtim të drejtpërdrejt me karakterin multietnik të Kosovës, në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës, dhe kompromiseve që janë bërë në kohën e Ahtisarit. Zgjidhja do të ishte që Serbia të shihej në dritën e kërkesave paradoksale për instrumentalizimin e popullatës serbe në Kosovë në interest të saj. Që do të thotë, nga lufta me tanke që ka bërë në vitet 1990, Beogradi i ka kthyer nëpërmjet serbëve lokal përpjekjet e tij në sabotimin e funksionalitetit të shteteve fqinje. Jo vetëm funskionalitetin e Kosovës, por edhe atë të Maqedonisë Veriut dhe të Malit të Zi. Mirëpo, ky është realiteti. Mendoj se kemi gabuar dy vitet e fundit në dialog, duke vazhduar me përshtypjen se mund të dalim në një situatë tjetër dhe me idenë që konflikti në Ukrainë do të jetë në avantazhin e Kosovës. Në fakt, kjo është kthyer në trysni të jashtëzakonshme nëpërmjet bisedimeve në Bruksel, në një kornizë të situatës, ku e merr ose e le një marrëveshje, e cila mund të jetë jo më e mira për Kosovën.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, të gjitha këto që i thatë zoti Abazi, duket se i takojnë historisë, jemi në këto kushte që jemi. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është detyrim ndërkombëtar i Kosovës, ka një marrëveshje ekzistuese, është miratuar në parlament, Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë në tërësi dhe thotë bëni ndryshimet e nevojshme dhe përparoni në këtë drejtim. Cila do të ishte zgjidhja?

Haki Abazi: Zgjidhja mendoj ka qenë dhe duhet të jetë që shteti i Kosovës duhet të bëjë ata që i është imponuar në kuptimin e një Asociacioni, i cili nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është pushteti i tretë në Kosovë, për të arritur në një moment tjetër, ku funksionaliteti, zhvillimi ekonomik, begatia mund të jetë një ofertë e re për të gjithë banorët, përfshirë serbët. Por, përqendrimi në mekanizmat, të cilët do ta minojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës, do të jetë thellim i mëtejshëm i problemit dhe jo zgjidhja, ajo çka kërkohet edhe sot nga bashkësia ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: A mendoni se ka hapësira që edhe në këto momente, në diskutimet e pritshme që do të mbahen në Ohër që kjo çështje të ndryshojë, ato problematika të mund të rishikohen? A do të ketë më zë pala e Kosovës në këtë rast?

Haki Abazi: Mendoj se është zvogëluar hapësira. Realisht kemi të bëjmë me një proces, i cili ka përfshirë të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, përfshirë edhe Asociacionin dhe kjo është problematikë në vete nga e cila vështirë se mund të dilet. Mendoj se ka patur hapësirë dy vite pasi Lëvizja Vetëvendosje mori pushtetin, që të kishte një rikornizim e bindje dhe pozicionim tjetër. Kjo nuk ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të kishte bërë zoti Kurti që nuk e ka bërë sipas jush?

Haki Abazi: Mendoj se duhet të ishte një diplomaci ofensive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pajisje shumë më adekuate me ekspertë të çështjeve Ballkanit në Uashington, Berlin, Bruksel dhe Londër që kjo rrjedhë e nisur dhjetë vjet më parë të mos përfundojë në situatën dhe rezultatet të cilat i kemi. Së dyti, dëshmia se ne mund të bëjmë shtetin nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe mbajtjes së trurit në vendin tonë, që ndërkombëtarët të mos na shohin si një shtet që nuk po arrin ta mbajë veten dhe rrjedhimisht i duhet një zgjidhje për të kaluar në një fazë tjetër të zhvillimit.

Zëri i Amerikës: Në qeverinë e parë të zotit Kurti, ju ishit njeriu i dytë pas tij, zëvendëskryeministër. Në qeverinë e dytë nuk morët asnjë post, deri së fundmi ishit kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme. Kritikët tuaj thonë se shumë prej kritikave tuaja janë në fakt retorike dhe hakmarrëse. Si ju përgjigjeni ju këtyre vlerësimeve?

