VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MËRKURË 7 NËNTOR 2018

By | November 7, 2018

Komentet

HOROSKOPI E DIEL 20 JANAR 2019

20 janari mund të jetë një ditë trishtuese për të lindurit e kësaj shenje. Kjo për shkak të problemeve sentimentale që miqtë apo të afërmit tuaj do të ndajnë me ju. Megjithatë, në mbrëmje gjendja juaj do të përmirësohet dukshëm.

Duhet të bëni kujdes se mos lëndoheni për shkak të punëve fizike apo lojërave të ndryshme. Këtë ditë mos i zbuloni planet apo qëllimet tuaja as te miku më i afërt. Në mbrëmje rritet shansi për një takim të suksesshëm, pasi mund të takoni një zyrtar shtetëror që do t’ju ndihmojë në fushën që ju intereson.

Binjakëve këtë ditë iu rekomandohet të kujdesen për shëndetin e tyre. Ecja në këmbë, sportet e lehta dhe konsultimet me një mjek të njohur do të jenë të dobishme. E diela nuk është dita më e mirë për të filluar projekte të lodhshme.

Shfaqja e dikujt pas një kohë të gjatë apo kujtimi i një ngjarje të pakëndshme në të kaluarën do të sjellë situatë të tensionuar për Gaforret këtë ditë. Për ta kaluar më lehtë, shpenzoni më tepër kohë me fëmijët tuaj, flisni me motrat, vëllezërit ose prindërit tuaj.

Për Luanët, dita e diel do të jetë e qetë. Do të gjeni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar. Mundohuni të mos u përgjigjeni provokimeve nga njerëzit me mendime negative. Ngjarjet argëtuese do të jenë flirtimet me seksin e kundërt, apo edhe blerje të suksesshme.

Virgjëreshat këtë ditë duhet të harrojnë racionalizmin e tyre të përjetshëm. Mos kini frikë të flisni për atë që po ndodh në shpirtin tuaj dhe mos fshihni simpatinë ndaj dikujt. Mos blini gjëra të panevojshme apo të shpenzoni shumë për pushime.

Personat që do ju rrethojnë këtë ditë do të habiten nga sjellja juaj ekstravagante. Ajo çfarë nuk duhet të ndryshoni tek vetja është komunikimi. Në mbrëmje kushtojini më tepër kohë vetes, meditoni ose bëni joga.

Akrepët mund të jenë mërzitur me jetën familjare. Përpiquni të bëni diçka ndryshe për të thyer rutinën. Bëni kujdes me fjalët, pasi mund të ofendoni partnerin/partneren tuaj.

Këtë të diel shigjetarët do të kenë nevojë për ndihmën apo këshillën e dikujt në lidhje me çështjet financiare. Beqarët e kësaj shenje do të kenë sukses në lidhje me seksin e kundërt. Ata që kanë një partner duhet të jenë të hapur për eksperimente romantike.

Për Bricjapët, kjo do të jetë një fundjavë si të gjitha ditët e tjera. Kaloni disa orë në heshtje për vijuar me mendimet tuaja. Mos i jepni askujt këshilla dhe mos bëni premtime sot. Mbrëmja do të sjellë gëzim kur të vizitoni një person që nuk e keni parë për një kohë të gjatë.

Ujorët rekomandohen të mendohen mirë para se të flasin. Ka gjasa që fjalët tuaja të interpretohen gabim. Dikush mund të përpiqet t’ju provokojë. Do të bënit mirë që të përqendroheni në punë krijuese, pasi do t’ju ndikojë shumë mirë psikologjikisht.

Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos u shpërqendroni duke menduar për disa persona njëkohësisht. Përqendrohuni vetëm te njeri prej tyre. Do të kaloni një të diel të qetë nën praninë e të afërmve dhe miqve tuaj.

HOROSKOPI E SHTUNË 19 JANAR 2019

Disa persona të kësaj shenje do të kalojnë një ditë kryesisht duke u relaksuar. Megjithatë, disa të tjerë do të duhet të zëvendësojnë një koleg në punë për arsye shëndetësore. Pjesa e dytë e ditës do të kalojë mjaft mirë, duke kryer aktivitetet që ju dëshironi.

Demat duhet t’i kushtojnë sot vëmendje të veçantë paraqitjes së tyre. Në mbrëmje do të keni një takim shumë të rëndësishëm, që mund t’ju ndryshojë jetën. Beqarët e kësaj shenje ka shanse të gjejnë dashurinë e jetës së tyre.

Nëse ju prishen planet për në fundjavë, mos u shqetësoni. Përpiquni të mendoni pozitivisht për të realizuar diçka tjetër. Do të përjetoni momente shumë të këndshme gjatë ditës së sotme, nëse qëndroni me familjarët tuaj.

Ka gjasa që të përfshiheni nga xhelozia. Përpiquni ta mbani larg këtë ndjesi negative. Vendosini një tjetër qëllim vetes dhe më pas veproni menjëherë. Mbrëmja e së shtunës nuk do të kalojë ashtu sikurse e prisnit, pasi do të shndërrohet në monotone.

Luanët nuk duhet t’ua vënë në dukje të metat personave të rrethit të ngushtë. Kritikat nuk do të pranohen prej tyre. Përpiquni ta kaloni fundjavën duke u argëtuar. Ka gjasa të realizoni një udhëtim me partnerin/partneren tuaj, i/e cila do t’ju kënaqë pafund.

Dëshirat e Virgjëreshave do të jenë shumë ambicioze sot. Nëse kërkoni diçka nga fati, mund të zhgënjeheni. Presioni i panevojshëm nuk është i mirëpritur në marrëdhëniet personale. Nëse po përpiqeni të fitoni dashurinë e dikujt, mos e nxisni atë, pasi nuk do të merrni rezultatin e duhur.

Peshoret mund të mërziten paksa sot, për shkak të një dite monotone. Megjithatë, mund ta shfrytëzoni ditën duke bërë plane për ditët në vijim. Në mbrëmje do t’ju telefonojë dikush, që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë.

Fillimisht duhet të mendoni për veten, pastaj për të tjerët. Do të ndiheni shumë të lodhur në fund të ditës, pavarësisht se do të keni plot momente argëtuese. Sot mund t’ju vijë edhe një ofertë shumë e mirë për t’u bërë pjesë e një eventi.

