VOAL

VOAL

In memoriam: Arkivi i Voal.ch Dr. Ramazan Turdiu, pas 7 dekadash miqësie më la lamtumirën e fundit Nga Dr. SELAHEDIN VELAJ, Greenwich, Connecticut U.S.A.

June 8, 2022

Komentet

Bashkëbisedim i ngrohtë në Çikago me William G. Walker, lufta e Kosovës dhe krimet serbe- Nga Skënder Karaçica

 
Në takimin e sotëm të mëngjesit me abasadorin Wiliam G.Walker në Çikago,me një grup veprimtarësh dhe me përfaqësuesit e Konsullatës  së Kosovës në Iowa,Drilon Zogaj dhe Fatmir Rrahmanaj,ishte një bashkëbisedim në shpalimet e kohës së luftës në Kosovë dhe krimet serbe.
 
Në kohën e luftës në shpërberjen e ish-Jugosllavisë në vitet `90 të isha me detyrë të OSB-së në Kroaci për të vëzhguar nga afër luftën serbo-kroate dhe problemet rreth pakicës serbe,e nisi bisedën William G.Walker.Për ardhjen time në Kroaci,Beogradi zyrtar dhe Slobodan Millosheviq e pritën me ,,interesim të madh,,si një përfaqësues ndërkombëtar,që,me sjelljen e modelit të buzëqeshjes diplomatike serbe do të bënim për vete një ,,mik ,,të rëndësishëm,fliste me buzë në gaz Walker.
 
Dhe,nuk vonoi shumë,në vitin 1998-1999 shprethei lufta e UÇK-së kundër forcave ushtarako-policore  të Serbisë,që në territorin e Kosovës kishin ardhur  më se 50 mijë trupa dhe,tërë logjistika ushtarako-policore  për të shpartalluar,siç thonin ata,lëvizjen,, terroriste ,,të UÇK-së për lirinë e Kosovës,tha në shpalimet e tij,Walker,për luftën  e Kosovës dhe krimet serbe.
 
Posa kemi ardhur në Kosovë,ne vëzhguesit e OSB-së para nesh kishte lëvizje të mëdha  të forcave ushtarako-policore  serbe dhe,në anën tjetër populli shqiptar i pa mbrojtur dhe nën trysnitë e zjarreve të shtëpive,të vrasjeve,të rrahjes brutale deri në vdekje,vetëm pse ishin shqiptar dhe në tokën e vet të Kosovës,tha me pikëllim Walker.Përditë na vinin informata për situatën e rëndë në të gjitha anët e Kosovës,ku forcat luftarake serbe,e kryenin urdhërin nga kryeshtabi në Beograd në krye me kryekriminelin e skenarëve të vrasjes dhe të shfarosjes në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës!
 
Dita më e rëndë për mua,ishte kur morën një lajm se në Reçak të Shtimes,forcat e UÇK-së po luftonin me forcat ushtarake të Serbisë dhe,kishim lajmin se ka edhe të vrarë.Nuk dija më shumë,thoshte Walker,derisa shkuam në vendin e ngjarjes kur nga afër me trishtim i kam parë të vrarët shqiptarë e të masakruar në Reçak.Pas vëzhgimit dhe programit të OSB-së kam shkuar në zyrën time dhe e kam përgatitur informatën zyrtare për institucionet të vijës zyrtare në Washington,BE dhe për komandën NATO në Bruksel.Për informatën time për rastin e krimit të rëndë në Reçak,nuk kam konsultuar askend dhe,u jam drejtuar institucioneve relevante ndërkombëtare për të reaguar sa më parë që ishte e mundur,tha në këtë takim në Çikago,Willaim Walker.
 
Ndërkaq,për rrjedhën e gjykatës speciale në Hagë dhe fjala e prokurorisë për kreun e UÇK-së me moton,,Liria ka Emër,,ka shkelje të rënda të ligjit të drejtësisë ndërkombëtare,ndonëse lufta e djemëve,të grave dhe në krah populli shqiptar me uniformën e UÇK-së kanë bërë luftë të drejtë për çlirimin e Kosovës nga regjimi shekullor serbo-jugosllav,ku shqiptarët me ligjet e kohës ishin qytetarë të rendit të dytë.Për rrjedhën e gjykimit në Hagë,kujtoj se janë bërë shpenzime të mëdha për këto pesë vjet të paraburgimit të Hashim Thaqi,Kadri Veseli,Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi,përmes 50 mijë  dosjeve serbe dhe pa asnjë provë për ,,veprat e kryera kriminale,,të kreut të UÇK-së.nënvizoi Walker në takimin e mëngjesit në Çikago.Kujtoj se për të fshehur të bëmat jasht çdo ligji të së drejtës për gjykim të drejtë e jo politik,ata në gjykatën speciale në Hagë,do të përpiqën të denojnë Hashim Thaqi,për gjoja për  përgjegjësi për të ashtuquajtura ,,krime kundër njerëzimit,,të imgjinuara e të sajuara nga nëntoka e dosjeve të natës të shrëbimeve sekrete ushtarako-policore të Serbisë dhe,u muar vesh për shkak të shpenzimeve marramendëse për pesë vjet të kësaj gjykata politike në Hagë,tha ndër të tjera në Çikago,William G.Walker.
 
 
Skënder Karaçica

Festën e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Çikago e nderoi ambasadori William G. Walker me librin e tij Reçak: Historia e një krimi lufte- Nga Skënder Karaçica

Pavarësia e Kosovës,akti më madhor në historinë kombëtare
 
Në kronikat e historisë dhe arkiva kombëtare të diasporës shqiptare në Çikago,është e pasur me ngjarje në kërkim të lirisë dhe  pavarësisë së Kosovës nga regjimi pushtues serbo-jugoslllav qysh nga vitet 1913-1999.Për këto vite,diaspora shqiptare kishte para vetës projektin kombëtar për mbrojtjen e të drejtës për liri,për pavarësi,për hapësirën e frymës së lirë në tokën e vet dhe para diellit si qytetar me tipare të qytetërimit evropian.Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull,është në krye  të ngjarjeve kombëtare dhe përballë isntitucioneve të shtetit amerikan në Senat e Kongres,si dhe në zyrat e diplomacisë për të shpetuar shqiptarët nga shfarosja në substacë të regjimit serbo-jugosllav me (kostumin komunist) për tokën e djegur të Kosovës nga  makineria ushtarko-policore të kasapit të Ballkanit,Slobodan Millosheviq.
 
Në sallën e bukur në Chateau Ritz në Çikago, e stolisur me flamurin madhështor,kishin ardhur mërgimatrët shqiptarë,veprimtarë,intelektualë dhe biznesmenë,si dhe Drilon Zogaj,drejtues i Konsullatës së Kosovës në Iowa bashkë me sekretarin e parë Fatmir Rrahmanaj për të festuar ditën e pavarësisë së Kosovës,aktin më madhor të historisë kombëtare,kur e kur,erdhi koha për të jetuar të lirë me vlerat e demokracisë,të shtetit ligjor.Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe Amerikan,të pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës,,Dardania,,Fatos Brahimi,i cili nër të tjera theksoi se dita e pavarësisë ishte ëndrra e brezave dhe veprimtaria kombëtare e diasporës në Amerikë për të pritur orën e historisë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
 
Festën e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Çikago e nderoi ambasadori William G.Walker me librin e tij Reçaku:Historia e një krimi lufte,ku me dhjetra mërgimtarë me interesim i morën për lexim dhe bibliotekat e tyre si dëshmi e kohës së regjimit të Serbisë në dyqind masakrat e dhumbshme deri në shkallë të gjenocidit dhe Reçaku,fryma e levizjes diplomatike dhe ushtarake për të shpetuar Kosovën.Me fjalë rasti,festën e pavarësisë në Çikago,e uroi drejtuesi i Konsullatës së Kosovës në Iowa,Drilon Zogaj,duke uruar festën e historisë më të re kombëtare të shtetit tonë,e sotmja dhe e ardhmja evropiane.
 
Ndërkaq,me fjalën e dhënë për këtë ditë të festës e të kujtesës historike,profesor Skënder Karaçica,foli për kohën (pa)të Gjykatës Politike në Hagë dhe,orvajtjet e ,,ligjeve juridike,,të prokurorisë me ato 50 mijë dosjeve të nëntokës së regjimit agresor të Serbisë si dhe të dëshmitarëve të natës së tradhëtisë,krijuan frymë të mosbesimit dhe të shembjes së vlerave të drejtësisë ndërkombëtare para syve të Evropës kundër ,,Liria ka Emër,,!Në dritën e skenarëve të kësaj gjykata,nënvizoi S.Karaçica,si është e mundur kur profsor Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së që luftoi  për liri dhe pavarësi të Kosovës,pa asnjë më të voglin ekces ushtarak kundër fëmijëve,pleqëve dhe të tjerëve në familjet serbe,sepse djalmenia e pushkëve për liri (UÇK-ja)bënte luftë të drejtë me normat e konvnetës ndërkombëtare të artit luftark.Ndërsa në anën tjetër,vuri në duke profesor Karaçica,në Beograd në zyrën e kryekriminelit Millosheviq,zëdhënës i ushtrisë agresore e vrastare të Serbisë,ishte Aleksandër Vuçiq,kryetar i Serbisë,i lirë dhe i përkdheluri i Evropës me buzë në gaz se si po shkelmohet drejtësia evropiane me krerët e UÇK-së në këtë gjykatë politike dhe kundër lirisë së Kosovës,tha  në fjalën e tij profesor Skënder Karaçica.
 
Për angazhimin në fyrmë të drejtësisë,të diplomacisë dhe të vëzhguesit ndërkombëtar në Kosovë,për të mos lënë, që,të  mbulohet e të fshihet  krimi në shkallë të gjenocit në Reçak,KSHA në Çikago e nderoi me mirënjohje ambasadorin William G.Walker,i cili në kohën e skenarëve të vdekjes e të shfarsojes shqiptare, e tha të vërtetën për luftën të agresorit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe të Kosovës.Mirënjohjen  ia dorëzoi kryetari Edon Shaqiri në nderim të veprimtarisë si diplomat dhe vëzhgues ndërkombëar në krah të vërtetës historike për lirinë e shqiptarëve të robëruar e të nënshtruar nga regjimi serbo-jugosllav.Festimin e pavarësië së Kosovës në Çikago,e bëri të bukur me tipare të pentagramit të këngëve shqiptare,vokali i këngëtarës së njohur nga Drenica,Afërdita Demaku.

Në Çikago u hap ekspozita me fofografi dhe shkrime të shtypit amerikan për luftën në Kosovë- Nga Skënder Karaçica

 
Në Çikago,shqiptarët po festojnë pavarësinë e Kosovës me programe të shumta kombëtaro-kulturore, në përkujtim të kohës së luftës së UÇK-së kundër regjimit ushtarko-policor për tokën e djegur të Kosovës dhe shfarosjen  shqiptare deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi i Serbisë në vitet (1998-1999).
 
Për ngjarjet me pamje të rënda të vrasjeve,të refugjatëve,të flakës së zjarreve  të shtëpive të shqiptareve,duke i larguar  më dhunë në vijën e Vardarit për në Maqdedoninë e Veriut dhe për në Shqipëri më se pesëqind mijë shqiptarë,ishte tema bosht e ekspozitës që u hap në Vjosa Cafe Events në Çikago.
 
Ekspozitën kishin ardhur për të parë nga afër veprimtarë,intelektualë,biznismenë dhe në mesin e tyre poeti i burgologjisë komuniste Visar Zhiti, Drilon Zogaj,konsull dhe Fatmir Rrahmanaj,sekretar i parë në  Konsullatën e Kosovës në Iowa.
 
Të pranishmit i përshëndeti Edon Shaqiri,kryetar i KSHA-së në Çikago,që për kohën e luftës në Kosovë,shtypi i shkruar dhe elektronik i pati kushtuar vemendje të veçantë kur lajmet që vinin nga lufta,ato botoheshin në faqet e para të shtypit të kohës.Për festën e ditës së pavarësisë së Kosovës,Drilon  Zogaj,konsull,foli për festën e lirisë së Kosovës dhe,koha kur populli shqiptar është rreshtuar për të ndertuar vlera të demokracisë dhe të paqes në Ballkan,ku shteti i Kosovës,është bërë shembull se si duhet të ruhen vlerat e lirisë dhe fryma e shtetit demokratik e ligjor.
 
Atmmsoferën e këtij manifestimi kulturor të ekspozitës,e freskoi me recitimin e tij monolog me titull,,Unë jam Adem Jashari,,të aktorit të skenës Pajazit Murtishi.Për ngjarjet e luftës në Kosovë,skenarët e vdekjes me shenjën e gjenocidit, shtypi amerikan,evropian e botëror,qendronte me korrespodentë të akredituar në Kosovë,që i treguan botës se çfarë po bënë logjistika ushtarako-policore e paramilitare të Serbisë,kundër shqiptarëve të pa mbrojtur,pati rrëfimin e tij profesor Skënder Karaçica.
Një ngjarje renqethëse për të pranishmit,profesor Karaçica,përmendi kohën kur në fillim të marsit 1998,forcat ushtarako-policore me tërë teknologjinë luftarake,ku mungonin vetëm aeroplanët luftarak,herët në mëngjes ia kishin mësyer familjes së Shaban Jashari në Prekaz të Drenicës për të rrethuar e për t`i zënë të gjallë komandantin e UÇK-së Adem dhe Hamëz Jashari.Përkitazi me këtë ngjarje,Karaçica theksoi se në mëngjesin e hershëm,i kam njoftuar bashkëpunëtorët e presdentit të Ibrahim Rugova,veprimtarët Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku,të vrarë pas luftës  në Prishtinë.
 