Haki Abazi: Mendoj se kjo mund të jetë një formë e gjykimit. Por, ne duhet të kthehemi tek rezultatet. Nëse ato që them unë dhe forma e kritikës që bëj nuk ka të bëjë me rezultatet dhe pranimin tashmë të një kornizimi të ri të marrëveshjes që përmban brenda saj të gjitha ato që ne i kemi patur kauzë politike si Lëvizje Vetëvendosje, kundër së cilave kemi protestuar edhe në Parlament dhe në rrugë, ka pasur njerëz që janë humbur jetën në përpjekjet kundër Asociacionit, atëherë sigurisht që mund të konsideroheshin retorike e hakmarrëse. Por qëndrimi pa transparencë për të përfunduar tek përfshirja e Asociacionit dhe një kornizim i dialogut i njejtë dhe i ngjashëm me ato që kanë bërë qeveritë tjera, sigurisht që mua më sjellë në pozicionin e kritikut kundrejt ndryshimit, i cili është bërë madje pa debat publik. Kjo është dhimbja më e madhe, sepse mendoj se kemi humbur një shans të jashtëzakonshëm që të riorganizohemi si palë në dialog për t’i ikur e për t’u largua nga marrëveshje, të cilat janë nënshkruar për arsye që ata i dinë, por shumica e tyre nuk janë tashmë as pjesë e politikës. Kjo është arsyeja edhe pse ne kemi marrë edhe besimin nga qytetarët, duke menduar se do të bëjmë më mirë edhe më ndryshe

blank

Intervista- Ambasadori Rohde: Nuk do të lejojmë `Republikë serbe` në tokën e Kosovës

Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.

Radio Kosova: Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe Kryeministri Albin Kurti të hënën në Bruksel kanë pranuar planin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, propozimi ende nuk është nënshkruar. Cilat janë pritjet tuaja?

  Jörn Rohde:

Fillimisht gëzohem shumë që kemi rastin të takohemi dhe të flasim përsëri për RTK-Radio. Natyrisht, gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Siç e thatë dhe ju, të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Propozimi është një mundësi e madhe për të bërë një hap të madh përpara për arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga palët. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që palët u takuan në Bruksel dhe u pajtuan në parim për pranimin e këtij propozimi, Megjithatë, disa çështje thelbësore ende kanë mbetur të hapura.  Kështu, Kosova duhet të tregohet e gatshme të flasë lidhur me Asociacionin e komunave serbe dhe tani ajo që mbetet është implementimi i aneksit të propozimit, sepse pa u pajtuar për zbatimin e aneksit zor se do të jetë i mundur zbatimi i marrëveshjes. Tani presim që bisedimet të vijojnë në mënyrë konstruktive dhe të dyja palët, të themi ashtu, të tregojnë angazhim politik.

Radio Kosova: Bashkimi Evropian tashmë një kohë të gjatë është i angazhuar dhe ka investuar në stabilitetin e rajonit. A është propozimi gjermano-francez një zgjidhja përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë?   

  Jörn Rohde: 

Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës.  Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.

Radio Kosova: Siç e tha edhe vetë Kryeministri Albin Kurti, për dallim prej tij, Presidenti Vuçiq, të hënën, nuk ishte i gatshëm të vendoste nënshkrimin në planin për normalizimin e marrëdhënieve. A është kjo një indice se ai nuk do ta nënshkruajë fare propozimin?

