VOAL

VOAL

Historia e presidentit amerikan që gati filloi luftën bërthamore: U bë “tapë” dhe tentoi të shtypë “butonin e kuq”

October 28, 2022

Komentet

Votimet mbaruan duke konfirmuar hendekun në sondazhe- Nga AFRIM KRASNIQI

Votimet mbaruan duke konfirmuar hendekun në sondazhe, – mazhoranca fitoi mandatin e katërt dhe për paradoks, më me shumë mandate sesa të gjitha mandatet e mëparshme. Statistikisht nuk ka surprizë, – PS ka thuajse të njëjtin numër votash si në tri zgjedhjet e mëparshme, duke pasur nivel mobiliteti të strukturës së vet patronazhiste në nivele 95%-98%, por ka rritje të numrit të mandateve për shkak se votat pro PD+LSI kanë rënie të ndjeshme në raport me zgjedhjet e kaluara. Niveli i mobilitetit tek opozita varion midis 55%-60% e pamjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në votim as të votuesve historikë të saj, dhe natyrisht, e pamundur të fitojë votat e pjesës së pavendosur, jo mbështetëse të qeverisë. Aleanca me LSI (PL) nuk funksionoi, shumica e votave të saj klienteliste u rikthyen në PS ose kaluan në PSD, ndërkohë që votuesit asnjanës zgjodhën partitë e reja.
Natyrisht PS krijoi një sistem patronazhizmi që njëson partinë, shtetin, oligarkinë, informalitetin dhe “të fortët”, praktikë antiligjore që PS e testoi edhe më 2017 dhe 2021. Në çdo rast referues të njëjtë në botën demokratike opozitat kanë pasur sukses kur reformohen, frymëzojnë me ide, hapen ndaj prurjeve cilësore dhe luftojnë me kartat morale, katër cilësi që PD+ i refuzoi me arrogancë.
Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans. Ata që ishin konfirmuan vetveten dhe besnikët. Risitë janë minimale dhe jo vendimmarrëse. Katër herë një parti ka pasur mbi 80 mandate, 1991, 1992, 1996 dhe 1997, vetëm në një rast ato prodhuan reforma dhe progres (1992), kur de facto nuk ishte votë partie, por votë për ndryshim sistemi.
Vazhdimi dihet: mazhoranca do shijojë mbipushtetin e pa shqetësuar, do të kemi dobësim të ndjeshëm të jetës parlamentare, të kontrollit e balancës së pushteteve, të rolit të institucioneve të pavarura dhe natyrisht, rënie të lirë të standardeve të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës. Opozita? Shih listën e mbyllur të Tiranës dhe e kuptojmë si do jetë, opozita që çdo qeveri do të donte të kishte. Do kemi protesta, kontestime, show, marrëveshje të reja, kulla të reja, por jo dorëheqje dhe as llogaridhënie. Drejtësia do hetojë ca raste fatkeqe të individëve që u detyruan të fotografojnë votën, por jo ata që urdhëruan fotografimin e votës dhe as sistemin korruptiv, i cili, duke cituar opozitën e 2009-2012, “vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota dhe më pas vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë”. Ata nuk ndryshuan këtë sistem korruptiv, thjesht e perfeksionuan atë.
Kur demokracia devijon, populizmi merr vendime, militantët kontrollojnë pushtetin dhe idetë moderatore refuzohen, është detyrë dhe përgjegjësi e pakicës, – zërave me integritet, të flasin, të veprojnë dhe të reagojnë më shumë, të refuzojnë status quo-n & establishmentin e korruptuar politik dhe të ushqejnë sa munden dije, kulturë e shpresë në vendin ku nga Kalimashi, Q.Murrizit, Elbasani dhe deri në Llogara gjendet e njëjta parullë domethënëse dhe konsensuale “mirë se erdhët në tunel”.

