Ishin çaste nga më të vështirat ato që po kalonte Shqipëria. Nga njera anë,vendi ishte i pushtuar nga forcat gjermane. Nga ana tjetër, lufta vëllavrasëse po merrte përpjesëtime tashmë të pakontrollueshme. Dhe nuk mjaftonte me kaq por propaganda aq joshëse e partisë komuniste që propagandonte “parrajs tokësore”, i kishte ç’orientuar mëndjet shqiptare, kë më shumë e kë më pa. Nw këto kushte i propozohet Patër Anton Harapit të bëhej anëtar i Këshillit të Regjencës. Dhe ai, për hir të vëndit, pranon por pranon me një kusht: ti miratohej emërimi nga Vatikani. Mbas miratimit ai e merr postin dhe mban një fjalim programatik me rastin e betimi të tij përpara parlamentit me 13 janar t1944-ës. Ndërkohë fundi i luftës së dytë botërore bëri që, ajo llavë e kuqe që përfshiu Europën lindore, të rridhte drejtë jugut duke djegur ç’gjente përpara, deri sa u nguros në brigjet e Adriatikut si edhe në kufirin tonë jugor me Greqinë. Mjerata që ishin intelektualë e mjer edhe ata që nuk ishin internacionalistë. E për Patër Antonin shto këtu edhe mjer ai se ishte edhe klerik.
Historia dihet. Patër Antoni u pushkatua nga diktatura komuniste si tradhëtar i atdheut. Si të tillë diktatura e futi figurën e tij edhe në tekstet e historisë. Pa i dalë zot Patër Antonit si avokatë, le t’ia lemë Atij vetë të mbrohet me betimin e tij dhe lexuesi të jetë juría që t’a gjykojë. Në vazhdim fjalimi i Patër Antonit ditën që e emëruan Regjent.
Fjalimi i Shkëlqesisë Patër Anton Harapi O.F.M.
Tash sa kohë publiku shqiptar ka pritë me ndie nji fjalë prej meje. Megjithëse parashoh se do të kuptohem keq dhe do të komentohem ndoshta edhe må keq, due ti a çoj në vend dishirin: due t’a thom fjalën t’ême. Por, vall, shka të thom, kurse me fjalë jemi ngi? A kemi kund ndonji punë të mbarë, pse sa për fjalë të bukura nuk jemi ngusht aspak
1- Ja, pra, se nji punë e parë u bâ: mbas sa muejësh anarkije, sa të frikëshme aq edhe të rrezikëshme, sot – mirë a keq- kemi nji Këshillë të Naltë, kemi nji Parlament, kemi nji Qeveri, kemi nji auktoritet shqiptar. Këtë vepër dikush e shikon me sy të mirë e dikush me sy të keq, aq sa edhe miq e dashamirë të mij mrrijtën me thanë: Shka i u desht Pater Antonit me i a hy kësaj pune Kerne due tu pergjegjem, jo si zyrtar, por si mik, jo për të përligje vehten, por per te ndritun mendimin t’em dhe të tyne.
Me rrené mendja se nuk ka zog shqiptari që të mendoje se une e mora këT barre per kallak, per interese a per ndonji intrige Mundet veç me drashe ndokush mos qe ndonji mani e emja që më shtyni deri këtu. Edhe une po u a vertetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnis, po, qe ajo që më vuni dilemen: a me anarkista per të bå g jak, ase me hjekun dore prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të bâj nji marri tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj dobési tue u largue. Vendova má mirë të baj nji marri: ase sikur thonë ata shqiptarë që duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem.
2- Ja arsyeja për të cilën pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptár: pse nuk mujta t’a sHoh Shqipnin n’anarki. Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për ne shqiptarët anarkija âsht nji turp dhe nji delikt: po, turp asht të ngatrrohemi shoq me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonín shqiptare, pa qenë të zotët t’i a gjejme fijen lamshit; delikt asht në këtë moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë per ideal vilavrasjen, përmbysjen e katundevet, humbjen e gjâs dhe shkatrrimin e familjevet. Kësaj i thonë rrokoll më rrokoll! Pra, m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija.
