VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E SHTUNË 12 JANAR 2019

By | January 12, 2019

Komentet

HOROSKOPI I JAVËS 17-23 QERSHOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave ka mundësi te keni divergjenca te forta me partnerin për shkak te disa dyshimeve mbi te shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me te, ose mbylleni njëherë e mire atë kapitull qe ne fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi te kenë njohje mjaft interesante sidomos gjate ditës te mërkurë dhe te shtune. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin te fituar. Financat do jene me te favorizuara se asnjëherë me pare. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Ne pune do jeni te duruar dhe optimiste, prandaj gjerat do ju ecin me se miri. Jeta familjare do jete e këndshme.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do ja njihni meritat atij qe keni ne krah. Lidhja juaj do forcohet akoma me tepër dhe mund te filloni te mendoni edhe për bashkëjetesë apo për hapa me tej. Beqaret do jene sharmante ne maksimum. Ftesat do jene te shumta dhe do jete ne dorën e tyre mundësia e zgjedhjes. Buxheti do jete i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël ne këtë sektor. Ne pune do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni ne këtë rruge dhe nuk keni për te dale te humbur. Familja do jete e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Lidhja juaj ne çift do përmirësohet akoma me shume gjate kësaj jave. Do jeni me te lirshëm dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Për beqaret Dielli do jete mjaft pozitiv. Do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik qe nga mesi i javës te ketë ndonjë tronditje te vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe me vone. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Lodhja do sjelle mungese energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Ne pune vërtet do mundoheni, por do i arrini te gjitha objektivat qe iu janë kërkuar. Me familjaret duhet te kaloni pak me tepër kohe sepse do kenë mjaft nevoje.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Do afroheni akoma me shume me partnerin tuaj gjate kësaj javedhe do ndani me te edhe disa sekrete te vogla te familjes. Ditët me te bukura e me te veçanta do jene e mërkura dhe e premtja. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa mase. Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm e pa shqetësime serioze. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Luani23. korrik – 22. gusht

Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni plot momente pasionante këtë jave. Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë me romantike dhe me sensuale. Beqaret do kalojnë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ditën e premte do e kenë filluar një lidhje te bukur. Për buxhet me te qëndrueshëm mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni. Duhet menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e shkëlqyer, por edhe as shume problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kaloje dot kështu qe do kënaqeni pafund. Me familjaret do diskutoni gjere e gjate dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift nuk do jete e zhveshur nga pasioni këtë jave, përkundrazi. Ne disa momente madje do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni. Për beqaret priten disa takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Duhet t’i shfrytëzoni pa qene tepër vone. Ne planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë me pare. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jete plotësisht i qete. Mund te keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Ne pune do ju duhet te jeni te kujdesshëm me çdo detaj ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete mjaft pozitive.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e mërzitë here pas here atë. Po nuk toleruar dhe po nuk e late te lire keni për ta humbur shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te zhgënjehen. Ka kohe për çdo gjë prandaj duhet te bëjnë durim. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sa te mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jete i keq. Ne përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihme do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme këtë jave. Do ja kaloni mire çdo dite me partnerin dhe emocionet do shumëfishohen ne mënyrë te papritur. Pas te mërkurës do filloje një etape me e bukur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot aspak tundimit dhe do bien ne krahët e atyre qe do i joshin. Buxheti do mbetet i mire edhe pse do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohet e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme te vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa me pare me mjeket. Ne pune do keni kurajoze, këmbëngulës dhe largpamës. Te gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jete disi e trazuar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave ka për te pasur shume probleme ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Nëse nuk ndryshoni mënyrë te sjelli keni për t’u ndare me shpejt nga sa mendonit. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe ka gjase te kenë dashuri me shikim te pare. Buxheti do filloje te përmirësohet pas te martës, kështu qe mund te bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Ne pune mund te ngjiteni një shkalle me lart ne profesionin tuaj dhe do ndiheni krenare. Po vazhduat kështu shume shpejt do arrini atë qe keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ece si duhet.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Influenca pozitive e yjeve do sjelle ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i keni mendimet me te qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do jene pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjejnë edhe personin qe do iu përshtatet me tepër. Shume gjera do ndryshojnë për ta duke filluar nga dita e mërkurë. Ne planin financiar do jeni më me fat se kurrë me pare, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu qe bëhuni gati. Edhe te papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave sharmante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do argëtoheni dhe do dashuroheni si adoleshente me atë qe keni ne krah. Emocionet padyshim qe do jene te forta. Beqaret gjithashtu do fillojnë qe ditët e para një lidhje pasionante me dike qe e pëlqejnë prej kohesh. Çdo çast do jete i mbushur me shkëlqim. Buxheti nuk do jete i keq, por ju duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo shpenzim. Mblidhni ndonjë para edhe për te nesërmen. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te mbroheni sa te mundeni nga virozat e stinës. Ne pune, te gjitha projektet qe keni filluar do finalizohen me shume sukses. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës alegria.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave rrjedhja e jetës tuaj ne çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat kokëfortë, po thate gjera te gabuara dhe po nuk iu përkushtuat atij qe keni ne krah, asgjë nuk do eci si keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te shohin vetëm pamjen e dikujt dhe te fillojnë një lidhje sepse për disa ajo do jete thjeshte një maske. Buxhetin po e menaxhuat me kujdes si kohet e fundit nuk keni për te pasur probleme. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi edhe ju qe keni vuajtur kohet e fundit. Ne pune do arrini shume nëse ecni me plane, me perspektive dhe nëse nuk ndaleni para sfidave. Ne familje nuk do keni aspak probleme.

HOROSKOP E HËNË 17 QERSHOR 2019

Uleni pak ritmin në punë. Edhe nëse të tjerët synojnë të dalin para jush, duhet të mendoni më shumë për veten tuaj. Ndoshta është më mirë që të reflektoni mbi gjërat që keni arritur, por edhe për ato ku keni dështuar.

