VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E DIEL 12 MAJ 2019

By | May 12, 2019

Komentet

HOROSKOPI E DIEL 19 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohen të shmangin altruizmin e tepërt, pasi kjo nuk do të pritet edhe aq mirë nga të tjerët. Rekomandohet të fokusoheni te familja dhe tek e ardhmja juaj. Ka gjasa të takoni një person me influencë, i cili mund t’ju ndihmojë në të ardhmen e afërt.

Një prej projekteve tuaja afatgjata do të rezultojë i suksesshëm. Tashmë ka ardhur koha t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes. Nëse keni ndërmend të bëni blerje gjatë ditës së sotme, sigurohuni se po blini atë që dëshironi. Sa i përket jetës personale, më mirë një e vërtetë e hidhur sesa një gënjeshtër e ëmbël.

Ka gjasa që sot të jeni mjaft të ngarkuar me punët e shtëpisë, por edhe me familjarët që kërkojnë ndihmën tuaj. Kur të mbaroni së kryeri këto detyra, kalojeni pasditen ashtu sikurse ju dëshironi. Nëse mendoni se do të ishte mirë të bënit një shëtitje apo të kaloni disa orë me miqtë tuaj, atëherë mos u mendoni gjatë.

Kjo e diel mund të jetë shumë e qetë. Nëse dëshironi të ndiheni edhe më mirë, nisni të bëni plane për pushimet. Ndoshta ka ardhur momenti të realizoni udhëtimin e ëndrrave tuaja me partnerin ose me familjen. Ka gjasa që miqtë t’ju japin disa këshilla mjaft të mira për këtë çështje.

Duhet të mbani një sekret sot dhe mos u tundoni ta zbuloni për asnjë arsye, pasi rrezikoni të prishni një surprizë. Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me stilin e veshjes. Përpiquni të gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar, pasi është shumë e rëndësishme, duke qenë se keni një javë të lodhshme përpara.

Do të reflektoni ndaj disa momenteve të sikletshme që keni kaluar disa kohë më parë. Megjithatë, përpiquni t’i kaloni këto momente dhe të ecni përpara. Flisni me një mik të ngushtë, nëse kjo ju bën të ndiheni më mirë. Por do të ishte mirë të gjenit edhe pak kohë për t’u argëtuar, për t’u ndjerë më të çliruar. Ekzistojnë shanset për një takim romantik pasdite.

Nëse keni kaluar një periudhë të vështirë, hiqni dorë nga gjërat që ju mërzisin dhe fokusohuni tek ajo që ju bën të ndiheni mirë. Bisedoni me partnerin për çdo problem dhe thojani gjërat hapur. Këtë pasdite bëni diçka që ju pëlqen, mund të shihni një film ose të shijoni natyrën.

Sot do ta keni të vështirë t’u përmbaheni planeve, pasi mund të tundoheni nga një event, i cili ju premton shumë argëtim. Tregohuni të kujdesshëm, por ndjehuni të lirë për t’u përfshirë nëpër aventura apo sporte të ndryshme. Beqarët e kësaj shenje mund të flirtojnë me dikë, që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen tuaj.

Nuk është dita e duhur për të kërkuar sqarime për një konflikt me një të afërmin tuaj. Duhet më shumë kohë për të arritur tek ai moment. Shpërfillni çdo presion që mund të ndjeni nga thashethemet rreth jush. Fokusohuni te ndjenjat tuaja dhe mos ndryshoni asgjë, nëse ndiheni të lumtur në atë mënyrë.

Nëse ju ndodh një keqkuptim me partnerin/partneren mos u përpiqni ta zgjidhni menjëherë, pasi situata mund të përkeqësohet. Do të ishte më mirë nëse lini të kalojë pak kohë derisa gjërat të qetësohen. Nëse veproni kështu, ka gjasa që edhe të qeshni nga keqkuptimi që keni pasur.

Është dita e duhur për të bërë një lëvizje drejt një personi tek i cili i keni pasur sytë prej disa kohësh. Është e rëndësishme të tregoni durim, kujdes dhe takt për të arritur rezultatin që ju dëshironi. Pasdite ekziston mundësia të merrni një dhuratë mjaft të këndshme nga dikush që e vlerësoni shumë.

Tregohuni të guximshëm dhe tentoni të provoni disa gjëra të reja sot. Mund të provoni një ushqim të ri, ose një stil të ri veshjeje. Rekomandohet të kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe merrni për bazë këshillat e tyre.

HOROSKOPI E SHTUNË 18 MAJ 2019

Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është padyshim duke marrë një kthesë të fortë tani, por kjo është për mirë. Parashikohet të jetë e mbushur me argëtim.

Dikush rreth jush po punon për diçka që mund të bëhet e suksesshme. Nëse mund ta përfshini veten me këtë projekt, mund të përfitoni financiarisht dhe nga ana intelektuale. Gjeni se si mund të angazhoheni sot.

Nuk ka nevojë të frikësoheni për të pasur progres tani. Gjërat për të cilat shqetësoheni janë drejt zgjidhjes. Nëse keni qenë të shqetësuar për një person, qetësohuni sepse ai është në gjendje t’i zgjidhë vetë situatat e ndërlikuara.

Nëse keni nevojë për të arritur një qëllim që i keni vënë vetes, gjasat janë që zgjidhja të vijë në momentin e duhur. Sa i përket çështjeve të zemrës, mund të merrni lajme pozitive.

Nëse keni pritur për një kohë të gjatë që dikush të trokasë në derën tuaj me një “biletë” të artë për të ardhmen tuaj, jeni duke humbur kohë të çmuar. Premtimet që njerëzit kanë bërë për ju janë të vërteta, por ato mund të kërkojnë shumë më tepër kohë për t’u përmbushur. Merreni në dorë fatin tuaj.

Për të marrë atë që dëshironi me të vërtetë mund t’ju duhet që të mposhti krenarinë. Jeni të përgatitur të pranoni se keni gabuar, ose të paktën të kërkoni ndihmën që nuk e keni menduar ndonjëherë se do t’ju nevojitet.

