VOAL

VOAL

Ignazio Cassis u takua me Volodymyr Zelenskyn

October 21, 2022

Komentet

Hetim kundër agjentëve të dyshuar rusë në Zvicër

Kërkoni për armë dhe substanca të rrezikshme në Zvicër përpara konferencës së Bürgenstock, një histori spiunazhi që shqetëson Bernën

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës konfirmon një hetim që përfshin një person të akredituar në Bernë si diplomat dhe gjithashtu dy persona kontakti

VOAL- Autoritetet zvicerane të sigurisë arrestuan një burrë të dyshuar si agjent rus disa javë përpara konferencës për Ukrainën, thuhet në një lajm të ATS transmetuar nga RSI. Personi përmes kontakteve të tij kishte tentuar të merrte armë dhe lëndë të rrezikshme në lokacione të ndryshme të vendit. Megjithatë, për momentin nuk duket se ai po planifikonte një sulm, siç sqaroi të martën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

Dy nga kontaktet e tij gjithashtu përfunduan zyrtarisht nën hetim, bën të ditur lajmi. Njëri dyshohet se ka shkelur ligjin për materialet e luftës dhe ligjin për embargo, tjetri për shkelje të ligjit për kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë si dhe ligjin për embargo. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës gjithashtu ka kërkuar vendim për heqjen e imunitetit për një person të tretë.

Duke pasur parasysh dëmet e mundshme, ky është një nga rastet më të rënda për shërbimet sekrete në Zvicër, mësuam sot nga gazetat në gjermanisht të kompanisë Tamedia, të cilat citojnë njerëz të mirëinformuar. Agjenti i dyshuar rus ishte akredituar si diplomat në Bernë, por duhej të largohej nga vendi me urdhër federal. Kërkesa për autorizim për ndjekje penale është konfirmuar por vendimi është ende në pritje. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës dhe Zyra Federale e Policisë (Fedpol) kryen disa kontrolle në bashkëpunim me forcat policore kantonale të përfshira. “Në këtë kontekst, në fazën aktuale të hetimeve, nuk ka indikacione për sulme të planifikuara në Zvicër”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

Samiti për Ukrainën, Osmani: Kosova, pjesë e aleancave që mbrojnë vlerat e lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.

Në fjalim, Osmani ka thënë se në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet. 25 vite pas Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë, është shprehur presidentja Osmani.

 

“Samiti i paqes për Ukrainën jo plotësisht në unanimitet”, DW: Mister se si të përfshihet Rusia në këtë proces

Për dy ditë me radhë në fundjavë në Zvicër u diskutua për të ardhmen e Ukrainës. Rreth 100 shtetet pjesëmarrëse u mblodhën për të diskutuar në afërsi të Lucernës. Samiti u mbyll të dielën (16.06.2024) me një deklaratë përfundimtare, në të cilën 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që “integriteti territorial” i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes.

Në deklaratën e samitit Rusia bëhet përgjegjëse për luftën në Ukrainë, ku ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime. Këtë dokument nuk donin ta nënshkruanin ndër të tjera Brazili, Arabia-Saudite, India, Afrika e Jugut, Tajlanda, Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesërisht këto shtete vazhdojnë bashkëpunimin me Rusinë në të ashtuquajturin grupi Brics dhe pavarësisht sulmit ndaj Ukrainës ruajnë raporte miqësore me Moskën. Në draftin për deklaratën përfundimtare kjo morr në konsideratë, ndaj Rusia nuk dënohet shprehimisht për sulmin e saj.

Sipas kancelarit të Austrisë Karl Nehammer fakti që disa shtete refuzuan ta nënshkruajnë dokumentin ka të bëjë vetëm me disa hollësi mbi terma të caktuara diplomatike. Por baza e përgjithshme e deklaratës nuk cënohet prej kësaj, tha Nehammer. “Ndaj nuk jam fort i shqetësuar, që dokumenti nuk u nënshkrua nga të gjithë”, tha Nehammer. Ekziston dëshira për një konferencë pasuese për Ukrainën. Por është ende herët, për ta thënë, se si do të jetë formati i saj dhe nëse mund të jetë edhe Rusia pjesëmarrëse. Presidentja e Zvicrës Viola Amherd e vlerësoi deklaratën përfundimtare të samitit si një “sinjal të qartë ndaj njerëzve në Ukrainë dhe të gjithëve, që janë prekur direkt nga pasojat e luftës: Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka vullnetin për të vënë në lëvizje ndryshimin.”.