Kuvendarët që  po duken si kamp paramilitarësh!!- Koment nga Skënder MULLIQI

Dështoj edhe seanca e 14-të për konstituimin e organeve të Kuvendit! E shihni deri ku kemi arritur.Në vend të inkurajimit të njerëzve në këtë vend, po na servohen poshtërsitë më të mëdha të mundshme.Nuk është gjë e vogël formimi I organeve o ju të mjerë. Albulena nuk i ka bërë asnjë të keqe këtij vendi siq po e hipotekoni.Nuk po keni ndijesi, zemer dhe as nuk po gjeni forcë për të mposhtur egotë e juaja të sëmuara për pushtet, duke harruar shtetin dhe qytetarët e saj.Shteti nuk është vetëm i juaji por i të   gjthëve.Mos vrani idealet e të parëve tanë , dhe mos vrani idealet për demokracinë dhe lirinë e shumë pritur! Mjaftë e zhgënjyet popullin për shumë vite më marifete të ulëta dhe më hajni .Duket së dikush po vuan nga ndonjë sëmundeje e rëndë,që po vepron në këtë mënyrë të mohimit të shtetit! Jeni kapur fortë pas kauzave të rreme dhe rebelimit pa arsye.Njerëzit mblidhen në kuvende për të  diqka madhore, e jo të shohim  lojërat  të shumë kuvendarëve të cilët e kan dëshmuar se nuk e kan vendin në organin më të lartë të shtetit.Madje, ata nuk meritojnë as nivelin local.Kur qëllimi i vërtetë nuk kuptohet,  qka është  e mundur ?Atëherë vjen në shprehje mekanizmi i dredhisë.Ju këtë të fundit po e bëni transparent, e nuk ishte dashur.Jeni zhytyr  në lakmi dhe marrëzi të habitshme.Madje kjo çka po shohim që shumë kohë, është bërë edhe qesharake.Këto sulme politike ndaj njeri-tjetrit, kan pasoja të rënda.Pushteti i takon fituesit të zgjedhjeve  e jo humbësve.Keni filluar të na krijoni probleme duke krijuar situatë serioze të humbjëve financiare dhe psikologjike ,duke krijuar situatë jo normale !Po luani lojëra të hapura për pushtet, e që nuk është normale.Mos shkatërroni të ardhmen e brezave të rinj, më situata anormale  shoqërore .Keni krijuar pyetje hipotetike neve ose pozita.Kjo është atmosfera e zymtë që keni krijuar në Kuvendin e Kosovës.Atmosferë  turpi  të pa larë.Po shkoni   largë  kompetencave  tuaja, dhe ta dini së nuk do tu lejon populli këtë luks.Zgjedhjet e reja, mbeten e vëtmja zgjidhje, e daljës nga kjo situatë e  mbrapsht.Mos i konsidroni të tjerët dhe popullin për budallanjë siq po dukeni  ju .Keni filluar të  dukeni si kamp paramilitaresh…

A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!- Nga Florim Zeqa

 

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për të mos thënë e paarritshme, është vështirësuar tejë mase mundësia për ta rikthyer LDK-në në zonjë të parë të skenës politike, me vlera e parime të shëndosha siq ishte në vitet e ’90-ta!

 

Bashkimi i elektoratit rugovian duhet të fillojë nga ndarja e parë deri tek kjo e fundit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

 

Sikurse për çdo materje tjetër fizike e ndarë, bashkimi i pjesëve të së cilës bëhet pikërisht në pikën e ndarjes me qëllim të ruajtjes së formës dhe përmbajtjës së saj, edhe bashkimi i LDK-së pas ndarjes fatale të vitit 2006, duhet të ndodhë nga pika e ndarjes, jo për të kënaqur apo thyer egon dhe epshet karrieriste të askujt, por, pse rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe sidomos këto brenda LDK-së na imponojmë të provojmë të bëhemi bashkë edhe një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.

LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë deri më sot. Secili grupim i ndarë politik thirret në vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson filozofinë politike rugoviane!

Koalicionet e panatyrshme dhe pazaret politike për poste ministrore e kanë dëmtuar në vijimësi LDK-në, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha me kontrabandimin e vullnetit të lirë të votuesve dhe dhunimin e demokracisë së brendshme partiake.

Në përgjigjen time titullit të këtij shkrimi, e themë me optimizëm, se elektorati mund të ribashkohet vetëm duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me njëri-tjetrin, duke i lënë mënjanë interesat personale për hirë të bashkombasve tonë në Kosovë dhe Diasporë, të cilët s’u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë të lirë dhe sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Fundja këtë e kemi për obligim ta bëjmë edhe në emër të përpjekjeve shekullore për liri, të sakrificave sublime për çlirim, në emër të gjakut të dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumtë të LDK-së, që ranë dëshmorë për kauzën e çlirimit dhe pavarësimit të vendit nga pushtuesit serb.

