-Dera…,tha Gano ndërsa mundohej të shmangte Marinën ,por ajo thirri përhumbshëm :
-Era…, duke ia thithur buzët me një puthje të gjatë, plot përvëlim e afsh të shpirtit që i tallazitej në një dyndje të madhe të dëshirës.Sakaq ,Gano i dha një shtytje kokës dhe flokët e saj u varën mbi supin e tij. E trokitura u dëgjua më e fortë, ngulmuese, e ndërprerë.
-Burri, mërmëriti pa frikë Marina, po Ganon e kishte kapur një ankth i fortë. Ai bëri nga dritarja, të hidhej që andej, po Marina, e tërhoqi për mënge , hapi fletën e dollapit të rrobave dhe e futi aty, duke rrotulluar çelsin.Shpejt e shpejt u vesh, si për t`u paraqitur sa më normale, dhe ajo hapi derën.
–Sa kohë kam që trokas dhe ti qenke përhumbur sikur të janë mbytur gjemitë, foli Gjoni.
-Nuk të prisja, tha Marina, po flija gjumë, ti më the se do punoje dy turne….-Do zevendësoja një shok, po ai erdhi, ndaj s`kisha ç`të bëja në minierë…Uf, sa i lodhur jam, po ti se ç`paske sot, jo si herët e tjera.Mos je sëmurë?
-Pak dhimbje koke, po tani që erdhe ti do më kalojë.Ajo ia tha këto fjalë duke vepruar, i hodhi duart në qafë, e puthi fort,i hoqi xhaketën dhe e shtriu Gjonin mbi krevat.Iu ngjit si lozonjare e thekur dhe një gjysmë ore dëshirat e të shkretit Gjon u përhumbën në një ëndërr të vërtetë që ta afronte vetëm Marina.Pastaj atë e zuri gjumi, një gjumë i thellë, me gërhitje të ndërprera,si ndonjë berr i therur.
Lakuriq siç qe, Marina hapi fletën e dollapit, nxori prej andej Ganon, e shtriu për tokë, pa pyetur fare për çehren e tij të zbehur dhe rifilloi sërish mëkatin e dashurisë dhe tradhtisë, pa e çarë kryet se Gjoni mund të zgjohej,pa pyetur fare për kundërshtimet e tij të heshtura, vetëm kur ajo kuptoi se Gano s`ishte më burrë nga frika apo nga lodhja, e lëshoi pengun e saj, i cili me majat e hapave doli nga dhoma dhe u gjend në koridor sikur t`i kishte shpëtuar një ulkonje të plagosur.Në podin e shkallëve të pjerrta ai mend u rrokullis po të mos e kishte mbajtur përkrahu Marina, që i dha puthjen e fundit të asaj dite.Ajo i rregulloi vetullat, flokët, i preku me gishtat e gjatë plagët e puthjeve në gushë, pastaj e shtyu lehtësisht shkallëve sikur donte ta hidhte në një humnerë pasi e kishte nxjerrë nga humnerat e veta.Ai eci me nxit për të dalë nga rrezja e shtëpisë së Marinës dhe vetëm kur u gjet në një rrugë kryesore kuptoi se s`duhej të kishte ecur me kaq nxitim,pa mendur se ç`rrugë tjetër duhej të kishte pas rrugës kryesore.
