VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ILIR SHALA – TAKIM ME DEPUTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ANTON QUNI

By | July 12, 2015
blank

Komentet

blank

Më 14 nëntor 2021 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» Zvicër shënon 30 vjetorin

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» Zvicër

 

Fton të jeni i pranishëm në manifestimin jubilar të 30-vjetorit të punës, i cili do të mbahet:

Të dielën, më 14 nëntor 2021                                      Vendi: Küttigen, kanton Aargau,                                           Hauptstrasse 39, 5024 Küttigen                                    duke filluar prej orës 14:00

Prania juaj në këtë manifestim qendror të LAPSH-së, në të cilin janë të ftuar përfaqësues të institucioneve tona shtetërore dhe atyre zvicerane si dhe aktivistë, prindër, mësuese e mësues, na nderon.

 

Vini re: Në manifestim mund të marrin pjesë vetëm personat që dëshmojnë me certifikatën e covid-19 se janë të vaksinuar si dhe ata që kanë bërë testin, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.  Fëmijët nën 16 vjet nuk kanë nevojë për certifikatë.

 

Në emër të LAPSH «Naim Frashëri» Zvicër

Nexhat Maloku, kryetar

blank

Federata zvicerane për xhaketën e UÇK-së: E papranueshme, por Shaqiri veproi në mënyrë shembullore

Federata e Futbollit e Zvicrës e ka quajtur të papranueshme dhe propagandë politike vendimin e një tifozi për t’ia vendosur Xherdan Shaqiri mbi supe një xhaketë me emblemë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur ai po fliste për media pas fitores së Zvicrës 2:0 kundër Irlandës Veriore të shtunën.

Por shtëpia e futbollit zviceran e ka lartësuar yllit e vet nga Kosova duke thënë se reagimi i Shaqirit – i cili e hoqi menjëherë nga supet xhaketën duke buzëqeshur – ishte shembullor, raporton Gazeta Express.

Shaqiri ishte duke folur për televizionin publik zviceran kur papritmas u shfaq një tifoz dhe ia vuri mbi shpatulla xhaketën e cila kishte simbole të dukshme të UÇK-së. 30-vjeçari qëndroi i qetë dhe duke buzëqeshur e largoi nga supet menjëherë xhaketën.

Në një reagim një ditë pas fitores së kombëtares helvetike në kualifikime për Kupën e Botës, SFV-ja e dënoi si të papranueshme veprimin e tifozit dhe e lartësoi Shaqirin.

Shaqiri i lindur në Gjilan  i ka bërë 97 paraqitje për Zvicrën në të gjitha garat, duke kontribuuar me 26 gola. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Zvicrës në turne të mëdha (Botëror e Evropian) me 7 gola.

“Është e papranueshme që njerëzit duan t’i keqpërdorin stadiumet e futbollit dhe në këtë rast intervistën e një futbollisti pas ndeshjes për propagandë politike”, thuhet në reagimin e SFV-së.

“Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk iu kundërvë”, thuhet tutje në reagim.

Veprimi i tifozit të shtunën shkaktoi shumë polemika në Zvicër dhe i bëri mediat serbe të reagojnë duke kërkuar dënim nga UEFA për federatën zvicerane

Shaqiri u rikthye në Kombëtaren e Zvicrës dhe luajti 90 minuta në fitoren 2:0 ndaj Irlandës Veriore, pasi kishte munguar në tri ndeshjet e shtatorit.

blank

NË PRIZREN ME 6 VERDHOR(TETOR) 1968 U JETËSUA KUNDËRSHTIMI I PARË (DEMONSTRATA E PARË ) NË KOSOVË- Nga ABAS FEJZULLAHI

    blank           

  Një sqarim i shkurtër, para se të kujtohet e trajtohet shkurtimisht Kundërshtimi i parë (Demonstrata e parë) në Prizrenin historik më 6 Verdhor(Tetor) 1968.

 

                   Më 8, 9 e 10 Korrtor(Korrik) 1945 në rrethana të shtetrrethimit dhe kontrollit ushtarak u mbajt mbledhja e Këshillit Krahinor për Krahinen Autonome për Kosovë e Dukagjin(ndërsa për pushtuesit Serbo-sllav quhej Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë –KAKM, kuptohet pa autonomi, por, në robri të plotë që rrjedhat e ngjarjeve të më vonshme dëshmojnë me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme, që me dhunë e përmes kërcënimeve, Ju bashakngjit Kosova  Serbisë Federale si pjesë përbërse..!

 

            Delegatët që kundërshtuan këto vendime u burgosen dhe u zhdukën..!

 

           Menjëherë pas kësaj mbledhje filloj të jetësohen në jetën e përditëshme të gjitha elaboratet dhe programet e KOS (Kishës Orthodokse Serbe) dhe akademikëve si Vaso Çubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit etj.