Nuk ka asgjë si një fillim i ri në një marrëdhënie të vjetër! Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, flisni me partnerin dhe mendoni për disa mënyra për të shtuar emocionin.

Dikush të cilin e keni menduar se e njihni si brenda dhe jashtë mund t’ju shkaktojë zhgënjim. Ky mund të jetë fillimi i një faze të re për të dy. Shprehuni qartë rreth gjërave që mendoni se nuk po funksionojnë.

Të përballeni me një të vërtetë të pakëndshme nuk është e lehtë. Një person në jetën tuaj po kalon një transicion të madh dhe kjo nuk mund të jetë diçka për të cilën jeni të lumtur.

Edhe nëse ndiheni sikur jeni në një pikë kthese të madhe në jetën tuaj, qëndroni me këmbë në tokë. Një person i dashur ka nevojë për një dëgjues të mirë dhe ndoshta një shpatull për t’u mbështetur.

Merrini me rezerva gjërat që dëgjoni nga një person tek i cili keni shumë besim. Do të ishte më mirë që t’i merrni vendimet bazuar në fakte. Në dashuri mund të keni nevojë për ndryshime të mëdha.

Kjo është një ditë për të përjetuar romancë dhe për t’u qëndruar larg intrigave dhe mashtrimeve. Në aspektin profesional, dikush mund të përpiqet të përhapë thashetheme, të cilat duhen trajtuar me qetësi nga ju.

HOROSKOPI E PREMTE 17 MAJ 2019

Nëse po kërkoni t’i shtoni ditës më shumë emocion sot, duhet të përfshiheni në aktivitet fizik. Natyrisht, varet nga ju se në çfarë aktiviteti fizik keni dëshirë të merrni pjesë, por sa më shumë njerëz të përfshirë, aq më mirë do të jetë!

Flisni butësisht me njerëzit që keni përreth. Kështu do të shmangni mosmarrëveshjet. Çelësi për të pasur një bisedë të mirë është që të tregoheni një dëgjues i mirë.

Bëhuni gati të keni më shumë biseda intelektuale sesa zakonisht sot. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për t’u treguar njerëzve të tjerë se çfarë po ndodh brenda jush në lidhje me shumë fusha.

Jini shumë i kujdesshëm me impulset tuaja sot. Mos e injoroni tërësisht atë që parandjeni, por bëni kujdes të veçantë që të mos veproni duke u nxitur. Rrezikoni ta përfshini veten në situata delikate.

Vullneti juaj është ende i fortë, prandaj mos kini asnjë shqetësim që ju do të dorëzoheni për ndonjë forcë të parezistueshme sot. Bëhuni gati për të filluar një fazë shumë të fuqishme të jetesës.

Shmangni lojërat e fatit dhe mos u përfshini në baste ditën e sotme. Nuk favorizoheni në këtë aspekt. Sa i përket çështjeve të dashurisë, mund të merrni disa lajme të mira që do jua ndryshojnë ditën.

Është gjithmonë e rëndësishme të kesh shpresë, por sot duhet të përpiqesh t’i bësh ato realitet. Eshtë koha të dalësh me një plan. Kjo është një ditë për të pasur rezultate konkrete.

Fati juaj është gati për të marrë një kthesë drastike prej 180 gradësh, kështu që bëhuni gati! Ky mund të jetë transformimi pozitiv, shpresëdhënës që prisni – ose, mjerisht, mund të jetë fundi i një vargu të gjatë rastësish të lumtura që ju keni shijuar.

Problemet e biznesit të dikujt tjetër nuk janë problemet tuaja, edhe pse ju do të duhet të merreni me pasojat. Kini kujdes që të mos përfshiheni më shumë sesa ju nevojitet. Mënyra se si reagoni ndaj gjërave është zgjedhja juaj.

Kur takoni njerëz të rinj, bëni kujdes kur është fjala për dhënien e informacioneve personale. Dikush mund të përdorë një moment dobësie duke ju dëmtuar shumë. Me çështjet e dashurisë kërkohet më shumë angazhim.

Do të jeni i përfshirë nga çështjet e romancës dhe sentimentalizmit. Tregoni kurajë për t’i thënë gjërat troç. Kështu do të fitoni respektin e njerëzve që keni përreth. Sa i përket çështjeve të punës, bëni kujdes nga një person që duket shumë pozitiv.

Fokusimi tek shëndeti dhe dieta do të zhvendosin prioritetet tuaja. Nuk bëni gabim që jeni më i kujdesshëm ndaj fizikut tuaj. Në lidhje me aspektin profesional, favorizoheni në aplikime ose në nevojën për të ndryshuar ambient.

HOROSKOPI E ENJTE 16 MAJ 2019

Është një ditë e mrekullueshme për romancë! Përhapeni buzëqeshjen tuaj për të gjithë sot dhe të jeni të sigurt se do të ndiheni të lumtur. Kjo është një ditë për ndjenjën e gëzimit të jetës.

Marrëdhëniet personale duhet të jenë përparësia juaj kryesore dhe kjo mund të nënkuptojë braktisjen e betejave të egos, për të siguruar harmoni dhe siguri. Mos e humbisni fokusin nga gjërat që ju sjellin stabilitet.

Tregojeni personalitetin tuaj në çdo moment. Sa herë që do të bëni dikë të qeshë, do të merrni një dozë tjetër energjie. Në çështjet ekonomike do të merrni lajme pozitive.

Është koha për t’i treguar dikujt se si ndiheni me të vërtetë në lidhje me praninë e tij, ose të saj në jetën tuaj. Koha juaj është më e vlefshme se paratë, prandaj organizoni axhendën. Planifikoni një ditë vetëm për të dy.

Ju jeni më të thellë se interesat tuaja aktuale mund të tregojnë. Filloni të stimuloni mendjen tuaj për më shumë. Mos harxhoni kohë në gjëra pa vlerë dhe thashetheme, sepse kështu nuk sillni asgjë pozitive në jetën tuaj.

