VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Idealistët e barkut dhe idealistët e atdheut – Prof.Dr.Mehdi HYSENI

By | April 10, 2020

Komentet

STOP DHUNIMIT TË STRUKTURAVE TË LDK-SË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Proklamohet bujshëm se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është organi më i lartë i partisë! Mashtrim, gënjeshtër publike! Si delegat i tri kuvendeve zgjedhore të LDK-së, unë kam parë në sallën e Kuvendit figura njerëzish të robotizuar, të cilët nuk kanë të drejtë fjale, votimi demokratik, por vetëm aprovim aklamativ të emrave listorë, pa konkurrencë.
     Kryesinë e LDK-së, ligjërisht, duhet ta zgjedhë Këshilli i Përgjithshëm, por, kjo nuk ndodhë! Ajo nuk po i nënshtrohet votës së lirë, votës së fshehtë demokratike. Si e tillë, i mungon legjitimiteti.
     Logjikisht, kandidatët për deputetë, duhet të propozohen nga baza e partisë, t`i nënshtrohen votimit me konkurrencë në Këshillin e Përgjithshëm. Por kjo nuk po ndodh! Përkundrazi, e gjithë vendimmarrja partiake është koncentruar ke kryetari dhe rrethi vicioz i tij. Kryetari dhe grupi i tij vendosin për anëtarët e Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, për kandidatë për deputetë. Vendosin për koalicione, për ministra, zëvendësministra, për drejtorë e zëvendësa, pra, për gjithçka.
      Rrjedhimisht, strukturat e partisë janë në shërbim të kryetarit dhe klanit të tij, tashmë, fort të koracuar. Dhe, sa herë që ka zëra të arsyeshëm, për reforma partiake, vjen kundërpërgjigja shantazhuese se “e ndajmë LDK-në!” Kështu ndodhi edhe në mbledhjen ku ishte planifikuar zgjedhja e kandidatit për kryeministër-re dhe të Kryesisë së ngushtë. Thënë troç, ata që ishin pozicionuar pas kryetarit, vite me radhë, pa e provuar fare votën e fshehtë demokratike. Synimi përspektiv i tyre, trashëgimi i postit të kryetarit të LDK-së, si zakonisht, me marrëveshje dhe vulosje me votim të tufëzuar aklamativ, blegtoral!
     Refuzimi për ta tufëzuar votën në Mocionin e Mosbesimit, të disa anëtarëve të Kryesisë dhe të ndoca deputetëve, u prit me simpati nga anëtarësia, elektorati i LDK-së dhe me anatemë nga klani brenda Kryesisë. Presioni, shantazhi ndaj “heretikëve”, ishte dhe vazhdon të jetë i madh, që, tani, ta pranojnë koalicionin e turpshëm të LDK-së, me partitë-banda të PAN-it. Kjo na sjell ndërmend “Fletë-rrufetë” e kohës të Enverit në Shqipëri.
          Retrospektivë:
     Vitet `50-a. Profesor Selman Riza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pjesë e grupit atentatorë të shefit të Kosovës, Milladin Popoviçit, i shkuar në Shqipëri, i burgosur për këtë vrasje, së bashku me Qazim Vulën, ky i dënuar më 20 vjet burg.
     Në vitet `60-a, pedagog në Universitetin e Tiranës. Një student i porositur, provokon, përgjatë ligjëratës Profesor Rizën me pyetjen:
-“Profesor, cili është kontributi i shokut Stalin për gjuhën shqipe?!”
-“Shoku student, e di ku e ke hallin. Por, unë jam Selman Riza nga Gjakova, Kosovë dhe për mua nuk ka pyetje tabu. Andaj, të përgjigjëm se Stalini nuk ka dhënë asnjë kontribut dhe nuk ka asnjë lidhje me gjuhën shqipe”.
      Të nesërmen, në hollin e Fakultetit Histori-Filologji, ishte vënë “Fletë-rrufeja”, me akuzën se “profesor Selman Riza nuk e njeh rolin e shokut Stalin për gjuhën shqipe”. Një koleg i thotë:
-“Profesor, lexoni në stendë “Fletë-Rrufenë” për ju!”
-Profesor Riza: “Unë jam mësues, me presin studentët për leksion . Nuk lexoj kurrë “Fletë-rrufetë”.
     Në çast u njoftua Enver Hoxha, se Profesor Riza nuk denjoi as ta lexojë “Fletë-rrufenë”. Enveri, me të cilin kishin qenë kolegë në mësimdhënie, në Liceun e Korçës, në vitet `30-a, urdhëroi: “Internoni qenin!” Dhe, urdhëri u zbatua, Profesori internohet në vendin klasik të izolimit, në Berat.
     Vitet `70-a. Rastësisht, përballë Profesor Rizës, para Bibliotekës Kombëtare, në Bulevardin e Tiranës.
“- Dukësh i shqetësuar”, – më tha Profesori.
– Po, shumë, Profesor, – gjegjëm unë.
– “Jetën duhet pranuar e jetuar, ashtu siç rrjedhë. Mund të internohesh, por, edhe të arrestohesh, burgosesh e dënohesh. Shpresa e vetme është mosha e re dhe ndoshta i shpëton më të keqës. Qëndro me dinjitet, si djalë Kosove”, – më tha, veç tjerash, Profesor Selman Riza.
Dhe, lotët i rrëshqitën faqeve Profesorit. U ndamë të përlotur të dy, për t´u mos u parë kurrë më.
     Gjithçka rrodhi siç e parashikoi Profesori. Të nesërmen më internuan në Berat, pikërisht, në dhomën, ku i kishte kaluar 5(pesë) vitet e internimit Profesor Selman Riza. Pastaj, më arrestuan, më dënuan.
     Ajo që më bëri përshtypje, nga biseda e shkurtër me Profesorin, ishte se Ai i dinte rrethanat e mia, kushtet e vëna nga Partia, mundësinë e shpëtimit, në rast të reflektimit. Në të kundërtën, pasojat e refuzimit, ishin fatale. Dhe, megjithatë, nuk kërkoi tërheqjen, kompromisin tim. Ndërkohë që, lotët e tij flisnin për dhimbjen që ndjente për fatin tim. Dhe, shprehja lapidare: “Qëndro me dinjitet, si djalë Kosove”, u bë moto e kurajo e jetës sime të vrazhdët, deri në skajmëri.
     Qëllimshëm solla rastin e “Fletë-Rrufesë”, kundër Profesor Selman Rizës. Ngjajshëm vepron edhe klani brenda Kryesisë të LDK-së. Në vend të “Fletë-Rrufeve”, përdorë takimet me Kryesinë selektive.  Merr vendime fatale për LDK-në, por, edhe për Kosovën. Pastaj, kërkon aprovim unanim nga Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, kryetarët e Degëve të LDK-së. Për të pabindurit, fillon presioni, shantazhi, duke përçarë e prishë miqësira, në mes të kuadrove, pjesë e strukturave të partisë.
     E njëjta taktikë është ndjekur për aprovimin e “Zajednicës”, për Demarkacionin, për koalicionin konspirativ, të pistë me PDK-në, për bërjen e Hashimit president, dhe, së fundi, për Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, për koalicionin me PAN-in!
     Është i njëjti klan, brenda Kryesisë Qëndrore, me disa mungesa e shtesa, përgjatë 15 viteve, që është vënë, tërësisht, në shërbim të Hashim Thaçit dhe të krijesës së tij, PAN. Është një shërbim puthadorë, servil dhe skajmërisht poshtërues, që ka përtokur e përdhosur Partinë, dikur, krenare të Presidentit Rugova.
          
        Një mijë herë JO, koalicionit me PAN-istët
     Populli thotë: “Kujdes nga lavdat e armikut!” PAN-i lavdëron, deri në hymnizim kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me klanin e tij, ndërkohë anatemon përfaqësuesen e reformatorëve, Vjosë Osmanin me shokë. Tashmë, forcohet bindja se kjo “çorbë e thartuar”, është gatuar nga binomi Hashimi-Isa. Rrjedhimisht, lindin edhe dyshime shtesë, deri te katapultimi fillestar!
     Deklarata kontraverse e akademik Mustafës, se “populli nuk zgjedh qeverinë, por, deputetët”, ngjalli reagime. Ndërkohë që shantazhimi kriminal i të gjitha strukturave të LDK-së, me theks të veçantë, mbi deputetët, të cilët, edhe pse janë zgjedhur nga populli, kanë integritet, për të vendosur sipas vullnetit të tyre, jashtë çdo trysnie e shantazhi. Kreu i LDK-së dhe klani i tij, janë shantazhues agresivë dhe kërkojnë tufëzimin e votës, pra, votë unanime, në shërbim të Hashimit dhe të PAN-it të tij. Kësaj praktike kriminale, presioni e shantazhimi, ndaj strukturave të LDK-së, duhet kundërvënë, stopuar, madje, me çdo çmim.
     E turpshme thirrja se Mocionin e votuan 82 deputetë, kur dihet përbërja super-kriminale e Parlamentit të Kosovës. Të paktën 1/4 e tyre janë me akuza bazike të krimit dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare. Shto këtu 20 deputetët e minoriteteve, pakicave, të cilët “e hanë bukën e Kosovës dhe bëjnë davanë, lutjen për Serbinë dhe Turqinë!” Çfarë vlere ka shumësia e deputetëve, të cilët votojnë me dirigjim nga krerët partiakë, pavarësisht bindjeve të tyre personale! Ndërkohë që të gjitha sondazhet dëshmojnë se nga 85 deri 91 % e popullit, rrëzimin e qeverisë LVV-LDK e konsiderojnë si vepër të binomit Isa-Hashim dhe të Serbisë. Dhe, janë kundër krijimit të çfarëdo qeverie hibride, pa fituesin e zgjedhjeve, në rastin konkret LVV.
     “Yryshi” i ndërmarrë nga klani brenda Kryesisë të LDK-së, i cili i faturohet, fiktivisht, rrejshëm, LDK-së, është papërgjegjësi mizore. Edhe nëse një të lënduar të këtë, nga kjo nismë e jashtëligjshme, LDK-ja do të penalizohet moralisht. Andaj, për aktin final, deputetët e LDK-së, të cilët janë të përzgjedhur nga vota e fshehtë demokratike e popullit, mund të jenë nderi i çdo parlamenti botëror, duhet ta japin votën kundër, me arsyetimin bindës se “nuk i shërbejmë më Hashim presidentit, Isa Mustafës dhe Serbisë!”
     Krijimi i një qeverie, me partnerë të kriminalizuar, me arsyetimin bajat, të zgjyrosur, “për t`i çuar para proceset në Kosovë”, janë broçkulla mashtruese. Kështu kanë thënë edhe Pacolli i AKR-së, Shpendi i PSD-së, Rudinë Hajdari, bija e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, e cila, së fundi, u puth me vrasësit e babait, duke u bërë paterica të partive të krimit.
     LDK-ja është në krizë të thellë institucionale e morale. Deputetët e LDK-së duhet të frymëzohen nga stoicizmi, qëndresa e Profesor Selman Rizës, kundërshtia e leximit të “Fletë-Rrufesë”, rast unik në Shqipëri dhe Kinë, mund t`ia vuloste edhe jetën. LDK-ja duhet t`i kthehet vetëvetës, të përgaditët për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor brenda-partiak. Kuadrotë të legjitimohen, duke u përballur me debatin e shpenguar, konkurrencën e ndershme dhe votën e fshehtë demokratike, ashtu siç bëri Dega e LDK-së në Prizren, Dega e LDK-së në Gjermani, në Kuvendin e 9-të të tyre. Të përgaditet për zgjedhjet e pritshme qendrore e lokale, për të dalë e parë dhe jo bisht i PAN-it. Turrja aktuale, pas pushtetit të pistë, ka dëmtuar dhe vështirësuar edhe fitoren në zgjedhjet komunale. Për humbjen eventuale, fajtor është klani branda Kryesisë Qendrore dhe jo kuadrot vendorë.
     Mos mashtroni anëtarësinë, elektoratin, popullin se deputetët e LDK-së, se “dje votuan kundër kryeministrit Mustafa e sot janë edhe kundër Hotit kryeministër!” Jo, ata kanë qenë kundër koalicionit me PDK-në atëherë dhe kundër koalicionit me AAK-në e NISMA sot. Dhe, në të dy rastet kanë qenë dhe mbetën kundër edhe strukturat e partisë, anëtarësia, elektorati, madje, tani, edhe populli.
     Jo rrallë dëgjohen zëra të çjerrë, për linçime e përjashtime nga LDK-ja, të ndoca kuadrove të sprovuar, madje, nga të dy palët në kundërthënie. Përflitet edhe për luftë brezash. Madje, një nënkryetar, me cinizëm, tha se “këta (reformatorët) janë të rinj, për ta udhëhequr partinë”, edhe pse ata janë titullarë, doktorë shkencash, profesorë, akademikë. Disa syrësh në prag të 40-ve, të tjerë afrohen të 50 viteve jetë. Për LDK-në askush nuk është i tepërtë, pavarësisht se disa nuk pranojnë urdhërin e tufëzimit në votim. Kjo duhet parë si vlerë reale e partisë dhe duhet favorizuar shumësinë e tyre, për ta vrarë frikën. Sepse “frikacaku nuk e ka as dynjanë dhe as ahiretin”, – thonin pleqërit.