 

blank

Viti 1948 në popull njihet si viti i URISË dhe i vdekjeve nga URIA, nga se pushteti, hambaret me drith e magjet me miell ua lanë that,pas asnj kokërr miser e grur dhe pamiel as për një bukë, se sipas pushtetit ishin TEPRICA për shqiptarët dhe pushtetit i duheshin..!

 

                 Sipas planeve dhe programeve, vazhduan burgosjet, keçtrajtimet dhe dënimet e organizatorëve si të NDSH (Nacional Demokratikës Shqiptare) etj, shpifni e shpiknin procese gjyqësore siç ishte Procesi i Prizrenit  dhe Aksionin e mbledhjes së armëve në vitin 1955-1956, ku u keçtrajtuan, shumë shqiptar, nga pasojat e dhunës fizike dhe psiqike që shumica mbeten të pa aft tërë jeten ose vdiqen gjatë keqtrajtimeve ose më vonë..!

 

 Të gjitha bëheshin me qëllim për t’u shpërngulur për në Turqi sipas marrëveshjes që kishte bërë aso kohe  Jugosllavia me shtetin Turk..!

blank

Foto dëshmi nga Libri i  Mikel Ndecës  87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror

 E gjithë kjo dhunë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë mbikqyrej nga Aleksandër Rankoviqi Minister i Punëve të Brendshme në Federatën Jugosllave dhe bashkëpunëtoret e tij në bashkërenditje të veprimeve mes KOS dhe LKS, AASHS..! Kryeçetniku Aleksandër Rankoviqi është dekoruar me Dekoratë të lartë gjatë kohës së LDB-re nga udhëheqësia  Shqiptare e Shqipërisë  në Tiranë..!

 

Kështu që:

 

                Shqiptarët në vazhdimsi kanë qenë të detyruar me bërë kundërshtime ndaj pushtuesëve, sipas mundësive dhe rrethanave ekzistuese, për të mbrojtur ekzistencën e qeniesë së tyre bilogjike dhe kombëtare të rrezikuar nga shfarosja në trojet e tyre historikisht vendore, për të mbrojtur pragun e shtëpisë, të drejtat vetanake, familjare dhe kolektive, nga pushtues e pushtete të huaja..!

 

           Para 53 vitesh në Prizrenin historik, më 6 Verdhor (Totor)1968, filluan Kundërshtimet(Demonstratat) e para të organizara nga intelektual, student dhe zejtarë të Prizrenit, 23 vite pas viti 1945, ku dhuna për shfarosjen e shqiptarëve s’u ndal asnjëherë..!

 

 

        Pikërisht nga Prizreni historik vazhduan kundërshtimet (Demonstratat) gjatë muajt Brymor(Nëntor)në tërë Kosovën tue përfshi Tetovën në Maqedoni gjatë muajt Dimror (Dhjetor) 1968, me kërkesatë e arsyeshme për të drejta të barabarta njerëzore dhe kombëtare  dhe për  Kosovën Republikë.

 

 

NJË DUKURI  E SHËMTUAR APO SËMURJE E PA SHËRUAR..!?

 

          Një dukuri e shëmtuar  apo sëmurje e pa shëruar, tek disa që mendojnë e dëshirojnë të jenë të parë, të tregohen organiztor të ngjarjeve apo edhe prijsa e kmandanta, tue mendue se s’ka mbetur gjallë askush që e din të vërtetën që ka të dhëna e dëshmi që tregojn të vërtetën..me të dhëna e dëshmi..!

 

          Edhe për ngjarjet e 6 Verdhorit(Tetorit) 1968 në Prizrenin historik ka zëra të till kohëve të fundit që po i bien tupanit nëpër organizime të ndryshme se janë organizator kryesor…  të këtyre ngjarjeve  ndoshta i ka lënë kujtesa apo ua ka trazuar mendjen lakmia për nam e për lavd, apo ndoshta tue mendues se ndonjëri nga organizatorët kryesor ka ndërruar jetë dhe  s’ka mbetur gjall askush prej bashkëveprimtarëve dhe organizatorëve, për të dëshmuar e treguar të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe si ka ndodhur në kohë dhe hapësirë..!

 

Në vijim të vërtetën mund ta dëshmojnë  edhe shkrimet po edhe rrëfimet e organizatorëve që janë ende tue jetue e me mendje dhe kujtes të kthjellt dhe me shkrime të publikuara edhe të tregojnë edhe për ata që kanë kaluar në amshim dhe tani më s’ flasin por flasin veprat e tyre  dhe dëshmitarët e gjall..!

 

blank

Meriman Braha, gjatë vitit 1968 ishte student i SHLP ” Xhevdet Doda”në Prizren njëri ndër oraganizatorët e kundërshtimit të parë (demonstratës së parë) 6 Verdhor (Tetor)të vitit 1968 në Prizren.

