VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MËRKURË 30 TETOR 2019

By | October 30, 2019

Komentet

HOROSKOPI E MËRKURË 13 NËNTOR 2019

Ky nuk është një moment i mirë për të folur shumë për veten. Ajo që është e rëndësishme për ju nuk është gjithmonë e rëndësishme për njerëzit me të cilët po flisni. Ndonjëherë është mirë që ëndrrat tuaja t’i mbani për vete.

Nëse dëshironi të qëndroni vetëm për pak kohë nuk ka asgjë të keqe, por mos i bëni njerëzit të mendojnë se ku keni shkuar. Të gjeni kohë për veten tuaj është padyshim e rëndësishme, por kjo nuk është koha më e mirë për të shkuar në ndonjë udhëtim të gjatë.

Shfrytëzoni çdo mundësi që të mundni për të shtuar pak argëtim në ditën tuaj, sot. Sa më shumë të përqendroheni tek aktivitetet krijuese, aq më mirë! Në çështjet e dashurisë, tregoni më shumë angazhim.

Ju do të gjeni të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin që ju nevojitet në vendin e punës nëse besoni se e meritoni atë. Keni shumë njerëz të cilët kanë opinion shumë pozitiv për ju, kjo falë talentit dhe ekspertizës tuaj.

Çështjet me të cilat do të merreni sot mund të mos jetë e qartë në fillim, por me kalimin e kohës do t’i kuptoni të gjitha detajet. Zonat gri do të jenë argëtuese për tu eksploruar, kështu që sigurohuni që t’i jepni vetes gjithë kohën që mundeni për t’i shijuar ato!

Sot disa shaka që mund të bëni me një koleg, nuk do të pritet fort mirë nga disa të tjerë. Përpiquni të shmangni çdo keqkuptim nëse nuk doni të shkaktoni pakënaqësi. Mundohuni të tregoni më shumë ndjeshmëri ndaj një personi që nuk po kalon momente të mira.

Sot mund të përballeni me njerëz të cilët kanë tendencën për t’i ekzagjeruar gjërat, por fatmirësisht nuk do të shqetësoheni aspak. Qetësia është përbërësi kryesor që ju karakterizon. Shfrytëzojeni këtë karakteristikë edhe në aspektin sentimental.

Si një bimë në shkretëtirë edhe truri juaj është i etur. Ajo që ju mungon është komunikimi me njerëz që sjellin pozitivitet dhe qetësi në jetën tuaj. Duhet të gjeni personin e duhur për të ndarë me të shqetësimet tuaja.

Do të shihni diçka ose dikë sot që ju kujton një ngjarje të rëndësishme të së kaluarës tuaj. Përpiquni të shikoni drejt të ardhmes. Nëse i keni lamtumirë një raporti, mos iu ktheni më atij.

Merrni ca kohë sot që të mendoni për atë që dëshironi për të ardhmen tuaj. Shkoni në një nga vendet tuaja të preferuara dhe thjesht lini të hapur mendjen tuaj. Imagjinoni se çfarë mund të sjellin vitet në vazhdim. Universi është duke pritur që ju ta tregoni atë që dëshironi më shumë.

Sot mund të ndiheni i plotësuar nga personi që keni në krah. Esntë një ditë për të reflektuar mbi marrëdhënien tuaj sentimentale. Në aspektin profesional, përpiquni të bashkëpunoni më shumë.

Një lajm i mirë që sapo keni dëgjuar ju ka shpërqendruar dhe ngacmuar, sot. Por përpiquni të mos lejoni që kjo të ndodhë në jetën profesional. Fokusimi është gjëja më e rëndësishme në këto momente.

HOROSKOPI E MARTË 12 NËNTOR 2019

Beqarët duhet të përfitojnë nga mundësitë që do iu ofrohen për takime, sepse raste të tilla vijnë rrallë. Financat do jenë më të qëndrueshme dhe mund të kryeni investime të rëndësishme.

Personat që nuk janë në një lidhje dashurie do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do e ndryshojnë shpejt statusin e tyre. Ditë e qetë për sektorin e financave.

Mos lejoni që rutina të përfshijë jetën tuaj në çift. Planetet mund të ndikojë negativisht në planin financiar. Do jeni të pavetëdijshëm kur të shpenzoni dhe situata shumë shpejt mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Gjendja e financave nuk do jetë e keqe. Me pak përkujdes do arrini të bëni investimet e menduara. Yjet do ndikojnë më shumë se kurrë sot në jetën sentimentale.

Personat që nuk janë në një lidhje dashurie, do kenë ndjenja të forta kundrejt një personi. Në planin financiar do mundoheni me aq sa keni mundësi t’i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

Beqarët do të jenë sharmantë dhe gati për të bërë çfarëdolloj çmendurie. Në planin financiar fati do t’ju buzëqeshë në çdo moment dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Planetet do t’ju nxisin të bëni çmenduri në planin financiar. Gjendja do të lërë për të dëshiruar për një kohë të shkurtër. Në planin sentimental mund të përjetoni ndjenja të forta kundrejt një kolegu.

Në aspektin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni nëse nuk doni që situata të bëhet problematike. Beqarët nuk do jenë në situatën e tyre më të mirë.

Mos kini turp t’i shprehni ndjenjat tuaja ndaj një personi. Financat do jenë paksa të turbullta. Vazhdimësia e tyre do varet nga mënyra sesi do i menaxhoni ato.

Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të mëdha, veçanërisht me pagesën e taksave dhe detyrimeve. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni momente ku do të kuptoni se besimi ndaj partnerit po rritet çdo ditë.

Ata persona që nuk janë në një raport sentimental mund të kenë disa takime interesante. Në planin financiar duhet t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat, në mënyrë që të mos keni probleme serioze.

