VOAL

VOAL

Historianët shqiptarë duhet ta shkruajnë në mënyrë korrekte përkufizimin e periudhave historike – Nga Nue Oroshi

December 26, 2021
blank

Komentet

blank

Kosova i ka borxh Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja

Shoqata Trojet e Arbrit në Prizren më 12 Qershor 2022 mban sesionin e V-të shkencor për Mustafa Merlika Kruja

 

Mustafa Merlika Kruja është njëri ndër personalitetet më të mëdha të kombit shqiptar. Kishte vetëm 25 vjet kur mori pjesë në Pavarësinë e Shqipërisë më, 28 Nëntor 1912 dhe ishte delegati më i ri.Ai gjatë gjithë jetës së ti u shqua jo vetëm në jetën politike por edhe në atë shkencore,kulturore dhe organizative.Mustafa Merlika Kruja njihet si Kryeministri i Shqipërisë Etnike që bashkoi Kosovën, dhe pjesët  e tjera te shqiptarisë me Shqipërinë. Ai së bashku me Kapidan Dr.Mark Gjon Markun dhe profesor Ernest Koliqin e Xhevat Korçën sollën dritën e dijes dhe diturisë në Kosovë duke larguar nxënësit shqiptar nga shkronjatë qirilicë dhe duke i zevënsuar me alfabetin e gjuhës shqipe që solli rrezët e para të diturisë.Kosova i ka borxh moral atdhetarit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë Etnike.Shoqata “Trojet e Arbrit” e ka marrë mision kombëtar që të gjitha figurat tona atdhetare që u nëpërkëmben nga politika pansllaviste në Shqipëri dhe Kosovë ti vendos në dritën e diellit ku me fakte shkencore të ndriçohet historia jonë shqiptare.Kështu më 12 Qershor 2022 në ora 10:30 do ta mbajmë sesionin e veçantë shkencor me temën :”Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujes dhe ndihmesa e ti Themelore në jetën Kulturore e politike të kombit shqiptar me rastin e 135-vjetorit të lindjes (1887 – 2022) “.

Ju mirëpret Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit”!

blank

SHQIPONJAT GJITHMONË KTHEHEN NË FOLE – Nga Xhafer LECI

Qëndra Kulturore Shqiptare Stuttgart /Albanisches Kulturzentrum Stuttgart

 

 

Hapet dera e Avionit….Ajri gjysmë i ngrohtë i funprillit na prek fytyrat..Jemi në tokën shqiptare…jemi në tokën tonë.

Prej kohësh e kishim menduar dhe ëndërruar këtë udhëtim,por kur realiteti i kalon pritshmëritë e ëndrrës,atëherë s`kemi si të mos themi“S`ka si vendi ynë“.

Kështu nisi ky udhëtim i shumëpritur për Qëndrën Kulturore Shqiptare të Shtutgartit,kështu nisi aventura jonë ndër perlat e Shqipërisë.

Humor,batuta,të qeshura të pafundme,gëzim,e mbi të gjitha,dashuri e pa matë për këtë vend gjeografikisht të vogël,e shpirtërisht më i madh se gjithë bota.

Tirana na priste…Parku i Liqenit Artificjal,tashmë I lulëzuar ishte stacioni ynë I parë.Një kokteil freskie,I ndërthurur me histori (Amfiteatri i Tiranës)e letërsi (monumentet e vëllezërve Frashëri).Gjithcka kalonte pa u ndier nën lupën e aparatit fotografik.

Orët ecin,ecim edhe ne.Drejtohemi për tek sheshi Skënderbej,ku pa asnjë dyshim,veç madhështisë së sheshit,na pret edhe Xhamia e famshme e Et´hem Beut,e cila është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit të XVIII dhe XIX që ka rezistuar dhe e shohim edhe sot.

Rrugëtimi ynë tashmë na çon drejt qytetit historik të Krujës.Krujës së Gjergj Kastriotit,Krujës heroike.Shumë mund të thuhet për këtë qytet,sepse cdo gur themeli i tij,ka një histori,por për ne,kënaqësia qe e dyfishtë.Përkuam pikërisht me 555 vjetorin e çlirimit për herë të tretë të Krujës si dhe vdekjen e Ballaban Pashës.Rastësia ishte edhe më e bukur kur një grup shqiptarësh Arbëreshë,mbushën rrugët e kalldrëmta të Krujës.Të gjithë për një qëllim,si ata,si ne.Kthimi në foletë tona.

Të panjohur me emra,të njohur me rrënjë.Kënduam të gjithë një zëri,vargjet e këngëve si melhem për shpirtin.

Tashmë Krujën e lëmë pas,na pret Shkodërlocja ,e dashur,e bukur,plot jetë.Natyrisht që të quhet se „ke ken n`Shkodër“,në rradhë të parë duhet të vizitosh Kalanë shekullore të Rozafës.Prej madhështisë e lartësisë së saj,duket sikur lumi poshtë saj e qielli mbi të,bëhen njësh me njëri- tjetrin.Shkodra me lumenj e me liqen,e mbi të gjitha me njerëz të mrekullueshëm,të grish të mos largohesh asnjëhërë prej aty,por ne na presin të tjera qytete……

I jemi drejtuar Mirditës.

Busti i Anton Çettës,heroit të Mirditës patriotike qëndron si mikpritës për të gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë qytet.Në pallatin e Kulturës ,ku na priste Drejtori i Pallatit tè Kulturès Rrèshen,Z.Gjergj Marku,mund të gjeje veshje tradicionale të zonës si dhe instrumente të ndryshëm muzikorë.Për të qënë të sinqertë,Vitori,kryetari i qendrës sonë, e shijoi pa masë këtë qytet,ne të tjerët jo më pak,por ai aty gjen rrënjët e tij,krenarinë e tij.

Çdo qytet ka vecantinë e tij,e natyrshëm secili nga ne do të dijë më shumë,por udhëtimi ynë duhet të vazhdojë…..

Jemi në Laç.Kisha e Shën Ndout eshtë emblema e këtij qyteti,dhe natyrisht nuk mund të mos ishte pjesë e udhëtimit tonë,as vizita tek ky vend e as lutja që percillet nëpërmjet ndezjes së një qiriu.

Ditët pasojnë njëra-tjetrën,qytetet gjithashtu.Tashmë para nesh shfaqet Elbasani.Ndalesa e parë në këtë qytet ishte Rozafa Fish City.Vërtetë është një bisnes privat,por ajo që pronari i saj ka realizuar brenda këtij kompleksi është magjike.Z.Gjergj Luca,i biri i aktorit të pa përsëritshëm Ndrek Luca,ka ndërthurur dy botë të ndryshme si në kohë ashtu edhe ne koncept.Një kinema shqiptare,statuja e buste,një bisnes krejtësisht modern.U munduam të shijonim gjithçka nga kjo mrekulli.Një tjetër veçanti që hasëm në Elbasan ishte historia e Priftit ortodoks At Nikolla,i cili prej vitesh luftonte të ndante kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke.Një njeri sa i ditur aq edhe patriot i zjarrtë.Nuk di se sa emocione kemi marrë gjatë këtij udhëtimi,di vetëm të them se secili nga ne,do të ruaj në zemrën e tij,një copëz Shqipërie,si djamant i pa përpunuar,plot vlerë.

