Dashi
Muaji nëntor ju bën të guximshëm dhe dinamikë. Ndryshimet do të jenë të shumta, ose të paktën do të keni shumë mundësi shfrytëzimi për të ndryshuar atë që nuk është e mirë. Financat tuaja do të varen nga mënyra juaj e menaxhimit dhe çdo gjë do të jetë mirë. Zemra juaj do të jetë e mbushur me ndjenja emocionuese.
Demi
Yjet do t’ju shpërblejnë ju të shenjës së Demit me dhurata dhe momente të lumtura. Ajo që duhet të bëni është të lini mënjanë lodhjen dhe mendimet e këqija dhe të përqendroheni te puna, sepse rezultatet pozitive nuk do të mungojnë nëse ju punoni me vendosshmëri. Edhe projektet e vështira me të cilat keni rrezikuar, më në fund do të marrin drejtimin e duhur, mjafton vetëm këmbëngulja juaj. Do të jeni të rrethuar edhe nga dashuria dhe këtë e konfirmon zemra dhe mendimet tuaja, erosi do të jetë magjik.
Binjakët
Yjet për muajin nëntor ju nxisin që të përpiqeni për të realizuar ndryshimet që ju dëshironi tek vetja. Gjëja e rëndësishme është që të jeni diplomatikë, të sjellshëm dhe “të butë”. Kryeneçësia, këtë herë më shumë se kurrë, mund t’ju kthehet mbrapsh dhe ju bën që ta paguani. E ardhmja juaj do varet nga mënyra se si do i menaxhoni gjërat, mjafton që të keni ide të qarta dhe gjërat do të shkojnë mirë. Dashuria do të ndjek rrjedhën e mendimeve tuaja, gjithçka varet nga ajo që mendoni.
Gaforrja
Pakënaqësitë dhe dështimet që keni pasur gjatë kësaj periudhe do të zbehen gradualisht dita- ditës. Çështja është se ju do të doni të arrini shumë më shumë, por nuk dini nga ta filloni. Nëntori është muaji i duhur për të arritur atë që vërtet dëshironi, dhe madje yjet ju japin mundësinë që të nisni për të filluar planet dhe të realizoni ndryshimet. Dashuria duket se do ju vendosë në lojë, mund të keni një surprizë.
Luani
Ky muaj është mjaft premtues për ju Luanët, yjet do ju mbështesin duke ju bërë më të fortë dhe të gatshëm për t’u përballur me çdo sfidë. Energjia do të jetë ajo që do ju dallojë nga të tjerët, gjë të cilën do të arrini ta shpërndani edhe te personat e tjerë që keni përreth duke i bërë të lumtur. Edhe entuziazmi është në nivelin tuaj më të lartë dhe askush nuk do të guxojnë për t’ju penguar. Venusi do ju ngroh zemrat, ndërsa Erosi do të jetë i nxehtë.
Virgjëresha
Periudhë pozitive, yjet e nëntorit do t’ju japin mundësi të këndshme. Disa çështje profesionale mund t’ju vënë në provë, mjafton që ju të qëndroni të qetë dhe të mos jeni të papërgatitur. Keni nevojë për tu relaksuar? Mundohuni ti dedikoni pak kohë vetes, mund të organizoni një udhëtim të shkurtër, vetëm ose mjafton shoqëria e mirë. Dashuria? Nëse ju jeni në një marrëdhënie, mjafton të shmangni konfliktet e panevojshme. Beqarët kanë shumë mundësi, mjafton të shohin përreth.
Peshorja
Yjet e nëntorit, do t’ju dhurojnë shpërblime dhe kënaqësi ju të shenjës së Peshores. Ju jeni të hapur në shoqëri dhe kjo do ju bëjë t’i zbuloni njerëzit ngadalë- ngadalë, pa u nxituar, por me besim dhe kjo do të jetë një mënyrë për t’ju bërë ju të paprekshëm dhe interesantë. Diçka duhet të rishikohet: ndaloni për një moment dhe rishikoni ngjarjet dhe pastaj nisni të veproni për t’i zbatuar. Dashuria do të rimëkëmbet dhe do të ndriçojë përsëri.
Akrepi
Muaji për ju Akrepat do të jetë një festë ashtu siç e meritoni. Idetë e shumta në kokën tuaj do të realizohen të gjitha, kjo falë mbështetjes së yjeve të cilat do shpërndajnë energji pozitive në duart tuaja, të cilën ju duhet ta shfrytëzoni për të zgjidhur gjithçka dhe për ti lënë derën hapur njërit nga planet tuaja më të mëdha. Dashuria do të rimëkëmbet falë kujdesit tuaj dhe problemet do i përkasin të kaluarës. Duhet vetëm qetësi.
Shigjetari
Ky do të jetë një muaj i mirë për ju të Shigjetarit. Yjet që janë të përfshira në aspektin profesional do ju japin një shtysë për të zgjidhur keqkuptimet dhe të ringjallë një projekt i cili do të spikasë në ambientin e punës tuaj. Për ata që janë në kërkim të saj, propozimet nuk do të mungojnë, veçanërisht nëse jeni të vendosur dhe qëndrueshëm në atë që kërkoni. Disa raste mund të vijnë nga larg … Dashuria do të çlirojë ndjenjat tuaja, për disa edhe zemrën.
Bricjapi
Yjet do të jenë mbështetësit tuaj. Ky muaj do ju shkëlqejë me mundësi të reja dhe qetësi. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri do të kenë mundësi për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Shkëputja e nevojshme për një periudhë të caktuar do të jetë një mundësi për të vendosur për të ardhmen. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për të takuar persona të rinj, ose për të shijuar jetën si beqarë. Merrni kohë për t’u kujdesur për veten tuaj, fizikisht dhe mendërisht. Keni nevojë për relaksim, palestër, udhëtim apo një libër të mirë.
Ujori
Muaji nëntor? Për shumë prej jush do të jetë mjaft interesantë. Nuk është e nevojshme, megjithatë, një pjesë e mirë do të jenë të vendosur dhe të përqendruar për të arritur ato që duan të arrijnë dhe për këtë do kenë rrugën e hapur. Problemet do zgjidhen pa asnjë problem. Një këshillë? Mjafton të qëndroni të rrethuar nga një shoqëri e mirë për të shmangur të kuptuarin mes jush pa qenë nevoja e shumë fjalëve, mund të kuptoheni edhe me heshtje. Dashuria mjaft premtuese…
Peshqit
Ju jeni të dashur dhe yjet do të ju përkëdhelin pa masë. Situatat tuaja bëhen të lexueshme nga të tjerët dhe kjo do ju japë më shumë shtysë për ti kapërcyer dhe ta ktheni fatin në anën tuaj. Ylli i nëntorit do të jetë i butë dhe provokues për zemrën tuaj i cili do ju përballë me ngacmime në dashuri. Ndërsa plagët për ata që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre së fundmi do të fillojnë të shërohen. Energjia ju motivon për të realizuar ato që dëshironi dhe të jeni sa më të fortë.
Komentet