Në çështjet ekonomike çdo gjë do shkojë në varësi të kujdesit tuaj. Nëse keni shpenzuar me zgjuarsi, gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në aspektin romantik parashikohen disa ndryshime që do t’ju gëzojnë.

HOROSKOPI I JAVËS 11-17 NËNTOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Do ju ndryshoje shpesh humori këtë jave ju te dashuruarve dhe nuk do kaloni vetëm dite te mira me partnerin. Here do debatoni e here do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do jene gati edhe për aventura edhe për lidhje serioze. Mundësitë do jene te mira. E rëndësishme është ka qe nuk do qëndrojnë me vetëm. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm sepse po e tepruat situata mund te behet delikate. Për shëndet me te mire duhet te shtriheni e te qetësoheni here pas here, te ushqeheni mire dhe te praktikoni aktivitet fizik. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur majat e suksesit. Bravo për guximin dhe vendosmërinë e arritur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Demi21. prill – 21. maj

Pasioni do ndizet fuqishëm këtë jave për ju te dashuruarit dhe do kaloni momente fantastike pranë partnerit. Nuk do doni aspak te ndaheni prej tij. Beqaret do e shohin me një sy tjetër një mik te vjetër dhe mund t’i shprehin edhe ndjenjat gjate fundjavës. Me financat do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa dhe nuk i kufizoni shpenzimet. Duhet te mendoni edhe për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi, madje edhe dhimbja e kokës qe keni pasur se fundmi, do ike. Ne pune gjerat do fillojnë te ecin mire. Do jeni energjike dhe te pandalshëm ne çdo moment. Marrëdhënia ma familjaret do jete fantastike.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Mos bëni gatim te flirtoni me persona te tjerë gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga Hëna dhe mund te fillojnë lidhje romantike. Gjithçka do ndodhe ne mënyrë te papritur dhe emocionet do jene me te forta. Financat do jene goxha delikate ditët e para. Me zor do arrini t’i vini fre vetes dhe vetëm ne fundjave situata do përmirësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni një kontroll tërësor për te pare me mire gjendjen. Ne pune duhet te mobilizoheni dhe t’i çoni ne rrugën e duhur projektet e nisura. Ne familje do mbizotërojë harmonia ne çdo moment.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Jupiteri do ndikoje mjaft pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni problemet qe keni pasur me partnerin. Pas te martës gjithçka do jete me ndryshe dhe do kaloni edhe me shume momente intime me partnerin. Edhe beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do mund te realizojnë takimet e ëndrrave te tyre. Financat mund te jene disi delikate ditët e para, por me kalimin e kohës situata do filloje te normalizohet. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga koka, muskujt dhe shpina. Ne pune do jeni tejet profesioniste dhe keni për te pasur arritje te jashtëzakonshme. Edhe ne familje gjithçka do ju ece për mrekulli.

Luani23. korrik – 22. gusht

Gjate kësaj jave do bëni gjera te çmendura me partnerin tuaj dhe keni për te përjetuar emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit menduar se gjerat mund t’iu shkonin kaq mire. Beqaret nuk do i qëndrojnë dot indiferente disa personave dhe mund te fillojnë te njihen me tepër me ta. Ne planin financiar gjendja do filloje te stabilizohet pas gjithë përpjekjeve qe keni bere. Shëndeti nuk do jete i mire. Jupiteri do ndikoje negativisht dhe do keni shqetësime. Merrni masa për t’u mbrojtur ndaj problemeve. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe asgjë nuk do ju pengoje te ecni ne drejtimin e duhur. Bravo edhe për vendosmërinë. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave e vështirë do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do debatoni ashpër me partnerin edhe për gjera elementare. Po e pate qe nuk mundeni dot te merreni vesh, me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit qe te reflektoni. Beqaret do kenë takime interesante, por vetëm kaq. Do ju duhet ende te presin për ndryshime tërësore te statusit. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mire. Gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi. Shëndeti do ketë disa probleme. Mund te vuani nga ndonjë alergji ose nga probleme gastrike. Ne pune do jeni ambicioze dhe te suksesshëm. Do e arrini gjithçka qe do i vini si qellim vetes. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Mundohuni te mos kërkoni gjera te ekzagjeruara këtë jave nga partneri sepse ai nuk do mundet dot t’ua plotësoje te gjitha. Qëndroni me këmbë ne toke me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe mund te refuzojnë ftesa te jashtëzakonshme. Kane për t’u penduar, por do jete tejet vone. Buxheti nuk do jete i keq, por as aq i mire sa për te bere çdo shpenzim qe do ju shkoje neper mend. Gjendja shëndetësore do jete me e qëndrueshme. Do ndiheni te relaksuar dhe te qete gjithë kohës. Ne pune do iu jepen mundësi te reja për te treguar aftësitë tuaja dhe keni për te pasur përfitime te mëdha. Me familjarët do ruani një marrëdhënie te mire.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do ndiheni me se miri pranë partnerit tuaj këtë jave dhe do bëni me te gjithçka qe do ju pëlqejë. Te dy do keni mendimet e njëjta dhe do qëndroni me tepër bashke. Beqaret nuk do kënaqen shume me takimet qe do realizojnë dhe kjo do beje qe ata shpesh te mbyllen ne vetvete. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Gjendja nuk do jete shume e mire kështu qe shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do ju mungoje asnjë dite energjia. Ne pune mund te dalin here pas here edhe pengesa, por ne përgjithësi gjithçka do ece mire dhe do i arrini objektivat qe i keni vene vetes. As jeta familjare nuk do ketë probleme.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin tuaj këtë jave dhe do e bëni te dashurohet si i çmendur. Nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret duhet te reflektojnë gjere e gjate para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te gabojnë e mund te pendohen. Financat do kenë goxha luhatje, por pas te enjtes do arrini te gjeni zgjidhje dhe do ta përmirësoni situatën. Për shëndetin nuk do qaheni aspak sepse gjendja do jete e jashtëzakonshme. Do jeni gjithë kohës energjike. Ne pune do jeni te kujdesshëm dhe do ecni me plane. Ne këtë sektor nuk do ju dalin probleme. Jeta familjare do jete gjithë kohës e qëndrueshme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Ndikimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për sektorin e ndjenjave gjete kësaj jave. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i lini pas krahëve disa probleme te se shkuarës. Edhe beqaret do kenë një jave fantastike gjate se cilës do njohin princin e kaltër me te cilin do kalojnë jetën. Financat kane për te qene shume me te mira për ata te fushës se artit dhe atyre qe merren me fushën imobiliare. Shëndeti vetëm dy ditët e para mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël nga lodhja, ndërkohë qe me pas gjerat do ecin për mrekulli. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj te papriture te pakëndshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë jave nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj ne çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë te duhurit. Për financat do jete një jave e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për te kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me te mire duhet te lini sa me pare duhanin, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni aktivitetin fizik. Ne pune nuk do ju dale asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund te ketë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