Tashmè Elbasanin e lèmè pas,e drejtohemi pèr nè Berat.Berati i Uneskos,ai i njè mbi njè dritareve,qè shtrihet qetè faqeve tè kodrave ,ndarè na Osumi si stoli mes tij.Nè kèto qytete antike,ora ka ngrirè.Pamja e tyre duket si njè vegim lashtèsie.U munduam ta shijonim nè maksimum panoramèn dhe kulinarinè e tij.Njè magji mè vete.

Tepelena mbi Vjosë tashmë na pret.Hije rëndi Ali Pashai,i cili me trimërinë e zgjuarsinë e tij arriti të krijonte pothuajse një shtet brenda shtetit në Perandorinë Osmane,dhe i solli dëme të pa llogaritshme Portës së Lartë.Vjosa,për mbrojtjen e të cilës u fol në të gjithë botën,na fal freskinë e madhështinë e saj duke rënë në grackën e aparatit tonë fotografik.

Pranë është Gjirokastra,nuk na u desh te ecnim shumë. Gjirokastra është një qytet i vogël por i këndshëm, përballë janë malet e mbuluara me borë të Çajupit,kurse rrugët karakteristike prej guri të krijojnë idenë se gjëndemi në një qytet mesjetar.Kalaja e Gjirokastrës është shumë e njohur. Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës kalaja u rindërtua dhe u zgjerua në madhësinë që është sot.

Emri Argjiro është i lidhur me legjendën e një princeshe që u hodh nga kështjella me fëmijën e vogël për t’u shpëtuar otomanëve.

Destinacioni ynë tashmë është Vlora heroike.Këtu Ismail Bej Vlora shpalli pavarsinë e Shqipërisë me 28.Nëntor 1912.Këtu u mblodhën të gjithë Burrat e ditur e trima nga të gjitha trojet shqiptare,me besa-besë,me ja të vdesim e ja të rrojmë…ËSHT E JONA SHQIPËRIA.Falë këtij akti,Shqipëria shpëtoj nga kthetrat e fqinjëve grabitqar.Sot vlora është një qytet modern bregdetar.Me Lungomaren ajo është një perlë e bregdetit shqiptar. Falë pozicionit strategjik në hyrje të detit Adriatik, Gjiri i Vlorës, i cili është një port natyror, ka qenë një qendër tregtare e lakmuar nga shumë popuj.Ne shijuam çdo dallgë deti e çdo gurë bregu.

Pas një nate të këndshme në Vlorë vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Apollonisë antike. Ky Antikitet zë një sipërfaqe prej 99 hektarësh. Në hyrje ndodhet një muze i pasur me shumë figura antike që tregojnë origjinën pellazgo-ilire të shqiptarëve. Grupi është i mahnitur me pasurinë arkeologjike të Apollonisë.

Tashmë fjalët i kanë lënë vendin ndjesive.Apollonia duket si një Olimp magjepsës që flet shqip.

Me këtë shije historike të pa përsëritshme,ditëve tona në Shqipëri u erdhi fundi.Mbrëmjen përmbyllëse e kaluam në Tiranën plot gjallëri e plot vende të ndryshme për të provuar e shijuar.

Në çdo qytet u munduam të provonim pjatat karakteristike të zonave ku ndodheshim,sepse në fund të fundit,edhe kulinaria është vlerë e pallogaritshme e një vendi.E po kështu bëmë edhe në Tiranë.

Është herët,mëngjes…

Po largohemi Shqipëri,me copëzat e tua me vete…..me krenarinë tonë që jemi shqiptarë,me gjithë mbresat e pa shlyeshme që na le….me urimin”Mirupafshim së shpejti”,por edhe me një lot të fshehtë që pështjell mallin tonë të pafundëm….

E megjithatë kurrë mos e harroni se”Shqiponjat kthehen sërisht në fole.

Xhafer LECI,pak fjalë për: Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart
Në cilësinë e Kryetar nderi të Shoqatës Kulturore Shqiptare,“Kadri  Zeka“me seli në Nürtingen të Gjermanisë, jam njëri nga aktivistët e shumtë,  të terenit dhe veprimit,pjesëmarrës me ftesë, në organizimet e shumta, të fushave të ndryshme…, nga kjo Qendër
Përherë jam përshëndetur nga organizatorët, e nganjëherë  edhe jam ftuar në foltore, nga Kryetari i sukseshëm i kësaj Qendre, z.Vitor Spaqi, gjegjësisht nga moderatoret, të flasë para pjesëmarrësve.
Përherë sallat e mëdha dhe moderne, kanë qenë të stërmbushura,me mosha të ndryshme dhe,personalitete të njohura  shqiptare e gjermane.
    Kam bërë dy shkrime në lidhje me aktivitet e kësaj Qëndre.
 Për më shumë,po sjell një link:

 

http://www.zemrashqiptare.net/news/30514/xhafer-leci-100-vjetori-ne-stuttgart.html?skeyword=xhafer%20leci

Wendlingen,14.05.2022

blank

Shoqata” Trojet e Arbrit” organizon sesion shkencor madhështor për Monsinior dr.Zef Oroshin më, 13 qershor 2022 në Lezhë

 

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ” Trojet e Arbrit ” njofton opinionin e gjerë shqiptarë  që të marrin pjesë në sesionin e VI-të, të veçantë  shkencor që do të mbahët në Hotel ” Liss” në Lezhë më, 13.06.2022  në ora:10:30 me temën: Veprimtaria shkencore , fetare dhe luftarake e monsinior dr.Zef Oroshit .

Për herë të parë studiuesit dhe studiueset me fakte shkencore do ta ndriçojnë veprimtarinë shkencore,atdhetare, fetare dhe luftarake të Monsinior dr.Zef Oroshit. Të gjithë ata që deshirojnë të paraqitën me një temë ju njoftojmë se afati i fundit është1 qershor 2022. Një rëndesi të veçantë do t´iu jipet edhe përndjekjeve, vrasjeve dhe burgimeve që janë kryer nga komunistët në vëllezërit dhe familjën e ngushtë të monsinior dr.Zef Oroshit.Po ashtu do të flitet edhe për librat të cilat janë botuar nga studiuesi Tomë Mrijaj njohësi më i mirë i jetës dhe veprës së Monsinior dr.Zef  Oroshit     .

Ju mirëpret kryesia e Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” Prishtinë – Tiranë -Shkup – Prizren – Kiel – New York

 

blank

Si u gjendën shqiptarët e Ukrainës pas shpërthimit të luftës?

Nelli Syupyur, shqiptare nga Ukraina (djathtas) pak pasi ka arritur nga Ukraina në Gjermani me djalin e saj. Vjollca (në mes) shqiptare nga Gjermania i ka ndihmuar të sistemohet.

Krenare Cubolli

“Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, unë do të jem këtu”, thotë Aleksandr Dermentli, një shqiptar nga fshati Karakurt i Ukrainës.

Fshati i tij ndodhet në jugperëndim të Odesës, rajon i cili, në javët e fundit, disa herë ka qenë shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse.

Dermentli, 55-vjeçar, thotë se ka disa shqiptarë që luftojnë në krah të forcave ukrainase, por nuk jep më shumë detaje për ta.

Aleksandr Dermentli. Fotografi nga arkivi.

Aleksandr Dermentli. Fotografi nga arkivi.

Ukraina ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt. Mijëra njerëz atje janë vrarë, miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Dermentli, i cili udhëheq Shoqatën “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, thotë se në këtë vend jetojnë rreth 5,000 shqiptarë – të përqendruar kryesisht në rajonin e Odesës dhe të Zaporizhjas.

Në Karakurt, ai thotë se situata është ende e qetë dhe se bombardimet dëgjohen vetëm natën.