3- Maní… E po, si kujton Patër Anton Harapi se ai po e shpëton Shqipnin?!… Jo, zotni! Asnjeni nesh, që kemi marrë zyrën e Këshillit të Naltë, nuk e kemi pretenzjonin të mbahemi shpëtimtarët e popullit. Dhe atëhere, pra?… Shqipnin do t’a shpëtojë Zoti, kurse na i kemi vu vehtes nji misjon: të përpiqemi me të gjitha fuqit për t’a pakësue mjerimin dhe shëmtimin shqiptar. Na e kemi ndërgjegjen të kjartë se jemi njerëz nevoje, d.m.th. se vetëm nevoja e kohës na ngrehi në këtë shkamb; as nuk kemi fjalë të mdhaja dhe premtime të bukura,por, po mujtëm t’i a lehtësojmë popullit sado pak ata shka vuen, dhe po mujtëm të vejmë nji gur sado të vogël për konsolidimin e çashtjes shqiptare, do të jemi të lumtun.
4- Përveç këtij misjoni, nji tjetër arsye e fortë më shtyni t’a baj këtë hap :Qaje, Zot, të keqen – thashë me vehte – si mos me u gjetun në Shqipni burra të zotët, që të marrin përgjegjsi publike dhe të flijojnë vehten për kolektivitetin ?!Mospranimi i bashkëpunimit në këtë rasë – me e shikue hollë – për mue do të kishte qenë nji spekulacion: unë, i grishun botnisht të jap kontributin t’em për çashtjen e kombit dhe për ndihmën e popullit, mâ parë do t’anojshem të ruej kryet dhe prestigjin t’em personal, se sa me rrezikue vehten për çashtjen epërbashkët. Anishka – thashë – rroftë populli edhe pa mue, rroftë Shqipnija !
5- Edhe komunistavet due t’u a tham nji fjalë, por kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak janë ata shqiptarë, të cilët vërtet e kuptojnë doktrinën komuniste,por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipni. Kjo âsht vërtetë, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat shqiptarë veprojnë me krye në thes pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipni, e vetëm për Shqipni. Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrinës komuniste dhe veprës komuniste me formën kombëtare sikurse i kam ndigjue unë dhe vetë tue dëshmue organizatorët komunista-mue më ban me dyshue për sinqeritetin e kësaj rryme shqiptare: Pse vall, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina e jo Atdheu? Masat terroristike,mandej vllavrasja, lidhnija e e ngushtw deri në dependancëtë plotëprej dorës së huej dhe përdorimi i çdo mjeti për qëllim, nuk i lânë vend dyshimit. More, me kobure në gjoksnuk bâhet kush as vllá, as shoq, por ja skllav, ja mizuer apo hipokrit. Gjithmonë tue rrenue, nuk ndërtohet.
Porse mbas gjase,komunizmi sot ndër ne e ka lânë m’anash doktrinën dhe don të justifikohet me veprën politike atdhetare. Kjo për mue asht nji kontrast. Nuk due të bjerri kohë tue polemizue me komunista, vetëm po thom se këtu në Shqipni palla në thes nuk hyn. Nuk kemi si t’andrrojmë me ngrehë republikëne Platonit, kurse jemi ende në gjendjen primitive; nuk kemi sot si të kapërcejmën’internacionalizëm kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndërgjegjen kombtare. E pse atyne u âsht mbushë mendja se luftën e fitojnë udhëheqësit e së tretës internacionale, nuk asht kjo nji arsye, që na qysh tash t’i a nxjerrim sytë shoqishoqit dhe të krijojmë hekatomba shqiptare.