Do të ketë disa situata që ngjasojnë me dramat që qarkullojnë rreth jush sot, por mund t’i trajtoni ato në mënyrë perfekte. Dhe kush e di? E vetmja gjë që duhet të mbani mend është që të qëndroni sa më të shkëputur, të qetë dhe fleksibël.

A keni qenë paksa të izoluar kohët e fundit? Është koha të dilni nga guaska dhe të jeni më aktiv me njerëzit rreth jush. Së shpejti do të kuptoni se njerëzit janë të hapur për të punuar me ju.

Kur ka qenë hera e fundit që me të vërtetë e keni sfiduar veten? Nëse jeni gati për këtë ndjesi, sot do ta realizoni. Çelësi i vetëm është që të angazhoheni sa më shumë në fushat për të cilat kanë interes.

Çdo udhëtim brenda disa ditëve të ardhshme do të përfshijë disa surpriza dhe ju duhet të jeni të përgatitur për një qëndrim të zgjatur. Ju do të përmbushni gjithçka që keni shpresuar të përmbushni në këtë udhëtim.

Është koha për të kapërcyer frikën tuaj! Vazhdoni të ecni në rrugën ku ndodheni, pa marrë parasysh se çfarë pengesash mund të shfaqen sot. Sa më gjatë që të vazhdoni, aq më rehat do të filloni të ndiheni.

Nëse filloni të përfshiheni në një grindje sot me dikë, ndalni për një çast dhe pyesni veten nëse kjo është ajo që kërkoni nga vetja. Merrni gjërat me gjakftohtësi dhe do të arrini të mendoni në mënyrë të kthjellët.

Ka ardhur koha që të mendoni më shumë për rritjen profesionale. Gjithashtu, këshilloheni të ndryshoni ambient, nëse synoni më shumë kreativitet. Sa i përket çështjes së dashurisë, kërkohet më shumë angazhim nga ju.

HOROSKOPI E MËRKURË 15 MAJ 2019

Bukuria e ditës mund të mos jetë e dukshme kur të zgjoheni këtë mëngjes, por me kalimin e orëve do të filloni të kuptoni se romanca është rreth teje. Mos u habitni nëse ndieni disa sy që ju vëzhgojnë më shumë se zakonisht. Dikush do të intrigohet nga ju.

Vetëm për shkak se keni të drejtë nuk do të thotë që të gjithë të tjerët janë të gabuar. Të jesh arrogant është një mënyrë shumë efektive për të larguar njerëzit. Është në rregull të ndjehesh krenar për veten, por jo kur është në kurriz të të tjerëve. Jini të përulur dhe ushqeni harmoni.

Mjaft me filmat e shurdhër dhe komedinë e trullosjes. Truri juaj është në një ngritje intelektuale të përcaktuar dhe do të jeni të etur të njiheni me gjërat që ju detyrojnë të punoni pak më shumë dhe për një kohë më të gjatë. Sa i përket aspekti profesional, mund të merrni një propozim interesant.

Sot jeni i favorizuar në aspektin profesional. Mund t’i jepni vetes luksin për të shpenzuar më shumë sesa zakonisht. Një investim që e keni kryer kohë më parë mund të japë rezultate që keni pritur. Në jetën sentimentale, mund të merrni lajme të mira.

Dita e sotme parashikohet të jetë shumë e ngarkuar, madje do të bëhet edhe më e ngarkuar teksa dita përparon. Fokusohuni tek gjërat e rëndësishme dhe lini pas dore aspektet, të cilat nuk kanë asnjë rëndësi për ju.

Kjo nuk është një ditë për gara fizike ose sportive. Mbrojeni energjinë tuaj dhe në vend të kësaj kaloni kohën duke bërë punë të lehta shtëpie që keni lënë pas dore. Në një marrëdhënie të re, ju do të keni një mundësi për të lëvizur gjërat në një nivel tjetër.

Përkundër asaj që mendoni, nuk është e nevojshme që të jeni gjithmonë i shoqëruar nga njerëz të tjerë. Gjërat po bëhen edhe më të ethshme në jetën tuaj sentimentale dhe mund të dëshironi të keni pak më shumë stabilitet.

Shefi juaj nuk është më i zgjuar se sa ju! Pra, mos e lejoni veten të frikësoheni dhe intimidoheni shumë nga titujt. Gjithkush është në të njëjtën skuadër, dhe roli udhëheqës nuk po plotësohet tërësisht nga personi që duhet të jetë përgjegjës.

Nëse do të realizoni ndonjë udhëtim sot, do të jeni të befasuar për mirë se sa i lehtë dhe pa stres do të jetë i gjithë procesi. Energjia e përgjithshme do të jetë shumë pozitive. Zhvendosja nga një vend në tjetrin do të ndezë edhe tendencat tuaja të humbura.

Ndërsa gjërat në jetën tuaj personale janë mjaft rozë tani, jo çdo gjë do të jetë aq e këndshme në biznesin tuaj ose jetën profesionale. Kjo definitivisht nuk do të jetë një ditë e lehtë për sa i përket negociatave. Lajm i mirë është se keni përkrahës të fortë.

Jini të kujdesshëm ndaj çdo kompromisi. Çdo gjë mund të duket e arsyeshme dhe logjike në fillim, por mund të përfundoni duke u djegur. Askush nuk po përpiqet qëllimisht të mashtrojë. Çdo problem do të jetë rezultat i rrethanave përtej kontrollit të askujt.

Kushtojini një vëmendje të veçantë shëndetit tuaj sot. Duhet të keni një kontroll më të fortë mbi atë që po ndodh në jetën tuaj. Ndryshimet e vogla në atë që hani tani do të japin përfitime të mëdha më vonë.

HOROSKOPI E MARTË 14 MAJ 2019

Çfarëdo emocioni që mund të ndjeni sot duhet ta përqafoni dhe të ndiheni mirë. Sa i përket aspektit profesional, mund të merrni lajme të mira në lidhje me një promovim.