Ai tregon se fshati është mbushur me shqiptarë të tjerë që janë zhvendosur nga zona e Kievit dhe e Odesës.

Ai thotë se disa grave dhe fëmijëve u ka ndihmuar të ikin jashtë kufijve.

“Një familje nga qyteti Irpin ka ikur në Shqipëri dhe ka shumë familje [me prejardhje shqiptare] që kanë ikur në Gjermani; në Poloni ka shumë; në Zvicër ka pak”, tregon Dermentli për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se është në kontakt me disa shqiptarë në Zaporizhja – një zonë më e prekur nga luftimet – për të konfirmuar se kanë furnizime të mjaftueshme me ushqime dhe ilaçe.

Disa organizata humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, janë të pranishme në Ukrainë, por qasja e tyre shpesh është e limituar, për shkak të luftimeve.

E vetme me djalin në Gjermani

Bashkëvendësja e Dermentlit, Nelli Syupyur, është zhvendosur me djalin e saj tre vjeç në qytetin Gisen të Gjermanisë.

Bashkëshorti i 43-vjeçares me prejardhje shqiptare ka mbetur në Ukrainë, për shkak të ligjit të luftës, i cili nuk i lejon burrat e aftë për luftime, të ikin jashtë vendit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Nelli thotë se pak ditë pasi ka nisur lufta, ajo është larguar nga Odesa bashkë me fëmijën e saj; kanë arritur me tren në qytetin Lviv dhe, prej aty, kanë ecur më shumë se 30 kilometra në këmbë, për të kaluar kufirin me Poloninë, bashkë me të zhvendosur të tjerë.

Nelli Syupyur duke ecur me djalin e saj drejt kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Nelli Syupyur duke ecur me djalin e saj drejt kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Atje thotë se e kanë ndihmuar disa shqiptarë nga Gjermania, duke e shoqëruar për në këtë shtet.

Pasi të përfundojë lufta, Nelli thotë se dëshiron të jetojë në Shqipëri.

“Kishim plan me burrin të shkonim në Shqipëri dhe Kosovë, sepse djali im ka lindur në Tiranë. Dëshiroj që ai ta dijë gjuhën letrare [shqipe] dhe të shohë tokën ku ka lindur”, thotë Nelli.

Për shkak të situatës në Ukrainë, ajo thotë se rrallë arrin të kontaktojë me bashkëshortin.

“Burri mendon për neve, më thotë puthe djalin, më do edhe mua, flasim pak”, tregon ajo shkurtimisht.

Nelli, me profesion koreografe, thotë se ka jetuar midis zonave të Kievit dhe Odesës – aty ku i ka pasur studiot e vallëzimit.

Nelli tregon se autoritetet gjermane e kanë financuar, i kanë dhënë një apartament dhe se tani pret të nisë kursin e gjuhës vendase.

Nelli Syupyur me djalin e saj. Fotografi nga arkivi.

Nelli Syupyur me djalin e saj. Fotografi nga arkivi.

Nga Kievi në Ivano-Frankvisk

Maxim Kirchev, 39-vjeçar, po ashtu me prejardhje shqiptare, është larguar nga Kievi në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se bashkë me gruan e tij, Ludmillën, dhe dy fëmijët e tij – katër dhe gjashtë vjeç – janë larguar nga kryeqyteti ukrainas pak pas sirenave të para për sulme.

“Kam qenë i përgatitur me familjen time, sepse ka qenë presion i madh dhe ne kemi fëmijë… Unë e kam parashikuar një sulm të tillë, jo vetëm me trupa, por edhe me sulme ajrore. Prandaj, qëkur kanë nisur sulmet e para, ne kemi tentuar të largohemi nga Kievi, para se të bllokoheshin rrugët”, rrëfen Maximi.

Maxim Kirchev me motrën e tij, Nina Kirchev. Fotografi nga arkivi.

Maxim Kirchev me motrën e tij, Nina Kirchev. Fotografi nga arkivi.

Ai dhe familja e tij janë duke jetuar tani në Ivano-Franvisk, një qytet në perëndim të Ukrainës, prej nga është edhe gruaja e tij.

Maximi thotë se ka nisur të punojë në një kompani për telekomunikime dhe se, tash për tash, nuk planifikon të kthehet në Kiev.

“Kishim plane për hapjen e shkollës shqipe”

Të parët e shqiptarëve të Ukrainës sot besohet se kanë arritur atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu ikur atëbotë luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit.

Shumë prej tyre besohet se kanë ruajtur gjuhën dhe traditën.

Dermentli thotë se komuniteti shqiptar, para fillimit të luftës, po planifikonte hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe në fshatin Karakurt. Aktualisht, nxënësit atje, por edhe në zona të tjera me shqiptarë, mësojnë vetëm një orë në shqip gjatë javës.

Dermentli dëshiron që gjuha shqipe të mësohet sa më shumë, andaj thotë se i flet shqip djalit të tij dy vjeç.

Ai thotë se edhe gruaja e tij, Ana, e cila është ukrainase, e mëson vazhdimisht shqipen.

Ai, po ashtu, thotë se dëshiron të vizitojë Shqipërinë sapo të përfundojë lufta.

Por, fundi i luftës nuk duket afër. Pas dështimit për të marrë kontrollin e Kievit dhe për të rrëzuar Qeverinë atje, ushtria ruse ka përqendruar ofensivën në juglindje të Ukrainës. Nga të dyja anët ka luftime të ashpra, ndërkohë që edhe bisedimet për tv gjetur zgjidhje vazhdojnë, por, deri më tash, pa ndonjë rezultat.

Kontribuoi: Doruntina Baliu
blank

Besim Ndrecaj burrë i heshtjes së fjalëve por hero i jehonës së zërit të krismave të pushkës – Nga Nue Oroshi

Në një fshat malor me emrin Maqitevë në kohën kur shqiptarët terrorizoheshin dhe vriteshin me motivin e kërkimit të armëve në vitin 1956 në familjen Ndreca lind një djalë i shëndoshë.Me besimin në atdheun dhe Zotin dhe me tiparët e nderit dhe burrërisë e pagëzojnë me emrin Besim.Besimi që nga rinia e herëshme filloj të tregonte shkathtësinë edhe zgjuarësinë.Udhëtonte me kilometra për tu pasuruar me dijeni.Ai asnjëherë nuk e pranoj robërinë por si heronjët e shqiptarisë qëndroj heroikisht në shumë situata të ndryshme.Qëndroj heroikisht edhe atëherë kur në shërbimin ushtarak nuk pranon të nënçmohet por e plagos rënd oficerin serb në Split të Kroacisë.Ai nuk e pranoj nënshtrimin edhe atëherë kur i dorëzoj dy policë që e ndjekin këmba-këmbës duke i çarmatosur, edhe atëherë kur nuk i la të koritun dasmorët por e nxori flamurin shqiptarë me forcë nga kthetrat e policisë serbe.

Besimi shpeshherë planët i bënte në odën e atdhetarit dhe ish të burgosurit politik Ali Riza Mema, ku se bashku me djalin e ti Rexhë Mema luftëtarin e lirisë së Kosovës ishin si dy krahë te shqiponjës që nuk dorëzoheshin asnjëherë.Për kontributin atdhetar të familjes së Ali Riza Mema do të bëj një shkrim të veçantë.Besimi ishte fjalë pak.Ai asnjëherë nuk lëshohej në diskutime të panevojshme por punonte natë e ditë për lirinë e shqiptarizmën.