Disa Shigjetarëve do t’ju buzëqeshë fati gjatë një loje. Megjithatë, mos e teproni duke e provuar disa herë. Në mbrëmje do t’ju ndihmojë dikush që e keni mbështetur më parë.

Do të mbështetni nga shumë persona sot, pasi të paraqisni disa ide në rrjetet sociale. Mund të përballeni me disa probleme në shtëpi. Sa i përket anës romantike, gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi.

Sot nuk do të keni dëshirë të dilni. Do të dëshironi vetëm të qëndroni në shtëpi. Megjithatë, gjithçka do të ndryshojë në mbrëmje, pasi do të takoni dikë që nuk e keni parë prej vitesh ose do të gjeni diçka që e kërkoni prej kohësh.

Në marrëdhëniet tuaja personale mund të përballeni me disa situata konfuze. Mos dilni në përfundime pa pasur dëshmi. Sa u përket disa çështjeve të vogla, do të keni shumë fat.

HOROSKOPI E PREMTE 18 JANAR 2019

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohen të shmangin pjesëmarrjen nëpër konflikte. E vërteta nuk mund të vërtetohet ende, pavarësisht argumenteve bindëse. Sot ka gjasa të eksperimentoni me një stil të ri. Sa i përket çështjeve financiare, një situatë e çuditshme mund t’ju krijohet.

Gjendja juaj emocionale do të luhatet nga një skaj në tjetrin. Përpiquni të kontrolloni veten nëse keni një prezantim, raportim publik apo ndonjë bisedë të rëndësishme për të bërë. Në mbrëmje do të krijoni kontakte të reja.

Binjakët do ta mbajnë mend gjatë këtë ditë. Do të ndodhë një mrekulli. Do të jeni i rrethuar nga magjia. Mos harroni të mendoni një dëshirë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë duhet te keni besim në vetvete për çdo gjë që ka lidhje me ju. Mos merrni vendime të nxituara dhe mos pranoni disa propozime të dyshimta.

Do të përfshiheni nga pesimizmi, i cili nuk do t’ju ndikojë aspak mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mos i lejoni të tjerët t’ju kontrollojnë. Ndajini problemet tuaja vetëm me të afërmit dhe pasi ta bëni këtë do të ndiheni shumë më mirë.

Sot nuk do të keni dëshirë të punoni. Ka gjasa të bëni një pushim të paplanifikuar. Nëse do iu duhet patjetër të shkoni në punë, përqendrohuni tek gjërat pozitive. Disa prej jush do të gjejnë një drejtim të ri në biznes. Do të bënit mirë ta kalonit mbrëmjen me të afërmit tuaj.

Disa persona të kësaj shenje do të kenë nevojë për ndihmën e një specialisti. Mund të mos ndiheni mirë nga ana shëndetësore. Megjithatë, kjo vlen vetëm për pjesën e parë të ditës, pasi gjatë pasdites do t’ju bëjnë një surprizë.

Atmosfera gjatë ditës së sotme do t’ju irritojë. Ka shumë mundësi që të keni mosmarrëveshje me një nga familjarët ose një nga kolegët. Gjatë ditës do të kryeni disa blerje të rëndësishme. Mbrëmja do t’ju kalojë pa probleme emocionale.

Akrepët do të ndihen shumë të kënaqur sot. Do të keni sukses në disa fusha të jetës. Nxitimi është i papranueshëm në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Përpiquni t’i rezistoni tundimit në gjysmën e dytë të ditës.

Shigjetarët do të rrisin interesin për çështjet familjare. Vetëm ju do të mund t’i jepni zgjidhje problemeve. Në mbrëmje do të bëheni shumë romantik. Shigjetarët beqarë mund t’i rikthehen dashurisë së vjetër.

Bricjapët mund të shqetësohen për shëndetin sot, megjithatë nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Do të keni dëshirë të bëni shopping ose të shkoni në ndonjë zonë relaksi. Bëni kujdes nga disa persona që iu rrethojnë në punë.

Mund të realizoni një udhëtim të papritur, i cili do t’ju falë shumë kënaqësi. Do të keni mbështetje për idetë tuaja të reja. Mos kryeni shpenzime për gjëra të cilat mund pendoheni më pas.

Peshqit mund të debatojnë me familjarët për disa probleme të vogla në shtëpi. Bëni të pamundurën për t’i vendosur gjërat nën kontroll me shpejtësi. Do të ishte mirë ta shpenzonit këtë të premten larg shtëpisë.

HOROSKOPI E ENJTE 17 JANAR 2019

Të lindurve të kësaj shenje nuk do t’i pëlqejë atmosfera sot. Do të përballeni me vështirësi në profesionin tuaj. Mund t’ju humbasë durimi për shkak të telasheve. Nuk është dita e duhur për të bërë blerje, pasi mund të pësoni humbje.

Disa Demë nuk do të kënaqen nga bisedat miqësore ose zyrtare. Partneri juaj në biznes mund të dështojë sot. Do të ketë një mënyrë për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga ky person. Në mbrëmje do të ndiheni shumë të lodhur fizikisht por psikologjikisht.

Binjakët mund të kalojnë një ditë shumë të mirë, por vetëm nëse nuk bëheni pesimist. Duhet të tregoni gjithë fuqinë tuaj, kur të nisni një projekt të ri por të vështirë. Dikush do t’ju kujtojë të kaluarën. Mos e lejoni atë t’ju shkatërrojë jetën.

Disa Gaforre mund të presin një surprizë të këndshme. Do të keni fat si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Një çështje financiare do t’ju zgjidhet me sukses. Gaforret e vetmuara të shohin me kujdes miqtë e rinj.

Përpiquni të mbani veten nën kontroll. Shumë gjëra do të varen nga mënyra sesa shpejt do të reagoni dhe sesa të aftë do të jeni për të vënë punët përpara. Dikush do t’ju çojë drejt rrugës së prosperitetit financiar.

Personat e kësaj shenje duhet  të përkushtohen për të konsoliduar suksesin e së kaluarës. Mos lejoni triumfin të mposhtet nga thashethemet apo xhelozia. Mos i harroni personat që shqetësohen vërtet për ju. Kaloni sa më shumë kohë nën shoqërinë e tyre.