HOROSKOPI E HËNË 11 NËNTOR 2019

Duhet të bëni pak pushim për t’u qetësuar psikologjikisht. Përpiquni të mos investoni në disa skema të dyshimta financiare, me të cilat do të njiheni gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të humbisni diçka, ndaj duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm. Me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do të zhvilloni një bisedë shumë romantike.

Sjellja juaj do të vlerësohet maksimalisht. Është dita e duhur për të komunikuar me persona, të cilët i takoni shumë rrallë. Romanca do të drejtojë zemrën tuaj. Aftësia për të ndihmuar të tjerët do të sjellë respekt ndaj jush.

Do të kaloni kohë duke kryer aktivitete sportive për të mbajtur trupin në formë. Duhet të mendoni për të realizuar disa ndryshime në arredimin e shtëpisë. Sot do të kuptoni sesa shumë ju do partneri/partnerja juaj.

Do të përballeni me shumë gjëra, por ruani qetësinë, pasi do t’ju duhet të ndërmerrni vendime të rëndësishme. Do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me miqtë. Do ta keni të vështirë të bëni partnerin/partneren tuaj të kuptojë pozicionin në të cilin ndodheni.

Nisni meditimin dhe jogën për t’u ndjerë mirë si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Ka gjasa që debati me një fqinjin/ën tuaj t’ju prishë humorin. Megjithatë ruani qetësinë, në të kundërt vetëm do të përkeqësoni situatën. Është e nevojshme të kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj.

Do të ndiheni të mërzitur, pasi ka gjasa të përballeni me një problem shëndetësor. Ka gjasa t’ju krijohen burime të reja të të ardhurave. Mungesa e komunikimit me një person që ju e doni shumë, do t’ju shndërrohet në stres.

Bëni mirë të mendoni pozitivisht. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet, por sërish do të ndjeni vështirësi në realizimin e planeve tuaja. Mbrëmja me partneren/partnerin tuaj do t’ju relaksojë dhe do t’ju krijojë një gjendje të mrekullueshme. Dikush mund t’ju komplimentojë.

Nëse jeni beqarë, Neptuni dhe Jupiteri miqësorë po bëjnë gjithçka, për t’ju mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Bashkëveprimi i Venusit dhe Marsit është garanci si gjithmonë se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.

Sot do të përfshiheni në punë kreative. Ka gjasa të realizoni një plan shumë të rëndësishëm. Dikush do përpiqet t’ju lëndojë duke punuar kundër jush. Megjithatë aftësia juaj për të vepruar me zgjuarsi do t’iu bëjë ta kaloni këtë situatë.

Sot të ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore dhe do të nisni të kryeni ushtrime fizike. Ka gjasa që një udhëtim që kishit planifikuar, t’ju shtyhet. Shmangni personat që përpiqen të prishin reputacionin tuaj.

Do të vlerësoni një mikun tuaj për suksesin e arritur. Do të fitoni para sot, por për shkak të rritjes së shpenzimeve, do ta keni të vështirë të kurseni. Mund të merrni një lajm që do t’ju lumturojë pamasë.

Do të irritoheni dhe stresoheni për shkak të disa vendimeve të gabuara në të kaluarën. Nuk do të jeni në gjendje të vendosni se çfarë do të bëni në vijim. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendjen partnerit/partneres, pasi mund ta vini në rrezik marrëdhënien tuaj.

HOROSKOPI E DIEL 10 NËNTOR 2019

Gjithçka është në favorin tuaj dhe do të keni dëshirën të investoni të gjithë kohën tuaj në çështjet e dashurisë. Me financat gjendja do vijë duke u përmirësuar falë punës tuaj.

Në aspektin sentimental, mund ta gjeni veten në debate dhe mosmarrëveshje. Sot është koha që të reflektoni dhe t’i jepni zgjidhje problemeve. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.

Tregoni kujdes nga xhelozia e tepërt. Shmangni grindjet me personin që keni në krah. Financat do jenë mirë, pasi dhe ju do tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet.

Mos bëni plane të kota, sepse gjërat nuk do të ecin sipas parashikimeve. Jetoni momentin ashtu siç ju vjen. Kushtojini më shumë rëndësi marrëdhënies tuaj në çift.