 

          Gjat një bashkëbisedimi me Manin (Merimanin) gjatë verës në këtë vit pandemie, ra biseda edhe për ngjarjet e Prizrenit të sipër shënuara për organizimi i tyre dhe organizatorët e ndër ta më tepër u bë fjalë për zejtarin e mirënjohur  Pashk Laçin, tani më në përjetësi, si arëpunues dhe mjeshtër i përkryer jo vetëm në këtë drejtim si zanatli…

 

              Meriman Braha gjatë bashkëbisedimit rrëfeu edhe për rrethanat e asaj kohe, ku mes tjerash tha se:

 

            Kemi provuar organizimin për kundërshtimin e parë(demonstratën e parë) ta bëjm me 10 Qershor të vitit 1968, që ishte një lidhshmëri me datën historike të LSHP(Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) , kërkesaat  dhe programin e qëllimet e saja kombëtare.

 

          Mirpo pas një analize të hollësishme në dyqanin e argjentarit Pashk Laçi, ku ishte pikë takimi i të gjitha organizimeve aso kohe erdhem në përfundim s’bashku me Pashkun se : Përgatitjetduhet bëhen ende më mirë  dhe kishim  shenja e dyshime se organet e sigurimit të shtetit, kanë nuhatje rreth organizimit, ishte edhe e arsyeshme të dyshonim se mos po na dështon veprimi, kështu që e pam të arsyeshme të organizohemi më mirë tue përcjellur rrethanat për të vepruar në kushte e rrethana më të përshtatshme sipas vlerësimeve. 

 

           Tregonte për pjesëmarrjen e studenteve dhe studentëve, vullnetin dhe guximin e tyre si dhe përkrahjen e zejtarëve në veçanti dhe të qytetarëve  të Prizrenit  në përgjithësi, që nga nisja e pjesëmarrësve dhe valvitja e Flamurit kombëtar deri tek LSHP, ku sipas programit  janë lexuar Kërkesat  që i kishim përgatitur gjatë organizimit, tregonte edhe për përkrahjen e qytetarëve gjatë gjithë parakalimit  deri në shpërndarjen e  pjesëmarrësve.

blank

 

          Për të mos u ndalur në hollësi të tjera si plotësim  shëerben edhe shkrimi i autorit Sheradin Berisha i datës 2021-10-06 si në vijim:

 

“Demonstrata e parë, pas Luftës së Dytë Botërore, u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Besëlidhjes Shqiptare në Prizren. Vatër kryesore e saj ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike ”Xhevdet Doda” në këtë qytet. Në organizimin e demonstratës u shquan studentë, nxënës e arsimtarë të Gjimnazit:

  1. Meriman Braha,
  2. Isa Demaj,
  3. Pashk Laçi,
  4. Haxhi Maloku,
  5. Zymer Neziri,
  6. Gjergj Camaj,
  7. Shpresë Elshani,
  8. Simon Kuzhnini,
  9. Rafet Rama,
  10. Lemane Braha,
  11. Pjetër Dreshaj,
  12. Isë Morina etj., ndërsa u përkrahën edhe nga intelektualë, zejtarë të qytetit dhe fshatarë të fshatrave përreth.

Demonstruesit e grumbulluar në afërsi të SHLP – ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishës), të prirë nga flamuri kombëtar, që mbanin lartë vajzat Shpresë Elshani dhe Lemane Braha, marshuan në drejtim të sheshit ”Shadërvan” dhe kaluan rrugës kryesore duke brohoritur parullat:

 

– ”Rroftë flamuri kuq e zi!”,

– ”Rroftë populli shqiptar!”,

– ”Duam Universitet!”,

– ”Duam barazi!” dhe

– “Kosova Republikë!”.

 

Masa e demonstruesve që tashmë kishte arritur në rreth 3 mijë vetë, pas parakalimit rrugëve të qytetit u grumbulluan në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Para demonstruesve në shesh, organizatorët: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosën Flamurin Kombëtar, ndërsa Haxhi Maloku e mbante në duar me krenari. Pasi iu bënë nderime drejtuesve të LSHP-së, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve të tyre, Pashk Laçi lexoi edhe një referatë ( të përgatitur nga Zymer Neziri etj)., ku u paraqitën synimet e popullit shqiptar:

 

– që të jetojë i lirë si popujt e tjerë;

– t´i gëzojë të gjitha të drejtat ashtu si popujt tjerë në Federatë;

– të flasë lirisht kudo gjuhën e vet shqipe;

– t´i përdorë lirisht simbolet e veta kombëtare;

– të shkollohet në gjuhën amtare nga fillorja e deri në universitet;

– të ketë punë edhe për shqiptarët;

– në administratë të përdoret gjuha shqipe etj.