Bashkë me ekspozitën,në ekranin e sajuar shfaqej dokumentari nga televizionet emerikane ,,The Walley,,i siguruar nga (Raporting House)të muzeut historik në Prishtinë me temën e përjetimeve të shqiptarëve në kohën e luftës në Kosovë.
 
Skënder Karaçica

Flamuri i Kosovës në Çikago, miqësia e përjetshme me Amerikën- Nga Skënder Karaçica

 
Tashmë është bërë traditë për nder të ditës së pavarësisë,Flamuri i Republikës së Kosovës,ngritet në qendër të këtij qyteti me njerëz të lirë dhe në krah të popujve të lirë
 
 
Në qytetin Çikago me pallate të jetës urbane kah qielli i lirë,në organizim të KSHA-së për nder të ditës së pavarësië së Republikës së Kosovës(17 shkurt 2026)u organizua manifestim kombëtar të shqiptarëve nga të gjitha trevat entike,ku u bë ngritja e flamurit të Kosovë,krah për krah me flamurin e shtetit të Ilinosit  dhe të Amerikës.
 
Prej sot,në qender të Çikagos,në sheshin 50 W.Washington St.do të valoj flamuri i shtetit  dhe,mesazhi i festës për shtetin e Kosovës,tregon kohën kur Amerika u doli në krah të mbrojtjes së shqiptarëve dhe për tokën e djegur nga kasapi i Ballkanit,Slobodan Milosheviq për të realizur ëndrrën shekullore të brezave shqiptarë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
 
Përkitazi me këtë manifestim tashmë tradicional në Çikago,Luan Kadriu (KSHA-së)theskon kujtesën historike kombëtare dhe,në vendin e lirë të fidanishtës  së demokracisë në Amerikë,të tregojmë dashurinë dhe orën e historisë,që,tregon sot e gjithmonë miqësinë e përjetshme shqiptaro-amerikane.
 
Duhet theksuar se flamurin e Kosovës,para do kohe e solli  në Çikago i riu nga Prishtina ,Gani Dragusha, që vdiq para një jave dhe,shqiptarët kujtojnë dhe lutën për shpirtin e tij.
 
Skënder Karaçica

VATRA RREZIKON SEKUESTRON Nga Valentin Lumaj/Michigan

VATRA NË UDHËKRYQ

 

“Selia e Vatrës, me vlerë mbi 1 milionë dollarë, e blerë me kontributet e anëtarësisë në breza, ndodhet tani në rrezik të përvetësimit nga shteti, për shkak të një borxhi prej 24,000 dollarësh, të shkaktuar nga mospagimi i taksave.”

Për më shumë se një shekull, Vatra, Federata Panshqiptare e Amerikës, ka qenë një nga shtyllat më të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan. Vatra është e lidhur ngushtë me historinë moderne të Shqipërisë. E themeluar në vitin 1912, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë, Vatra luajti një rol vendimtar në mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare. Figura si Fan Noli dhe Faik Konica mobilizuan diasporën përmes Vatrës për të siguruar njohjen ndërkombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë. Ajo mbështeti përpjekjet për pavarësi, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në kohë lufte dhe diktature, mbështeti luftën çlirimtare të Kosovës, mobilizoi ndihma në kohë krizash dhe fatkeqësish, si dhe forcoi komunitetin shqiptaro-amerikan. Vatra ruajti gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar për breza të tërë emigrantësh në Shtetet e Bashkuara.

Sot Vatra, ky institucion historik përballet me një krizë që rrezikon jo vetëm pronën e saj, por edhe autoritetin e saj moral.

Megjithëse në krye të Vatrës në 2020 erdhi një biznesmen që na u paraqit si multimilioner, ndër vatranë ishte folur shpesh për gjendjen e keqe fnanciare të Vatrës. Njeri nga editorët e Diellit më thoshte se paguhej me pare xhepi, apo nuk paguhej për muaj të tërë.

Pasi mora një indicje nga një mik vatran në NY, i cili ka kontribuar dhe sponsorizuar dhjetra mijë dollar për Vatrën , bëra një kërkim në regjistrat publikë të qytetit Bronx, dhe me rezulton se Vatra nuk ka paguar taksat e pronës për Selinë e saj qendrore që nga viti 2022. Shuma e papaguar arrin rreth 24,000 dollarë (shih dokumentin me poshtë). Gjithashtu rezulton se qyteti Bronx ka dërguar në mënyrë të shpeshtë dhe periodike të gjitha faturat me kamat-vonesat përkatëse. Nuk më rezulton asnjë pagesë apo përgjigje ndaj këtyre faturave që nga viti 2022.

Këto regjistra tregojnë gjithashtu se më 3 qershor 2025, qyteti i Bronx-it vendosi një bllokim tatimor (Tax lien) mbi Shtëpinë e Vatrës dhe më vonë e shiti borxhin një institucioni financiar (Tower Capital Management LLC) për 15,500 dollarë. Sipas ligjit të shtetit të Nju Jorkut, Vatra ka një vit e një ditë kohë për të shlyer borxhin. Nëse borxhi prej 24,000 dollarësh nuk paguhet deri më 3 qershor, pra pak më shumë se tre muaj, qyteti ose mbajtësi i bllokimit tatimor mund të fillojë procedurat e konfiskimit (foreclosure).

Ky informacion nuk është thashethem, por është i dokumentuar në regjistrat publikë bashkiakë të NY, të verifikueshëm nga çdokush.

Ndërtesa e selisë së Vatrës besohet të ketë një vlerë mbi 1 milionë dollarë. Ajo përfaqëson jo vetëm një vlerë financiare, por kontributet, mundi, djersa dhe sakrificat e vatranëve ndër dekada. Breza të tërë shqiptaro-amerikanësh kanë paguar kuota, kanë organizuar mbledhje fondesh dhe kanë mbështetur Vatrën që ajo të ketë një shtëpi të përhershme. Ajo simbolizon unitetin, sakrificën dhe vazhdimësinë historike nga fillimi i shekullit XX deri sot. Të vihet në rrezik kjo ndërtesë do të thotë të vihet në rrezik një monument i gjallë i historisë sonë.

Nga ana financiare, situata ngre pikëpyetje serioze. Selia e Vatrës, përveç zyrave të saj, përfshin dy apartamente me qira, që flitet se janë të rentuar secili me rreth 1,800 dollarë në muaj, pra mbi 40,000 dollarë në vit të ardhura nga qiratë. Këto të ardhura janë mbledhur nga zyrtarët e Vatrës. Me rreth 50,000 dollarë të ardhura vjetore nga qiratë pa llogaritur kuotat e vazhdueshme të anëtarësë, si është e mundur që të mos paguhen $5,000 taksa në vit? Problemi nuk duket të jetë mungesa e fondeve, por mënyra e menaxhimit që lë dyshime për përvetësime financiare të padrejta.

Nga ana tjetër, ndërkohë që taksat mbeten të papaguara, drejtuesit e Vatrës janë përfshirë në disa procese gjyqësore me anëtarët të vet. Proceset ligjore kërkojnë fonde të konsiderueshme dhe avokatët mbushin xhepat me shuma të mëdha. Kjo krijon një kontrast dhe një paradoks të madh: Ka para për beteja ligjore kundër anëtarëve, por nuk ka para për të paguar detyrimet bazë tatimore?

Një organizatë e themeluar për të bashkuar shqiptarët dukshëm se po shpenzon energji dhe burime financiare për konflikt të brendshëm, ndërsa selia historike rrezikon konfiskimin.

Po aq shqetësuese janë deklarimet e anëtarëve të Vatrës se rreth 80,000 dollarë donacione, të mbledhura për viktimat e tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, nuk kanë arritur në destinacionin e tyre. Këto fonde u dhanë në mirëbesim nga anëtarët dhe komuniteti për të ndihmuar në një tragjedi kombëtare. Sipas deklarimeve të vatranëve, këto para nuk gjenden as në bankë e as në destinacion. Kjo përbën një dyshim të madh për përvetësim apo shpërdorim të jashtëligjshëm të fondeve, njollë të zezë mbi organizatën tonë famëmadhe dhe një shkelje serioze të besimit të anëtarëve dhe donatorëve. Ka shumë vatranë që thonë se me paratë e tërmetit po paguhen avokatët për gjyqet e Vatrës. Nëse jo, atëherë, lidershipi i Vatrës i detyrohet vatranëve dhe donatorëve transparencë të plotë për fatin e këtij fondi.

Vitin e kaluar, 12 zyrtarë të lartë të Vatrës kërkuan zyrtarisht një audit financiar të pavarur për hetimin e buxhetit të Vatrës, me qëllim rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit, por kryetari i Vatrës refuzoi t’i përgjigjej kësaj kërkese. Një audit i pavarur është praktikë normale për organizatat serioze. Refuzimi për ta konsideruar atë vetëm sa thellon dyshimet për shkelje financiare.

Bie në kujtesë që, një vit më parë, kur anëtarët e Vatrës u mblodhën tek Selia e tyre për të bërë mbledhje, drejtuesit e Vatrës ndërruan çelësat e Selisë, duke lënë jashtë nga ajo ditë deri më sot qindra anëtarë nga përdorimi i zyrave. Simbolika është e fortë: anëtarët u lanë jashtë nga ndërtesa që ata vetë financuan ta blejnë dhe ta mbajnë gjallë, në të njëjtën kohë, lidershipi i Vatrës nuk paguante taksat e pronës dhe ndërtesa vetë rrezikonte të humbej.

Është koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie. Lidershipi i Vatrës mban përgjegjësi ligjore, fiduciare dhe morale. Pagesa e taksave të pronës, mbrojtja e fondeve të dhuruara, garantimi i transparencës dhe respektimi i anëtarëve janë detyra themelore. Mos-shlyerja e taksave për disa vite, përfshirja në procese gjyqësore të kushtueshme, mosadresimi i thirrjeve për një audit të pavarur dhe mungesa e transparencës lidhur me fondet e Vatrës, së bashku ngrejnë shqetësime serioze mbi qeverisjen e organizatës.

Vatra i ka mbijetuar grekërve dhe sërbëve, luftërave botërore, trazirave politike dhe diktaturës. Ajo ka ndihmuar në formësimin e historisë së Shqipërisë moderne. Ndërsa sot ajo po kalon një krizë të brendshme. Ajo që është në rrezik nuk është vetëm një pronë prej 1 milionë dollarësh. Është trashëgimia, besimi dhe nderi i një institucioni që ka përfaqësuar shqiptarët për më shumë se një shekull.

Apeli është jo vetëm për anëtarët e Vatrës dhe degët e saj që bëjnë sehir. Apeli është për shoqatat atdhetare, kultet fetare, bizneset pafund shqiptaro-amerikane dhe të gjithë shqiparët e Amerikës. Le të bëhemi bashkë në këtë shqetësim kombëtar: borxhi mund të paguhet, bllokimi tatimor mund të hiqet, Vatra dhe selia mund të shpëtohen…sa nuk është tepër vonë.

13 Shkurt 202

Nuk i lëmë pa bukë vëllazërit në Kosovë- Nga Skënder Karaçica

Fletëza jete
 
 
Për njëqind vjet të veprimtarisë kombëtare të diasporës shqiptare në Amerikë,ishte fryma për të qëndruar afër me tokën,diellin dhe me njerëzit e gjakut,shqiptarët në hapësirën etnike të ndarë në shumë vende të fqinjve tanë si grabitqarë të tokave tona në Ballkan.Në këtë frymë,në Çikago pati shumë veprimtari kombëtare të demonstratave,të protestave,të takimeve me kongresmenë e senatorë si dhe me administratën në Vashington,duke kërkuar shpetimin e shqiptarëve nga shfarosja në substancë dhe,për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.Në dritën e këtyre ngjarjeve,me rastin e ditës së pavarësisë  të shkurtit historik të  Kosovës,po hedhim dritë për shoqatën
,,Ohri,,në Çikago,që për të ndihmuar shqiptarët të anatemuar,të larguar nga puna,pa asnjë të drejtë për jetë normale,burra e gra shqiptare nga Ohri me rrethinë,u bënë bashkë për të afruar ndihmë në dollar për çdo muaj për ata në nevojë në Prishtinë.
 
Kemi dëgjuar nga pleqtë tanë,nis rrëfimin veprimtari në Çikago, Avni Sulejmani nga Ohri se,mungesa e bukës të çon në derë të hasmit,ne u organizuam mërgimtarët e këtij qyteti,të afrojmë ndihmën me thirrjen:Nuk i lëmë pa bukë vëllazërit në Kosovë!Për identitetin e bukës ,shqiparët e kanë traditën dhe historinë,që saherë e ngrejmë  tryezën ne e puthim bukën,sepse për shqiptarët buka nuk është  vetëm bukë,buka për ne është hyjni,një Zot të cilit i lutemi,që çdo kush ta ketë në sofër,thotë veprimtari në Çikago,Avni Sulejmani.
 