Personat që nuk janë në një lidhje dashurie, nuk do të kenë asnjë ndryshim në jetën e tyre. Me buxhetin parashikohen disa probleme të lehta që me aftësinë tuaj do t’i kaloni pa asnjë vështirësi.

Në aspektin financiar ndikimi i yjeve do të jetë pak negativ, prandaj tregoni kujdes me shpenzimet. Marrëdhënia juaj me partnerin ka për ta humbur përkohësisht energjinë dhe intensitetin që ka pasur.

Jeta juaj në çift mund të marrë një kthesë pozitive gjatë ditës së sotme. Nëse i keni vënë vetes ndonjë qëllim në aspektin ekonomik, gjasat janë që të keni sukses. Nuk përjashtohet edhe një rritje page.

Shmangni debatet me partnerin të cilat mund të shkaktojnë mërzi. Fokusohuni te gjërat pozitive që ndodhin në jetën tuaj. Jini falënderues për gjithçka ka ndodhur rreth jush.

Ditë e favorshme për ata që kërkojnë të krijojnë një lidhje dashurie. Por duke qëndruar brenda në shtëpi nuk do të arrini të njihni askënd. Shmangni debatet në vendin e punës.

Klimë pozitive parashikohet për ata persona që janë në një lidhje dashurie. Do mund të gjeni gjuhën e përbashkët për disa probleme që ju kanë shqetësuar së fundmi.

Në aspektin financiar gjithçka po ecën në mënyrë normale, prandaj mos rrezikoni me ndonjë investim të madh, i cili nuk do të shkojë sipas parashikimit. Fokusohuni te raporti juaj në çift i cili nuk po kalon momente të mira.

Financat do kenë përmirësime të cilat do ju mundësojnë edhe ndonjë blerje. Megjithatë mos e ekzagjeroni nëpër qendra tregtare. Në aspektin profesional, kushtojini vëmendje disa punëve që i keni lënë pas dore.

HOROSKOPI E SHTUNË 9 NËNTOR 2019

Kujdes duhet të tregoni me shëndetin, i cili gjatë kësaj periudhe paraqitet pak i dobët. Edhe pse mëngjesi do të jetë pak i vështirë për t’i marrë gjërat me optimizëm, gjithçka do t’i kthehet normalitetit gjatë pasdites.

Në fushën sentimentale duket se gjithçka është mirë dhe, gjithashtu, fundjava do të jetë e mbushur me alegri. Disa iniciativa në aspektin ekonomik do të pengohen si pasojë e mungesës së koordinimit.

Përpiquni ta kaloni këtë ditë në shoqërinë e ndonjë libri ose ndonjë aktiviteti artistik që ju mbush me frymëzim. Mos kaloni shumë kohë me grupe të mëdha njerëzish, sepse do të privoheni nga kreativiteti.

Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional. Në vendin e punës mund të merrni lëvdata, por edhe ndonjë shpërblim financiar. Një angazhim i papritur mund t’ju detyrojë të punoni deri në orët e vona.

Kjo ditë do të jetë e favorshme për të bërë blerje me leverdi. Bëni kujdes që të mos blini sende që nuk ju nevojiten vetëm për shkak të një çmimi të ulët. Në mbrëmje do të jeni i rrethuar nga miqtë dhe njerëz që ju mbështesin.

Sot mënyra e vendosjes së planetëve ju bën nervoz. Kjo mund të shkaktojë pengesa në komunikim. Përpiquni të anuloni disa angazhime profesionale, sepse mund ta gjeni veten në keqkuptime.

Dita e sotme do të jetë nga ato ditët gri, por aspak armiqësore. Mund ta gjeni veten në ndonjë situatë të ndërlikuar, por falë eksperiencë që keni do ta kaloni gjithçka me lehtësi.

Sot është dita për të buzëqeshur dhe për të shprehur nivelin tuaj të optimizmit. Bëhuni gati që pasditen ta kaloni në shoqërinë e partnerit ose njerëzve tuaj të dashur. Me paratë do të keni një raport miqësor sot.

Në aspektin romantik keni nevojë për më shumë romancë dhe intimitet. Prandaj përpiquni të gjeni kohë për partnerin tuaj. Shmangni mosmarrëveshtjet në sektorin e punës.

Dita mund të nisë me ritme pozitive veçanërisht në çështjet e dashurisë. Entuziazmi nuk do të mungojë as në aspektin profesional. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes parashikohet një takim i veçantë

Mësoni të thoni jo në momentet kur nuk jeni dakord me diçka. Kjo gjë do të vlerësohet shumë në aspektin profesional. Në punë do të ketë surpriza të këndshme. Në dashuri jo gjithçka po ecën sipas planit.

Sot do të kaloni disa momente stresante si pasojë e disa punëve të papërfunduara. Mos lini asgjë për në momentin e fundit në mënyrë që të shmangni edhe problemet me ankthin.

HOROSKOPI E PREMTE 8 NËNTOR 2019

Do të ndjeni dëshirën për ta ngritur në piedestal partnerin/partneren tuaj. Do të dëshironi që ta shihni atë si personin perfekt për ju. Do të përpiqeni të bëni gjithçka që ta kënaqni gjysmën tuaj më të mirë. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime.

Lidhja romantike nuk po ju shkon perfekt. Gjërat mund të jenë pak të paqarta në këtë drejtim. Komunikimi do të jetë kyç për zgjidhjen e këtyre problemeve. Mos bëni kritika të shumta, pasi jo gjithmonë do të mirëpriten.

Fati do t’ju buzëqeshë sa i përket dashurisë dhe romancës suaj. Ka gjasa të ndodhin disa ndryshime të mëdha në lidhje me çështjet e zemrës. Sa i përket anës profesionale, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë debati të mundshëm me një prej kolegëve tuaj.