Përpiquni të fokusoheni më shumë te gjërat tuaja private, duke i lënë pak pas dore punët publike. Sa i përket një investimi, gjasat janë që të merrni frytet e punës tuaj.

Tregoni më shumë kujdes me shpenzimin e parave, sepse mund të përfundoni të falimentuar. Shmangni në këto momente jetën ekstravagante, në mënyrë që të keni siguri ekonomike.

Ju duhet ta vendosni veten në vend të parë sot. Për një kohë të gjatë keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve të tjerë përpara përparësive tuaja. Bëni planet tuaja, zbatoni rregullat tuaja dhe kënaquni.

Nuk ka nevojë të jeni modest sot, sidomos kur dikush lart e di shumë mirë sesa i talentuar jeni. Nëse merrni komplimente, është e këshillueshme të thoni faleminderit dhe të prisni shpërblimin që meritoni.

Sot do të jetë më e lehtë se kurrë që të organizoheni. Ndiheni shumë energjik dhe të përqendruar. Nëse keni pritur për një kohë të gjatë për të bërë disa rregullime, sot është dita e duhur.

Është një gjë e mirë, që muskujt tuaj janë ushtruar mirë gjatë ditëve të fundit, duke ju bërë gati për çdo moment sot. Ashtu si një kamariere profesioniste, ju do të jeni në gjendje të ballafaqoheni me detyra të shumta dhe klientë të pangopur. Universi do t’i përgjigjet elasticitetit dhe aftësive tuaja.

Çfarëdo që të bëni sot, mos e shitni veten lirë! Ju jeni të aftë për gjëra të mahnitshme tani dhe askush nuk mund t’ju thotë të kundërtën. Nëse kaloni shumë kohë duke medituar, do të humbni perspektivën.

Ndërsa provoni veten se sa të aftë jeni, jeni gjithashtu duke dëshmuar për të gjithë të tjerët se jeni një forcë për t’u marrë parasysh. Në aspektin romantik, sot mund të merrni lajme të mira.

Mundohuni t’i bindni disa njerëz që keni përreth se nuk duhet të kenë frike nga idetë e reja. Në punë mund të përballeni me disa pengesa artificiale, të cilat me pak zgjuarsi do t’i kaloni.

Nëse po përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e një personi, sot mund t’ia dilni mbanë. Do të keni sharmin për të rënë në sy dhe gjithashtu për të shkëlqyer. Sa i përket situatës ekonomike, gjërat do të stabilizohen.

Do të jeni në gjendje të krijoni një mënyrë krejtësisht të re për të bërë gjërat që ju doni. Në punë mund të përballeni me disa pengesa, që mund t’ju krijojnë zhgënjim. Mos hiqni dorë, edhe nëse pengesat duken të pakalueshme.

HOROSKOPI I JAVËS 13-19 MAJ 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave serish jeta juaj ne çift do ketë prioritet absolut. Pasioni do ndizet flake dhe ne shume momente do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra. Gjerat do ndodhin ne mënyrat me te bukura te mundshme. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen nëse nuk e gjejnë personin e ëndrrave qe ditët e para pasi yjet kane programuar surpriza ne fundjave. Menaxhimin e financave besojuani specialisteve dhe nuk keni për te pasur asnjë problem. Gjendja shëndetësore here do jete e mire e here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Kujdesuni ne çdo moment. Ne pune ka për te qene një jave e zakonshme dhe pa ndonjë surprize. Ne familje do mbizotërojë entuziazmi.