 

Masa e tubuar për të manifestuar kërkesat për barazi kombëtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugëve të qytetit për t´u kthyer mëpastaj sërish në sheshin e selisë së LSHP-së dhe nga aty u shpërndanë të qetë.

 

Gjatë tërë kohës, demonstruesit ishin nën vëzhgim të forcave të mëdha policore, të cilat për të mos eskaluar situata në përmasa të paparashikueshme, nuk intervenduan për shpërndarjen e tyre. Pas kësaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorët e saj, të cilët pasi u mbajtën 2-3 javë në izolim u liruan, me qëllim që të mos i jepet publicitet kësaj ngjarje të madhe historike.

___________

Shkëputur nga studimi im: “Roli historik i demonstratave shqiptare, tetor – dhjetor 1968” i botuar në vëllimin II të librit “Demonstratat e vitit 1968”, ku janë përmbledhur kumtesat nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24 – 25.11. 2008.

blank

 

 

 

blank

Arsimimi i fëmijëve në shkollat shqipe te mësimit plotësues në Zvicër detyrë dhe vlerë kombëtare Nga Nexhmije Mehmetaj

Mijëra e mijëra bashkatdhetarë, për shkaqe ekonomike, politike e shoqërore kanë ardhur nder vite në Zvicër. Fillimisht erdhën individualisht si punëtorë stinor e më vonë sidomos në vitet ’90 të shekullit që lëmë pas, gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë u krijuan kushte detyruese që prindërit të merrnin me vete edhe familjet.

Në këto rrethana, për ta ruajtur e për të kultivuar gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar te fëmijët shqiptarë, u hapën shkollat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Një mbështetje e tillë nga vendi pritës dhe nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri” përbën një rrugëzgjidhje të efektshme për konsolidimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Shkolla e parë shqipe e pavarur u hap më 20 shtator 1990 në Glarus dhe më pastaj shkolla me mësim plotësues u hapën në 18 kantone tjera. Intensiteti për mësimin e gjuhës shqipe ka qenë më i madh në vitin shkollor 1996/97 numri i nxënësve arriti deri në 6.295 dhe ka një si fashitje gjatë këtyre 10 -15 vjetëve të fundit.

 

Qëllimi dhe përfitimet nga mësimi shqip

 

Shkolla ka për qëllim që fëmijët shqiptarë ta zotërojnë sa më mirë gjuhën e folur amtare shqipe dhe atë të shkruar, ta kultivojnë dhe të njohin letërsinë shqiptare, historinë dhe gjeografinë e vendit të të parëve.
Mësimi i gjuhës amtare fillon të zhvillohet në familje, vazhdon të përvetësohet në shkollën e mësimit plotësues ku përvetësohen të katër shprehitë komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit.
Çelësi i suksesit padyshim është kur fëmijët fillojnë të përdorin elemente të gjuhës së shkruar dhe të lexojnë e zgjerojnë thesarin e tyre leksikor, zhvillojnë aftësitë e të shprehurit dhe nxënë kështu gradualisht gjuhën amtare e cila bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj. Në mënyrë të theksuar forcohet edhe kompetenca e orientimit mes gjuhës standarde dhe dialektit. Gjithashtu mësimi shqip, frenon ndikimin e tepruar të huazimeve nga gjuhët e vendit pritës. Dallimet mes një folësi që ka ndjekur mësimin shqip dhe atij që shqipen e ka mësuar vetëm në gjirin familjar janë të dukshme.

Mësimi shqip luan rol thelbësor në ndërtimin e dygjuhësisë

Fëmijët duke ditur shqipen (L1 ) si dhe duke nxënë në shkollën zvicerane njërën nga gjuhët e vendit pritës gjermanishten, frëngjishten apo italishten (L2) në ketë mënyrë ndërtojnë një identitet dy kulturor dhe dygjuhësor.
Mbi një bazë të thjesht nxënësit/et përdorin shqipen me pjesëtarët e familjes, rrethin më të gjerë si dhe me të afërmit kur kthehen në vendlindje, ndërsa gjuhën e vendit pritës, të shkollës së përditshme që medoemos duhet ta nxënë deri në nivele më të larta shprehëse, shtrohet si domosdoshmëri që kërkon mjedisi, për të u arsimuar dhe integruar në shoqërinë pritëse.

Fëmijët që e dinë mirë gjuhën shqipe arrijnë sukses më të mirë në shkollën zvicerane

Pedagogu zviceran Prof Dr Georges Lüdi duke folur për dygjuhësinë e fëmijës ndër të tjera shkruan: Aftësia e fëmijës normal për të mësuar dy apo shumë gjuhë praktikisht është e pakufizuar. Mësimi i një gjuhe të dytë, të tretë, të katërt nuk përfaqëson, për ta ndonjë mbingarkesë njohëse. Por që të kemi një gjuhë të dytë të zhvilluar mirë, medoemos duhet që të jenë themelet e forta të gjuhës së parë. Nëse gjuha e parë L1 ka themelin e fortë mbi te do të zhvillohet mirë gjuha e dytë L2. Kështu do të vlerësohet dygjuhësia funksionale e fëmijës.