“Jemi në rrugë të mbarë”
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj në ditën e parë të punimeve e vlerësoi si sukses samitin. “Eshtë një sukses i përbashkët i të gjithë atyre, që besojnë, se një botë e bashkuar, kombet e bashkuara, janë më të fortë se sulmuesi.” Në mbyllje ai duke iu drejtuar pjesëmarrësve tha, se shpreson tani për rezultate të shpejta. Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, konferenca në përgjithësi ka sjellë përparime. “Ne jemi në rrugë të mbarë.” Dokumenti përfundimtar është i plotë dhe “i ekuilibruar”, tha ai. Kuleba theksoi, se Ukraina nuk do të lihet vetëm, që Rusia të flasë me gjuhën ultimative. Përpara fillimit të konferencës për Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti kushte qeverisë në Kiev për bisedimet e paqes.

Paqja ende larg – Si do të vazhohet më tej me Rusinë?
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi, se duhet të bëhen përpjekje për të gjetur kuadrin dhe një plan ecurie për një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Ukrainë. Përfaqësues të disa vendeve kritikuan, që Rusia nuk ishte e ftuar në konferencë. Edhe kancelari gjerman tha, se është e vërtetë që paqja në Ukrainë nuk mund të arrihet pa përfshirë Rusinë në proces. Ministri i Jashtëm i Arabisë-Saudite princi Faisal bin Farhan Al-Sau tha, se bisedimet bindëse kërkojnë kompromise të vështira. Arabia-Saudite bashkë me Turqinë mund të konsiderohen si organizatoret e mundshme të konferencës pasuese.

Qëllimi i konferencës ishte, që të iniciohet një proces paqeje, në të cilin afatgjatë duhet të përfshihet edhe Rusia. Këtë radhë Moska nuk ishte ftuar dhe as nuk pati shprehur dëshirë për të marrë pjesë në konferencë./DW

Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të nisur nga Rusia. Megjithatë disa vende që ishin pjesëmarrëse në një konferencë paqeje në Zvicër nuk iu bashkuan kësaj deklarate. Analistët thonë se konferenca dy-ditore ka të ngjarë të ketë pak ndikim konkret drejt përfundimit të luftës, sepse vendi që e nisi dhe po vijon luftën, Rusia, nuk ishte i ftuar.

Tetëdhjetë vende së bashku kërkuan të dielën që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të nisur nga Rusia, megjithëse disa vende që ishin pjesëmarrëse në një konferencë paqeje në Zvicër nuk iu bashkuan kësaj deklarate.

Në këtë konferencë nuk ishte e ftuar Rusia, ndërsa shumë pjesëmarrës shpresonin se mund të gjendej një udhërrëfyes drejt paqes mes dy vendeve.

Rreth 100 delegacione, kryesisht vende perëndimore, por edhe disa vende kyçe në zhvillim, morrën pjesë në konferencë dhe sipas ekspertëve rëndësi ka se si u rreshtuan këto vende. India, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të cilat u përfaqësuan nga ministra të jashtëm ose në nivele më të ulët, ishin midis atyre vendeve që nuk nënshkruan dokumentin përfundimtar, i cili fokusohej në çështjet e sigurisë bërthamore, sigurisë ushqimore dhe shkëmbimi i të burgosurve. Po ashtu edhe Brazili nuk e nënshkroi deklaratën, ndërsa Turqia, një vend që ka kërkuar të jetë ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës – e ka nënshkruar deklaratën.

Dokumenti përfundimtar kërkon arritjen e një paqeje bazuar në Kartën e OKB-së dhe “respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetin e Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Viola Amherd, presidentja zvicerane që drejtoi këtë takim tha se fakti që “shumica e madhe” e pjesëmarrësve ranë dakord për dokumentin përfundimtar “tregon se çfarë mund të arrijë diplomacia”.