  Jörn Rohde:

Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj, ashtu siç ka thënë edhe zëdhënësi i BE-së, se ne presim nga të dyja palët, që t’i përmbahen asaj për të cilën janë zotuar dhe kanë premtuar të hënën në Bruksel, pra se e kanë pranuar këtë dokument dhe jo të thonë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e tyre. Unë mendoj se tani është çasti i duhur në mënyrë që palët të fillojnë me zbatimin e të gjitha detyrimeve dhe aspekteve, që dalin nga kjo marrëveshje, përfshirë edhe detyrimet dhe obligimet nga koha e kaluar si për shembull, zotimi për të mos penguara anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Radio Kosova: Menjëherë pas takimit pati interpretime të ndryshme nga palët për sa i përket marrëveshjes për normalizim. A është gjithçka e definuar qartë në marrëveshje, apo ka vend për keqkuptime?

  Jörn Rohde

: Hollësitë janë në aneksin për implementim. Natyrisht, duhet të ketë sqarim të këtyre detajeve. Por ta përsëris edhe një herë atë që thashë më parë, se nuk duhet thënë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e dhëna, pasi tashmë udhëheqësit politikë të të dyja vendeve kanë dhënë fjalën e tyre dhe duhet të tregojnë zotësinë për zbatimin e marrëveshjes. Por, ajo që është e shkruar në ato dhjetë, apo 11 pika, që janë brenda marrëveshjes, duhet të zbatohen dhe kjo do të sqarohet në hollësi përmes aneksit të marrëveshjes.

Radio Kosova: Pika kontestuese e planit, momentalisht është Asociacioni i komunave serbe. A nuk ekziston mundësia që një asociacion i tillë të kthehet në një rast precedent për vendet fqinje dhe të paraqesë rrezik për destabilizimin e rajonit?   

Jörn Rohde: Tani unë nuk dua të deklarohem për gjëra hipotetike, por mund të them një gjë: ka një obligim që është marrë përsipër më herët për Asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi. Ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: “Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i “Fondacionit Fridirch Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015. Ajo që tani do të kisha dashur, është që Kosova të përmbush obligimin që ka marrë dhe të propozojë vetë një statut për Asociacionin. Kjo është një obligim që ka marrë Kosova dhe jemi në pritje të kësaj iniciative.

Radio Kosova: Ta zëmë se u nënshkrua plani. Atëherë, çfarë pengesa mund ta sfidojnë zbatimin e tij dhe si do t’i tejkalonte Gjermania dhe BE-ja këto pengesa?

Jörn Rohde: Edhe një herë: Po filloj nga vendi im Gjermania, që është një partner i ngushtë i Kosovës. Ne e kemi bërë këtë propozim së bashku me Francën dhe ky propozim tashmë është propozim i Bashkimit Evropian dhe mbështetet pa as një rezervë nga 27 vendet e BE-së. Propozimi ka mbështetjen e fuqishme edhe nga amerikanët dhe nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së si Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia. Të gjitha këto vende kanë deklaruar mbështetjen e tyre të fuqishme për këtë plan. Ne edhe më tej do mbesim një partner dhe mik i ngushtë i Kosovës, pro presim nga të dyja palët si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që, po shprehem kështu – të dalin nga zona e tyre  e komforit dhe të tregojnë aftësi të lidershipit politik dhe të japin gjithçka nga vetja për të zbatuar të gjitha pikat e planit të propozuar dhe kjo për të dyja palët kërkon një kompromis.

Radio Kosova: Si e ka menduar BE-ja mbështetjen e procesit të  zbatimit të kësaj marrëveshje? A do të ketë shpërblim për ata që janë konstruktivë dhe a do të ketë konsekuenca për ata që nuk mbajnë zotimin. Para ca ditësh Serbia mori një ndihmë prej 600 milionë eurosh nga BE-ja. Po Kosova a do të marrë ndonjë shpërblim për sjelljen e saj konstruktive?