Përditë e përcillnim gjendjen e rëndë në Kosovë.Përditë regjimi serb ushtronte dhunë dhe,tërë vëllazërit tanë bredhnin  rrugëve nën hijen e dhunës,të vrasjeve,të denigrimit pa punë,pa të ardhura,pa dinjitet,pa liri  dhe të shtypur deri në shkallë të varfërisë para vdekjes…!Kjo për ne ishte trishtim,thotë Avni Sulejmani dhe,merrnim frymë me njëmilion halle të vëllazërve në Kosovë.Përditë,na vinin habere të liga se,koha e regjimit serb të Serbisë,kishte nisur planin ushtarako-policor për shfarosje të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.
 
Një mbrmje,në lajmet që vinin nga Kosova,dëgjuam se si renegati dhe dora e zgjatur tradhëtare kundër popullit shqiptar,Ali Shukriu,i jepte këshilla kasapit të Ballkanit,Slobodan Milosheviq, se për shtrirjen për toke të shqiptarëve në Kosovë,e për të,,harruar Republikën e Kosovës,,i leni pa bukën e gojës…(!).Me këto lajme të trishtimit dhe të shqipfolësit të shitur para regjimit serb,ne na dha forcë  më shumë në Çikago dhe,morëm nismën që për çdo muaj për prishtinasit të sigurojmë një rrogë modeste mujore,thotë me fjalë dhimbjeje për kohën e luftës së djalmenisë së UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kovovës,Avni Sulejmani.
 
Shoqata Ohri në Çikago,niste ,,rrogat,,modeste për vëllazërit në Prishtinë,ndësa për luftën e djalmenisë së pushkëve të lirisë(UÇK-së)gratë shqiptaro-amerikane,hoqën stolitë prej ari,madje edhe unazat e martesës dhe,kërkuan që të bëhen deviza(dollaresh)për të ndihmuar luftën e Kosovës kundër regjimit vrasatar deri në shkallë të gjenodit,që edhe bota demokratike e mori me shqetësim e mobilizim të faktorit ushtarako-diplomatik të prirë nga Vashingtoni dhe BE-ja për të ndalur planet shfarosëse të shqiptarëve nga regjimi i Serbisë fashiste.
 
Në familjen e Avni Sulejmani nga Ohri,për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe të pa barazisë kombëtare në kohën e komunizmit në Maqedoninë e Veriut,me mijëra shqiptarë morën udhët e mërgimit nëpër botë,madje deri në Amerikë dhe Australinë e largët.Ata shkuan dhe i lanë vendet shqiptare,thotë Avni Sulejmani,për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët dhe familjet shqiptare në hapësirën etnike të këtij shteti të krijuar  me një bazë të brishtë dhe,siç thuhet në histori,si shenjë ballansimi për popullin shqiptar në tokën e vet.
 
Rrëfimet për Kosovën,për mërgimin dhe,buka e gurbetit me shtatë kore(thënie e popullit),Avni Sulejmani,shkëput një pjesë të ,,romanit të jetës në mërgim,,ku babai i tij Rasim Sulejmani,në vitin 1972 shkoi përmes detit me anije në Australinë e largët dhe,me shumë halle e merzi,mezi i bëri tre vjet punë në tokën e largët e të rrethuar me detin.Një ditë,babai Rasimi kishte bërë gati valigjën dhe,do të nisej me anije përmes detit,që të kthehet në vendin e tij dhe pranë familjes në rrethinën e Ohrit shqiptar.Dhe,posa hyri në anije dhe ajo mori drejtimin kah deti,kah hijet e udhës së diellit për në vendlindje,Rasim Sulejmani,e shkeu pasaporën e Jugosllavisë(me shenjën zyrtare të Maqedonisë së kohës)dhe e gjuajti në valet e detit,duke thënë:Më nuk kthehem në Australinë e lërgët,më mirë se në tokën tonë nuk ka dhe,këtu do të vdes,e pati thënë babai i Avni Sulejmani nga Ohri.
 
Me rastin e ditës së pavarësisë,veprimtari Avni Sulejmani në Çikago me  familjen e tij,uron nga zemra Lirinë dhe Pavarësinë dhe,qoftë përjetshme Republika e Kosovës!
 

SAGA E HAJDAR TONUZIT, NGA DIBRA NE TIRANE, SHKUP, GEROVE, PARIS… Nga Dalip Greca

 

IKU HAJDAR TONUZI, NACIONALISTI QE JETOI MES VATRES DHE LEGALITETIT(Pjesa e Pare)/

18951434_232023970629914_2069739194258709375_n

Hajdar Tonuzi ka një jetë interesante, që zhvendoset nga Allajbeg i Dibrës, në Tiranë, nga Dibra e Madhe në Shkup, nga kampi famëkeq i Gerovës në Paris, nga Parisi në New York e Madrid etj. Korrieri i vogël partizan, do ta ndjente veten disi të hutuar, kur menjëherë pas lufte do ta shihte veten të veshur me uniformën e kadetit në kryeqytet, por pa iu gëzur aspak uniformës, do t’i ofronin një shkollë më të besueshme, pasi njollat e biografisë ia bënin pis kostumin ushtarak. Ndoshta ish partizanit të vogël, korrierit të Brigadës së 18-të , nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend se do të ishte i pranishëm në shumë ngjarje kyçe, si në takimet me mbretërorët, ashtu edhe në Federatën “Vatra”, se do të zgjidhej kryetar i legalistëve të Parisit, e kryetar i Vatrës në Amerikë. Po jetës nuk i dihet, varka e fatit mund të sjellë në rrugë që as i ke shkelë, as i ke menduar.

1 ahim Karagjozi2 Mbreti Tonuz2 Rugova3 Tonuz Nxenesit4Hajdar Tonuzi

Nga Dalip Greca/Jetoi në kontenë e Bruklinit në shtetin e Nju Jork-ut. I ka kaluar të tetëdhjetat, por ende nuk ka hequr dorë nga veprimtaritë e diasporës shqiptare në Amerikë.
Hajdar Tonuzi, lindi më 15 shtator 1930 dhe kur nuk do të ishte më shumë se 14 vjeç, rasti e çoi partizan në rreshtat e Nacionalçlirimtares, edhe pse familja e tij ishte në radhët e legalistëve. Kur e pyes se në ç’rrethana u përfshi me Ushtrinë e Enver Hoxhës, ai përgjigjet:

5

Kur shkova unë të luftoja, nazizmi kishte marrë tatpjetën dhe po kërkonte shtigjet e veriut të Shqipërisë për t’u tërhequr drejt Jugosllavisë; ishte koha kur dara po shtrëngohej drejt mbylljes: aleatët po përparonin. Ishte koha kur partizanët më shumë sulmonin kundërshtarët e tyre, nacionalistët e Legalitetit dhe të Ballit, për të qëruar hesapet, që të mos u bëheshin pjesë në tortën e pushtetit.

E pyes me shaka vatranin nëse e merr pensionin e partizanllëkut. Ai buzëqesh dhe thotë se ka qenë shpallë ”armik” nga regjimi i Enver Hoxhës dhe nuk pret shpërblime e trajtime prej tij.
Po si shkoi Hajdari tek partizanët?- këmbëngul unë në pyetjen e mëparshme.
E tregon pa ndonjë emocion të veçantë atë moment krejt të rastësishëm. Kishin ardhur partizanët për të kërkuar përforcime njerëzore derë më derë. Ç’burrë gjenin, e merrnin. Sipas informacioneve që kishin, ata e dinin se vëllai i madh, Shehati, i cili kishte studiuar për artileri në një akademi italiane, sillej atyre anëve.U duhej për artilerinë, por nëna i tha se Shehati nuk ishte aty dhe nuk e dinte se kur kthehej. Pyetën për vëllanë tjetër, por dhe ai ishte diku larg shtëpisë, me bagëti. Atëherë, nuk u mbeti zgjidhje tjetër veçse të merrnin me vete Hajdarin, më të voglin e djemëve të shtëpisë.Ishte korriku i vitit 1944, kur djaloshi 14-vjeçar, u bashkua me forcat e Brigadës 18 -të partizane, e cila komandohej fillimisht nga Esat Ndreu, ndërsa pas shtatorit, komandant u emërua Petrit Dume, gjenerali që do të arrinte të bëhej Shef i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, deri në kohën kur Enver Hoxha do ta shpallte armik, si bashkautor i “tezave të zeza” dhe do ta ndëshkonte me plumb prapa kokës.
Tonuzi kujton se atë, korrierin e vogë, e linin gjithmonë në krye, mes pararojës dhe pjesës tjetër të kolonës partizane; ishte si tip ndërlidhësi. E pyet njëherë Tonuzi komandantin:Përse duhet të rri unë gjithmonë në krye të kolonës?
Ai ia kishte kthyer gjysëm me të qeshur e gjysëm seriozisht:Ti je i vogël, nuk të merr plumbi, nuk të qëllon armiku…Hajt, qerrata, mos u tremb…!
Pyetjes time nëse mban mend ndonjë betejë kundër gjermanëve ai i përgjigjet jo pa humor: ç’gjermanë mo,(edhe pse nuk ua mohon partizanëve kontributin tërësor kundër pushtuesve), mbaj mend se ca herë ndoqëm forcat e Muharrem Bajraktarit, rrallë përplaseshim me gjermanët, të cilët po tërhiqeshin dhe shtegu i vetëm për ta ishte ai i veriut të Shqipërisë. Partizani Hajdar Tonuzi kujton se Brigada me të cilën ai ishte rreshtuar sulmoi forcat e Bajraktarit në Lumë, Dragosh, e më pas nga Kukësi kaloi drejt Gjirokastrës, ku në pranverën e 1945-ës, ky formacion ushtarak u shkri në divizionin e katërt. Nuk kishin kaluar as 3 muaj kur Komanda e Përgjithshme nxori urdhërin që të gjithë partizanët që ishin nën 16 vjeç do të liroheshin nga shërbimi ushtarak dhe do të shkonin në shkollën ushtarake ose siç quhej atëherë; shkolla e kadetëve. Nën 16 vjeç ishte dhe Hajdari, kështu që një ditë prej ditësh u ndodh në shkollën e kadetëve. Mirëpo, Hajdari kishte probleme me biografinë, e cila filloi të kontrollohej që në atë kohë nga komisarët që kujdesishin për vijën e partisë.

Vëllai, adjutanti i Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë Shqiptare

Familja Tonuzi përbënte historinë tipike të pasluftës së Dytë Botërore, ku familjet ishin të ndara në dy kampe; vetë Hajdari ishte në radhën e triumfatorëve, ndërsa vëllai i madh, Shehati ishte, në anën e humbësve, që komunistët i shpallën kolaboracionistë. E vërteta është se Shehati, kish qenë adjutanti i Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë Shqiptare, sapo pat mbaruar akademinë ushtarake italiane, e mbajtën ca kohë në Torino dhe më pas e çuan në front që të luftonte në krah të ushtrisë së Musolinit. Duke qenë se ishte shok me të birin e komandantit të Akademisë Italiane, i cili u kujdes që të dy të mos përfundonin me ndonjë front skëterrë, i çoi në Sicili.Për fatin e tij, ushtria italiane nuk i qëndroi më shumë se katër orë sulmit të aleatëve që kishin zbarkuar me forca e armatime të shumta. Shehati, i cili tani jeton në Bufalo, edhe sot kujton stuhinë e sulmeve të aleatëve dhe disfatën e pashmangshme të italianëve. Pasi këtij kontributi pa shkëlqim, i vëllai i Hajdarit u kthye në Shqipëri. Ai nuk iu përgjigj thirrjeve për të marrë pjesë në administratën e qeverive që krijuan fashistët italianë dhe më pas nazistët gjermanë. Sapo partizanët e Enver Hoxhës morën pushtetin, ai përfundoi në pranga dhe iu rrezikua jeta me pushkatim, por shpëtoi falë ndërhyrjes së Dali Ndreut e Ramadan Çitakut, të cilët dolën garant se ai nuk i kishte bërë keq njeriu, nuk i kishte duart me gjak.Ndoshta ndikoi edhe fakti që njëri vëlla, Hajdari, kishte qenë partizan…Kështu që Shehati përfundoi në burg.