Patër Anton, ti me atë prizmën t’ande a e shef kund Shqipnin?… Kështu më shkruente tash së voni nji mik i përzemërt: kështu e dij se më pyet zemra e popullit shqiptar. Ku jemi? Ku vemi?… Përgjigja duket si të ishte e lehtë, por asht shumë e vështirë. Lufta botnore e shtini ndër gjire të veta rrëmbyese edhe Shqipnin. Kolosët mâ të mdhejt të botës, si – çë mos mbahet mend kurr-po gjuchen shtjelma dhe po vriten shoq me shoq aq rreptas, sa me u dridhunfëmija në zemër të nânës. Çfarë politike do të ndjekim tash na mizat e vogla për të shpëtue? Kush thotë se i vetmi shpëtim për né, asht të vehemi me luftue krahas me njenin a me tjetrin vigan, kurse unë mendoj, se e vetëmja rrugë shpëtimiasht, të ruhemi, mos të marrim ndonji shtjelm andej a këndej, prej njenit a prejtjetrit, dhe të bâhemi të paqenun: të hupim pa shenjë, pa dukë. Ja, në dy fjalë politika për ne në këtë kohë t’a ruejmë vehten moralisht dhe materjalisht. Sa përpolitikën e mbrendshme, unë jam i bindun se gjindemi në nji kaos mendimi dhe në nji kontrast flagrant veprimi; dhe po të vijojmë në këtë rrugë, do t’i a bâjmë vorrin vehtes, do t’i a vejmë kazmën Shqipnis. Ja, edhe se për ç’arsye :
1- Disorjentimi i ynë në mendim dhe në punë, fill çon në vend planet e anmiqvet, të cilët duen me na pa të humbun. Qe sod: sa kapadají, aq rryma e aq parti !
2- Demoralizimi i ynë ka vojtë ke s’vé mâ: në njenën anë, aq e kemi humbë besimin në shoqishoqin, sa në mendje të shumkuj asht hjekë mundësija e altruizmit dhe e mirësis shoqnore. N’anën tjetër na ka ra zemra në bark: gadi të thuejsh e kemi bjerrë ndërgjegjen dhe besimin në vetvehte si kolektivitet; mandej edhe sot, që për ne âsht jeta a vdekja si komb e si shtet, gjithënji vijojmë në shpinë të Shqipnis, të bâjmë spekulacjone, të krijojmë parti, të ndjekin krahinarizëm, fanatizëm, akraballek, dhe – mâ tepër se kurrgja – t’ihjekim politikë njeni tjetrit. Shpirti i shqiptarit njitash må duket se asht lodhë përnjimend. Puna ka vojtë në te, dhe nuk ka tjetër, por njena dysh: a të bashkuem, a të mbaruem.
3- Reaksjoni nacionalist, aq për t’u levdue në moshën e ré, nisi me të vërtetë me nji ideal, por mjerisht degjeneroi në pasjon, i cili e verboi aq keqas, sa kemi sy dhe nuk shohim, kemi mendje dhe nuk bindemi se vllavrasja, që dita me ditë po merr përpjestime dhe mënyrë aq të tmerrshme, ajo âsht rrenimi i ynë fizik, moral, ekonomik dhe politik. T’i nxjerrim syt shoqishoqit, t’i presim veshë e hundë, t’a sakatojmë kambësh e duerësh, t’a dhunojë shqiptari shqiptarin në mënyrën må barbare, këta nuk janë zakone shqiptarësh; as nuk asht ideal e nacjonalizëm, por asht egërsi. degjenerim, turp dhe faqe e zezë. Patëm fillue me nji poezi dhe po mbarojmë me nji tragjedi, sa me i u dhimbtë gurit e drunit. Nuk âsht dita sot të likuidojmë fajet e fajtorët; sot na duhet të bâjmë nji punë të vetme të shpëtojmë kapitalin e parë, që asht Shqipnija dhe populli. Fajtorët mjaft t’i paralizojmë që mos të jenë të damshëm e mandej nesër do t’i thrrasim me na dhanë arsye.