Lidhja me njerëzit e tjerë do të jetë më e lehtë se kurrë më parë për ju tani. Ju keni një aftësi të fortë për të dëgjuar nëntekstin e çfarëdo gjëje që njerëzit thonë në sipërfaqe. Sugjeroni rrethin tuaj shoqëror ose thjesht shtoni disa shifra në listën tuaj të kontakteve.

Nëse prej kohësh keni pritur që një grup njerëzish të caktuar të mendojë njësoj si ju, sot do të keni një mundësi të përsosur. Në aspektin profesional duket se gjithçka do të jetë sipas parashikimit.

Dilni nga rutina juaj dhe angazhohuni në aktivitete që mund t’jua bëjnë jetën më interesante. Monotonia nuk sjell asgjë të mirë te ju. Ndonjë udhëtim do të ishte i këshillueshëm.

Çfarëdo stresi që keni ndjerë kohët e fundit do t’ju hiqet nga shpatullat përkohësisht sot. Ka një fluks të ri energjie në jetën tuaj që nxitet nga misteri. Shijoni energjinë e butë dhe qetësinë mes jush dhe të gjithë njerëzve tuaj.

Është koha për të kërkuar ndihmën që ju nevojitet në punë, në shkollë, apo edhe në dietën tuaj. Ka njerëz që mund t’ju ndihmojnë veçanërisht në aspektin profesional. Arritja e synimeve mund të duket e vështirë, por gjithçka do ecë mbarë falë edhe mbështetjes së disa njerëzve.

Bota është plot mundësi dhe frymëzim! Kjo është një kohë e mirë për të  rrezikuar në fushë e romancës dhe të jeni pak më të guximshëm për ndonjë flirtim. Në punë gjërat duken të qëndrueshme.

Bëjini vetes një nder dhe gëlltiteni frikën, krenarinë ose çfarëdo tjetër që mund të t’ju pengojë sot – sepse kjo është një ditë për të ecur përpara dhe për të bërë gjëra të mahnitshme! Përpjekjet më të vogla mund të sjellin shpërblime të mëdha për ju tani.

Asgjë nuk do të mund t’ju pengojë sot. Aftësitë tuaja mendore janë të mprehta, dhe energjia juaj fizike po rritet. Ky kombinim i pamposhtur është forca e blinduar perfekte për çfarëdo beteje ku mund ta gjeni veten sot.

Gjëra të mëdha do të ndodhin, edhe pse ju nuk jeni shumë të përgatitur për këtë. Aftësitë tuaja organizative gjithmonë ju kanë ndihmuar, por ato nuk janë thelbësore për suksesin tuaj.

Energjia juaj është e përshtatshme për një qasje vlerësuese ndaj asaj që po ndodh dhe çfarë do të ndodhë së shpejti. Reflektimi për jetën tuaj nuk është aspak egoiste, përkundrazi është shumë e zgjuar. Mendoni më shumë për raportin tuaj me një person.

Sot mund të merrni lajme të mira sa i përket aspektit ekonomik. Një investim që mund të keni kryer shumë kohë më parë mund të nisë të japë rezultate. Sot është koha të mendoni më shumë për disa pushime speciale.

HOROSKOPI 15 QERSHOR 2019

Ju jeni më të zgjuar se shumë njerëz rreth jush dhe nuk e mohon dot askush këtë. Por jo të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt! Tani për tani, duhet t’i mbani kartat afër gjoksit. Nxirreni aftësinë tuaj në momentin e duhur.

Pse duhet të keni frikë te shpreheni se si ndiheni? Është një kohë e mirë për të treguar dashamirësinë tuaj për dikë tjetër. Fjalët janë të rëndësishme, por janë gjestet e buta të dashurisë si përqafimet dhe shtrëngimi i duarve që konfirmojnë lidhjet personale.

Disa nga mendimet tuaja të brendshme po përkthehen në veprime tani dhe ndoshta nuk po e kuptoni. Gjuha juaj e pavetëdijshme trupore po i dërgon një mesazh të caktuar botës dhe mund të keqkuptohet nëse nuk bëni përpjekje për të sqaruar qëndrimin tuaj mbi një çështje.

Përpiquni t’i shihni gjërat me ngjyra. Optimizmi nuk i bën keq askujt. Në rastin tuaj ju keni shumë nevojë për kurajë që të kaloni disa pengesa kryesisht në raportin sentimental.

Çështjet e parave janë thellë në mendjen tuaj tani, edhe pse nuk ka arsye për të qenë nervoz në lidhje me financat. Ju jeni thjesht më të vetëdijshëm për realitetin e situatës tuaj financiare, gjë që është shumë e mirë. Sa më i saktë të jeni aty ku po qëndroni tani, aq më të përgatitur do të jeni për të arritur aty ku duhet të jeni.

Mbani mend se njerëzit kanë kujtime shumë të gjata prandaj investoni që ta bëni veten sa më të mirë. Tregohuni i hapur dhe kujdesuni për njerëzit të cilët gjenden në një moment delikat. Mbi të gjitha do të ndiheni shumë mirë.

Ju jeni në një fazë ku procesi do të jetë më i rëndësishëm sesa destinacioni. Në aspektin profesional përpiquni të vendosni më shumë rregull sepse rrëmuja do të shkaktojë pengesa në arritjen e qëllimeve.

Një mik që po përjeton disa probleme personale mund të kërkojë ndihmën tuaj sot. Nëse nuk keni informacionin e duhur, përpiquni të tregoheni neutral. Në çështjet profesionale, keni nevojë për ndryshim.

Parashikohet të jetë një ditë shumë e këndshme në aspektin e dashurisë. Mund të kaloni një paradite te bukur në shoqërinë e partnerit. Me një investim duhet të tregoni kujdes sepse mund të mos keni garanci për sukses në këto momente.

Sot, do të përballeni me një zhvillim intrigues. A mund të jetë kjo mundësi që e prisni? Një ftesë e papritur mund të arrijë në kutinë tuaj të postës elektronike dhe do të bënit mirë ta pranoni atë.

