Në 8 shtator të këtij viti, mbushen 9 vjet të ndarjes nga jeta e Prof.Dr.Ing. Pandi Stratobërdhës, shkencëtarit shqiptar që gjithë jetën ia dedikoi Hidroteknikës, Modelimeve Hidraulike, hidroenergjitikës shqiptare dhe përgatitjes së inxhinierëve.
Prof. Stratobërdha ka patur funksione të tilla si: Drejtor i Laboratorit të Kërkimeve Hidraulike, Drejtues i Katedrës së Hidroteknikës në Universitëtin e Tiranës, Anëtar i Komisionit të Ujërave Kufitare me Fqinjët (35 vjet), Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimeve Hidraulike (1966-1989), Anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, Anëtar Nderi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Përfaqësues i Shqipërisë në Qëndrën e Kërkimeve dhe Ujërave në Rajonin e Detit të Zi, në Kiev.
Gjithashtu është fituesi i shumë titujve si Docent, Doktor dhe Profesor (1963-1993),
Çmimi i Parë e i Dytë i Republikës (1964, 1974), Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë (1986)
Personalitet i Shquar i Qarkut të Tiranës (2003), Mjeshtër i Madh i Punës (1999).
Vitet e Para dhe Edukimi
Ai lindi në qytetin e Korçës, më 11 korrik 1929, në një familje të nderuar patriotike nga e cila mori vullnetin dhe stimulin për t’u bërë i vlefshëm për shoqërinë dhe Atdheun. Që në fëmijëri, në bankat e shkollës, shquhej për talentin e tij në fushën e shkencave ekzakte, matematikë e fizikë. Pasi mbaron Politeknikumin ‘’7 Nëntori’’ në Tiranë (1948), vazhdon studimet e larta në Novoçerkask (Rostov mbi Don, Rusi) të ish -Bashkimit Sovjetik në Fakultetin e Hidroenergjitikës (1948-1953), dega Inxhinieri Hidroteknike për Hidrocentrale, ku përfundon me rezultate të shkëlqyera dhe me rekomandimin special, për t’u marrë me punë shkencore.
Gjatë kësaj kohë punimet u tij u botuan në revista të ndryshme shkencore (e veçantë kjo për një student të huaj) duke kulmuar me punimin origjinal ‘’Shfrytëzimi i lumenjve malorë duke përdorur focat centrifugale për ndarjen e aluvioneve’’, botuar në Revistën Shkencore Qëndrore të Bashkimit Sovjetik.
Karriera Akademike dhe Profesionale
Shqipëria e asaj kohë trashëgonte jo vetëm prapambetjen por edhe pasojat e Luftës së Dytë Botërore, prandaj ishtë i nevojshëm krijimi i institucioneve.
Me të ardhur nga Bashkimi Sovjetik (1953), Prof. Pandi i futet punës për themelimin e Hidraulikës dhe Hidroteknikës shqiptare, hapjen e degës së Inxhinierisë Hidroteknike në Institutin Politeknik (që më pas mori emrin Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit).
Si pedagog, prej afro 60 vjetësh, nxori mbi 10 mijë studentë inxhinierë, specialistë në vend dhe në botë. Është autor i mbi 14000 faqeve botime shkencore, studime, monografi, 75 vëllimeve në fushën e modelimeve; 3 teksteve universitare, mbi të gjitha është autor i ‘’Teorisë dhe Praktikës së Modelimeve të Shtretërve me Shtatë Tregues’’, nga tre që njeh praktika botërore, një pasuri intelektuale në rrafsh ndërkombëtar.
Për 36 vjet me radhë ishte shefi i Katedrës së Hidraulikës, por edhe pas daljes në pension, prof. Pandi nuk e ndali asnjëherë punën e tij në fushën e mësimdhënies pranë fakultetit, si dhe atë kërkimore-shkrencore, duke shtuar intensivisht numrin e botimeve në këtë fushë.
Pandi Stratobërdha është ndër iniciatorët kryesorë për hartimin e dokumentacionit shtetëror ligjor për planet dhe programet mësimore, projekt-kurse dhe projekt-diploma, anëtar i disa këshillave shkencorë në institucionet qëndrore, si dhe ngritjen e katër Laboratorëve Shkencorë të Hidraulikës:
⦁ në Institutin e Lartë Politeknik (1955),
⦁ në Universitetin e Tiranes (1957),
⦁ në Universitetin e Prishtinës (1971)
⦁ Laboratori i Kërkimeve Hidraulike (1968)
Ai ngriti për herë të parë në Shqipëri shkollën teorike të trajtimit të problemeve të modelimeve duke dhënë kontribute të reja në fushën e hidraulikës së aplikuar.
Prof. Pandi, gjithashtu ka kontibut në ngritjen e Shkollës së Kualifikimit Pasuniversitar, në fushën e Hidroteknikës.
Një personalitet i padiskutueshëm në fushën e modelimeve hidroteknike. Ai ishte ideator, themelues dhe drejtues i QKH (Qendrës së Kërkimeve Hidraulike) të Akademisë së Shkencave, ndër më të mirat në Ballkan, një qëndër shumë e rëndësishme në zgjidhjen e problemeve teknike të Hidroteknikës të Shqipërisë, ku nën drejtimin e tij u eksperimentuan dhe morën garanci të gjitha veprat e mëdha hidroenergjetike mbi lumin Drin, Vau i Dejës, Fierza, Komani, Bistrica 1 dhe 2 etj.
