Narrativa historike në Shqipëri nuk është çështje e interpretimeve të ndryshme të historisë, por është narrativë e një programi për të përligjur pretendimin e pushtetit nga një grup i sponsorizuar ideologjik apo nga një krahinë e caktuar.
Përse Serbia, Greqia, Mali i Zi nuk prodhuan kurrë si Shqipëria internacionalistë ballkanikë – Nga SHABAN MURATI
- facebook
Po e vras mendjen përse Serbia, Greqia dhe Mali i Zi nuk prodhuan kurrë si Shqipëria internacionalistë ballkanikë, që këto tre shtete të na dhuronin ne shqiptarëve hapësira tokësore e detare, dhe jo vetëm të na merrnin. Dhe ne, nga një qeveri në tjetrën, vazhdojmë të prodhojmë të tillë…
- facebook
Në librin tim “Rusia Ballkanike”, botuar në vitin 2014 pas agresionit rus në Ukrainë, kam theksuar se forca e lobit rus në Shqipëri është më e madhe nga sa kemi menduar. Provat i keni çdo ditë në institucionet shtetërore shqiptare… Një nga provat janë edhe disa politikanë filorusë gjenetikë në Tiranë, të cilët këto ditë po vetëidentifikohen si të tillë në forumet zyrtare. Ata po mbrojnë hapur Rusinë dhe madje po guxojnë të kërkojnë edhe lidhje strategjike me Moskën në kulmin e një klime të alarmit të madh atlantik dhe perëndimor për ndërhyrjen ruse në Ballkan.
Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia.
- facebook
Shumë e dashur E…,
Dhëmbët janë një temë shumë e rëndësishme.
Për mua temë e hapur!
Në rrjetin social unë këndellem duke i parë shoqet e mia ( my Facebook’s friends) se si qeshin duke e hapur gojën kamare me dhëmbët rruaza që u shkëlqejnë porsi dhëmbët e Tanushës të bardhë!
Vetëm t’i shohësh!
I bëjnë në Tiranë të gjitha,
me çmim të arsyeshëm,
të paktën kështu thonë,
se atje, në vendin e çudisë,
buron paraja e deti është bërë kos,
kam lexuar një shkrimtar për fëmijë, ti duhet ta kujtosh, se si paret apo
ëmbëlsirat vareshin si gjethe nëpër pemë,
nuk e kujtoj tamam tamam
më duket Aventurat e Baronit Münhausen,
jam kënaqur me këtë libër kur isha e vogël.
Kam lexuar edhe një libër tjetër në italisht, roman fantastik të Italo Calvinos
që titullohet “Il barone rampante” –
“The Baron in the Trees” – Baroni kacavjerrës – do ta shqipëroja unë.
ndofta Calvino për Baronin e tij është frymëzuar nga Baroni Münhausen!
…..
Por ne kemi 23 vjet e dhjetë muaj pa shkuar atje!
……
Përkthimi jot më ka pëlqyer shumë, është mrekulli!
E di e dashur E…,
se tani që shqiptarët bredhin nëpër botë dhe janë më shumë jashtë se brënda,kujtojnë se mund të bëjnë të gjithë përkthyesin, gazetarin, poetin, shkrimtarinsikur bënin dikur spiunin!
Tani inxhinierë, mjekë, kirurgë, xherahë, përkthejnë autorë gjigandë, që me mjeshtërinë e njerëzve të patalent, i kthejnë në shkrimtarë e poetë kolkozesh!
Mjerimi jonë është se njerëzit e zotë, ( dmth njerëzit e Zotit të krijuar nga Zoti për këtë punë), i lenë në mëshirë të fatit,
por është tragjike se në fakt në mëshirën e fatit lenë kulturën!
……
Të uroj një fundjavë të bukur.
Këtu definitivisht ka nisur dimri, gri,
por duhet të jemi të kënaqura se vera ishte e gjatë dhe pranvera është duke ardhur.
Një huge hug për gjithë familjen sipas hierarkisë dhe për ty posaçësisht!
Elida
- facebook
Si nuk flasin dhe as e kanë përmendur, as qeveria, as opozita dhe as mediat shqiptare, që Greqia, të cilën tre faktorët e mësipërm na e reklamojnë si “avokate e madhe e integrimit të Shqipërisë”, abstenoi në 18 tetor në samitin e BE kur u votua për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë, gjë që realisht është veto ndaj Shqipërisë.
- facebook
Një lexuesi im më shkruante se është për t’u habitur dhe duhen kërkuar arsyet përse kryetarët e partive politike opozitare në Shqipëri po heshtin dhe nuk prononcohen me deklarata zyrtare për projektin gjeopolitik serb “Unioni Ballkanikoperëndimor”, të cilin qeveria shqiptare e firmosi në Novi Sad.
- facebook
Nuk e di nëse mund të na thotë dikush se çfarë diktature të egër rrëzuan shqiptarët, kur nomenklatura më e lartë e diktaturës është reabilituar me statuja dhe me libra, në inaugurimet e të cilave marrin pjesë sëbashku ata “që u rrëzuan” dhe ata “që i rrëzuan”, siç ishin sëbashku në listat e të bronjuarve të pushtetit në sirtaret e Komitetit Qendror të Partisë.