Kushtoni më shumë vëmendje sot për të mësuar se si të jeni një person i shëndetshëm. Edhe nëse hani siç duhet dhe jeni vizitor i rregullt në palestër, ka akoma më shumë gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për veten. Shëndeti emocional është shumë i rëndësishëm tani.

Jini më të mëshirshëm ndaj vetes. Nëse jeni shumë kritik lidhur me zgjedhjet që po bëni ose nuk po bëni, kush do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur? Është e shëndetshme të jeni realist dhe të keni qëllime, por nuk është e shëndetshme t’i bësh vetes gjyqin çdo ditë.

HOROSKOPI E PREMTE 14 QERSHOR 2019

Gjërat po nisin të ziejnë në jetën tuaj, veçanërisht në aspektin romantik. Është me rëndësi që të përqafoni eksperiencat e reja. Ndoshta fati mund t’ju dhurojë një lidhje shumë interesante në ditët në vijim.

Universi do të ofrojë shumë mundësi për ju, por është në dorën tuaj për t’i kapur ato. Veçanërisht në aspektin profesional do të keni shumë surpriza të këndshme, të cilat do jua bëjnë ditën shumë të bukur.

Sot mund të ketë shumë lojëra rreth jush, që mund të jenë argëtuese, por edhe njëkohësisht të lodhshme. Lajmi i mirë është se do të jeni në një pozicion fitues në pothuajse çdo garë.

Dhurojini vetes më shumë pushim. Lodhja e tepërt në këto momente nuk do t’i bënte mirë askujt. Në lidhje me aspektin sentimental, gjasat janë që të merrni lajme pozitive.

Ndjesia juaj e aventurës është e mprehtë tani. Për këtë arsye, këshilloheni që të dëgjoni instinktin tuaj të brendshëm, duke dalë nga përditshmëria. Në aspektin sentimental, gjasat janë që jo gjithçka të ecë sipas parashikimit, por lajmi i mirë është se gjithçka do të jetë kalimtare.

Thellë brenda jush e dini mirë se çfarë po ju pengon për të ecur përpara. Sot, universi do t’ju njoftojë se është koha për t’u përballur me të dhe të shpëtoni një herë e mirë. Këshilloheni të tregoni më shumë kurajë për t’u përballur me të vërtetat.

Brenda jush ekziston qëndrimi se mund të bëni gjithçka. Falë eksperiencës suaj të gjatë, gjasat janë që vërtet të keni sukses. Mbajeni këtë qëndrim çdo ditë dhe do të shikoni se optimizmi do t’ju shpërblehet.

Një dramë e vogël sot do t’ju drejtojë drejt një tranzicioni të madh në jetën tuaj dhe ju duhet të bëni maksimumin. Nëse ia lejoni vetes që të tregoheni më i hapur sot, do të jeni në gjendje të lidheni me njerëzit, në mënyrë më efektive në një mjedis publik.

Ka shumë energji rreth jush sot, por mungon vullneti për të kapur shansin. Përpiquni të jeni më aktiv në bisedat me të tjerët, sepse aty mund të tregoni aftësitë tuaja të vërteta. Në dashuri mund të merrni një impuls të ri mjaft pozitiv.

Të qenurit krenar për veten është një mënyrë e mrekullueshme. Dilni përpara pasqyrës dhe konfirmojani vetes se ju keni shumë vlera. Në fund të fundit, nuk mund të mbështeteni gjithmonë tek të tjerët për të fituar vetëbesimin.

Ndjeni sikur jeni duke lëvizur shpejt, por pa asnjë indikacion se ku po shkoni? Atëherë ndaloni dhe reflektoni. Nuk ka asnjë kuptim që të humbisni më shumë kohë, nëse jeni i paqartë rreth planeve tuaja.

Nëse jeni duke menduar për një lëvizje në karrierë, dërgimi i disa mesazheve tek njerëzit që njihni në biznes mund të sjellë disa drejtime shumë interesante. Nëse jeni duke kërkuar për romancë, dikush nga e kaluara juaj mund të jetë i interesuar për ju.

HOROSKOPI E ENJTE 13 QERSHOR 2019

Është koha për t’u marrë më shumë me ushtrime fizike! Po, do të ishte më mirë për ju që të rrisni nivelin e stërvitjes në jetën tuaj të përditshme. Kjo do të rrisë nivelin e lumturisë dhe do të sjellë më shumë pozitivitet.

Nëse jeni në mes të një lufte për pushtet, sot do të ndodhë një ndryshim i paparashikuar dhe mund të mos jetë në favorin tuaj. Nëse me të vërtetë doni të fitoni, atëherë me çdo kusht, vazhdoni përpara, por kjo betejë të rezultojë në një humbje strategjike.

Ju do të ndjeheni shumë i mprehtë sot dhe do të përfshiheni në diskutime që në një ditë normale nuk do të zgjidhnit të jeni pjesë e tyre. Shkëmbimi i ideve përmes këtyre bisedave do të jetë jashtëzakonisht e këndshme.

Përgatituni për një përvojë të klasit të parë. Së shpejti do të arrini të kaloni disa pengesa delikate në aspektin profesional. Sa i përket dashurisë, ndryshime rrënjësore do të ndodhin.

Disa sfida të vështira që keni kaluar kohët e fundit mund t’ju kenë lënë të ndiheni të lodhur, nëse jo të plagosur dhe të rrahur! Dhe tani nuk mund të ndihesh jashtëzakonisht i sigurt. Por mos harroni se forca juaj e brendshme është ndërtuar ngadalë dhe me siguri.

A po përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e dikujt që e konsideroni special? Ju mund të dëshironi vëmendjen e një personi të fuqishëm, i cili mund t’ju ndihmojë të ngjitni shkallët me potencë. E pra sot, gjithçka do të shkojë me sukses.

Sot duhet të gjeni kohë për të dëgjuar miqtë tuaj sot. Pa marrë parasysh se çfarë duan të flasin, shpresat e tyre, frikërat e tyre ose vetëm pak thashetheme të padëmshme – duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe. Këto diskutime do t’ju sjellin disa informata të habitshme.