Çështjet e dashurisë do të zënë pjesën më të madhe të ditës së sotme. Një vendim i rëndësishëm do të mbetet në dorën tuaj, ndaj mos u nxitoni. Sa i përket familjes, një prej anëtarëve do t’i të kërkojë më shumë vëmendje nga ana juaj.

Përgatituni për një ditë të mbushur plot aktivitete shoqërore dhe për biseda mjaft të këndshme. Nëse keni ndërmend të bëni shoping, kjo e premte nuk është dita e duhur. Bëni kujdes me gjendjen financiare, pasi ka gjasa të dilni jashtë buxhetit tuaj.

Ekziston mundësia të përballeni me probleme në lidhjen tuaj romantike, për shkak mënyrës sesi i shprehni ndjenjat. Në aspektin profesional nuk do të keni mundësi të jepni gjithë energjinë tuaj. Angazhohuni më shumë në projektet e lëna përgjysmë.

Nëse keni ndërmend t’i shprehni ndjenjat dikujt, mos u tërhiqni, pasi gjërat janë në favorin tuaj. Kini më shumë besim në vetvete, pasi vetëm kështu mund të ecni përpara. Sa i përket aspektit profesional, ekziston mundësia të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me shefat tuaj.

Do ta keni të vështirë të angazhoheni në detyra të rëndësishme sot. Mund t’ju shfaqen disa probleme në dashuri duke ju marrë kështu të gjithë vëmendjen. Do të jeni të pavendosur për të zgjedhur mënyrën që dëshironi.

Mund të realizoni disa takime të rëndësishme gjatë kësaj të premteje, të cilat do t’ju vlejnë shumë në aspektin profesional. Mbrëmja do të jetë shumë më e qetë. Një miku juaj do të dëshirojë të diskutojë një çështje me ju dhe pret këshillat tuaja.

Do të mendoni për dashurinë në pjesën më të madhe të ditës, kështu që jepini zemrës vëmendje të plotë. Do të keni probleme me komunikimin me partnerin/partneren tuaj, ndaj tregohuni të duruar. Jepini kohën e duhur të reflektojë dhe të bëjë hapin i/e pari.

Mirësjellja juaj do të vlerësohet shumë. Disa persona do t’ju komplimentojnë. Nëse pranoni gabimet në punë, do t’ju kthehet në avantazh. Sa i përket anës financiare, nuk parashikohen ndryshime.

Mos investoni në disa skema të dyshimta financiare. Ka gjasa që dikush t’ju shprehë ndjenjat që ka ndaj jush prej disa kohësh. Shmangni personat që qëndrojnë pranë jush vetëm kur kanë interes.

HOROSKOPI E ENJTE 7 NËNTOR 2019

Ka gjasa që sot të jeni në qendër të vëmendjes. Merrni drejtimin dhe të tjerët do t’ju ndjekin. Tregohuni vetvetja dhe bëjeni bisedën sa më interesante për dëgjuesit. Gjithashtu, tregohuni të hapur ndaj pyetjeve dhe komenteve të të tjerëve.

Ka gjasa t’ju rritet besimi në vetvete dhe do të keni ide të qarta rreth asaj se çfarë dëshironi. Dikush do përpiqet të fitojë terren ndaj jush. Do të arrini një marrëveshja mjaft të mirë nëse bashkëpunoni me njeri-tjetrin dhe jo të ktheheni në rivalë.

Do të futeni thellë në mendime gjatë kësaj të enjte. Do të ndiheni sikur keni informacione të shumta, të cilat kërkojnë përpunim. Sa i përket projekteve të mëdha përpiquni t’i përfundoni ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpiquni të mos i analizoni të gjithë fjalët që dëgjoni përreth. Mos analizoni çdo detaj të mundshëm, pasi kjo mund t’ju krijojë një gjendje komplekse. Nëse keni ndërmend t’i bëni ndonjë pyetje dikujt mos hezitoni.

Nuk përjashtohet mundësia të kaloni një periudhë dramatike, e cila mund të ndikojë shumë në gjendjen tuaj psikologjike. Përpiquni të bëni disa rregullime në rrugën që dëshironi të ndiqni, në mënyrë që të ecni përpara. Sa i përket lidhjes suaj romantike, partneri/partnerja juaj mund t’ju surprizojë me një dhuratë mjaft të këndshme sot.

Është e nevojshme të merrni një ditë pushim për të reflektuar pas një periudhë tejet të lodhshme. Shihni me vëmendje se çfarë po bëjnë të tjerët përreth jush. Rishikoni planet tuaja dhe mendoni sesi mund të vrisni dy zogj me një gur.

Përpiquni të tregoheni sa më energjik gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të përfundoni gjithçka që kishit planifikuar. Duhet të ndërtoni marrëdhënie pozitive me kolegët tuaj, madje edhe me ata që ju kundërshtojnë shpesh. Në lidhje me anën tuaj personale, nuk parashikohen ndryshime.

Shprehni të gjitha shqetësimet dhe do të merrni këshillat e duhura. Tregohuni të hapur dhe lejoni informacionin që të rrjedhë. Mos u përfshini emocionalisht në disa çështje për të cilat nuk është e nevojshme. Përqendrohuni tek faktet.

Diskutoni fillimisht me të tjerët nëse bëni plan të udhëtoni. Një ide e vogël mund të transformohet me shpejtësi në një problem të madh. Nuk përjashtohet mundësia që sot të përballeni me kritika në familje, por bëni durim dhe mendoni pozitivisht.