Periudha e vështirë postrugoviane në LDK po na përcjellë edhe 19 vjet pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së, hyjnorit Rugovë. Ndarja dhe përçarja e elektoratit rugovian në Kuvendin e VI-të zgjedhor, ishte produkt i investimeve të gjata jo vetëm për ta ndarë, por edhe për ta dëmtuar të ardhmen e gjatë të saj.

Tani është momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave rugoviane në LDK, duke u bërë bashkë në partinë-lëvizje për shtetin e Kosovës, ashtu siq ishim në vitet e ’90-ta, duke i larguar nga LDK-ja puçistët, uzurpatorët dhe mercenarët si dhe për t’i zhbërë një herë e mirë grupet e interesit dhe matrapazët politikë brenda partisë shtetformuese.

 

Rugovizmi filozofi dhe ADN politike e shqiptarëve të Kosovës

 

I motivuar nga titulli i shkrimit, u ktheva në kohë 35 vite më parë, në vitet e krenarisë kombëtare, në aktivitetet atdhetare kur e parapëlqeja të më quanin ‘ushtar i lirisë’ në vend të postit politik që mbaja asokohe (anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar) në Degën e Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.

Asnjëherë në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjt.

I kam shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë deri në frymën e fundit, varësisht prej rrethanava dhe vullnetit të (qytetarëve) bashkatdhetarëve.

Me bashkimin e fuqisë së shëndoshë intelektuale, akademike të themeltarëve të asaj kohe dhe me idetë kreative dhe fuqinë politike të ditëve të sotme, duke i larguar një herë përgjithmonë uzurpatorët e vlerave rugoviane, të atyre që LDK-në nga një parti të besës e kthyen në pabesi dhe zhgënjim të përgjithshëm shoqëror të vendit tonë.

Jam ndër të paktët analist dhe gazetarë që ende mendojnë për ta ruajtur vazhdimësinë rugovine në LDK, por, çdo ditë e më shumë po mbetëm zë i vetmuar, pasi të tjerët që moti janë larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte të tjera politike.

Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare, përkatësisht të filozofisë politike rugoviane.

LDK edhe përkundër deformimeve dhe devijimeve të brendshme, mbetet i vetmi burim i pastër politik në këto tre dekadat e fundit.

 

Me ndihmën e Zotit dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim, do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit për reformimin e LDK-së, fillimisht në komunën e Klinës, për ta përhapur mëpastaj formulen e ndryshimit gjithandej Kosovës.

 

ODIHR ‘fundosi’ zgjedhjet- BIRN: Raporti shënon një kthesë të fortë

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve të së dielës theksoi abuzimet nga partia në pushtet me burimet shtetërore si dhe mungesën e medias së pavarur si shqetësimet kryesore ndërsa kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian Michael Gahler tha se “Shqipëria nuk mund të hyjë në BE në gjendjen aktuale”.

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR deklaroi të hënën në gjetjet paraprake se gara zgjedhore në Shqipëri ishte “e pabarabartë” për shkak të “keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet” si dhe nga mungesa e medias së pavarur, e cila nuk siguroi që votuesit të ishin të mirëinformuar mbi zgjedhjen që bënë.

“Ndërsa zgjedhjet u menaxhuan mirë, dëshmitarët afatgjatë dëshmuan frikësim masiv dhe abuzim të burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale,” deklaroi ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit.

Raporti shënon një kthesë të fortë në gjetjet e misioneve të vrojtimit të zgjedhjeve të shkuara, ku zakonisht vëzhguesit janë mjaftuar duke vënë në dukje se problemet “janë raportuar”, ndërsa në këtë rast, ata vënë në dukje se ata vetë “i kanë dëshmuar” rastet e frikësimit të votuesve dhe abuzimit të burimeve shtetërore.