“Një zgjidhje e qëndrueshme duhet të përfshijë të dyja palët. Është e rëndësishme të kuptohet se rruga drejt paqes në Ukrainë duhet të ndiqet në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe në veçanti, Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha ajo

“Shpresoj se ne do të mund të arrijmë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe janë pikërisht këta dhe hapa të tjerë të ngjashëm praktik për të rivendosur sigurinë dhe paqen që do t’i dëshmojnë të gjithëve në botë se Karta e OKB-së mund të rikthehet në efektivitet të plotë. Të gjitha parimet dhe propozimet e kartës së OKB-së”, tha presidenti i Ukrainës.

“Rusia kundërshton kartën e OKB-së, kundërshton logjikën bazë. Të gjithë ne do të dëshironim të jetonim në një botë që udhëhiqet nga ato parime, sepse ato na bëjnë të gjithëve të sigurt . Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ecin me krenari përkrah Ukrainës në këtë rrugë derisa atje të mbizotërojë paqja”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombetare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se konferenca kishte “me të drejtë” titullin “Rruga drejt Paqes”, sepse paqja nuk do të arrihet në një hap të vetëm.

“Nuk ishte një negociatë paqeje sepse Putini nuk është serioz për përfundimin e luftës. Ai po këmbëngul për kapitullim. Ai po këmbëngul për marrjen e territorit ukrainas, madje edhe territorin që sot nuk është i pushtuar. Ai po këmbëngul për çarmatosjen e Ukrainës, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj agresionit të ardhshëm. Asnjë vend nuk do t’i pranonte kurrë këto kushte”, tha ajo.

Analistët thonë se konferenca dy-ditore ka të ngjarë të ketë pak ndikim konkret drejt përfundimit të luftës, sepse vendi që e nisi dhe po vijon luftën, Rusia, nuk ishte i ftuar. Aleati kryesor i Rusisë, Kina, e cila nuk mori pjesë dhe Brazili kanë kërkuar së bashku të krijojnë një rrugë alternative drejt paqes.

Tri temat kryesore të kësaj konference: siguria bërthamore, siguria ushqimore dhe shkëmbimi i të burgosurve u mbështetën në deklaratën përfundimtare.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se ato përbënin “kushtet minimale” për negociatat me Rusinë, duke aluduar se disa fusha të tjera mosmarrëveshjesh midis Kievit dhe Moskës do të jenë më të vështira për t’u kapërcyer.

Kryeministri i Katarit vuri në dukje një ditë më parë se si vendi i tij po punon me delegacionet ukrainase dhe ruse për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre dhe që deri tani ka rezultuar në ribashkimin e 34 fëmijëve.

Qeveria ukrainase beson se mbi 19 mijë fëmijë janë zhvendosur me forcë dhe komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova ka konfirmuar më parë se të paktën 2 mijë janë marrë nga jetimoret e Ukrainës.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi takimin e Zvicrës “një dredhi për të larguar vëmendjen”. Presidenti rus ofroi një plan për armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO.

Samiti i paqes për Ukrainën, Presidenti Begaj mbështet propozimin e Zelenskyt: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Samitin e Zvicrës për Ukrainën theksoi nevojën imediate për gjetjen e një rruge drejt paqes, që të ndalur tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga agresioni rus, si dhe të frenojë konfliktin qe kërcënon Evropën e më gjerë.

Gjatë fjalës së tij para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, Presidenti i Shqipërisë deklaroi: “Sfida jonë është monumentale. Të zhvillojmë një kuadër për një marrëveshje të ardhshme paqeje”.

Ndërsa bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë e agresionit rus, Presidenti Begaj deklaroi se “Shqipëria e konsideron formulën e paqes së Presidentit Zelenski si mënyrën për të rikthyer një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.

“Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina”, deklaroi Presidenti i Shqipërisë teksa konfirmoi vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe duke nënvizuar faktin që Rusia duhet te mbajë përgjegjësinë për veprimet e saj.
Bashkëjetesa paqësore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht është cilësuar si jetike nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona”, theksoi Presidenti Begaj, i cili ftoi liderët botërorë të ndërmarrin masat qe i përgjigjen rëndësisë se këtij momenti, duke rikonfirmuar qëndrimin që “Rusia duhet të kuptojë pasojat serioze të veprimeve të saj”.
Bashkësia ndërkombëtare, sipas Presidentit Begaj, krahas përpjekjeve për paqen, duhet të sigurojë që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë.bw

Sfida e Bürgenstock: një paqe e drejtë

VOAL- Një paqe, por le të jetë një paqe e drejtë, komenton Radiotelevizioni i Zvicrës Italiane RSI. Sepse në rrezik nuk është vetëm mbijetesa e Ukrainës si një komb i pavarur brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, por shumë më tepër: respektimi i ligjit ndërkombëtar, ajo ligjshmëri – e fituar me vështirësi në shekullin e njëzetë, me koston e miliona vdekjeve – e cila sheh mohimin e luftës dhe agresionit të armatosur si një nga parimet kryesore të saj. Nëse kjo bie, nëse kushdo që është i pakënaqur me kufijtë aktualë mund ta konsiderojë veten të legjitimuar për të vepruar me forcë, do të hapet një kuti e Pandorës e cila rrezikon ta bëjë tragjedinë ukrainase të duket si një përleshje e vogël në krahasim.

Mesazhi që vjen nga konferenca e Bürgenstock për paqen në Ukrainë është shumë i qartë. Jo një konferencë paqeje, sepse paqja nuk mund të bëhet pa të gjithë palët ndërluftuese në tryezë dhe Rusia nuk është në këtë tryezë. Por një konferencë për paqen, e cila – për të përdorur fjalët e kancelarit gjerman Scholz, ndoshta më poeti nga ata që folën – është si një bimë e brishtë që duhet ujitur për të forcuar veten.

Ignazio Cassis flet për fillimin e një procesi ende të gjatë dhe të pasigurt. Në rastin më të mirë, shënimet do të dalin për një hartë rruge. Emmanuel Macron flet për nevojën për të zgjeruar tryezën e vendeve të përfshira. Nuk është e qartë se për kë e keni fjalën. Në livadhet e gjelbra zvicerane nuk ka shumë vende që mund të thyejnë një shtizë për Moskën. Serbia dhe Hungaria janë atje, me ministrat e tyre të jashtëm përkatës, por ata nuk flasin në seancë plenare. Është Turqia, i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ndjekur të tjerët në rrugën e sanksioneve, por është shumë e kujdesshme. As Kina nuk erdhi, Shtetet e Bashkuara janë të sigurta që Pekini dezertoi për të kënaqur Moskën, e cila duhet ta ketë kërkuar.

Në fund, italianët duket se janë më të butë, me ministrin e Jashtëm Tajani: ne nuk jemi në luftë me Moskën, thotë ai, por më pas ankohet se Putini mund t’i japë fund luftës menjëherë dhe nuk e bën. Më i ashpër është presidenti polak Duda (i vetmi ende në detyrë mes nacionalistëve të PiS) që flet për Rusinë si një burg kombesh dhe fuqinë e fundit koloniale në botë. Dhe ai gjithashtu e nxjerr atë në Bjellorusi, e cila nuk është në Bürgenstock.

Nëse nuk mund të arrihet paqja, të paktën jo tani, të paktën mund të përpiqemi – duke pritur të kufizojmë perimetrin e konfliktit – të pastrojmë tokën në të cilën po digjet zjarri, duke hequr lëndën e ndezshme. Siguria bërthamore, siguria ushqimore dhe çështjet humanitare janë tri temat mbi të cilat shpresojmë të arrijmë në përfundime të përbashkëta. Humanitarizmi është gjithashtu një traditë zvicerane, diplomatët bëjnë më të mirën. Nesër do të shohim se ku arritëm, përfundon komenti i RSI.

Bürgenstock, u publikua draft deklarata e parë

Përfundoi pak para orës 20:00, pas dy orësh diskutimi, seanca plenare e konferencës ndërkombëtare për paqen në Ukrainë e organizuar nga Zvicra në Bürgenstock me kërkesë të Ukrainës.