Peshoret do të kenë një tjetër mendim rreth një personi apo eventi. Paraditja do të jetë shumë e ngjeshur për ju, ndërsa pasditja do të jetë e qetë dhe monotone. Marrëdhëniet tuaja personale do të jenë në rrugën e duhur.

Dita e sotme do të kalojë sikur të ishte një moment i vetëm. Përpiquni ta kaloni ditën në paqe dhe në qetësi. Mos ia shfaqni botën tuaj të brendshme njerëzve rreth jush. Do të kaloni një mbrëmje shumë të këndshme nën praninë e partnerit/partneres suaj.

Disa Shigjetarë do të çlirohen nga ankthet afatgjata. Në marrëdhënien tuaj romantike mungon energjia. Në jetën profesionale, përpiquni që disa detyra t’ia kaloni dikujt tjetër, pasi jeni tejet të ngarkuar. Mos u shqetësoni nëse rezultatet e ditës së sotme nuk janë ato që prisnit.

Mos u bëni dinak, përfshihuni në argument ose në një bisedë të rëndësishme. Çdo mashtrim apo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të refuzohet. Ka gjasa që të ndiheni shumë në siklet në marrëdhënien tuaj romantike.

Kjo ditë do të jetë plot fat në marrëdhëniet tuaja personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë aksidentalisht dike me të cilin mund të nisin një marrëdhënie romantike. Bëni kujdes në punë pasi mund të debatoni ashpër me një nga kolegët tuaj.

Peshqit mund ta kalojnë këtë ditë duke u kujdesur për të afërmit e tyre. Nëse përfshiheni në marrëdhënien e dikujt, mund të harroni veten dhe gjithçka që kishit në plan. Mos harroni punën dhe marrëdhëniet potenciale.

HOROSKOPI E MËRKURË 16 JANAR 2019

Do të keni shansin të përjetoni një surprizë shumë të këndshme. Bëni shumë kujdes në punë, kontrolloni emocionet dhe ruani qetësinë. Duke vepruar kështu do të mund të arrini një rezultat shumë të mirë. Në mbrëmje mos nxitoni për të bërë blerje spontane.

Personat e kësaj shenje do të jenë me shumë fat gjatë ditës së sotme. Një marrëdhënie dashurie që konsiderohej e pashpresë do të rinisë dhe situata financiare do të përmirësohet. Përshtatuni rrethanave dhe respektoni njerëzit rreth jush.

Binjakët do të vënë në punë fantazinë sot. Faktet do t’ju ndihmojnë të krijoni një figurë të qartë për gjithçka që ndodh në karrierën tuaj apo fatin personal. Intuita do të këmbëngulë për të kundërtën. Gjithashtu, nuk rekomandohet të dëgjoni këshillën e të afërmve, miqve apo kolegëve.

Gaforret duhet të heshtin dhe jo të shprehen përpara një personi të rëndësishëm, pasi ka gjasa që të vendosë rrugën tuaj të jetës. Një çështje e veçantë do të kërkojë vëmendjen tuaj maksimale në mbrëmje.

Të lindurit e kësaj shenje nuk kanë gjasa t’i shpëtojnë nxehtësisë së pasionit. Mund të keni mosmarrëveshje me një familjar. Beqarët e kësaj shenje duhet të bëjnë shumë kujdes me fjalët drejt seksit të kundërt.

Nuk rekomandohet të bëni plane afat-gjata. Kjo ditë mund të jetë pikë kthese për shumë prej jush. Pasdite do të kuptoni se çfarë ndryshimesh do t’ju ndodhin. Ndërkohë, përpiquni të ruani qetësinë dhe të vlerësoni situatën se çfarë po ndodh.

Peshoret mund të japin një kontribut të rëndësishëm sot për të ardhmen e tyre. Mund të jepni disa ide brilante në punë. Gjithashtu, ka gjasa të arrini një marrëveshje biznesi. Fati do t’ju ndjekë gjatë gjithë ditës.

Personat e kësaj shenje duhet të merren me diçka të re sot. Për shkak të mungesës së eksperiencës, rezultati do të jetë e kundërta e asaj çfarë ju prisnit. Është e rëndësishme të ruani objektivitetin jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj të afërmve tuaj.

Shigjetarët do të jenë të qetë gjatë paradites. Por bëni kujdes pasdite pasi mund të tensionoheni për çështje të vogla, të cilat do të ndikojnë në mënyrë direkte në humorin tuaj. Nëse keni në plan diçka argëtuese për në mbrëmje, do të bënit shumë mirë të mos anuloni.

Entuziazmi juaj mund të shkatërrojë marrëdhënien me një person shumë të dashur. Megjithatë mos u trishtoni. Vazhdoni të ecni përpara dhe të realizoni planet tuaja. Përpiqu të bësh diçka që t’ju lumturojë, pasi është shumë e rëndësishme për anën tuaj psikologjike.

Do të keni sukses gjatë ditës së sotme, veçanërisht lidhjen tuaj romantike. Kjo e mërkurë nuk është dita e duhur që të nisni të zbatoni idetë e reja. Nëse kërkoni ndryshime, nisni të ndryshoni arredimin e shtëpisë ose stilin tuaj të veshjes.

Peshqit sot nuk do të jenë personat më të këndshëm të mundshëm. Madje ka gjasa të bëheni shumë pesimist. Bëni kujdes kur flisni me të tjerët, kontrolloni fjalët, pasi mund të lëndoni personat rreth jush.

