VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E DIEL 12 GUSHT 2018

By | August 12, 2018

Komentet

HOROSKOPI I JAVËS 22-28 TETOR 2018

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave do krijoni me shume besim tek partneri. Josheni atë dhe do e shihni qe do beje ato qe ju kërkoni. Ne përgjithësi gjithçka do shkoje mire. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dike qe te ketë me patjetër te njëjtat ide me ta. Secili ka personalitetin e vet, nëse pranoni ndryshimet do jeni te lumtur ne jete. Për sa ju përket financave ato do jene te qëndrueshme, pa ndonjë përmirësim te dukshëm. Beni kujdes me shpenzimet dhe nuk do keni probleme. Këtë jave do gëzoni shëndet te mire. Do jeni edhe mjaft optimiste. Ne jetën profesionale do te rizgjohet ambicia dhe dinamizmi. Jeta ne familje do jete shume e lumtur dhe me ngjyra.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë jave do t’i shijoni deri ne maksimum momentet qe do kaloni me partnerin. Beni mire qe nuk dyshoni për te sepse ai ju mendon ju gjithë kohës. Për beqaret pritet një jete sentimentale shume e mire. Mundohuni te përfitoni. Nëse do ju duhet te bëni shpenzime bëjini, por vetëm kurseni pak lek për raste te papritura. Nëse i bëni mire llogarite do ja dilni mbanë. Duhet te kujdeseni me shume për shëndetin dhe te mos bini ne melankoli. Argëtohuni sa me shume. Ne pune do ja dilni mbanë. Kujdes, mos u bëni shume ambicioze sepse do ta pësoni. Ruani qetësinë. Nëse doni qe te jeni te qete ne familje duhet te mos prekni tema delikate.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj periudhe jeta juaj ne çift do jete shume pasiononte. Kujdes: nen efektin e hënës mund te bëheni shume kërkuese dhe kjo s’do i pëlqejë partnerit. Beqaret do mendojnë se nuk kane fat ne dashuri. Mos kërkoni asgjë me ngulm, çdo gjë ka kohen e vet por “gjithmonë gjeja e tjetrit te duket me e mire se e jotja”. Buxheti këtë jave do te përmirësohet ndjeshëm. Disa mund te bëjnë edhe shpenzime te mëdha. Disa te tjerë mund te peritone edhe nga ndonjë trashëgimi. Për sa i përket shëndetit si do shkoje mire, por do ndjeheni pak te lodhur. Ne pune do keni ambicie por do hasni edhe disa vështirësi qe do i kaloni shpejt. Familja për mrekulli.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Këtë jave debatet e vogla ne çift do te zhduken dhe ju do kaloni momente shume te bukura me partnerin. Beqaret do ja kalojnë mire, por përsëri nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Mos ëndërroni shume, kthehuni me këmbë ne toke. Planetët do ju ndihmojnë te përmirësoni financat. Do jeni te kujdesshëm me shpenzimet e tepruara. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Mund te keni moral te rene dhe dhimbje te shpinës apo te dhëmbëve. Kujdesuni me shume! Ne jetën profesionale, planetët nuk do kenë asnjë ndikim. Veproni ashtu si mendoni dhe kini parasysh qe idetë tuaja do jene shume te mira. Familja shume mire.