Edhe albanologu zviceran Prof Dr Basil Schader (2005) në studimin për rëndësinë e gjuhës amtare dhe suksesin shkollor të nxënësve shqiptarë në Zvicër thotë: “Nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues të gjuhës shqipe janë së paku për gjysmë note më të mirë sa ata që nuk kanë vijuar mësimin e gjuhës shqipe”.

Me gjithë këto të mira që ka mësimi i gjuhës shqipe, numri i fëmijëve që ndjekin mësimin shqip është mjaft i ulët. Shumica e fëmijëve shqiptarë kanë braktisur gjuhën shqipe si diçka të pa rëndësishme, kanë humbur njohurit gjuhësore të shqipes, iu kanë përkushtuar vetëm mësimit në gjuhën e vendit pritës, kanë mësuar gjermanisht apo frëngjisht por kanë mbetur analfabet në gjuhën amtare, nga mundësia për të folur e shkruar dy gjuhë, kanë mbetur me një gjuhë.

Për situatën dygjuhësore ndër shqiptare po sjellim përsëri mendimin e Prof. Dr Dr Basil Schader, në studimet e tij Gjuha shqipe në kontakt me gjermanishten në Zvicër thotë: ”Shqiptarët, nga ana e tyre, sidomos ata të brezit të dytë a të tretë, janë ballafaquar me detyrën e vështirë që të ndërtojnë, në kontekstin e ri shoqëror, një identitet dy kulturor e dygjuhësor, i cili as nuk bie në kurthin e asimilimit, as në atë të vetë izolimit.”

Qëndrimet e prindërve ndaj mësimit shqip

Brezi i parë i mërgimtarëve me njohuri minimale të gjuhëve të shtetit pritës e favorizoi më shumë mësimin shqip përkundër rrethanave jo të favorshme të asaj kohe.

Brezi i mesëm i mërgimtarëve është më indiferent ndaj mësimit shqip, prindër me bindje të gabuar se mjafton të flitet shqip me fëmijë dhe jo nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhën e kombit të vet. Thënia e shumë prindërve se mësimi i gjuhës amtare e pengon mësimin e gjuhës së dytë është plotësisht i gabuar.

Tek brezi i ri ( prindër të arsimuar në shkollat zvicerane), kanë njohuri të pakta të shqipes, për të ia transmetuar fëmijës. Kjo kategori e prindërve nuk e flasin më gjuhën shqipe as në familje, është vënë re presioni i fëmijëve që ushtrojnë mbi prindërit ( me sukses ) që mos të shkojë në mësimin shqip. Këto qëndrime të fëmijëve, prindërit i marrin si të drejta. Duke thënë se fëmija im nuk po donë të shkojë në shkollën shqipe.

Në situatën që ka të bëjë me qëndrimet, brezat e dy niveleve të fundit janë në rrugë e sipër të asimilimit nga bashkësia mbizotëruese për shkak se gjuha e parë në të shumtën e rasteve nuk flitet më as në familje.

Është realitet se mësimi shqip është detyrë dhe vlerë për çdo fëmijë shqiptar.

Prandaj është e nevojshme të merret parasysh rëndësia e një qasje dygjuhëshe në mënyrë që të mbështetet më mirë zhvillimi i gjuhës shqipe.

Delemont, 29.09.2021 Nexhmije Mehmetaj

 

 

blank

Shqiptari Gjon Muharremaj me një tjetër sukses, mahnit publikun në “The Voice All Stars France”, momenti kur kthehet gjithë juria

Disa muaj pasi përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, Gjon Muharremaj i është rikthyer konkurrimit në një spektakël tjetër.

Të shtunën ai u shfaq në audicionet e fshehura të “The Voice All-Stars” në Francë, shkruan WiwiBlogs.

Gjon po kthehet në shfaqjen që e ndihmoi atë të tërhiqte vëmendjen e publikut për sezonin e veçantë të përvjetorit të “The Voice”, ku shfaqen ish-konkurrentët më të njohur.

Në vitin 2019, publiku francez u mahnit nga interpretimi i tij prekës i këngës “Christine” në këtë spektakël, kur aso kohe ishte vetëm 20 vjeç.

Këngëtari nga Kosova arriti në gjysmëfinale të konkursit me trajnerin e tij, Mika. Pasi doli i treti në “Eurovision 2021” në Roterdam të Holandës, vendosi të hyjë edhe një herë në “The Voice” – një mundësi e mirëpritur për të dalë në skenë pas dy vitesh anulimi të koncerteve.