E nxjerrin nga radhët

Ndërkohë, Hajdari ndodhej në kryeqytet, duke u përgatitur si kuadër i zbritur nga mali, simbol i atyre që kishin sjellë lirinë. Mirëpo ëndërrat në përgjithësi nuk zgjasin shumë. Nuk u deshën më shumë se 3 muaj nga fillimi i shkollës ushtarake, që Hajdari, të hiqej mënjanë, si jo fort i besuar nga regjimi.Ja si e kujton atë ditë:
– Më thërret në zyrën e vet, komandanti i shkollës, kolonel Halim Xhelo dhe më pyet:-Do t’më thuash vetëm të vërtetën?
Unë po qëndroja si i habitur, një pëllëmbë njeri para tij, dhe mblodha supet. S’dija ç’ti thosha, vetëm shqiptova fjalinë:Po, vetëm të vërtetën !
– Ke njëri në burg?
– S’kam si e fsheh, shoku komandant, kam vëllanë, Shehatin, – i thashë…
– Që sot ne do të heqim që këndej, ti s’do të mërzitesh, nuk do të shkosh në shtëpi, por do të çojmë tek një shkollë tjetër, ku përgatiten kuadro të reja, për bujqësinë, për atdheun…
Dhe që nga ajo ditë Hajdar Tonuzi do të linte shkollën e kadetëve për të shkuar tek shkolla e ”Kuadrove të reja”, në degën e bujqësisë.Ai thotë se nuk i bëri shumë përshtypje atëherë ndërrimi i shkollës, madje kostumi që i veshën atje, e tregonte më të pashëm se me uniformën ushtarake. Ishin rroba që kishte sjellë UNRA për Shqipërinë… Hajdari kujton se 3 herë në javë shkonin në Kavajë, ku praktikoheshin për mirërritjen e bletëve, kujdeseshin për kultivimin e krimbit të mënadafshit, pulave, lopëve etj. Ai nuk e harron dashurinë që tregonte për nxënësit, mësuesi i përgatitur nga Harry Fullci, agronomi i shquar, Abedin Çiçi, i cili kultivoi tek ata dashurinë për çdo lloj pune dhe u përcolli njohuri të thella shkencore; trashëgimi e shkollës amerikane.
Më 1948, Tonuzi diplomohet si Teknik Bujqësor dhe emërohet në rrethin e vet, në Peshkopi. Sapo ia kishte marrë dorën punëve, filloi operacioni i pastrimeve për biografi. I grumbulluan në sallën e mbledhjeve dhe paralajmëruan:Kush nuk do të dëgjojë emrin në listë, nuk duhet të qëndrojë më këtu, por të shkojë në shtëpi. Ishin fazat e para të operacioneve biografike të kuadrove. Emër pas emri, Tonuzi e kishte humbur durimin kur nuk po ia shqiptonin emrin, por kishte pritur edhe shqiptimin e emrit të fundit në listë. Atëherë, uli kokën dhe u kthye në shtëpi. Nuk u tha gjë pjesëtarëve të familjes, as nënës as vëllait, por provoi dhe një herë që të merrte rrugën drejt kryeqytetit. Drejt e tek drejtori i shkollës, Abedin Çiçi.
– Më kanë pushuar nga puna, – i tha Çiçit.
Ai i habitur, e kishte pyetur:
– Çfarë prapësie ke bërë?
– Asgjë, – ia ktheva. – Kam punuar me sa kam pasur fuqi e dituri, asnjë vërejtje nuk kam patur…
-Eja pas meje, – i kishte thënë i miri drejtor dhe drejt e tek Ministria e Bujqësisë, ku ishte zv/ministër një nga ish nxënësit e tij.
Pa e përshëndetur, i kishte folë ashpër zëvendësministrit:
-Prandaj shpenzojmë ne që ju t’i nxirrni nga puna kuadrot e reja? Po a e dini ju sa na ka kushtuar përgatitja e tyre?
Zv/ ministri dukej si i hutuar, dukej që e adhuronte ish drejtorin e vet dhe menjëherë i kishte telefonuar Peshkopisë dhe kishte dhënë urdhërin e prerë që Hajdari të rikthehej përsëri në punë…Ata të rrethit, ca të trembur se telefoni kishte rënë nga Ministria, kishin lëshuar pe, ishin justifikuar se do të ishte bërë ndonjë ngatërresë….
-Ja kështu ndodhi, – kujton Hajdari atë skenë të zhvilluar këtu e 45 vjet të shkuara.
Por nuk kaloi shumë kohë dhe ndërhyrjet nuk do të pinin më ujë.

Familja në shënjestër

Vëllai i tij, Shehati, që kishte dalë nga burgu, pas 5 vjet vuajtjeje, kthehet në fshat dhe merret me punët e bujqësisë. Një ditë vijnë në fshatin Allajbeg dy oficerë të Ministrisë. Ishte koha e prishjes me Jugosllavinë e Titos. Oficerët kishin ardhur me mision që të përcaktonin vendet e baterive kundërajrore, largësitë e qitjes së zjarrit, ngaqë pritej ashpërsim i situatës me fqinjin. Kush më mirë se sa Shehati i njihte lartësitë dhe largësitë topografike të atyre vendeve? Ai qe një ndër artilierët e shkëlqyer, i vlerësuar edhe nga akademia italiane. Njëri prej oficerëve, Mahmud Agolli, kishte qenë koleg me Shehatin, por gjatë luftës kishte lënë legalistët e ishte bashkuar me partizanët, kështu që pat zënë vend në Ministrinë e Mbrojtjes. Oficerët trokitën në shtëpinë e madhe të tonuzëve. Atë ditë, në një moment të volitshëm, Agolli, i është përvjedhur oficerit tjetër dhe e kishte thirrur mënjanë Shehatin, të cilin e ka paralajmëruar se familja Tonuzi ishte në shënjestër, ndërsa, Shehati vetë, ishte shumë i rrezikuar. Nuk bëhej fjalë thjesht për burgosje, por ndoshta dhe jeta ishte në kufijtë kritikë të rrezikshmërisë…
– Ishte ky sinjal i marrë në kohën e duhur, – thotë Hajdari, që e detyroi familjen Tonuzi të merrte shtigjet e arratisë. Së bashku me nënën, vëllanë e madh Shehatin dhe dy vëllezërit më të vegjël Hajdari, kujton se në pranverë të vitit 1950, familja e tyre kishte lënë përmes një ankthi vatrën e të parëve dhe ishte hedhur në Dibër të Madhe. Aty kishte nevojë për mësues, prandaj e dërgojnë Hajdarin në Shkup për të vazhduar studimet pedagogjike, ndërkohë që tre muajt e verës vazhdoi një kurs për pedagogji, psikologji dhe metodikë. Më pas u emërua mësues në Dibër të Madhe. Më 1953 do të pranohej për të vazhduar studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkupit. E mbaroi vitin e parë shkëlqyer, por përsëri telashet nuk kishin të sosur.

Në skenë del Mugosha

Hajdari kujton se serbët bënin ç’ishte e mundur të punonin me emigracionin nacionalist shqiptar duke e kthyer atë mish për top ndaj Shqipërisë, kryesisht edhe për interesat e vetë Jugosllavisë. Atij dhe sot i duket habi se si Dushan Mugosha, që gjatë viteve të luftës punoi me komunistët e Enver Hoxhës dhe i ndërseu ata kundër nacionalistëve në atë që u quajt luftë civile mes shqiptarëve, pas lufte, punoi me kundërshtarët e tyre për t’i hedhur kundër komunistëve. Edhe kur kishte patur ndonjë përpjekje që ‘t’i jepej fund kësaj tabloje, siç kishte bërë Shehati, Mugosha ishte përpjekur që të fuste zjarrin mes vetë nacionalistëve. Ngjarja ndodhi aty nga fundi i vitit 1954. Mugosha kishte tundur një letër që Shehati e kishte nisur në Perëndim, ku denonconte politikën e mbrapshtë jugosllave, e cila kishte çuar drejt vdekjes dhjetëra djem nacionalistësh, të cilët në përpjekje për të kryer detyrat që u jepeshin nga jugosllavët, mbeteshin në kufi, të shtrirë për vdekje nga plumbat e kufitarëve e të Sigurimit Shqiptar. Shehati qe ngritur kundër Dushan Mugoshën dhe i pat kërkuar atij që t’i jepej fund përdorimit të shqiptarëve nacionalistë si mish për top kundër vendit të tyre, ku një pjesë jo e vogël linte kockat atje. Debati qe i ashpër. Mugosha u tregua i djallëzuar duke kërkuar që përmes debatit të vetë shqiptarëve të dënohej Shehati. Idriz Lamaj, i cili e saktëson këtë të vërtetë në librin e tij “Xhaferr Deva në dritën e letrave të veta”, shkruan:”Letrat që niseshin nga Jugosllavia për tek vëllezërit e tyre shqiptarë në perëndim cenzuroheshin. Edhe ato letra që vinin nga Perëndimi në Jugosllavi, pësonin të njëjtin fat. Të gjitha letrat e rëndësishme, apo për ato që ngjallnin dyshim, fotografoheshin. Kështu vet gjeneral Dushan Mugosha përzuri Shehat Tonuzin prej Dibre që ishte anëtar i një klubi emigrantësh, duke i nxjerrë atij letrën që i kishte dërguar një personalitet emigrant nga Perëndimi….”. Tonuzi, jo vetëm që nuk e mohoi, por i mbrojti me dinjitet të drejtat e shqiptarëve dhe kërkoi t’i jepej fund shfrytëzimit të tyre për interesa të jugosllavëve. Mugoshës nuk i eci tentativa e tij për t’i futur shqiptarët në sherr me njëri-tjetrin. Por,pas debatit me Mugoshën, familja Tonuzi u shpall e dyshimtë për jugosllavët dhe që atë çast u internua në Stara Serbi(Serbia e vjetër). Me urdhër të Mugoshës dhe UDB-së familja u trajtua ashpër dhe u vendos në Shumadi . Për muaj të tërë familja Tonuzi përjetoi jetën e vështirë të internimit. I shtynte ditët me shpresën e kapërcimit për në Perëndim dhe me këtë shpresë kërkuan viza për në Itali, Belgjikë ose Paris. UDB i mori dhe i futi në kampin famëkeq të Gerovës së Kroacisë. Hajdari kujton jetën e vështirë në atë kamp që nuk u linte mangët asgjë kampeve të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 800 të internuar ngrysnin ditët dhe netët e vështira në atë kamp, ku mungonin kushtet elementare, ndërkohë që telat me gjemba që e rrethonin i jepnin jo vetëm pamje izoluese, por edhe të frikshme. Aty qëndruan nga janari 1955 deri në korrik 1956, kohë e mjaftueshme për t’u takuar me vdekjen për së gjalli.

Hapen dyert e perëndimit

Më në fund, më 7 korrik 1956, pas kërkesash të njëpasnjëshme, familja u lejua të ikte në Perëndim.
– Nuk na besohej se ishim të lirë kur arritëm në Paris, – kujton Hajdari, i cili shton se familja u nda; një pjesë në Paris e tjetra në Belgjikë dhe Itali.
Menjëherë Hajdari, që nuk ishte më shumë se 26 vjeç, me të mbërritur në Paris, mendoi për shkollimin e tij. U regjistrua në “ALLEANCE FRANCESS” dhe për një vit zotëroi gjuhën franceze, të cilën nuk e kishte fare të panjohur, ngaqë për një vit, sa studioi në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkup, kishte zgjedhur frëngjishten si gjuhë të dytë. Pasi përfundoi me rezultate të larta ”ALLEANCE FRANCESS” kalon në “DESSINATEUR D’ETUD-ET INGENIERUR DE MECANIQUE GENERAL” .(Hajdari ruan me fantatizëm shembullor të gjitha certifikatat dhe diplomat, të cilat i solli edhe në redaksi). Tonuzi u tregua i zellshëm në studime dhe e shfrytëzoi bursën që pat marrë nga Europa e Lirë. Iu desh ta braktiste pedagogjinë dhe agronominë për inxhinierinë.Studimet për inxhinieri i vazhdoi nga 1958 deri në 1962 dhe në qershor u diplomua.(VIJON) U botua per te paren here ne Gazeten ILLYRIA

Hajdar Tonuzi,Mes Vatres e Legalitetit-  Të pathënat për Agjentin e Sigurimit Cufe Mullaj, Vatra & Arshi Pipa, dora e zgjatur e Ramiz Alisë…Si u zgjodh Hajdar Tonuzi kryetar i legalistëve të Parisit, takimi me Mbretin Zogu i I-rë, internimi në Korsikë së bashku me Abas Ermenjin dhe Sadik Premten, pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit, përse nuk e mbajti fjalimin Cufe Mullaj, agjenti i Sigurimit të shtetit shqiptar, shtegëtimi nga Parisi në SHBA; 9 herë, Tonuzi zgjidhet  Nr. 1 i Vatrës, konflikti mes të majtëve dhe të djathtëve në gjirin e Vatrës, si u trondit Vatra pas vizitës së Ramiz Alisë dhe si u zgjodh Arshi Pipa në mungesë kryetar për 1 vit Kryetar dhe Editor i Diellit…. Izolimi i Shqiptarëve të “rrezikshëm”në Korsikë kur shkoi Hrushovi për vizitë në Paris…/

18951434_232023970629914_2069739194258709375_n1 ahim Karagjozi5 ok Hajdar tonuzi1 Hajdari

Foto 1- Kujtim nga dasma ne Paris 2- Nga takimet me Vatren, djathtas:Agim Karagjozi, zonja Xhulieta dhe zoti Pellumb Kulla/3- Foto: Hajdar Tonuzi duke mbajte raportin e arkes ne Vater.4- Me Princin Leka II ne 100 Vjetorin e Vatres./

 

Pas diplomimit inxhinieri i ri, Hajdar Tonuzi,  filloi punë në Paris në fabrikën e shumënjohur “RENAULT”, në zyrën e projekteve të makinerisë për automobilë. Gati për 5 vjet punoi atje dhe tani, si shpërblim, ai merr një pension simbolik nga Franca, falë punës që bëri asokohe në fabrikën “Renault”.