     Jörn Rohde:

Këto që thatë, po i dëgjoj në mënyrë të përsëritur. Edhe Kosova këto javë mori një ndihmë të konsiderueshme financiare nga BE-ja. Ne mbështesim zhvillimin e infrastrukturës në secilin vend në Ballkan, sepse ne dëshirojmë që këto vende sa më shpejt të jetë e mundur, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sepse dëshirojmë që lidhjet infrastrukturore të rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në këto vende. Siç e përmenda edhe më parë, ky është një propozim gjermano- francez, përmbajtja e të cilit tani është publikuar dhe në disa prej neneve mund të lexohet se zbatimi i këtij plani, do të monitorohet nga BE-ja. Për këtë qëllim, do të krijohet një Komitet i veçantë i përbashkët për të matur hapat dhe përparimin e bërë. Gjithashtu, është paraparë një pako investuese për të dyja vendet nëse plani përmbyllet me sukses, ashtu siç është parashikuar. Kjo do të thotë se përcjellja e zbatimit të planit, është komplet e garantuar. Gjithashtu, do të ketë ndihmë financiare për të dyja vendet dhe kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Pra, konsideroj se kjo është një sinjal i qartë i dhënë përmes garantimit të 27 vendeve për  përfundimin e procesit.

Radio Kosova: A do të ketë pasoja për palën që nuk i përmbahet zotimit?

Jörn Rohde

: Natyrisht do të ketë konsekuenca për palën që nuk tregohet konstruktive. Mirëpo, ne nuk kemi arsye të dyshojmë në seriozitetin e palëve, që të hënën në Bruksel u zotuan se e pranojnë këtë plan. Prandaj, presim që të dëshmohet vullnet politik për të hyrë në detaje të zbatimit të tij, sepse ne duam që më në fund të kemi një dinamikë pozitive dhe jo një dinamikë të tillë që e pamë një vit e gjysmë e këtej, duke rrëshqitur nga një krizë në tjetrën.

Radio Kosova: Zoti Ambasador Rohde, si e vlerësoni angazhimin e Kryeministrit Kurti në dialog, për sa i përket planit gjermano-francez. A është treguar ai një partner parimor?

  Jörn Rohde

: Nuk jam mësues për të vlerësuar me nota, por atë që mund ta them, është se të dy palët, të hënën janë treguar mjaft konstruktive dhe të përgjegjshëm, duke e pranuar planin. Si partnerë të ngushtë që jemi kemi interes të lartë që Ballkani perëndimor, të bëhet pjesë e strukturave evropiane së më shpejt të jetë e mundur. Kjo u tregua edhe javën e shkuar kur Kancelari Scholz me Presidentin francez u takuan me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Presidentin Vuçiq. Kjo tregohet edhe nga letra e përbashkët e Presidentit Macron, Kancelarit Scholz dhe Kryeministres Meloni. Nuk di sa mund të bëhet me shumë se kaq! Prandaj, edhe presim që të dëgjohet këshilla jonë, sepse duam që rajoni dhe partneri ynë Kosova të bëjë hapa përpara dhe pikërisht përmes këtij plani arrihet deri tek normalizimi i gjendjes dhe përmirësimi konkret i jetës për qytetarë. Njohja e integritetit territorial, njohja e simboleve shtetërore, njohja e dokumente janë brenda në këtë dokument, sepse duam që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen në të gjitha fushat si në kulturë, ekonomi etj. Pra, bëhet fjalë për përmirësim konkret për qytetarët. Kësaj që thamë, i shërben edhe Procesi i Berlinit, që është krijuar nga Gjermania.

Radio Kosova: A mund të na thoni qëndrimin tuaj për opozitën? Këto ditë dy nga partitë e mëdha opozitare janë shumë të ashpra me Kryeministrin Kurti për sa i përket propozimit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?