VOAL- Presidentja e Konfederatës Viola Amherd dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpritën delegacione nga dhjetëra vende të botës, por jo nga Rusia dhe Kina, dhe më pas mbajtën dy fjalimet e para, bëhet e ditur nga lajmi i RSI. Për SHBA-në foli nënpresidentja Kamala Harris, për Bashkimin Evropian presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Siguria bërthamore, siguria ushqimore dhe dimensioni humanitar i konfliktit janë tre tema të identifikuara nga presidenca zvicerane në të cilat mund të arrihet përparim. Në prapaskenë, diplomatët vazhdojnë të negociojnë tekstin e një deklarate të mundshme të përbashkët, por nuk është e qartë nëse do të ketë një të tillë dhe cila do të jetë saktësisht forma përfundimtare e saj. Konferenca – ka qenë gjithmonë e qartë – nuk do të prodhojë një plan paqeje, por shpreson të vendosë themelet për një proces që do të konsolidohet.

Masat e sigurisë janë mbresëlënëse. Ushtria ka dislokuar 4000 ushtarë, bën të ditur RSI.

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelenskyy: Në Zvicër do të shkruhet historia

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Në Lucernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Por ekspertët dhe kritikët thonë se në takim pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë.

Në Zvicër nisi të shtunën një takim dyditor, ku synohet të hidhën hapat e parë drejt paqes në Ukrainë edhe pse ekspertët dhe kritikët thonë se pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Ai tha se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm.

“Ne kemi arritur t’i kthejmë botës idenë se përpjekjet e përbashkëta mund të ndalojnë luftën dhe të vendosin një paqe të drejtë. Unë besoj se ne do të dëshmojmë që historia po bëhet këtu në këtë takim”, tha zoti Zelenskyy.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris njoftoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë pjesërisht për sektorin energjetik të Ukrainës dhe situatën humanitare. Zonja Harris e bëri njoftimin pas mbërritjes në takimin që filloi të shtunën në Luzcernë të Zvicrës.

“Kjo ndihmë do të ndihmojë Ukrainën t’i përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike duke mbështetur riparimin dhe rimëkëmbjen e tyre, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Ukrainës ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji dhe duke hedhur bazat për riparimin dhe zgjerimin e sistemit energjetik të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e nënpresidentes amerikane.

Ajo njoftoi gjithashtu se 379 milionë dollarë do të jepen si ndihmë humanitare nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për të ndihmuar refugjatët dhe njerëzit e tjerë të prekur nga lufta.

Zyrtarët zviceranë presin që në këtë konferencë të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Rreth 100 delegacione, përfshirë udhëheqës të Bashkimit Evropianë dhe të Kombet e Bashkuara do të jenë të pranishëm.

Ekspertët thonë se mospjesëmarrja e Rusisë lë pak shanse për arritjen e një suksesi.

Ndërkohë, Turqia dhe Arabia Saudite kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm, ndërsa vendet kryesore në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut do të përfaqësohen në nivele më të ulëta.

Pekini nuk po merr pjesë në këtë takim, me arsyetimin se është humbje kohe përderisa në të nuk merr pjesë Moska.

Plani i paqes i Ukrainës i hartuar nga presidenti Zelenskyy, përshkruan 10 propozime që përmbledhin pikëpamjet e presidentit për t’i dhënë fund luftës kundër agresionit të Rusisë, tashmë në vitin e tretë.

Plani paraqet synime ambicioze, përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga territori i pushtuar ukrainas, ndërprerjen e armiqësive dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë, përfshirë Krimenë.

Ky është një rezultat i pamundur në këtë periudhë të kësaj lufte, pasi Ukraina nuk është në gjendje të negociojë nga një pozicion i fortë. Ushtria ruse ka epërsinë me fuqinë e zjarrit dhe numrin e trupave, ndërsa vrulli i Kievit është bllokuar nga vonesat e furnizimeve ushtarake perëndimore. Për këtë arsye ka të ngjarë që elementet më të diskutueshme të planit të mos debatohen, thonë ekspertët.