Përmes qëndrimeve aktive patriotike, prof. Pandi paraqitet jo vetëm si shkencëtar i mirëfilltë por dhe mbrojtjës me argumente të forta tekniko-shkencore të interesave kombëtare dhe pasurive hidrike, ide të referuara edhe në konferenca dhe kongrese ndërkombëtarë.
Profesor Pandi mishëronte virtyte të larta njerëzore. Ai ishte i thjeshtë, i drejtë, punëtor, human dhe tolerant. I kompletuar me një kulturë të gjërë në përgjithësi dhe në fushën e hidraulikës në veçanti, në atë të artit të ndërtimtarisë hidroteknike. Ai punone vazhdimisht duke u konsultuar në fushën e profesionit të vet në shkencën bashkohore në disa gjuhë të huaja.
“Vetëm logjika e jashtëzakonshme, talenti i rrallë dhe lapsi i mprehtë i një fenomeni si profesor Pandi, mund të zgjidhnin ekuacione të një shkalle vështirësie tepër të lartë, që s’arrihej edhe nga matematicienët më në zë, brenda e jashtë vendit. Duke mbetur një gur themeli për Shqipërinë në fushën e Hidroteknikës.’’- thanë kolegët në fjalën e fundit për profesorin.
Puna kërkimore shkencore, projektuese dhe ndertuese e prof.dr.ing Pandi Stratobërdhës është aq e rëndësishme sa çjanë edhe vetë veprat madhore që realizoi në shërbim të vendit me ndjenjë të lartë atdhetarie.
Ai ishte dhe mbetet një dijetar i papërsëritshëm që i dha dritë Shqipërisë dhe popullit të tij, por njeri i thjeshtë, që po me thjeshtësi që u përcoll me dhimbje e respekt të veçantë.
Në shtypin e shkruar, citohet se: ‘’Firma e prof. Pandit që gjendet në të gjitha veprat madhore të hidroteknikes shqiptare është vetë garancia më e madhe e sigurisë së tyre!’’/voal.ch
E pershendes VOAL per kete paraqitje te plote te jetes dhe vepres se shkencetarit shqiptar Pandi Stratoberdha.Eshte per te ardhur keq qe deri tani nuk kemi patur nje paraqitje te tille nga autoritetet dhe organizmat shkencore te vendit.Shkencetari Pandi Stratoberdha eshte,sipas pikpamjes sime,eshte me i dalluari personalitet te botes shkencore inxhinerike shqiptare qe fatkeqesisht nuk i eshte dedikuar nje perkujtimore.Citoj nga paraqitja e mesiperme :”Firma e prof.Pandit qe gjendet ne te gjitha vepret madhore te hidroteknikes shqiptare eshte vete garancia me e madhe e sigurise se tyre””. Ja nje nga aritjet madhore te shkencetarit tone te madh.Por jo vetem qe nuk ka nje perkujtimore por nga autoritetet shteterore eshte urdheruar shkatrimi i nje nga objektet e ideuara nga vete shkencetari per garantimin dhe sigurimin e veprave hidroteknike dhe ky eshte : Laboratori i modelimeve hidroteknike si pjese e Qendres se kerkimeve hidroteknike.Shkatrimi i ketij Laboratori eshte nje nga treguesit se sa me paaftesi organet dhe drejtuesit kryesore te vendit gjykojne vlerat e aritura te shkences shqiptare.Ky laborator,sipas pikpamjes sime ,duhet te ishte nje qender e vazhdimit te modelimeve hidroteknike ne nivelet akademike dhe pse jo nje MEMORIAL per Pandi Stratoberdhen.
I nderuar Gjergj,
Ju falenderojme për komentin.
Ju pershendesim.
Botuesit e voal.ch
Më vjen keq që këta shkencëtarë shqiptarë të mëdhenj nuk janë njohur nga masa e gjerë e popullit shqiptar për të cilin punuan e sakrifikuan me shumë zotësi.
Qoftë i Parajsës dhe u preftë në Paqen e Perëndisë!
Keni shumë të drejte Agim.
Urojme e shpresojme qe Shqiperia të kete figura te formatit te Profesor Pandit!
Ju pershendesim
Botuesit e Voal.ch
jam krenare qe kam qene punonjese ne Laboratorin e Kerkimeve Hidraulike te Akadrmise se Shkencava, ku pata rastin ndermjet te gjithe Inxhiniereve te zote te atjrshem, te kisha kontakt e te shkruaja te gjitha studimet shkencore lidhur me maketet e studimeve Hidraulike te shume Hudroçentraleve te ndryshem. Duke pasur postin e Sekretares dhe Arshives , kisha nderin ta njihja me nga afer Dok. Profesorin, Docentin Pandi Stratoberdha. Ishte me te vertrte njeri i punes, i urte, pa fjale, i edukuar, i dashur me nje buzesheshje te embel dhe shume korrekt. nje familjar i denje dhe me nje shpirt te madh qe ndihmonte te gjithe kush kishte nevoje. eshte me se e vertete qe firma e tij eshte ne shume projekte dhe di te idhte dhume dinjitose qe emri i tij te ngrihet ne pjedestal e te mbetet be histori. Keta njerez e meritojne me gjithmend te resoektihen e tu vihet nderi ne vend si Shkenctare me dinjitet. i psharuar do mbetesh ne zemren time Profesor Pandi Stratiberdha, drejtori im drri ne vitet1990………..