  Jörn Rohde: 

E di, të enjten kishte një debat parlamentar, që ka zgjatur deri pas mesnatës. I ndjek deklaratat e tyre dhe ajo që mund të them është se nuk ia vlen, pra është kot të flasë për të kaluarën, e kam fjalën për temën e diskutimit lidhur me Asociacionin e komunave serbe. Ekziston një obligim që është bartur nga qeveritë e kaluara tek kjo qeveri, pra nga qeveri të kaluara, që ishte përbërë nga opozita e sotme. Ajo qeveri e përbërë atëherë nga opozita e sotme,  kishte marrë obligime që nuk i kishte zbatuar dhe tani qeveri e sotme duhet të ballafaqohet me atë trashëgimi. Personalisht, nga opozita pres përgjegjësi politike shtetërore dhe me këtë rast dua të potencoj edhe një herë se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë partnerët më të ngushtë të Kosovës, qëndrojnë fuqishëm prapa këtij propozimi. Prandaj, dua të shpresoj se opozita do të ketë sjellje konstruktive dhe këtë temë super politike të mos e shfrytëzojë për lojëra të brendshme politike ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën. Tani bëhet fjalë për të siguruar të ardhmen dhe këtu gjithkush ka përgjegjësinë e vetë politike, në mënyrë të veçantë opozita.

Radio Kosova: Një pyetje të fundit: A dihet një afat kohor për arritjen e plotë dhe me sukses të kësaj marrëveshje?  

  Jörn Rohde

: Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, do të takohen më 18 mars në Ohër dhe ne shpresojmë që në dhjetë ditët e ardhshme, të bëhet përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes. Shpresojmë deri në fund të muajit, të arrihet një unifikim qëndrimesh në mënyrë që marrëveshja të nënshkruhet.  Pra, ka një presion në kohë për t’u arritur kjo, sepse kemi një situate gjeopolitike me një luftë në Evropë, ndikimin e së cilës po ndihet në çdo vend në planin politik dhe ekonomik. Prandaj, kërkojmë që liderët politikë këtu të tregohen të përgjegjshëm për këtë situatë dhe të arrijnë kompromis në të mirë të vendeve të tyre dhe në të mirë të popullatës së tyre.

blank

Intervista: Ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Fiksimi i Putinit për perandorinë çoi në luftën ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit drejtuar kombit më 21 shkurt 2023.

Mike Eckel

Presidenti Vladimir Putin provokoi vetë ngjarjet që çuan në nisjen e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë një ish-zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke kundërshtuar një prej argumenteve qendrore të Kremlinit se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes në vitin 2000, ishte katalizator për luftën.

Një vit pas nisjes së luftës, që është shndërruar në luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Putin shfrytëzoi fjalimin drejtuar kombit, javën e kaluar, për të përsëritur ankesat e kamotshme lidhur me politikat perëndimore kundrejt Moskës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjektik më 1991.

Putin sugjeroi se NATO-ja dhe lidhjet e saj me Ukrainën paraqesin një kërcënim në rritje për Rusinë. Ai përsëriti pretendimet e rreme për këto raporte, përfshirë edhe pretendimin se Qeveria e Ukrainës kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleanca ushtarake perëndimore dhe se Ukraina është “skllave” e tyre.

Stephen Hadley, që ka shërbyer për tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së George W.Bush, përfshirë katër vjet si këshilltar i sigurisë kombëtare, hodhi poshtë deklaratat e Putinit. Ai argumentoi se NATO-ja nuk paraqet kërcënim për Rusinë dhe se për vite të tëra Moska kishte qenë e kënaqur që të punonte me aleancën.

Ish-zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Hadley, gjatë intervistës dhënë për REL-in përmes platformës Zoom.

Ish-zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Hadley, gjatë intervistës dhënë për REL-in përmes platformës Zoom.

“Një përpjekje reale është bërë për të qartësuar se Rusia ishte pjesë e pranuar e Evropës. Dhe NATO-ja nuk është kërcënim për Rusinë dhe NATO dëshiron raporte konstruktive me Rusinë”, tha Hadley për Radion Evropa e Lirë.

“Pra, ka pasur një përpjekje për të tentuar që të zbutet reagimi rus ndaj zgjerimit të NATO-s”, tha Hadley, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë përkoi me zgjerimin më të madh të aleancës në historinë e saj: më 2004, kur shtatë shtete të Evropës Lindore, përfshirë tri shtete baltike të ish-Bashkimit Sovjetik, iu bashkuan NATO-s.

