VOAL

VOAL

Hill: Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme, Serbia duhet të vendosë për rrugën evropiane

May 22, 2022
blank

Komentet

blank

Në depozitat bankare të dhjetë shqiptarëve më të pasur, 810 milionë euro

Dalja nga pandemia ka rritur më shumë pasurinë monetare të depozituesve më të mëdhenj në sektorin bankar shqiptar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2021 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.8% të totalit të depozitave bankare, nga 5.2% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

E njëjta ecuri vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 9% të depozitave, kundrejt 7.19% në vitin 2020.

Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 12.2% të totalit, nga 10.42% që kishin një vit më parë.

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Ajo nuk duhet kuptuar detyrimisht si lista e individëve që kanë më shumë para në bankë, sepse në të përfshihen edhe shoqëri tregtare.

Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021 ato kishin vlerën e 1.43 trilionë lekëve, 10.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet përafërsisht edhe vlera e parave që zotërojnë depozituesit më të mëdhenj të sistemit.

6.8% e depozitave totale në fund të vitit 2021 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 97.3 miliardë lekësh ose rreth 810 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve.

Në fund të vitit 2020, depozitat e zotëruar nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 67 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 45% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2021 llogaritej në afërsisht 128.8 miliardë lekë, në rritje me 38.5% krahasuar me një vit më parë.

Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 174.6, në rritje me 29.3% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2021 rreth 109 mijë individë, (4.2% e totali të individëve depozitues), zotëronin 646 miliardë lekë depozita bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 58% e totalit të depozitave të individëve, duke u rritur nga niveli 56.8% që zinin një vit më parë. / E. Shehu./MONITOR

blank

E plotë- Nisin arrestimet për 25 prillin, ja komisionerët që kanë ndryshuar numrin e votave

Nisin arrestimet për zgjedhjet e 25 prillit. Me urdhër të prokurorisë janë arrestuar 8 anëtarë të grupeve të numërimit të KZAZ 53 Përrenjas pasi akuzohen se kanë ndryshuar numrin e votave. Deputeti që ka përfituar më shumë sipas Prokurorisë është deputeti i PD Lefter Gështenja.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.16, datë 05/01/2022, ndaj personave nën hetim;

blank

 

1. Erald Karriqi, 35 vjeç;
2. Ylli Kuka, 35 vjeç;
3. Oltion Bajrami, 37 vjeç;
4. Eduart Zito, 37 vjeç;
5. Durim Alla, 48 vjeç;
6. Erjon Dashi, 30 vjeç;
7. Mili Vasku, 33 vjeç;
8. Olgert Alla, 39 vjeç;

blank

 

Të dyshuar se, kanë kryer veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në formën e kryer në bashkpunim, parashikuar nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal, duke shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, më datë 21/06/2022, emrat e tyre si persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime.

blank

Nga hetimet rezulton se;
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tiranë, në zbatim të kërkesave dhe detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 19, pika 1, shkronja “a”, neni 22, pika ,8 dhe neni 167/2, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar, neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, neni 326 i Kodit Penal, ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetave me detyrë numëruës i Grupeve të numërimit të QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53,Qarku Elbasan.
QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit; Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito.

blank

QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit;Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla , duke parashtruar:
Në datën 25.04.2021, në 12 Zonat Zgjedhore në Rëpublikën e Shqipërisë u zhvilluan Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisionet e nivelit të dytë KZAZ-të dorëzuan në KQZ Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor, Tabelat e Rezultatit të qendrave të Votimit të plotësuara nga Grupet e Numërimit, si dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor.
Në përfumdim të procesit të ankimimit Komisoni Rregullator në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve miratoi vendimin nr. 21, datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”.
Neni 167/2 i Ligjit nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton kërkësën për këqyrjen e mëpasshmë të fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim verifikimin e rregullsinë dhe saktësisë të veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë admimstrimit të procesit dhe vlërësimit e numërimit të votave.

blank

 

Komisioneri Shtëtëror i Zgjedhjeve më datë 07.10.2021 miratoi udhëzimin nr. 15, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”. Administrata e KQZ-së zhvilloi procesin e këqyrjes paszgjedhore nga datat 14.10.2021 deri më datë 02.11.2021.
Këqyrja u krye në përputhje më kërkesat e nenit 167/2 të Kodit Zgjëdhor dhe të udhëzimit nr. 15, datë 07.10.2021, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjës paszgjedhorë të fletëvë të votimit dhe materialeve zgjedhore” me qëllim verifikimin e rregullsisë dhe saktësisë së vëprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procësit dhe vlërësimit e numërimit të votave.

blank

 