“The Voice All-Stars” feston 10 vjetorin e shfaqjes. Trembëdhjetë zërat më të njohur të programit janë mbledhur për të fituar trofeun për zërin më të bukur ndër zërat më të bukur. Një tjetër emër i njohur mes tyre është Emmy Liyana, të cilën do ta mbani mend nga Eurovision 2018, ku konkurroi me këngën “OK ou KO”.

Në audicionet e fshehura, Gjon interpretoi këngën e Yseult “Corps”. Ashtu si në vitin 2019, i riu e gjeti veten vetëm në skenë, i shoqëruar vetëm me pianon e tij. Në këtë mjedis intim, këngëtari bëri një interpretim prekës, i cili bëri që pesë trajnerë të kthejnë karriget e tyre.

“’The Voice’ më lejoi të di se sa vlej në biznesin e muzikës … të kthehem në skenën e ‘The Voice’ më sjell shumë kujtime. Në sezonin e tetë, unë u shfaqa në skenë. Këtë herë dua të qetësohem dhe dua që trajnerët dhe shikuesit të lëvizin”, tha ai.

Nga notat e para të pianos, ish-trajneri i tij Mika e bëri të qartë se ai njohu zërin e ish-nxënësit të tij.

Këngëtarja Zazie ishte e para që ktheu karrigen e saj, e ndjekur nga afër nga tre kolegë të saj.

Gjoni kishte nderin e rrallë të përfundonte performancën e tij ndërsa shikonte të gjithë panelin gjykues.

Mika ia prezantoi Gjonin trajnerëve të tjerë, duke e prezantuar atë me Florent Pagny, një nga trajnerët që nuk ishte në dijeni të tij.

“Po lexoja një faqe lajmesh angleze ndërsa pija kafen time në mëngjes dhe krejt papritur pashë fytyrën tënde. Dhe pashë që ju po merrnit pjesë në Eurovision. Kam ndjekur udhëtimin tuaj, kam dëgjuar këngën tuaj. Ndjeva shumë krenari”, tha Mika.

Trajneri Florent Pagny përgëzoi këngëtarin e ri për aftësinë e tij për të mishëruar këngët e tij emocionalisht – jo vetëm me mjeshtërinë e emocionit, por edhe saktësinë vokale që karakterizon këngëtarët profesionistë.

“Më bëre të udhëtoja. Zëri yt është si një anije kozmike”, tha Patrick Fiori.

Pasi falënderoi trajnerët për fjalët e tyre, Gjon befasoi shumë duke zgjedhur të bashkohej me ekipin e Zazie, duke braktisur kështu Mikan, i cili kishte qenë trajneri i tij gjatë pjesëmarrjes së tij të parë në “The Voice”.

“Sinqerisht besoj se zgjedhja ime është bërë tashmë – dua ta provoj këtë aventurë me Zazie”, tha këngëtari shqiptar në momentin e përzgjedhjes së anëtarit të jurisë.

blank

Xhaka rikthehet në Londër, pas dy javësh izolimi në Zvicër dhe një mali kritikash për refuzimin e vaksinës

Granit Xhaka do të rikthehet në Londër sot, për t’u bashkuar me ekipin e Arsenalit, pas dy javëve ngujimi në Zvicër dhe një mali kritikash për refuzimin e vaksinës kundër Covid-19.

Xhaka u infektuar me koronavirus në fillim të shtatorit, në ditën kur Kombëtarja e tij Zvicra përballej me Greqinë në një ndeshje miqësore para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, raporton Gazeta Express.

Si pasojë, mesfushori nga Kosova mungoi në ndeshjet e Zvicrës dhe në fitoren e parë të Arsenalit në Premierligë kundër Norwich City të shtunën.

Tani, pasi qëndroi dy javë i mbyllur, ai mund të udhëtojë drejt Londrës për t’u bashkuar me ekipin e Mikel Artetës në përgatitje për ndeshjen e fundjavës kundër Burnley në Premierligë.

Mesfushori i Arsenalit, me prejardhje nga Podujeva, kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 më 2 shtator dhe ishte ngujuar menjëherë. Por infektimi i tij me Covid-19 zbuloi se ai nuk kishte pranuar ta merrte vaksinën për mbrojtje nga virusi, duke nxitur kritika të mëdha nga të gjitha anët.

Xhaka, i cili i ka bërë 98 paraqitje për Zvicrën në karrierë, ishte lojtari i vetëm i pambrojtur plotësisht në pikëpamjen shëndetësore në ekipin zviceran, sipas Adrian Arnold, shefit për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, pasi derisa të tjerët ishin vaksinuar, ai s’kishte dashur ta merrte vaksinën kundër virusit.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Ne i kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar, është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet”, kishte thënë Arnold.