HOROSKOPI E MARTË 15 JANAR 2019

Dashi
Dita e sotme nuk do të sjellë shumë ndryshime për ju. Mund të ndiheni sikur jeta ka ndalur dhe se nuk do të ketë asnjë mundësi për ju. Do të ishte mirë që këtë ditë ta shpenzoni duke u relaksuar ose duke konsoliduar atë çfarë keni arritur.
Demi
Për disa Dema, kjo ditë do të jetë për triumfe personale. Mund të arrini sukses në lidhjen tuaj të dashurisë, por edhe pasi të bëni një deklaratë rreth vetes përballë publikut. Mos harroni çështjet e përditshme rutinë, përkundrazi, duhet t’i kushtoni shumë vëmendje.
Binjakët
Shumë Binjakë do ta kalojnë 15 janarin në paqe. Do të mendoni për të ardhmen, ose do të mendoni mënyrën sesi të zgjidhni një mosmarrëveshje afatgjatë. Pak sukses pritet në çështjet personale. Ka gjasa që dikush të shprehë interes ndaj jush.
Gaforrja
Gaforret nuk rekomandohen të rrezikojnë sot. Kjo këshillë vlen për të gjitha fushat e jetës. Do të bënit mirë të vëzhgonit çfarë po ndodh, mendoni rreth saj dhe dilni në një përfundim. Bëni kujdes me shëndetin, zgjidhni një dietë të re.
Luani
Do të ndiheni shumë mirë emocionalisht. Nëse besoni vërtet tek vetja, përcaktoni një qëllim pasi ka gjasa ta arrini atë shumë lehtë. Mund të debatoni me një prej familjarëve. Sot nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me stilin tuaj të veshjes.
Virgjëresha
Personat e kësaj shenje do të ndihen krenarë sot. Do të kryeni një akt shumë fisnik, të cilin personat rreth jush do ta vlerësojnë pamasë. Virgjëreshat rekomandohet t’iu kushtojnë më shumë vëmendje partnerëve.
Peshorja
Do të mendoni pozitivisht gjatë ditës së sotme. Do të takoni disa miq, me të cilët keni vite pa u parë. Peshoreve që merren me biznes do t’ju buzëqeshë fati. Idetë tuaja të reja do të mbështeten nga shumë persona, përfshirë këtu edhe investitorë.
Akrepi
Mund të mbeteni të pakënaqur për shkak të disa çështjeve gjatë ditës së sotme. Duhet të ndryshoni sjelljen ndaj të afërmve tuaj. Do të kaloni një mbrëmje të qetë nën praninë e partnerit/partneres suaj.
Shigjetari
Shigjetarët duhet të shmangin vendet e mbipopulluara sot, pasi shanset për të marrë ndonjë virus janë të mëdha. Nëse nuk mund të shmangni ndonjë udhëtim apo duhet patjetër të shkoni diku, atëherë tregohuni shumë të kujdesshëm.
Bricjapi
Disa Bricjapë do të duan privatësi dhe qetësi. Nëse nuk mund ta merrni pushim ditën e sotme, duhet të veproni vetëm. Në mbrëmje nuk rekomandoheni të përfshiheni në ndonjë aktivitet sportiv, pasi mund të dëmtoheni.
Ujori
Ujorët mund të befasohen nga disa ndryshime të pakëndshme në sjelljen e partnerit/partneres suaj. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Sot prioritet duhet të keni financat. Mos bëni blerje të kota, të cilat mund të vënë në rrezik buxhetin tuaj.
Peshqit
Do të jetë një ditë shumë e veçantë për ju. Do të përfshiheni nëpër aktivitete që iu falin vetëm kënaqësi. Dikush do të flasë shumë sinqerisht me ju. Ka gjasa që personi në fjalë të shndërrohet shumë i afërt për ju.

HOROSKOPI I JAVËS 14-20 JANAR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Gjate kësaj jave do keni mundësi t’ia dëshmoni njëherë e mire dashurinë dhe përkujdesjen atij qe keni ne krah. Priten dite te bukura dhe te mbushura me gëzim. Beqaret do kenë flirtime te shumta, por asgjë me tepër sesa kaq. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar shume. Ne planin financiar ambienti do jete me i qete. Saturni do jete ne anën tuaj dhe do iu ndihmoje te kryeni hapat e duhura. Shëndeti nuk do jete i mire. Jo vetëm qe lodhja do japë pasojat e veta, por disa mund te marrin edhe ndonjë lloj infeksioni. Muskujt gjithashtu do iu dhembin gjithë kohës. Ne pune do merrni një lajm te rëndësishëm te cilin e keni pritur prej kohesh. Familja pa probleme.

Demi21. prill – 21. maj

Gjate kësaj jave, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni për te kërkuar falje, por edhe për te diskutuar për tema delikate. Beqaret do kenë vështirësi ta gjejnë personin e përshtatshëm. Me miqtë do bënit mire te mos mendonit diçka me tepër. Financat do jene delikate. Merrni kurajën te përballeni sa me shpejt me problemet. Shëndeti nuk do jete shume i qëndrueshëm. Nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet, konsumoni sa me shume portokaj. Nëse keni bere plane ne pune mendoni t’i realizoni një nga një sepse periudha do jete e përshtatshme. Marrëdhënia me familjaret do jete me e mire sesa e mendonit.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Partneri do beje gjithçka qe t’ua plotësojë dëshirat gjate kësaj dite, por ju nuk duhet te përfitoni nga kjo dhe te kërkoni gjithmonë e me tepër. Për beqaret nuk është momenti i duhur për te nisur histori dashurie. Mundësitë do ekzistojnë, por do vuanit shume me pas. Për te qene me te qete ne planin financiar shlyeni borxhet dhe paguani faturat e muajit. Shëndeti do jete i mire. Vazhdoni te njëjtën diete ushqimore dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik. Nga i ftohti duhet te ruheni sa me tepër. Ne pune do hidhni hapa titaneske vetëm e vetëm për te arritur objektivat. Do ia dilni mbanë me sukses. Familja do ketë disa probleme te vogla.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kjo jave do jete e mrekullueshme për te dashuruarit. Shpeshherë do iu duket sikur jeni ne ëndërr dhe nuk do dëshironi te zgjoheni. Beqaret do njihen me persona te shumte, por afër duhet te mbajnë vetëm atë qe iu përshtatet me tepër. Financat do jene delikate. Shmangni sa me shume investimet e mëdha. Rezistenca fizike do jete me mire se një jave me pare, megjithatë do keni pak kolle dhe hunde. Pini gjera te ngrohta dhe mos qëndroni neper ambiente te ftohta. Ne pune do iu përgëzojnë për ato qe keni arritur deri me sot dhe kjo do iu shtyje te vazhdoni me tej. Pritet një jave e suksesshme. Familja do iu beje te ndiheni me mire dhe me te lumtur.