Mos u merrni vetëm me një detyrë gjatë ditës së sotme. Sa më shumë aktivitete të larmishme të zhvilloni aq më lehtë do të integroheni për “të formuar pjesët e tjera të pazëllit”. Përpiquni të mësoni të kryeni disa detyra në mënyrë efektive.

Mund të gjendeni në një vorbull gjatë ditës së sotme, por do të keni ndihmën maksimale të njerëzve tuaj të afërt. Shfrytëzoni energjitë tuaja dhe ecni përpara. Në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia e një takimi mjaft të veçantë për beqarët e kësaj shenje.

Nuk do të dëshironi të qëndroni në një vend gjatë ditës së sotme. Do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme. Sa i përket gjendjes financiare, ka gjasa që dikush t’ju kthejë një borxh të vjetër.

HOROSKOPI E MËRKURË 6 NËNTOR 2019

Sot do të ndiheni romantikë, pasionantë dhe do të dëshironi të qëndroni bashkë me partnerin/partneren tuaj. Ndoshta do të mund ta arrini këtë, por do të jetë e vështirë nëse i bëni planet në moment të fundit. Megjithatë, mos u dorëzoni.

Një grua, ndoshta një kolegia juaj, që ndonjëherë bëhet irrituese, mund t’ju vizitojë sot. Nëse nuk do të tregoheni të kujdesshëm, mund të përfshiheni në një debat mjaft të nxehtë. Përpiquni të distancoheni nga situata të tilla.

Mund t’ju vijnë disa telefonata gjatë ditës së sotme. Njëra prej tyre mund të jetë edhe telefonata e një miku të largët ose e një ish- partneri/partnere. Do të dëshironi shumë ta takoni këtë person ballë për ballë dhe t’i flisni hapur me të për çështje që ju mundojnë.

Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje të veçantë. Ka gjasa që t’ju duhet të paguani disa fatura. Një situatë e tillë mund t’ju ngarkojë psikologjikisht, ndaj dilni një shëtitje në ajër të pastër për të rimarrë energjitë e duhura. Kujtoni që keni punuar fort dhe duhet të merrni atë çfarë meritoni.

Do të ndiheni në gjendje mjaft të mirë emocionale dhe do të jeni entuziast për gjithçka. Do të jeni të mbushur plot energji dhe do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme sportive. Gjithashtu, ka gjasa të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër, që do t’ju relaksojë pafund.

Do të dëshironi të takoni një mik të vjetër, i cili jeton shumë larg jush. Do të doni të flisni me të për një çështje mjaft delikate. Mos hezitoni dhe telefonojeni, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Ndoshta edhe miku juaj do të ketë nevojë për mbështetje.

Ekziston mundësia që sot të zhgënjeheni pas një diskutimi në grup. Ka gjasa që idetë tuaja të mos mirëpriten. Megjithatë, nuk rekomandohet të përfshiheni nëpër debate të tilla, pasi nuk do të arrini rezultatin që kërkoni.

Disa ndryshime si në jetën personale, ashtu edhe profesionale mund t’ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që të tensionoheni dhe do të jetë e vështirë që të rimerrni energjitë. Përpiquni të relaksoheni.

Mund të keni bërë plane për të ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të ktheheni në shkollë për të marrë një tjetër diplomë. Ndaj, mos u ndalni, por ecni përpara me planet tuaja. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën praninë e miqve tuaj më të mirë.

Duhet të përfundoni patjetër disa dokumente mjaft të rëndësishme ligjore. Kushtojini më shumë vëmendje komunikimit dhe bëni kujdes me kritikat. Jo gjithmonë mund të mirëpritet mendimi juaj. Do të dëshironi të organizoni një mbrëmje romantike me partnerin/partneren tuaj.

Partneri/partnerja juaj ka gjasa të mos ndihet mirë për shkak të një eksperience të keqe në punë. Personi në fjalë mund të ketë luhatje të humorit gjatë gjithë ditës. Mos u përpiqni që t’i jepni këshilla, pasi gjasat janë të mos i mirëpresë ato.

Stresi në punë mund të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj psikologjike. Pini sa më shumë ujë dhe kryeni vazhdimisht ushtrime fizike. Gjithashtu, bëni kujdes me ushqimin, sidomos me ushqimet pikante.

HOROSKOPI E MARTË 5 NËNTOR 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të hezitojnë vazhdimisht gjatë ditë së sotme. Do t’ju duhet të bëni një zgjedhje: ose të thoni të vërtetën me zë të lartë ose ta fshihni atë. Do të keni mbështetjen e planetëve çfarë do t’ju bëjë të formuloni idetë tuaja në mënyrën e duhur.

Do të mendoni thellësisht sot për disa çështje të caktuara dhe kjo do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah maturinë. Nëse keni ndjenja për dikë, është dita e duhur për t’i shprehur ato. Megjithatë, zgjidhni fjalët e duhura për ta bërë këtë në mënyrë që të keni ndikim të drejtpërdrejtë.

Gjatë ditëve të kaluara mund të jeni irrituar në aspektin profesional. Ndoshta disa pengesa të jashtme do t’ju përballin me sfida. Para se të merrni një vendim, fillimisht duhet të zgjidhni disa çështje. Pasdite do të keni kohën e duhur për të kaluar pranë partnerit/partneres suaj.

Do të jetë një ditë e mbushur plot aktivitete. Do të keni energjinë e duhur për ta përballuar atë. Mos u befasoni nëse përballeni me rezistencë. Ekziston mundësia që idetë tuaja, sado kreative që mund të jenë, mund të mos përshtaten me askënd. Tregohuni bindës, në mënyrë që të merrni atë çfarë dëshironi.