Mospranimi i Xhakës për t’u vaksinuar i bëri jehon qëndrimit të shumë shqiptarëve në Zvicrës që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht rrezikut që virusi përbën për shëndetin e tyre.

Madje gazeta e përditshmes zvicerane, Blick, kohë më parë iu bëri thirrje shqiptarëve të Zvicrës në gjuhën shqipe që të vaksinohen.

blank

Zyrih: Anulohet ‘Alba Festival’, organizatorët i rimbursojnë biletat

4 dhe 5 shtator ishin datat kur gjithë shqiptarët, do të bëheshin ‘bashkë, të gjithë një’ në Zvicër në ‘Alba Festival’. Gjithchka ishte gati, kuruar deri në detaj nga organizatorët, duke marrë në konsideratë edhe situatën me Covid -19, që ka mbërthyer botën.

Skena ku do të ngjitesh me radhë për të performuar kwngwtarwt mw tw njohur ishte e ngritur, ambjentet për të pritur shqiptarët, të cilët prej kohësh, që nga njoftimi i nxjerrë nga produksioni i ‘Alba Festival’, kishin prenotuar biletat, e deri në detajin më të vogël, ishte planifikuar në perfeksion.

Por një urdhër i lëshuar nga Presidentja e kantonit të Zyrihut, vetëm 48 orë nga mbajtja e koncertit, hodhi gjithcka poshtë. Me një njoftim dërguar organizatorëve, njoftohej anulimi i koncertit, ndërsa shkaku i la ata të habitur: Festivali është shqiptar e situata me pandeminë në Kosovë e Shqipëri nuk është e mirë.

Organizatorët e këtij festivali thonë se ndjehen të diskriminuar nga ky vendim, duke siguruar se për mbajtjen e festivalit ishin marrë të gjitha masat kërkuara nga ky kanton, duke nisur nga certifikata e vaksinimit antiCovid apo testet PCR. E si të mos mjaftonte kjo, organizatorët e “Alba Festival”, thonë se vetëm një ditë pas anulimit të festivalit, në shesh u mbajt ‘Parada e krenarisë’, event i cili grumbullon rreth 30 mijë pjesëmarrës. Sipas tyre, janë më shumë se 50 festivale të tjera që po mbahen në Zvicër, njësoj siç është parashikuar, ndaj edhe organizatorët thonë se ndihen të diskriminuar nga ky vendim.

Mirëpo anulimi i koncertit, pasohet me një dëm të madh ekonomik ndaj Alba Festival, por edhe shqiptarëve të cilët kishin prerë biletat për të qenë të pranishëm në të. Por, ndërsa falenderojnë përzemërsisht të gjithë për përkrahjen e solidaritetin, “Alba Festival” garanton kompensimin e biletave të prenotuara.

“Pa dyshim se partneri jonë i biletave, ‘See Tickets’, do t’i rimbursojë të gjithë ata që blenë biletat për festival në bazë të kushteve të përgjithshme (AGB)” thuhet në njoftim, ku ndër të tjera është ndarë edhe linku përkatës për cdo informacion rreth rimbursimit: ticketing@seetickets.ch

blank

Ministri i Shëndetësisë i Zvicrës flet për vaksinën në një program televiziv drejtuar shqiptarëve

Ministri i Shëndetësisë shpjegoi rëndësinë e marrjes së vaksinës në një program në gjuhën shqipe

VOAL – Këshilltari Federal Alain Berset u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër Covid-19 në një program televiziv që synon një audiencë shqipfolëse. Ai kritikoi faktin se gjysma e infeksioneve të fundit ishin kontraktuar jashtë shtetit. Por është e gabuar të stigmatizosh njerëzit që kthehen nga Ballkani, theksoi ministri.

Shërbimi shëndetësor i ushtrisë të premten gjithashtu informoi zyrtarët kantonalë për riatdhesimin e mundshëm të afërt të rreth 80 njerëzve që jetojnë në Zvicër të sëmurë rëndë me Covid. Rreth gjysma, shkruajnë gazetat e grupit Tamedia, janë njerëz të infektuar gjatë pushimeve në Ballkan. rsi-eb

blank

Granit Xhaka i vetmi që e refuzoi vaksinën kundër Covid-19 në Kombëtaren e Zvicrës, konfirmon Federata zvicerane

Granit Xhaka nuk ka pranuar ta marrë vaksinën kundër pandemisë Covid-19, derisa pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës janë vaksinuar tashmë, ka konfirmuar Adrian Arnold, shefi për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Xhaka mungoi në fitoren e Zvicrës 2:1 kundër Greqisë të mërkurën në një ndeshje miqësore, pasi u infektua me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Mesfushori i Arsenalit prejardhje nga Podujeva doli pozitiv në testin për Covid-19 ditën e ndeshjes dhe u fut në izolim menjëherë, që nënkupton se ai do t’i mungojë Zvicrës kundër Italisë dhe kundër Irlandës së Veriut në kualifikime për Kupën e Botës.