Mori një rrugë qorre ku siç ia tha mendja s`duhej të kalonte njeri dhe u gjend pranë një burimi, me prurje sa llëra e dorës.Në fillim shpëlau sytë sikur të hiqte prej andej turpin me puthjet dhe kafshimet e saj,pastaj drejtoi turpin duke parë kuturu si idiot , u kujtua se ishte i etur dhe piu ujë me grushta, po flaka e brendshme si shuhej që s`i shuhej, dhe e kuptonte se Marina i kishte ndezur përbrenda një flakë të djallëzuar.Sa u tmerrua kur pa në pasqyrën që e mbante në xhep, vurratat në fytyrë nga thithjet e asaj,po për këtë do ta gjente gënjeshtrën, gruas do t`i thoshte se në vrapim ishte përplasur në ca degë ahu, të cilat e kishin shpëtuar për të mos rënë në humnerë.Ai u përkul sërish dhe njomi fytyrën në burim.Freskia e ujit i kujtonte fjalët e saj , kur ai i vardisej nga pas se ajo do ta bënte për ujë të ftohtë, prandaj do qe mirë që Gano të punonte arën e tij.Ajo na paskësh pasur të drejtë se ai ndjehej aq i leqendisur, sa po mendonte t`ia këpuste një gjumi aty, ndanë burimit që çuçuriste indiferent përrallën e tij të moçme të rrjedhës.Por, po binte nata dhe duhej të nisej.Gjatë rrugës kujtonte Marinën e para kësaj dite, jo-të e saj të forta, këmbënguljen e tij,krenarinë e saj,pezmin e tij delirant, përgojimet për të, ëndrrat e gjata, dhe po-në e saj që erdhi krejt papritur dhe atë e hutoi fare.Sikur ai t`u thonte disave se kishte shtënë në dorë Marinën, me siguri ata s`do ta besonin, e sidomos , shoferët e minierës së Mineshit, të cilët kur shihnin Marinën në rrugë u binin me pikëllim borive si në vajtim.Nga boritë njerëzit e kuptonin se në rrugë po kalonte Marina.Lozonjarja shtathedhur me një gërshet deri afër vitheve, sikur donte të ruante paprekshmërinë e tyre.Me fytyrë të bukur, cullufe të prera, trupin e kolmë si një zanë mali.Po ata që s`e njihnin botën e saj, ose po ta njihnin, me siguri ,do të hiqnin dorë shpejt, siç kishte mundësi të bënte edhe ai duke ruajtur vetëm një kujtim për të.Kur vajti në shtëpi, pothuajse ishte natë, errësira vinte gisht në sy.E shoqja kishte shkuar në gjini dhe ai u ndje i lehtësuar për këtë. Nuk do lodhej të justifikohej megjithëse e njihte natyrën e saj indiferente, tipin e saj të fjetur e cila nuk lëvizte vendit sikur edhe zjarri të binte pranë.Ai u pa në pasqyrë sërish dhe vurratat e puthjeve të saj sikur i kishin dhënë ngjyrën e tyre gjithë fytyrës. Kuptoi se kjo nuk qe veçse një ndjesi e tij, që vinte nga ai stërmundim i tmerrshëm, sepse ajo, Marina nuk ishte femër normale, gjithçka i paskërka me tepri, bukurinë krenarinë dhe shtrydhjen trupore.Një valë lodhjeje po ia dobësonte gjymtyrët sa ai nuk mund të rrinte më në këmbë, as të hante bukë, e bashkë me këtë valë një ëndërr kënaqësie shtrihej në trurin e tij, duke i sjellë aq afër ato çaste të bukura që freskoheshin nga hiret e saj.E zuri gjumi. Në një rrëzë muri këndonte bulkthi.Disa ditë ai nuk e pa atë, duke e kujtuar gjithnjë pasi i duhej kjo kohë të mendohej e të përcaktonte një plan që s`po e gjente dot…
Dhe ndodhi një mbasdite ndërsa Gano po ecte rrugës për të vajtur diku, iu faneps Marina .Ndonëse ajo nuk e shihte, ai e njohu menjëherë dhe i thirri.Vetëtimthi ajo ktheu kokën , qëndroi në vend , ai ishte pak larg.Kur ai iu afrua, u mek, o zot sa e bukur ishte, në ato çaste ankthi ,ai s`kish pasur kohë ta kundronte siç po e kundronte tani.Gërshteti i gjatë rrinte mes kurrizit të saj si një shpatë që kërkonte të godiste keqbërësit, po jo Ganon.Ajo dukej më e bukur se ç`mendonte ai, dhe Gano i tha se e kishte marrë malli, po Marina nënqeshi, dhe ai kurrë s`kishte për ta kuptuar këtë nënqeshje, nëse qe një shprehje gëzimi të natyrshëm apo një ironi e lehtë.Gjithësesi i tha shpejt, me frikën se mos aty kalonte njeri ,që ata mund të shkonin në thellësi të pyllit që ishte aty afër ,të rrinin pak.Por sa e çuditshme ishte ajo grua, ajo i tha se nuk i pëlqente pylli, nëse ai e donte mund te vinte në drekë tek shtëpia e saj, pikërisht ditën e diel .Ishte vetëm.Dhe shpejt bëri para e u zhduk pas një kthese.Gano mbeti si hu mes rrugës.