Luani23. korrik – 22. gusht

Gjithçka do shkoje me se miri këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do këtë darka romantike dhe pasion te pashtershëm. Disa mund te mendojnë edhe për një fejese. Takimet për beqaret do jene te shumta dhe mundësitë për lidhje serioze gjithashtu. Ka shume gjasa te ndryshoni status. Financat duan një menaxhim me te mire dhe me tepër seriozitet. Shëndeti nuk do përbëjë as problemin me te vogël. Vazhdoni te ushqeheni ne mënyrë te shëndetshme me merrni vitamina sa te mundni. Ne pune do iu buzëqeshë fati. Dikush do iu beje një propozim te rëndësishëm i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë rrjedhën e gjerave. Me familjaret do keni debate.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do përballet me disa probleme gjate kësaj jave. Mundohuni te mos bini ne dëshpërim dhe te dorëzoheni. Gjithçka mund te kaloje shpejt nëse e ruani komunikimin ne çift. Beqaret do jene sharmante dhe do kenë fat me shumice ne dashuri. Mund te bëni zgjedhjen qe dëshironi. Ne planin financiar me ne fund do arrini t’i kaloni vështirësitë dhe te shpenzoni paksa me tepër. Shëndeti do jete i mire ne përgjithësi, por duhet te tregoheni shume te matur me ushqimin qe do konsumoni. Ne pune do jeni plot force dhe energji. Pak nga pak do arrini majën e suksesit dhe do ndiheni si mbi re. Jeta familjare do ketë prioritet te madh.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Mundohuni te mos e konsideroni si një hero partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse ne fakt ai do iu zhgënjejë shume shpejt. Jeta nuk është as telenovele dhe ngjarjet ne përditshmëri nuk rrjedhin si ne një roman me fund te lumtur. Dashuriçkat e beqareve do jene premtuese. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Intuita do iu ndihmoje te bëni lëvizjet e duhura ne planin financiar. Situata do jete e mire. Shëndeti mund te ketë përmirësime nëse ushqeheni mire dhe merreni me pak sport. Hëna do jete aleatja juaj me e mire ne jetën profesionale. Dëgjojini me kujdes ato qe do iu thonë shefat qe te mos gaboni. Jeta familjare do jete me e mire sesa e mendonit.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta ne çift nuk do ketë tronditje te mëdha gjate kësaj jave. Venusi do iu ndihmoje ta përforconi bashkëpunimin dhe te kaloni momente te këndshme me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime pa fund, por pa asnjë te ardhme. Nuk do e gjeni këtë jave personin e duhur. Financat nuk do jene ashtu si duhet, por nuk duhet te mendoni vetëm gjera te këqija dhe ta lëshoni veten. Shëndeti mund te përballet me te papritura. Disa mund te kenë ënjtje këmbësh dhe do ndihen shume te fryre. Ne pune do jene plot energji dhe do e keni me te lehte te arrini atje ku dëshironi. Te gjitha përpjekjet qe keni bere do japin frytet e veta. Ne familje nuk do ndodhe asgjë e veçante.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Çështjet e dashurisë nuk do shkojnë dhe aq mire gjate kësaj jave. Nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur personit qe keni ne krah dhe ai mund te shohë dike tjetër. Beni kujdes edhe me xhelozinë! Beqaret do pëlqejnë shume dike me te madh ne moshe sepse do iu duket si me i sigurte dhe i pjekur. Merrini gjerat shtruar. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos rrezikoni shume. Nuk është koha e duhur për investime te jashtëzakonshme. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Mbrohuni nga viroza e stinës, pini sa me shume çaj dhe qëndroni neper ambiente te ngrohta. Ne pune do jeni me te qarte dhe me te kthjellet për ato qe dëshironi te arrini. Familja shume mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Periudhe e kënaqshme për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te veçanta dhe mund te bëni çmenduri te vogla ne çift. Nga mesi i javës përgatituni për një surprize te madhe. Beqaret, te secilit seks qofshin, do kenë takime pa fund. Disa mund te krijojnë edhe një lidhje serioze. Ne planin financiar situata do jete mjaft delikate. Mos u tregoni te pamatur dhe te bëni shpenzime stratosferike sepse do keni tronditje te mëdha dhe nuk do dini çfarë te bëni. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Merrni masat e nevojshme sa me shpejt qe te mundni. Me ndihmën e Jupiterit do hidhni hapa shume përpara ne pune. Mund te filloni një projekt te rëndësishëm dhe fitimprurës. Ne familje do jete një jave e qete dhe pa probleme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Edhe pse mund te keni ndonjë debat te vogël ne jetën ne çift gjate kësaj dite, mos i dramatizoni gjerat. Me pak kurajë dhe durim mund te arrini ta qetësoni situatën. Beqaret do kenë mundësi për te krijuar një lidhje por do kenë frike dhe druajtje te tentojnë. Ne planin financiar do kaloni një periudhe pa probleme dhe ankth. Do keni mundësi te blini edhe disa gjera te vogla qe iu kane mbetur fiksim prej kohesh. Shëndeti do jete paska delikat. Mund te keni probleme me frymëmarrjen prandaj kujdesuni dhe mbrohuni nga te ftohtit. Ne pune do merrni iniciativa dhe do afroheni shume pranë objektivit final. Marrëdhënia me familjaret do jete harmonike.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga planetët gjate kësaj jave. Jo vetëm qe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet, por do tregoheni tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status edhe pse takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni transaksionet e duhura. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, megjithatë lodhja do beje te veten. Flini mjaftueshëm dhe bëni pak yoga nëse mundeni. Jeta profesionale do jete e shkëlqyer. Do arrini gjithçka qe kishit planifikuar dhe dëshiruar prej kohesh. Bravo për këmbënguljen! Ne familje do mbizotërojë qetësia.

HOROSKOPI E HËNË 14 JANAR 2019

Ekziston një rregull shumë i thjeshtë që duhet të ndiqni sot: pyesni për diçka dhe do ta merrni. Kjo përfshin vëmendjen e njerëzve, të cilët ju mund të mendoni se janë shumë të zënë ose shumë të rëndësishëm për të pasur kohë për ju.

Disa nga situatat e reja ku do ta gjeni veten ditën e sotme do të jenë emocionuese dhe disa do të jenë të vështira. Mund ndodheni në një mjedis të panjohur. Nuk ka nevojë të jeni vetëvetëdijshëm, sepse jeni midis njerëzve që ju respektojnë.

Vetëm për shkak se dikush ka më shumë përvojë ose më shumë arsim se ju nuk do të thotë se ajo ose ai është më i mençur. Pra, mos kini frikë të shprehni mendimin tuaj sot, edhe nëse nuk i keni mendimet e organizuara me kujdes.