Vetëm tri tema do të jenë në tryezën e takimit: siguria bërthamore, përfshirë centralin bërthamor të Zaporizhzhias të kontrolluar nga Rusia; ndihma humanitare; dhe siguria ushqimore, jo vetëm në Ukrainë, por globalisht, veçanërisht efektet e përhapura të luftës në prodhimin bujqësor dhe eksportet e Ukrainës.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin e quajti takimin e Zvicrës “një dredhi për të larguar vëmendjen”. Presidenti rus ofroi një plan për armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO.

Zvicra fillon më së miri, mund 3-1 Hungarinë

VOAL- Kampionati Evropian për Zvicrën nuk mund të kishte nisur më mirë se kaq. Në një ndeshje që tashmë ishte vendimtare për dinamikën e Grupit A, të gjitha fjalët për forcën (gjoja?) hungareze u fshinë nga cikloni zviceran që u tërbua mbi Këln për shumë kohë, deri në orën e lojës. Aty u hodhën themelet e një suksesi, 3-1 final, falë lojtarëve, por edhe zotit Yakin, zgjedhjet e paparashikueshme të të cilit u shpërblyen plotësisht. Goli i tetë, pra, tashmë është shumë afër dhe mund të realizohet jo më vonë se të mërkurën.

Nëse 3-4-2-1 i projektuar nga Rossi prezantoi pak surpriza, ai zviceran në fakt i befasoi pak të gjithë: Duah përpara, Aebischer gjerë në të majtë, Ndoye avancoi disa metra dhe Shaqiri në pankinë. Por ndoshta Murat kishte pasur thjesht një vizion profetik, i cili u materializua tashmë në minutën e 10-të. Po, sepse si mund ta shpjegojmë ndryshe avantazhin e menjëhershëm zviceran, të ndërtuar – rastësisht – nga mesfushori i Bolonjës (sublim përmes topit) dhe nga vetë sulmuesi i Ludogorets, duke bërë paraqitjen e tij të dytë në përgjithësi? Këtu, 1-0 na hoqi menjëherë një gur nga supet, duke na ngatërruar në të njëjtën kohë planet hungareze. Vetëm Zvicra, në thelb: dhe jo keq për mundësinë e humbur nga Vargas, pasi dyfishi i shumëdëshiruar mbërriti edhe para pushimit, falë… Aebischer. Nga një asistent në një golashënues, me një goditje të shkëlqyer me këmbën e djathtë: çfarë dite për qendrën e parë në kombëtare!

Pra, gjithçka është bërë? Jo. Pavarësisht një hyrje po aq proaktive në këtë çështje, në pjesën e dytë Xhaka dhe bashkë përfunduan në rënie, edhe sepse – le ta pranojmë – Hungaria nuk mund të ishte vërtet aq e keqe. Pas disa minutash detyrimi dhe pas përfundimit të provës gjenerale, sulmuesi Varga e ka rihapur më pas ndeshjen me një zhurmë prej disa metrash. Por, për fatin tonë, në thelb kjo mbeti e vetmja goditje e vërtetë e kundërshtarit, përpara një finaleje të zbutur nga rikthimi premtues me gol i Embolos, si dhe sigurisht nga një fitore… totale, në fushë dhe në tribunë. Këln, do të shihemi sërish të mërkurën, me shpresën për të përforcuar festën.

Në Samitin e Paqes për Ukrainën i pranishëm edhe faktori Religjion – do të marrë pjesë Bartolomeu I dhe Pietro Parolin por jo nga Patriarkana e Moskës

Voal.ch – Sot dhe nesër në Bürgenstock, Zvicër është duke u mbajtur Konferenca e Paqes për Ukrainën ku mikpritëse si promovuese e dialogut është Zvicra. Në këtë Samit të nivelit të lartë  janë ftuar 100 delegacione shtetërore, nga ku 57 kryetarë dhe kryeministra shtetesh. Përveç faktorit institucional në këtë samit është ftuar edhe Faktori Religjion.