Historianët dhe akademikët për kohë të gjatë kanë debatuar arsyetimin për zgjerimin e NATO-s, dhe në disa raste, kanë ngritur pikëpyetje lidhur me vendimin për zgjerimin drejt lindjes. Zyrtarët rusë kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre dhe, madje, kanë pyetur se pse aleanca e epokës së Luftës së Ftohtë është ende e nevojshme.

Në mesin e viteve ’90, presidenti Boris Yeltsin paralajmëroi homologun e tij amerikan, Bill Clinton, për “poshtërim” nëse NATO-ja do të pranonte shtetet e Evropës Lindore.

Nën mandatin e Putinit, këto dyshime u rritën u shndërruan në akuza dhe pretendime të drejtpërdrejta se Uashingtoni dhe aleatët e tij kishin mashtruar Moskën. Në veçanti, Rusia ka shprehur zemërim për premtimin e NATO-s për Ukrainën dhe Gjeorgjinë më 2008 që këto dy shtete një ditë do të bëheshin anëtare.

Hadley tha se interesi i Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s u hoq nga vëmendja e Qeverisë ukrainase deri më 2014, kur presidenti i rrëzuar – mik me Moskën – çoi në financimin dhe furnizimin e milicive lokale në lindje të Ukrainës, dhe në disa raste dërgoi trupa të rregullta ushtarake për betejë.

“Që nga viti 2008, çështja e anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO realisht u hoq nga tavolina. Dhe qëndroi jashtë tavolinës deri më 2014, kur Rusia pushtoi Ukrainën për herë të parë. Dhe kjo provokoi atë gjë që rusët thoshin se nuk e dëshironin”, tha ai.

“Ishte ai pushtim që e vuri çështjen e anëtarësimit në NATO dhe se si NATO do të ndihmonte dhe mbështeste Ukrainën dhe Gjeorgjinë, sërish mbi tavolinë”, theksoi Hadley.

“Ngjashëm, rusët u ankuan lidhur me lëvizjen e infrastrukturës së NATO-s në lindje drejt kufirit rus. Asnjë nga këto nuk ndodhi derisa Rusia hyri në Ukrainë më 2014. Prandaj, do të argumentoj se Rusia me pushtimin e Ukrainës më 2014 krijoi gjërat që tha se kërcënohej. Rusia, në fakt, provokoi gjërat që tha se kërcënohej nga NATO dhe Perëndimi”, shtoi ai.

Përveç kësaj, Hadley tha se shtetet që më herët ishin në sferën e ndikimit të Moskës – vende sikurse shtetet baltike apo shtetet e Evropës Lindore të Paktit të Varshavës – kanë pasur frikë të kamotshme nga Rusia, që i ka shtyrë ato që të kërkojnë të anëtarësohen në NATO.

“Dhe, natyrisht shtetet që tani janë pjesë e NATO-s thonë: ‘Ju kemi treguar’”, tha ai.

“Në atë pikë humbëm Putinin”

Edhe pse reagimi i Putinit në atë kohë ishte i matur, një ankesë tjetër e kamotshme e Kremlinit ishte vendimi i vitit 2002 i SHBA-së për t’u tërhequr nga një marrëveshje e madhe e kontrollit të armëve: Traktatit për Raketa Kundërbalistike. Administrata e presidentit Bush kishte argumentuar se traktati pengonte aftësinë e SHBA-së për të zhvilluar raketa për të mbrojtur shtetin kundër kërcënimeve që mund të vinin nga shtete sikurse Koreja e Veriut dhe Irani dhe se tërheqja nga ky pakt nuk kishte për qëllim që ta minonte Rusinë.

Hadley tha për REL-in se Putini që në fillim pranoi garancitë e SHBA-së.

“Fillimisht, kjo krijoi një vullnet të mirë midis dy shteteve”, tha ai. “Putin në të vërtetë nuk e kritikoi [tërheqjen nga traktati], në fakt bëri të kundërtën: ai tha se përderisa nuk i pëlqente që SHBA-ja po tërhiqej, kjo nuk paraqiste kërcënim për interesat ruse, për sigurinë ruse”.