DY 75-VJETORË TË HISTORISË SË VUAJTUR TË SHQIPËRISË QË DUHEN KUJTUAR – Nga LEK PERVIZI

 

75 vjet më parë në muajt Mars e  Maj 1945  ndodhen dy akte kriminale të regjimit komunsit : Gjyqi Special në Mars,

dhe krijimi  kampeve e interimit në Maj.

 

75-vjetori i këtyre dy ngjarjëve që zyrtarizuan terrorin total të diktaturës komunste  e kemi për detyrë t’i kujtojmë dhe të përulemi me respkt para viktimave  të pafajshme që humbën jetën në burgjet e kampet e internimit,  që diktatura kishte krijuar për të shuar elitën patrioitike të kombit shqiptar.   

 

Lek Pervizi

 

 

Në muajit Mars e Maj 2020 , binin dy 75-vjetorë

që u kaluen e po kalohën në heshtje, jo vetëm nga shtypi e televizioni  zyrtar dhe mediat e tjerë, si brenda ashtu jeshtë vendit : 75-vjetori i  Gjyqit Special, 1 Mars – i Prill 1945, dhe krijimi i kampëve të Internimit, Berat e Krujë, Maj 1945, me një muaj ndryshim. Kjo s’ishte punë rastësie, por e programuar mirë. Mbas zyrtarizimit të Gjyqëve Speciale, patjetëR duhet të zyrtarizohëshin dhe kampet e internimit specilë. Për Gjyqin Special, kemi folur e shkruar, ndërsa për kampet po tregojmë një historik të shkurt.  PasI Morën pushtetin përfundimisht në nëntor 1944, menjeherë nisi ushtrimi i terorit, qyshë me pushtimin e Tiranës, ku me dhjEtra qytetarë të ndërshëm, krejtësiSht të pafajshëm  u pushkatuan  rrugicave të kryeqytetit. Ky veprim u përgjithësua në qyTetet e tjerë që kryen pushkatimet  të qytettarëve pa gjyqe,  veç merr e ço në breg të lumit  ku togat e pushkatimit kryeini punën e tyre kriminale. Por regjimi dhe kryesiht kreu i tij, Enver Hoxha me shokë të partisë, vendosën t’i  legalizojnë  ekzekutimet, mos u tërhiqnin vrejtje të jashtmit (që s’e qanini kokën fare), dhe vendosën të krihohej një Gjyq Special, dhe zgjodhi si vend, teatrin i ashtu quajtur  më vonë kombëttar, (ish kinema Savoja e Kosova). Kjo ngjarje  e kobshme, nuk gjeti asnjë përmndje sa me la gojën e kaloi në heshtje, i mbuluar nga protestat që behëshin për teatrin, se aty ia shtroni me   valle e kengë, e luajtur pjesë tearale për glorifikim e partisë e te Shqipërisë socialiste të lulëzuar, dhe pse jo, dhe luifta e klasave. Mbi atë skenë ku ihste luaajtur tragjedia gjakatare e eliminimit të 60 intelektualëve shqiptarë, në gjendje të drejtonin shtet, akademi e universitete, por jo, ata  duhet të denoheshin nga një trup gjykues, me kryetar një ish tenexhegji. Ky gjyq ishte themelimi i zyrtarizimit të  gjyqëve speciale në qytette e tjerë,  që benë kërdin në ekzekutimin e mija shiqptarve të pafajshëm. Ky Gjyq Special  që u anash kalua sot midis  demokracisë, sa që edhe bij e nipa të atyre që u masakruan aty nuk e permendën, hapi rrugën e ligjërimit të masave të tjera shtypëse. Menjëherë që në dhjetor 1944, u arrëstuan e u mbyllen ne burgjet e çdo qyteti famimjet e kundërshtarëve politikë të arrtisur në mal ose jashtë shtetit. Ato u mbajtën aty deri në muajin Maj. Kjo ishte e planifikuar mirë, kështu u krijua kampii Beratit, për familjet veriore, dhe ai i Krujës për ato jugore. Pra 75 vjet me parë nisi historia e kampëve të internimit. A  e ngrejti kush këtë problem ? A po e kujton kush këto përvjetor ? Të vjen keq për bashkëvuejtëist tanë, si në Shqipëri e në Diasporë, që për këto data as që u kanë shkuar mendja t’i kujtojnë. Pse u kujtua 45-vjetori i Spaçit e Qafëbarit ? Po ishin vetë të burgoqurit që e ngritën, dhe na erdhi mirë që e kishte kujtuar dhe Vatra pse nuk u kujtua per 75-vjetprin e Gjyqit Special, ku u pushkatuan edhe dy vatranë të shquar ? Apo rekëshi nostalgjikët  e së kaluarës komuniste. Ndërsa Berati e Kruja janë  pikënisja e kampëve të internimit, e atij Kalvari të gjatë e plot mundime, sakrifica dhe viktima të pafajshme, ku u përfshinë edhe fëmijët që humbën jetën aty prej shpurtit krimine të Enbver Hoxhës me gjithë Lady Makbethin e tij, shpirt katrane, aq ma keq kriminele duke qenë se ishte vetë dhe nenë fëmijësh.  Kështu Berati u mbush me familjet më të nderuara të Shqipërisë, historikish të njohura, dhe që kishin dhene kontributin e tyre të çmuar në historinë e Kombit shqiptar. I citojmë disa, për të nderuar kujtimn e sakrificat e tyre ; si familja e Gjon Markagjonit, kapidani të Mirditës, e Gjeneral Prenk Pervizit, nga fisi i pemendur i Skurajve. E Muharrme Bajraktarit, zot i Lumës. I dibranëve të shquar, Fiqri Dinës, Hysni Demës,   Cen Elez Ndreut, Murat Kaloshit, Pervizit tëZeqanit, Sina, Golja, Agolli, Cami, Mirakaj, Merlika, Kupi, llesh Mirashi, Deshtanica, Pirolët  Lala, Leka të Kurbinit, Ndue Bajraktrit  të Mirditës, të Preng Jakut të Lezhës, e të tjera famimje në za të Veriut. Fakti është se Berati u mbush plot me të internuar, të shtresave të larta dhe më të thjeshta. Qyshë në Berat filluan  vdekjet e të internuarve, pleq e fëmijë, gra dhe burra. Edhe në Krujë e njejta gjë, me familje jugore, për t’u përmendur, familjte  Kullajve  e Zemblakut, te AAbaz Ermenit,  Matjanit,  Argjendarit,  etj.  Por peshën më të rendë e kishte Berati, që pastaj me prishjen me Jugosllavinë u benë më shumë të internuar se Beratas. Kështu shteii krijoi si vend internimi Tepelenën, dhe i grumbulloi të internuarit  e i ndryri e stivosi  ne kapanone vigane.  Kulmin Tepemlena e arriti në 5000 të internuar, ku ne një ditë u kjinternuan 2500 mirditorë, pleq, gra e fëmijë. Nuk pu përmendim krimet që u bene, se nënkuptohën, por ngrejmë  çeshtjen, pse kjo datë 75-vjetorit të krijimit të kampëve të internimi nuk përmebdet. Kujt i shërben kjo heshtje kaq dashakeqe, ku kampet e inter,nimit  u ben tmerri i Shqipërisë, sepse përveç kampëve që përmendëm, ato u përapen në gjithë Shqipërinë, sa që çdo  rreth e kishte nje kamp të  tillë izolimi për të internuar e dëbuar.  Si përfundim 75-vjetor i krijimit të kampëve të internimit eshte nje datë historike, qe nuk mund të kapërcehet. Ata që nuk i përmendin këto data, të krimëve të komunizmit, bëhen si të thuash bashkëfajtorë me ata  që duan tt’i mbulojnë krimet e komunizmit. Revista Kuq e Zi, nuk mund të rrinte në heshtje, dhe të bashkohej  me të tjerë që të bente sehir si ata. U takon shoqttave qe e quejne veten patriotike, që të ngrejnë problemin e këtyre përvjetorëve, që shënojnë ngjarjet më tragjike që ka kaluar  historikisht Shqipëria e populli e Kombi shqiptar .
 
 
75 vjet më parë në maj 1945 u krijuen kampet e internimit  në Berat e Krujë.. Të internuarit e Beraztit, pas tre vjet, u transferuan në kampin e Tepelenës, më 1948.
 
 
Kruja u bë kamp internim për familjet jugore, në maj 1945, pas tre vjet u transferuan ne Valias e Kamëz, më 1948, e më 1953 në kampin e Tepelenës. Këto ishin dy qytette që në atë maj 1945 u caktuan si qendra internimi, Berati për veruiorët e Kruja për jugorët.
 

 

Kampi i Tepelenës në vizatimet e piktorit të kampëve të vdekjës, Ku më 1953, përveç familjëve veriore u babshkuan  edhe ato  jugore. Kjo ishte një  çudi, sepse shënonte se kampi do të vazhdonte. Por me ngritjën e çeshtjës së kampit të Tepelnës ne OKB, kampi u mbyll.

Paskal Milo nga ligësia shpifte kundër intelektualëve të Dardanisë – Nga GANI MEHMETAJ

Për një portret të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Nënës Terezë e Lekë Dukagjinit nëpër mure klasash, policët serbë i rrihnin e torturonin çnjerëzisht arsimtarët shqiptarë të Dardanisë me 1991-99.