Luani23. korrik – 22. gusht

Këtë jave çiftet do te përjetojnë entuziazmin dhe pasionin si ne fillim te lidhjes se tyre. Do e habisni partnerin. Përgatisni edhe ndonjë kokteil dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Planetët do i bëjnë beqaret këtë jave me te hapur dhe me dëshire te madhe për te bere njohje te reja. Përfitoni sa me shume! Financat ose do ngelen si janë ose do përmirësohen. Nëse do bëni një investim, flisni me pare me profesionistet. Duhet te kujdeseni me shume për ushqimet qe te keni shëndet me te mire këtë jave. Ne pune do te hasni disa pengesa, por energjia juaj do iu beje balle edhe atyre. Ne familje tregohuni me tolerante.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Këtë jave duhet te qëndroni sa me afër partnerit dhe ta dëgjoni me kujdes. Nëse doni qe gjithçka te shkoje mire duhet te jeni bashkëpunues. Beqaret do te keni shume fat. Disa do mendojnë edhe martesën. Mendoni me kujdes dhe do rrethoheni nga lumturia. Financat do jene te mira, por nëse do bëni një investim duhet te mendoheni mire. Mos shpenzoni shume. Për sa i përket shëndetit do jeni me pak dinamike por me te qete. Ne profesion do keni mbështetjen e planetëve te fatit dhe suksesit. Duhet te përfitoni sa me shume për te ecur para ne karriere. Disa do mundohen te zgjerojnë familjen, disa te tjerë do kujdesen me shume për fëmijët.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Keqkuptimet me partnerin do te zhduken dhe ju do filloni t’i njiheni me disa nga cilësitë e tij. Beqaret do kenë takime te reja, por nuk do ketë asgjë te jashtëzakonshme. Ne çështjen financiare do keni shume fat këtë jave. Tregohuni te kujdesshëm dhe ekonomia juaj do te përmirësohet ndjeshëm. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Edhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike do keni përmirësime. Jeta profesionale do shkoje me se miri. Mos u habisni nga një ndryshim i menjëhershëm, ky do jete një rast nga i cili duhet te përfitoni. Ne familje mund te keni disa probleme. Flisni sa me shume dhe sqarojini gjerat.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta ne çift nuk ka qene e mire kohet e fundit, Keni qene te stresuar dhe nuk keni pasur komunikim te mire me partnerin. Fatmirësisht gjate kësaj jave çdo gjë do filloje te përmirësohet. Beqaret do kalojnë momente te lumtura me një person te veçante. Me financat nuk do keni shume fat, por nuk do keni as probleme te mëdha. Shëndeti ne përgjithësi do shkoje mire. Nëse do udhëtoni kujdes me sëmundjet ngjitëse. Puna nuk do te ece shume mire. Qëndroni te vëmendshëm edhe ndaj provokimeve te kolegeve. Familja nuk do ketë asnjë problem. Nëse keni fëmijë kujdesuni me shume për mirëqenien e tyre.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Ne lidhjen tuaj do te mbizotëroje sensualiteti, mirëkuptimi dhe dashuria e ndërsjellte. Përfitoni nga kjo jave plot pasion. Beqaret duan te gjejnë shpirtin binjak por nuk janë te gatshëm te sakrifikojnë lirinë e tyre. Nga fundi i javës edhe mund te ndryshojnë mendim. Ne çështjen financiare nuk do keni as probleme por as surpriza te mira. Menaxhojeni mire buxhetin. Shëndeti nuk do jete problematik, por as ne forme te shkëlqyer nuk do jeni. Kujdes me alkoolin. Nëse jeni mjek, jurist apo ekonomist do keni shume sukses ne profesion. Nëse keni nisur një projekt do keni shume sukses. Familja edhe mund te zgjerohet me një pjesëtar te ri.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do ja kaloni shume mire ne praninë e partnerit tuaj këtë jave. Do keni mundësi te sqaroni edhe disa keqkuptime. Beqaret do i japin fund aventurave dhe do te kërkojnë dashurinë e vërtetë. Bëhuni te duruar dhe ne fund te javës do keni takimin e shumëpritur. Ne planin financiar gjithçka do shkoje mire. Pak nga pak do arrini majat. Këtë jave do jeni ne forme te mire shëndetësore. Ne pune çdo gjë do ju duket me e thjeshte gjate kësaj periudhe. Kujdes, disa planetë mund te ndërlikojnë marrëdhëniet me koleget. Tregohuni te matur dhe vetëpërmbahuni. Ne familjen tuaj do te mbizotërojë dialogu dhe gëzimi. Përfitoni për te kaluar disa momente te lumtura.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë jave marrëdhëniet ne çift do takojnë harmoninë dhe paqen. Tregohuni me tolerante me partnerin. Beqaret do keni një takim te rëndësishëm qe do iu ndryshoje rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te flisni. Për sa ju përket financave do jete një jave e mire. Kujdes sepse nuk do vijnë nga puna por nga fati. Shëndeti do te mbrohet nga planetët. Ata qe janë lodhur shume këtë periudhe do mund te çlodhen. Kujdes duhet te bëni nga ushqimi i tepruar. Ne pune ne përgjithësi gjerat do shkojnë mire, përveç disa pengesave te vogla. “Shtrijini këmbët sa keni jorganin”. Ne familje duhet te përpiqeni për te ruajtur këtë klime te qete.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Marrëdhëniet me partnerin do te përmirësohen këtë jave. Joshja do japë rezultatet e veta. Beqaret ne përgjithësi duan te provojnë disa dashuri, por te premte do ndodhe diçka qe do ti beje te ndryshojnë mendim. Këtë jave nuk do keni asnjë ndikim nga planetët dhe do mund te menaxhoni me mire financat tuaj. Shëndeti mund te ketë disa probleme. Beni kujdes me ushqimin dhe gjumin. Nëse do merrni pjese neper konkurse, provime apo promovime do keni shume sukses. Ata qe punojnë ne organizata ndërkombëtare apo ne tegeti do kenë me shume fat. Planetët do ju ndihmojnë qe gjithçka te shkoje mire ne marrëdhëniet me familjaret.

HOROSKOPI E HËNË 22 TETOR 2018

Marrëdhënies në dashuri kushtojini më shumë vëmendje, për shkak se nuk e keni bërë një gjë të tillë kohëve të fundit. Me familjen do të keni një marrëdhënie harmonike. Një punë që e kishit lënë në mes do të mund ta përfundoni.

Në çështjet e dashurisë do të favorizoheni. Situata juaj ekonomike nuk do të jetë shqetësuese. Ndërsa sa i përket shëndetit, duket se gjithçka po shkon mjaft mirë. Pra, me pak fjalë, ditë me fat për ju.

Përpiquni të kujdeseni më shumë për fizikun tuaj. Nuk jeni shumë i favorizuar sa i përket shëndetit, por bëhet fjalë për gjëra të lehta. Edhe nga ana ekonomike sot mund të keni shumë shpenzime.

Ndërsa në punë do të keni lajme të mira, nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe në dashuri. Kohët e fundit raporti me partnerin mund të ketë pasur probleme që mund të mos kenë ardhur për shkakun tënd.

Ende nuk keni marrë merita për punën tuaj të jashtëzakonshme. Mos harroni se asgjë nuk do të humbasë dhe sot mund të jetë një ditë ku mund të vlerësoheni në punë. Sa i përket dashurisë, ndjeni nevojën e një personi.

Nëse po mendoni që të realizoni një udhëtim, sot është ditë e favorizuar në këtë drejtim. Në dashuri keni disa momente jo shumë me fat, por nëse tregoheni këmbëngulës, gjërat do ju ecin mbarë.

Ditë e mbarë në çështjet e parave. Nëse keni në plan për të bërë një blerje, mos hezitoni. Sa i përket fushës së ndjenjave, do të arrini të kaloni momente të këndshme me personin që doni.

Nuk do t’ju mungojë energjia për të çuar përpara planet dhe projektet, por dikush mund t’ju pengojë qëllimisht. Përpiquni t’i kaloni këto pengesa, duke përdorur aftësitë tuaja të lindura. Në dashuri gjërat ju ecin mbarë.