“Zgjedhjet u shënuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve publike dhe fuqive institucionale të partisë në pushtet ndërsa raportime të shumta mbi presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit e tjerë si dhe rastet e frikësimit [të votuesve] ishin shqetësuese,” thuhet në deklaratë.

Duke folur jashtë tekstit të deklaratës së shkurtër, Farah Karimi, koordinatorja e vëzhguesve afatshkurtër theksoi shqetësimet mbi median dhe po kështu, ambasadori Zannier vuri theksin se monitorimi i medias shqiptare prej tyre zbuloi përdorimin masiv të materialeve të gatshme, si dhe faktin që informacioni i ofruar nga Autoriteti i Medias Audiovizive “nuk ishte i përdorshëm” dhe se kjo ngre pikëpyetje mbi “pavarësinë e AMA-s”.

Raporti theksoi se rastet e abuzimit me burimet shtetërore “u mbajtën shënim” dhe se kjo është “e papërputhshme me standardet ndërkombëtare”.

“Garuesit në përgjithësi ishin të lirë të kryenin fushatën e vet por fusha e lojës ishte e pabarabartë,” thuhet në raport. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjithëpërhapur i burimeve administrative dhe mekanizmave institucionalë, përfshirë heqjen e gjobave pak para ditës së zgjedhjeve, ndërsa zyrtarët e lartë të qeverisë u angazhuan shumë në një numër aktivitetesh zyrtare që shpesh mbivendoseshin me mesazhet e fushatës,” shkruhet më tej në raport.

“Aludimet për presion mbi punonjësit publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqbërdorimi i rrjeteve të patronazhimit u vërejtjën, gjë që është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare,” shkruhet më tej.

Shqiptarët votuan në zgjedhje të dielën, zgjedhje të cilat partia në pushtet i fitoi me shumicë votash dhe me shumicë akoma më të lartë mandatesh.

Kjo është maxhoranca më e madhe e krijuar ndonjëherë në Shqipëri që nga viti 2001, kur zgjedhjet u zhvilluan gjithashtu nga Partia Socialiste dhe të cilat, vëzhguesit ndërkombëtarë i dënuan si të pabarabarta.

Kritika të forta vëzhguesit bënë veçanërisht në drejtim të medias.

“Mjedisi mediatik ishte shumë pengues, me pavarësinë, larmishmërinë dhe integritetin e përmbajtjes së lajmeve të minuar nga financimet jotransparente, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrja në autonominë editoriale dhe ndikimi politik,” shkruhet në raport.

Procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende por deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi, Partia Socialiste duket se ka siguruar rreth 53% të votave dhe rreth 60% të parlamentit.

Arjeta Puca sipërmarrësja që u beson vajzave timonin e ndryshimit

Shota
16 qershor 2024
Mimoza Picari

Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin Eurosatory në Paris. Nën moton “gratë në timonin e ndryshimit” zonja Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni.

“Pas 25 viteve, të ngarkuara me mall për Shqipërinë, më në fund e vendosa të kthehem. Në familje vazhdimisht dëgjoja të thuhej “do kthehemi në Shqipëri”. Nuk dija asgjë, thjesht kisha mallin për vendin tim”- nis rrëfimin për Zërin e Amerikës, Arjeta Puca, themeluese e Kompanisë “Timak”.

Arjeta është vajza nga Dibra që pas vitesh 25 vitesh vendosi të rikthehet në Shqipëri, prej nga ishte larguar me prindërit në fillim të viteve 90 në moshën 4 vjeçare, në Ankara të Turqisë. E arsimuar në degën e inxhinierisë kompjuterike, me një përvojë pune në Japoni dhe Gjermani, ajo vendosi të sjellë me vete gjithçka kish fituar krah prindërve të saj. Ata zotërojnë një kompani për prodhimin e makinerive borëpastruese si dhe të atyre për panelet diellore prej gati 20 vitesh në Ankara. Fillimi pas rikthimit 9 vjet më parë ishte i vështirë.

“Fillimi ishte i vështirë, nuk dija mirë gjuhën, nuk kisha shoqëri, e ndjeja veten të izoluar. Përpiqesha të krijoja rrjetin e duhur të komunikimit, të mësoja sa më shumë. Ka qenë më shumë mësim dhe krijim i njohjeve të reja. Kam mësuar jashtë mase shumë. Puna ime e parë, ka qenë shitja e automjeteve borëpastruese. Nuk ka patur shumë kërkesë dhe bëja çdo punë tjetër”- tregon Arjeta.