 

Kur krimineli Dragan Shoshkiq se bashku me policët e tjerë filloj një terror të fortë policor duke maltretuar shqiptarët nga fshatrat e Komunës së Prizrenit dhe Suharekës (Therandës), me një represion të egër policor i erdhi radha që ky kriminel me emrin Dragan Shoshkiq ta testoj vetën edhe tek atdhetari Besim Ndreca.Pasiqë nuk e gjejnë në shtëpi marrin rrugën drejt Shirokës ku punonte si gjeodez Besim Ndreca.E djali i Ndrecajve ishte betuar që nuk e dorzon armën ai me të vërtetë ja jep armën kriminelit Shoshkiq por jo në dorë por në kokë duke e lënë të vrarë aty për aty.Mënjeherë fillon në ndjekje edhe të policve tjerë dhe plagos njërin shumë rënd, arrin ta qanë rrethimin të takohet me familjen por jo edhe të futët në shtëpi, për ta marrë armatimin e rënd.Qëndron heroikisht dhe vret edhe disa policë të tjerë.Heroi Besim Ndreca bie heroikisht mbi Malësi të Re duke luftuar me një aparat të egër të ushtrisë dhe policisë serbo-sllave.

 

Pushka e Besim Ndrecës dridhi themelët e Serbisë por e ngriti moralin atdhetar dhe heqi frikën tek kombi shqiptarë.Ai ishte një burrë i cili fliste pak por pushka e ti pati jehonë në të gjitha viset shqiptare.Pas dy ditësh më 5 maj 1995 u bë një organizim madhështor për ta varrosur me dinjitet kombëtar heroin Besim Ndreca.Kisha fatin të marr pjesë në këtë varrim madhështor tash e 27 vjet me parë.

 

Së bashku me një grup miqësh u organizuam dhe shkuam në këtë varrim madhështor.Para se të nisim arkivolin për tek varresat, ishin dy mendime se nga do të vazhdon rrugën funerali me trupin e Besim Ndrecës.Shumica ishim që funerali të kaloj nëpër rrugën kryesore dhe jo nëpër rrugën anësore.Nëpër mes të asfaltit të rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ushtarake që përcilleshin edhe me helikopter nga lartë i dhamë lamtumirën e fundit heroit të Shqipërisë Etnike Besim Ndrecajt.

 

 

Ky djalë i Ndrecajve të Maqitevës më trimërinë e treguar i hoqi mitin e pathyeshmerisë të policisë dhe ushtrisë serbe dhe i dha zemër shqiptarisë së qendresa shqiptare do të ngadhnjej kundër pushtuesve serb.Besimi ishte një shkëndijë e hershme e lirisë i cili në rrugëtimin e jetës qëndroj gjithmonë i palekundur.Ai në vepër i zbatoj parimet e nderit, besës dhe burrërisë se shqiptari mund të vritet por jo të dorzohet. Heroi i heshtjës se fjalëve por i krismave të pushkës tregoj se sa herë shqiptarizma është në rrezik dalin djem dhe vajza atdhetare që me shëmbullin e tyre ju japin forcë brezave që të vazhdojnë luftën për lirinë kombëtare.Besimi me besimin në kombin shqiptar mbeti një shkëmb i pashuar i tokave shqiptare.Ai me shembullin e ti heroik tregoj se tradita shqiptare dhe qëndresa që është bërë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike mundet të t‘hollohet por asnjëherë nuk mund të shuhet zjarri i lirisë për mbrojtjen e tokës arbërore ku i thuhet bukës-bukë e ujit ujë.Djali i Ndrecajve të Maqitevës, familja e të cilit më pas erdhi në Malësi të Re të Prizrenit, me shembullin heroik i mbeti besnik parimit kombëtar se toka e Dardanisë është pjesë e pandarë e Arbërisë Etnike që sot e quajmë Shqipëria Kastriotike apo Shqipëria Etnike.

 

blank

Tradita shqiptare dhe kurset për njohjen e traditës qe duhet të ndjekin politikanët, profesorët e universitetit, publicistët dhe gazetarët – Nga Nue Oroshi

Tradita shqiptare historikisht ka luajtur një rol të rëndësishëm.Parimet e kësaj tradite kanë qenë nderi,besa dhe burrëria.Tri shtylla kryesore që e kanë mbajtur gjallë qëndresën tonë shekullore.Kjo traditë është përcjellur brez pas brezi nëper brezni të ndryshme në familjet tona tradicionale që kanë edukuar djemtë dhe vajzat me këto parime të shenjta kombëtare.Shpeshherë të parët tanë për ndonjë paftyrësi apo ndonjë gjë të shëmtuar që e kanë bërë djemtë e tyre e kanë përdorur fjalinë: “Më mirë qiriu i fikt se sa i flliqtë”.Kjo fjali e ka kuptimin e thellë filozofik dhe tregon dëshprimin e babait dhe nënës për djalin apo vajzën që e kanë kryer një vepër të shëmtuar. Këto parime të besës, nderit dhe burrërisë janë ruajtur diku ma shumë dhe dikund ma pak nëpër troje tona shqiptare dhe kanë funksionuar pak a shumë me rregullat e Kanunit te Lekë Dukagjinit kryesisht në Mirditë por që përmes Mirdites janë bartur edhe në pjesë tjera të shqiptarizmës.

Për dallim nga kohërat më të hershme ku tradita shqiptare është ruajtur edhe nëpër odat tona shqiptare që e kanë luajtur një rol shumë të madh të rezistencës tonë kombëtare duke u shëndrruar në kështjella ku jepej dhe përgatitej kushtrimi për lirinë e trojeve arbërore kishte edhe familje që nuk i kushtonin rëndesi këtyre rregullave tradicionale shqiptare.Edhe sot e kësaj dite shihet mungesa e kulturës tradicionale tek ato familje ku djemtë apo vajzat e tyre janë rritur pa tradita shqiptare.Qoftë ata politikanë,profesor universiteti,publicist apo gazetar, të sotshëm gjatë diskutimeve të tyre i vren shumë shpejt se kanë mungesë te edukimit të traditës shqiptare.Ata ose ato gjatë diskutimeve përdorin fjalë fyese, dhe degraduese që janë kancer për shoqërinë shqiptare.

Ata ose ato që kanë mungesë të traditës shqiptare shpërthejnë në fyerje, sharje dhe nënçmimi gjatë çdo gjeje qe nuk iu konvenon atyre dhe çdo gjë që nuk iu bjen për shtati është e keqe, e shëmtuar dhe e sakatuar. Shpeshherë nëpër Parlamentët tona shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, deputetët ,kryeministra e ministra, përdorin fjalor rrugësh rrugaçësh. Pse ndodhë kjo? Kjo ndodhë për faktin se shumica prej tyre janë rritur në familje ku nuk janë kultivuar traditat shqiptare dhe këta apo këto kanë pasur një fëmijëri që e kanë kaluar rrugëve të ndryshme pa pasur mundësi të ulën në odën e burrave dhe të ndëgjojnë fjalët e odatarëve tanë që kishin një inteligjencë të lindur dhe një atdhetarizëm të mirëfilltë.Edhe oda shqiptare ka pasur rregullat e veta:Kur njëri fliste tjetri e dëgjonte.Edhe kur shihej se një përson apo tjeter e ka lanë rrugën e Zotit pleqtë tanë atdhetar mundoheshin që përmes shifrave t´ia bëjnë me dije se ai duhët të kthehëj në rrugën kombëtare.Mënyrat e organizmit kanë qenë të ndryshme dhe shpeshherë nëpër oda kur ka qenë një person i dyshimtë që ka bashkëpunuar me armikun përmes sinjalizimeve të ndryshme ju është bërë me dije që mos të hapën dhe të flasin haptas se ekziston edhe delja e zezë në odën shqiptare.