Bëni kujdes të mos humbni kontrollin gjatë ditës së sotme. Ndoshta ajo çfarë ju kërkoni mund të mos realizohet për shkak të gjendjes suaj financiare. Bëni durim pasi mund të jetë thjesht momentale.

Ekziston mundësia që këtë të martë të përjetoni disa momente reflektimi. Përdoreni këtë për të menduar rreth qëllimeve tuaja për të ardhmen. Tregohuni më të hapur me partnerin/partneren dhe dëgjojini me kujdes sugjerimet e tij/saj.

Nuk përjashtohet mundësia që sot të kaloni një ditë të tensionuar. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të hezitoni të bëni ndonjë lëvizje në atë drejtim. Duhet të kuptoni që ankesat e shumta nuk ju çojnë në drejtimin e duhur.

Mund të keni vënë re disa aspekte psikologjike dhe fizike me të cilat nuk ndiheni komod. Dita që keni përpara mund t’ju detyrojë të ndërmerrni një vendim për të korrigjuar atë sjellje. Rekomandohet që shqetësime të tilla t’i ndani me miqtë ose me partnerin/partneren tuaj.

Ndonjëherë njerëzit rreth jush mund t’ju qortojnë për mungesën e taktit nëpër biseda. Përpiquni të reflektoni dhe pranojini këshillat e miqve të ngushtë. Kjo do t’ju bëjë të jeni një dëgjues më mirë, çfarë do të vihet re shumë shpejt edhe nga të tjerët.

Keni një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë gjërat më pak dramatike seç duken. Këshillat tuaja do të ndihmojnë një kolegun tuaj të dalë nga një situatë e vështirë. Sa i përket anës personale, gjithçka do të jetë e qetë.

Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja dhe mos mendoni se do të dukeni qesharakë. Kjo do t’ju ndihmojnë maksimalisht të rrisni vetëbesimin. Sfida juaj është vetëm kjo: shprehni qartë mendimin tuaj dhe mos kopjoni idetë e të tjerëve.

Nëse keni ndierë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha e duhur për ta bërë atë. Me siguri nuk ju mungon imagjinata. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të relaksuar edhe psikologjikisht. Sa i përket aspektit profesional, nuk përjashtohet mundësia e ngritjes në detyrë.

HOROSKOPI I JAVËS 4-10 NËNTOR 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Kjo jave nuk do jete aspak rutine. Çdo dite do ndodhin gjera qe do ju bëjnë te emocionoheni here për mire e here për keq. E rëndësishme është qe java di mbyllet mire për ju te dashuruarit. Beqaret do e takojnë qe ditët e para shpirtin e tyre binjak dhe gjate gjithë kohës do thurin ëndrra se si t’i çojnë gjerat me tej. E mira do jete qe te mos nxitohen. Ne planin financiar do keni gjate gjithë kohës mbështetjen e Diellit dhe gjendja do mbetet goxha e qëndrueshme. Mund ta blini edhe objektin qe ja keni vene syrin prej kohesh. Shëndeti fizik dhe ai moral ka për te qene me i mire edhe sesa ju mendonit. Nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune do iu jepen mundësi qe te eci përpara dhe ta tregoni veten tuaj. Tregtaret dhe artistet do jene me te privilegjuarit. Jeta familjare do jete normale.

Demi21. prill – 21. maj

Nëse tregoheni te duruar dhe nëse here pas here hapni rruge, do i kaloni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin ju te dashuruarit. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te merrni fryme lirisht. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jene te zënë me pune dhe me angazhime te tjera. Buxheti do jete goxha i mire dhe mund te kryeni edhe disa investime te mëdha. Kjo është koha me e përshtatshme kështu qe përfitoni. Shëndeti duhet pasur me ne vëmendje. Kujdes me dietat strikte sepse mund t’iu sjellin probleme me vone. Ne pune ka ardhur koha t’i vini ne zbatim te gjitha projektet e bëra. Jeta familjare do jete mjaft harmonike.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni atë qe mendoni për diçka.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Ka rrezik qe këtë jave jeta juaj ne çift te ketë probleme. Do jeni gjithë kohës ne ankth dhe mjaft xheloze për atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni! Për beqaret do jete një jave e mire. Do keni takime dhe nuk do ngurroni te hidhni hapat e pare. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni te vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv qe do iu beje te ndiheni me mire. Jeta profesionale pritet te jete shume e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem te vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