Është me rëndësi që ju të tregoheni shumë i sjellshëm sot, edhe nëse dikush është i pasjellshëm me ju. Do të ishte me vend që së paku të përpiqeni të qëndroni të sjellshëm. Kujdesi për egon tuaj është, gjithashtu, me rëndësi sot.

Bëhuni gati për të shijuar një ëmbëlsi të re në jetën tuaj. Kjo lloj energjie është ciklike, prandaj mos harroni se çdo gjë që shkon rreth jush duhet të vijë përsëri te ju. Sa i përket aspektit profesional, disa pengesa duhet t’i kaloni duke u mbështetur edhe tek miqtë e besueshëm.

Dita e sotme parashikohet të jetë e mbushur me surpriza të këndshme në aspektin romantik. Nëse prej kohësh keni pritur për të realizuar një lidhje të fortë, shanset janë që kjo të ndodhë.

Për ju, prioritetet e jetës po bëhen më të thjeshta, dhe ju ndiheni më pak të motivuar nga gjërat materiale që të tjerët duket se janë duke kërkuar. Kjo mund të jetë vetëm një fazë, por është një kohë e mirë për ju që të rregulloni veten dhe ta ngadalësoni ritmin tuaj.

Sot mund të keni ndonjë përplasje me një person të cilin e konsideroni rival. Përpiquni të mos i impononi opinionet tuaja te njerëzit që keni pranë. Mendoni për punët tuaja. Mos u përpiqni ta kapni timonin, por lidhni fillimisht rripin e sigurimit.

HOROSKOPI E MARTË 11 QERSHOR 2019

Sot ju nuk do të jeni në gjendje të largoheni, duke u fshehur pas dikujt tjetër ose duke u përpjekur të qëndrosh në vetmi. Edhe nëse keni shumë nevojë për njëfarë paqeje dhe heshtjeje, aktivitetet e ditës do t’ju detyrojnë të përfshiheni në diçka të re.

Sot ju duhet të përcaktoni se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, ose ndryshe mund të bëni gabimin e vendosjes së karrocës përpara kalit. Kjo do të thotë se nëse duhet të pushoni ose të kujdeseni për veten, atëherë bëni kështu.

Dikush nga e kaluara juaj është kthyer sërish dhe po vepron mbi supozimet e vjetra rreth asaj se kush jeni ju. Kjo do të jetë një pikë kthese delikate, por e rëndësishme në marrëdhënien tuaj është reagimi i këtij personi, që do të përcaktojë nëse e ardhmja do t’ju gjejë më afër ose më larg.

Ditët e errëta të së kaluarës nuk do të kthehen për t’ju ndjekur nga pas, kështu që pse keni frikë të nisni një rrugë të re? Një ide e re do të vijë në jetën tuaj dhe do të digjet me shkëlqim, duke ndriçuar rrugën përpara dhe duke ju treguar se nuk keni frikë. Kjo është një kohë për t’u besuar njerëzve që keni përreth.

Ekziston një betejë që po ndodh brenda jush. Një pjesë e juaja, e cila dëshiron të kalojë të gjithë kohën me njerëz të tjerë po lufton për kontrollin me pjesën e tjetër që thjesht dëshiron të lihet në mendimet e veta. Ju duhet të kaloni më shumë kohë duke vlerësuar gjërat e mira që keni në jetë.

Është një ditë e mrekullueshme për të bërë parashikime. Aftësia për të kuptuar se çfarë po ndodh është e fortë. Njerëzit duhet të mbështeten tek ju për të kuptuar gjithçka rreth zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore.

Përdorni intelektin tuaj shumë më tepër sot dhe lëreni mënjanë sensin e humorit për momentin. Njerëzit duhet të dëgjojnë atë që ju me të vërtetë mendoni për çështjet e vështira dhe duhet të keni pozicionin tuaj të palëkundur. Pasioni juaj mund të frymëzojë njerëz të tjerë për të ndryshuar jetën.

Filloni të investoni më shumë rreth pamjes suaj të jashtme. Kështu do të krijoni opinion më pozitiv nëse jeni duke aplikuar për një vend pune. Ruajeni energjinë tuaj dhe jini më të duruar. Kini besim se do të përjetoni atë që meritoni së shpejti.

Përpara se të deklaroni projektet tuaja, përpiquni të hulumtoni në maksimum nëse ato janë të realizueshme. Sot mund të jeni në qendër të vëmendjes së të tjerëve për shkak të punës suaj.

Sot do të ndërmerrni një udhëtim që do të rezultojë relaksues. Përpiquni ta shijoni dhe të mos mendoni aspak për angazhimet në punë. Sa i përket aspektit sentimental, njohje të reja mund të shfaqen.

Një projekt i fundit i juaji është më afër përfundimit nga sa e keni menduar. Nëse keni kohë për të pastruar hapësirën tuaj të punës, bëjeni. Kjo gjë këshillohet edhe në jetën sentimentale. Pastrojeni atë nga persona që shkaktojnë negativitet.

Në çdo gjë që bëni sot, përpiquni të siguroheni që idetë tuaja të shprehen. Është e rëndësishme që mendimet t’ju dëgjohen. Tani po e analizoni botën me shumë efektivitet. Vazhdoni dhe përfitoni nga vrulli i fortë që keni ndërtuar.

HOROSKOPI E DIEL 9 QERSHOR 2019

Dashi

Mos nxitoni sot në marrjen e vendimeve, veçanërisht në lidhje me dashurinë. Shpejtësia shpesh është një këshilltar i keq dhe mund t’ju çojë në vendime të gabuara, që më vonë mund të pendoheni. Për beqarët është një ditë e mirë për takime.

Sot njerëzit që punojnë me ju do të jenë më intruziv se zakonisht. Mundohuni të mbani ato afër, por mos e teproni.