Demi21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do ndikohet aspak nga yjet gjate kësaj jave kështu qe po nuk e acaruat partnerin çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Ata qe janë vetëm prej kohesh do e provojnë me ne fund shijen e dashurisë. Te mërkurë ose te enjte do ndodhe takimi i shumëpritur. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe shmangni me patjetër investimet e mëdha. Vetëm kështu gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti për fat te keq do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga aparati tretës kështu qe duhet bere kujdes edhe me ushqimin qe do konsumoni. Ne pune duhet te jeni me te hapur ndaj sfidave te reja sepse mund te arrini edhe me shume sukses. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Ka rrezik te zhgënjeheni këtë jave nga mënyra sesi do ecin gjerat ne jetën tuaj ne çift. Duhet te tregoheni realiste dhe t’i mbani këmbët ne toke. Nga ana tjetër duhet te jeni edhe me tolerante me te. Beqaret do gjejnë një partner qe do ju përshtatet ne çdo pike dhe qe mund t’iu siguroje një te ardhme te ndritur e te gëzuar. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe duke shpenzuar kuturu pasi ne një moment mund te mbeteni keq. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer gjate gjithë kohës. Do keni energjinë e aq shume dëshiruar. Ne pune perspektivat duket te jene goxha te mira. Do bashkëpunoni me disa kolege dhe do keni arritje te mëdha. Me familjaret do jeni me te lidhur.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kjo jave do jete mjaft premtuese për ata qe janë ne një lidhje. Do i shihni gjerat me më shume optimizëm dhe largpamësi, prandaj do mund t’i zgjidhni njëherë e mire edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me herët. Beqaret do kenë njohje, por me disa mund te kalojnë edhe me shume kohe e mund te shkëmbejnë edhe ndonjë puthje. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe përpikëri te madhe prandaj gjendja do mbetet e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë për te qene ne forme te shkëlqyer kujdesuni me tepër për ushqimin dhe beni pak me shume ushtrime fizike. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu siç e keni ëndërruar. Familja nuk do ketë tronditje.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete tej mase e animuar këtë jave dhe çdo dite partneri do ju surprizoje dhe do ju beje te përjetoni emocione te forta. As nuk e kishit ëndërruar ndonjëherë se do kalonit çaste te tilla. Për beqaret, për fat te keq yjet nuk do jene ne favor te fillimit te një lidhjeje. Atyre do ju duhet ende te presin për te pasur ndryshime. Ne planin financiar do jeni me pak impulsive dhe do reflektoni disa here para se te veproni. Maturia do beje qe gjendja te ketë përmirësime. Shëndeti ka për te qene me i mire se një jave me pare. Do keni imunitet te shkëlqyer dhe nuk do prekeni as nga virozat. Ne karriere do hidhni hapa para fale edhe ndihmës se disa kolegeve. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave mjaft e qëndrueshme dhe e mbushur me momente te bukura do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i keni idetë dhe mendimet me te qarta dhe do futeni ne një etape shume me te bukur. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe nuk do dorëzohen lehtësisht përballë sfidave qe do ju dalin. Për ta nuk do ketë asgjë te pamundur. Financat nuk do jene ne gjendje aq te mire sa për te kryer investime te mëdha. Për to duhet te prisni edhe pak. Shëndeti do jete i mire ne tërësi, por here pas here nuk do mungojnë disa shqetësime te vogla. Ne pune me ne fund do lidhni kontaktet e nevojshme për te ecur para më me shpejtësi. Jeta familjare do jete fantastike.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Jave goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin tuaj për shume gjera dhe do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejnë. Buxheti nuk do jete i keq ne fillim te javësh, por për shkak te taksave, faturave apo shpenzimeve qe duhet te bëni gjendja do pësojë tronditje. Kujdes! Shëndetin duhet ta keni kujdes ne maksimum sepse po u preket nga virozat do kaloni një periudhe te vështirë e me vuajtje. Ne pune edhe pse do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme serish nuk do arrini atje ku keni menduar. Familja me probleme.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Juve qe jeni ne një lidhje ka mundësi te keni mosmarrëveshje gjate kësaj dite dhe do ndiheni tej mase keq prena atij qe keni ne krah. Debatet kane për te qene aq te forta saqë mund te prekni edhe tema tejet delikate. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe t’i shumojnë takimet dhe nuk do qëndroje asnjë moment te mbyllur ne shtëpi. Buxhetin do e lini pas dore dhe do shpenzoni pa i bere me pare llogarite. Ky do jete një gabim shume i rende. Për shëndetin po nuk u kujdeset mund te keni probleme serioze. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra dhe nga veshkat. Ne pune duhet te jeni me te kujdesshëm se me pare sepse ne te kundërt gjerat do marrin tatëpjetën. jeta familjare ka për te qene e trazuar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jave mjaft delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do ftohet goxha dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Merrni masa sa me shpejt pa filluar problemet serioze. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do ndihen te plotësuar dhe gjithë jeta do ju marre tjetër drejtim. Ne planin financiar do jene te afërmit ata qe do iu japin mbështetje te madhe dhe gjendja nuk ka për te pasur aspak probleme. Për shëndetin do dini si te kujdeseni ne çdo moment dhe madje do hiqni dore edhe nga dietat strikte. Ne pune do keni suksese te njëpasnjëshme dhe do ndiheni krenare për veten. Familja nuk do ketë probleme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do ndiheni shume me te sigurte ne jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe do jeni gati te hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Ambienti do jete gjate gjithë kohës i ndriçuar dhe i ngrohte. Beqaret do kenë një periudhe te begate dhe te mbushur me argëtim. Do ja kalojnë mire pranë miqve te ngushte dhe gjate mbrëmjeve plot hare mund te takojnë edhe persona interesante. Ne planin financiar do ju duhet shpejt e shpejt te merrni disa vendime qe gjendja te stabilizohet. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe shqetësime, por ju nuk duhet te alarmoheni. Gjithçka do kaloje shpejt. Ne pune do jeni me te organizuar, me këmbëngulës dhe do keni arritje. Jeta familjare do jete dinamike.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave me pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me te logjikshëm nga me pare dhe do mundoheni ta respektoni sa me shume mendimin e tjetrit. Beqaret do kenë një jave te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione te mëdha. Yjet do mendojnë gjithë kohës për ta dhe do kalojnë dite te mrekullueshme. Edhe ne planin financiar keni për te qene me fat dhe situata do vije gjithmonë duke u përmirësuar. Mund te bëni edhe ndonjë investim. Shëndeti do lere për te dëshiruar here pas here. Do keni shqetësime nga kyçet dhe muskujt e këmbëve. Ne pune do dini si te veproni ne çdo moment dhe gjithçka ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik te jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo nuk do ju lere te dashuroheni te qete. Ne disa momente do e ngrini zërin me shume nga sa duhet dhe kjo do sjelle debate. Beqaret do kenë ftesa te shumta, por ka mundësi te pëlqejnë me tepër dike qe sapo është divorcuar. Ne fakt ky do jete një rrezik, por qe ata do e marrin përsipër pa u menduar gjate. Financat do përbejnë gjithë kohës prioritet. Nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor sepse do dini gjithë kohës si te silleni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune mos besoni tek idetë e kolegeve, por bëni atë qe do mendoni. Familja pa asnjë te re.

HOROSKOPI E HËNË 13 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje duhet të ndihen të lirë për të eksperimentuar në aspektin personal. Kërkoni një mënyrë më efikase për të përfunduar detyrat e përditshme dhe mësoni më shumë nga ata që kanë bërë të njëjtën punë me ju. Beqarët e kësaj shenje mund të jenë në prag të nisjes së një lidhjeje të re dashurie.

Mund të përballeni me një situatë mjaft të vështirë gjatë kësaj dite. Nëse i besoni fuqisë suaj dhe personave rreth jush, do ta kaloni këtë problem më me lehtësi. Në karrierën tuaj, ka gjasa të merrni disa oferta për të ecur përpara.

Dita juaj sot do të kontrollohet nga një familjar. Do të keni shumë nevojë për ndihmën e tij. Ka gjasa që të dilni në një takim me personin që dashuroni, ose me një mik të vjetër që keni kohë që nuk e takoni.

Krejt papritur do të keni dëshirë të blini diçka të shtrenjtë dhe moderne. Ndoshta bëhet fjalë për veshje të reja, ose për një makinë. Këtë mund ta arrini vetëm nëse do të mund të menaxhoni buxhetin ashtu siç duhet. Flisni hapur me një person pranë jush, përndryshe mund të humbisni një lidhje të rëndësishme.