Ç`ishin ato fjalë?Sa femër tekanjoze, vërtet e bukur, po e mistershme, që të fuste në situate pa dëshirën e saj , pikërisht prej këtyre tekave.U kujtua se duhej të lëvizte, lëvizi ,po mendimi se gjendej para një rreziku të ri nuk iu shqit,ndonëse dëshira e përvëlonte dhe i arrinte deri në thua.Solli ndërmend çalamanin Braçe që zbriti me çarçaf nga kulla e Stafajve pasi kishte kaluar orë të tëra me bukuroshen Sanie,e ngaqë çarçafi s`qe llogaritur mirë, ra në gropën me hithra dhe u bë gazi i botës.Aty edhe theu këmbën e si burrë që ishte mbajti ulërimat gjersa vajti në shtëpinë që e kish afër.Rasti i tij sikur i vinte kapak çdo gjëje, po kur sillte ndërmend fytyrën e bukur të Marinës ai luhatej rëndshëm e herë herë, në të shumtën e rasteve vendoste të shkonte tek ajo.I dha kapak se duhej të shkonte.Fundi a nuk rrezikonte edhe ajo? Por ajo mund ta donte më shumë atë dhe nuk e vinte re rrezikun.Kush dashuron rrezikun nuk e sheh, nëse ai po të bëhej esëll ç`vlerë do kishte, por me mend në kokë.Në këto punë nuk duhej të thotë kush punë e mbarë. Këtë fjalë e kishte dëgjuar nga brigadier i kooperativës, i cili siç thoshte ai vetë nuk hartonte dot një grafik dashurie, aq të dashura kishte, po sidoqoftë, në këto punë sekreti dhe kujdesi ishte maksimal, ndryshe përdfundonte si Braçe çalamani, mos, o zot edhe më keq.Mund të këshillohej me dikë, po me cilin?Të kishte qenë ai fitili i dinamitit në minierë, do ta ndizte shumë lehtë, e pastaj do vraponte labirintheve të minierës që i dinte përmendsh po dashuria qenka labirinth më i vështirë.Fitilin e saj e ndez po shpërthimin s`dihet kur e bën.Duke ecur rrugës ai nuk po kuptonte pse Marina nuk donte vend tjetër veçse në shtëpi, ç`ishte kjo tekë,mos vallë asaj dashuria i shijonte më mirë me pak rrezik brenda si ajo buka me pak maja?Zoti na ruajt,tha ai me vete, duke u lutur edhe për Marinën, ndërsa shikonte anash rrugët për të parë ndonjë njeri, që të fshihej më mirë, por asnjë njeri nuk dukej në rruigë. Marina i doli përpara me një përparëse të bardhë,sikur ta kishte ftuar të gatuanin së bashku.Lërët e përveshura dhe gërsheti i shpleksur e tregonin atë serioze në një punë që po bënte.Ajo e futi në dhomën kryesore të shtëpisë, u gjend para një tavoline të madhe ku ishin rreshtuar pjatat me mish, pula të pjekura , sallatra, verë, raki, birrë, limonata.Qe një tavolinë e bollshme sikur të priste një delegacion , kurse ai ishte vetëm një, dhe po të rrinte aty edhe një javë nuk i mbaronte kurrë ato ushqime.
Kjo grua vërtet ishte e çmendur.Marina pasi e puthi i dha një gotë verë, duke i thënë se pas pak duhej të vinte burri me kushërinjtë dhe dy shokë.Ai atë ditë kishte ditëlindjen e për më tepër qe pranuar kandidat për parti.Ajo e kishte harruar ditëlindjen e tij, përndryshe s`do ta kishte ftuar atë ditë, po sido që të ishte, të mos kishte pikën e merakut se Marina do ta kënaqte më shumë se ç`e pandehte ai.Pastaj ajo e shtyu lehtë dhe e rregulloi në një dhomë ngjitur.Ai u ndje si i kapur peng veçmas kur ajo , i mbylli derën me çels.Mos vallë ajo grua kurdiste diçka dhe ai kishte shkuar si cjapi tek kasapi.Mos vallë ajo donte t`i vërtetonte ndershmërinë të shoqit duke ia nxjerrë Ganon si një kopil nga ferra, për t`i treguar atij se njerëz të tillë të gënjyer dinte t`i ballafaqonte ndershmërisht.Hapu dhe të futem , iu ndërmend kjo shprehje që e përkufizonte aq saktë ngushtësinë.Dhoma ishte bosh, përveç disa dyshekëve të palosur dhe jorganëve mbi to.Nëpër mure qenë varur ca qëndisma, ku dukej figura e një kaprolli dhe ca ornamenteve të tjera.Me siguri të bëra nga dora e saj.Në koridor , jashtë u dëgjuan hapa.