Luani23. korrik – 22. gusht

Mjedisi yjor do iu rezervoje një jete sentimentale harmonike dhe pa probleme ju te dashuruarve. Do ndiheni gjate gjithë kohës te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe nuk do reshtni se ia shprehuri ndjenjat njeri-tjetrit. Beqaret vetëm ditën e premte mund te takojnë persona interesante me te cilët mund te fillohet një lidhje. Ne planin financiar nuk do dini ta menaxhoni gjendjen dhe situata mund te marre tatëpjetën. Edhe shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Mund te vuani nga pagjumësia dhe nga stresi. Ne pune te gjitha planet qe keni bere do ju ecin me se miri dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur. Jeta familjare do jete si zakonisht.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënia me atë qe ndani jetën do jete mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do te ndodhe por mjafton qe rutina do te largohet. Kjo është me e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqaret te kenë takime interesante neper vende shume te veçanta. Përfitoni! Hëna do iu ofroje ndihmën e saj ne planin financiar. Pas sakrificave qe do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime kohet e fundit do kenë përmirësime te ndjeshme. Ne pune do ndikoheni nga Merkuri i cili do iu beje me këmbëngulës dhe te duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka. Familja ne përgjithësi do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Këtë jave jete juaj ne çift do jete tej mase e bukur. Te gjithë yjet do bëhen bashke dhe do ju ndihmojnë te jeni te lumtur. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka tjetër. Ne fillim do ndiheni ne siklet, por me pas gjithçka ka për te ndryshuar. Here pas here do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te shpenzoni pafund pa menduar për te ardhmen. Për shëndetin kujdesuni pak me tepër sepse po e late pas dore gjendja mund te rendohet. Ne pune do dini te organizoheni dhe te koordinoheni me koleget tuaj ne mënyrë qe te arrini me shpejt atje ku doni. Familja nuk do ketë asnjë tronditje.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do bëni gjithçka qe keni ne dore qe te krijoni një klime sa me romantike dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Partneri do iu ofroje mbështetjen e tij. Beqaret duhet te përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Me ne fund as ju nuk do jeni me vetëm. Kujdes nga pamaturia ne sektorin financiar sepse problemet qe mund te lindin do jene shume te vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm, por here pas here do ndiheni edhe ne ankth. Merrni masat e duhura! Saturni do iu beje te reflektoni mire para se te merrni një vendim ne pune. karriera do te ece para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Do qëndroni me afër familjes.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse nuk doni te keni probleme dhe debate me partnerin tuaj mundohuni t’i përkushtoheni me tepër atij dhe te lini çdo gjë tjetër ne plan te dyte. Beqaret do bëjnë gjithçka për ta ndryshuar statusin e tyre, por për fat te keq nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Gjithçka do mbetet thjesht ne kuadër te njohjes. Ne planin financiar për fat te mire do ju ndihmojnë disa miq te ngushte dhe nuk do keni probleme. Nëse nuk do ishin ata me zor do ja dilnit. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë shqetësime te vogla. Ne pune edhe sikur te jeni te sigurte për hapat qe duhet te hidhni duhet te veproni me diplomaci dhe përkujdes te madh. Familja do ju ofroje ngrohtësinë qe aq shume e dëshironi.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Priten ndryshime pozitive këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni me shume dite te mbushur me entuziazëm dhe emocione. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do munden dot te fiksohen pas dikujt duke humbur kështu mundësi te mira. Me shpenzimet tregohuni realiste sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Huat shmangini me çdo kusht. Shëndeti do mbetet gjithë kohës i mire. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete. Ne pune do jeni me te motivuar dhe do keni energjinë e duhur për te hedhur hapat e duhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Do ndiheni mire ne çdo moment.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Neptuni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik te kaloni një periudhe te tensionuar këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Do debatoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do e ulni hundën për asgjë. Beqaret do kenë një dite te mbushur plot vështirësi dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Nëse keni parashikuar te bëni blerje apo investime për ne shtëpi, bëjeni këtë jave sepse influenca e yjeve do jete pozitive. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do jeni gjithë kohës ne forme te shkëlqyer dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do bëni ndryshime rrënjësore te projekteve dhe keni për te pasur me shume arritje. Edhe pse pak vone me mire se kurrë. Jeta familjare do jete shume e këndshme.

HOROSKOPI I DITËS E HËNË 4 NËNTOR 2019

Në aspektin financiar, situata do jetë pak më delikate se zakonisht, sepse do ju duhet të kryeni disa shpenzime të nevojshme. Beqarët nuk do mund të fillojnë dot një histori dashurie, kjo për shkak të mungesës së vendosmërisë.

Financat do i kontrolloni në çdo moment dhe nuk do bëni gabime. Gjendjen tuaj ekonomike do e kenë zili shumë njerëz. Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj, duke ju përfshirë edhe në mosmarrëveshje.

Gjendja e financave do jetë mjaft e kënaqshme. Mund të bëni shpenzimet që do të dëshironi. Në aspektin sentimental, mund të kaloni momente shumë të mira me partnerin.

Në planin financiar do jeni më të vendosur se kurrë më parë për te ndryshuar situatën. Do ja dilni me sukses të kaloni momentet delikate. Jeta juaj në çift do të jetë e paqëndrueshme sot.

Në aspektin ekonomik do jeni me më shumë fat se kurrë më parë dhe gjendja do stabilizohet tej mase. Ata që janë prej vitesh në një lidhje nuk do kenë probleme në jetën në çift.

Beqarët do kenë plot mundësi për aventura, por asgjë më shumë se kaq. Me financat tregohuni më të kujdesshëm, sepse mund të keni probleme serioze më vonë. Përpiquni të shmangni marrjen e borxheve.

Një darkë romantike me qirinj do ishte një ide shumë e mirë. Të ardhurat do kenë disa përmirësime. Vazhdoni të tregoheni sa më vigjilentë dhe të kujdesshëm në aspektin profesional.

Beqarët ka shumë gjasa të takohen me personin ideal. Bëjini sytë katër që ta kuptoni se cili është ai. Në planin financiar, fati do të jetë në anën tuaj. Do të kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Me financat mund të keni disa probleme, por nëse tregoheni të matur me shpenzimet dhe nëse i menaxhoni me kujdes, mund t’ia dilni. Nëse nuk e teproni me xhelozinë gjate kësaj dite, gjërat do shkojnë mirë me partnerin.

Për beqarët do realizohen disa nga dëshirat më të zjarrta. Mund të nisë edhe një histori e bukur dashurie. Në sektorin e financave nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik.

Për një pjesë të mirë të beqarëve gjasat janë që të takojnë shpirtin binjak. Përgatituni! Financat nuk do jenë të këqija, por bëni kujdes me lojërat e fatit, nëse nuk doni të keni probleme.

Beqarët nuk do të mund t’i rezistojnë dot tundimit dhe do hidhen në krahët e një personi pa u menduar gjatë. Në planin financiar mund të bëni disa gabime të pafalshme, por që do t’i korrigjoni shpejt.