Por ajo nuk dorëzohet, dhe krijon Kompaninë “Timak” si një nismë për shtimin e produkteve “Made in Albania”. Gjatë fillimeve të punës që bazohej në tregëtimin e automjeteve të ndryshme, Arjeta tregon se e tërhoqi autoambulanca dhe ja doli ta prodhojë atë për herë të parë në Shqipëri.

“2 deri në 3 vite nuk kishte punë, thjesht bëja aplikime. Në kohën e Covid 19-ës ishte kaos. Më pas filluam prodhimin e autoambulancave. Në bashkëpunonim me një kompani në fillim për prodhimin e tyre. Ajo na e la punën në mes dhe e përfunduam vetë. Pas kësaj filluan të vijnë kërkesa të tjera. Patëm dhe kërkesa për prodhimin e makinave zjarrfikëse, të makinave të policisë apo klinikave mjekësore të lëvizshme. Për të gjitha në thamë po. I studiuam dhe i bëmë. Për Ukrainën në morëm një kërkesë nga OKB-ja për të prodhuar autoambulanca. Ja dolëm të prodhojmë 11 të tilla për dy javë. Kemi punuar natë-ditë” -shprehet ajo.

Kjo ishte një pikënisje e fortë dhe sot kompania e themeluar prej saj e cila ka në qendër punën e vajzave, prodhon disa lloj automjetesh dhe i tregton ato në më shumë se 20 shtete.

Së fundi Arjeta synon të prekë një tjetër përmasë.

“Shota” quhet, prototipi i makinës së parë të blinduar ushtarake të prodhuar në Shqipëri nga kompania Timak, e themeluar prej saj 8 vjet më parë. Ka zgjedhur emrin e luftëtares shqiptare “Shota”, që luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në fillim të shekullit të kaluar.

“ Ishte shumë e mundimshme. E kemi projektuar për dy muaj. Kemi patur mbështetjen e dizenjuesit shqiptar Gregor Andoni. Bashkë me inxhinierët dhe vajzat e stafit kemi punuar me shumë emocione, sepse është makina e parë ushtarake shqiptare. Ne emrin e kishim lënë surprizë. Të gjithë ishin të emocionuar për emrin kur e

panë. Kemi punuar me të vërtetë me shumë dashuri”- tregon Arjeta Puca.

Makinë ushtarake vepër e mendjes dhe pasionit të një vajze si Arjeta Puca, do të ekspozohet në panairin e mbrojtjes dhe të sigurisë “Eurosatory” Paris, që do të qëndrojë hapur nga data 17 deri më 21 qershor, dhe ku pritet të marrin pjesë rreth 60 vende. Shqipëria përfaqësohet me Shotën e saj të Kompanisë Timak, nën logon “Gratë në timonin e ndryshimit.”

Zëri e Amerikës ndoqi momentet e fundit para se ky mjet të niste këtë rrugëtim.

“Ne kemi parë që mjetet ushtarake nuk prodhohen në Shqipëri, dhe kemi patur kërkesa, për këto mjete ngaqë arritëm të bëjmë autoambulancën e blinduar. Pamë që në Shqipëri nuk ka prodhues dhe e morëm këtë iniciativë dhe të jemi pionerë në këtë drejtim”-pohon Arjeta Puca.

Arjeta është e rrethuar nga 15 vajza. Ka zgjedhur të punojë me to, të ofrojë dhe të marrë prej tyre më të mirën. Ato janë duke i dhënë dorën e fundit projektit për Shotën.

“Nuk është projekti i parë kaq sfidues. Na pëlqejnë sfidat dhe gjithmonë i marrim përsipër. Nuk i themi jo asnjë oferte dhe projekti të ri”- thotë Kristi Dhimitri, menaxhere në Kompaninë “Timak”.

Por i gjithë ky pasion i Arjetës ka një bazë të fortë trashëgimie që është babai i saj Shpëtim Puca. Ka dashur që Arjeta si fëmija i dytë pas një vajze të jetë djalë, – “por sot jam krenar për të”- tregon ai për Zërin e Amerikës.