Kur erdh i shoqi me njerëzit tavolina buzëqeshte.
-Ç`grua ke, more Gjon, komplimentuan kushërinjtë, ato gratë tona s`dinë fare të gatuajnë.
_Flori e kam , tha Gjoni dhe zuri vend në krye të tavolinës duke ulur afër edhe Marinën.Marina i rregulloi njerëzit sipas dëshirës së saj, mori gotën e para duke i mirëseardhur të ftuarit, i zuri me radhë duke i përshëndetur, tha se gjithë këtë servirje dhe respekt e bënte nga gëzimi dhe dashuria e madhe që ndjente për të shoqin që i ishte gjendur gjithnjë pranë duke i plotësuar çdo dëshirë e për të ishte fat që kishte një burrë të tillë, siç thoshte dhe bota :azgan mali.Efekti i këtyre fjalëve qe aq i madh sa Gjoni u përlot.Pas saj foli Gjoni, ai nuk i lidhi aq bukur fjalët, duke gërmuar pak në to , për t`u lënë kohë të ftuarve të flisnin sa të donin, veç jo aq shumë ,se rakia po plaste jesir qelqet.Ambienti i ngrohtë, bollëku, fjalët, sollën një ndjenjë të përballueshme në përkushtimin ndaj njëri tjetrit.
Pastaj ata iu rikthyen tavolinës ,pjatave të bollshme dhe pijeve.Njëri nga kushërinjtë tha se jo vetëm këtë grua Gjoni e kishte pastërore, e që gatuante sa të lëpinje thonjtë, por ajo ishte edhe e zgjuar dhe soj i mirë.Marina iu përgjigj kësa fjale me një buzëqeshje të ngrohtë dhe tha se ndihej ngushtë se sot çdo fjalë e mirë duhej për Gjonin. Ndenji pak,e kërkoi leje, ata le të bënin qejf e muhabet burrash, se ajo kishte punë të tjera të shtëpisë për të bërë, e që ata të mos i bezdiste njeri , po të donin mund t`ua mbyllte derën nga jashtë, ose nëse s`donin mund ta linte edhe hapur.
-E di ç`ke ti nuse, foli njëri nga kushërinjtë, mbylle që ç`ke me të,veç mos harro të vish në orën kur ne të jemi bërë xurxull.Marina vonoi dhe pak e mori gotën dhe qortoi ëmbëlsisht duke thënë se gjithë ç`qe shtruar ishte shtruar me zemër të pastër dhe ata të mos rrinin si krushq se ishin njerëzit më të afërt të shtëpisë., Pastaj doli dhe ua mbylli derën me çels nga jashtë.Vajti në guzhinë lëshoi ujin nga çezma, u kthye në koridor e po përgjonte pas derës.Ritmi i bisedës po mbështillej ngadalë sikur ata të bënin ndonjë komplot, pastaj zërat u ngritën plot gaz e pasion në copra fragmentesh të ndezura.Në dhomën tjetër ajo e gjeti Ganon me duar mbështetur në parvazin e dritares.Gano nuk lëvizi,diçka bluante në mendje, veç ajo e rrëmbeu sikur ai të qe një fëmijë i zemëruar dhe filloi të bënte me të lojën e saj.Gano rrinte sikur në çdo skaj të gjymtyrëve t`i kishin futur nga një thumb, por dalëngadalë Marina po ia hiqte ato thumba që nuk ishin gjë tjetër veçse iluzioni i një frike të arsyeshme.Përtej murit i shoqi pinte verë dhe raki ndërsa ai po pinte hiret e saj që duke dalë nga një trup i lakuriqtë përmes bardhësisë verbuese e kërcënonin edhe më shumë mendimin e kobshëm se hataja mund të shpërthente kur nuk pritej.