Duke iu referuar komunikatës nga qeveria e Zvicrës dhe RSI.ch vihet re se “në Bürgenstock marrin pjesë pjesëmarrës të mëdhenj, por ka edhe karrige bosh. Përfaqësues të lartë të bllokut perëndimor do të jenë atje, por jo Rusia – e pa ftuar – dhe Kina, në mungesë plus një grup i madh BRICS, vendet në zhvillim.” Në Konferencën e Paqes për Ukrainën do të thotë edhe Faktori Religjion fjalën e vet, ku do të jenë të pranishëm “disa përfaqësues të Kishave më të rëndësishme, Kishës Katolike dhe Patriarkanës Ekumenike Ortodokse të Kostandinopojës. Megjithatë, një përfaqësues i Patriarkanës së Moskës do të mungojë – dhe kjo është një mungesë e konsiderueshme – një aleat solid i pushtetit shtetëror rus që nga koha e Carit të parë Mikhail Romanov.””Papa Françesku u ftua në Bürgenstock drejtpërdrejt nga Presidentja e Konfederatës, Viola Amherd, e cila po vizitonte Vatikanin 4 majin e kaluar. Bergoglio nuk do të vijë, por do të jetë Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit – “ministri i Jashtëm” numër dy në hierarkinë e Vatikanit. Do të jetë i pranishëm Bartolomeu I – primus inter pares i galaktikës ortodokse – i profilizuar si arkitekti i madh i ribashkimit të Kishës Ortodokse të Ukrainës në Kostandinopojë, prandaj, patriarku i Kostandinopojës konsiderohet më i afërt me Kievin sesa me Rusinë e Putinit, ndërkohë që do të mungojë me përfaqësim Patriarkana e Moskës”, sipas RSI.ch.

Diplomacia zvicerane në Konferencën e Paqes në  Bürgenstock mund të shërbejë për të dhënë një përgjigje ndaj ndarjeve të paraqitura nga faktori Religjon, përfundon RSI.ch/

Ukraina kërkon demonstrim të mbështetjes në samitin gjigant të Zvicrës

Këtë fundjavë, një vendpushim i izoluar zviceran mbi liqenin e Lucernës do të transformohet kur dhjetëra liderë botërorë dhe mijëra ushtarë dhe policë do të zbresin në Bürgenstock.

Zviceranët shpresojnë se samiti i Ukrainës mund të prodhojë skicat e para në tentativë për një proces paqeje, rreth 28 muaj pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj.

Ky është takimi më i madh për Ukrainën që nga pushtimi në shkallë të gjerë.

Por me lojtarët kryesorë si Kina që qëndrojnë larg dhe presidentinrus Vladimir Putin që ka lëshuar një ultimatum të ri – duke kërkuar kapitullimin e Ukrainës dhe duke e quajtur atë një propozim paqeje – pritjet për përparim të rëndësishëm janë të ulëta.

Rusia nuk është ftuar.

Për Ukrainën, vetëm fakti që po zhvillohet ky takim është pozitiv.

Politikanët në Kiev kanë përshëndetur çdo pjesëmarrës të konfirmuar si një gjest mbështetjeje. Për ta, samiti gjigant duhet t’i tregojë Moskës se bota qëndron në anën e Ukrainës – dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Samiti vjen në një kohë të vështirë. Ka pasur një ofensivë të re ruse në verilindje, afër Kharkiv, dhe raketat po godasin shtëpitë dhe termocentralet në të gjithë Ukrainën me intensitet të ri.

Pra, madhësia ka rëndësi kur bëhet fjalë për samitin. Por edhe substanca.

“Është e rëndësishme të krijohet një kuadër politik dhe ligjor për paqen e ardhshme. Për të treguar se paqja mund të arrihet vetëm në kuadrin e 10 pikave të Zelensky,” tha deputeti ukrainas Oleksandr Merezhko nga Kievi. “Ky përfshin integritetin territorial të Ukrainës dhe sovranitetin e saj.”

Ai i referohet një formule paqeje të paraqitur në fund të vitit 2022 nga presidenti i Ukrainës, i cili insiston në detyrimin e Rusisë që të kthejë të gjithë tokën e pushtuar./SYRI.NET

Presidentja e Zvcrës Viola Amherd falenderon Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për angazhimin e Kosovës në procesin e paqes


Send this to a friend