Në Francë, Hajdari bëri edhe dasmën.Kjo ngjarje e gëzuar e jetës së tij ndodhi në pranverën e vitit 1962. Nusja ishte një ish nxënëse e tij nga Dibra, vajzë bejlerësh, siç thotë me të qeshur Hajdari. Dasma u bë  në Bonneull të Parisit, me shpenzimet e një organizate ndërkombëtare të emigrimit dhe kursimeve të tij. Ishte një ceremoni e thjeshtë, e dominuar nga shqiptarët. Hajdari ruan nga ajo ditë kujtimet më të bukura. Në arkivin e tij janë edhe urimet që mori nga shumë miq e të afërm, por veçon telegramin e urimit që mori nga vetë Mbreti Leka, me 17 prill 1962:

”I ndershmi zotni Tonuzi,

Thellësisht u gëzova për martesën tuaj e ju uroj trashëgim me plot lumtëni e të mira. Me këtë rast, si juve, po ashtu gjithë familjes suaj u dërgoj të falat e përzemërta”-Leka

Një telegram i ngrohtë urimi kishte mbërritur edhe nga adjutanti i Oborrit Mbretëror, z. Hysen Selmani:

” I dashur Hajdar Bej,

U gëzova shumë për martesën tuaj dhe miqësisht ju uroj me gjithë zemër që ta kaloni jetën me plot lumtëni e u tashëgofshi në gëzime.

Si juve po ashtu gjithë familjes tuaj të  ndershme u dërgoj të falat e mija ma miqësore! I juaji-Hysen Selmani”.

Ndërkohë, jeta e Tonuzit ka edhe linjën tjetër, atë politike. Ai që në fillim ra në kontakt me nacionalistët shqiptarë që jetonin në Paris. Takoi emra të njohur, kundërshtarë të regjimit komunist të Tiranës, si:Halim Begeja, Sefedin Çollaku, Nel Çupi, por u njoh edhe me ish komunistë që nuk e kishin duruar dot diktaturën e Enver Hoxhës si Sadik Premte, të cilit agjentët e Sigurimit kishin arritur që t’i bënin tre atentate ne Paris. Megjithëse Tonuzi ishte në krahun e mbretërorëve, ai e takoi me shumë respekt udhëheqësin e Ballit Kombëtar, prof. Abas Ermenjin, i cili pat luftuar trimërisht kundër italianëve dhe gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe qe nga të fundit që u tërhoq nga malet e Shqipërisë, ku qe ngjitur së bashku me çetën e tij pas fitores së komunistëve. Profesori nuk i shihte me sy të mirë legalistët, por me Hajdarin u soll mirë, e respektoi si student i ri dhe si nacionalist me ide të qarta.

– Me profesorin e Ballit Kombëtar, – tregon Hajdari, –  u takova në festën e 28 Nëntorit 1962, që përkujtonin shqiptarët nacionalistë në Paris. Fliste bukur profesori për flamurin dhe për Shqipërinë siç e ëndërronte ai, pa komunistë. E duartrokitëm gjatë…

Izolimi i Shqiptarëve në Korsikë kur shkoi Hrushovi për vizitë në Paris

Hajdari ka dhe një kujtim, që edhe sot e kujton si një aventurë të këndshme të asaj kohe të largët. Ishin vitet ‘60-të. Në Paris shkonte për një vizitë zyrtare Nikita Hrushovi. Shqiptarët nacionalistë që paraqisnin rrezikshmëri për ndonjë lloj atentati kundër udhëheqësit rus, qenë seleksionuar nga policia pariziene. Hajdari kujton se si kishte ardhur policia dhe e kishte marrë pa i dhënë asnjë sqarim dhe e kishte shoqëruar për në ishullin e Korsikës, ku ishin izoluar dhe shumë të tjerë. Në grupin e shqiptarëve të izoluar nga jeta pariziene ishte dhe profesor Ermenji, Hasan Lepenica, madje dhe komunsti, që i pat shpëtuar atentateve të Enver Hoxhës, Sadik Premte e të tjerë. Ishte i këndshëm në bisedë. Edhe pse nuk i pëlqente legalistët, ishte një shqiptar i mirë, që punonte për Shqipërinë dhe për mërgimtarët, të cilët dallgët e fatit i kishin përplasur në Francë, si në të gjithë botën. Një herë kishin patur dhe një përplasje në rajonin e policisë, ku legalistët ishin raportuar. Gjithçka u sqarua atëherë me një ballafaqim të vetë Hajdarit me shefin e policisë. Nga Korsika, Tonuzi ruan edhe disa fotografi, të cilat janë gjurmë të gjalla të internimit në Korsikë. Në disa prej tyre ai ka dalë edhe me profesor Abas Ermenjin.

Udhëheqës i grupit legalist të Parisit

Në moshën studentore Hajdar Tonuzi u bë udhëheqësi i legalistëve për Parisin. Kjo u arrit në një mbledhje që u zhvillua konform statutit të mbretërorëve. Edhe pse takimi është zhvilluar gjysëm shekulli më parë (mbledhja është bërë më 1957 në Paris) ai ruhet i plotë në arkivin e Tonuzit:- Nuk ishim më shumë se 24 veta në mbledhjen e parë që organizuam aty nga fillimi i vitit 1957, mbledhje, që  pati si kryetar  Nezir Spahiun dhe sekretar Ragip Lohjen, – kujton Tonuzi.

Pikërisht kjo mbledhje zgjodhi si kryetar të organizatës legaliste, z. Hajdar Tonuzi, atëherë student 27 vjeç, ndërsa sekretar u zgjodh Xhelal Kaca prej Mati. Pikërisht ky takim ishte denoncuar në rajonin policor dhe kryetari i sapozgjedhur përfundoi në rajon për bisedë kontrolluese dhe verifikuese. Policia kërkoi të dhëna se kush ishin, ç’organizatë kishin krijuar, kë kishin në krye, për kë luftonin, ç’platformë kishin e shumë pyetje të tjera të tilla. Me gjakftohtësi Hajdari e përballoi ballafaqimin dhe raportoi se organizata e tij mbështeste Mbretin Zog, i cili ishte dhe miku i De Golit. Pas këtij momenti, policia e kishte zbutur zërin dhe i kishte uruar aktivitet të mbarë. Madje disa ditë më pas, një epror i lartë i policisë kishte kërkuar që kryesia e organizatës, veçanërisht Hajdari si kryetar, të ndihmonin në identifikimin dhe sistemimin e nacionalistëve shqiptarë që vinin nga rajonet shqiptare, kryesisht Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Tonuzi ruan shumë kujtime nga takimet me Mbretin Zog dhe pjesëtarët e tjerë të Oborrit Mbretëror.

-Kur erdhi Mbreti afër Parisit, – tregon ai, – shkuam dhe biseduam me të. Por adjutanti, z. Hysen Selmani,  kishte paralajmëruar se naltmadhëria ishte i sëmurë dhe nuk duhej ta lodhnin. Ishim 7 veta në grupin që shkuam për ta takuar. Edhe pse ishte i sëmurë Mbreti na  respektoi dhe foli me secilin.  Madje na afroi nga një cigare duhan. Hajdarit i kujtohet se në grupi ishte dhe një hoxhë. Ky, shumicën e kohës bisedoi turqisht me mbretin. Një çast, hoxha e pyeti mbretin:- A do të vijë koha që të kthehemi në Shqipëri, naltmadhëri?

Ai ia ktheu shpejt :- Unë dhe ti, jo efendi, këta çunat besoj se po…

Hajdari thotë se mbreti ishte i zgjuar. Ai e dinte se ç’thoshte. Ai e shihte se vetë nuk e kishte të gjatë, por i biri i tij dhe ne të tjerët një ditë do të shkonim në Shqipëri. U kujdesuam disa herë për shëndetin e mbretit, por kanceri e kishte vënë përpara.

Kur ndërroi jetë Mbreti Zog, ngushëllimi i agjentit t Sigurimit, Cufe Mullaj

9 prilli qe një ditë zie për mbretërorët, thotë Hajdari, i cili kujton në detaje varrimin e Mbretit, pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve edhe nga Gjermania, Anglia, Belgjika, Italia,Kandaja, Amerika, Egjypti, etj.Në ditën e varrimit nëna Mbretëreshë ishte shumë e lodhur, e rraskapitur nga netët e pagjumta në spital, kështu që ceremonia u reduktua. Madje desh që të lexonte një përshëndetje edhe Cufe Mullaj, agjenti i sigurimit të shtetit shqiptar, i dërguari i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, i cili pat depërtuar në radhët e legalistëve dhe kishte ardhur nga Belgjika, si përfaqësues i legalistëve të atjeshëm, por nuk mundi për shkak të shkurtimit të protokollit.

Tonuzi tregon se agjenti i Sigurimit Shqiptar arriti të maskohej për bukuri. Ai dukej se ishte i zoti për punë agjenturore. Asnje nga ne nuk arriti që të zbulonte se nën lëkurën e tij fshihej një agjent. Kur u zbulua qe teper vonë.

– Të shtatat e Mbretit u përkujtuan me madhështi, – kujton Hajdari, i cili atë ditë, në emër të mbretërorëve të Francës mbajti fjalën e rastit, ku evokoi figurën e mbretit dhe renditi meritat e tij në themelimin dhe udhëheqjen e shtetit shqiptar, arkitekt i të cilit qe Mbreti Ahmet Zogu.

Në vjeshtën e vitit 1962, pas 6 vjetë jetë intensive, emigranti Hajdar Tonuzi, së bashku me bashkëshorten e tij do të merrnin rrugën drejt kontinentit të ri, Amerikës, ku ishin grumbulluar shumë nga legalistët që kishin qenë të shpërndarë nëpër Europë.

-Këtu jeta nisi, thuajse nga e para; të njejtat shqetësime si në Francë. Në fillim mësimi i gjuhës, i cili për çdo emigrant përbën hapin e parë orientues dhe integrues, – kujton Hajdari.

Ai nuk pati shumë vështirësi për të përparuar në kurset e anglishtes, ku u regjistrua sapo erdhi. Vuri kontaktet e para me specialistë të fushës inxhinierike, fushë ku ishte diplomuar në Francë.U njoh me inxhinierin Agim Karagjozi, kryetarin e sotëm të Vatrës, me të cilin ruan miqësi. Tonuzi e vlerëson ndihmën e pakursyer profesionale, që i dha atëherë inxhinier Agim Karagjozi. Në të njëjtën kohë, Hajdari u regjistrua në “Mechanich Institute” dhe më 1971 u diplomua edhe për “Plumbing Projecting”. Nuk i ndërpreu asnjëherë përpjektjet për integrim të plotë dhe në vitin 1974 arriti që të diplomohet edhe për profesionin tjetër që kishte të bënte me sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar. Në këtë profesion, Tonuzi punon edhe sot në zyrën e tij të projekteve në Manhattan.

Kryetari dhe arkëtar i Vatrës

Ndërkohë që vazhdon të punonte për organizatën e Legalitetit, z. Karagjozi, i propozoi të bashkëpunonte me Vatrën.

-M’u duk jo shumë normale që të isha edhe me Legalitetin edhe me Vatrën, ndaj ia thashë z. Karagjozi se unë isha me Mbretin dhe isha i zgjedhur në Këshillin e legalistëve. Por ai më tha se nuk kishte asgjë anormale, në Vatër merrnin pjesë edhe nga parti e organizata të tjera nacionaliste. Dhe kështu, shkova tek Vatra, – thotë Tonuzi. Në vitin 1966 legalisti u bë edhe vatran. Aktiviteti dinamik ra në sy të vatranëve, të cilët, me propozimin e z. Agim Karagjozi, i besuan arkën e Vatrës për degët e New York dhe New Jersey, e më pas për të gjithë Vatrën. Detyrat i kryente me përkushtim,kujtohet edhe sot: Ishte korrekt Hajdar Tonuzi!.

Gjatë vizitës së Leka Zogut në Boston më 1967, Hajdar Tonuzi ishte në delegacionin e legalistëve. Ishte një pritje madhështore kujton ai dhe e përshkruan ceremoninë dhe darkën që Vatra shtroi për Mbretin, si shumë madhështore. Fjalimet ishin të jashtëzakonshme, si nga zoti Anthony Athanas,  nga kryetari i darkës, z. Kristo Thanas, ashtu dhe nga Mbreti Leka.

Në Kuvendin e Vatrës në Boston më 1967 Hajdari zgjidhet zv/ kryetar, ndërkohë që kryetar ishte Anthony  Athanasi. Në numrin e e 25 tetorit të vitit 1967 të gazetës ”Dielli”, në faqen e parë botohet një portret me fotografinë e Hajdar Tonuzit. Në shkrimin ”Kush është nënkryetari ynë”, jepet njoftimi i zgjedhjes së tij zëvendës i zotit Athanas dhe përshkruhet rruga e jetës, shkollimi, aktiviteti politik etj. Pra, në një kohë shumë të shkuurtër, falë aftësive të tij Tonuzi bëhet person publik dhe përfaqësues i krahut nacionalist tek Vatra.

Edhe gjatë vitit 1968 Tonuzin e gjejmë përsëri zv/ kryetar. Këtë herë kryetar është Peter Chikos.