Po bënin një orë që po luanin me trupat e njëri tjetrit kur në dhomën matanë ia nisi kënga:”çohu moj nuse, çohu prej gjumi, s`mund të çohem-o, m`i kanë zënë flokët përfundi…”Ai vuri re se kishte zënë me bërryl gërshtetën e gjatë të Marinës dhe pati ndjesinë se ai nuk qe tjetër veçse një gjarpër,që po jepte shpirt pikërisht në forcën e atij bërryli që mblidhej për të mëshuar.Si ta kuptonte mendimin e tij ajo e lëvizi pak bërrylin, mori gërshetin dhe ia shkoi rreth qafës. Gjarpëri ishte ngjallur.Ai tani mund të lëvizte nëpër dhomë, të dilte jashtë e të pickonte mendimin e tyre se Marina po bënte një mëkat që ishte më i madh se tradhëtia e dashurisë:kryerja e kësaj gjëje në bukë.Koha rridhte dhe mbasditja po thyhej, po ai e ndjente se ajo ecte aq ngadalë si për inat të tij.Një ligështim me një ndjenjë faji po i mblidhej si komçë në grykë.Befas në dhomën tjetër zërat u ngritën , ndoshta po ziheshin për ndonjë këngë tjetër, ndoshta për ndonjë qejfmbetje, për ndonjë harresë shëndeti.Mbasditja po shkonte drejt perëndimit të diellit. Befas dera e dhomës tjetër shkundulloi. Ja, mendoi ai me vete, si dolen gjithë parandjenjat.Ah!..Të trokiturat u bënë më të nxituara.Dukej se dhoma tjetër po shembej nga britmart e po të mos shkonte ajo atje do të vrisnin njëri tjetrin ose do vinin zjarrin.
-Marina, Marina thërrisnin.
-Rri, tha Marina, ata janë të dehur, tani ikin dhe ne gjithë natën jemi bashkë.
Po fytyra e Ganos qe zverdhur si një letër e bardhë, e vjetër, ku ajo s`kishte shkruar asgjë.Sapo ajo hapi derën ai doli bashkë me të , pa e përshëndetur, kuptoi ku ishte dalja e shkallëve dhe ia dha vrapit.Kur kishte vrapuar një kohë të mirë ktheu kokën pas. Shtëpia e saj nuk dukej më.E quajti të udhës të ulej në një gur, po ai kishte qëlluar majëmprehtë. Atëhere u ul diku tjetër.Po binte një mbrëmje e paqtë. Befas u ndien disa zëra të ashpër, me siguri ishin ata dhe po e ndiqnin.U ngrit dhe ia dha vrapit nëpër një shteg që s`dinte ku të shpinte.Kur shtegu mbaroi u gjend në një lëndinë, por kuptoi se kishte vrapuar deri ku ishte nisur, veçse në krahun tjetër.Djersa i shkonte në lug të shpinës, po të paktën zërat ishin shuar.Ishte errur . Një terr që sikur ulërinte e shkrydhej si një hi frushullitës. Mori poshtë një monopati me tahmin, atje duhej të ishte rrugë e rrahur, e përtej asaj rruga më e ngushtë që degëzohej nëpër ca dushqe e që shpinte drejt shtëpisë së tij.Poshtë monopatit vinte një shushurimë e thellë, një shkrifëtimë mbytëse që mezi ndihej.Kuptoi se po ecte mbi një humnerë dhe ngadalësoi hapin , dritë nuk kishte.Befas këmbët i rrëshqitën .U gjend në një zhur, që po mblidhte gurët e vegjël me një rrëshqitje të lehtë.Bëri të ngjitej lart ,po pikërisht atëhere zhuri e shtonte shpejtësinë e lëvizjes dhe ai bënte më poshtë.Ai bënte lart po rrëshqitja e tërhiqte gjithnjë e më poshtë.