Tregoni kujdes me shpenzimet. Nuk favorizoheni në lojërat e fatit, ndaj mos harxhoni kohën tuaj të vyer. Investoni më shumë në raportet familjare. Mos lini pas dore detyrat që ju përkasin.

Mos e teproni me pijet alkoolike dhe bëni më shumë kujdes me shëndetin. Situata ekonomike po përmirësohet gradualisht, por nuk është ende koha për të bërë shpenzime të mëdha.

Në çështjet e dashurisë jo çdo gjë po shkon si duhet. Mungesa e vëmendjes ndaj partnerit mund t’ju fusë në labirinte të thella. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime të shkujdesura.

Mund të merrni lajme të mira në punë. Një rritje rroge apo promovim duket në sfond. Në dashuri luani me kujdes, sepse mund të shkatërroni gjithçka. Kaloni më shumë kohë me familjen tuaj.

HOROSKOPI E DIEL 21 TETOR 2018

Shmangni konfliktet pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese. Natyra juaj e çiltër do të gëzojë njerëzit rreth jush. Mos u mbështesni tek të tjerët për të kryer detyrat tuaja.

Keqkuptimi mes jush dhe një mikut tuaj mund të sjellë një situatë të pakëndshme. Do të keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni, por bëni kujdes pasi do të pendoheni nëse dilni jashtë buxhetit tuaj. Mos ndërhyni tek çështjet që nuk iu takojnë.

Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Kjo do t’ju rrisë besimin në vetvete dhe fleksibilitetin. Progresi i ngadaltë në punë do t’ju shkaktojë pak tension. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni momente fantastike.

Do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar. Gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfundoni edhe disa detyra, të cilat keni kohë që i keni lënë pezull. Besimi në vetvete do të jetë i lartë dhe performanca juaj në punë do të jetë më e mirë se ç’prisnit.

Në mbrëmje do të përjetoni një situatë që do t’ju mbajë paksa të tensionuar, por mos u shqetësoni pasi do të kalojë shumë shpejt. Gjendja financiare do t’ju rritet, teksa do të keni disa fitime të papritura. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do të zgjasë.

Bëni më shumë kërkime në skemat që iu janë propozuar për të investuar. Një lajm i mirë i papritur nga disa të afërm të largët do t’ju lumturojë ju dhe familjen tuaj. Partneri-partnerja do të jetë entuziast për planet tuaja të reja.

Bëni kujdes me dietën dhe kontrolloni peshën tuaj. Ka gjasa t’ju realizohet një dëshirë, të cilën keni kohë që e prisni. Puna juaj do të vlerësohet dhe do të sjellë rezultate. Kontrolli fjalët pasi mund të lëndoni prindërit. Idetë e reja do të jenë produktive.

Diferencat në mendime mund të shkaktojnë irritim për ju. Ka gjasa që sot të takoheni një person, të cili e shihni rrallë. Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, teksa dikush do t’ju shpreh mirënjohjen për ndihmën që i keni dhënë.

Përpiquni t’i zgjidhni konfliktet, në mënyrë që të ndiheni të qetë. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë me arritjet e tyre. Mund t’ju prishen planet pasi ka gjasa t’ju vijë një mik që nuk e prisnit.

Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Rritja e të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerje të rëndësishme. Mos i ndani me të tjerët çështjet tuaja personale. Sot do të ndjeni mungesën e partnerit/partneres suaj.

Do të ndiheni shumë energjik gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Mos i bëni kurioz të tjerët që të pyesin sesi ndiheni. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve.

Ka gjasa të tensionoheni për shkak të një debati në shtëpi. Megjithatë, në pjesën tjetër të ditë do të kaloni momente të këndshme duke u argëtuar me fëmijët tuaj. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat. Shmangni personat që përpiqen të prishin reputacionin tuaj.

HOROSKOPI E SHTUNË 20 TETOR 2018

Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të lindurit në shenjën tuaj. Raportit sentimental kushtojini më shumë vëmendje. Në familje do të keni një marrëdhënie pozitive.

Ana fizike do të jetë e mirë, për shkak të aktiviteteve fizike. Është një moment shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në dashuri.

Raporti me partnerin ka nevojë për më shumë vëmendje. Duhet të organizoni më mirë ditën tuaj të punës, pasi do të përballeni me disa probleme.

Në punë do të keni lajme të mira. Kolegët do t’ju ndihmojnë të çoni përpara një çështje me rëndësi. Raporti me personin që doni është disi i turbullt.

Me partnerin do të keni disa përplasje, por në fund do të triumfojë dashuria. Puna juaj më në fund do të vihet re, duke bërë që të merrni meritat që meritoni.

Situata ekonomike nuk është shumë e mirë. Ndoshta ka ardhur momenti që të mendoni alternativa të tjera pune. Familja juaj do të mbështesë çdo zgjedhje të bërë.

Sa i përket fushës së ndjenjave, do të arrini të kaloni momente pozitive me personin që doni. Do të keni një ditë pozitive, por shumë të ngarkuar.

Parashikohet një situatë jo fort e mirë sa u përket parave. Nuk bëni keq nëse kurseni për ditët e vështira. Gëzojuni dashurisë që ju ofron partneri.

Në pjesën e parë të ditës mund të përballeni me të papritura të pakëndshme në punë. Një koleg që nuk i ka aftësitë tuaja mund të shfaqet si pengesë për ju.

Një eksperiencë negative në dashuri ka bërë që ta humbisni besimin tek kjo ndjenjë. Mos hiqni dorë shpejt, sepse yjet ju favorizojnë në këtë fushë.

Një telefonatë e rëndësishme që mund të ketë lidhje me një vend pune mund t’jua bëjë ditën më të bukur. Mendojeni seriozisht, nëse merrni një propozim të tillë.

Një histori dashurie e shkurtër shfaqet në sfond për të lindurit në këtë shenjë. Këshilloheni që ta ndërmerrni çdo hap me kujdes, sepse gjërat mund të shkojnë sipas planit.

HOROSKOPI E PREMTE 19 TETOR 2018

Sa i përket jetës sentimentale dhe asaj familjare, personat e lindur në këtë shenjë do të përmirësojnë jetën e dashurisë. Nga ana e ngritjes profesionale shumë të lindur në këtë shenjë do të kenë suksese të mëdha.

Për ata që kanë biznese, suksesi do të jetë shumë afër. Në jetën familjare dhe atë të dashurisë, megjithatë nuk do të shpëtoni pa zhgënjime. Duhet të jeni më tolerant ndaj partnerit.

Në punë do të gjendeni para situatave të palakmueshme. Gjërat do të përmirësohen në pjesën e dytë të ditës. Në dashuri yjet ju sugjerojnë që lidhjet serioze t’i trajtoni me kujdes.

Mund të keni paksa vështirësi financiare, por gjërat do rregullohen. Ndërkaq, në dashuri të martuarit do të përballen me disa probleme të vogla. Të pamartuarit do të krijojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme me të tjerët.

Në dashuri do të ketë probleme vetëm për të martuarit. Karakteri i kësaj shenje është i këtillë. Megjithatë, do i rregulloni ato ngadalë! Me financat duhet të tregoni kujdes.

Në dashuri do të keni lajme të mira. Ndërkaq shëndeti parashikohet të jetë shumë i mirë. Me paratë nuk i keni punët shumë mirë, por kjo sepse jeni pak dorëlëshuar.

Në dashuri çiftet do të kenë probleme në komunikim. Në punë do të jeni shumë të relaksuar, kjo edhe për shkak të disa sukseseve. Edhe shëndeti parashikohet të jetë shumë i mirë.

Në përgjithësi karriera do të jetë e begatshme për këtë shenjë. Në dashuri duhet të mësoheni me jetën familjare dhe të ndërtoni një harmoni më të madhe. Një udhëtim shfaqet në sfond.

Duhet të jeni më të bindur në arritjen e qëllimeve tuaja. Nëse merreni me biznes, fokusohuni më shumë te shpenzimet. Shëndeti do të jetë shumë i mirë.

Disa probleme të zakonshme në punë do ju shqetësojnë pak. Jeta profesionale do të komplikohet nga mungesa e suksesit. Mendoni pozitivisht dhe gjërat do ju ecin mbarë.

Parashikohet të keni sukses në dashuri. Një investim që keni bërë do ju japë shumë përfitime financiare. Sa i përket shëndetit, përpiquni të pushoni më shumë.

Disa pengesa që ju dalin në punë do të mund t’i tejkaloni me shumë maturi. Në sferën e dashurisë do të keni një përplasje me partnerin që vjen si pasoje e financave.

HOROSKOPI E ENJTE 18 TETOR 2018

Beqarët do kenë disa mundësi për aventura. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes falë ndikimit pozitiv të planetëve. Sot do të tregoheni me kërkues ndaj partnerit.

Buxhetin nuk do të mund ta mbani nën kontroll, kështu që situata dhe për pasojë ankthi mund të bëhet kryefjalë e ditës. Stresi nuk i zgjidh problemet, por ju bën më kaotik.

Ditë e bukur për të dashuruarit. Pasdite dhe në mbrëmje do ndodhin gjërat më të bukura. Buxheti do stabilizohet vetëm falë ndihmës se njerëzve të afërt.

Gjendja financiare për fat të do të jetë optimale. Ata që janë në një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin në çift dhe e gjithë kjo falë disa projekteve të përbashkëta.

Financat do të jenë mjaft të mira. Puna e palodhur do të shpërblehet. Jeni shenjë që pas një durimi të gjatë, nuk toleroni padrejtësitë.

Beqarët duhet të përgatiten për një takim shumë të veçantë me persona pozitivë. Sa u përket parave, duhet të flisni sa më parë me disa specialistë që t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet.

Gjërat nuk do të ecin ashtu siç e kishit parashikuar. Sot mund të merrni disa propozime për punë. Mund të merrni një rritje page që do ju kënaqë.

Në planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë që gjendja të mbetet e qëndrueshme. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë pasdites.

Shmangni debatet e kota në punë dhe mos lejoni që diskutimet të dalin jashtë kornizës së normales. Beqarët do kenë disa mundësi për të realizuar takime interesante.

Yjet parashikojnë një shumë parash për ju. Kjo do jua bëjë ditën shumë të bukur. Nga energjia pozitive, gjërat do ju ecin mbarë edhe në dashuri.

Dashuria kërkon më shumë angazhim nga ana juaj. Nuk mund të nxirrni asnjë justifikim përpara partnerit. Yjet do ju ndihmojnë tej mase që ta përmirësoni buxhetin.

Tregoni kujdes me një çështje ligjore që mund ta keni lënë pas dore. Dikush mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes, duke shkaktuar kaos në jetën tuaj.

HOROSKOPI E MËRKURË 17 TETOR 2018

Sot intuita nuk do t’ju lërë në baltë. Do të arrini që me sukses të mësoni taktikat e armikut. Me financat nuk do të keni probleme të mëdha.

Personat që nuk janë në një lidhje do të realizojnë një nga takimet më të veçanta dhe do ndihen menjëherë gati për të hedhur hapa seriozë përpara. Me partnerin mund të keni disa debate.

Mund të përballeni me disa surpriza të këndshme në punë. Disa kolegë do ju vlerësojnë shumë tek eprorët tuaj. Sa i përket dashurisë, diçka e re duket në sfond.

Ditë e mbarë për të lindurit në shenjën tuaj. Do të vlerësoni çdo gjë me kujdes, duke shpresuar se do kaloni pengesat e mundshme. Me paratë gjithçka do ju ecë mirë.

Ditë e mbushur me adrenalinë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Largohuni nga ambienti i zakonshëm, për të zgjeruar njohuritë tuaja diku tjetër.

Përpiquni që të pushoni dhe të qetësoheni më shumë. Nëse nuk i jepni vetes më shumë energji, çdo gjë do të përkthehet në stres dhe ankth.

Përgjithësisht e gjithë kjo periudhë do të karakterizohet me fat për të lindurit në shenjën tuaj. Personat që nuk janë në një lidhje dashurie, do të mund të kenë një shkëndijë.

Financat parashikohen të mira nëse keni investuar në burse apo edhe nëse paratë i keni në bankë. Parashikohet të merrni një dorë të mirë parash.

Ka qenë një periudhë e mbushur me ankth dhe stres, por gjithçka do të normalizohet brenda pak ditësh. Në planin financiar duhet të ndryshoni mënyrën e menaxhimit.

Nëse jeni duke menduar mbi një projekt gjasat janë që nuk do të realizohet. Mos u mërzisni sepse nëse merrni më shumë këshilla mbi këtë projekt, gjërat edhe mund të ndryshojnë.

Ditë e mbarë për të nisur një aplikim për punë. Sigurohuni që të jeni korrekt me plotësimin e formularëve. Në dashuri gjendja nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur.

Prej kohësh ju shqetëson një çështje dashurie. Komunikimi është i domosdoshëm për të kuptuar se çfarë po ndodh në raportin tuaj. Të paktën do të ndiheni i qetë me rezultatin.

HOROSKOPI 16 TETOR 2018

Në planin financiar duhet ta verifikoni mirë buxhetin para se të investoni në një projekt për të cilin keni shpresa të mëdha. Edhe pse do dëshironit të kaloni më tepër kohë me partnerin, koha do ju mungojë plotësisht.

Me paratë duhet më shumë maturi se kurrë. Situata do jetë shumë delikate. Me partnerin gjërat duket se po ecin mirë, por nevojitet më shumë sinqeritet nga ana juaj.

Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Menaxhojini me kujdes të ardhurat. Yjet nuk ju favorizojnë, nëse bëni një gabim të pakorrigjueshëm. Në dashuri po bëni një hap para, dy hapa mbrapa.

Nëse po mendoni që të bëni një udhëtim, gjasat janë që të anulohet. Personat që nuk janë në një lidhje nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet, sepse do përballen me zhgënjime.

Mos shpenzoni për gjëra pa vlerë, sepse mund të ndiheni keq më vonë. Një debat mund të përfundojë me prishjen e një miqësie të vjetër. Mos e ktheni kokën pas, sepse në fund të ditës do të kuptoni se ajo miqësi nuk ka ekzistuar kurrë.

Duhet ende të bëni pak durim në planin financiar. Ditë mjaft pozitive dhe interesante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe mund të merrni edhe vendime mbi të ardhmen.

Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë. Nëse i lini pas dore, do të keni probleme serioze. Në dashuri do përjetoni emocione të shumëfishta dhe do doni që ato momente të mos mbaronin kurrë.

Për beqarët nuk priten surpriza të mëdha gjatë kësaj dite. Gjithçka do jetë si zakonisht. Financat do të jenë disi të favorshme që të mund të kryeni investimet e planifikuara.

Do jetë një nga ditët më të bukura në çift. Do kaloni momente pasionante dhe emocionuese me partnerin. Sa u përket parave, duhet të tregoni shumë kujdes, sepse gjërat nuk po shkojnë mirë.

Mundohuni të kaloni më tepër kohë me miqtë që të mos mendoni mbi mungesën e një partneri në jetën tuaj. Në planin financiar do e keni të nevojshme të hiqni dorë nga shpenzimet e mëdha.

Në dashuri gjërat do ju ecin mirë sot. Me paratë bëni kujdes, sepse një investim që keni bërë vite më parë mund të dështojë. Një analizë e thellë mbi financat duhet në këto momente.

Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të stabilizohet. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv gjatë kësaj dite dhe ju do jeni më të qartë për atë që doni të bëni.

HOROSKOPI I JAVËS 15-21 TETOR 2018

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave do këtë edhe dite te vështira për juve qe jeni ne një lidhje, megjithatë do bëni mire te mos e lëshoni veten. Me durim, tolerance dhe mirëkuptim mund te kalohet gjithçka. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës qe dy ditët e para te javës dhe shume gjera do ndryshojnë për ta. Marsi do ju beje tej mase te kujdesshëm dhe te logjikshëm ne planin financiar prandaj dhe situata do vije pak nga pak duke u stabilizuar. Gjendja shëndetësore do jete me e qëndrueshme. Kujdes me tepër duhet te bëjnë moshat e mëdha te cilët mund te kenë luhatje te vogla tensioni. Ne pune do ju dalin pafund vështirësi, por nuk duhet te dorëzoheni. Jeta familjare do jete mjaft e trazuar.

Demi21. prill – 21. maj

Nëse jeni ne një lidhje qe prej pak kohës, këtë jave ka mundësi te përballeni me disa zhgënjime. Me mire mos e idealizoni shume atë qe keni ne krah, por tregohuni realiste dhe merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë patjetër personin e duhur per te filluar një lidhje afatgjate. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat nga sa kishit menduar. Gjendja do jete e shkëlqyer. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla sidomos për ata qe vuajnë nga veshkat apo mëlçia. Kujdes me alkoolin dhe erëzat. Ne pune deri ditën e mërkurë gjerat do ecin normalisht, por me pas gjithçka do ndryshoje për mire. Mund te merrni propozime dhe ftesa sfiduese, por me shume përfitime. Familja e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë jave, nëse nuk i merrni gjerat me më shume humor dhe nëse nuk tregoheni tolerante keni për te pasur probleme te mëdha ne çift. Mendoni me shume për te ardhmen dhe kuptojeni qe ne momente inati një person mund te thotë edhe gjera te gabuara. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë bota do ju ndryshoje si me magji. Për financat do jete periudhe e favorshme. Mund te kryeni pak me shume shpenzime dhe mund te hiqni edhe para mënjanë. Gjendja fizike dhe ajo nervore do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Ne pune do jeni tejet ambicioze dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Mbështetja morale dhe materiale e familjes do jene mbështetje e madhe.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Nuk do keni probleme serioze këtë jave ju te dashuruarit, përkundrazi marrëdhënia me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Do jeni me te logjikshëm dhe me te kuptueshëm. Beqaret do kenë dite plot ngjyra dhe emocione mjaft te veçanta. Ka mundësi qe ta takojnë princin e kaltër dhe e gjithë bota t’iu ndryshoje. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla. Here pas here mund te ndieni shqetësime nga stomaku dhe nga zorrët. Mire është te mos neglizhoni asgjë. Ne pune duhet te përqendroheni tek objektivat kryesore dhe te mos hallakateni me gjera pa vlere te madhe. Jeta familjare do jete me e qete se një jave me pare.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jave normale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ketë dite te qeta dhe emocionuese sikundër nuk do mungojnë as debatet dhe konfliktet. Mundohuni sa te mundeni te jeni te logjikshëm dhe tolerante. Nga ana tjetër mos kini besim te verbër tek disa persona qe do ju këshillojnë. Beqaret do kërkojnë persona perfekte dhe serish këtë jave do zhgënjehen. Buxheti do jete disi me i mire se një jave me pare. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër pa ju dridhur dora. Për shëndet me te mire duket te bëni kujdes me higjienën dhe nga ana tjetër duhet te ushqeheni si duhet. Për punën do jete periudhe produktive dhe plot arritje. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj problemi.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Këtë jave do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do mendoni vetëm si ta bëni çdo dite e çdo moment sa me emocionues. Pjesën me te madhe te planetëve do i keni ne krah. Beqaret do dine si te joshin ne çdo moment dhe nga mesi i javës do arrijnë te bëjnë pas vete persona te vyer. Jupiteri do jete planeti qe do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe. Për shëndetin do kujdeseni ne çdo moment kështu qe nuk pritet te ketë probleme as ne këtë sektor. Ne pune do bëni mire te mos fiksoheni pas detajeve te vogla, por te bëni gjerat thelbësore. Do arrini majat edhe ashtu. Klima ne familje do jete mjaft e ngrohte.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Ne vend qe te mendoni te flirtoni me dike tjetër gjate kësaj jave, mundohuni t’i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah ju te dashuruarit. Përgatisni edhe surpriza dhe shprehjani sa me tepër ndjenjat partnerit nëse nuk doni ta humbni. Beqaret do rrethohen gjithë kohës nga persona interesante dhe do e gjejnë atë qe do ju përshtatet. Financat do jene te favorizuara sidomos për ata qe merren me tregti. Shëndeti do jete tej mase i qëndrueshëm prandaj nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Me ne fund do merrni edhe disa vendime te rëndësishme qe do i bëjnë te tjerët t’iu vlerësojnë me tepër. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do bëni gjithçka qe ta thelloni edhe me tepër jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe deri ditën e enjte do e arrini këtë gjë. Do keni një komunikim me te mire dhe do qëndroni me tepër kohe me partnerin. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje njëherë e mire. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër për t’ia bere qejfin vetes. Shëndeti here pas here mund te pësojë edhe tronditje. Kujdes me konsumimin e kafes, duhanit dhe gjerave pikante. Ne pune duhet t’i merrni gjerat sa me seriozisht ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura te pakëndshme. Jeta familjare do kaloje disa sfida.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do mendoni me shume për veten tuaj ju te dashuruarit sesa për lidhjen qe keni krijuar. Ne disa momente mundet edhe ta lini pas dore partnerin dhe dikush tjetër do përfitojë. Mos u habisni nëse ai shkon pas tyre dhe ju braktis. Beqaret do kenë një periudhe sensuale dhe te mbushur me surpriza. Përgatituni për emocione te forta. Buxheti nuk do jete aspak ashtu si e keni ëndërruar, megjithatë miqtë dhe te afërmit nuk do ju lënë asnjë moment ne balte. Shëndeti do influencohet tej mase nga Marsi. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi dhe do jeni edhe me energjike. Ne pune perspektivat do jene goxha te mira. Po vazhduat me këto rezultate mund te keni edhe rritje rroge. Jeta familjare do jete e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Fale mbështetjes se planetëve këtë jave do dashuroheni si te marre me partnerin tuaj dhe çdo dite do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret sado qe te mundohen ta gjejnë princin e tyre te kaltër nuk kane për t’ia dale dot mbanë. Yjet kane menduar diçka tjetër për ata, kështu qe edhe pse te vetmuar nuk do ja kalojnë keq. Ne planin financiar nuk do keni asnjë tronditje apo problem edhe pse do shpenzoni si normalisht. Sektori i shëndetit do jete i privilegjuar. Do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Ne pune do hidhni hapa para dhe do bëheni edhe me te njohur ne fushën tuaj. Po vazhduat kështu shume shpejt do ngriheni edhe ne detyre. Jeta familjare do jete e mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te jashtëzakonshme këtë jave. Do e kuptoni se keni bere gabim qe e keni lënë pas dore partnerin dhe do bëni te pamundurën qe ta korrigjoni atë. Beqaret do i neglizhojnë disa ftesa qe do iu bëhen dhe ky do jete një gabim tejet i rende. Raste si ato nuk vijnë shpesh here. Me financat duhet te tregoheni tej mase te logjikshëm dhe te kujdesshëm pasi ne te kundërt nuk do arrini dot ta mbani gjendjen nen kontroll. Shëndeti do jete i mire nëse nuk e teproni me dietat dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik. Ne pune te gjitha planet e bëra do konkretizohen dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do jete mjaft euforike.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Fale ndikimit pozitiv te Venusit, këtë jave do jeni edhe me sensuale ju te dashuruarit. Për çdo gjë do flisni hapur dhe nuk do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Mirëkuptimi dhe toleranca do jene pika te forta qe do e çojnë lidhjen përpara. Beqaret do jene me te hapur dhe gati për te bere edhe çmenduri te vogla vetëm për te ndryshuar status. Financat do kërkojnë me shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme ose edhe te përmirësohet. Shëndeti here pas here do jete shqetësues. Do ju humbin energjitë tërësisht dhe nuk do ndiheni mire. Mos e lini pas dore veten. Ne pune do jeni me autoritare dhe me te përgjegjshëm, prandaj gjerat do ecin mire. Familja pa te reja.