Kohën kur e vranë Xh. Mustafën, këshilltarin e presidentit Rugova Paskal Milo e përmbledh në librin “Ditari i një ministri të Jashtëm – konflikti i Kosovës 1997-2001″, por nuk e përmend fare vrasjen e intelektualit kulmor. Nuk shkruan asgjë as për vrasjet tjera nga viti 1999-2001. E ngushëlluan Rugovën të gjitha personalitetet e Perëndimit, e ngushëlluan shumica e shqiptarëve, por nuk e ngushëlloi Milo. Në vend të shprehte keqardhje për vrasjen e intelektualit kulmor, ish- ministri i jashtëm vajtoi grarishte për humbjen e të përzgjedhurve të Nanos e të Majkos në Kosovë. E shpërfilli vrasjen e Xh.Mustafës si ta kishte urdhëruar, apo si të qe në dijeni për këtë krim qe më parë.

Në vend të kësaj Milo në librin e tij, pamflet, shkruan: “Një pjesë e mirë e tyre veçanërisht shtresa intelektuale dhe ajo e arsimuar nuk ishte ndier keq as në kohën e Titos, as edhe në kohën e Milosheviqit”, (faqe 320). Çfarë pafytyrësie! Kurrë në gjuhën shqipe nuk është shkruar shpifje më e ndyrë e më poshtëruese për intelektualët e shtresën e arsimuar të shqiptarëve të Dardanisë e të territoreve etnike.

As serbët shovinistë të Beogradit nuk ishin aq të pacipë sa të thoshin se intelektualët e shtresa e arsimuar shqiptare e ndienin veten mirë në kohën e Titos e të Milosheviqit. Përkundrazi, shovinistët serbë çirreshin në kupë të qiellit pse intelektualët e njerëzit e arsimuar të Kosovës nuk e mbështesnin Titon në sllavizimin e popullatës etnike, apo më vonë pse nuk e mbështetën fare Milosheviqin, por dolën në anën e “nacionalistëve e irredentistëve” shqiptarë. Shovinistë serbë akuzonin shtresën e arsimuar shqiptare për nxitje të nacionalizmit e të irredentizmin, për përpjekje që të shkëputej Kosova nga Jugosllavia dhe për kundërvënie këmbëngulëse Milosheviqit.

Milo shkruante ndryshe. Milo doli shovinist më i egër antishqiptar se sa serbët e Beogradit. Nuk e bëri këtë poshtërim nga mungesa e informacionit, por nga ligësia.

Të fyesh intelektualët, pedagogët, arsimtarët e njerëzit e kulturës, të cilët u përballën më së shumti me vështirësitë gjatë viteve nëntëdhjetë, është sikur të përdhosësh shenjtorët. Milo përdhosi shenjtorët shqiptarë të Dardanisë. Gjëma e mëkatit do t’i rëndojë mbi ndërgjegjen që nuk e ka.

Shkollimin fillor, të mesëm e universitar, e mbajtën mbi supe intelektualët e njerëzit e arsimuar në Dardani. Ata refuzuan rrogat e Milosheviqit, nuk pranuan të punojnë as në institucionet që kontrolloheshin nga Beogradi, prandaj të gjithë mbetën pa rrogë. Megjithatë punuan falas për bashkëkombësit e tyre më shumë se kurrë më parë. Pedagogët bënë punë vigane: e mbajtën gjallë arsimin, frymën kombëtare shqiptare e frymën e rezistencës, ata i mësuan fëmijët tanë se kombi e atdheu është mbi të gjitha.

Për një portret të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Nënës Terezë e Lekë Dukagjinit nëpër mure klasash, policët serbë i rrihnin e torturonin çnjerëzisht, por mësuesit e dinin se po ua nguliten nga fëmijëria portretet e caktuar që do t’u thadroheshin thellë në tru. Këtë Milo s’ka si e kupton, sepse nuk merr frymë shqip.

Ndërkaq, mësuesit e arsimtarët ishin shenjtorët, heronjtë, që kurrë nuk u dolëm borxhi. Shqiptarët e Dardanisë ua njohën meritat.

Votuesit politikë me njohje shumë të kufizuar – Nga Aurel Dasareti*

 

Zonat e pabesë të pashpjegueshme të botës nuk gjenden në kontinentet e largëta ose në oqeanet, por në zemrat dhe mendjet e disa këlyshëve shqipfolës që nuk e meritojnë as kafshë të thirren. Ekziston një arsyetim për të gjithë tiranët: Nuk është faji i tyre që rrethina është  frikacake.

***

Kushdo që është dehur nga fuqia (pushteti) dhe ka përfituar personalisht, kurrë nuk do të heq dorë prej saj vullnetarisht.

Përndryshe, politikanët janë shërbëtorë të popullit, në një demokraci.

***

Ne shqiptarët duhet të jemi në gjendje të votojmë për politikanët që nuk ishin të korruptuar në këto 20-30 vite “lirie” dhe “demokratizimi” dhe për partitë me të cilat mund të identifikoheshim. Mjerisht, për momentin, përveç VV të Kosovës nuk kemi fare të tillë, të jenë edhe si shembull për trojet tjera. Prandaj na duhen këto forca të reja, atdhetare. Kam respekt për punën politike dhe proceset politike. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos lejuar që logjika e politikës, dhe loja politike, të hedh hije mbi idealet dhe etikën tonë.

Nëse keni një qelizë kanceri, para se kanceri fillon të përhapet, ju duhet të përdorni kimioterapinë ose vdisni.

***

Ne nuk mund t’i barazojmë fajtorët me të pafajshëm; përkatësisht, kriminelët që 20-30 vite me radhë shkatërruan në të gjitha aspektet Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare (sidomos boshatisën atdheun nga rinia dhe njerëzit e rritur me kualifikime cilësore) – me për shembull LVV, shpresën e vetme për të shpëtuar nga vdekja e plotë atë që mund të shpëtohet në atë pjesë të copëtuar të Shqipërisë.

Kjo nuk garanton 100% se “shpresa” me kalimin e kohës nuk do të anashkaloj nga rruga e drejtë, por ne nuk mund të kemi paragjykime paraprakisht, sepse qeveria e tyre legale u rrëzua nga kriminelët në një grusht-shteti vetëm pas 50 ditë udhëheqjeje të suksesshme, edhe atë në  midis të pandemisë të virusit kinez. Kriminelët zgjodhën kohën kur shqiptarët nuk mund të dilnin në protesta masive. Se janë këlysh, tregon edhe përpjekja e mashtrimit (“arsyetimit”) të radhës, kinse VV është antiamerikane e këta banditë puçistë-rusisht e serbisht na qenkan pro-amerikan. Një krahasim të tillë banal antikombëtar janë duke e bërë edhe disa vasal, ndryshe pseudo-intelektual, gjoja se analistë e gazetarë, që e kanë shitur prapanicën e tyre të palarë te bosët grabitqarë.

Nuk anoj aspak, nuk kam asnjë konflikt interesi (0-zero) në trojet arbërore-stërgjyshore, por kur me vite, vazhdimisht, çdo ditë në 1 milion gazeta dhe TV, lexoj dhe dëgjojë vetëm kriminalitetet më të pista (si psh vrasjen e gazetarëve të mirëfilltë dhe të gjithë atyre që mendonin ndryshe etj.) nga të njëjtët mafioz që kanë kapur shtetin, kur lexoj (shikoj) në gazeta pasuritë dhjetëra milionëshe euro të raportuar nga vetë pronarët joligjor, (paramendoni pasuritë marramendëse që nuk i kanë raportuar) të këtyre zullumqarëve-analfabetëve kronik, që para se me i hy “politikës” pantallonat e grisura i lidhnin me sixhim, atëherë nuk ka nevojë të dëgjosh më tepër për të kuptuar se këta “luftëtarë, gjeneralë dhe çlirimtarë” nuk janë vetëm shakaxhinj por mafioz të rrezikshëm antikombëtarë, prej të cilëve shqiptarët duhet të çlirohen përgjithmonë sa më parë. Po të funksiononte shteti ligjor, edhe sikur vetëm 1% e të gjitha akuzave ndaj këtyre qeveritarëve, zyrtarëve dhe politikë-bërësve të Kosovës (dhe jo vetëm) të ishin të vërteta, do të merrnin dënimin me burgim të përjetshëm dhe konfiskoheshin pasuritë e tyre – duke ia kthyer sovranit.

Një kriminel është një qenie njerëzore me instinktet grabitqare.

Megjithatë, shqiptarët e Kosovës vendosin vetë:

  • T`i votojnë sërish partitë-fajtorët e këtyre 20 vjet “çlirimi” dështimi dhe t`i kthehen vullnetarisht Serbisë, çetnikët e së cilës vetëm në vitet 1998/99 masakruan 15000 civil dhe dhunuan seksualisht mbi 20000 femra shqiptare “kosovare” (…),
  • Ose të jetojnë të lirë në Atdheun e tyre, Dardaninë antike, të mbrojtur me të gjitha mjetet juridike në dispozicion, duke ua dhënë VV mundësinë për udhëheqje. Ashtu që të shpëtojnë veten, kombin dhe vendin nga katastrofa ashiqare përfundimtare.

Atdheu është i përhershëm, politikanët dhe partitë politike të përkohshëm.

***

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohet vetëm nëse Gjykata Kushtetuese e respekton Kushtetutën e Kosovës, duke e mbrojtur Kosovën (këtë e ka obligim kushtetues të patjetërsueshëm), e jo shkatërruesit e saj: Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Baton Haxhi Qamilin  me pleshtat tjerë…

Mua më pëlqen të shkruajë për njerëzit që luftojnë me pasigurinë e brendshme, të cilët bëjnë zgjedhje të gabuara dhe veprojnë si të pagdhendur: “Unë futem në shkëlqim dhe fshihem në errësirë.”

Por disa njerëz duan të jenë në errësirë. Kjo është ajo ku ata gjejnë siguri për të mos parë. Dhe për shkak se nuk shihen, ata vdesin, sepse bien në grackën që ia kanë kurdisur vetvetes.

Nuk është mirë të jesh asgjë, një grusht pluhur nën qiell.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Ambasador Grenell, je me njerëzit e gabuar! Nga Elida Buçpapaj

Zoti Ambasador, nga pozitat e një zyrtari të lartë, çfarë do gjë që thoni dhe bëni merr një kontoacion politik që mban emrin tuaj Richard Grenell!

(Nuk po them që mban emrin e SHBA sepse ndaj Kosovës qendrimi Amerikan nuk konfondohet me qendrimin e një diplomati të lartë, kush do qoftë ai.)

Këtë kuptim merr edhe fotoja ku shfaqeni me treshen Skënder Hyseni-Agim Veliu-Abdullah Hoti.

Se ju i mbështesni ata!

Ju mund të thoni se ata përfaqësojnë LDK-në,

të paktën kështu mund t’ju jenë paraqitur !

Që të përfaqësojnë LDK duhet të marrin votat e elektoratit. Por elektorati i ka shporrur!

Fotoja shkakton efekt negativ tek ata që e shohin !

Të cilët thonë: por çfarë do Ambasadori Grenell me këto figura të djegura, të konsumuara plotësisht,

të shtrydhura si limoni nga dy liderë të konsumuar shtershëm sikur Hashim Thaçi dhe Isa Musta,

që përfaqësojnë kupolën e kapjes së shtetit në Kosovë!

Skënder Hyseni e ka humbur garën prej zgjedhjeve të 2014 kur elektorati i LDK-së nuk e votoi si deputet,  ndërsa Agim Veliu është një zyrtar lokal.

Një politikan që humb garën në SHBA a mund të pretendojë të ketë vend në kryesinë e partive me simbol elefantin apo gomarin ?!

Sigurisht jo!