4- Rrymët e soçme po bâjnë nji gabim të randë: ato po ndërlikojnë vendin ndër idé
dhe ndër punë. Susheptibiliteti i shumëanshëm na bâni të harrojmë realitetin e punës,çashtjen kombëtare dhe shpëtimin e popullit, edhe jemi kapun fyta-fyt dhe po përleshemi për çashtje formash e reformash dhe ende nuk e dijmë me siguri ku e kemi Shqipnin dhe kryekreje zihemi për formën shtetnore; ende nuk e dijmë si do të përfundojë lufta për Shqipnin t’onë, dhe që me tash duem t’u vejmë reforma shqiptarëvet. Ja, po mbetemi pa popull, pa fshate, pa troje. Ja,po shpenzojmë mija njerëzish, miljona pasunish, të gjithë kapitalin moral dhe financjar shqiptar! E po për shka? Jo sigurisht për Shqipni, pse në këtë pikë jemi të gjithë njij mendjeje, por vetëm pse në këtë kohë, e cila âsht kriza e fundit, duem t’imponojmë, kush reformën shoqnore, kush formën shtetnore.Po a të vdekunvet, nji populli të fikun dhe të mbaruem do t’i ndjellim kohën.e Arit apo Parrizin Shqiptar?! …Mos druej, djalëri; mos u frigoni udhëheqës shqiptarë,idealista,a shka jeni a i thoni vehtes! Zot, shpëtoftë Shqipnija dhe populli, pse unë mâ i pari – ju a dhashë besën e Zotit – do t’a qes kushtrimin dhe do të prij për reformën shoqnore,pse tashma e kanë pa, edhe miopët shqiptarë, se me systemet e deritanishme nuk kemi si të rrojmë mâ në Shqipni. Po nuk na patën mësue dhe çelë sytë tridhetë e sa vjete provash e rreziqesh, as treqind vjetë të tjera nuk do të munden me na regjë. Veç të shpëtojmë, pse i gjalli ka derman.
5- Mbas gjithë së keq, këto janë dame dhe gabime që shihen e dihen, prandej mund të ndiqen e mund të ndreqen. Unë gjej shka t’admiroj edhe ndër kundërshtarë vendimin e prém, sakrificën e qindresën. Nuk jam me ta as në parim as në metodë, as për shka bâjnë e si bâjnë, por atyne disi mund t’u bahet hallall mbassi luftojnë për dishka. Por shka t’u bajsh gjymsakëvet,
abstensjonistëvet, indiferentëvet, shqiptarëve të vdekun në shpirt, të cilët – a prej frige, a prej egoizmi vehtjak që mos t’i qesin trazim vehtes, ku edhe për t’u (mbajtun elitë dhe esnafe në sferën e atyne që nuk duen të përzihen – e kanë vu për nderë e vlerë që mos të deklarohen në kurrnji mënyrë as për qeveri e as për anarki. Këta janë parasitët e Shqipnis; për ta pasiviteti dhe negativiteti janë ideal; nuk duen të vehen në rrezik as sa të zit e thonit, por të rrojnë dhe të gëzojnë në shpinën e të tjerëve. Dobësi mendore! Dobësi morale! Dobësi shoqnore! Po qe kush për plumb, patjetër këta kishin me qenë mâ të parët.
Në luftën e Waterloo-s i qe paraqitun Napoleonit nji kryetar komuneje, i cili, tue e deklaruem vehten asnjanës, mendoi të justifikohej. Vranje, – tha Napoleoni- venje në plumb menjiherë, pse anmikut që të del përballë i qoftë falë, por ky që rrin i mëshefun n’apathin e vet,ky âsht må i rrezikshëm, pse jo vetëm asht anmik, por edhe spekulator i dobët.