- facebook
Rugova e mbajti deri në fund të jetës në zyrën e tij fotografinë emblemë me Papa Gjon Palin e Dytë. Qytetërimi evropian ishte përcaktimi i tij jetësor. Strategjia kombëtare e filozofisë së Rugovës ishte: “Kosova e integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Çdo shmangie nga kjo strategji është fatkeqësi kombëtare, ndryshim i boshtit që e ve në dyshim pavarësinë dhe e ve në rrezik qenien tonë kombëtare . Ndërkaq, ka forca rrënimtare që përpiqen ta mbajnë shtetin tonë vasal të Turqisë e lamë thiu të arabëve. Është rasti i fundit që mund të shkëputemi nga vazaliteti me Perandorinë e së keqes. Këtë duhet ta kenë vath në vesh pasuesit e Rugovës.
Po ashtu aleancat me ato parti që janë kundër këtij përcaktimi janë rrënuese për shtetin tonë dhe tradhti ndaj strategjisë së Rugovës.
- facebook
Muharrem Maralusha, ushtarak i lartë i pensionuar i Ushtrisë Amerikane dhe Analist Strategjik per Ballkanin Perendimor (dikur analist per Evropen Juglindore) në rrjetin social nënvizon sa më poshtë:
“Te nderuar lexues, une jam kunder cdo dialogu me agresoret 100 + vjeçarë. Çdo dialog do te jet i dobishem per serbet, sepse qellimi i tyne (serbve) esht qe bota te harroje njihere e pergjithmone gjenocidet ndaj popullates autoktone dhe grabitjen e tokave shqiptare. Ne dhe shumica dermuese e popullit ne Kosove dhe pertej jane tue u frigue se qeverija qe do te formohet mbas zgjedhjeve te 6 Tetorit do t’ua nise bisedimeve me Serbine nepermjet te nje dialogu qe eshte dhe do te jete i padeshirueshem per Kosoven dhe shumicen dermuese te popullates.
Do te ishte nji katastrofe e pakthyeshme per Kombin Shqiptar qe ta pranoje kete dialog qe ka me i prue (sjelle) popullit vetem te zeza. Nderkombetaret, tue permende ketu dhe do elemente ketu ne SHBA qe sot jane ne pushtet, jane tue kerkue prej Kosoves qe ta mberrijne njifare marreveshje me Serbine, qe nuk do te jet aspak e favorshme per Kosoven. Ne qofte se mbrrihet deri te nji marvesheje qe do te neneshkruet dhe nga palet nderkombetare, kjo marveshteje do te jete obliguese, e perjetshme dhe e pakthyeshme.
Dmth, çdo shkembim i territoreve do te jete i pakthyeshem. Kombi Shqiptar do te jete i ndame ne pes eshtete dhe çdo mendim per ribashkim kombetar do te avullohet si bora ne diell. Shqiptaret, nuk duhet me i shperblye sllavet qe na rethojn me tokat tona. Mbrenda 30 vjeteve, tue e mar parasysh natalitetin tone, ne do te jem shumica ne Ballkan dhe natyra do ta bajne te veten. Kufijt e nji shteti, qe aprovohen nga fuqite e medha, jane obliguese per palet qe i nenshkrojne dhe te pashlyeshme.
Prandej iu baj thirje disa partive politike qe ne çdo menyre t’iu rezistojne perendimoreve dhe mos ta neshkruejn asnji marveshtje qe ua dhuron tokat Shqiptarve sllaveve gjenocidal qe e kane ne ADN’n e tyne shkatrrimin total te kombit Shqiptar.”
Lajmet me interesante
-
Gazeta Zvicerane Blick: Shpërthen zvicerani: Ndertime kriminale !S’keni guxim ta thoni, fajin për viktimat e kanë ndërtimet !
By voal.ch | November 30, 2019 -
Ti je vetë turpi i Shqipërisë Kryeministër – Kryeministri mbylli portalin 27.al të Enkel Demit Nga Eva Idrizllari
By voal.ch | November 29, 2019 -
Firmosi lejet e ndërtimit për 12 vite në Durrës- Vangjush Dako kalon i qetë mes rrënojave të tërmetit
By voal.ch | November 30, 2019 -
Ish-shefi i Emergjencave: Kemi shkollën e qenve me buxhet 1 mln euro në vit por s’kemi asnjë qen kërkimi
By voal.ch | November 29, 2019 -
Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!”- Artan Fuga: Këta pinokë e bijë pinokësh, kur s’ka katastrofa nuk dëgjojnë
By voal.ch |
Lajmet e fundit
-
Presidenti Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti misionari më bindës i të gjitha kohërave, si ideator i rrugëtimit drejt pavarësisë së Republikës së Kosovës – Nga Hysen Ibrahimi
By voal.ch | December 5, 2019 -
…A po vjen me dek me mue… Fetahu – Lushaj -Leter kembim-
By voal.ch | -
Në 90-vjetorin e vrasjes – U ORGANIZUA SESION SHKENCOR NË NDERIM TË ATË SHTJEFËN GJEÇOVIT (1874-1929)
By voal.ch | -
Përpjekjet dhe planet dashakeqe kundër tragjedisë Shqiptare! – Nga Skënder Jashari*
By voal.ch | -
P R O F E S O R Ë ! * – Poezi jubilare nga Përparim Hysi**
By voal.ch | -
SHHK “Salih Çekaj” në Zvicër, shoqata më emblematike e mërgatës tonë – Nga Florim Zeqa
By voal.ch |
Komentet