Lulzim Basha i ngjan një djali tekanjoz. Emri i brishtë.Lulzim dhe pamja e tij prej vajze të përkëdhelur, mesa shihet, ka ndikuar në karakterin e tij aspak burrnor. Nga shqyrtimi i jetës së tij, vihet re se ai u shfaq në skenën politike nga hiçi. Çdo arritje e tij,në veprimtarinë partiake, në administratën shtetërore, ministër, kryetar bashkie me paterica, kur për pak desh regjistroi humbjen e parë, më së fundi kryetar partie, nuk janë aspak meritë e aftësive të tij, por përkrahja dhe opinioni dashamirës i doktor Berishës, që më pas rezultoi i gabur, sidomos pas gjestit dinjitoz të dorëheqjes nga çdo post..
Pas hipjes së Lul Bashës në kolltukun e kryetarit, u vu re, një dukuri e rrezikshme për jetën e aktivitetin politik të PD, sjellja autoritare e tij, si një virus i ngjitur nga huqet dhe arroganca e kryetarit të PS.
.Pèr Lulin e Bashajve, flasin hapur plotësimi i detyrave të pengut, duke nisur nga, shkrehja e çadrës, gjesti fatal e qesharak:“Qe palla!” me pengmarrësin me pushtet të pakufizuar; hartimi i listës së përjashtimeve, djegia e mandateve, dërgmi sekret i letrave, lënia në baltë e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, braktisja e protestave për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe humbjet seriale,
Ky “trim” i çartur me emrin Lulzim e mbiemrin Basha ose Brava, gjatë fushatave elektorale. bridhte si era me shiun, nga një qytet në tjetrin, duke premtuar ëndrra për diell, me një gjuhë krejt të pakuptueshme,për qytetarët e thjeshtë, buzëgaz si në gjumë: “Kemi fituar. Kemi fituar thellë! Jam kryeminstri juaj! Pastaj dëgjohej britma e tij në shkretëtirë “masakër zgjedhore”, nuk e njoh rezultatin. kemi fakte e dokumente. Befas heshtje. Asnjë protestë. Qetesi e thellë. Pas zgjimit, alarm, me vrap sërish votime partiake, në qytet. Më së fundi. në kolltuk. Atje, i ngujuar pas portave me brava e e dryna ky Brut i buzëqeshur, nisi ,të qëllonte nga lart me karrike, tulla e gurë.. .
Gjithë këto bëma, u shpërblyen nga pengmarrësi me mbrojtjen e pengut në selinë e uzurpuar të PD, me ndihmën e trimave të policisë me kaska e gazlotues, kundër demokratëve të lirisë,
Dhe ja humbja e rradhës, e gjashta, në votimet e 6 marsit të ftohtë , nga 6 bashki, asnjë, pa lulëzim, kur frynte nga grykat e maleve , bora mbulote rrugët e disa burra e gra me përjashtimin e bijëve të tyre, strukshin ne shtëpitë e ftohta.
Lul Bashës me humbjen e fundit, iu sulën kundërshtarët, nga grupimi i tij, duke tronditur kolltukun e pamerituar. Ndaj bashkimi i demokratëve, pritet së shpejti. Sot Luli, përballë kërkesës së miqëve për dorëheqje, na kujton të mbyturin që mbahet nga flokët e veta, I mbyturi është mjaft i rrezikshem, kërkon ndihmë, edhe nga shtazët. Kap me thonj, e me dhëmb, këdo që përpiqet ta shpëtojë.. Rruhuni nga ai, Herë pas here, duhet t’ia zhysni kokën nën ujë deri sa ta nxirrni në breg të lumit, Atje, ta ktheni me kokën poshtë e këmbët lart, ta shkundni mirë e mirë, deri sa t’i zbrazet uji turbull. Pastaj shtyjeni tutje, duke e këshilluar; Ik e mos u laj më në lumë, kur nuk di të notosh, pale në krye të notarëve të fuqishëm!
Por, ky notar i mbytur me pamjen e një vajze llasticë, thotë i zëmërruar:
“ S’është e vërtetë! Nuk jam mundur në asnjë garë, gjithmonë kam dalë në krye.
Ja, çfarë thotë i shqetësuar dhe i habitur miku i tij, debuteti Alizoti; “ Basha tha nuk kam humbur asnjë garë, Kjo kalon kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet, se nuk njeh, asnjë humbje, nuk jeton me realitetin.
Eshtë e palogjikshme të qëndrojë në krye të një partie të cilën e ka shkatërruar.
U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohet menjëherë.”
Këmbëngulja e Lul Bashës kundër kerkesave për dorëheqje na kujton ligjëratën e Nolit në Këshillin Kombëtar, më 1923, ku ndër të tjera, tha: “Kulltukofagët janë si krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.”
Dihet se pas çdo shtrëngate, retë shpërndahen, dielli shkëlqen në qiellin e kaltër dhe natyra feston, ashtu siç ndodhi përsëri në Shkodrën e kultures. bastion i pamposhtur i demokracisë me doktor Bardh Spahiun e Shtëpisë së lirisë,
Lideri historik i PD, Sali Berisha i hapur ndaj të gjithë deputëve demokratë për bashkim, shkruan; “Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar, se Brava-opozita nuk është një opozitë, por është false, shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre. Të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë,” .
Pra, humbja e Lulzim Bashësh, është një ngjarje, që duhet vlerësuar për bashkimin e ngadhnjimin e demokratëve, rikthimin e demokracisë, për shqiptarët
në Shqipërinë Europiane, kundër Ballkanit të hapur, me lidhje të fuqishme ekonomike e kulurore, me Kosovën dhe SHBA.
Komentet