Dashi21. mars – 20. prill
Këtë jave duhet patjetër te bëni ndryshime ne jetën tuaj ne çift sepse kështu si është situata mund te mërziteni pamase. Flisni hapur me are qe keni ne krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Beqaret do kenë një jave te mbushur me njohje te reja dhe emocione. Ata do e ndryshojnë edhe perceptimin qe kishin për dashurinë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për te pasur vështirësi akoma me te mëdha. Shëndeti nuk do jete i mire. Shpesh mund te keni shqetësime dhe probleme qe as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për te qene një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi te madhe te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Jeta familjare do jete mjaft konfliktuale.
Demi21. prill – 21. maj
Gjate kësaj jave, te nxitur nga Merkuri, do keni kurajën te flisni edhe për tema delikate me ate qe keni ne krah. Do ndiheni shume me te qete pasi te keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe me tepër. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet e mëdha qe kane ëndërruar. Ne planin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël pasi se fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri te ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur me tepër nen kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha pengesat dhe do i arrini me ne fund objektivat qe i kishit vene vetes. Me familjaret mund te keni mosmarrëveshje te vogla.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mire gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e ekuilibruar.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj ne çift do jete mjaft pozitiv këtë jave. Do jeni te qete dhe te duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Beqaret gjithashtu do kalojnë momente te këndshme me disa persona te njohur rishtazi dhe do jene gati edhe te hedhin hapa. Me shpenzimet duhet te jeni sa me te matur pasi situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund te ketë disa probleme te vogla, por nuk duhet te alarmoheni. Beni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Ne pune do ecni ne baze te planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjerat kane për te ecur siç duhen. Jeta familjare do jete e qete dhe bashkëpunimi do mbetet i forte.
Luani23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift do përmirësohet dita ditës këtë jave dhe pas te mërkurës mund te ketë edhe surpriza te jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret nuk do ndihen gati te sakrifikojnë lirinë e tyre për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Do bëjnë disa gabime te pafalshme. Buxheti do vazhdoje te mbetet i mire dhe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar. Për shëndet me te mire ka ardhur momenti te kujdeseni për ushqimin dhe te shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shume shpejt do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin pengesa te shumta dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni. Jeta familjare nuk do jete ashtu siç pritej.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Këtë jave nuk do doni aspak te qëndroni ne qetësi ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe te luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet me mire dhe gjithçka qe do ju beje te dyve te ndiheni mire. Beqaret do e shfrytëzojnë ne maksimum lirinë e tyre dhe nuk do duan te ndryshojnë status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu qe bëni kujdes me te gjitha shpenzimet nëse nuk doni te mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Ne pune do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bere nga disa kolege te rinj. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift këtë jave. Do kaloni vetëm momente te bukura pranë partnerit dhe as qe do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia dhe kjo mund t’i shtyje te bëjnë gjera te gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jete ashtu si keni dashur dhe mund te bëni edhe sakrifica për te mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenare. Shëndeti për fat te mire do jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni te motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Me familjen tregohuni me te dashur.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Do i jepni prioritet absolut këtë jave jetës tuaj ne çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia ne çift do jete fantastike pas te martës dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do kënaqen pafund pasi do arrijnë ta bëjnë për vete një person qe ju bënte rezistence prej kohesh. Ne planin financiar gjerat do ecin shume here me mire se ditët e fundit. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet te përkujdeseni akoma me shume. Mbrohuni nga dielli dhe mos qëndroni neper vene ku bën korent. Ne pune nuk do preferoni te bëni shume ndryshime, por ne fakt do jeni te detyruar dhe keni për te përfituar nga te mirat qe këto ndryshime do sjellin. Familja e qete.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Shpeshherë do jeni nen tension dhe do keni debate te forta ne çift. Mos u nxitoni ne asnjë mënyrë për te marre vendime te menjëhershme. Beqaret gjithashtu duhet te bëjnë kujdes pasi personat qe do takojnë nuk janë bere posaçërisht për ta. Beni edhe pak me shume durim. Gjendja e financave do jete goxha me e mire dhe do arrini te kryeni edhe disa investime me interes te madh. Edhe shëndeti ka për te qene i mire ne tërësi, pavarësisht se nuk do mungoje here pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Ne pune do keni sukses te garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Ata qe janë ne një lidhje do jene me shprehës gjate kësaj jave dhe kjo do rindeze pasionin. Venusi do jete planeti qe do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do i udhëheqë ne rrugën e duhur. Beqaret do kalojnë momente mjaft delikate, por ne fund kane për te gjetur personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos bëni gabim te jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te jeni nervoze, mund te keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Ne pune do keni fushe te lire për te bere çdo gjë qe do mendoni. Gjerat do vendosen me ne fund ne vije. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Jupiteri do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do kaloni plot momente te këndshme se bashku. Kujdes duhet te bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktoje vërtet probleme. Beqaret do kenë takime te papritura dhe mund te fillojnë lidhje pasionante. Ne planin financiar do ekzistoje gjithë kohës ekuilibri dhe mund te bëni pa frike edhe ndonjë shpenzim te vogël. Shëndeti do jete i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Ne pune te gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallet drejt suksesit dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do jete e qete dhe mjaft e kënaqshme.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Kjo jave do jete mjaft sensuale dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka qe kane dashur do ju realizohet me se miri. Beqaret duhet te tregohen shume te kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi te pranojnë te dalin me persona fanatike dhe xheloze. Do vuajnë ne te ardhmen. Me financat do jeni me te organizuar dhe me te arsyeshëm. Nuk do ndonjë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jete goxha i mire. Do keni imunitet te forte dhe nuk do prekeni nga asgjë. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do i habisni qe te gjithë me ato qe do arrini. Vazhdoni ne këtë rruge dhe keni për ta pare se ku do arrini. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Komentet