Ata që ka dalë në foto me ju njihen si çinovnikët e Isa Mustafës,

ose ndryshe janë pjesë e kastës të korruptuar politike që i kanë shitur idealet duke shpërdorur pushtetin,

këta syresh kur shkojnë në fushatë zgjedhore,

i kërkojnë votën elektoratit të LDK-së me premtimin se do ta shporrin jashtë politike Hashim Thaçin dhe,

kur elektorati u jep votat, hyjnë në aleancë me Gjarpërin!

Në zgjedhjet e 2019 kasta e LDK-së hyri në zgjedhje duke përdorur kartën e Vjosa Osmanit!

Pra elektorati votoi për Vjosa Osmanin!

Vjosa Osmani nuk e mashtron elektoratin. E mban premtimin!

Siç duhet ta dini, deputetja më e votuar nga elektorati i LDK-së është Vjosa Osmani.

Nëse fotoja do të ishte fair dhe me transparencë,

ju do të ishit fokusuar me Vjosa Osmanin, Anton Qunin, pra me politikanë që gëzojnë popullaritetin e LDK-së,

ndryshe nga treshja që nuk janë njerëzit e duhur në vendin e duhur.

Treshja e fotos me në krye Isa Mustafën kanë uzurpuar lidërshipin e LDK-së,

por nuk mundin të uzurpojnë votën e lirë të elektoratit të LDK-së

që voton për Vjosa Osmanin dhe politikanë me integritet.

Përse nuk e kandidoi Isa Mustafa Abdullah Hotin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2019?

Pyetje retorike!

Prandaj Isa Mustafa, duke e zgjedhur Vjosa Osmanin si kandidate,

(një politikane me standarte Perëndimore dhe formim në SHBA e cila triumfoi),

luajti si xhongler aktin më të lartë të mashtruesit ndaj elektoratit të LDK-së,

por edhe të fundmin.

Sepse më 25 marsin e 2020, në kulmin e pandemisë të Covid 19, ditën që Isa Mustafa rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit

koha e Isa Mustafës is over

si dhe e atyre që kanë kapur shtetin e Kosovës !

 

 

 

Prontomafia dhe Serbia e mundën, përkohësisht, Kosovën Nga Xhafer Shatri


Hashim Thaçi me cubat e tij dhe argati i Serbisë Isa Mustafa, arritën ta fusin Kosovën në njërën prej krizave më të thella në historinë e saj. Ka rrezik që kjo krizë të përshkohet edhe me një spirale dhune që shqiptarët nuk e kanë njohur që nga Viti i Zi, 1997.

Hashim Thaçi që e ka marrë pushtetin me gjak, ashiqare, nuk e ka ndërmend edhe ta lëshojë pa gjak.

Fati i Kosovës, prandaj, kaherë nuk ka qenë më i rrezikuar.

Sidoqoftë, sado i dyshimtë që është, megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhej respektuar ani se ky shpërfill brutalisht vullnetin e qytetarëve; vullnetin e atyre që, më 6 tetor, votuan për çkapjen e shtetit dhe për ndryshime substanciale.

Sot, Prontomafia dhe Serbia korrën një fitore, por kjo është fitore e përkohshme. Sepse nuk ma merr mendja që Thaçi e Mustafa do të mund të nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë nëse ajo cënon rendin kushtetues dhe integritetin territorial të vendit.

Në të kundërtën, nëse kjo ndodhë, Kosova rrezikon seriozisht të përjetojë një luftë të përgjakshme civile.

Në atë rast, Hashim Thaçit e Isa Mustafës nuk do t’u mbetet tjetër veçse të kërkojnë azil në Rusi.

Grekët dhe kompleksi i inferioritetit para etnisë shqiptare – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Studimi me titull “Arvanitas me shumë emër” i poetit dhe shkrimtarit të njohur Arqile V. Gjata, i botuar në portalin “Fjala e Lirë” të datës 26 maj, më la mbresa të thella. Është një studim shumë serioz, i cili, për interesimin që ngjall për lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, mund të shërbejë si temë doktorature për ta mbrojtur para një jurie me autoritet shkencor.

Në këtë studim, autori, në këndvështrimin tim, si askush deri më sot, i ka bërë një vlerësim të përkryer figurës së Arvanitasit të Madh Aristidh Kola. Ai shkruan:

“Pa dyshim dhe pa e tepruar mund të themi se Aristidh Kola është personaliteti më i madh e më produktiv i arvanitasve gjatë pesë shekujve të fundit (pas vdekjes së heroit tonë të madh, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut). Kontributi i tij në çështjen tonë kombëtare e veçanërisht asaj kosovare, është madhor, tepër konkret dhe i mbështetur në prova e argumente të pakundërshtueshme shkencore, të shtrira këto në kohë e hapësirë”.

Autori përmend shumë dëshmi për shqiptarët-arvanitas, por unë do të ndalem në dy prej tyre, meqenëse më duken tepër domethënëse.

Së pari, ai përmend mbretin e parë të Greqisë, 17-vjeçarin  gjerman Otto (Otto von Bayern 1815-1867) të dinastisë së Vitelsbahëve, i cili mbretëroi në Greqi prej vitit 1832 deri në vitin 1862. Ai shkruan:

“Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin Otto më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari, bisedonte… në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat administrative hartoheshin në greqisht. Veç kësaj, mbreti i parë i Greqisë, gjermani Otto, që me ardhjen e tij në Greqi si filohelen i madh, iu fut studimit të gjuhës greke me themel. Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të mund të fliste me popullin e tij e t’i njihte drejtpërsëdrejti, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin dhe menjëherë e la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes”.

Së dyti, ai përmend deklaratën e Aristidh Kolës:

“Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”.

Vetëm këto dy dëshmi janë mjaft kuptimplote: shqiptarët, që e kanë prejardhjen nga lashtësia pellazgoiliriane, përbëjnë themelin e Greqisë.

Një gjë të tillë e pranojnë edhe disa intelektualë grekë. Njërin prej tyre e citon profesori Arben Llalla:

“Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona Nikos Dhimu, në një intervistë që i ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe NY TIMES, u shpreh:

”Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet…”.

Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Winckelmann, i cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelmanit, në të vërtetë, ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë, kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm” (Citohet sipas: Prof. Arben Lalla. “Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 10 prill 2010).

Historiani grek Konstantinos Pangalis shpjegon se kush janë grekët e sotëm, kush ishin helenët dhe shqiptarët. Shpjegon se ne (shqiptarët – E.Y.) jemi të parët e kësaj toke, shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën, shpjegon se shqiptarët janë ilirë, shpjegon se helenët jemi ne, por jo grekët e sotëm!” (Citohet sipas: Historiani grek Konstantinos Pangalis: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë! (video)”. Faqja e internetit “Voal”. 21 shkurt 2020).

Autori thekson:

“Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821, emri i arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak…”.

Nga libri i Aristidh Kolës, me titull “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”. Shtëpia Botuese 55. Tiranë 2002, f. 550), autori ka nxjerrë citatin e mëposhtëm, në të cilin dalin në pah arsyet se pse emri i arvanitasve, i krijuesve të vërtetë të shtetit të pavarur grek, “dëgjohet përherë dhe më pak”:

“Me gjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi ecurinë e saj historike”.

Pra, pas fitores së atij revolucioni, në Greqi filloi të kristalizohej gjithnjë e më shumë politika çkombëtarizuese kundër arvanitasve, e cila nisi me shfarosjen e krerëve kryesorë që organizuan dhe udhëhoqën atë revolucion, me zhdukjen e të gjithë dokumentacionit, në të cilin dilte në pah kontributi i tyre, si edhe me ngritjen në politikë zyrtare të qëndrimit shovinist jo vetëm ndaj arvanitasve, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar në tërësi. Ky qëndrim shovinist u konkretizua me aprovimin e platformës famëkeqe “Magali Idea”, të pasqyruar në Kushtetutën e vitit 1844, fryt i bashkëpunimit të kryeministrit shovinist Jani Koleti (Ioannis Kolettis1773-1847) me mbretin Otto.

Gazetari, politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë:

“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”.

Shqiptarët-arvanitas, megjithëse trima me emër të madh, vërtet e siguruan fitoren e atij revolucioni të ashtuquajtur grek. Por harruan përmbajtjen e dy aforizmave të famshëm që vijnë nga lashtësia: harruan aforizmin e famshëm të Platonit (428-348 p.e.r.):

“Fitorja mbi vetveten është e para dhe më e mira e të gjitha fitoreve. Të jesh i mundur nga vetvetja është gjëja më e turpshme dhe më e keqe”.

Harruan edhe aforizmin po aq të famshëm të Ciceronit (106-43 p.e.r.), në të cilin thuhet:

“Fitorja më e madhe është ajo që sigurohet mbi vetveten”

Arvanitasit e siguruan fitoren në frontin e luftës, por dështuan në frontin e pasluftës: pasluftën ua lanë në dorë grekëve për ta administruar. Kjo për arsye të përçarjes që e ka karakterizuar etninë shqiptare që së lashti, përçarje që ka shërbyer si “fidanishte” për mbjelljen e një urrejtjeje të çuditshme ndërshqiptare, me pasoja tragjike për fatet e kombit tonë. Sikur arvanitasit ta kishin mbajtur nën administrim të rreptë edhe pasluftën, Greqia sot do të fliste shqip dhe grekërit e mbetur në ato troje, do të trajtoheshin si një minoritet i respektuar.

Grekët, sigurisht, të torturuar nga kompleksi i inferioritetit para arvanitasve që bënë revolucionin, ngritën më këmbë mbarë opinionin publik dhe, nën drejtimin e kishës shoviniste greke, ringjallën traditën e misionarit famëkeq Kozma për ndalimin dhe mallkimin e gjuhës shqipe, si Gjuhë e Perëndive, siç e ka titulluar veprën e vet Aristidh Kola, të botuar në vitin 1989. Dhe është e kuptueshme. Për çkombëtarizimin e një populli, mënyra më dobiprurëse ësht ndalimi i gjuhës së tij, sepse gjuha është pasqyra e identitetit të tij kombëtar.

Kolë Boçari, profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi, në vitin 1996 bëri një replikë me ministrin grek për çështjet evropiane, në gazetën britanike “The Europeans”, në të cilën u shpreh:

“Mësova për deklaratën tuaj, z. Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e sotme nuk ka minoritet. Ju ose e keni humbur lidhjen me realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në Greqi jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet i madh, mbi 2 milionë banorë, që kanë pushtuar Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë.., gjë të cilën Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime jemi një nga viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na ndaluat me forcë, që ne, arvanitasit, ta ushtronim meshën në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në gjuhën e nënës, madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në shtëpi… Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në Peloponez, për të gjetur lirinë këtu, në Australi…”. (Citohet sipas: Nuri Dragoj. “Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike”. Shtëpia Botuese “Weso”. Tiranë 2009,  f. 326).

(Profesor Boçari bën një gabim të vogël: ministrin grek nuk e kishte verbuar nacionalizmi. Përkundrazi, e kishte verbuar shovinizmi).

Në arritjen e objektivit të tyre për falsifikimin e historisë sonë të lashtë dhe ndalimin e gjuhës shqipe, grekëve u erdhën në ndihmë edhe personalitete të shquara të kulturës evropiane, që u përmendën më lart, si historiani gjerman Johann Winckelmann  (1717-1768), shkrimtarët Gëte (1749-1832) , Viktor Hugo (1802-1885) dhe piktori francez Delakrua (Delacroix – 1798-1863).

Me përkrahjen e tyre të padrejtë që këto personalitete i dhanë Greqisë, mohuan prejardhjen e kombit tonë, si kombi më i lashtë, falsifikuan historinë, duke shpikur lidhjen e paqenë mes grekëve të sotëm dhe atyre gjoja grekë të lashtësisë, mohuan lashtësinë e gjuhës shqipe, si themeli i gjuhëve evropiane, duke mos marrë në konsideratë mendimin e pararendësit të tyre gjerman, të filozofit dhe dijetarit të shquar Leibnic (Leibniz – 1646-1716), i cili thoshte:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.

Ata, gjithashtu, anashkaluan pikëpamjet e studiuesit gjerman Johan Turhan, të shprehura në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, në të cilin ai shkruan:

“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.

Në vitin 1998, Shtëpia Botueswe “Planet” botoi librin e Aristidh Kolës me titull “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”, në përkthimin e Milto Gurrës.

Në atë libër del në spikamë qëndrimi i Aristidh Kolës ndaj politikës greke, e cila, gjatë masakrave që shovinizmi serbokriminal po kryente në Kosovë, mbronte fuqimisht Millosheviçin, duke u renditur përkrah politikës së shovinizmit rusomadh, armikut të betuar tradicional të kombit shqiptar.  Ai ishte një qëndrim i turpshëm i politikës zyrtare greke ndaj popullit shqiptar të Kosovës, dhe po mbetet i tillë, përderisa Athina vazhdon ende të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim që të linte të kuptoje se ai mbahej edhe ndaj mbarë kombit shqiptar. Ai qëndrim, i cili nuk mund të vlerësohej ndryshe, veçse si qëndrim çmendurak, të sjell në kujtesë një deklaratë të vitit 1981 të presidentit grek Karamanlis, i cili thoshte:

“Greqia është një azil të çmendurish” (Citohet sipas: Robert D. Kaplan. “Greqia – gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit”. Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002. f. 40).

Pse të mos jenë të çmendur grekët! Fajin e kanë krerët arvanitas të revolucionit, demek, grek, që, siç u përmend më sipër, s’e morën situatën në dorë, që lejuan t’i vidhej historia jo vetëm Arvanitisë, por edhe mbarë kombit shqiptar, të falsifikohej ajo në mënyrën më skandaloze dhe grekët të fitonin edhe mbështetjen e personaliteteve të lartpërmendura të kulturës evropiane, të cilat, të brejtura nga smira për lashtësinë e gjuhës shqipe, trilluan një tjetër histori të Greqisë. Pra, nëse krerët arvanitas do ta kishin qeverisur siç duhet periudhën pas revolucionit, sot grekët nuk do të ishin fare të çmendur dhe, në rolin e minoritarëve, do të punonin të qetë, në bashkëpunim me arvanitasit dhe me mbarë kombin shqiptar.

Për aktivitetin e tij të shquar në shërbim të së vërtetës për shqiptarët arvanitas, Aristidh Kola duhej t’i paguante një haraç të madh shtetit shovinist grek. Dhe e pagoi. E pagoi me jetën e vet. Në një nga takimet e fundit pranë shtratit të vdekjes, – siç shkruan Kolec Traboini, – i kishin shkuar ambasadori shqiptar Kastriot Robo, bashkë  me avokatin shqiptar Ilir Malindi, i cili më pas dëshmon:

“Unë pata rastin që ta vizitoj të madhin Aristidh Kola në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe pashë gjendjen e tij të pashpresë… I dhashë kurajo, duke i thënë se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirëpo… Ahhh! Ai, me trishtim dhe me krenari njëkohësisht, na tha këto fjalë:

“Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve “Marko Baoçari”, të cilët vdiqën, edhe këta nga “leuçemia”. Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mi” (Citohet sipas: Kolec Traboini. “Vrasja e dytë e Aristidh Kolës”. Botuar në “Illyria”. 27 shkurt 2001).

Aristidh Kola u largua për në pasjetë më 11 tetor 2000, ashtu si edhe pararendësit e tij arvanitas Kollokotroni, Karaiskaqi, Bubulina dhe të tjerë  udhëheqës të revolucionit, që i vrau helmi dhe plumbi grek nëpër prita. Udhëheqësit arvanitas të atij revolucioni ishin vërtet shumë trima, por nuk ishin të zgjuar. Prandaj fitoret pas atij revolucioni i korrën grekët, të cilët, gjatë zhvillimit të tij, rrinin të fshehur nëpër ferra, duke pasur aleate besnike pabesinë.

Me këtë studim, poeti  dhe shkrimtari i nderuar Arqile V. Gjata i ka bërë një homazh të shkëlqyer personalitetit të shquar të Arvanitisë dhe të mbarë kombit shqiptar Aristidh Kola dhe unë dëshiroj t’i shpreh përgëzimet dhe urimet e mia më të mira. Por, në të njëjtën kohë, nuk mund të mos rri pa shprehur keqardhjen time të thellë që asnjëri nga presidentët e Republikës së Shqipërisë nuk u kujtua që Aristidh Kolën ta nderonte që në gjalljen e tij me medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”.

Kolumbus, Ohajo

27 maj 2020

 

Gazetari, politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë

“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”.

Per prishjen e Teatrit po dua te flas me fjalet e Kasem Trebeshines! Nga Iris Halili

Kasem Trebeshina eshte padyshim nje nder shkrimtaret tane me te spikatur. Nje djalosh komunist i oreve te para, me pas nje i penduar i madh, nje shkrimtar i guximshem qe nuk beri kurre kompromis me pushtetin e çdo lloji.

Une besoj se kritiket e viteve qe do te vine do te mund te çlirohen nga monopolet letrare shqiptare te marra gati parafabrikat nga monizmi dhe ndoshta do te kene guximin dhe vullnetin t’a studiojne me paqesisht e me denjesisht kete autor avant – garde qe na ka lene korpusin e rreth 250 dramave (pjesa dermuese e tyre vene ne skene ne teatrin e Kosoves), dhe gjithashtu nje galerie te pa fund tregimesh, novelash apo romanesh (edhe keto botuar plotesisht ne Kosove).

Mes veprave te tij veçohet “Mekami” qe daton ne vitin 1978. Me pak fjale historia e ngjarjes eshte ndertuar ne nje fshat qe nen udheheqjen e Partise se Punes vendosi te shkaterronte nje tyrbe te vjeter, qe njihej nga te gjithe si “Mekami i Shenjte”. Per peseqind vjet kjo tyrbe kishte qene kulti i vetem ku fshataret luteshin dhe faleshin rregullisht. Brenda ne tyrbe u gjend nje varr ku u pane te preheshin kufomat e nje çifti te perqafuar si dhe kufoma e nje kali qe ende vazhdonte te rridhte gjak. Me ironi autori shkruan: “Çeshtja eshte se ‘Mekami i Shenjte’ duhet te rrezohej. Kjo gje ne fillim u duk si nje pune e thjeshte, si nje veprim qe do te permbushej me disa te rena te kazmes dhe asnje ngarkese nuk do te dilte prej saj. Gje me e lehte nuk behej!”.

Pasi rrefen sesi mbajten fjalime madheshtore tek shkaterronin tyrben e shenjte, autori vazhdon: “Nuk di se si m’u mbush mendja se ky popull ishte pajtuar njehere e pergjithmone me padijen, se vetem ne padije e ndiente veten te qete dhe i behej e mundshme qe te degjonte dhe respektonte mashtruesit qe per te parfaqesonin dijen ne formen me te vertete”.

Autori ka nje qendrim te prere per formen brutale sesi nen nje histeri kolektive u shkaterruan kishat, xhamite, varret, tyrbet apo vendet e shenjta: “Shume keq, shume keq, nuk eshte e njerzishme t’u prishesh gjumin dhe paqen e perjetshme te vdekurve. Gjithe popujt e qyteteruar nuk guxojne te ndermarrin nje veprim te tille te urryer”.

I ashper me bashkekombasit e tij, Kasem Trenbeshina na vjen sot me i vertete se kurre per te na rrefyer se ne shqiptaret nder shekuj perserisim historine tone dhe prishja e “Mekamit te Shenjte” eshte po aq ironike dhe dramatike sa ajo e Teatrit.

Dr. Frojd na meson:“Arkitektura e qyteteve na ndihmon te kuptojme mendjet e njerëzve. Keshtu nese duam te kuptojme mendimin njerezor ne nje kohe te caktuar ne u kthehemi arkitektures se qyteteve pikerisht ne ate kohe”. Deshira per shkaterrimin ndaj çdo relikeje qe i takon te shkuares me sa duket eshte pjese e ngjizur e identitetit tone nga i cili nuk po mund te çlirohemi. Dhe per kete Kasem Trebeshina do te na pergjigjej:

“Ju e prishet Mekamin e Shenjte se ju nuk keni forcen e domosdoshme per te jetuar jeten tuaj, ate jete qe ju ka dhene i madhi Zot”.

Ne qytetet tona nder shekuj eshte rrenuar apo shkaterruar pothuaj çdo ngrehinë qe i takon kohes qe nuk eshte jona, eshte zhdukur çdo ngrehinë qe nuk na vjen per shije apo qe e shohim si te vrazhde.

Dhe na ndodh qe sa here kthehemi ne ato qytete  ndjejme sikur endemi ne rruge te panjohura njelloj si autori tek “Mekami” :“Duke shkuar neper terr dhe duke kaluar ne rruge te parruge neper monopatet e fshatit, nuk kisha asnje lloj ideje ku isha ne te vertete. Dhe nuk kishte gje per t’u çuditur kur u gjenda andej siper, ne krye te fshatit”!

Kur shkaterrohen objektet qe te rindezin kujtimet, iken dhe deshira per te qene ne ate vend, shuhet vetvetiu dhe kenaqesia per t’u rikthyer, vdes kujtesa dhe se bashku me te harrohet dhe vete historia.
Por pse kjo drame qe nuk po na largohet kurre? Serisht tek Mekami e gjejme nje pergjigje: “Per shekuj me rradhe e gjithe historia juaj ka qene nje rrokopuje. Gjithnje jeni qeverisur per faqe te zeze, ose nuk keni pasur asnje lloj deshire per tu qeverisur”!!!!

Trebeshina e botoi Mekamin më 1994 por e shkroi kete veper 42- vjet me pare. Vitet kane ikur, shkrimtari ende mbetet ne hije ndonese mesazhet e tij jane aktuale dhe te verteta sikur te jene shkruar dje!

Edhe vete Trebeshina eshte nje Teater i rrenuar, per deri sa eshte i mbuluar nga harrimi. Eshte vete Mekami i madh.

NE, TË TRAJTUAR SI FËMIJË NGA DREJTUESIT TANË – Nga MAURO BONAZZI – Përktheu Eugjen Merlika

Në luftë nuk ka kohë për të diskutuar, duhet vepruar. Duhen shtrënguar rradhët, lënë mënjanë ndryshimet e luftuar të bashkuar. Për të tjerat do të ketë kohë më vonë. Që jemi në luftë na është përsëritur shumë herë, në këta muaj kaq të zotuar. N’Itali, n’Evropë, në botë të gjithë drejtuesit më të rëndësishëm politikë i janë drejtuar kësaj gjuhe për të ligjësuar vendime e masa. Pastaj lufta mbaron e fillohet të ndërtohet. Po sot? A ka mbaruar lufta, apo vazhdon? Çfarë duhet të bëjmë atëherë, të dalim, të qëndrojmë në shtëpi, çfarë? Kërshërisht, vetëm një drejtues botëror nuk ka përdorur kurrë metaforat luftarake: Angela Merkel. Ndoshta sepse në Gjermani këto shëmbëllesa çojnë në një të shkuar, ende tepër problematike; ndoshta për shkak të karakterit të saj aq të përmbajtur e të mbyllur, pak të prirë për fjalitë bombastike. Në fakt Angela Merkel nuk ka thirrur kurrë në ndihmë skenarët e luftës: ka kërkuar të shmangë metaforat e shumta, e kur i ka përdorur ka folur për akull të hollë ose rendje në hapësirë të madhe. Ka dhënë një perspektivë kohore kur të tjerët fshiheshin mbas këtu e tashmë. I është drejtuar zgjuarsisë së njerëzve e jo emocioneve të tyre.

A është e rastit që Gjermania po bën më mirë se shumë Vende të tjera? Sigurisht po vërteton se edhe fjalët peshojnë, veçanërisht në politikë. Sepse janë fjalë që na ndihmojnë të vemë rregull në të vërtetën që na rrethon: fjalët janë si një ilaç, thoshte sofisti Gorgia, mund të shërojnë ose të helmojnë, varet nga si i përdor. Shumë dyshojnë se përdorimi i metaforave luftarake, kjo ringjallje e përherëshme e klimës së gatishmërisë, synon në kufizimin e lirive demokratike. Tek ne është më e mundëshme që ajo gjuhë të jetë shfrytëzuar për të fshehur pavendosmëri e pasiguri, madje dhe papregatitje fatkeqësisht, në disa raste. Edhe në këtë rastin e dytë nuk i është bërë një shërbim i mirë demokracisë, që është një sistem i qytetarëve përgjegjës e jo i fëmijëve për t’u trembur apo ngushulluar simbas rrethanave.

“Corriere della Sera”, 25 maj 2020

Pse pandemia e koronavirusit ka krijuar një shqetësim të ri për orientimin strategjik të vendeve të rajonit – Nga SHABAN MURATI

Pandemia e koronavirusit me hartën shumëngjyrëshe të ndihmave të shteteve të mëdha drejt Ballkanit Perëndimor krijoi një shqetësim të ri gjeopolitik në disa qarqe të diplomacisë dhe të analitikës europiane për ndryshimet e mundshme të orientimit strategjik të vendeve të këtij mikrorajoni.

Shqetësimi u fokusua në perspektivën e një rritje të ndikimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor për shkak të shpejtësisë me të cilën Kina dërgoi ndihma mjekësore për Serbinë. Këtë shqetësim e nxiti më shumë shfaqja teatrale diplomatike e presidentit të Serbisë, A. Vuçiç, i cili kur erdhi avioni i parë me ndihma nga Kina doli personalisht në aeroport, puthi flamurin kinez, mbushi Beogradin me postera gjigante me fotot e presidentit kinez Xi Jinping, shoqëruar me ditirambin e Vuçiçit “Faleminderit vëllai Xi”!”, dhe njëkohësisht shpërtheu një histeri të paparë antieuropiane, duke u tallur me solidaritetin dhe me integrimin europian.

Presidenti serb dhe diplomacia serbe nuk shpërthyen rastësisht në këtë dashuri të beftë kineze. Është një veprim i kalkuluar për të devijuar vëmendjen e BE dhe të Perëndimit nga aleanca gjithnjë e më e ngushtë dhe nga dashuria e vetme strategjike serbe me Rusinë. Pathosi i ri kinez i udhëheqjes serbe në kohën e pandemisë është alibia e re e Serbisë për të mbuluar të vërtetën e madhe të shtrëngimit gjithnjë e më të fortë të litarit rus në qafën e Beogradit. E kam theksuar disa herë se pandemia e koronavirusit nuk e ndryshon gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor.  Tre shtete të Ballkanit Perëndimor janë në NATO, Kosova de facto është shtet anëtar i NATO-s, e cila garanton sovranitetin, stabilitetin dhe kufijtë e Kosovës.

Federata boshnjako-kroate e Bosnjë-Hercegovinës është për anëtarësimin e vendit në NATO. Vetëm Serbia dhe pioni i saj e ashtuquajtura “serpska republika” janë kundër integrimit atlantik. Me një fjalë, përgjithësisht Ballkani Perëndimor gjeopolitikisht është i orientuar drejt integrimit euroatlantik dhe vetëm Serbia është e orientuar drejt integrimit rus. Kjo ishte para pandemisë dhe kjo do të jetë edhe pas pandemisë. Shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell, në një fjalim me ambasadorët gjermanë në datën 25 maj deklaroi se “Ne duhet të mbajmë qëllimin tonë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE”. Por diplomacia e BE duhet të bëjë një profilizim të qartë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor, sepse Beogradi e ka timonin drejt një kryeqyteti tjetër dhe nuk është Kina që e pengon integrimin europian të Serbisë.

Serbia nuk mund të ketë integrim kinez dhe është dilemë falso të shtrosh këto ditë dilemën diplomatike se Serbia duhet të zgjedhë midis BE dhe Kinës. Sikundër ka qenë dhe është një dilemë falso ajo që Serbia duhet të zgjedhë midis BE dhe Rusisë. Serbia e ka bërë zgjedhjen e vet strategjike dhe gjeopolitike: as te BE dhe as te Pekini, por te integrimi me Rusinë.

Është naive të mendosh se ajo që po quhet “diplomacia kineze e maskave”  në kohën e pandemisë do të shkaktojë përmbysje në Serbi dhe tani Serbia po shkon në Pekin. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse shinat e shtruara gjeopolitike e çojnë trenin shtetëror serb për në Moskë. Kam mendimin se as qeveria dhe as diplomacia kineze nuk e besojnë se presidenti serb dhe Serbia e kanë vërtet vëlla Pekinin.

Pse nuk mund të ketë integrim kinez të Serbisë?

Së pari, tradita historike diplomatike dhe e politikës së jashtme të Serbisë është e lidhur ngushtësisht me Rusinë dhe jo me Kinën. Serbia i ka vendosur marrëdhëniet me Serbinë qysh kur kjo ishte principatë e Perandorisë osmane në vitin 1838. Beogradi i ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kinën në vitin 1955, gjashtë vjet pas shpalljes së Kinës Popullore në vitin 1949 dhe gjashtë vjet më vonë se Shqipëria, e cila i vendosi marrëdhëniet diplomatike me Kinën qysh në vitin 1949. Ka qenë Rusia ajo që krijoi shtetin e pavarur serb në shekullin 19-të.

Ka qenë Rusia bashkë me Francën,që krijuan Jugosllavinë për t’i dhënë hapësira sundimi Serbisë. Në të dy luftërat botërore Serbia është rreshtuar me Rusinë cariste dhe komuniste. Në përplasjen e madhe midis Rusisë dhe Kinës për qendrën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare në fund të viteve 50’ Serbia mori anën e Rusisë. Edhe në konfliktin e armatosur kufitar shtatëmujor midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës në lumin Usuri në vitin 1969, Serbia mori anën e Moskës. Në planin gjeopolitik dhe strategjik Ballkani si gadishull dhe aq më pak gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për Kinën, siç kanë për Rusinë, sepse përplasja gjeopolitike e Rusisë me Europën, që nisi në vitin 2014 në Ukrainë, vazhdon në Ballkan, dhe Serbia është i vetmi instrument gjeopolitik i Rusisë për Ballkanin. Ndaj edhe po ndodh çudia diplomatike që presidenti i Rusisë Vladimir Putin,vitin e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Serbi, njoftoi se do të vijë përsëri në vizitë zyrtare në Serbi në tetor të këtij viti.

Së dyti, bashkëpunimi ushtarak është shtylla kurrizore e çdo lloj aleance gjeopolitike dhe strategjike dhe Rusia këtu dominon Serbinë më shumë se BE dhe Kina të marra së bashku. Rusia është furnizuesja kryesore e armatimeve të ushtrisë serbe, nga avionët gjuajtës e deri te raketat. Rusia ka një bazë ushtarake në Nish të Serbisë dhe përgatitet për të një bazë tjetër ushtarako-ajrore në Vojvodinë. Rusia zhvillon çdo vit manovra të përbashkëta ushtarake me forcat serbe në territorin e Serbisë. Serbia, i vetmi shtet ballkanik dhe europian, që është shtet vëzhgues në Organizatën ushtarake CSTO, të drejtuar nga Rusia. Kina është munguese e plotë në këtë fushë strategjike në Serbi.

Së treti, në planin ekonomik vërtet Kina i ka dhënë një pozicion prioritar Serbisë në programin e saj të njohur “16+1” për ish-vendet komuniste të Europës Lindore, ku shtoi së fundmi edhe Greqinë, por pesha e Kinës është tepër modeste në ekonominë serbe. Ndërsa BE-së i takon 65 për qind e tregtisë së jashtme të Serbisë, Kinës i takon vetëm 5,8 për qind. Serbia është i vetmi shtet ballkanik anëtar i organizatës ekonomike ruse “Unionit Ekonomik Euroaziatik” dhe kjo është tregues i qartë i orientimit të integrimit ekonomik me Rusinë dhe jo me Kinën. Nuk duhet harruar se orientimi gjeopolitik dhe strategjik nuk varet nga kreditë dhe borxhet, që Serbia ka marrë nga Kina në përmasa të mëdha. Kreditë dhe borxhet nuk janë elemente kryesore në planifikimet dhe në prirjet e orientimit gjeopolitik dhe strategjik.

Së katërti, interesi strategjik rajonal i politikës së jashtme të Serbisë është i lidhur në mënyrë të pandarë me Rusinë. Sepse ka qenë Rusia ajo që ka përkrahur me armë, me para dhe mercenarë politikën shoviniste të Millosheviçit kundër popujve jo serbë në katër agresionet e Serbisë kundër tyre në vitet 90’ të shekullit të kaluar. Ka qenë Rusia ajo që ka përkrahur interesat koloniale të Serbisë në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë. Ka qenë Rusia dhe jo Kina pjesëmarrëse në konferencën e Dejtonit për ish-Jugosllavinë për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë dhe ku Serbia u shpërblye me territorin e “Srpska republikës”. Ka qenë Rusia dhe jo Kina, që mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën, ku përkrahu deri në fund gjenocidin serb në Kosovë. Ka qenë Rusia dhe jo Kina, anëtare e “Grupit të Kontaktit për Kosovën” dhe në bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ku u përpoq për statusin kolonial të Kosovës nën Serbi. Serbia ka vartësi strategjike nga veto e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, gjë që pakëson nevojën serbe për votën kineze.

Së pesti, integrimi i Serbisë me Rusinë ka kushtëzime bazike, që i mungojnë Kinës, dhe që përbëjnë emëruesin e përbashkët kulturor dhe psikomental. Rusia ka njëshmërinë e racës, e origjinës, e fesë, e gjuhës, e folklorit, me Serbinë dhe kjo favorizon dominimin rus. Kisha ortodokse serbe, një faktor i madh influence dhe vendimmarrje gjeopolitike në Serbi, është e lidhur dhe e varur nga kisha ortodokse e Rusisë. Kjo vartësi fetare e Serbisë nga Rusia është rrethanë kushtëzuese e integrimit të Serbisë te Rusia, që i kundërvihet edhe integrimit europian, edhe integrimit kinez të Serbisë.