Xhaka, i cili i ka bërë 98 paraqitje për Zvicrën në karrierë, është lojtari i vetëm i pambrojtur plotësisht në pikëpamjen shëndetësore në ekipin zviceran, sipas Arnoldit, pasi derisa të tjerët janë vaksinuar, ai s’ka dashur ta marrë vaksinën kundër virusit.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Ne i kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar, është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet”

Arnold shtoi: “Të gjithë lojtarët e tjerë janë vaksinuar apo janë riaftësuar. Prandaj ata janë të sigurt, pak a shumë, të paktën prej pikëpamjes mjekësore. Por kurrë nuk i dihet. Fatkeqësisht Graniti u infektua. Nga pikëpamja sportive është shumë keq, sepse ai është i rëndësishëm për ne në këtë kohë”, shtoi ai.

Mospranimi i Xhakës për t’u vaksinuar i bën jehon qëndrimit të shumë shqiptarëve në Zvicrës që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht rrezikut që virusi përbën për shëndetin e tyre.

“Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por na ndihmon edhe në mënyra të tjera në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës. Dhe mbron ekonominë. Ne kemi nevojë për këto në mënyrë që shoqëritë tona të rimëkëmbet. Prandaj u bëj thirrje kolegëve të mi kosovarë këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: “Ju lutemi të gjithë të vaksinoheni!” Ky është opsioni i vetëm për t’u marrë me këtë pandemi”, u shpreh Vjosa Osmani-Sadriu.

blank

Mërgimtarët e infektuar në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër, Konfederata ua organizon transportin

Radio Televizioni Zviceran (Radio Télévision Suisse – RTS) ka raportuar se ka kërkesa të mëdha të shtetasve zviceranë të infektuar me COVID-19 për t’u kthyer në Zvicër. Shumë prej kërkesave për kthim në Zvicër vijnë nga mërgimtarët në Kosovë, e cila po përballet me situatë të rëndë me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Një kërkesë e fortë për kthimin e të infektuarve me koronavirus u regjistrua në muajt korrik dhe gusht. Në total, qendra e thirrjeve urgjente Medicall organizoi 110 kthime, përfshirë 23 nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nga këto 23 kthime, 18 kishin të bënin me pacientë me COVID-19, raporton televizioni zviceran.

Pacientët me COVID-19 kanë përfaqësuar 50% të të gjitha kthimeve në Zvicër në dy muajt e fundit, tha Medicall, duke konfirmuar informacionin e botuar nga shtypi gjerman. Pacientët e kujdesit kritik përbënin një total prej 43%.

Jo më pak se 69 raste kthimi ishin ende në procedurë në Medicall të martën. Sipas kompanisë, 54 prej tyre ishin nga Evropa dhe 25 prej tyre, ose 36%, nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kërkesat për kthim Medicall po i shqyrton në detaje. Një ekip mjekësh vlerësojnë gjendjen e pacientit sipas standardit zviceran, para se të vendoset për procedurën e kthimit në Zvicër.

Të shtunën gazeta e njohur zvicerane, SonntagsZeitung ka shkruar se si Zvicra ia pa sherrin Kosovës lidhur me rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në një artikull të gjatë, kjo gazetë shkruan se si shpërtheu vala e radhës e COVID-19 në Kosovë gjatë verës dhe se si Zvicra nuk ishte e përgatitur për mërgimtarët që do të ktheheshin atje, pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë.

blank

BISHZ-FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

BISHZ-FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

blank

blank

Zvicra pret me frikë kthimin e turistëve me COVID-19, gazeta Blick titull kryesor në shqip: Ju lutem vaksinohuni!

Zvicra mund të përballet me një valë të re të COVID-19 vetëm prej turistëve. Prej 3 muajsh qytetarët që banojnë në Zvicër kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, shumica në Itali, Ballkan apo Portugali e Eritrea.

Gazeta Blick ka zgjedhur mënyrën më epike për të shpërndarë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët e saj.

Me titull të madh shkruhej “Ju lutem vaksinohuni” në 5 gjuhë të huaja, ku në vend të parë qëndronte thirrja në gjuhën shqipe.

Mijëra shqiptarë, kryesisht nga Kosova jetojnë në Zvicër dhe për këtë gazeta vendosi edhe shkrimin e një mjeku me emrin Florim Cuculi, kardiolog në një spital të kantonit të Lucernës që përcillte një mesazh për bashkëatdhetarët e tij pse duhet të vaksinohen.

blank

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend