Dashi 21/3 – 20/4
Largohuni nga ata persona të cilët ju gjykojnë vazhdimisht. Beqarët do takojnë persona që do i bëjnë të ëndërrojnë. Sektori i financave do jetë i mirë.
Demi 21/4 – 21/5
Sot Mërkuri do t’jua vështirësojë pak ditën. Beqarët duhet të tregohen më të duruar, në të kundërt mund të bëjnë gabime të pafalshme.
Binjakët 22/5 – 21/6
Sot partneri do t’ju zhgënjejë dhe do t’ju nevrikosë shumë. Beqarët do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin dot.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Një diskutim i mundshëm me personin e zemrës. Beqarët do lodhen pak deri në gjetjen e princit të kaltër, por në fund do mendojnë se gjithçka ja ka vlejtur.
Luani 23/7 – 21/8
E keni nënvlerësuar një çështje lidhur me partnerin dhe tani do vuani pasojat. Beqarët nuk duhet të dëshpërohen dhe nëse nuk gjendet personi ideal.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Ditë e shkëlqyer për të kërkuar favore dhe këshilla nga njeriu i zemrës. Beqarët do realizojnë disa takime. Në planin financiar merrni masa, për të përballuar problemet.
Peshorja 24/9 – 23/10
Momente dhe mundësi shumë të mira për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të fillojnë një lidhje me personat që nuk janë të denjë për ta.
Akrepi 24/10 – 22/11
Kjo do të jetë një ditë veçanërisht e rrezikshme për historitë e të dashuruarve. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë, atëherë kur nuk e prisnin.
Shigjetari 23/11 – 22/12
E gjithë dita do të jetë e zakonshme për ju. Beqarët do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin dot. Kujdes me shpenzimet.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Nëse gjërat që keni për të bërë ju duken të shumta, atëherë seleksiononi ato që për ju janë më të rëndësishmet. Beqarët duhet të kujdesen më shumë për pamjen.
Ujori 21/1 – 19/2
Përpiquni që të jeni tolerantë në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do jenë as vetë të qartë për atë që duan të bëjnë dhe nuk do hedhin asnjë hap.
Peshqit 20/2 – 20/3
Mundohuni që të tregoheni pak më tolerantë me partnerin, në të kundërt do të vuani pasojat. Beqarët do i marrin gjërat si t’ju vijnë dhe nuk do ngulin për të ndryshuar statusin.
Komentet