– Mbarova, tha me vete.Befas dora i kapi një rrënjë shkoze.Me siguri brenda saj duhej të qe një ferrë e vogël se ndjeu gjembat si i shpuan lëkurën.Aty për pak iu kujtua ajo shprehja:Iu bë ferra Brahim, shprehje që ua kishte thënë sa frikacakëve të fshatit duke u shitur trimëri. Qëndroi, duke kuptuar se dhe këmba e dhjathtë i zuri një gur të palëvizshëm.Të lëvizte për lart nuk guxonte më ,ajo rrënjë shkoze e kishte shpëtuar.Humnera poshtë qeshte hidhur. Tek rruga lart u dha një dritë ,ca njerëz flisnin me zë të lartë.Me siguri po më kërkojnë dhe prit kur ta hedhin dritën këtej dhe të më vrasin, tha me vete dhe instiktivisht uli kokën.Por askush nuk e hodhi dritën andej.Zërat u larguan dhe poshtë dëgjohej shushurima e lumit.Pati një çast lehtësimi.Me siguri, Marina e ndodhur nën presion kishte treguar emrin e tij dhe ata po kërkonin .Në një farë mënyre ky zhur kishte qenë shpëtimtar , ndonëse natën do ta kalonte ashtu në mënyrën më qesharake, dënuar nga ngutja dhe frika e tij prej dashnori të keq.Gjithnjë ka diçka hyjnore ,mendonte, e drejta e Gjonit, mund ta hidhte në humnerë, nëse zoti urdhëronte të lëvizte guri apo shkoza të shkulej.Përsëri lart në rrugë kaluan njerëz. Ishin ca zëra të ngrohtë, si çuçurimë e ëmbël dashurie.Nata i rrëmben ditës pjesën më të bukur.Ç`bënte tani Marina? Ajo ose do të qe rrahur, ose do kish sajuar diçka,e, me këtë rast po kujdesej për Gjonin e pirë duke e mbuluar me të puthura.Era e freskët i përkëdhelte egër trupin .Afër mëngjesit filloi një vesë e hollë.Rrënqethje dhe zjarrmi i shkonin nëpër trup. Malet po zbardhëllonin.Kur të vinte dita e re , atë ose do ta vrisnin, ose do t`i hidhnin një litar të gjatë për ta shpëtuar. Dhe të vdesësh për një femër, ç`turp, sa e padrejtë, me siguri njerëzit nuk do kuptonin gjë se Marina e kishte ftuar vetë,ata do quanin fajtor atë.Kur zbardhi mirë ,ai po dremiste pak.Lodhja e kishte mposhtur.Ndërsa hapi sytë vuri re se poshtë këmbëve të tij nuk kishte kurrëfarë humnere, ndodhej apo s`ndodhej veçse një metër mbi një degëz të shtratit të lumit.Poshtë këmbëve të tij ,një hurdhë e madhe dukej se nuk e lëvizte ujin. Të ngjitej lart për tek rruga nuk kishte më force,vetëm lëshoi duart prej shkozës dhe ra në ujë. Mendimi i parë që ndjeu pas lumturisë që përftoi se i kishte shpëtuar jeta qe:
-A s`më pate thënë Marinë, se do më bëje për ujë të ftohtë?…
Reagim.
Regjimi im synon të njohë opinionin e botës shqiptare se Qazim Shehu, një banor i Tiranës, është një hajdut, një genjështar, një plagjiator i cili ka vjedhur poezitë e mia nga libri im “Jeta në ana tjetër.”! 2014-2015.
Por ne do ta shohim Qazim Shehun si një “profesor”, si Duakgjin Hata, por si Sali Mandi, por si shumë e shumë hajduta e genjështar të tjerë:”njerëz”,që këta i kan mashture autorët e rinjë sidomos shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk dinin se çfarë ndodhi me librin e tyre se ata besonin në këta kriminelë gangsterësh që mbajnë titullin e profesorit. ..
Unë jam i mashtruar nga Qazim Shehu dhe njerëz të tjerë që më binden për të besuar Qazim Sheikh (Profesor) që të jap librin tim 120 faqe, me poezitë e mia:” Jeta në ana tjetër.”
Një nga njerëzit që nuk besonin në shkrimin e dorëshkrimit të librit tim ishte Cpllaku, i cili ishte inetrvestoje dhe vazhdimisht në gazetën “Zëri i Popullit” në Tiranë, dhe pas atij akti që fitove besim në të dhe i besove dhe ia dhashë librin im jetës nga ana tjetër, të rreme të Qazim Sheu,
PO ashtu me mashtroi Dukagjin Hata, me bandene tia Dibrane, banues ne Tirane, me mashtruan per lirbin tim:” Digjem nën Dritën e Hanës”, qe nga qershori 2014.deri me Maj.2015.
Por pas këtyre dy mashtrusev ka edhe mashtruse te tjere qe te gjithe keni për të i lexuar ne librat e mia sepse intepretimi i tyre si “profesor” në mediat e shkruare është hajni, palgjituar është skandaloze. dhe nuk deshirojë që autorërt të tjerë te binen në kurthatë e këtyre..
Me shume do të lexoni në librat e mia qëdotë botohen se shpejti në Titranë
Bahtir Hamza,authro,artist,
bahtirhamza146@gmail.com