Si aktivitetin më madhështor për Federatën, ish zv/kryetari i Vatrës kujton vizitën e arbëreshëve, të cilët ishin ftuar nga Vatra për të kremtuar së bashku festën e Flamurit dhe përvjetorin e Diellit. Arbëreshët zbritën në Boston me 20 nëntor, në një ditë të bukur me diell pas shiut që kishte rënë deri në orën 10 para dite. Për katër ditë ata qëndruan në shtëpitë e shqiptarëve të Bostonit, u lutën shqip në kishën e shqiptarëve dhe me 24 nëntor morën rrugën drejt New York-ut, ku aktivitetet dhe vizita zgjatën deri në mbyllje të muajit. Seminari që organizoi Vatra më 28-29-30 nëntor 1969, ka qenë madhështor; ende nuk ka patur një të dytë, që të zërë vendin e tij, thotë Hajdari. Vatra aso kohe kishte për kryetar  Peter Chikos. Tonuzi kujton se të gjithë krerët e Vatrës ishin së bashku në konkretizimin e atij aktiviteti shumë mallëngjyes, kur u bashkua bashkë gjaku i shprishur i Arbërit. Delegacioni arbëresh, në përbërje të të cilit kishte intelektualë të njohur, klerikë të nderuar, u prit me bujari të madhe, edhe pse arka e Vatrës ishte tepër modeste, por investimet e individëve arritën që të përballonin shpenzimet. Ishin rreth 70 arbëreshë, mes tyre dhe një grup folklorik, që i dha ngjyra e tinguj atij takimi historik. Arbëreshëve u printe  shkëlqesia e Tij, Zef Pernicario, peshkopi i Dioqezës së Pianas së Arbëreshëve. Në grupin e organizatorëve të Vatrës , përveç kryetarit Chikos ishin dhe Christo Athanas, Anthony Athanas, dr. Hamdi Oruçi e të tjerë. Ky ka qenë aktiviteti më përfaqësues i diasporës shqiptare në Amerikë.

Tetë muaj pas këtij aktiviteti, më 1 korrik 1970, u nda nga jeta kryetari i Vatrës, i ndjeri Peter Chikos. Në aktivitetet që u organizuan në përkujtim të kryetarit, nënkryetari Tonuzi, mbajti peshën kryesore. Në gazetën”Dielli” Vol 60, nr. 22, që u botua me 15 korrik 1970, në faqen e parë, në vend të kryeartikullit, është vendosur fjalimi që kryetari i përkohshëm, Tonuzi mbajti në aktivitetin zyrtar të organizuar në “Pier Four”. Fjalimi ishte tepër prekës:” Të ndodhesh përpara trupit të Peter Chikos, i cili papritmas u nda nga gjiu ynë, të jeshë prej gurit mos të tronditesh dhe të mos i thush vetes:Pse fati i keq qëllon mu në zemër komunitetin tonë? Pse vdekja e tmerrshme rrëmben të riun në moshën e lulëzuar, që premtonte kaq shumë për kombin tonë, për Federatën Vatra dhe për familjen e tij?” . Elegjia që i ka thurur  të ndjerit Chikos, është një poezi e gjallë, që pikon dhimbje e buron lot. Aty evokohej kontributi i kryetarit që nuk jeton më, evokohej historia e Vatrës dhe e të parëve të shqiptarëve dhe u thurej kurora lavdie pavdeksisë së atyre që vunë jetën në shërbim të kombit.

– Ishte një humbje dhe dhimbje e madhe, –  tregon Hajdari, i cili për rreth gjysmë viti mbeti në krye të Vatrës. Ai kujton se Federata priti ngushëllime nga i gjithë komuniteti shqiptar, nga të gjitha organizatat dhe fondacionet, nga të gjithë klerikët e komunitetet fetare, nga “Zëri i Amerikës”, nga arbëreshët e Italisë etj. Edhe pse ishte ditë pune, në ditëvarrimin e  të ndjerit, pjesëmarrja qe madhështore. Qe një gjë e mallëngjyeshme, kontribut i denjë për një burrë të denjë të komunitetit tonë, – thotë Tonuzi, që e vlerëson Peter Chikosin, si një ndër patriotët që punuan shumë për Vatrën. Edhe pse ishte i lindur në Amerikë, Peter kishte mësuar mirë gjuhën e prindërve të tij, shprehte një dashuri të theksuar për atdheun e prindërve të tij, Shqipërinë dhe punonte me krenari për Vatrën. Ai eci në gjurmët e babait të vet, Llambi Chikosi, i cili qe ndër ata burra që kontribuan për organizimin e shoqatave shqiptare, si pjesëtar aktiv i shoqatës “Besa”, ndërsa kur u themelua Vatra, ai do të zgjidhej arkëtari i parë i saj.

Në numrin pasardhës të Diellit, botohej  lajmërimi që kryetari i përkohshëm i Vatrës, Hajdar Tonuzi, u drejtonte vatranëve, duke u thënë se bashkë me dhimbjen për të ndjerin kryetar, këtij i mbetej deri në zgjedhje detyra e vështirë e drejtimit të federatës. Thirrja  mbyllet me këtë paragraf: “Kryetari ynë po prehet në paqe. Stolia më e bukur, që mund të bëjmë për të stolisur varrin e Tij është forcimi i Organizatës sonë. Pra në këtë rast tragjik të vdekjes së kryetarit tonë të dashur  të bashkohemi sepse dhimbja, trishtimet e vdekjes, janë ato që brumosin elementin veprimtar e të vendosur për të mbajtur lart e më lart një organizatë, që është  e ne të gjithëve, trashëgimi më i lumtur i racës sonë shqiptare”.

Në kuvendin e ri të Vatrës, që u organizua në janar 1971,  u zgjodh kryetar i ri Barney D. Kirka, ndërkohë që zv/ kryetar përsëri mbeti Hajdar Tonuzi. Nënkryetari gëzonte respektin e palëve brenda federatës. Ai pohon se kishte dy linja brenda Vatrës: njëra që tërhiqte majtas dhe tjetra djathtas. Madje jo rrallë kishte dhe fërkime, por që kapërceheshin me dialog dhe urtësi. Madje ndonjëherë fërkimet kalonin masën, ishin të ashpra. Hajdari kujton se në Boston kishte një grupim që nuk e duronte elemintin nacionalist. Psh. njëri prej tyre, Jimy Thanas, shpesh ngrihej kundër duke thënë se këta janë mbeturina të nazifashizmit, mbeturina të zogizmit, s’kemi pse merremi me ta. Ne debatonim, debati ashpërsohej, por ndërhynte Kristo Thanas që na ulte tensionet.

– Tonuzi do të mbetej zv/kryetar i Vatrës edhe në zgjedhjet e vitit 1972, kur kryetar do të vinte Gregory L. Chiriaco, edhe në vitin 1973, kur kryetar do të zgjidhej Nick Kreshpani, edhe në vitin 1974, kur Vatra do të  kishte për kryetar Kristo Thanasin. Ndërsa në Kuvendin e nëntorit të po atij viti, kur u bënë zgjedhjet e reja, Tonuzi dha dorëheqjen.

– E ndjeja veten të lodhur, – shpjegon ai dorëheqjen. Në vendin e tij u zgjodh i ndjeri Ibrahim Kulla, që ishte po nga krahu zogist.

Nga aktiviteti i Vatrës, Tonuzi nuk u tërhoq. Vazhdonte të ishte ndër anëtarët më aktivë, si në degën rajonale të New York-New Jersey, ashtu edhe në qendër. Më 1986 emri i tij ishte  në Këshillin e qendrës, ndërsa më 1988, Peter Lukas, që ishte zgjedhur kryetar e afroi pranë vetes dhe Hajdari nuk kundërshtoi postin e zv/ presidentit të Vatrës.

Përplasja e vatranëve kur Ramiz Alia vizitoi Amerikën

Përplasjet brenda gjirit të Vatrës u bënë të ashpra pas vizitës së Ramiz Alisë, kujton Tonuzi, i cili pohon se pas asaj vizite pat një debat të ashpër në gjirin e Këshillit Drejtues të VATRE-s. Një pjesë nuk mund ta pranonte që ajo vizitë të pasqyrohej në faqet e Diellit. Madje u përgatit numri i gazetës, ku në faqe të pare ishte portreti i ramiz Alisë, por ai nuk u printua,e  bllokuan nacionalistët me gjithë presionin e majtistëve. Ky debat u transplatua deri në kuvendin e ri, ku u bënë ndryshime.

Tonuzi, në bisedën që zhvillova me të, ndalet në një nga Kuvendet e  Vatrës:-Me 1991 u zhvillua Kuvendi i Vatrës për zgjedhjet e reja. Kryetar i mbledhjes u zgjodh z. L. Cungu. Zv/ kryetari Tonuzi paraqiti raportin vjetor, nga që Peter Lukas për arsye shëndetësore nuk ishte paraqitur në Kuvend, ndërsa Harry Stoja paraqiti raportin e arkës.

Komisioni i përbërë nga Tonuzi, Ramiz Dani e Sabit Bitiçi, verifikoi kredencialet e 16 delegatëve.

Dy linja u përvijuan edhe në këtë mbledhje; ajo e nacionalistëve, që përfaqësohej nga zotërinjtë Karagjozi, Bitiçi, Oruçi, Kulla, të cilët mbështetën kandidaturën e paraqitur prej Tonuzit, që kryetar të ishte prof. Arshi Pipa. Grupi i Bostonit, reagoi ashpër. Në emër të tyre, z. Anthony Athanas, kundërshtoi, duke thënë se kështu shkeleshin rregullat e Kuvendit; nëpërkëmbej kanunorja; si mund të zgjidhej një njeri që mungonte, qoftë ky dhe Arshi Pipa! Debati qe i ashpër. U ngrit dr. Oruçi dhe u kujtoi kundërshtarëve se po me këtë metodë, pra në mungesë, ishte zgjedhur vite të shkuara, më 1974 edhe Kristo Thanas, i cili për arsye shëndetësore, nuk kishte qenë fare i pranishëm në Kuvend. Kështu edhe Prof. Pipa e kishte pranuar kandidaturën që i ishte propozuar nga z. Tonuzi dhe duhej të ligjërohej. Përsëri Tonuzi kishte postin e zv/kryetarit së bashku me dr. Gjon Buçajn, sekretar Agim rexhaj.

Profesor Pipa e mbajti vetëm një vit postin e kryetarit, post të cilin e zuri z. Agim Karagjozi në Kuvendin e 28 qershorit të vitit 1992, ku Pipa humbi me një votë më pak. Që nga ajo kohë z. Tonuzi mbajti arkën e Vatrës, detyrë që e dorëzoi më 2009.

TELASHET NGA DY PËRFAQËSIMI

Ja kështu ka kaluar jeta e Hajdar Tonuzit mes legalistëve dhe Vatrës. Jo rrallë, ky dypërfaqësim, i ka nxjerrë edhe telashe. Kështu psh. pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Madridit, ku pjesa më e madhe e organizatave dhe partive politike jashtë atdheut iu përgjigjen ftesës së Mbretit Leka, debati në Vatër qe i ashpër. Nik Kreshpani, qe ndër më kritikët: Me çfarë statusi shkove?,- i kishte kërkuar ai llogari në Këshillin e qendrës.

-Si i pavarur, – ia kishte kthyer përgjigjen Tonuzi…

-Nuk duhej të kishe shkuar, – i qe kthyer Kreshpani…

Ishte perfshi ne debat edhe Llazi Vishnja:- Nuk duhej të shkoje, Vatra nuk është Legalitet…

-Po une jam Legalist,-ia kishte kthyer Tonuzi me qetësi.

– Hë se tek Mbreti i vet shqiptar shkoi, jo tek mbreti i grekëve, – i kishte dhënë fund debatit, Kristo Thanas…. 

Shënim: Hajdar Tonuzi ndërroi jetë me 7 Qershor 2017 në Brooklyn,Nju Jork. Shërbimet funerale u kryen të Enjten me 8 Qershor 2017 në Qendrën Shqiptare Islame në Brooklyn, ndërsa varrimi u krye të Premten me 9 Qershor 2017.

 

DEPUTETI SHQIPTR BELIND KËLLIÇI VIZITOI QENDRËN KULTURORE “NËNË TEREZA” Nga Valentin Lumaj

Dje me 10 Shkurt 2026, Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield, Michgan e vizitoi z. Belind Këlliçi, deputet i Parlamenti Shqiptar, njëkohësisht anëtar i Kryesisë të Partisë Demokratikë të Shqipërisë. Ai mbërriti në këtë qendër rreth orës 10 të mëngjesit dhe u prit nga drejtuesi i programit të kulturës dhe shkollës shqipe të kësaj Qendre, z. Valentin Lumaj.

Fillimisht z. Këlliçi u interesua të shikojë ambientet e reja të qendrës Kulturore, klasat e valles dhe të gjuhës shqipe ku mësojnë rreth 80 nxënës të komunitettit shqiptar. Ai vizitoi gjithashtu ambientet e kuzhinës dhe sallën e kësaj qendre që shërben për të gjitha nevojat e famullisë së Kishës Zoja Pajtore dhe të komuntetit shqiptar në Michigan.

Pritja u bë në zyrën e Bibliotekës “Dom Ndue Gjergji”. Në këtë takim ishte i ftuar edhe z. Robert Lulgjuraj, kandidati shqiptar për në Kongresin Amerikan i shoqëruar nga shefi i fushatës së tij. Morën pjesë gjithashtu edhe aktivisti i komunitetit dhe gazetari Luigj Gjokaj dhe aktivisti veteran Gjergj Vuktlaj.

Deputeti Këlliçi kërkoi të dijë dhe u informua për jetën komunitare të shqiptarëve në Detroit, aktivitetet kulturore dhe artistike, për historinë e Kishës Zoja Pajtore dhe të Qendrës Kulturore Nënë Tereza. Z. Lumaj i dhuroi atij librin “Gjysmë Shekulli në një Kuvend”, që i kushtohet 50-vjetorit të krijimit të Kishës Zoja Pajtore, kishës së parë shqiptare në Michigan.