“Gjithmonë kur kishte Arjeta ndonjë problem gjatë punës i thosha, çfarë të bëj unë që nuk kam baba se ti e ke babain, mos u shqetëso. Për çdo gjë e kam ndihmuar”- shprehet Shpëtim Puca, babai i Arjetës.

“Arsyeja që unë jam këtu është babai. Më ka marrë me vete në punën e tij që 9 vjeç. Jam mësuar të shoh hekura apo vajin hidraulik. Është me të vërtetë arsyeja kryesore që unë merrem me këto gjëra. Gjithmonë më ka mbështetur dhe asnjëherë nuk më ka thënë se “ti nuk e bën dot këtë apo atë punë”. Që fëmijë më ka dhënë çekiçin apo mjete të tjera në dorë”- tregon Arjeta.

Dhe teksa ndjek çdo detaj në momentet e fundit para se kjo makinë ushtarake për mbrojtje të dalë nga shtëpia e prodhimit, ajo rrëfen synimin e saj për familjen.

“Qëllimi final është që ne të gjithë si familje të realizojmë ëndrrën tonë, për t’u kthyer në Shqipëri”- thotë ajo.

Qindra automjete kanë në thelb përkushtimin dhe punën e 15 vajzave të kompanisë “Timak” me në krye Arjetën, së fundi edhe “Shota”, e cila po nis rrugëtimin drejt Parisit. Tashmë ajo është për to një ëndërr e realizuar.

‘OSBE ODHIR ka denoncuar…’ Burimi: PD duhet të kërkojë anulimin e zgjedhjeve

Gazetari, Genc Burimi, i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatorë Sonila Meçon theksoi se opozita duhet të kërkojë anulimin e zgjedhjeve të 11 majit, pasi sipas tij, shkeljet janë bërë edhe në praninë e përfaqësuesve të OSBE-ODHIR.

Burimi shtoi se dhe zgjedhja e një regjimi totalitar është demokraci, por sipas tij, regjimi asnjëherë nuk duhet të imponojë votën e qytetarëve.

Shiko dëgjova që parë! Unë mbaj mend një gjë krejt të thjeshtë, është thjeshtë kur thotë ai italiani komisioneri i OSBE që zgjedhjet e 11 majit. Unë po shihja sot OSBE ODHIR ka denoncuar zgjedhjet në Gjeorgji, ka denoncuar në Azerbajxhan dhe në Serbi. Dhe në çdo rast i ka quajtur të manipuluara. Edhe në Rusi edhe në Katar zgjedhjet të qeta janë. Por nuk është çështja aty janë kushte të pabarabarta garimi. PD në këtë rast në këto kushte unë të jem kryetari i PD sot veproj si opozita në Serbi. Çfarë kërkoi opozita në Serbi kërkoi anulimin e zgjedhjeve. Unë nuk e di kjo ndodhi në Serbi. Unë nuk jam kundra idesë që ka regjime totalitare, janë shumë cinikë edhe në një shembull radikalët, gjermanët votuan në 83-shin për Hitlerin duke ditur se çfarë ishte Hitleri. Edhe kjo është demokratike kur një popull do autoritar është demokratike. Domethënë që e do populli. Por unë jam kundra një regjimi totalitar, i cili shkon dhe imponon votën dhe kjo është e palejueshme. Kjo ndodh në Shqipëri në mes të ditës të vijnë 4- 5 burra që përfaqësoj ajkën e Evropës, të gjitha institucionet e Evropës. Po s’kanë qartë më vetëm të nxjerrin vetë armët ata janë diplomatët.” tha Burimi. sn

‘Kapja e mediave nga partia në pushtet’/ OSBE: Gazetarët u vëtëcensuruan, përcollën një pasqyrë ndryshe nga realiteti

OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit.

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.

Ndërsa pushteti përdorej për deformimin e vullnetit të qytetarëve, OSBE-ODIHR ngre shqetësimin për kapjen e mediave nga ana e partisë në pushtet, e për pasojë gazetarët vetëcensurohen dhe nuk raportojnë parregullsitë, duke përcjell për qytetarët një pasqyrë ndryshe nga realiteti.