Unë nuk mund të them se Ballkani Perëndimor është jashtë një planifikimi të diplomacisë kineze për prani dhe veprimtari në Europë, pjesë e së cilës është Ballkani. Por unë mund të them se nëse ka një bast, që Kina e ka vënë te Serbia për Ballkanin Perëndimor, është i gabuar dhe me kosto në dëm të marrëdhënieve të Kinës me popujt e tjerë të rajonit.  Qysh kur Kina nënshkroi me presidentin e Serbisë Boris Tadiç marrëveshjen e partneritetit strategjik në Pekin në 20 gusht 2009, kam theksuar në një analizë me titull “Basti i gabuar ballkanik i Kinës”: “Kina po hyn në Ballkan me bastin të vënë te shteti më antiperëndimor dhe te shteti, që ka probleme e grindje me shumicën e shteteve të Ballkanit. Është një bast i gabuar ballkanik i Kinës”. Është një mendim, të cilit i pëmbahem edhe sot e kësaj dite, sepse Serbia gjatë kësaj periudhe vetëm farkëtoi aleancën strategjike me Rusinë dhe me interesat ruse në Ballkan. Vërtet presidenti i Serbisë Boris Tadiç shpalli në atë kohë katër shtyllat e politikës së jashtme të Serbisë: BE, Rusia, Kina dhe SHBA, por koha dëshmoi se shtyllat e tjera ishin rekuizitë teatrale dhe e vetmja shtyllë mbeti dhe do të jetë Rusia.

Zhurma artificiale, që është krijuar rreth një integrimi kinez të Serbisë në fakt synon të largojë vëmendjen nga largimi gjithnjë e më i madh i Serbisë prej integrimit europian dhe prej Europës. Serbia po tund kartën kineze si një presion i ri mbi BE, duke e shantazhuar se ajo ka alternativat lindore ruse dhe kineze, dhe prandaj BE duhet t’i bëjë lëshime në procesin e anëtarësimit dhe sidomos në orekset e saj ndaj Kosovës. Alibinë e integrimit kinez të Serbisë por përpiqen ta përdorin edhe disa qarqe filoruse dhe filoserbe në diplomacinë europiane, të cilët po punojnë që BE t’i bëjë lëshime strategjike Serbisë në rinisjen e dialogut Serbi-Kosovë.

Karta kineze e Serbisë është një lojë e komplikuar diplomatike dhe gjeopolitike, që kërkon të fshehë strategjinë dhe integrimin e vërtetë të Serbisë me Rusinë. Serbia nuk shkon në Pekin. Serbia nuk shkon as në Bruksel, pavarësisht se po zhvillon bisedimet e pranimit me BE, ku ajo don të futet si kalë Troje i Rusisë. Serbia shkon në Moskë dhe ajo po luan lojën ruse edhe me BE, edhe me Kinën.

KOSOVA E KA ZGJEDHUR RRUGËN E VET EVROPIANE PRO-AMERIKANE – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

         -Kundërshtimi i politikës së gabuar të ambasadorit Grenell është veprim

          pro-Amerikan dhe detyrë kombëtare

         Kemi pse të krenohemi me bukurinë, kulturën, traditën, historinë dhe vlerat e larta njerëzore të kombit shqiptar. Por kemi edhe pse të turpërohemi me mangësitë, vlerat e ulëta dhe të këqijat e shumta të një pjese të vogël të kombit. Punët e liga bëhen më lehtë dhe janë shumë të rrezikshme. Duhet një numër tepër i madh i atdhetarëve për ta mundur një numër shumë të vogël të tradhëtarve.

         PSE E DUAM AMERIKEN?!

         Shfrytëzimi i pro dhe kundër amerikanizmit për nevoja politike dhe interesa personale është bërë i mërzitshëm dhe i kalon kufijtë e absurditetit. Më duhet ta përsëris për të disatën herë. Populli shqiptar, me shumicë, me të drejtë, me zemër dhe pa hile e do dhe e respekton Ameriken, për shumë arsye.

-Është vendi më demokratik, më i drejtë dhe më i fortë në botë, simbol i lirisë dhe garantues i vetëm i ruajtjes së paqes dhe rendit botëror.

-Kombi amerikan është i vetmi në botë i përbërë nga gati të gjitha kombet, racat dhe religjionet e tjera.

-Garanton plotësisht lirinë e fjalës, besimin fetar, individualitetin, pronën private, mirëqënien, dhe lumturinë personale.

-Qindra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona e kanë gjetë vetën dhe janë duke e përjetuar ëndrrën amerikane.

-Gjatë gjithë historisë ka qënduar në mbrojtje të kombit shqiptar, që nga presidenti Wilson, deri te presidentët Klinton dhe Bush.

-E ka ndihmuar çlirimin e Kosovës nga thundra shekullore serbe, e ka përgaditur dhe realizuar shpalljen e pavarësisë, ka investuar shumë në zhvillimin e Kosovës.

-Është i vetmi vend në botë, i cili mund ta mbrojë kombin shqiptar nga armiku i përbetuar, shumë i fortë, shovinizmi dhe hegjemonizmi Serbo-Rus.

         Amerika nuk është pa të meta, por ato luftohen me mjete demokratike në mënyrë të përherëshme.

          Dashuria e përhershme e popullit shqiptar për Amerikën është e sinqertë dhe dallon shumë prej “dashurisë” së përkohëshme vetëm për interes të klikës serbe. Interesat strategjike të popullit shqiptar janë në përputhje me interesat strategjike të popullit amerikan. Populli serb me shumicë është pro-rus dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

          AMERIKA DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI

          Përkrahja amerikane për popullin shqiptar nuk bën të merret si e garantuar. As nuk duhet menduar se Amerika ka kohë të merret me punët tona në mënyrë të pafund. Ka shumë probleme botërore më të mëdha se çështja e Kosovës. Ne duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë vetë shtetin tonë. Duhet të punojmë shumë dhe pandalë për ta merituar dhe siguruar përkrahjen e përherëshme amerikane. Ekziston mundësia që armiqët tanë me diplomaci shtetërore dhe veprime të fuqishme lobiste të depërtojnë te zyrtarë të lartë amerikanë, siç është rasti me Ambasadorin Richard Grenell. Presidenti serb Vuçiq për interesa të Serbisë, i ndihmuar nga presidenti  Thaçi për interesa personale dhe kryeministri Rama për tu treguar dikushi, kanë arritur ta bindin atë se shkëmbimi territorial është zgjidhja më e lehtë. Ai e filloi këtë duke anuar nga Serbia dhe duke bërë presion mbi Kosovën. Roli i tij në koordinimin me Thaçin dhe Mustafën e LDK-s në rrëzimin e qeverisë demokratike të Kosovës ishte i qartë. Kjo u bë me qëllim të krijimit të një qeverie kukull të kontrolluar nga Thaçi, e cila në dialog me Serbinë do ta pranonte shkatërrimin e Kosovës.

         Këto veprime anti-shqiptare dhe anti-amerikane e kanë ngritur popullin shqiptar në këmbë në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Ky popull i shumëvuajtur nuk ka rrugë tjetër veçse të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat paqësore kudo në trojet tona dhe diasporë. Në Amerikë Liga Shqiptaro-Amerikane më në krye ish-kongresistin Joseph DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi janë duke punuar me të madhe me Kongresin Amerikan dhe administratën e presidentit Trump për ta ndryshuar politikën e gabuar të Ambasadorit Grenell në Kosovë. Pritet që kjo ligë sapo të lejojë situata, të organizojë demonstrata masovike në Uashington si në vitet e 90-ta kundër ndarjes së Kosovës. Po ashtu të bëjë dëgjime në Kongresin Amerikan ku Ambasadori Grenell do të jetë i detyruar t’i arsyetoj veprimet e veta. Kushdo që dyshon në aftësitë dhe mundësitë e Ligës mund ta vizitojë Web-faqen “aacl.com”dhe të njihet me punën e saj 30 vjeçare në shërbim të kauzës kombëtare. Kundërshtimi i një politike të gabuar të një zyrtari apo një pjese të një administrate amerikane është më vend.  Nuk ka logjikë të dëgjohet verbërisht dikush që kërkon nga ti për të bërë vetëvrasje. Administratat dhe ambasadorët e Amerikës janë gjithmonë të përkohshëm. Miqësia në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan është e përherëshme.

          Nëse vazhdohet me rrugën e ndarjes së Kosovës, populli shqiptar e rezervon të drejtën për të kërkuar bashkimin e të gjitha tokave shqiptare, të okupuara nga Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Greqia. Të njëtën gjë mund ta kërkojnë edhe popujt e tjerë, të cilët jetojnë jashtë shteteve nacionale. Gjermania dhe shtetet e rëndësishme të Evropës e kundërshtojnë këtë ide. Ky do të ishte një gabim katastrofal me përmasa të rrezikshme destabilizuese për Ballkanin dhe mbarë Evropën.

         Dëshira e Ambasadorit Grenell për zgjidhje të shpejt të konfliktit shqiptaro-serb mund të realizohet nëse orientohet kah e drejta dhe realiteti. Ai duhet të bindet se njohja reciproke në kufijtë ekzistues me sigurim të drejtave të njëjta nacionale dhe njerëzore për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi është e vetmja zgjidhje. Nuk mund të bëhen bisedime për dëmtimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kjo gjë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë me 17 Shkurt të vitit 2008. Kjo pavarësi në kufijtë ekzistues është njohur nga Amerika dhe më shumë se 100 shtete të botës, është konfirmuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë.   Krimet e luftës nga shteti terrorist serb kundër popullit të pafajshëm shqiptar nuk mund të falen kurrë pa u dënuar fajtorët. Çështjet të tjera mbeten temë e bisedimeve të mëtutjeshme. Kjo zgjidhje mund të bëhet e shpejtë nëse Amerika dhe Evropa bëjnë presion të vërtetë mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo duhet të vihet para vendimit, a don të bëhet pjesë e Evropës demokratike me të gjitha të mirat që vijnë me të apo të mbetet nën thundrën e Rusisë dhe Kinës me të qjitha të këqijat e sistemeve totalitare. Koha e ledhatimeve dhe lëshimeve ndaj agresorit serb duke i bërë presion viktimës shqiptare ka përfunduar. Kosova është gati, ajo e ka zgjedhë rrugën e vet Evropiane pro-Amerikane.

         GJYKATA KUSHTETUESE NË MBROJTJE TË SHTETIT

         Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është para një vendimi shumë të vështirë me përmasa historike. Presionet e ndryshme mbi Gjykatë, nga cila do anë qofshin janë të papranueshme. Vendimi për pezullimin e Dekretit të presidentit deri me 29 Maj tregon qartë seriozitetin dhe përkushtimin e saj ndaj drejtësisë. Duhet shpresuar se GJK do të përcaktohet për zgjedhje të lira, në favor të vullnetit të popullit e jo të nji presidenti me sjellje të qarta diktatoriale, anti-shtetërore, jashtë kompetencave të tij që mund të kualifikohen si antikushtetuese. Harta aktuale elektorale ka pësuar ndryshime qenësore dhe dallon shumë nga zgjedhjet e 6 Tetorit. Vetëm zgjedhjet e lira mund ta reflektojnë realitetin dhe janë mënyra e vetme e krijimit të legjitimitetit qeverisës. Në favor të kësaj  është deklaruar publikisht edhe njëri ndër hartuesit e kushtetutës nga radhët e PDK-s, profesor Arsim Bajrami. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë dhe shtylla e fundit e mbrojtjes së shtetit e përbërë nga gjykatës të kualifikuar me vlera të larta profesionale dhe njerëzore. Ata e dijnë fare mirë peshën e vendimit të tyre, i cili duhet të respektohet. Vendimet e Gjykatës Kushtetutese, të mira apo të këqija i vlerëson ardhmëria. Punët e këqija dhe dështimet e qeveritarëve i gjykon populli. Populli është mbi të gjithë dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë në realizimin e të drejtave dhe aspiratave të veta.