Biseda vazhdoi mbi realitetin e vështirë ekonomik, politik dhe social në Shqipëri, i cili ka kulmuar me largimin e gjysmës së popullsisë së Shqipërisë në 13 vitet e fundit, humbjen e shpresës nga rinia shqiptare dhe nevojën imediate të një rotacioni politik paqësor.

Me mbërritjen e kandidatit Republikan Lulgjuraj në takim, biseda u zhvendos në fushatën e suksesshme të tij dhe shancin historik që një bir emigrant shqiptar të ketë një vend në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Kandidati Lulgjuraj informoi mbi ecurinë e fushatës, për sigurinë e tij për të fituar në Primare dhe sfidat që e presin në fushatën e ardhshme. Z. Këlliçi dhe z. Lulgjuraj, si përfaqësues të partive si-motra, partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Republikane Amerikane, ndanë mendimet e tyre reciproke dhe mundësitë e ndërsjellta për të mbështetur njëri-tjetrin dhe kauzën shqiptare në përgjithësi në takime të mundshme me kongresistë dhe senatorë.

Gazetari Luigj Gjokaj dhe z. Gjergj Vuktilaj bëtë pyetjet e tyre për z. Këlliçin në lidhje me sundimin e tejzgjatur të pushtetit të Edi Ramës, vështirësitë e Partisë Demokratike dhe të opozitës për t’u bashkuar dhe rolin e liderit të PD-së Sali Berisha në vitet e fundit dhe aktualisht, të cilave z. Këlliçi ju përgjigj me qetësi dhe elokuencë.

Në në këtë takim u fol dhe u ndoq Live protesta e rradhës e opozitës në Tiranë dhe u shpreh keqardhje për dhunën e ushtruar nga shteti policor ndaj protestuesve.

Deputeti Këlliçi është aktualisht në një tur takimesh të suksesshme zyrtare në Departamentin e Shtetit, në takime me komunitetin shqiptar në Toronto dhe në Michigan.

Takimi zgjati rreth dy orë dhe u mbyll me shtrëngime duarsh dhe përqafime.

Pergatiti Valentin Lumaj/Michigan

 

“Nuk ishte dëshira ime” – Renato Mekolli zbulon arsyen e largimit nga Shqipëria: Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës! Çdo denoncim zhdukej nga policia

Renato Mekolli, një prej emrave më të njohur të gastronomisë shqiptare, ka zbuluar për herë të parë arsyet e largimit nga Shqipëria dhe “zhdukjes” së tij nga rrjetet sociale. Në një deklaratë të gjatë të publikuar në Facebook, Mekolli thotë se rrethanat e bënë që të largohej nga vendi dhe se nuk ka qenë dëshira e tij.


“Pse u largova nga Shqipëria?”, shtron ai pyetjen, teksa flet për kërcënime “nga segmente të politikës shqiptare dhe nga rrethana të tjera të rënda”. Ai thotë se u largua për të shpëtuar veten, pasi jeta e tij u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht dhe se denoncimet që ka bërë në polici nuk janë marrë parasysh.

“U largova për të shpëtuar veten. Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës shqiptare dhe nga rrethana të tjera të rënda. Përjetova skllavërinë moderne dhe mësova çfarë do të thotë të jetosh në një demokraci që është më keq se komunizmi që kanë përjetuar prindërit apo gjyshërit tanë. M’u ndalua liria e çdo gjëje dhe, çuditërisht, çdo denoncim i imi zhdukej nga Policia jonë pa asnjë arsyetim. Jeta ime u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht.”, shkruan Renato.

Mekolli shprehet se ka luftuar deri në pikën e fundit por në fund, zgjodhi jetën sepse donte ta ringrinte veten e tij. Ai flet edhe për zhgënjime nga persona që afërt, që si֛ç thotë ai, e dinin se çfarë po përjetonte por heshtën.

“Dhe ajo që më preku më shumë: shumë prej tyre e dinin çfarë po përjetoja, por nuk folën. Nuk publikuan. Nuk shfrytëzuan dhimbjen time. Më dhanë qetësi dhe kohë. Dhe më lanë të flisja vetëm kur unë të isha gati. Ky është respekt i vërtetë. Dhe unë ua mbaj në zemër.” shton Mekolli.

Renato parajmëron se në fund të vitit do të publikojë edhe autobiografinë e tij, të titulluar “The Chef – My Last Chance at Life”, i cili do të dalë për tregun amerikan. Në këtë libër, shton ai, Shqipëria nu do të dalë me një imazh të bukur pasi në të do të tregojë historinë e tij. Ai thotë se libri do të përmbajë gjithçka nga fëmijëia e tij, emigrimi në Greqi e deri te nga maja e suksesit në gastronomi, media dhe televizion, “deri tek sakrificat që shkatërruan trupin dhe shpirtin tim.”

“Në fund të vitit 2026 do të jetë gati autobiografia ime për tregun amerikan — një libër që nuk u shkrua për të kënaqur. Kjo nuk është një histori e zakonshme suksesi. Është një kronikë e ashpër, e errët dhe tronditëse.

Më vjen keq që Shqipëria nuk do të dalë me një imazh të bukur, por kjo është historia ime dhe historia shkruhet ashtu siç është jetuar: një jetë e ndërtuar mbi dhimbje, heshtje dhe një durim të dhunuar përtej limiteve njerëzore.”, shton më tej.

REAGIMI I PLOTË:

DEKLARATË PËR MEDIAT DHE PUBLIKUN

– Renato Mekolli

Përtej Heshtjes: Një Rilindje

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas hapjes së faqes sime zyrtare në Facebook,

U mendova gjatë për ta rihapur Facebook-un (Instagram-in në një moment tjetër) dhe për t’u bërë përsëri pjesë e rrjeteve sociale. Të jem i sinqertë, nuk ishte aspak e lehtë. Përkundrazi, ishte shumë më qetë dhe më bukur larg kësaj zhurme të madhe që krijohet çdo ditë në botën virtuale.

Sot jetojmë në një realitet ku shumë gjëra bëhen vetëm për t’u dukur, ku një pjesë e madhe e njerëzve jetojnë një jetë fallco dhe ku imazhi virtual shpesh duket më i rëndësishëm se jeta reale. Por pavarësisht kësaj, jam një figurë publike dhe puna ime e kërkon këtë komunikim. Rihapja e Facebook-ut tim solli një reagim të jashtëzakonshëm – për mirë, sigurisht. Mesazhet tuaja erdhën si një lumë pyetjesh që kërkonin përgjigje. Interesimi nga publiku, por edhe nga mediat, ishte i madh dhe i menjëhershëm.

E ndiej si detyrim ndaj njerëzve që më kanë ndjekur gjatë gjithë kohës dhe si detyrim ndaj mediave. Për këtë arsye vendosa të përgjigjem me këtë deklaratë publike, e cila përmbledh pak nga gjithçka. (Por që në fund doli goxha e gjatë.)

NUK jam ende gati për një intervistë të plotë – dhe për këtë kërkoj mirëkuptimin e mediave.

Prandaj, vendosa të jap këtë përgjigje të parë për të gjithë ju, deri në një moment të dytë, që sigurisht do të vijë në kohën e duhur.

Nuk ishte e lehtë të largohesha nga dritat dhe nga Shqipëria, por ishte e domosdoshme.

Faleminderit të gjithë atyre që nuk më harruan kurrë dhe më qëndruan pranë.

Renato i parë u dogj në hirin e sfidave të tij. Por nga ai hir lindi një tjetër — më i fortë, më i vetëdijshëm dhe më i vendosur se kurrë. Kjo është jeta ime e dytë. Forcën e gjeta aty ku nuk kishte mbetur asnjë fije drite, aty ku fryma bëhej e rëndë dhe mendja kërkonte arratisje. Në atë pikë, kur gjithçka më thoshte të heshtja dhe të dorëzohesha — unë zgjodha të jetoj.

I thashë PO jetës në çastin më delikat, kur fijet e padukshme mes zemrës dhe mendjes rrezikonin të këputeshin. Sot jetoj me zjarr në gjak, me sy që kanë parë ferrin, por kanë zgjedhur dritën. Kjo është fitorja ime: të dëgjosh zërin e shpirtit dhe t’i thuash vetes: “Ngrihu. Ti mundesh.”

Njeriu mban brenda një fuqi të shenjtë: mendjen — urtësinë hyjnore që na u dha si bekim që ditën kur kemi lindur, si armë dhe si dritë. Ai që e ndez këtë dritë, rilind. Dhe unë rilinda.

Ju falënderoj që më keni dhënë forcë dhe energji. Për ju kam vetëm një porosi: jetoni me thellësi. Bëni të mirën, e nëse nuk mundeni, të paktën mos bëni keq. Duajeni njeriun pranë jush. Njeriu nuk është për t’u shtyrë poshtë; njeriu është vlerë.

Mos gjykoni, mos godisni. Jepini dorën tjetrit — ndoshta është shansi i fundit para se ai të heqë dorë nga kjo jetë. Kur ai hap fatal të jetë bërë, lotët dhe pendesa do të jenë të vona. Le t’i japim dorën njëri-tjetrit në këtë univers ku qarkullon energjia e përbashkët.

“Pse u largova nga Shqipëria?”

Nuk u largova sepse desha. Nuk ishte kurrë dëshira ime të largohesha nga vendi im. Është një plagë që ende dhemb — trauma e çdo emigranti që trupin e ka diku tjetër, por shpirtin në Shqipëri.

Asnjë njeri nuk dëshiron të largohet nga vendi ku ka lindur.

Zemra ime mbetet aty. Në vendin tim të vogël, të bukur, të dhimbshëm. Askush nuk largohet lehtë nga rrënjët. Askush nuk ëndërron të jetë emigrant — dhe kjo është plaga e çdo emigranti.

U largova për të shpëtuar veten. Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës shqiptare dhe nga rrethana të tjera të rënda. Përjetova skllavërinë moderne dhe mësova çfarë do të thotë të jetosh në një demokraci që është më keq se komunizmi që kanë përjetuar prindërit apo gjyshërit tanë. M’u ndalua liria e çdo gjëje dhe, çuditërisht, çdo denoncim i imi zhdukej nga Policia jonë pa asnjë arsyetim. Jeta ime u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht.

Luftova deri në pikën e fundit, deri në atë pikë kur mendja më shkonte në vendimin më të errët që mund të ekzistojë, në atë pikë fatale për jetën që nuk dua as t’ia përmend emrin. Por nuk mund të qëndroja më. Në fund, zgjodha jetën.

Jam i sigurt se edhe Nëna Shqipëri do të më thoshte:

“Biri im, largohu. Misionin tënd e përmbushe, bëre të pamundurën për të jetuar këtu. Por ky vend nuk i do njerëzit si ty, i do larg. Shko dhe më bëj krenare kudo që të jesh.”

Dhe këtë gjë bëra.

Duhej ta ringrija Renaton me çdo kusht. Duhej të vazhdoja misionin dhe ëndrrën time. Tani po e rishkruaj historinë time nga e para, ashtu siç duhet të ishte, jo siç donin të tjerët.

Që 6 vjeç, kuzhina ka qenë thirrja ime hyjnore. Kam lindur t’u shërbej njerëzve përmes asaj që di të bëj më mirë — përmes artit të gatimit. Ju më bëtë “Chef-in e zemrave tuaja” dhe kjo fitore nuk blihet, nuk fabrikohet, nuk imitohet, nuk manipulohet, nuk zëvendësohet. Kjo lloj fitoreje nuk blihet në treg; ajo gatuhet me vite përkushtim dhe me shumë dashuri.

Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e juaja dhe e zemrave tuaja. Faleminderit që më lejuat të hyj në shtëpitë e çdo shqiptari në Kosovë, në Shqipëri e kudo në botë.

Dua të falënderoj me zemër me përulësi dhe mirënjohje të thellë kanalin tim që më besoj,Top Channel për besimin që më dha, duke më besuar kohën më të çmuar televizive në Prime time me Hell’s Kitchen Albania dhe MasterChef Albania.

Këto janë dy prodhime me shtrirje dhe jehonë botërore, formatet më të mëdha televizive në botë, që u shndërruan në udhëtime të jashtëzakonshme emocionesh, pasioni dhe përkushtimi profesional. Së bashku arritëm rekorde të papërsëritshme audiencash për një reality show gatimi dhe krijuam momente që do të mbeten gjatë në historinë e televizionit shqiptar.

Ishte një përvojë e paçmueshme, plot sfida, krenari dhe realizime të mëdha. Falënderoj nga zemra çdo person që kontribuoi në këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

Mirënjohje e thellë për sponsorin tim besnik, ELKA, që më qëndroi pranë me respekt në çdo hap.

Dua të falënderoj edhe mediat, që më dhanë zë, që respektuan punën time dhe atë që unë jam, që më vendosën në faqe gazetash, në kopertina revistash, në intervista me shpirt dhe nuk kursyen asnjëherë shkrimet e tyre plot dashuri dhe respekt.

Dhe ajo që më preku më shumë: shumë prej tyre e dinin çfarë po përjetoja, por nuk folën. Nuk publikuan. Nuk shfrytëzuan dhimbjen time. Më dhanë qetësi dhe kohë. Dhe më lanë të flisja vetëm kur unë të isha gati. Ky është respekt i vërtetë. Dhe unë ua mbaj në zemër.