Demi

Një person që nuk e keni parë për një kohë të gjatë mund të kthehet në rrugën tuaj. Jini të kujdesshëm, ndonjëherë këto takime mund të jenë të rrezikshme. Disa situata sot do të bëhen më të qarta dhe madje edhe beqarët do të gjejnë rrugën e tyre.

Disa probleme në punë mund ta bëjnë këtë periudhë të duket negative, por është vetëm një moment kalimtar.

Binjakët

Partneri mund të jetë me të vërtetë i interesuar për një sqarim, vetëm ju nuk do të ecni përpara. Mos e humbisni një mundësi të çmuar për të bërë paqe. Beqarët do të duhet të dallojnë miqësitë, ka ardhur koha për të bërë një pastrim të mirë.

Ji tolerant sot me ata përreth jush. Nëse projektet tuaja nuk përputhen me ato të të tjerëve, mos e bëni këtë problem.

Gaforrja

Fillimi i mrekullueshëm për ditën me Jupiterin në pamje të mirë, ju keni planetët në anën tuaj. Megjithatë, Venusi fshihet dhe kjo mund të krijojë disa probleme në nivelin sentimental. Nëse jeni vetëm, mos lejoni që të jeni të dekurajuar dhe të ecni përpara.

Organizoni ditën tuaj në mënyrën më të mirë duke u përpjekur të angazhoni angazhimet e punës dhe angazhimet sociale bashkëekzistente.

Luani

Kushtoj vëmendje disa njerëzve të bezdisshëm që do të përpiqen ta bëjnë jetën tuaj të vështirë sot. Ndërtoni ditën duke filluar nga siguritë tuaja dhe përpiquni të shfrytëzoni mundësitë e paraqitura për ju. Beqarët mund të bëjnë takime të mëdha, yjet janë në favorin tuaj!

Jupiteri është në një aspekt veçanërisht të favorshëm, do të jetë një ditë e mirë në shumë aspekte.

Virgjëresha

Retë kalimtare do të hedhin hije të vogla në ditën tuaj. Ju ndoshta prisni shumë nga partneri juaj, kështu që përpiquni të jeni më pak kërkues! Nëse jeni vetëm dhe keni marrë disa përgjigje negative, mos reagoni duke hedhur poshtë veten.

Mos u trembni sot, jini me iniciativë dhe përpiquni të kapni çdo mundësi biznesi që ju është dhënë.

Peshorja

Mos i jepni hapësirë ​​njerëzve që duket se ju kundërshtojnë në çdo gjë vetëm për t’ju zhgënjyer. Në vend të kësaj, i kushtoni më shumë vëmendje partnerit që kërkon praninë tuaj. Zemrat e vetmuara do të lejojnë të shkojnë drejt emocioneve.

Në punë është koha më e përshtatshme për të argumentuar me kolegët. Shmangni argumente të panevojshme dhe përpiquni të qëndroni të qetë.

Akrepi

Dikush nga shenja sot mund të vendosë papritmas për të mbyllur një marrëdhënie në çift. Sigurisht që nuk do të jetë një ditë e veçantë nga kjo pikëpamje, por do të jetë më e mirë në mbrëmje. Sot beqarët do të jenë të favorizuar, në pikëpamje të takimeve të reja intriguese.

Nga pikëpamja e punës, sot do të jetë një ditë e qetë, ju nuk do të keni asgjë për të qortuar veten.

Shigjetari

Sot ju mund të merrni mesazhe interesante, Jupiteri dhe Mërkuri janë në favor të disa ndryshimeve në jetën tuaj. Ditë e favorshme edhe në dashuri. Beqarët mund të kenë disa deklarata të papritura dashurie, të kapin rastin për të qenë të lumtur.

Në punë ju do të duhet të kushtoni më shumë vëmendje, sidomos në gjëra të rëndësishme dhe të shmangni harxhimin e energjisë.

Bricjapi

Lajme të mira në sferën sentimentale. Sot do të jetë një ditë pozitive, prandaj gjithmonë shikoni përpara dhe mos ankoheni për ndonjë keqkuptim të vogël me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm dhe dëshironi të kurseni kritikat e panevojshme, mos u besoni njerëzve që nuk i besoni.

Shmangni përtacinë. Nëse doni diçka, merrni përsipër më shumë angazhime.

Ujori

Mos lejoni që të jeni të magjepsur me lajka dhe komplimente të papërshtatshme që dini se nuk jeni shumë të sinqertë. Bëni më të mirën nga një situatë e keqe, por qëndroni të patundur në qëllimet tuaja. Ditë shumë e zënë për beqarët, mund të ketë flirtime të reja.

Ndryshime vijnë në sferën profesionale, sot ju duhet të merrni vendime të rëndësishme dhe përfundimtare.

Peshqit

Një ditë e mahnitshme, erosi është e lartë dhe mund të sheshojë keqkuptimet me partnerin tuaj. Mes puthjeve dhe përqafimeve ju do të jeni në gjendje ta bëni dikë të harrojë mungesën tuaj! Për beqarët do të jetë një ditë e këndshme e mbushur me lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.

Dita do të provojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të ketë të ardhura të shkëlqyera që do t’ju pëlqejnë.

HOROSKOPI E SHTUNË 8 QERSHOR 2019

Do të kaloni një ditë dinamike. Çdo aktivitet në të cilin do të përfshiheni, do të jetë i mirëpritur. Duhet të harroni biznesin duke favorizuar kështu  romancën. Përpiquni të mos prishni atmosferën duke bërë shaka të papranueshme. Është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap drejt ëndrrës suaj.

Mos anashkaloni kërkesën e dikujt për ndihmë, pasi mund të jetë në një moment mjaft të vështirë. Mos lejoni askënd t’ju manipulojë, drejtojë ose t’ju detyrojë të përmbushni kërkesa kapricioze. Do të ishte mirë të hiqnit dorë nga një marrëdhënie ‘toksike’ sa më shpejt të jetë mundur.

