Përse mu vonove kaq shumë?
O Zot sa gjatë më ke munguar!
Veç dije se sa të kam dashur unë.
Askush nuk të ka dashuruar.
Ndjehem i lumtur që të rigjeta,
Dhe kurrë nuk dua të të humbas.
E çuditëshme qënka vërtet jeta,
Sa vite e dashur kemi lënë pas.
Dhe pse ikën vitet, historija
Udhëtoj me ne ndry në zemra.
S’njeh moshë kurrë dashuria.
Për të e njejtë mbetet kënga.
Vërtet e njejtë kënga mbetet
Për dashurinë tonë të largët.
Zjarrin e parë se shuajnë detet,
Mbi dallgë malli notojnë plagët.
O ti mall i pafund i dashurisë!
Ti o zjarr që nuk shuhesh kurrë!
Ishe mbretëreshë e bukurisë,
Ti, shoqja e klasës në maturë.
Ndaj mbi çdo thinj të flokëve të tua
Unë do të derdh sot lotët e mi.
Ngjyrën që kanë patur atë dua,
Si dikur të shndrisin përsëri.
Dhe përmbi supe të dallgëzojnë
Si mëngjezeve kur në klasë hyje,
Me purpurin e fytyrës ku vezullojnë
Ende nën pulitje qepallash sytë yje.