A po përpiqesh të bindësh dikë që të pajtohet me ty? Sot është koha për një taktikë të ndryshme. Përdorni fuqinë e logjikës, në vend që të përpiqeni të tërhiqni zemrën. Empatia nuk është e lehtë për të gjithë.

Koha është elementi më i rëndësishëm i ditës suaj. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tuaja, duhet të kaloni më shumë kohë me dikë që nuk e keni parë për një kohë të gjatë. Për të kursyer kohë, mos e humbisni atë me njerëz që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj. Për të shijuar kohën, bëj diçka që të pëlqen.

Eksperimentimi me pamjen tuaj është një mënyrë e mrekullueshme për të qëndruar në modë. Kjo do t’ju ndihmojë të dilni nga turma në një mënyrë të paharrueshme. Ju e dini atë që duket e mirë për ju, kështu që investoni në diçka që tregon anën tuaj aventureske.

Anëtarët e rrethit tuaj të brendshëm shoqëror kanë dëshirë që të planifikojnë një kohë të këndshme me ju, prandaj përpiquni të bëni më shumë. Kthehu në kontakt me njerëzit dhe thoni “po” për çdo ftesë që ju dërgojnë. Nëse veproni, do të argëtoheni.

Ambienti juaj ka një ndikim më të madh mbi ju sesa mund ta kuptoni, sidomos tani, kur ka kaq shumë lëvizje në jetën tuaj. Ju duhet të keni një strehë të sigurt ku mund të relaksoheni.

Mos qëndroni në heshtje kur jeni i rrethuar nga njerëz që nuk i njihni. Jini të parët për të thënë diçka dhe mos u trembni nga të qenit i sinqertë. Është një ditë e mrekullueshme për të folur me njerëz që nuk i keni takuar kurrë më parë.

Gjërat e reja janë të papërmbajtshme, por duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u përfshirë në diçka thjesht sepse është e re. Prisni derisa të jeni të sigurt se është e vlefshme para se të përfshiheni në një aventurë.

Tani nuk është koha për modesti të rreme. Nëse e dini që keni bërë diçka të veçantë pranojeni. Keni frikë se mund të dukeni mendjemadh? Njerëzit në jetën tuaj e dinë atë që keni arritur dhe do t’ju respektojnë më shumë nëse jeni krenar.

Vetëm ju e dini nëse diçka nuk mund të bëhet në jetën tuaj – kështu që mos lejoni asnjeri të thotë se ju nuk keni mundësi. Qëndroni i fokusuar në gjërat që bëni dhe do të shihni se suksesi nuk do të mungojë.

HOROSKOPI E DIEL 13 JANAR 2019

Për të lindurit në këtë shenjë, kjo ditë do t’ju përballë me një sfidë. Mos u frikësoni dhe mos dyshoni në suksesin tuaj, pasi do t’ju mbështesin miqtë më të afërt. Në dashuri keni besim tek vetja juaj dhe anashkaloni këshilltarët e “mençur”. Përgjigja me takt ndaj një personi që ju acaron, është tepër efikase.

Do të kujtoni një moment të bukur, i cili do t’ju bëjë të harroni problemet që keni. Do keni kënaqësi dhe mendje të qetë, por nuk duhet të harroni premtimet që i keni bërë një mikut tuaj të ngushtë. Mbrëmja do të mbyllet me një valë pozitive nën hijen e një romance.

Për binjakët data 13 janar do të jetë plot surpriza dhe plot emocione të ndryshme.  Dita do të vijojë me një takim të rastësishme, ndërsa në fund të saj një problem brenda familjes do t’ju shqetësojë paksa, por me zgjuarsinë tuaj do të zgjidhni gjithçka.

Për gaforret, dita e diel do të kalojë pa vënë re. Çështjet e brendshme, udhëtimet e vogla janë prioritet këtë ditë. Të afërmit ose miqtë do të kërkojnë vëmendje të veçantë, ndaj nëse ua kushtoni do të eliminoni problemet e tyre.

Menaxhimi i kohës dhe kursimi i energjisë do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja sot. Detyra kryesore e së dielës mund të jenë punët e shtëpisë, argëtimi me fëmijët. Në një moment do të dëgjoni një telefonatë ku partneri juaj ju shpreh ndjenjat.

Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Çështjet financiare dhe të brendshme nuk do të kërkojnë energji nga ju. Nuk është dita e duhur për të bërë shpenzime të shtrenjta, ndaj mund t’i lini ato për një ditë tjetër.

Dita e sotme do të këtë nuanca negative, e cila mund t’ju prishë planet e fundjavës. Dikush që nuk ka marrë atë që donte prej jush, do t’ju shqetësojë. Për këtë do të keni një rrugëdalje, mosveprimi i menjëhershëm në fund të ditës.

Edhe pse dëshira e akrpëve për të pushuar këtë të diele do të jetë e madhe, ajo duket paksa e pamundur. Dita do t’ju marrë kohën më të madhe duke pastruar shtëpinë dhe duke u përgatitur për një javë të re në punë.

Ndodhitë e së dielës do të kënaqin shigjetarët. Dëshira për të ndenjur me miqtë, për të organizuar një festë do të jetë e madhe, por duhet të merrni në konsideratë edhe mendimin e familjes, pasi ka nga ata që mund të mërziten nga kjo gjë.

Kjo do të jetë një ditë me fat për Bricjapët në çështje, të cilat do të sjellim fitime financiare të kënaqshme. Por nga ana tjetër për sa i përket miqësisë, dashurisë dhe familjes do të përballeni me një situatë të tensionuar.

Këtë ditë Ujori do të shohë vetëm përpara dhe ajo që do t’i duket si një vend i errët së shpejti do të perceptohet si një vend plot dritë. Fundi i ditës rrit gjasat e udhëtimeve dhe takimeve të suksesshme. Sidoqoftë, nuk rekomandohet të kaloni shumë kohë pas timonit të një makine.

Sot Peshqit rrezikojnë të humbasin harmoninë e tyre të brendshme. Mund të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmë për të rivendosur ekuilibrin emocional. Për sa i përket ndjenjave, ju nuk do të ndiheni të kënaqur për shkak të disa ngjarje të pakëndshme. Një këshillë për “Peshqit e vetmuar” do të ishte të mos dëgjonin atë çka thonë të huajt për ju.