Ndoshta sot do të duhet të kujdeseni për shëndetin e një prej familjarëve tuaj. Megjithatë, mos i tejkaloni mundësitë tuaja dhe nëse është e nevojshme, kërkoni ndihmë. Projektet që do të ndërmerrni sot mund të mos shkojnë ashtu sikurse ju dëshironi.

Përpiquni të relaksoheni para se të bëni një intervistë, prezantim apo provim të vështirë. Pasdite atmosfera do të jetë krejtësisht ndryshe, pasi do të keni mundësi të kaloni momente mjaft të këndshme. Ndërsa në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë ose familjarëve tuaj.

Mund ta gjeni veten duke u konfliktuar me familjarët, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Arsyeja do të jetë krejtësisht e parëndësishme. Përpiquni të mbani veten nën kontroll dhe bëni kujdes me fjalët. Nëse do e merrni në konsideratë këtë, gjithçka do të shkojë lehtësisht.

Do të përpiqeni të ndihmoni dikë duke e bërë t’i shohë gjërat ashtu sikurse ju mendoni, por një mënyrë e tillë nuk funksionon përherë. Mos impononi mendimin tuaj dhe lejojini ata të veprojnë ashtu sikurse dëshirojnë. Sa i përket aspektit profesional, gjithçka do të shkojë më së miri.

Do të keni sukses në dashuri dhe do të ndiheni të përkëdhelur nën praninë e partnerit/partneres suaj. Nëse keni ndërmend të ndryshoni garderobën, sot është dita e duhur. Në mbrëmje do të zhvilloni një takimi, i cili do të ketë rezultat të papritur.

Ka gjasa të ndiheni xheloz për suksesin e një personi pranë jush. Përpiquni të jeni më pozitiv ndaj arritjeve të dikujt tjetër dhe të keni më shumë besim në vetvete. Në aspektin profesional mund të përballeni me sfida të reja.

Do të keni ndryshime në çdo sektor të jetës suaj. Gjithçka që po ndodh rreth jush do të duket e lodhshme, por rezultati do të jetë i kënaqshëm. Përpiquni të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj dhe t’i kushtoni rëndësinë e duhur.

Mos kini frikë të shprehni ndonjë ide të guximshme që mund të keni sot në lidhje me punën. Nëse do t’i zbatoni këto ide me vetëbesim, do ta shihni veten në rrugën e përparimit. Pas një dite të lodhshme në punë, përpiquni ta kaloni mbrëmjen duke lexuar, duke shëtitur, duke biseduar me miqtë ose duke shkruar.

HOROSKOPI E DIEL 12 MAJ 2019

Është koha për të bërë disa rregullime financiare. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të ulni shpenzimet, por duhet të filloni të mendoni për fitimet afatgjata kundrejt kënaqësisë afatshkurtër. Filloni të bëni disa hulumtime tani që të jeni në një pozicion më të mirë.

Sot ju duhet të jeni të vetëdijshëm se kur ndjenjat tuaja janë relevante dhe kur nuk janë. Sot mund t’ju duhet të merreni me dikë që nuk është i hapur ndaj pikëpamjeve të tjera. Nëse nuk vetëpërmbaheni mund të përfshiheni në një diskutim të komplikuar.

Një trazirë e kohëve të fundit ka shkaktuar shumë tension në jetën tuaj. Mund të ndiheni sikur jeni brenda një globi me borë të cilit i është dhënë një tronditje e mirë. Për fat të keq, gjendja juaj e tanishme nuk është aq e bukur. Mos u shqetësoni sepse kjo situatë do të jetë afatshkurtër.

Ndonjëherë vetmia është një luks, dhe sot ju mund t’ju duhet që të sakrifikoni në këtë aspekt. Prania juaj mund të jetë e nevojshme megjithatë përpiquni të gjeni kohë edhe për veten tuaj.

Përgjegjësitë tuaja brenda një grupi nuk janë përcaktuar ende, por ju nuk duhet patjetër ta shihni këtë si një problem, sepse ju keni mundësinë për të krijuar rolin tuaj. Mund të vendosni nëse doni një rol të profilit të lartë ose një prapa skenave. Nuk ka vendim të gabuar apo të drejtë, thjesht dëgjojeni instinktin tuaj.

Nëse nuk keni një arsye të mirë për të festuar sot, atëherë krijojeni atë! Nuk është shumë e vështirë për të gjetur diçka të mirë për jetën tuaj tani, pjesërisht për shkak se mentaliteti juaj është kaq pozitiv kohët e fundit. Vendosni mënjanë problemet e shkollës ose të punës.

Mendja dhe shpirti juaj janë të mbushur me ndjeshmëri tani, kështu që kushtet janë të përsosura për një bisedë zemre- me këdo që ju intereson. Energjia juaj pozitive është ngjitëse dhe do të ndihmojë shumë njerëz të shohin anën e ndritshme të gjërave sot, pavarësisht sa e errët mund të jetë gjendja e tyre.

Mos i lini gjërat në dorën e fatit, por përpiquni të sillni ndryshimin që dëshironi për një kohë të gjatë. Nëse nuk tregoni përkushtim mund të mos keni kontroll mbi jetën tuaj. Në dashuri kërkohet më shumë vëmendje nga ana juaj.

Dëgjoni këshillat që ju vijnë nga të afërmit tuaj sa i përket situatës financiare. Nuk favorizoheni në kumar, ndaj hiqni dorë sa më shpejt. Në çështjet sentimentale kërkohet që të tregoni kujdes shtesë ndaj partnerit.

Ju e doni argëtimin spontan, por, gjithashtu, e dini kur është koha të tregoni seriozitet. Për fat të keq, jo të gjithë të tjerët e bëjnë këtë, dhe kjo mund të ndikojë negativisht në harmoninë e ditës suaj. Me situatën financiare nuk do të jeni shumë i kënaqur.