HOROSKOPI E HËNË 15 TETOR 2018

Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të tregohen shumë të kujdesshëm sot. Do të finalizoni një marrëveshje financiare, e cila do t’ju sjellë mjaft të ardhura ekonomike. Sa i përket jetës martesore, do të jetë një ndër ditët tuaja më të lumtura.

Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punë, për shkak të disa problemeve familjare. Duhet të mendoheni mirë para se të investoni para në një skemë që do t’ju prezantohet sot. Romanca do t’ju pushtojë sot gjatë një takimi me gjysmën e zemrës suaj në mbrëmje.

Aktivitet e sotme do të jenë të lodhshme dhe stresuese. Tregohuni të heshtur për qëllimet në jetën. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë i irrituar sot, çfarë do të shtojë presonin në mendjen tuaj. Aftësia juaj për të vepruar me shkathtësi në punë do të vlerësohet sot.

Ushtrimet fizike do t’ju bëjnë të ndiheni shumë energjikë gjatë ditës. Përdorini idetë tuaja inovative për të fituar më shumë para. Tregohu i sjellshëm dhe bëj kujdes me fjalët, pasi mund të bëhen shkak për t’u përballur me një konflikt.

Përfshihuni në aktivitete që ju qetësojnë dhe iu bëjnë të ndiheni mirë. Do të keni probleme me paratë sot. Ka gjasa të shpenzoni më shumë seç e kishit parashikuar. Ndoshta mund të zhgënjeheni në dashuri, por mos u shqetësoni pasi mund t’ju kontaktojë dikush nga e kaluara.

Sot do të ndiheni të relaksuar dhe do të keni dëshirë të argëtoheni dhe të kënaqeni pafund. Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në një debat në familje. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Problemet në shtëpinë tuaj do të jenë në rritje, ndaj bëni kujdes me ato çfarë thoni dhe tregohuni më të arsyeshëm. Do të keni dëshirë të realizoni shumë gjëra, por për shkak të irritimit që do të ndjeni, ka gjasa të mos arrini objektivat tuaja.

Problemet e një mikut tuaj do t’ju bëjnë të ndiheni të mërzitur dhe të shqetësuar. Do të kaloni një mbrëmje të shkëlqyer me partnerin/partneren tuaj. Ka gjasa të befasoheni nga një surprizë, e cila do t’ju kënaqë pamasë.

Ruaj durimin pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme do të sigurojnë sukses. Ka gjasa që për shkak të agjendës suaj të ngarkuar të shtyni një udhëtim të parashikuar disa kohë më parë. Mund të zhgënjeheni në dashuri, po kjo nuk do t’ju dekurajojë aspak.

Pritshmëritë e larta mund t’ju rezultojnë në zhgënjim. Një i njohur nga e kaluara mund të bëhet shkak për mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj. Sa i përket anës ekonomike, nuk do të jetë dita e duhur pasi do të paguani disa fatura të prapambetura.

Sot do ta shijoni maksimalisht kohën e lirë. Shmangni personat që iu afrohen për interes apo për të kërkuar hua të përkohshme. Do të ndiheni mirë pranë miqve tuaj të ngushtë.

Kushtojini më shumë kohë vetes suaj sidomos aktivitetit fizik. Miqtë dhe familja ju zënë pjesën më të madhe të kohës. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet teksa do t’ju shlyejnë disa borxhe të marra kohë më parë.

HOROSKOPI E DIEL 14 TETOR 2018

Sot do të arrini në një konkluzion në lidhje me çështjet familjare apo me mënyrën se si do të arrini të bëni edhe një lëvizje të fortë në çështje të karrierës.

Një ditë paksa me tensione midis jush dhe personave që janë pjesë e shoqërisë suaj, pasi nuk do të gjeni mirëkuptim për gjërat që doni të bëni. Në të tilla situata duhet të tregoheni tolerantë.

Sot do të jeni të papërmbajtur në lidhje me mënyrën se si do veproni apo do t’i thoni gjërat. Ka mundësi të mos jeni aspak diplomatë dhe kjo do t’ju krijojë disi më shumë probleme.