Raporti/ OSBE-ODIHR

Ka mungesë raportimi të pavarur, duke dëmtuar rolin mbikëqyrës të medias dhe mungesë gazetarie kritike dhe informacioni të fuqishëm, dhe shumica e mediave perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet. Megjithëse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët vazhdojnë të përballen me raste shpifjeje. Procedurat e emërimit si për transmetuesin publik ashtu edhe për rregullatorin audiovizual nuk kanë mbrojtje për pavarësi de facto.

Pasi rrëzon procesin zgjedhor të 11 Majit, OSBE-ODIHR, ngre me shqetësim faktin se nuk ka asnjë përpjekje për të zbatuar rekomandimet nga zgjedhjet e mëparëshme, duke vijuar kështu me një proces zgjedhor problematik, që përfaqësuesi i Parlamentit Europian e cilësoi si zgjedhje, që lënë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian. sn

‘Ndalimi i TikTok nga qeveria kufizoi fushatën e opozitës’/ OSBE: KQZ identifikoi shkelje dhe ndërpreu hetimet

OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit.

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.

Mbyllja e Tik Tok është evidentuar gjithashtu nga OSBE-ODIHR, si një masë që kufizoi komunikimin me zgjedhësit, ndërsa evidenton se për disa aktivitetet të paligjshme të institucioneve publike, KQZ nuk mori masa.

Raporti/ OSBE-ODIHR

Ndalimi i TikTok nga qeveria që nga 6 marsi kufizoi disa mundësi fushate të kandidatëve. Edhe pse KQZ identifikoi shkelje në postet e institucioneve publike, ajo ndërpreu hetimet në disa raste, dhe përpjekjet e saj të përgjithshme të monitorimit mbetën të kufizuara në fushëveprim dhe efektivitet.

‘Frikësimi i vëzhguesve në qendrat e votimit’/ OSBE: Fshehtësia e votës u komprometua

OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit.

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.

Disa nga problemet e evidentuara në raportin e OSBE/ ODIHR janë shantazhet dhe frikësimi nga bashkëpunëtorë të partisë-shtet, ndaj vëzhguesve të partive të tjera.

Raporti OSBE/ ODIHR – QENDRAT E VOTIMIT

Parregullsitë serioze që u vunë re përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe vëzhguesve dhe bashkëpunëtorëve të partive që ndërhynin në proces, nxitje dhe akuza për blerje votash. Për më tepër, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të paraqitjes së qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjes. Më shumë se gjysma e qendrave të votimit të vëzhguara nuk ishin të aksesueshme në mënyrë të mjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara për të votuar në mënyrë të pavarur. sn

‘Policia dhe krimi në sinkron për blerjen e votave’/ OSBE-ODIHR publikon qarqet ku u kërcënuan votuesit

OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit.

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.

Raporti/ OSBE- ODIHR

Akuza për votues që nuk merrnin pjesë në ngjarjet e partisë opozitare nga frika e hakmarrjes u bënë në të gjithë vendin, dhe me rrëfime veçanërisht konkrete dhe të hollësishme në Durres, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës dhe Tiranë. Për më tepër, akuza për votues që u frikësuan nga policia u raportuan në Fier.

Në blerjen e votave, sipas raportit të OSBE-ODIHR janë angazhuar edhe grupet kriminale, që janë denoncuar për blerje votash për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.

Raporti/ OSBE-ODIHR

Akuza specifike për blerje votash u bënë në Elbasan, Korçë, Mirditë, Shkodër dhe Tiranë. Akuza të tilla iu bënë Misionit të ODIHR-it në Durres, Elbasan, Tiranë dhe Vorë, ku autori i dyshuar u raportua se ishte i lidhur me një grup të organizuar kriminal. Gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash dhe u nisën hetime në 37 raste. Një numër bashkëbiseduesish të Misionit të ODIHR-it bënë akuza për lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, me grupe të krimit të organizuar që frikësojnë dhe kërcënojnë votuesit dhe, ndonjëherë, kandidatët. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportet e blerjes së votave, përpjekjet për të ndikuar padrejtësisht te votuesit e margjinalizuar dhe ndikimin e dyshuar të elementëve kriminalë në disa parti politike.