E mjerisht, shtatëdhetë përqind të shqiptarëvet janë të tillë. Si do t’u bâhet? Çonju të vdekun se na mbytën të gjallët! Çou, Vaso Pashë Shkodrani, e qaj, pse nuk paska qenë për t’u qa Shqipnija atëherë, kur ti me shokët e tú përpiqeshit t’a shpëtojshit prej kthetravet të hueja, por sot, por sot me lotë gjaku do të dertojmë, se shqiptarët me duerët e veta janë tue rrenue kulm e themel:
O moj Shqipní e mjera Shqipni,
Kush të ka qitun me krye në hí…
Tepër pesimist, Patër Anton, kanë për të më thanë shumë zemra që ndiejnë,na me fjalë të tjera paskemi mbarue ?! Jo. Me të vërtetë nuk kemi mbarue. Kemi ende kohë. Mjaft të duem se mundemi; mjaft mos të përtojmë se dijmë; mjaft t’i vehemi sinqerisht, se me sigurí ia dalim. Ja edhe se si :
1- T’a krijojmë nji fuqi morale në Shqipni. Edhe në mos gjêjshim nji njeri që sot t’a përvetësojnë të tânë idén, vullnetin dhe përpjekjet e jetës shqiptare,kemi mâ shumë se nji asish, të cilët randojnë moralisht aq, sa me bâ pikën e gravitetit të jetës s’onë kombtare. Duhet të besojmë në dikend, të besojmë në vitalitetin shqiptar, të besojmë në fuqin e vullnetit t’onë, por të besojmë përnjimend. Po nuk i besuem vehtes sa duhet, nuk ka pse të besojë kush në né. Lypet t’a rindërtojmë ndërgjegjen t’onë vehtjake dhe kolektive.
2- T’a krijojmë fuqin shtetnore me nji mobilizim shpirtnuer dhe trupuer të të gjithë shqiptarëvet, me nji dishiplinë të shtërngueshme dhe me nji organizim të vërtetë.Në kambë, ju oficerat! Shka pritni? Shka droni? Shka shtirateni? A sot a kurr, ju të parët për t’a shpëtue popullin, për t’a shpëtue Shqipnin. Për shka ju rriti, për shka ju mbajti dhe ju pregatiti Shqipnija ne mos për këtë ditë rreziku ? Dam për ju me u strukun si pula të lagta sot, që tmera dhe potera vlon anë e kand nëpër viset shqiptare. Kush përveç jush do të prij në logun e fatosavet?Ky asht profesjoni i juej, për njikëte ditë jeni betue; sedra juej nuk do të durojë kurrsesi t’u a kalojnë sot varzat e grát në vendim, në guxim dhe në sakrificë.Jam i bindun se me dhetë oficera të venduem, por që kanë qitun cekën të vdesin përnjimend, i a vêjmë bazat organizatës shqiptare. Ku jeni, ju zyrtarë, që Shqipnis m’i merrni rrogat dhe i prishni punën, dhe jovetëm punën, por i cënoni edhe ekzistencën? Ku åsht ndërgjegja, karakteri dhe prestigji i jucj Si u a jep shpirti të merrni rrogat e Shqipnis, kurse ju dhe askush tjetër, çuet popull e Komb me i u dhimbët gurit e drunit ?! Mos më qit arsye as shkaqe, ti zyrtar! Detyra për detyrë, ky asht nderi, kjo asht vlera e nji zyrtari. Të ka kapun friga se po vdes úni a pushke? Po ti me ate zemër lepuri dhe atë vepër të pajetë, ti vdekë se vdekë vdis të paktën në detyrë dhe përdetyrë! Po t’a kishte kaq fuqi morale secili zyrtar, ja se u bâ organizata dhe fuqija shtetnore. A nuk e ndjen vehten as për kaq? Hesht, pse ti kështu si e ke bjerrë të drejtën me qenë, e ke bjerrë të drejtën dhe me folë!… Por ka edhe ndërzyrtarë përjashtime. Ka përnjimend njerëz detyre, por nuk kanë ku me qenë, përse nji gúr nuk ban múr.