 

Kurset e traditës shqiptare për politikanët, profesorët e universiteteve shqiptare, publicistët dhe gazetaret

 

Meqenëse në shumë sfera të jetës shqiptare shumë gjera kanë dalur nga binaret dhe është krijuar një krizë e madhe morale dhe shpirtërore propozoj që mbrenda katedrave dhe universiteteve tona shqiptare të fillojmë me mbajtjen e kurseve për njohjen e traditave shqiptare.

Kryesisht në këto kurse për njohjen e traditave shqiptare të parët kursist duhet të jenë profesorët e universiteteve tona që janë rritur pa tradita shqiptare,politikanët e shumtë shqiptar që nuk i njohin fare parimet e nderit,besës dhe burrërisë, publicistët, gazetarët dhe analistët e shumtë shqiptar që kur shkruajnë apo zhvillojnë debate nuk kanë fare kulturë të shkrimit, por edhe me keq e kanë kulturën e debatit dhe komunikimit me njëri- tjetrin sa që kur i ndëgjon në debate televizive vërtetë mendon se je në treg të kafshëve. E kjo ndodh për faktin se kanë mungesë të kulturës dhe traditave shqiptare që fare nuk dinë të respektojnë njëri-tjetrin apo të pranojnë mendimin e kundërt politik.Mungesa e mosnjohjes se traditës ka krijuar shumë zbraztesi në shumë sfera të jetës shqiptare dhe shoqëria jonë ka ra shpejt pre e ndikimit të kulturave te huaja.

Personat që janë rritur dhe nuk janë edukuar në traditën shqiptare ata janë të parët që pranojnë kulturat e huaja dhe janë të parët që veprimi i tyre antikombëtar ju shënderrohet në normalitet.Sot i dimë të gjithë me emra dhe mbiemra që kush janë ata që janë duke punuar për shkatrrimin e kombit shqiptar dhe përqafimin e traditave aziatike dhe karpatiane.Të tillët besoj dhe jam i bindur thellë se një studim trevjeçar për njohjen e traditave shqiptare do t´iu bënte mirë dhe do ti kthjellonte që ta njohin vetveten se kush janë si dhe ta njohin kombin shqiptar një komb me tradita shqiptare me një lashtesi dhe me një histori të gjatë të qëndresës.Propozoj po ashtu që Ministritë e Arsimit në trojet shqiptare duhet të punojnë me përkushtim që lënda Tradita Shqiptare të mësohet që nga klasa e pestë e shkollës fillore duke vazhduar në të gjitha drejtimet e shkollave të mesme qofshin gjimnaze apo shkolla profesionale, dhe në të gjitha drejtimet e fakulteteve të bëhet lëndë obligative.

Ata ose ato kur i njohin traditat shqiptare jam thellë i bindur se nuk do të bëhen argat të kulturave dhe popujve të ndryshem që historikisht na kanë shkatërruar duke na imponuar traditat aziatike dhe ato karpatiane.Njohja e traditave shqiptare është një ndihmë psikologjike që duhet t´iu afrohen atyre që ka kohë që janë shkëputur nga çdo gjë që është shqiptare.

 

blank

“Personaliteti shumëplanësh i Mustafa Merlika-Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar” – Me rastin e 135 vjetorit të lindjes

KËSHILLIME MIQËSORE TEMASH TË TRAJTUESHME PËR SESIONIN SHKENCOR

TË SHOQATËS “TROJET E ARBRIT”QË MBAHET NE PRIZREN ME 12.06.2022 ME TEMËN:

“Personaliteti shumëplanësh i Mustafa Merlika-Krujës dhe ndihmesa e tij themelore

Në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar”

Me rastin e 135 vjetorit të lindjes

           

1.“Historia e parahistoria” Roli i historisë dhe parahistoria.

  1. 2. “Pellazgët dhe na shqiptarët. Ilirët, stërgjyshën t’Arbënvet.
  2. “Invadimi sllav në Balkanet. Perandoria e dytë bullgare.”
  3. “Otomanët nga fillimi deri në kalimin e tyne n’Evropë.”

5.” Arbëreshët e Greqisë.”

  1. “Dinastij’e Kastriotëve dhe betejat e Kosovës.”
  2. “Historij’ e Skënderbeut.”
  3. “Lidhja e Prizrenit.”
  4. “Ali Tepelena.”
  5. “Të Shpallët e Pamvarësisë. Kuptimi i 28 Nandorit.”
  6. “Kulturë shqiptare.”
  7. “Shqipnia 1912 – 1924.”
  8. “Rreth kryengritjes së 1912.”
  9. “Familja, lindja, fëmijëria, shkollat e para” të rrëfyera nga Mustafa Krujanë “Kujtime vogjlije e rinije.”
  10. “Kah fati i im, rinia, studimet universitare, drejtimi në jetë.”
  11. “Letër e hapur e Mustafa Krujës Sulejman Nazifit në Stamboll. I del zot gjuhës e kombit.”
  12. “Dokumenta të revistës “Leka” të viteve 1908 – 1911, ku dalin në pah përpjekjet e Mustafa Krujës, në dobi të shkollave shqipe e të mësimit të shqipes në to”
  13. “Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, 1911-1912, e tre projekte për të dhe kërkesat e saj për autonomi.”
  14. “Mbas Shpalljes së Pavarësisë, misioni i Abdi Toptanit dhe Mustafa Krujës në Tiranë. Pretorija e Durrësit.”
  15. “Periudha e Princ Viedit dhe rebelimi i Shqipërisë së Mesme. Letër e Mustafa Krujës Ahmet Zogollit.”
  16. “Përse Mustafa Kruja nuk mori pjesë në Kongresin e Lushnjes?” Arsyet në një letër drejtuar Prof. Stavro Skëndit.”
  17. “Mustafa Kruja në Konferencën e Parisit.”
  18. “Veprimtaria parlamentare në Këshillin kombëtar.”
  19. “Esat Pashë Toptani dhe dorëzimi i Shkodrës.”
  20. “Bisedimet me Giovanni Giro para pushtimit të Shqipërisë.”
  21. “Përshpagimet shqiptare – çështja e kufijve dhe e dëmshpërblimeve për dhunën e ushtruar nga fqinjët e Shqipërisë.”
  22. “Kosova dhe Mustafa Kruja, një dyshe e përjetëshme .”
  23. Intervistë e Mustafa Krujës dhënë dekanit të gazetarisë italiane, Indro Montaneli: “Në bisedë me Kryetarin e Qeverisë “.
  24. “Mustafa Kruja dhe Kosova”
  25. “Mustafa Merlika Kruja” nga Henrik Lacaj
  26. “Shpëtimi i Hebrenjve- dëshmia e Francesco Jacomonit”
  27. Kumtesë me rastin e 50-vjetorit të ndërrimit jetë të Mustafa Merlika Krujës , nga Mërgim Korça.
  28. “Revolucioni i Kosovës” një shkrim i pambaruar dhe i pabotuar.
  29. “Vetëparaqitje”, teksti i kërkesës së Mustafa Krujës Departamentit të Imigrimit të SHBA, nëpërmjet të cilit mori strehimin politik n’atë Vënd.
  30. “Karakteret historike e natyrore të Shqipërisë së Madhe” Ligjërata e mbajtur më 30 maj 1941 n’Akademinë italiane të arteve e shkencave.
  31. “Në hulli të historisë” Konferencë e mbajtur më 22 nëndor 1942, në teatrin “Savoja” në Tiranë. Analizë e çastit historik të Shqipërisë.
  32. “Zemër prindi” – një shkrim i Mustafa Krujës mbi ndërrimin jetë të të birit, Besim.
  33. “Mustafa Kruja si gjuhëtar” Shkrime të Ernest Koliqit, Atë Zef Valentinit dhe Kolec Topallit.
  34. “Mendime mbi trajtimin e një gjuhe letrare shqipe”
  35. “Kush e zhduku Fjalorin e Mustafa Krujës? Nga Mehmet Elezi dhe materiale të AQSH.
  36. “Abetari i të Mërguemit”
  37. “Qukrrime gjuhësore”
  38. “Nji studim analitik “Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne”
  39. “Fjaluer kritik i shqipes – gërmat A e B”
  40. “Ledi Shamku: “Mustafa Kruja mes Thamusit e Deridas”; “Trinija metodike e Krujës”
  41. Mustafa Kruja si përkthyes: “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” nga dr. Vladan Gjorgjeviq; “Ilirët dhe indogjermanizimi i Evropës” nga Hans Krahe; “Vëzhgime iliro – shqiptare” nga Dr. Ludwig von Thallòczy; “Pyrri” nga Plutarku.