Hadley, që ka publikuar një libër ku përshkruan detaje të memorandumeve që iu kaluan administratës pasuese të Barack Obamas më 2008, tha se ai pranon kritikat se administratat e njëpasnjëshme të SHBA-së, përfshirë edhe të asaj që ai shërbeu, bënë gabime në marrëdhëniet e tyre me Rusinë.

Por, ai argumentoi se ka të ngjarë që këto gabime nuk do të bënin ndonjë ndryshim, për dy arsye: njëra është ajo që ai e përshkroi si qëndrim të Kremlinit se një seri e kryengritjes popullore në Gjeorgji, Ukrainë dhe Kirgizi në vitet 2000 – të njohura gjerësisht si ‘revolucionet shumëngjyrëshe’ – ishin komplot amerikan. Tjetra është ajo që ai e cilësoi si “fiksim të Putinit” me historinë perandorake të Rusisë.

“Ne menduam se këto revolucione do të ishin të mira për Rusinë sepse do të krijonin shtete stabile, demokratike dhe prosperuese që do të ishin fqinje të mira për Rusinë”, tha ai.

“Putin nuk e pa kështu. Ai e pa si një përpjekje të udhëhequr nga CIA për të krijuar regjime në këto lloje shtetesh që ishin anti-ruse, si shtete që do të përdoreshin për ta destabilizuar vetë Rusinë. Dhe mendoj se në atë pikë ne e humbëm Putinin”.

“A mund t’i bënim gjërat ndryshe? Ndoshta, ka shumë gjasa që po”

Në qarqet e politikës së jashtme në SHBA, një prej kritikëve më të mëdhenj të politikave amerikane kundrejt Rusisë që nga Lufta e Ftohtë është Thomas Graham. Ai ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së presidentit George Bush në fillim të viteve ’90, dhe më pas ka shërbyer së bashku me Hadleyn në administratën e George W.Bush në vitin 2000.

Në një intervistë të dhënë më herët, Graham kishte përsëritur pakënaqësitë lidhur me rritjen e NATO-s.

“Ekziston një argument mjaft bindës për ta bërë atë që të kërkonte anëtarësim në NATO më 2008…. ishte një gabim nga ana e aleancës”, deklaroi ai.

Hadley tha se edhe ai ka dilema nëse zgjerimi i NATO-s nuk është menaxhuar si duhet.

“E kisha të vështirë këtë çështje deri kur e lexova fjalimin që Putini dha para se të hynte sërish në Ukrainë më 2022”, tha ai, duke iu referuar fjalimit që Putin mbajti tri ditë para nisjes së pushtimit.

“Pjesa e parë e këtij fjalimi ishte Putini i vërtetë duke folur. Dhe, kjo është pjesa që thoshte, kjo ka të bëjë me rikrijimin e Perandorisë Ruse, rivendosjen e kontrollit rus në tokat tradicionale ruse, dhe në thelb duke shkatërruar Ukrainën dhe duke e futur atë në Rusi”.

“Në dritë të asaj agjende, është mirë që ne e zgjeruam NATO-n, ose në të kundërtën do të ishte një fushë edhe më e hapur për Rusinë për të ndjekur vizionin e saj për të rikrijuar Perandorinë Ruse”, tha ai.

“A do të mund t’i bënim gjërat ndryshe?”, pyeti Hadley. “Ndoshta, ka shumë gjasa që po, gjithmonë ka mundësi që gjërat të bëhen më mirë”.

“Por, pyetja është kjo: në fund të ditës a do të kishte bërë ndonjë ndryshim, duke pasur parasysh fiksimin e Putinit për të rikrijuar Perandorinë Ruse brenda sferës së ish-Bashkimit Sovjetik. Mendoj se në fund të ditës, fatkeqësisht, nuk do të bënte asnjë dallim”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Send this to a friend