Gjatë kësaj dite do të jeni shumë larg shtëpisë. Ndoshta do të jeni në një udhëtim ose në një vizitë tek një miku juaj i vjetër. Kjo ditë do t’ju bëjë të ndiheni si udhëtar dhe krejtësisht i lirë. Megjithatë, nëse nuk do të bëni një gjë të tillë, ka gjasa të merreni me disa çështje të rëndësishme familjare.

Sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Dikush do t’ju pëlqejë stilin dhe do të vlerësojë rënien tuaj në peshë. Ka gjasa të merrni aprovimin e familjes për një çështje të rëndësishme. Shmangni qëndrimin e gjatë në hapësira të hapura.

Mund të bëheni pjesë e një situate të caktuar, ku duhet të tregoni autoritetin e duhur. Gjatë ditës mund të keni takime me persona të rëndësishme dhe është e rëndësishme të tregoni aftësitë tuaja. Është dita e duhur për të bërë ndryshime në stil.

Ekziston rreziku i skandaleve dhe konflikteve në familje. Megjithatë mund ta shmangni këtë nëse mbani veten nën kontroll. Nuk rekomandohet të diskutoni çështje kontroverse apo të bëni plane për pushimet. Është e rëndësishme të përfshiheni në sporte të ndryshme apo të bëni ushtrime fizike.

Mund të ndiheni të lodhur nga telefonatat e shumta apo mesazhet. Do të keni shumë nevojë për këshillën e një miku të ngushtë. Mund t’ju vijë ftesë për një takim në mbrëmje. Planet nuk janë të mirëpritura, pasi do ta keni të vështirë të menaxhoni ditën.

Do të ndiheni të kënaqur nga rezultatet e kësaj dite. Pjesa më e madhe e eventeve të planifikuara do të realizohen me sukses me ndihëm e miqve apo  të afërmve. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, nuk do të jetë dita e duhur. Ka gjasa të vendosni për t’i dhënë fund lidhjes suaj.

Ngjarjet e ditës së sotme ka gjasa të mos ju krijojnë ndonjë emocion të veçantë. Megjithatë nëse vendosni për pushimet verore, gjërat mund të ndryshojnë. Rekomandohet që këtë të shtunë të udhëtoni dhe të vizitoni vende ku nuk keni qenë më parë.

Do të jeni shumë të ashpër gjatë ditës së sotme me kritikat tuaja. Rekomandohet të mendoheni mirë para se të kaloni tek kritikat. Stresin përpiquni ta kaloni me ushtrime fizike apo sporte të ndryshme dhe jo me mënyra të tjera si alkooli, pasi vetëm do ta përkeqësojë situatën.

Kjo ditë premton të kalojë me qetësi dhe produktivitet. Nëse keni në plan të bëni riparime në shtëpi, është dita e duhur për të nisur punimet. Bëni kujdes dhe shëndetin dhe përmbajuni regjimit ushqimor. Lidhja juaj romantike nuk parashikohet të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi.

Sot mund të përballeni me indiferencën e një personi mjaft të veçantë për ju. Nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për mikun tuaj të ngushtë. Nëse ndiheni shumë të ofenduar, duhet të mos komunikoni më si zakonisht me të në mënyrë që të shmangni shkatërrimin e kësaj marrëdhënieje.

HOROSKOPI E PREMTE 7 QERSHOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të përpiqen të ndryshojnë sjellje. Do tentoni për të luftuar zakonet e këqija. Ka gjasa të dëshpëroheni për shkak të partnerit/partneres suaj. Rekomandohet të nisni një jetë të re. Fillimisht nisni një udhëtim për t’u relaksuar.

Nuk rekomandohet të bëni plane gjatë ditës së sotme. Ka gjasa që gjithçka t’ju anulohet në momentin e fundit. Gjendja financiare do të jetë më mirë se ditët e tjera. Ka gjasa që t’ju shlyejnë një borxh të vjetër. Sa u përket marrëdhënieve financiare nuk parashikohet asgjë e veçantë.

Binjakët duhet të mësojnë të punojnë në grup. Nëse komunikoni ashtu siç duhet dhe respektoni të tjerët, do të arrini rezultate perfekte. Bëni shumë kujdes në mbrëmje, pasi mund të dëmtoheni fizikisht. Nuk rekomandohet të përfshiheni në sporte ekstreme.

Sot mund të përfshiheni në një hobi të ri. Gjithashtu mund të merrni një mësim të veçantë, i cili në të ardhmen mund t’ju sjellë të ardhura të mira. Rekomandohet të ushtroheni më shumë në profesionin tuaj për një pozicion edhe më të mirë. Në mbrëmje mund t’ju vijë një ftesë për të qenë të pranishëm në një event mjaft interesant.

Sot mund të jeni në epiqendër të ngjarjeve të rëndësishme. Megjithatë, bëni kujdes se këto ngjarje mund të kenë edhe pasoja të pakëndshme. Do të jeni në kërkim të të ardhurave, por kjo nuk do të thotë të “shkelni” mbi njerëzit tuaj të dashur.

Duhet të merrni parasysh këshillën e personave të dashur. Mos kini frikë të pranoni se ata kanë të drejtë, edhe pse mund të tingëllojë si një kritikë e ashpër. Në përgjithësi mund të përmbushni çdo qëllim që keni vendosur për sot.

Gjatë kësaj ditë do të jeni shumë bashkëpunues. Kjo do t’ju ndihmojë edhe për të pasur sukses në disa negociata për biznes. Sa i përket anës personale, ekziston mundësia që të gjendeni mes një trekëndëshi dashurie.

Këtë të premte do të ndiheni mjaft të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Kjo nuk është aspak e pranueshme, nëse do t’ju duhet të vendosni për të ardhmen e karrierës suaj apo biznesit. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve tuaj të ngushtë.

Nuk duhet të lejoni të tjerët të përfshihen në privatësinë tuaj. Ndoshta dikush do të tentojë të bëjë kompromise për të ndjekur qëllimet egoiste. Përpiquni të mbani veten nën kontroll, relaksohuni dhe ndiqni aktivitetet që ju dëshironi.