Ditën e sotme do ndjeni se ndryshimet që bëhen rreth jush nuk janë aspak të këndshme, por të detyruara nga persona që ju i mendoni si kundërshtarë apo nga presioni që mund t’ju bëhet për të bërë ndryshime.

Ditë e mirë për të dashuruarit. Do jeni më të lidhur se kurrë me partnerin. Sa u përket parave, të gjitha mundësitë janë të mira, por duhet të dini si t’i kapni këto mundësi.

Dita e sotme në përgjithësi do jetë shumë e fortë në lidhje me anën ekonomike. Në fakt, duke parë se do ju duhen më shumë para, atëherë do detyroheni të gjeni edhe mënyra të tjera për t’i fituar.

Ditën e sotme ka disa çështje që ju nuk i keni zgjidhur apo logjikuar siç duhet si në lidhje me qëllimet tuaja, ashtu edhe në lidhje me jetën tuaj personale. Sa u përket parave, bëni kujdes me shpenzimet!

Dita e sotme në planin e karrierës dhe të familjes do mbart tension apo acarim. Ka mundësi që t’ju duhet të jeni më afër familjes. Në planin financiar, jo gjithçka është në rrugën e duhur.

Sot do të keni shumë shpenzime, të cilat me sa duket nuk i prisnit dhe do t’ju duhet të filloni të bëni plane për të fituar më shumë. Do të keni ide të reja dhe kjo do t’ju ngrejë moralin.

Po mendoni që të bëni disa ndryshime në jetën sentimentale. Kujdesuni që gjithçka të bëhet me kujdes në çdo detaj. Dikush mund të përpiqet të përfitojë në kurrizin tuaj.

Ditën e sotme një konflikt apo një incident i vogël mund t’ju sjellë pasoja. Përpiquni të shmangni përplasjet me një koleg, i cili ka më shumë mbështetje sesa ju.

Prezenca e Hënës sot në shenjën tuaj ndoshta do t’ju bëjë që të jeni më të ndjeshëm ndaj kërkesave të të tjerëve. Kjo do të bëjë që disa zakone në jetën tuaj të ndryshojnë.

HOROSKOPI E SHTUNË 13 TETOR 2018


Mosrehatia mund t’ju prishë qetësinë, por një miku juaj do t’ju ndihmojë shumë për të zgjidhur problemet. Përpiquni t’i përmbaheni buxhetit tuaj dhe mos bëni shpenzime të kota, pasi mund të përballeni me një ngërç financiar. Sot mund t’ju ofrohet puna që gjithnjë keni dëshiruar.

Fëmijët do t’ju ndriçojnë ditën. Ka gjasa të merrni një lajm të mirë, i cili nuk do t’ju lumturojë vetëm ju, por edhe familjen tuaj. Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me partnerin/partneren tënde, bëni mirë të flisni me të pasi nesër do të jetë vonë.

Sot mund të irritohesh edhe për çështje të vogla. Nëse keni ndërmend të investoni, mos merrni asnjë vendim pa i shqyrtuar të gjitha opsionet. Tregohuni më të duruar me fëmijët. Shëndeti i bashkëshortit/bashkëshortes tuaj mund t’ju shqetësojë sot.

Do të ndiheni shumë mirë si fizikisht ashtu edhe nga ana psikologjike. Ka gjasa që sot të kryeni disa shpenzime të tepërta. Do të përjetoni momente shumë të këndshme me partnerin/partneren tuaj. Lodhja juaj në punë do të vlerësohet sot.

Disa persona mund të mendojnë se ju nuk jeni në gjendje të ndërmerrni sfida të reja, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Mos bini në pesimizëm. Jepini kurajo vetes dhe shfrytëzoni aftësitë tuaja. Tregohuni sa më origjinal dhe i sinqertë me partnerin/partneren tuaj.

Parashikohet një ditë shumë e mirë, pasi do të çliroheni nga një sëmundje afatgjatë. Do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para. Mund të shkatërroni planet tuaja nëse tregoni gjithçka rreth tyre. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush.

Përpiquni të kontrolloni natyrën tuaj impulsive dhe kokëfortësinë, veçanërisht gjatë një mbrëmje që do të organizohet mes miqve. Fëmijët do të bëjnë të pamundurën për t’ju bërë të lumtur. Gatishmëria për të ndihmuar personat në nevojë, do t’ju shpërblehet me respekt.

Bëni kujdes teksa ngisni makinën, sidomos gjatë kthesave. Neglizhenca e dikujt mund t’ju shkaktojë probleme. Përgjegjësitë familjare do t’ju rriten, çfarë do t’ju shkaktojë tension. Në punë, gjërat do t’ju shkojnë ashtu siç ju dëshironi.

Nuk do të ndiheni mirë fizikisht, për shkak të lodhjes së tepërt në punë. Do të kaloni një ditë të komplikuar me partnerin/partneren tuaj. Do të zhgënjeheni, pasi nuk do të merrni vlerësimin që prisnit në punë.

Presioni nga shefat në punë do t’ju shkaktojnë tension. Kjo do të ndikojë edhe në përqendrimin tuaj në punë. Familjarët do të tregohen shumë mbështetës ndaj jush. Mos ndërmerrni vendime të nxituara, pasi ka gjasa të pendoheni shumë shpejt.

Të ardhurat financiare nuk do të jenë ato që prisnit. Ka gjasa që të takoni një person, të cilin keni shumë vite pa e parë. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund t’ju lëndojë sot, çfarë do të jetë motivi për t’u ndjerë të mërzitur gjatë gjithë ditës.

Mbështetja e miqve do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur. Anëtarët e familjes suaj do të tregohen shumë kërkues ndaj jush. Partneri/partnerja juaj do të shfaqë disa këndvështrime krejtësisht ndryshe nga ju, çfarë do t’ju habisë pamasë.