48.”Kuvend letrash me miqtë” vëllimi I Letërkëmbim i Mustafa Krujës me Ndue Gjomarkaj; dhe  Zef Nekaj.

  1. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i II. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me: Ernest Koliqin; Karl Gurakuqin; Martin Camajn; Namik Resulin; Atë Zef Valentinin; Stavro Skëndin.
  2. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i III. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me: Familjen mbretërore; Eqerem bej Vlorën; Dhimitër Berattin; Baba Rexhepin; Abaz Kupin; Tahir Kolgjinin, Fan s. Nolin; Kol Bib Mirakaj; Ago Agajn; Ismail Goranin.
  3. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i IV. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me Atë Paulin Margjokajn.
  4. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i V. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me Luigj Gurakuqin; Dom Lazër Shantojën; Anton (Nue) Palucën; Miftar Spahinë; Hamdi Oruçin; Preng Grudën; Fiqret Jukën; Agim Karagjozin; Reshat Agajn; të ndryshëm.

 

BIBLIOGRAFI

  1. “Anthologji historike” Sejko 2001
  2. “Vëzhgime iliro-shqiptare” Camaj-Pipaj 2004
  3. “Aleksandr’ i Madh” Volaj 2005
  4. “Letër-këmbim Mustafa Kruja- Atë Paulin Margjokaj” Camaj-Pipaj 2006
  5. “Kujtime vogjlije e rinije” Shtëpia botuese 55 2007
  6. “Nji studim analitik – Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne” Çabej 2007
  7. “Fjaluer kritik i shqipes Gërmat A dhe B” Çabej 2008
  8. “Shkrime historike” Omsca 1 Tiranë 2011
  9. “Rishkrimi i historisë dhe figura e Mustafa Krujës” Botime Françeskane Shkodër 2011.
  10. “Mustafa Kruja në historinë shqiptare” Omsca 1 Tiranë 2012
  11. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i I Omsca 1 Tiranë 2012
  12. “Probleme gjuhe” Omsca 1 Tiranë 2012
  13. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i II Omsca 1 Tiranë 2013
  14. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i III Omsca 1 Tiranë 2013
  15. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i IV Omsca 1 Tiranë 2014
  16. “Gjysmë shekulli me penë në dorë” Publiçistika Omsca 1 Tiranë 2015
  17. “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” Klubi i Poezisë Tiranë 2015
  18. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i V Omsca 1  Tiranë 2017
  19. “Lashtësi shqiptare” Berk 2021

 

Shënim: I lutemi shumë studjueseve e studjuesve  të nderuar që për materialet e temave të ndryshme t’i drejtohen Eugjen Merlikës me këtë adresë elektronike:

eugjen.merlika@gmail.com. Të gjithë kontaktet duhet të mbahen nëpërmjet komunikimit elektronik.

SHOQATA MBARËKOMBËTARE “TROJET E ARBRIT”

Kryetari

NUE OROSHI

blank

Kështjella që pret gurët, dorën dhe mendjën e njeriut për ta rindertuar – Nga Nue Oroshi

Shqipëria është një kopsht shkemborëi Evropës Juglindore shkruante dikur doajeni i letrave shqipe Faik Konica. Këtu është fjala për Shqiperinë Etnike dhe jo për Shqipërinë e cunguar.Kështjella me emrin Shqipëri ka kohë që i ka humbur rruga në oborr  dhe e pret dorën dhe mendjen e njeriut shqiptar që ta ndërtoj këtë kështjellë e cila u shkatërrua e u rindërtua nëpër periudha të ndryshme kohore. Edhe pse shpeshherë kjo kështjellë u shkatërrua gurët gjithmonë i qëndruan afër dhe mvarësisht se në cilën periudhë kohore ishim vetvetja dhe kur kishim në udhëheqje atdhetarë dhe pushtetarë që e donin shqiptarinë ajo kështjellë ndërtohej e prapë digjej e shkatërrohej.Murët e kësaj kështjelle janë shperndarë sot anë e kënd trojeve shqiptare dhe mvarësisht se në cilën pjesë të kësaj kështjelle të shqiptarisë gjindet janë krijuar edhe divergjenca të ndryshme.

Dikush pret që kështjella të ndërtohet me gurët e saj dhe të vazhdon punën dhe drejtimin e duhur ashtu siç e kanë vazhduar shqiptarët që orientimin kombëtar dhe politik e kishin me moton se dielli shqiptar lind në përendim.Dikush e shihte dhe e sheh edhe sot e kësaj dite diellin të lind në lindjen e errësuar kurse dikush nuk e sheh fare diellin shqiptar por i merr gurët e kështjellës një nga një dhe i shpërndanë nëpër vende të ndryshme, nëper vende që janë anmiq shekullor të shqiptarëve.Nuk ka  gjë më të dhimshme kur i sheh vëllezërit e gjuhës,gjakut dhe flamurit që janë në krahun e pushtuesve të huaj qoftë ata pushtues karpatian apo pushtues aziatik.Dhe deri sa zanat e malit e luajnë lojën e shtojzavalleve në mërmerin e gurtë ende nuk kemi arritur ti shënojmë emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre atdhetarve shqiptarë që u sakrifikuan për shqiptari dhe që gjatë tërë jetës së tyre sakrifikuan që ti mbledhin gurët e kështjellës për ta ndërtuar kështjellen e rrënuar.

Është edhe me e dhimshme kur kështjellën e shkatrrojnë edhe ata që kanë detyrim dhe pushtet për ta ndërtuarë atë.Dhe kur loja e qiellit është bashkuar me rrezet e diellit për ta bërë shpërndarjen e reve në lartësinë qiellore një drejtues vrojton me kujdes se pse jemi kundër vetvetes.Deri kur ne shqiptarët do të ndërtojmë e do të shkatërrojmë.Dhjetë  ndërtojmë e njëqind prishin.