Një flirtim i ngrohtë mund të duket si një mënyrë e shkëlqyeshme për të përshpejtuar një romancë të re tani, por ju duhet të mbani mend se sa më e lartë të jetë nxehtësia, aq më e lehtë është që ju do të digjeni. Le të jetë një flirtim i këndshëm, por mos e shikoni atë si një prelud për diçka ‘më të mirë’.

Asgjë nuk do të mund t’ju pengojë sot edhe pse njerëzit do të sillen në mënyrë jokonsistente ndaj jush. Për fat të mirë për ju, jeni në mes të një brezi produktiviteti të madh, kështu që nuk do të keni nevojë për ndihmën e askujt. Nëse doni diçka të bërë mirë, duhet ta bëni vetë.

HOROSKOPI E SHTUNË 11 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje shumë shpejt do të kuptojnë se komplekset me të cilat keni luftuar prej vitesh, janë të kota. Kalojeni ditën ashtu sikurse ju dëshironi dhe jo siç dëshirojnë të tjerët. Megjithatë, mos harroni kufirin mes lirisë dhe “çmendurisë”.

Merrini gjërat me qetësi dhe mos nxitoni pasi mund të merrni vendime të gabuara. Në përgjithësi do të jetë një ditë pa telashe. Në mbrëmje mund të keni dëshirë të ushtroni një prej hobeve tuaja. Ndjehuni të lirë dhe veproni si të dëshironi.

Sot do të përjetoni emocione të veçanta. Tregohuni të zgjuar dhe mos dëgjoni vetëm veten, por edhe ata që nuk janë dakord me ju. Gjithashtu, mos bëni shpenzime të pamenduara, pasi përpara keni diçka mjaft të rëndësishme.

Mos u bëni shumë kursimtar. Gjithçka do të jetë në rregull nëse lëshoni dorën herë pas here. Mbani nën kontroll buxhetin, por mos ia mohoni vetes disa kënaqësi. Dikush mund t’ju bëjë fillimisht komplimenta dhe më pas mund t’ju kërkojë diçka që nuk do të jetë e përshtatshme për ju.

Sot do të keni dëshirë që pas pune të qëndroni në shtëpi me familjen dhe të kaloni sa më shumë kohë me ta. Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë mjaft të këndshme nën praninë e partnerit/partneres. Rekomandohet që nëse keni ndërmend të merrni një vendim të rëndësishëm për lidhjen tuaj, është dita e duhur për ta bërë atë.

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një dëshirë të madhe për të ndihmuar të tjerët gjatë ditës së sotme. Përpiquni t’ia përcillni edhe të tjerëve këtë energji për të dhënë më shpesh ndihmë. Do të kaloni një mbrëmje të qetë dhe rekomandohet të kaloni kohë në natyrë.

Përpiquni të kujtoni të gjitha datat e rëndësishme për familjen tuaj, pasi ekziston mundësia që të harroni një event mjaft domethënës për ju. Gjithashtu, mos harroni të zgjidhni fjalët me shumë kujdes teksa bisedoni me dikë. Nëse do t’i mbani mend këto këshilla, gjithçka do të kalojë lehtësisht. Romanca do të lulëzojë si për beqarët ashtu edhe për ata që janë në një lidhje.

Lejoni të afërmit tuaj të bëjnë zgjedhjet e tyre. Mund t’ju jepni këshilla, por nuk mund të ndryshoni zgjedhjet e tyre. Kjo e shtunë është dita e duhur për të zgjidhur një mosmarrëveshje në shtëpi. Nuk është momenti për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

Shigjetarët ka gjasa të ndihen të lodhur. Do t’ju duhet të bëni disa punë jo të lehta në shtëpi ose të ndihmoni një të afërt. Këtë mbrëmje përpiquni ta shpenzoni me miqtë tuaj. Ka gjasa që dikush të shfaqë interes ndaj jush.

Planet për këtë të shtunë mund të mos shkojnë ashtu sikurse e kishit parashikuar. Megjithatë, merrini gjërat me qetësi, pasi gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Edhe pse do të gjendeni në mes të këtij kaosi, mos harroni premtimet që keni bërë.

Mund të përballeni me telashe për shkak të një konflikti që nisi me një të afërm më parë gjatë kësaj jave. Është e rëndësishme që të gjeni një mënyrë për të drejtuar fokusin diku tjetër para se të irritoheni. Përqendrohuni tek planet për të ardhmen.

Mendohuni mirë para se të veproni dhe përmbahuni buxhetit sa më shumë të mundeni. Është shumë e rëndësishme të relaksoheni për të rifituar energjitë e humbura gjatë javës. Bëni kujdes me regjimin ushqimor.

HOROSKOPI E PREMTE 10 MAJ 2019

Do të keni dëshira të ndryshme gjatë ditës së sotme. Nëse do të keni shansin të merrni disa ditë pushim, do të ishte perfekte. Përpiquni t’i vini punët në vijë dhe më pas përkushtojuni vetes. Kënaquni sa më shumë, por duke u treguar të kujdesshëm.

Ka gjasa të përfshiheni nga pesimizmi. Mos humbisni besimin ndaj vetes edhe nëse të tjerët përpiqen t’ju vënë në dyshim aftësitë. Sa i përket aspektit personal, universi do t’ju sjellë fat në romancë. Beqarët e kësaj shenje mund të takojnë një person të veçantë.

Bëni kujdes nga personat që përpiqen të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj romantike. Ata që nuk janë ende në një lidhje mund të përballen me një rival/rivale që do të tentojë t’u ndryshojë rrjedhën e gjërave. Nëse do të gjendeni në këtë pozicion, besoni që gjërat do të zgjidhen së shpejti.

Sot do të jeni të mbushur me optimizëm dhe këtë ndjesi do t’ua shpërndani miqve dhe familjarëve tuaj. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ka disa çështje të cilat kërkojnë shumë takt, zgjuarsi dhe kujdes, si për shembull bisedat e vështira me shefat në punë.