         PARTITË POLITIKE DHE SHPËTIMI I KOSOVËS

         Partitë politike janë subjektet më të rëndësishme të zhvillimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit. Ato konkurrojnë për pushtet në bazë të programeve dhe arritjeve të tyre. Pa hyrë në analizë të thellë të sukseseve dhe dështimeve, mund të thuhet me kompetencë së vetë fakti që pas 21 viteve lirie dhe 12 vite pavarësie ende duhet të merremi me mbrojtjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës, paraqet dështim të turpshëm të partive, të cilat qeverisën vendin gjatë kësaj kohe.

          Vetëvendosja ka arritur të bëhet partia më e madhe në Kosovë. Arsyet janë të thjeshta. Deri në zgjedhjet e 6 Marsit ishte parti opozitare. Lideri i saj Albin Kurti me kuadro të tjerë udhëheqës posedojnë aftësi dhe kualitete të lartë. Rinia dhe një pjesë e madhe e popullit, me arsye e konsiderojnë VV-n të vetmen shpresë për ndryshime dhe shpëtimin e Kosovës. Luftimi i pakompromis i korrupsionit dhe kundërshtimi i ndarjes së Kosovës janë çështje kyçe të përkrahjes. Rrëzimi i padrejtë jodemokratik i qeverisë Kurti e ka shtuar shumë përkrahjen për VV-n. Çdokush bën gabime në qeverisje. Qeverisja kërkon aftësi, urtësi, maturi, vendosmëri, diplomaci, përshtatje në rrethana dhe situata të reja. Është e dobët kritika për dike pa ju dhënë mundësia për ta treguar veten me punë. Gabimet e së kaluarës në opozitë, nuk kanë peshë të madhe. Veçse, Vetëvendosja duhet të ruhet shumë nga rreziku i majtizmit, ekstremizmit fetar dhe mos tolerancës ndaj kundështarëve politikë.

         Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e vjetër ka mbijetuar në sajë të autoritetit të pafund të presidentit të urtë historik Dr. Ibrahim Rugovës. Përçarjet, servilizmi, pjesëmarrja në korrupsion dhe qeverisje të keqe e gardës së vjetër më në krye Isa Mustafën e dobësoi dukshëm këtë parti. Në zgjedhjet e 6 Tetorit arriti për ta zënë vendin e dytë duke ju falënderuar znj.Vjosa Osmani me disa kuadro të reja. Bëhen qesharak ata që thojnë ndryshe. Me rrëzimin e qeverisë Kurti pjesë e së cilës ishte edhe vetë dhe përpjekjen për të krijuar qeveri të re të kontrolluar nga Thaçi dhe Lista serbe, garda anti-rugoviane e Mustafës është duke e dëmtuar rëndë LDK-n, demokracinë dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës. Shpresa e vetme për të mbetur e fortë në skenën politike është lirimi nga detyra dhe dalja në pension e kryetarit të LDK-s Isa Mustafës, tërheqja nga formimi i një qeverie “Thaçjane”dhe përkrahja e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Me sinqeritetin, edukatën e lartë shkollore, aftësinë profesionale, vendosmërinë, guximin politik, atdhedashurinë dhe vlerat familjare ajo është padyshim një nga figurat më të mëdha të vendit dhe pasardhëse e denjë e presidentit Rugova. Duke e shpëtuar vetveten, LDK-ja do të luante një rol shumë të rëndësishëm në shpëtimin e Republikës së Kosovës.

         Partia Demokratike e Kosovës ka dalë nga shpirti i luftëtarëve të lirisë të UÇK-s

dhe komandantit legjendar Adem Jashari. Pritej se kjo parti do të ishte garancia më e

fortë e mbrojtjes dhe ndërtimit të shtetit. Por lidershipin e saj e përfshiu vetëkënaqësia,

meritoria, lakmia, korrupsioni, interesi personal dhe frika nga Gjykata speciale. Meqë

qeverisi me Kosovën për një kohë shumë të gjatë PDK-s i takon përgjegjësia  kryesore

për gjëndjen e vështirë në të cilën gjindet ajo sot. Ekzistenca e shtetit të Kosovës është

e rrezikuar nga veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi. Bisedimet me Serbinë

për shkëmbim territori janë shkelje e rëndë mbi vlerat e luftës dhe gjakun e dëshmorëve të cilët e dhanë jetën për liri. Shihet se ai është i futur pakthim në botën e vet të fantazisë dhe nuk e kupton lojën e presidentit serb Vuçiq me te dhe me fatin e

Kosovës. Largimi i tij nga politika do të kishte ndikim pozitiv në forcimin e PDK-s dhe

do të ndihmonte shumë në shpëtimin e Kosovës nga domiminimi serb. Edhe miku madh i Kosovës, ambasadori William Walker i tha Thaçit se është i lodhur dhe duhet të  merrte pushim. Mjaft e ka “ndihmuar” Kosovën. Supozohet se arsyeja kryesore e

përuljes së tij ndaj Serbisë është frika nga dosjet dhe mundësia e perfundimit në burg.

Por, më mirë e ka të shkojë në burg para, se sa pas shitjes së Kosovës.

Nëse PDK arrinë të riorganizohet, lirohet nga Thaçi, prononcohet kundër shkëmbimit të territoreve dhe vazhdon me kërkesën për zgjedhje të reja, ardhmërinë e ka të sigurtë.

         QEVERIA E SHQIPËRISË NË SHËRBIM TË INTERESAVE SERBE

         Populli shqiptar nga të gjitha trojet tona e tregoi shpirtin e madh vëllazëror dhe

atdhedashurinë, me përkrahjen e popullit të Kosovës gjatë vitit 1999. Të dhemb zemra kur e sheh kryeministrin Edi Rama në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Këtë e bën të qartë përkrahja e tij për projektin serb mini-Shengen, bisedimet e fshehta me presidentin Thaçi dhe ate serb Vuçiq në dëm të Kosovës, vrapimi i turpshëm pas Vuçiq, lavdërimi  i tepruar i serbëve dhe nënçmimi i popullit dhe liderve të Kosovës. Shtrohet pyetja, a ia merr mendja atij se pas përqafimeve serbe fshihet qëllimi i nënshtrimit të Kosovës, krijimit të “Serbisë së madhe” dhe daljes në detin Adriatik nëpërmes tokave shqiptare? Dhe, çfarë mund të pritet nga një qeveri, e cila i përkrah armiqt e deklaruar të popullit shqiptar, shkatërron nga mbrenda vlerat kulturore kombëtare dhe demokracinë shtetërore?!

         Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Nuk ka forcë në botë që mund ta shtypë dëshirën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë!

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës – Nga Gani MEHMETAJ

 Pas çdo lufte shkatërrimtare, agresori është ai që i heq pasojat dhe merr përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra. E drejta ndërkombëtare e njeh institucionin e fajësisë kolektive dhe përgjegjësisë kolektive, sikurse që e njeh edhe institucionin e dëmshpërblimeve të luftës. Po ashtu, kjo është aplikuar pas Luftës së Dytë Botërore, humbësit e luftës janë detyruar jo vetëm të marrin përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra, por njëkohësisht dhjetëra shteteve u kanë paguar dëmet materiale dhe dëmet morale, të shkaktuara gjatë luftës. Qindra kriminelë lufe ajën ekzekutuar, apo dënuar me burg. Pas luftës në Bosnjë-Hercegovinë, institucionet e këtij shteti kanë nis procedurën e dëmshpërblimeve të luftës nga Serbia, duke kërkuar shuma të mëdha kompensimesh të cilat do të paguheshin me dhjetëvjetëshe.

Dëmshpërblimi i Serbisë për shkatërrimet në Kosovë

Serbia, krahas luftës në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, bëri spastrime etnike e gjenocid edhe në Kosovës, duke e shkatërruar njëkohësisht gati të gjithë infrastrukturën dhe objektet më rëndësi të veçantë. Janë vrarë mijëra shqiptarë, janë djegur mijëra shtëpi: pronat shtetërore e private, ndërsa dhembjet morale janë të pakrahasueshme. Pasojat e luftës Kosova dhe shqiptarët do t’i ndiejnë edhe për një periudhë të gjatë, pavarësisht faktit se me këmbënguljen e tyre dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare janë bërë rindërtime të shumta dhe janë zbutur në masë të dukshme pasojat e infrastrukturës së shkatërruar. Serbia këtë luftë e humbi, pavarësisht përpjekjeve dhe pretendimeve të mëdha për spastrime etnike dhe për zgjerim të territoreve, në dëm të shqiptarëve në Kosovë dhe në dëm të joserbëve në Bosnjë-Hrecegovinë e në Kroaci. Është e natyrshme, që meqë Beogradi, qendra e së keqës dhe shkaktari i të gjitha këtyre shkatërrimeve të heqë pasojat si në planin moral, pra ta bartë për një kohë tepër të gjatë përgjegjësinë kolektive dhe fajësinë kolektive, njëkohësisht edhe të paguajë dëmet e luftës. Kjo procedurë para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ende nuk është inicuar, edhe pse disa nga përgjegjësit kryesorë të vrasjeve e spastrimeve etnike në Kosovë, janë duke u përballur me gjykimin dhe është konstatuar se ata janë të përgjegjshëm e fajtorë, megjithëse gjykimi ende nuk ka mbaruar.

A mund ta inicojë Kosova procedurën e dëmshpërblimit

Përderisa Bosnjë-Hercegovina ka pasur mundësi ta inicojë procedurën për dëmshpërblimin e luftës, sipas ligjeve ndërkombëtare, meqë është shtet i pranuar ndërkombëtarisht, edhe pse ende është nën mbikëqyrjen dhe qeverisjen ndërkombëtare, Kosova për shumë arsye nuk pati mundësi që ta inicojë procedurën e dëmshpërblimeve të luftës. Arsyeja kryesore është, sepse Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar dhe ende nuk është pranuar  shtet i pavarur. Arsyeja tjetër mund të jetë, sepse Serbia nuk u  ndëshkua kolektivisht nga bashkësia ndërkombëtare, edhe pse kanë përgjegjësi dhe fajësi kolektive. Nuk është ndëshkuar kolektivisht as për gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kroaci. Megjithatë ekspertët dhe institucionet tona shtetërore, duhet të shohin mundësitë dhe procedurat ligjore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që krahas përgjegjësitë së kreut të Beogradit për krimet dhe gjenocidin në Kosovë të inicohet edhe përgjegjësia kolektive, përkatësisht të inicohen procedurat për dëmshpërblimet e luftës.

Dihet se janë bërë disa llogari si për numrin e të vrarëve e të plagosurve, ashtu edhe për dëmet e shkaktuara nga makineria serbe gjatë luftës në Kosovë. Është po ashtu e njohur se numri i saktë i të vrarëve asnjëherë nuk mund të dihet, sikurse nuk mund të vlerësohet kurrë dëmi moral e dhembjet e shqiptarëve për të afërmit e tyre dhe për gjymtimin e denigrimin e popullatës gjatë kësaj lufte të ndyrë serbe. Kështu, pos shënimeve që janë, do të duhej të kompletohen  tërësisht të dhënat e përgjithshme për të inicuar proicedurën e dëmshpërblimeve të luftës, që do t’i paguante Serbia Kosovës. 

Teksti është botuar para 18 vjetësh, por situata nuk ka ndryshuar. Shteti ynë hesht për krimet serbe dhe për dëmshpërblimin e luftës.  

 

P. S. Institucionet e shtetit tonë as pas njëzetë vjetësh nuk kanë nis procedurë për të kërkuar dëmshpërblime të luftës dhe përgjegjësi kolektive të serbëve.