Kjo legjendë e vjetër ka të bëj edhe me shkembinjët,tokën,detin dhe nëntokën.E dikush ende pret një lajm të mirë se dikush më në fund do të mendon esull që shqiptaria të bashkohet dhe kështjella e mbetur në gjysmë, të rindertohët më ndjenjën e shpirtit Arbëror djelmnia dhe vajzëria shqiptare do të niset drejt ndërtimit të kështjellës shekullore.E di se gjatë kësaj rruge për ringritjen e Kështjellës për bërjen e Shqipërisë Etnike do të takojmë edhe shumë cungje të cilët nuk janë të vetdishëm për demin që po i shkaktojnë ndërtimit të kështjellës shekullore.Këtyre zhurmagjive duhet t´iu thuhet njëherë e përgjithmon stop.

Shqiptarizma është mbi të gjitha kurse ata që punojnë kundër shqiptarizmës dhe flasin shqip duhet ti shenojmë me emër dhe mbiemër.Natyrisht përmes gjuhës se fakteve dhe jo lojës së fjalëve.Shqipëria si kopsht shkëmbor, Shqipëria si vend detar dhe vend i mineraleve dhe turizmit malor e detar duhët të rindërtohet.Ajo duhet të rindërtohet e plotë dhe jo e pjesërishme.Çdo punë që nuk është kryer e plotë ka qarë mbrapa dhe kjo qarje,denesje apo gjëmim ka shkaktuar plagë dhe ka lënë mbrapa shumë plagë shpuese të cilat na kanë përcjellur shekuj me radhë.Koha që po e jetojmë po e pret njeriun shqiptar që ta futë në veprim mendjën e shëndoshë dhe veprimin bujar që të ndërtohet vendi i shqiponjave.Ndërtimi nuk mund të bëhet me lakmitarët,që e treguan fytyrën e tyre të vërtetë, tradhtarët, besëthyerit e përlyesit. Por ndërtimi duhet të bëhet me ata që në rend të parë e shohin Shqipërinë-Shqipëri. Kështjella po pret ta ndërtojmë.Gurët janë afër.Duhet vetëm ta vendosim mendjën në veprim dhe të largojmë aty këtu ndonjë cung që ka mbetur në rrugë.E deri sa të mendojmë për largimimin e cungjeve në rrugë dielli ka filluar të jep shkëndijat e ti me shpërndarjen e rrezeve kurse skaj një oxhaku dëgjohej porosia e burrit atdhetar.Porosi brezave Shqipërinë Etnike.Apo pa Kosovën, Shqipëria gjithmonë ka me qenë e sakatume.

blank

Presidenti Meta në Itali: Krenar të dëgjosh histori dhe modele suksesi të shqiptarëve! Mirënjohës për mbështetjen e emigrantëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Itali, është ndalur në Bashkinë Anagni në Itali, ku edhe  është takuar me kryebashkiakun Daniele Natalia.

“Krenar të dëgjosh histori dhe modele suksesi të shqiptarëve në Itali, urë e rëndësishme lidhëse për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy popujve tanë.”, është shprehur Meta.

Statusi:

Ne vazhdojmë t’i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen e gjithanshme dhe për mikpritjen e ofruar për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, që kanë një kontribut të pamohueshëm për vetë zhvillimin ekonomik dhe progresin e shoqërisë italiane.

I lumtur që gjatë vizitës në Bashkinë Anagni, në qytetin e Papëve dhe të paqes, të dëgjoja nga Kryebashkiaku Daniele Natalia se komuniteti shqiptar është integruar më së miri, që m’u pohua edhe në takimet që zhvillova me shumë përfaqësues të bashkësisë shqiptare që jetojnë këtu prej dekadash, jo vetëm të mirë integruar por edhe ikona suksesi në ekonomi, art dhe edukim.

Krenar të dëgjosh histori dhe modele suksesi të shqiptarëve në Itali, urë e rëndësishme lidhëse për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy popujve tanë. bw

blank

Meta në fshatin arbëresh të një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare

ITALI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar fshatin arbëresh Pallagorio, vendlindjen e një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, Anselmo Lorecchio, i cili shkruan se është kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta thekson se ne krenohemi me përkushtimin shekullor të Arbëreshëve për ta ruajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditën e ritet fetare dhe u jemi mirënjohës autoriteteve italiane.

“🇦🇱❤️🇮🇹 Në fshatin e mrekullueshëm Arbëresh të këmbanave, Pallagorio, vendlindjen e një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Krenohemi me përkushtimin shekullor të Arbëreshëve për ta ruajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditën e ritet fetare dhe u jemi mirënjohës autoriteteve italiane, që siç e dëshmon edhe Kryebashkiaku i Pallagorio, Umberto Lorecchio, angazhohen për të mbrojtur këtë trashëgimi të vyer kulturore, pasuri e përbashkët e dy popujve tanë”, shkruan Meta. bw

blank

Meta vizitë në komunat arbëreshe në Kalabri: I rëndësishëm nënshkrimi i një Protokolli të Përbashkët. Trashëgimia “Moti i Madh” të bëhet sa më parë pjesë e UNESCO-s

Kalabri, Itali/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare disa ditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri.

Ndalesa e parë e Presidentit Meta ishte në Civita, ku u mikprit ngrohtësisht nga dhjetëra qytetarë të këtij vendbanimi arbëresh, nga Kryebashkiaku Alessandro Toci, si dhe autoritetet më të larta vendore.

Gjatë përshëndetjes së tij, në takimin e ngrohtë të zhvilluar në ambientet e Bashkisë së Civita, Presidenti Meta vuri në dukje se duhen ndërmarrë sa më shumë nisma konkrete për mbrojtjen e minoritetit arbëresh, duke shtuar kontributin tonë në regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe, Moti i Madh, në UNESCO, dhe duke ngritur një Instituti të Kulturës Shqiptare në Romë.

“Shumë i lumtur të vizitoj këtë qendër të rëndësishme të bashkësive arbëreshe, që frymëzon përherë një frymë të madhe atdhedashurie dhe krenarie për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë e popullit shqiptar.

Arbëreshëve ju jemi përherë shumë mirënjohës për faktin se e ruajtën me shumë dashuri figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe e kthyen Heroin në pishtarin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke e bërë figurën e bashkimit të gjithë kombit tonë.
Sidomos ju jemi falënderues figurave të shquara të letërsisë sonë: Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe, personaliteteve historike si Antonio Gramshi, Kryeministri Crispi e shumë figurave të tjera të shquara arbëreshe dhe vlerësojmë kontributin e arbëreshëve, jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për atë të Italisë, duke shërbyer si urë lidhëse midis dy vendeve mike.” – nënvizoi Presidenti i Republikës.

“Më 7 nëntor të vitit 2018, së bashku me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella, vizituam Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korona, djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe, duke vlerësuar kështu rolin e rëndësishëm të arbëreshëve në historinë e Italisë.

Në gati 6 shekuj, falë arbëreshëve kemi ende fjalët: ‘arbër’, ‘arbëresh’, ‘Arbëri’ dhe ‘Albani’ dhe ne krenohemi me përkushtimin tuaj për ta ruajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditën dhe ritet arbëreshe. Por aktualisht po përballemi me disa sfida, si fenomeni i humbjes së gjuhës së folur arbëreshe, veçanërisht në brezat e rinj, që po shpërngulen nga trevat arbëreshe.

Duhen ndërmarrë sa më shumë nisma konkrete për mbrojtjen e minoritetit arbëresh, duke shtuar kontributin tonë në regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe, Moti i Madh, në UNESCO, dhe duke ngritur një Instituti të Kulturës Shqiptare në Romë.