Mos u besoni personave që janë përpjekur gjatë gjithë kohës t’ju ndryshojnë mendjen apo që kanë shfaqur haptazi xhelozi ndaj suksesit tuaj. Më tej jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Mund të provoni diçka të re, ose të ndiqni një event kulturor.

Do të rregulloni disa çështje, për të cilat keni kohë që punoni. Suksesi është mjaft i mundur në aspektin financiar dhe në çështjet profesionale. Kjo mund të ndodhë në formën e një promocioni, ose mund t’ju vijnë klientë të rinj.

Nëse do të përballeni me një problem sot, mos u përpiqni të gjeni zgjidhje menjëherë, pasi kjo do të ndodhë vetë, pa e kuptuar. Nëse keni bërë ndërmend të bëni blerje, sot është dita juaj me fat. Do ta keni të vështirë t’i nënshtroheni një regjimi ushqimor.

Mos i ndiqni këshillat e të huajve, pasi disa prej tyre po përpiqen t’ju nxjerrin nga drejtimi i duhur. Ndërsa sa i përket aspektit profesional, gjithçka do të shkojë mirë në biznes apo në punën tuaj. Nëse keni bërë plan të bëni ndryshime në shtëpi, sot është dita e duhur.

Këtë të premte do të shkëlqeni nga pozitiviteti. Buzëqeshja juaj do të “duket” kudo dhe kjo do ta bëjë më të lehtë ditën për ju dhe për ata që punojnë me ju. Megjithatë, ekziston mundësia për gabime të vogla, çfarë mund t’ju shkaktojnë probleme. Pritet të keni fat në dashuri.

Do të keni nevojë për ndihmë gjatë ditës së sotme. Për çfarëdo lloj çështjeje që të bëhet fjalë, tregohuni të vëmendshëm ndaj një personi të veçantë, pasi rrugët tuaja mund të kryqëzohen. Ka gjasa të fitoni edhe mbështetjen e disa personave me influencë.

Mund të ndiheni të lodhur nga interesimi i partnerëve potencialë. Rekomandohet të refuzoni ftesat për takime sot. Tregohuni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Megjithatë, shijoni edhe vëmendjen që ju kushtojnë për aq kohë sa do ta keni atë.

Ka gjasa të humbisni durimin sot. Mundet që një situatë e tillë t’ju ndodhë në punë. Për të shmangur një konflikt të mundshëm, mendohuni para se të flisni dhe tregoni respekt për të tjerët.

HOROSKOPI E ENJTE 9 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen të hutuar në disa momente të caktuara gjatë ditës. Megjithatë, kjo situatë do të kalojë dhe shumë shpejt do t’i ktheheni normalitetit. Përpiquni të shmangni grupet e mëdha të njerëzve apo të huajt. Ka gjasa që dikush të tentojë t’ju vjedhë.

Do të keni vëmendjen e të tjerëve dhe do të gjeni mbështetje kudo. Ata që janë në një marrëdhënie duhet të shmangin tundimet. Është dita e duhur për të pasur miq të rinj. Përpiquni të kaloni më shumë kohë me familjarët.

Bëni kujdes të mos tundoheni nga zakonet e vjetra. Kjo mund t’ju sjellë rreziqe në marrëdhënien tuaj romantike. Megjithatë, përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë dhe pa telashe. Do të kaloni një pasdite të këndshme me fëmijët tuaj.

Nuk do të ndiheni të qetë gjatë kësaj dite. Madje herë pas herë do të jeni nervoz. Përpiquni që këtë gjendje mos t’ia përcillni partnerit/partneres suaj. Ata që kanë ndërmend të udhëtojnë duhet të përgatiten për të papritura.

Sot do të gjendeni mes disa eventeve mjaft interesante. Nëse jeni aktivë në media sociale, ka gjasa të fitoni disa ndjekës të rinj, çfarë do të ngjallin mjaft interes për ju. Jini të vëmendshëm dhe bëni kujdes në rrugë.

Dëgjoni këshillin e familjarëve gjatë kësaj të enjte. Dikush mund të ketë një ide, që do t’ju ndihmojë që të zgjidhni një çështje që ju ka munduar prej kohësh. Përpiquni të kaloni kohë jashtë, të shkoni në piknik apo të bëni shëtitje. Në mbrëmje mund të takoni dikë mjaft special.

Ka gjasa që dikush që ju prisni me padurim të takoni, të ndryshojë plan në moment të fundit. Përpiquni ta mirëkuptoni dhe t’i bëni sërish planet. Nëse arrini ta menaxhoni këtë situatë, gjithçka tjetër do të shkojë mbarë. Dikush që nuk e prisnit, do t’ju vizitojë në mbrëmje.

Do t’ju kërkohet të punoni në grup sot. Rekomandohet të tregoheni pozitiv për këtë. Kushtojini vëmendjen e duhur partnerit/partners, ndërsa për beqarët e kësaj shenje, është dita e duhur për të qenë të hapur ndaj një lidhje të mundshme.

Kjo ditë do të jetë e paharrueshme për Shigjetarët. Shanset për një udhëtim interesant dhe për evente emocionuese janë të mëdha. Në mbrëmje mund t’ju telefonojë dikush, të cilin keni kohë pa e takuar dhe që mund të ketë informacione të rëndësishme për ju.

Bëjini vetë planet për ditën e sotme. Ka gjasa që nëse i lini planet në dorë të miqve mund të përfundoni duke bërë diçka që nuk dëshironi. Sa i përket aspektit profesional, dita do të kalojë pa probleme dhe me rezultate produktive.

Kjo ditë pritet që t’ju sjellë kënaqësi. Nëse keni ndërmend të organizoni një drekë apo një piknik merrni parasysh edhe ndryshimin e motit. Dikush do t’ju ftojë në një event kulturor, të cilin rekomandohet të mos e refuzoni.

Kjo ditë mund të jetë e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Kjo mund të vijë për shkak të motit ose për shkak të personave rreth jush që ju bëjnë vazhdimisht pyetje të sikletshme. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të gjejnë dashurinë e jetës.