Më datë 14.10.2021 Komisionëri Shtetëror i Zgjedhjeve përzgjodhi në mënyrë rastësore 519 qendra votimi (QV) që përfaqësonin 10% të qendrave të votimit për çdo KZAZ nga 5199 QV.
Nga kjo listë nuk u përfshinë në përzgjedhjen rastësore QV të sekuestruara nga prokuroria, QV të këqyrura nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor, si dhe QV e KZAZ Nr. 40 të cilat ju nënshtruan procesit të vërifikimit të saktësisë së sistemit të votimit dhe numërimit elektronik.
Për këqyrjen e kutive të votimit dhe materialeve të votimit për këto 519 QV u ngritën 8 grupe për këqyrje të cilët vlërësuan dhë administruan procesverbalet përkatëse për administrimin e informacionit.

blank

 

Ky proces përfundoi më datë 02.11.2021 i cili vijoi më pas me përpunimin dhe analizimin e të dhënave për përgatitjen e raportit përmbledhës mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave procedurale gjatë procesit të votimit si dhe të saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votavë përgjatë procësit të vlërësimit dhe numërimit të votave, i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

blank

 

Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjët votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjëkteve zgjedhorë.

Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal.

Ne deklarimet e dhena si persona qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Erald Karriqi,ka deklaruar se:
“Jam me banim ne qytetin Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Fillimisht pasi merrnim kutin e QV per numerim, numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk kam bere ndonje gabim me dashje , por fakti qe ekziston them se mund te jete bere gabim nga lodhja , nga oret e zgjatura, kjo ka qene per mendimin tim”.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Eduart Zito, ka deklaruar se:
“Une jam me banim ne fshatin Katjel, Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Levizja Socialiste per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkine Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erald Kariqi,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami.Ne fillim pasi merrnim kutin e QV per numerim , fillimishte beheshin procesverbalet, per hapjen e kutis, ku shenoheshin kodet, keto e shkruante kryetari i grupit dhe sekretari, une kam qene antar.Pasi hapej kutia numeroheshin vatat nje e nga nje duke i kaluar dhe ne skaner,per subjektet dhe per kanditatet per çdo subjekt.Nga ana e grupit te numerimit mbaheshin shenime, dhe ne perfundim mbusheshin procesverbalet dhe pastaj hidheshin ne sistem , printohej porocesverbali dhe firmosej nga grupi i numrimit.Ne lidhje me Tabelen e rezultatit per kanditatet per deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk di se çfaer te them , e verteta eshte se une e kam firmosur kete tabele rezultati por nuk e di qe te mos jete shenuar rezultati faktik”.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Ylli Kuka ka deklaruar se:
“Une jam me banim ne fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Oltjon Barjami.

Fillimishte pasi merrnim kutin e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja pasi nuk ka patur as nje interes per ndryshimin e rezultatit.”
Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Ylli Kuka.
Fillimishte pasi merrnim kutin e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja numeruesi i pare apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.
Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate munde te jene ngatrruar.Them se eshte nje pakujdesi”.
Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Durim Alla ka deklaruar se:

“ Jam me banim ne qytetin e Prrenjasit dhe punoj si mesuese. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar numerimi i votave per subjektet zgjedhore , ka filluar numerimi i votave per kandidatet e e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike protesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme.
Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit”.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se:
“Jam me banim ne fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene ne numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.

Pasi mbaroj numrimi i votave per subjektet politike ka filluar numerimi i votave per kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloje interesi”.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se:
“Jam me banim ne fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene ne numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per subjektet politike ka filluar numerimi i votave per kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votave ne kuti, une them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloje interesi.
Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasi Algert Alla ka deklaruar se:
“ Jam me banim ne qytetin e Prrenjasit dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar numerimi i votave per subjektet zgjedhore , ka filluar numerimi i votave per kandidatet e e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali për çdo kandidate, pastaj plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme.
Në lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit.
Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53 ku une kam qene numerues i votave vetem per kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren ne rregull dhe nuk kemi patur as nje kontestim, dhe as nje problem. Per kete kuti qe ka dale vetem nje gabim siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo me dashje:

Në nenin 326 të Kodit Penal “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” parashikohet:
Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Për sa me sipër ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltion Bajrami dhe Eduart Zito, numerus ne QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla numërus në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e vepres penale penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal.