Nuk rekomandohet të bëni plane për pushime. Ajo çfarë duhet të bëni menjëherë është një plan për suksesin tuaj profesional. Përkushtojuni punës dhe merrini gjërat me qetësi. Ka gjasa që në mbrëmje të merrni një telefonatë me rëndësi.

Mos u tregoni më kritik seç duhet me njerëzit përreth. Respektoni mendimin e të tjerëve dhe mos u bëni imponues. Pasdite ka gjasa t’i përkushtoheni tërësisht marrëdhënies suaj romantike. Rekomandohet të ftoni partnerin/partneren tuaj në një takim ndryshe nga herët e tjera.

Ka gjasa që sot të jeni të rrethuar nga njerëz jo shumë pozitivë ndaj jush, me të cilët do t’ju duhet edhe të bashkëpunoni. Ka gjasa që të gjitha telashet të përqendrohen në muret e mentalitetit tuaj. Mund të irritoheni dhe të mërziteni gjatë ditës, por përpiquni të mos i shfaqni këto emocione.

HOROSKOPI E ENJTE 6 QERSHOR 2019

 

Të lindurit e kësaj shenje duhet të kujtojnë fjalët e lamtumirës së një të afërmi. Këto fjalë mund të shndërrohen në një litar shpëtimi. Mundohuni të mos dramatizoni dhe shihni se çfarë po ndodh rreth jush. Ka gjasa të merrni një mësim mjaft të ashpër. Sidoqoftë, në mbrëmje, do të kuptoni se pavarësisht humbjeve të vogla, keni fituar diçka me rëndësi. Mundohuni të relaksoheni dhe rifitoni forcën tuaj.

Nuk rekomandohet të reklamoni planet personale. Nëse jeni përdorues aktiv i mediave sociale, duhet të jeni dyfish serioz për të marrë për bazë një këshillë të tillë. Pjesa tjetër e ditës premton të vijojë pa probleme. Nëse keni ndërmend të bëni blerje, fati do të jetë në anën tuaj.

Ekziston mundësia që të shfaqet një person, i cili do të vlerësojë shumë njohuritë, përvojën dhe cilësitë tuaja personale. Mos nxitoni të merrni një hua të madhe për të zgjidhur problemet tuaja. Ndoshta shuma që mungon do t’ju jepet nga miq të ngushtë ose një i afërm. Nuk është dita e duhur sa i përket anës romantike.

Këshillohet të përgatiteni maksimalisht për disa negociata të rëndësishme ose për një intervistë me një punëdhënës potencial. Nëse jeni në proces arsimimi, duhen patjetër të angazhoni tërësisht, përndryshe asgjë nuk do të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi. E gjitha kjo do të kërkojë shumë energji duke mos iu lënë vend për privatësi apo për aspekte të tjera.

Sharmi juaj do të tërheqë vëmendjen e dikujt. Nëse jeni në një marrëdhënie romantike mos harroni ndjenjat e partnerit/partneres suaj. Nëse jeni beqarë, mos ndalni kurrë së kërkuari dashurinë. Megjithatë, eksperimentet me paratë, blerjet apo konfliktet duhen shmangur patjetër.

Ka gjasa të përballeni me probleme financiare. Megjithatë do të keni disa ide të pazakonta sesi mund ta kaloni këtë situatë. Në fusha të tjera të jetës, do të mbizotërojë thjeshtësia. Në fakt, kjo është një pikë negative nëse jeni në kërkim të dashurisë.

Do të ndaheni sikur kontrolloheni nga forca të padukshme. Nuk ka gjasa të gjeni justifikime për ato vepra apo mëkate që rrezikoni të kryeni, duke harruar kështu vetëkontrollin ose logjikën. Mund të kërkoni ndihmën e dikujt për të zgjidhur disa nga problemet që po ju mundojnë.

Do të merrni një lajm të mrekullueshëm sot, i cili do të ketë lidhje me jetën tuaj profesionale. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë që mund t’ju befasojë, kënaqë apo t’ju mërzisë. Përpiquni të shmangni konfliktet me partnerin/partneren tuaj.

Rekomandohet të kujdeseni më shumë për veten. Mund të eksperimentoni me stilin tuaj të veshjes apo flokëve. Gjithashtu, është një ditë e përshtatshme për reforma në familje. Edhe pse mund të keni pakënaqësi për një prej familjarëve tuaj, është e rëndësishme të mbani veten nën kontroll.

Gjatë ditës do të përballeni disa herë me një situatë të caktuar, e cila do të kërkojë, analizë dhe reflektim nga ana juaj. Kushtojini vëmendje personave që përpiqen t’ju ndihmojnë. Mbrëmjen do ta kaloni në heshtje. Është e rëndësishme të gjeni kohë për partnerin/partneren tuaj.

Nuk rekomandohet ta kaloni ditën duke folur për të ardhmen. Do të ndiheni të kënaqur me anën financiare, por gjithsesi bëni shumë kujdes me shpenzimet gjatë kësaj të enjte. Në mbrëmje është e rëndësishme të qëndroni pranë familjarëve. Ndoshta disa prej tyre kanë nevojë për më shumë dashuri dhe përkujdesje.

Nuk këshillohet të nxirrni konkluzione sa i përket fatit personal. Teksa gjithçka sot mund t’ju duket e zezë, shumë shpejt gjithçka mund të ndryshojë. Ndërkohë mund të mendoni sesi të rrisni të ardhurat dhe të përmirësoni mirëqenien.

HOROSKOPI E MËRKURË 5 QERSHOR 2019

 

Dashi

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm dhe negativitet, nga e cila me zor do prisni që të dilni. Mundohuni që të mos humbni durimin dhe të prisni deri sa kjo e mërkurë të kalojë.