3- Të gjitha këto çohen në vend dhe plotsohen me nji fjalë dhe me nji vepër të vetme: të sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue të tjerët: sot t’i a nisim nga vehtja jone. Ju atdhetarë, që levdoheni se bâni vdekjen për Shqipni, të jeni të zotët të sakrifikoni pikëpamjet dhe pasjonet, rrymët dhe idét, oportunitetin dhekomoditetin vehtjak, po deshët t’i shpëtojmë rrezikut që na rrin mbi krye. Këtu i due idealistat, udhëheqësit, intelektualët: salus rei publicae suprema lex esto! Ky asht imperativi i ditës për të gjithë ata që ndjejnë përmbrenda si njerëz dhe si shqiptarë. Shpëtimi i çashtjes së përbashkët åsht bashkimi, por nuk kemi si të bashkohemi deri sa të mbajë sejcili të vetën. Ase kemi sakrifikue pikëpamjet t’ona, ase do të sakrifikojmë Shqipnin. Kjo âsht sakrifica shpirtnore e vetëmja për t’i a mrrijtë qëllimit. Por edhe mos të kujtojë kush – si qe partish, elementash, krahinash-se e bán Shqipnin hajmali apo privativë të vetën, pse Shqipnija âsht nji mollë e tharbët, sa nuk ka burrë që i ngjet dhambët, pa i u píe keqas; jo që shqiptari për nji plesht e djegë jorganin…
Ka, po, në Shqipni vehtje dhe çeta, që për hatër të çashtjes së përbashkët,mbyllin nji sy dhe të dy, dhe bâhen si t’ishin të verbët, shurdhë e të pagojë. Kulturae shpirtit të tyne i shtyn të sakrifikohen, por jo të bâhen budallej; prandej, sidomos në këtë kohë kaq kritike, do t’i ruhemi fort nji gabimi të damshëm, që u bâ në kohët e kalueme: durimin, karakterin dhe ndërgjegjen e atdhetarëvet vërtè burra, t’i zamë ligështi dhe mbi te të marrim guxim, pse gjithëshka shkon deri në nji masë, dhe kur vjen shpirti me dalë, atëbotë as ai fatosi nuk din shka bân … Të pikon zemra gjak tue pá symptome dhe tue ndigjue ankime të forta mbi sa ndasí dhe vështirësi të mdhaja që deri dje i patëm kujtue të kapërcyeme !…Kush, mandej, don dhe kërkon prej shqiptarësh prap e må gjak, má shëmtim,ai don të na shohë të humbun. Për nji miljon e sa njerëz që jemi, kemi derdhë gjak mjaft; nuk kemi shka të japim mâ tepër, veç edhe shpirtin e egzistencën. Kushtrim, djalëri; kushtrim, burra të pjekun; qytetas e katundarë kushtrim, shqiptarë, të ç’do krahine, të ç’do besimi a shkalle shoqnore! Lëshoni armët, pashi Zotin, pse mjaft gjak asht derdhun, mjaft shëmtim âsht bâ, mjaft futa e zezë asht vú. Ja, se mija dyerësh u mbyllën me ferrë, qinda e qinda votrash mbetën shkret e qyqja po këndon mbi trojet shqiptare. Ndigjoni gjâmët e nánavet,njehsoni lotët e bijavet shqiptare, shikoni atë hije vdekjeje që asht shtri mbi familjet t’ona, kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patët mende me u kujtue, të keni së paku zêmër me ndie. Të huej po t’ishim shoq me shoq, do t’i dhimbeshim vetvehtes, e jo má vllazën njij gjaku dhe njij gjuhe, miq e dashamirë e shokë, të cilët i bashkon nji shpirt i vetëm, shpirti shqiptar; nji vend, nji zakon, nji interesë dhe nji flamur! Me ndie si njerëz nuk asht dobësi,me i u shtrue arsyes nuk asht ligështi, me lëshue armët e pasjonit dhe armët e krahut – për të ra në godi si bijshin burrat motit – nuk asht mungesë gjallnije për Shqiptarët e sodit, por asht vitalitet dhe fuqi morale, që tregon fisniki, urtí e burrní si të parët na e Sod që jemi më kufi të përmbysemi me t’egër e me të butë, në këtë përmbytje të fundit, për ne nuk do të ketë germanofila, anglofila, italofila;s’ka njerëz të djeshëm e të nesërm, sot do të jemi shqiptarë e vetëm shqiptarë, të zot të çveshemi e të harrojmë gjithshkafen, vetëm e vetëm për të shpëtue komb, shtet e popull. Urrah të bashkohemi, se mbaruem: Të prâjnë fjalët e arsyetimet.
T’a bajmë monumentin kombëtar: bashkimin e shqiptarve.