HOROSKOPI E SHTUNË 12 JANAR 2019

Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato.

Eshtë koha për t’u treguar më konservatorë dhe për t’i bërë gjërat më ngadalë. Nëse do të keni një lidhje të re dashurie apo një propozim të ri për punë, diçka emocionuese po vjen drejt jush. Provojeni ujin me majat e gishtave të këmbës, përpara se të zhyteni në ujë.

Idetë tuaja janë padyshim ato më të mirat që ofrohen sot, por si është e mundur që askush nuk po ju dëgjon? Nuk është momenti për t’u përfshirë nga zemërimi, sepse kështu njerëzit nuk do t’ju marrin seriozisht. Në situatat e grupit, ndonjëherë përgjigja më e mirë nuk është përgjigja e duhur, është përgjigjja për të cilën bien të gjithë dakord.

Marrëdhënia juaj tashmë e komplikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më komplekse. Linja e fundit është ende e njëjtë – nuk duhet të shpenzoni më shumë se sa keni, dhe duhet të kurseni më shumë se sa keni nevojë. Mendoni në mënyrë konservatore dhe kujdesuni për portofolin tuaj.

A është krenaria ajo që po ju lë në një qoshe? Nuk është kurrë tepër vonë për të pranuar se nuk mund të dish gjithçka, prandaj nëse ndihesh në panik për të mbajtur një premtim që është i pamundur të mbahet, duhet të flisni hapur. Frika juaj për ndëshkimin është krejtësisht e pajustifikuar.

Do të ndodhë një ndryshim i madh në rutinën tuaj – dhe mund të jetë shumë e vështirë për ju të mësoheni më këtë. Ky ndryshim mund të mos jetë i përhershëm, por do të zgjasë për një kohë të gjatë, kështu që rruga më e sigurt dhe më e mençur për ju është të supozoni se kjo është mënyra e re për t’i bërë gjërat.

Nëse nuk jeni në gjendjen e duhur për të qenë shoqëror, atëherë mos jini i tillë kohët e fundit, keni pasur një tendencë për të sakrifikuar kohën tuaj të lirë sa herë që dikush ju ka kërkuar dhe kjo duhet të ndalet. Është koha për të thënë jo vetëm sepse ju pëlqen.

Disa njerëz përpiqen të shpërqendrojnë veten nga problemet në shtëpi duke u zhytur në punë ose në shkollë. Por kjo taktikë është e varfër, duke qenë se vetëm vonon pashmangshmërinë. Mos bëni gabim duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë.

Ndjeshmëria duhet të jetë pjesë e juaja kur ta gjeni veten në një bisedë të vështirë. Ju mund të përmirësoni çdo situatë të tensionuar duke u përpjekur të kuptoni dhe respektoni atë që motivon personin tjetër. Jini shumë të vetëdijshëm për atë që thoni sot.

Dikush mund t’ju japë një sugjerim të pafajshëm sot që mund të të zemërojë. Ky person nuk ka si qëllim të lëndojë ndjenjat tuaja. Ai ose ajo vetëm po përpiqet të të ndihmojë. Duhet të mendoni dy herë përpara se të dilni në përfundime të gabuara.

Jo çdo ditë mund të jetë e shkëlqyer sepse atëherë do t’i merrnit si të mirëqena. Sot ju duhet të synoni për një ditë mesatare dhe shanset janë që të kënaqeni kur dita të përmirësohet ndjeshëm. Në dashuri mund të ketë një ndryshim që mund t’ju gëzojë ndërsa me paratë tregoni kujdes.

Është mirë që të keni disiplinë, por nëse i mohoni vetes shumë kënaqësi për një kohë të gjatë, rrezikoni të jeni një person i mërzitshëm! Pra, jepini vetes një pushim sot, dhe lejojeni veten të devijoni pak nga orari juaj i rreptë. Nuk ka gëzim në përpjekjen për të qenë e përsosur.

HOROSKOPI – E PREMTE 11 JANAR 2019

Sot do t’ju duhet të vazhdoni të luani ndeshjen, që të gjithë të tjerët e kanë luajtur më parë. Sigurisht, mund të jetë pak e mërzitshme dhe sigurisht që nuk do t’ju afrojë me qëllimin tuaj të fundit, por është gjuha që të gjithë po flasin tani. Nëse doni të jeni pjesë e bisedës, duhet të flisni hapur.

Mos u nxitoni me plane të mëdha udhëtimesh sot. Nuk ka asgjë të keqe që të kufizoni mundësitë tuaja, ose edhe të finalizoni itinerarin tuaj, por nuk duhet patjetër të nënshkruani asnjë dokumentacion, ose të bëni ndonjë depozitim. Ka shumë pasiguri rreth një elementi të udhëtimit tuaj.

Për pak kohë, duhet të jeni të kujdesshëm me gjërat. Ajo që duhet të bëni mund të mos jetë jashtëzakonisht e qartë tani, por mund të mësoni të jeni të kënaqur me të. Në dashuri nuk do ta arrini gjithçka me lehtësi, por në jetë pak gjëra arrihen me lehtësi.

Ju jeni dëshmi e gjallë që një person nuk duhet të jetë një gjimnast olimpik që të ketë ekuilibër jashtëzakonisht të mirë. Duhet ta dini se nuk ka asgjë në këtë ditë që ti nuk mund të arrish, pavarësisht se sa e papritur mund të jetë. Në mënyrë shoqërore, gjithashtu jeni gati për të balancuar detyrimet tuaja të karrierës me jetën personale.

Ju mund të arrini që të bëni shumë punë vetëm me entuziazmin tuaj sot, prandaj mos u shqetësoni nëse nuk keni ndonjë hollësi të vogël. Blofi nuk bëhet vetëm në lojërat me letra. Flisni edhe kur përballeni me çështje të ndërlikuara dhe përdorni buzëqeshjen për skeptikët.

Ju do të bëni shumë lidhje interesante sot dhe secili prej tyre mund të mbjellë një farë në jetën tuaj. Ekziston një potencial i fuqishëm për një mundësi të re në karrierë, edhe pse mund të duhen javë nëse jo muaj që gjithçka të dalë në dritë. Lëreni natyrën tuaj paksa të çrregullt t’ju udhëheqë sot.