Demi

Jeta juaj ka ndryshuar ose është duke ndryshuar radikalisht, kjo për shkak të vullnetit tuaj. Jo gjithmonë ndryshimet kanë qenë të dëshiruara ose pozitive, përkundrazi kanë qenë të rënda, por pavarësisht kësaj do të gjeni forcën për ti përballuar sa më mirë.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë neutrale, por gjatë saj mund të keni probleme ligjore, të cilat do të kërkojnë zgjidhje. Mundohuni që të ecni përpara me vendosmëri.

Gaforrja

E mërkura do të jetë pozitive dhe disi frenetike, ku të gjithë planetet do i keni në favor, me përjashtim të Saturnit. Kjo gjë do të bëjë që të ndiheni disi konfuz dhe me dëshirë për gjëra të ndaluara si dhe një dashuri të pamundur për tu arritur.

Luani

Parashikohet një ditë neutrale gjatë së cilës duhet të rishihni një sjellje lidhur me dashurinë, sidomos nëse momentalisht jeni vetëm. Mundohuni që të mos keni shumë pretendime dhe të shkoni kundër të tjerëve.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës keni lënë pas shpine një javë të mbushur me nervozizëm. Edhe në punë parashikohen projekte mjaft të mira. Dashuria do të ecë më së miri, ku mund të bëni apo merrni propozime të bukura.

Peshorja

Mundohuni që të mos zemëroheni dhe të qëndroni larg stresit, pasi kjo ditë do të jetë disi e komplikuar, gjatë së cilës mund të ketë probleme dhe polemika të llojeve të ndryshme. Por bëni mirë që ta lini ditën që të ecë normalisht.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive dhe e rëndësishme, ku yjet do të jenë në favorin tuaj. Parashikohet një ditë gjatë së cilës do të ketë përmirësime të ndjeshme.

Shigjetari

Hëna nuk do të ketë më ndikim negativ në shenjën tuaj, duke sjellë përmirësime. Parashikohet një ditë neutrale, ku do të shqyrtoni mirë situatën profesionale.

Bricjapi

Do të jetë një ditë e komplikuar, ku nervozizmi do të dominojë në sferën profesionale. Bëni kujdes, pasi këto tensione mund të reflektohen edhe në dashuri, duke sjellë pasoja negative.

Ujori

Urani vijon të ketë ndikim në shenjën tuaj, duke bërë që të ndjeni nevojën për liri. Vlerësoni më mirë situatat, para se të merrni vendime pa u bërë pishman.

Peshqit

Kjo e mërkurë do ju gjejë të karikuar me fuqi. Do të arrini që të bini në sy dhe të nxirrni në pah të drejtën tuaj, lidhur me çështje të vjetra. Sa i takon dashurisë, nuk do të ndihen ende të qetë plotësisht, dhe kjo gjë pasi mund ta mbani mendjen tek situata të së kaluarës.

HOROSKOPI E MARTË 4 QERSHOR 2019


 

Të lindurit e kësaj shenje mund të tundohen gjatë ditës së sotme. Mos u ndjeni keq nëse keni nevojë të kërkoni ndihmën e një miku. Kjo mund t’ju ndihmojë për t’u promovuar ose për të nisur një punë të re më me perspektivë.

Do të përqendroheni tek rezultatet e fitoreve të fundit. Ekziston mundësia që diçka për të cilën jeni përpjekur maksimalisht, do të funksionojë së fundmi. Do të ndiheni shumë të lumtur me atë çfarë po ndodh në fushën e dashurisë.

Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë shumë kujdes sot, pasi rrezikojnë të dëmtohen fizikisht në punë. Gjithashtu, kujdes duhet të tregoni edhe kur të konsumoni ushqim jashtë. Sa i përket marrëdhënies romantike, gjithçka do të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi.

Duhet të fokusoheni tek detyrat tuaja sot dhe t’i përfundoni ato. Kjo do t’ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja në anën profesionale. Mbani nën kontroll emocionet. Mendohuni mirë para se të zgjidhni sesi do të veprime.

Mund të bëni një eksperiment të vogël në jetën tuaj të dashurisë. Mos hezitoni të nisni një marrëdhënie me një person që ka tjetër karakter nga ju. Nëse jeni në një marrëdhënie, shmangni telashet sa më shumë të mundeni.

Rekomandohet që të mendoheni më shumë para se shprehni diçka me rëndësi. Mos refuzoni të nisni një marrëdhënie dashurie vetëm se persona që ka shfaqur interes ndaj jush nuk ka të ardhura të larta apo një pozicion prestigjioz në aspektin profesional.

Mund të veproni për atë çfarë keni menduar deri tani. Mund të bëhet fjalë edhe për një aventurë, e cila mund të bëhet realitet së shpejti. Gjithashtu, është momenti të veproni nëse dëshironi të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj personale.

Tani ndjeheni të mbyllur nga bota, që do të thotë se i gjithë kreativiteti juaj do të jetë i fshehur nga të tjerët. Nëse doni të jeni vetëm, ashtu qoftë. Por nëse jeni duke pritur që dikush t’ju ndihmojë të dilni në botë, po humbni kohë.

Ruani pak kohë për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Bëni kujdes me aventurat romantike sot. Sigurohu që ti dhe partneri/partnerja të jeni në një linjë. Gjithashtu, rekomandohet të bëni një vizitë tek mjeku, për të pasur nën kontroll diçka që mund të keni vënë re së fundi.

Përpiquni të mos kapeni pas detajeve në çdo aspekt të jetës suaj. Nëse jeni në punë, kujdesuni për punët tuaja dhe mos u përfshini në gjithçka. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjes dhe t’i kushtoni asaj kohën e duhur.

Do të jetë një ditë rutinë si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. E vetmja gjë qe mund të shkojë ndryshe nga çfarë kishit planifikuar është buxheti. Mund të keni rënie të financave duke mos ju lejuar të bëni blerjet që dëshironi.

Ekziston mundësia që të përdorni sharmin gjatë ditës si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Megjithatë, mos harroni se çfarë pasojash mund të sjellë një romancë në punë. Sakaq, në mbrëmje nëse nuk përfshiheni në kreativitet, do të keni mungesë frymëzimi.