Presionet nga pushteti depërtuan edhe në Komisionet e Votimit, ç’ka solli shpesh deformim të hapur të vullnetit të votuesve.

‘Përdorimi i administratës, patronazhistët, falja e gjobave’/ OSBE-ODIHR: PS shkeli standardet ndërkombëtare

OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit. Në raportin paraprak pas votimit, OSBE-ODIHR raporton se nga qeveria u përdor pushteti me falje gjobash, bonuse dhe presion mbi administratën për të votuar Partinë Socialiste. OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.

Raporti/ OSBE-ODIHR

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe institucionale, duke përfshirë heqjen e një numri të madh gjobash shtetërore të shpallura pak para ditës së zgjedhjeve, dhe zyrtarë të lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh ngjarjesh zyrtare që shpesh përputheshin me mesazhet e fushatës, duke zbehur vijën ndarëse midis shtetit dhe partisë.

Rrjeti i Patronazhistëve, i denoncuar gjerësisht në këtë fushatë është një nga shqetësimet  kryesore, evidentohet dhe dënohet edhe nga Misioni i OSBE-ODIHR si një rrjet i ndërtuar nga Partia Socialiste në shkelje të standardeve ndërkombëtare.

Shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime rreth ndikimit të rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke pretenduar se premtimet për punësim publik në të ardhmen, favore administrative dhe leje u përdorën si një mjet për të siguruar vota. U vunë re akuza për presion mbi punonjësit publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorim të rrjeteve të patronazhit, gjë që është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Akuza dhe raportime të dorës së parë për punonjës bashkiakë të ushtruar presion nga eprorët e tyre për të marrë pjesë në aktivitete fushate nga PS-ja u bënë në Durrës, Fier, Has, Korçë, Peshkopi, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Akuza për presion mbi punonjësit e bashkisë për të marrë pjesë në fushatën e PS-së, ose për ta mbështetur atë, përfshirë financiarisht, u bënë në Devoll, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Pukë, Shkodër dhe Tropojë. Akuza për presion mbi punonjësit e sektorit publik për të përcjellë informacione rreth familjes ose miqve të tyre që jetojnë jashtë vendit u bënë në Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë.

Por jo vetëm nga Patronazhistët dhe vartësit direkt të Edi Ramës, sipas OSBE-ODIHR, raportohet edhe për presione ndaj votuesve nga Policia. sn

UGSHPD- 12 maj 2025: “Rreth 1/4 e së drejtës së emigrantëve të regjistruar si votues nga jashtë nuk arriti në kutinë e votimit. Kjo votë e munguar ka një dëm financiar rreth 1.9 milionë euro”- Nga ALBA KEPI

Rreth 1/4 e së drejtës së emigrantëve të regjistruar si votues nga jashtë nuk arriti në kutinë e votimit.

Kjo votë e munguar ka një dëm financiar rreth 1.9 milionë euro.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me statusin vëzhgues si organizatë media pranë KQZ në zgjedhjet politike të 11 majit 2025 sjell esksluzivisht të dhënat analitike mbi votën e emigrantëve shqiptarë.

Janë 51 056 zarfe me votën e diasporës të cilat u dërguan për shqiptarët jashtë kufirit, të regjistruar si votues nga jashtë pranë portalit të KQZ, por që nuk u tërhoqën nga ata e as nuk u kthyen në KQZ.

Kosto e një zarfi të dërguar është 37.52 euro e në përllogaritjen matematikore janë 1.915.245 euro të cilat shkuan dëm në këtë proces votimi.

Bazuar në të dhënat e KQZ, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, dokumenton se 18 838 zarfe votë rezultojnë të pa marra nga emigrantët dhe pse janë dërguar nga KQZ.

32 208 zarfe votë janë të pa kthyera pas e totalisht janë 51 056 zarfe vota të shkuar dëm gjatë këtij procesi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionit të Diasporës informon se janë 2657 zarfe me probleme të pozicionuar në kutitë të posacme e rreth 2500 zarfe të kthyera pas.

Totalisht janë 245.935 zarfe të dërguar 227.097 Zarfe të marra nga zgjedhësit e 194.889 zarfe të mbërritura në KQZ.

Send this to a friend