Takimi me dikë nga e kaluara juaj do të shkaktojë disa ndjenja të papritura sot dhe nuk do të dini si të veproni. Ky sentimentalizëm nuk është shumë i dobishëm tani dhe duhet të gjeni një lloj shpërqendrimi. Kthejeni fokusin larg nga emocionet dhe drejt fakteve të vështira.

T’i çoni gjërat në një nivel tjetër është më e rëndësishme për ju sot, nëse kjo do të thotë caktimi i një date të dytë, investimi i disa parave shtese apo stërvitja në palestër. Gjendja juaj emocionale do të jetë e fortë dhe pozitive sot. Të qeshurat nuk do të mungojnë.

Ndërsa një ndjesi qetësie shpërfaqet në jetën tuaj emocionale, prisni që zona të tjera të jetës suaj të bëhen edhe më paqësore. Për takime me miqtë përpiquni të zgjidhni një vend intim që është i favorshëm për biseda private. Shmangni vendet e mbushura me njerëz me muzikë me zë të lartë.

Nuk ka asgjë më pozitive sesa një ndjenjë e fuqishme për të ndërtuar besimin tuaj. Përpiquni që të përfundoni sa më shumë detyra parësore. Një nxitje e vogël e egos nuk mund t’ju dëmtojë. Ndërkohë, në dashuri gjërat mund të marrin një drejtim tjetër.

Nëse përpjekjet tuaja nuk kanë qenë ende të suksesshme, sot është dita për të kërkuar taktika të reja. Shikoni të gjitha mënyrat e mundshme që mund t’i qaseni kësaj situate. Kini besim tek aftësitë tuaja të jashtëzakonshme.

Sot e qeshura do të jetë pjesë integrale e ditës tuaj. Mund të ndjeheni të lirë për të vënë trurin tuaj në autopilot kur është fjala për detyrat tuaja të përditshme. Mundohuni të mos i shmangni këto detyra për një kohë të gjatë, sepse më vonë mund të përfshiheni nga stresi.

HOROSKOPI E ENJTE 10 JANAR 2019

Një zë i pjekur dhe praktik brenda kokës vazhdon t’ju thotë se ajo që njerëzit e tjerë mendojnë për ju nuk duhet të ketë rëndësi. Gjithashtu, për momentin, mund të keni nevojë të merrni një rol të pakëndshëm në mënyrë që të arrini atje ku ju keni nevojë.

Sot do të ishte më mirë të qëndroni në shtëpi sesa të dilni. Përkujdesja për punët e vogla do të jetë shumë më qetësuese për ju sesa perspektiva e një projekti të madh që mund të ndryshojë komunitetin. Eshtë lloji i energjisë që ju rrethon që bën më me këmbë në tokë.

Gabimet e kaluara ose hapat e gabuar janë si uji nën urë, nuk mund të qëndroni mbi to kur mendoni se çfarë duhet të bëni më pas. Kur të angazhoheni në një projekt të ri, romancë apo punë, duhet të keni një mendje të hapur dhe një qëndrim të fortë se çdo gjë është e mundur.

Dikush pranë jush po kalon disa ndryshime të mëdha humori, prandaj kini kujdes se një humor i lehtë mund të kthehet në lot me pak provokim. Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të jeni të vetëdijshëm, dhe këto ndryshime ekstreme në sjellje janë fillimi i një trendi të ri.

Kushtojini më shumë vëmendje të dëgjuarit! Merrni kohë shtesë për të dëgjuar informacione të rëndësishme apo edhe komplimente! Njerëzit rreth jush po flasin dhe kjo është një kohë e mrekullueshme për të fituar njohuri shtesë dhe për të marrë informacionin që ju nevojitet për të kuptuar pamjen më të madhe.

Nëse gjërat nuk kanë marrë rrugën e seriozitetit me një person tjetër, sot është dita për t’i shtyrë gjërat në një fushë shumë më romantike. Nëse doni që gjërat të rriten, ju do të duhet t’i edukoni. Rrethoje veten me qirinj, muzikë të qetësuese. Krijo një situatë të rehatshme që është e favorshme për ndjenjat tuaja.

Dikush që zakonisht është një burim i diellit të ndritshëm në jetën tuaj po ndihet paksa në depresion tani. Sot ju do të mbani çelësin për ta ngritur shpirtërisht atë.  Sigurohuni që linjat e komunikimit të jenë të hapura. Përpjekjet tuaja do të vlerësohen shumë.

Nëse ndaloni për një moment dhe mendoni, do të kuptoni se betejat më të mëdha të jetës suaj kanë qenë pak më shumë se betejat e vullnetit. Pra, nëse hasni konflikte sot, mbani këtë në mendje. Nëse mund të përqendrohesh në arritjen e një qëllimi sot, asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë. Mos pranoni kompromis.

Vendosni një prioritet për shpenzimet tuaja sot. A po i çoni të gjitha burimet tuaja në vendin e duhur? Ju nuk duhet të shkurtoni të gjitha shpenzimet tuaja – shpenzimi i parave nuk është diçka e gabuar, por ju duhet të siguroheni që po hapni portofolin tuaj në kohën e duhur dhe për arsyet e duhura.

E vërteta e ftohtë, e vështirë është mjaft e thjeshtë: Nuk mund të kesh një rezultat pozitiv nëse rrethohesh vetëm me energji negative. Pra, sot, sigurohuni që gjithçka që bëni është e përqendruar rreth gjërave të mira që po përpiqeni të arrini – dhe jo gjërat e këqija që po përpiqeni t’i shmangni.

A jeni duke ngelur në klasë sa i përket departamentit të disiplinës? Një makinë ose dhomë gjumi e çrregullt nuk është fundi i botës, por kur numri i enëve në lavamanin tuaj është më i gjatë se ju, atëherë mund të ketë një problem. Jeta mes rrëmujës mund të bëjë që mendja të mos ndihet e organizuar, kështu që fokusohuni pak tek rregulli.

A mund të konsideroheni një lider apo udhëheqës kur askush nuk ju ndjek? Kjo është një pyetje për të cilën duhet të mendoni sot. Merrni më shumë nga roli i udhëheqësit dhe u jepni njerëzve diçka për të besuar. Edhe vetëbesimi do të ishte një fillim i mirë në këtë aspekt.