Jam nga ata njerëz që kurrë nuk kam kërkuar favore, kurrë nuk kam shfrytëzuar famën për të përfituar diçka dhe kurrë nuk kam mbajtur pranë vetes njerëz vetëm sepse kishin pushtet apo para. Gjithmonë kam dashur të luftoj vetë, t’i arrij vetë të gjitha, pa ndihmën e askujt.

Asgjë nuk më është dhuruar në jetë. Çdo hap, çdo arritje dhe çdo sukses e kam ndërtuar me punë, sakrificë dhe përpjekje personale, pa pasur pas meje një familje me para apo miqësi të ndërtuara mbi interesa dhe para të pista.

Prandaj kam forcën ta ngre zërin me krenari, sepse jeta dhe karriera ime janë ndërtuar mbi themele të forta dhe të palëkundshme. Askush nuk guxon të hedhë baltë mbi emrin tim, sepse unë kam ecur gjithmonë me dinjitet, ndershmëri dhe karakter të pastër.

The Chef – My Last Chance at Life

(Titulli nuk është final)

Në fund të vitit 2026 do të jetë gati autobiografia ime për tregun amerikan — një libër që nuk u shkrua për të kënaqur. Kjo nuk është një histori e zakonshme suksesi. Është një kronikë e ashpër, e errët dhe tronditëse.

Më vjen keq që Shqipëria nuk do të dalë me një imazh të bukur, por kjo është historia ime dhe historia shkruhet ashtu siç është jetuar: një jetë e ndërtuar mbi dhimbje, heshtje dhe një durim të dhunuar përtej limiteve njerëzore.

Nga hijet e fëmijërisë sime në vitet e fundit të komunizmit, deri tek plagët e racizmit dhe realiteti brutal i emigrimit në Greqi; nga maja e suksesit në gastronomi, media dhe televizion, deri tek sakrificat që shkatërruan trupin dhe shpirtin tim.

Nga izolimi i karantinës në Shqipëri dhe kolapsi financiar, deri tek lufta ime personale me krizat e atak panikut, ku fryma më ndërpritej; dhe beteja psikologjike që më çoi drejt psikoterapistëve dhe trajnerit të jetës (Life Coach), përballja me demonët që më mohonin të drejtën për të jetuar.

Rruga drejt majës nuk ishte e lehtë — ishte e përgjakur.

E zhvesh pa mëshirë fasadën e gastronomisë dhe iluzionin e pluhurit të artë të showbiz-it në Shqipëri, duke zbuluar të vërtetën pas shkëlqimit fallco,disiplinë që lë plagë, vetmi dhe frikë, një çmim pothuajse i padurueshëm për suksesin.

Ky është një rrëfim tronditës, rrëqethës, i gdhëndur me plagë, të vërteta të pamëshirshme dhe koston shkatërruese të ndjekjes së majës.

Historia ime nuk lexohet thjesht,kjo histori është një film dhe dokumentar— ajo përmbyt. Trondit dhe prek thellë. Por nga rrënojat, me plagë dhe heshtje, gjeta forcën të ngrihem sërish, të sfidoj fundin dhe të zgjedh jetën. Kundër çdo rryme, me besim dhe shpresë, i thashë vetes: “TI MUNDESH.”

Dhe sot jam këtu, në Miami, nën dritat e një prej hoteleve më luksoz të botës,me drita të vërteta dhe një shkëlqim që të verbon,në hotelin The Ritz-Carlton. Jam këtu, në vendin ku vlerësohesh për atë që je dhe ku merr atë që me të vërtetë meriton; këtu ku Chef-i trajtohet si artist, si superstar, dhe ku ëndrrat guxojnë të bëhen realitet nëse punon fort dhe me shpirt.

Ky është fundi i librit tim, por fillimi i vërtetë i jetës sime. Një mbyllje si në përralla — ashtu siç i ka hije çdo njeriu që ka prekur fundin, por ka gjetur guximin të ngrihet përsëri. Ky është versioni im i Ëndrrës Amerikane: rilindja pas stuhisë, drita pas errësirës dhe fitorja e madhe mbi dhimbjen. Unë nuk u dorëzova kurrë. Po ti?

Me respekt të thellë,ju përulem të gjithëve për dashurinë e jashtëzakonshme që më keni dhuruar ndër vite.

Mbështetja, besimi dhe vlerësimi juaj kanë qenë forca ime më e madhe dhe motivimi për të vazhduar përpara me pasion e përkushtim.

Ndjehem i bekuar.

Për të gjithë ju që u rrëzuat, u lodhët dhe për një çast humbët shpresën — mos u dorëzoni.

Edhe nga errësira më e thellë, njeriu mund të ngrihet. Besoni në veten tuaj. Besoni në jetë. Unë ia dola. Edhe ju mundeni.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

I juaj,Chef Renato Mekolli

Miami, Florida

11/02/2026

Poezi nga Idriz Lamaj kushtuar Nexhat Peshkëpisë

Poezi e shkruar nga Idriz Lamaj, një figurë e nderuar e diasporës Shqiptaro-Amerikane kushtuar patriotit dhe veprimtarit të shquar Nexhat Peshkëpia.

.

Kjo poezi u botua në gazetën “ Shqiptari i lire “ numri i parë pas vdekjes së Nexhatit, që u nda nga jeta më 8 shkurt 1970.

.

Kjo poezi është ribotuar edhe përmbledhjen poetike të Idriz Lamajt, me titull “Rrugëve të Mërgimit”, që shoqërohet me parathënien e Zef Nikajt.

.

Nexhat Peshkëpia ishte mësues, publicist, botues, anëtar i Nënkomitetit të Shtypit të Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes, i përndjekur nga regjimi komunist, i vendosur në SHBA ku vijoi aktivitetin patriotik dhe kulturor si veprimtar i shquar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Nexhat Peshkopia bën pjesë në brezin e studiuesve shqiptarë të diasporës – krahas Ernest Koliqit, Martin Camajt dhe Arshi Pipës – që zhvilluan një kritikë letrare të pavarur nga doktrina e realizmit socialist, duke ruajtur një qasje akademike, evropiane dhe jo-ideologjike ndaj kulturës shqiptare. Manush Peshkëpia, vëllai i tij u pushkatua nga regjimi komunist, ndërsa nipi i tij Gëzim Peshkëpia u burgos dhe internua me familjen.

 

 

VDIQ NË ÇIKAGO GANI DRAGUSHA- Nga Skënder Karaçica

Lajm i dhimbjes
Në Çikago,mbrëmë erdhi lajmi i dhimbjes  për vdekjen e të riut nga Kosova,Gani Dragusha,i cili në Amerikë erdhi në kohën e valës së refugjatëve nga lufta në Kosovë(1998-1999).Në vendin e lirë dhe të strehimit në qytetin me frymë të fidanishtës së demokracisë në Çikago,i riu Dragusha u rreshtua me programin në vendin e mundësive dhe,siç thonë në refrenet e mërgimtarëve shqiptarë,,Të marrtë për të mirë Amerika,,!
Gani Dragusha pas studimeve iu hap dera në administratën e shtetit të Ilinosit ,ku punoi me profesionalizëm dhe dinjitet në dritën e shtetit demokratik dhe ligjor në qytetin me pallate dhe frymë moderne urbane në Çikago.
Fryma e djalmenisë për Gani Dragusha,ishte i veshur me tipare të dashurisë,të respektit ndaj brezit të ri shqiptarë në hapësirën e këtij qyteti dhe,veprimtar i dalluar në programet kombëtare në qytetetin  e njeriut të lirë.
Gani Dragusha do të kujtohet me frymë të traditës shqiptare,të kohës kur brezi i djalmenisë shqiptare,pas shkollimit universitar nisi të integrohet në isntitucionet e shtetit dhe,me sy e zemër për atdheun dhe kombin shqiptar në Shqipërinë zyrtare dhe Shqipërinë tjetër Kosovë.
Nderim  jetës dhe veprimtarisë së  Gani Dragusha dhe shpirti dritë!
Çikago,më 7 shkurt 2026

PËR TY ÇAM, JE VËLLAI I VOGËL- Nga Prof.Skënder KARAÇICA

Fletëza jete
 
 
Në sallën e bukur në Çikago, me shije të frymës kulturore të rrethuar me këndin e librave, priti me ngrohtësi dashamirët e artit të poezisë në manifestimin ,,Dita e Lirisë,,i pari i këtij lloji dhe,bashkëbisedim me poetin e burgologjisë Visar Zhiti.Mërgimtarët  nga të gjitha trevat etnike shqiptare,manifestimi kulturor i kishte bërë bashkë dhe,ata flisnin me tiparet e traditës për familjen,punën,për fëmijët e,tevona me sy e zemër kah Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosovë(term Dritëro Agolli,-shënim im).Ndërsa në sallë djemë e vajza të rinjë shqiptarë,në krye të manifestimit kulturor,Edon Shaqiri,një preshevar i dashur për të gjithë,bëheshin gati për fillimin e frymës ,,Dita e Lirisë dhe me temën boshtë,,Poezia është Liri,,për bashkëbisedim me poetin e burgosur në pranverat e rinisë,vetëm pse shkruante poezi dhe i dëgjonte valët matanë kufirit me gjemba,duke  folur shqip në Kosovë(Radio-Prishtina)!
 
Në hyrje të sallës,në një kënd i kishin vënë librat e poeti Visar Zhiti,,Këpuca  e Aktorit,,dhe libri me poezi,,The Condemned Apple,,të përkthyer nga albanologu kanadez dhe miku i shqiptarëve,Robert  Elsie nga një titull i një poezie,,Molla e denimit,,!Me libra në dorë,takime e kujtime për kohën kur regjimi i dorës së fortë na zinte diellin dhe,kishim mbetur të izoluar në vetminë e ,,parajses,,siç thonë në Drenicë,vetëm me Zotin..!
 
Fryma e manifestimit me tipare shqiptare,këndej detit(term De Rada,-shënim im)në Amerikën e largë,niste porosinë se,arti i poezisë dhe poetët janë pasapora e qytetërimit dhe,sipas teorive të lettërsisë,ndërgjja e kombit.Në dritën e artit,poetët gjithherë kanë biseduar dhe kanë vënë pikën referuese se si duhet të marrë frymë kombi dhe,ndërtimet e themeleve të atdheut të lirë.Po në këtë udhë kemi bashkëbisedimet të poetëve me përmasën e planetit,Jorge L.Burges dhe Ernesto Sabato si dhe shkrimtarët në rrafshin shqiptar,Dritëro Agolli,Ismail Kadare,Fredrik Rreshpja me shkrimatrët në Shqipërinë tjetër Kosovë,Ali Podrimja,Azem Shkreli,Rexhep Qosja,Din Mehmeti,Agim Vinca e të tjerë e të tjerë.
 
Poezia është t`u flasë të gjithëve,thuhet në teoritë letrare!
 
Nisi manifestimi dhe qetësi në sallën me frymë kulturore,e rrallë në kësi rrafshi letrar në qytetin tonë të mërgimtarëve.Folën dhe lexuan punimet me shije të artit letrar,për veprimtarin Taip Beshiri u nderua me mirënjohje të KSHA-së.Përmes atmosferës për temën liria në krah të poezisë,Xhabir Alili lexoi poezinë kushtuar poetit Visar Zhiti.Për të mbuluar me shijen artistike,poetikën e peozive të poetit Zhiti,aktori i skenës Pajazit Murtishi,bëri një kolazh të bukur përmes recimit të poezisë ,,Si shkohet në Kosovë,,.
 
Koha shkonte shpejt,hisja e artit të poezisë,me shekuj është konsideruar mbretëreshë e arteve(Profesor Agim Vinca),që, niste mesazhin se nuk ka poet në botë që nuk ka shkruar për lirinë.Manifestimi kulturo,,Dita e Lirisë,,e përmbylli kohën e programit me një bashkëbisedim të ngrohtë me poetin Visar Zhiti.
 
Në sallë ishte një atmosferë e ngrohtë,aty pranë meje parakalon dhe ndalet e,në shënjë nderimi me përqafon si vëlla,Elton Ademi,një djalë i ri të tokës  së  Çamerisë shqiptare.Kishte kogja kohë të gjatë që nuk e kisha takuar djalmeninë me shpirt çame.E pyes si e do rendi,për familjen,punën dhe,koha kur e kur ai shkon për vizitë në Shqipërinë tonë.Djalmenia çame me Elton Ademi,e kemi në rreshtat e parë të veprimtarisë kulturore,arsimore dhe kombëtare në Çikago.Pëderisa bisedoja me Elton Ademi,seç me erdhën në kujtesë,fjala e madhe kombëtare e Adem Demaqi,i cili pas daljes nga burgjet e ferrit të ish regjimit vrastar serbo-jugosllav,thoshte zëshëm:Shqipëria është vëllai i madh i Kosovës…!Dhe,në këtë  takim sy me sy me djalin çam Eltin Ademi,në shumësinë e fjalës e të porosisë së motit kombëtar të Dem Demaqi(,,Gjarpërinjët e gjakut),i them me gjithë zemër Eltinit të Çamerisë tonë:Për ty çam,jeni vëllai më i vogël i Shqipërisë dhe Kosovës…!U gëzua shumë Eltoni dhe,në ndarje me tha se kjo fjalë me ngjyrat të  atdheut e të kombi shqiptar,do t`i mbajë si testament në udhët e jetës!
 

Send this to a friend