Komuniteti arbëresh, të cilit Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen për hedhjen e themeleve të Lëvizjes Kombëtare, është projektimi ynë i përbashkët, i shkëlqyer, në Europën e Bashkuar. Ata mbeten modeli ekselent i të qenit pjesë përbërëse e së tërës të bashkuar, duke ruajtur dhe trashëguar karakteristika të identitetit të origjinës historike.

Është i rëndësishëm nënshkrimi i një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë.

Përfshirja e Kalabrisë së bashku me Bazilikatën (edhe kjo me vendbanime e popullsi arbëreshe) në strukturën e makro-rajonit Adriatiko-Jonian, ku bëjnë pjesë edhe rajonet e Pulias dhe Molizes, përveç pëfitimeve zhvilluese dhe ekonomike, do të shërbente si një instrument ndërlidhës nga pikëpamja kulturore edhe arbëreshët e Kalabrisë dhe të Basilicatas me arvanitasit, pasi edhe Kroacia është pjesë e makrorajonit.

Moti i Madh, propozuar në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, ka mbështetjen e plotë të autoriteteve shqiptare.” – theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.

Me këtë rast Presidenti Meta nderoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” shkrimtarin dhe publiçistin e spikatur arbëresh, profesorin Vincenzo Bruno: “Me vlerësim të lartë për kontributin e çmuar në fushën e gjuhësisë e letërsisë, nëpërmjet krijimtarisë së vyer me publikime të pasura në gjinitë e teatrit, poezisë, romaneve e gazetarisë, si dhe në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Me mirënjohje të veçantë për promovimin me pasion të ‘çështjes arbëreshe’, nëpërmjet shkrimeve arbërisht-italisht, duke i shërbyer kultivimit dhe në të mirë të vazhdimësisë të ruajtjes së saj.”

Duke iu drejtuar autoriteteve dhe personaliteteve të shquara arbëreshe, të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh: “Jam i nderuar që sot, në këtë sallë, në mes të arbëreshëve, ‘Gjakut tonë të shprishur’, pjesë e pandarë e entitetit tonë kulturor, të vlerësoj me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, profesor Vincenzo Bruno.

Profesori arbëresh Vincenzo Bruno i ka kushtuar një jetë të tërë mësimdhënies, përgatitjes së brezit të ri, dhe dallohet në fushën e botimeve gjuhësore e folklorike.

Ai është një zë i rëndësishëm për botën arbëreshe dhe ka kryer shumë shkrime mbi realitetin kulturor e gjuhësor historik të arbëreshëve të Italisë.

Profesor Bruno është një kontribuues shumë i çmuar për revistën ‘Katundi ynë’ e themeluar, që në vitin 1970 dhe njëkohësisht ka drejtuar me sukses Muzeun Etnik Arbëresh në Civita.

Si autor i shumë librave, tregimeve dhe komedive të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, ai ka paraqitur gjithmonë tekste origjinale në gjuhën arbëreshe, shumë prej të cilave të vëna në skenën e teatrit, gjatë kohës së mësimdhënies në kolegjet italiane.

Në vlerësim të gjithë kontributit të çmuar dhënë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe dhe me mirënjohje për promovimin e çështjes arbëreshe, vlerësoj sot profesorin Vincenzo Bruno, me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. bw

blank

A do t’ia zbehin Kurtit mbështetjen në diasporë, PDK e LDK kanë filluar përpjekjet

Dy partitë më të mëdha opozitare po synojnë të forcohen në diasporë, pasi u bindën se ndikimi i mërgimtarëve në Kosovë është shumë i madh edhe në zgjedhje.

Gazeta Express

Në Lëvizjen Vetëvendosje e falënderojnë diasporën shpesh kur flasin për rritjen e jashtëzakonshme të partisë viteve të fundit, që kulmoi me 50.28% të votave që i fituan në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Diaspora është pjesë e rëndësishme e fjalimeve të kryeministrit Albin Kurti sa herë që ai i përmend qytetarët diku. Prej votave nga jashtë vendit, LVV-ja e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare i mori rreth 80 për qind të tyre. Shumë mërgimtarë në shkurt të vitit 2021 kishin ardhur me autobusë për të votuar për LVV-në.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmësoi aktivitete në mërgatë, duke e themeluar të martën Ekipin Politik për këtë çështje. I ka ngarkuar katër zyrtarë për ta ringjallur në diasporë partinë më të vjetër të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni dhe dy anëtarët e Kryesisë, Sokol Haliti e Armend Zemaj u futën nga Abdixhiku në përbërjen e këtij ekipi. Atyre iu është bashkuar edhe Shkumbin Gashi, koordinator teknik në LDK.

“Ekipi politik do të jetë përgjegjës për organizimet e përbashkëta mobilizuese e të vizitave të LDK-së në mërgatë.Mërgata ka qenë dhe është jetike për zhvillimin dhe prosperimin ekonomik të vendit. LDK është duke punuar intensivisht në bashkërendimin e aktiviteteve në degët tona në mërgatë, me synim rritjen dhe hapjen e dyerve për kuadro të reja, gra e të rinj profesionit në qendrat më të mëdha botërore”, u tha në njoftimin e LDK-së.

Rëndësinë e disporës, LDK-ja e pa së fundmi në nëntor të vitit të kaluar në zgjedhjet lokale. Në Dragash, fitorja e LDK-së u vendos nga votat e diasporës.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, LDK-ja tha se doli “partia më e votuar nga mërgata”.

PDK-ja tashmë e ka një njeri që merret me këtë çështje. Deputeti Elmi Reçica është udhëheqës i Departamentit të Diasporës në këtë parti dhe shpesh ndodhet jashtë vendit me aktivitete partiake, sidomos në Zvicër dhe Gjermani.

Me shumë entuziazëm, PDK-ja më 20 mars njoftoi për një “tubim madhështor” në Rosenheim të Bavarisë, si “fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani”. Aty morën pjesë disa prej figurave shumë të rëndësishme të kësaj partie. “Partia Demokratike e Kosovës rikthehet fuqishëm në Gjermani!”, kishin shkruar në Facebook.

“Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në Diasporë”, shkruhet në faqen e kësaj partie. “PDK-ja do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, i rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit”, shkruante deputeti Elmi Reçica. “Sot u fillua me Bavarinë dhe do ta përfundohet me Berlinin”, paralajmëronte ai.

Organizimet e ngjashme, PDK-ja i vazhdoi në Zvicër. Në Kantonin Schwyz më 3 prill u themelua një nëndegë. Elmi Reçica ishte aty kur u zgjodh kryetari dhe kryesia.

“Në këtë takim të pranishëm ishin veprimtarë, intelektualë dhe aktivistë të devotshëm të PDK-së, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar e mbështetur Kosovën dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Së bashku ne do të punojmë që në vazhdimësi ta shtrijmë dhe fuqizojmë PDK-në në Diasporë!”, kishte thënë Reçica përmes një postimi në Facebook.

Në të njëjtën ditë, deputeti Enver Hoxhaj ishte në Fribourg për një takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Zvicër.

“Puna, përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha strukturave të partisë për riorganizimin e PDK-së në Zvicër, po konkretizohet me themelimin e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilës do t’i bashkohen një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, intelektualë të shquar, veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, të rinj e të reja, biznesmenë të suksesshëm. Së bashku do të punojmë për fuqizimin e mëtutjeshëm të PDK-së në Diasporë si dhe për rikthimin e saj në krye të shtetit, për të ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë!”, ka shkruar ai.

Më herët, në mars, ish-kryediplomati kishte qenë në Malmo të Suedisë për aktivitete partiake.


Send this to a friend