-Vepra penale për të cilën ata dyshohen paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqerore duke patur parasysh rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale përhapja e saj,si dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale.
– Organi procedues vlerëson se edhe vetë autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qënë vetë ata që kanë pranur detyrën admnistratorit të zgjedhjeve në rolin e numeruesit të votave.
– Në këto kushte organi procedues çmon se, ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj cështjeje . bw

blank

Sondazhi: Shumica e amerikanëve thonë se vendi nuk po ec në rrugën e duhur

VOA/Marrë nga Associated Press

Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thonë se Shtetet e Bashkuara po ecin në drejtim të gabuar, mes tyre rreth 8 në 10 demokratë. Sondazhi i realizuar nga Qendra Kërkimore për Çështjet Publike e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP-NORC) tregon se pakënaqësitë e qytetarëve rreth ekonomisë përbëjnë një nga problemet më të mëdha për Presidentin Joe Bide.

Tetëdhjetë e pesë për qind e amerikanëve në moshë të rritur thonë se vendi po ecën në rrugën e gabuar. 79 për qind e cilësojnë ekonominë amerikane në gjendje të keqe.

Gjetjet tregojnë se Presidenti Biden përballet me sfida thelbësore ndërsa përpiqet të nxisë amerikanët të votojnë për demokratët në zgjedhjet për Kongresin që zhvillohen në nëntor, që përkojnë me mesin e mandatit të tij.

Inflacioni ka eklipsuar vazhdimisht normën e shëndetshme të papunësisë prej 3.6%, dhe amerikanët po përballen me çmime të larta të benzinës dhe ushqimeve. Edhe mes demokratësh, 67 për qind e shohin gjendjen ekonomike si të keqe.

Ai po bën atë që mundet. Nuk mund të them se po bën punë të mirë”, thotë Chuck McClaim, 74 vjeç ndërsa shton se: “Mendoj se demokratët në Kongres nuk po bëjnë mjaftueshëm”.

Zoti McClaim banon në Las Vegas dhe është një demokrat besnik. Ai tha se nuk mungon në zgjedhje, por shtoi se çmimi i gazit dhe ushqimeve, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndarjet e thella politike në vend kanë bërë që të shtohet numri i amerikanëve që mendojnë se Uashingtoni nuk po merret me problemet që ka brenda.

Unë dhe bashkëshortia ime ndihemi të shqetësuar rreth asaj se ku po shkon vendi dhe nuk kemi shumë shpresë për një zgjidhje politike që mund ta përmirësonte situatën”, thotë ai.

Sondazhi tregon se vetëm 39 për qind e amerikanëve mbështesin punën që po bën Presidentit Biden në përgjithësi, ndërsa 60 përqind mendojn ë të kundërtën. Mbështetja për administratën Biden ra në pikën më të ulët muajin e kaluar dhe vazhdon të jetë në atë nivel.

Presidenti demokrat kritikohet edhe më shumë për ekonominë, me 69 për qind të amerikanëve që thonë se nuk e mbështesin atë, për sa i përket kësaj çështjeje.

Vetëm 14 për qind e të anketuarve thonë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, shifër më e ulët krahasuar me 21 për qind në maj dhe 29 për qind në prill. Në gjysmën e parë të vitit 2021, rreth gjysma e amerikanëve thanë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, një përqindje që ka rënë vazhdueshëm gjatë vitit të kaluar.

Dorothy Vaudo, 66 vjeçar, tha se votoi për zotin Biden më 2020, por këtë vit ka ndryshuar mendim.

Jam demokrate, ndaj duhej të votoja demokratët, por kjo do të ndryshojë”, thotë banorja e bashkisë Marin, në Karolinën e Veriut.

Gjatë javëve të fundit, amerikanët kanë vazhduar të marrin lajme të këqija lidhur me ekonominë e vendit. Inflacioni dhe normat e interesit vazhdojnë të rriten dhe ekonomistë të njohur parashikojnë recesion. Megjithatë, të dhënat tregojnë shpenzimet e konsumatorëve kanë ruajtur ritmin ndërsa punësimet vazhdojnë, tregues këta, se familjet dhe bizneset kanë arritur që ta përballojnë këtë situatë të rënduar ekonomike.

Në një intervistë të dhënë gjatë këtij muaji për agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”, Presidenti Biden ka thënë se rënia e popullaritetit të tij lidhet me rritjen e çmimeve të gazit, rritje kjo që filloi një vit më parë.

Ai tha se çmimet u rritën edhe më shumë me nisjen e agresionit të Rusisë në Ukrainë në muajin shkurt. Por ai hodhi poshtë pretendimet e ligjvënësve republikanë dhe disa ekonomistëve se paketa prej 1.9 trilionë dollarësh e miratuar në vitin 2021 si ndihmë për amerikanët për t’u përballur me pasojat e koronavirusit, ka kontribuar në inflacion. Presidenti Biden theksoi se rritja e çmimeve ishte një fenomen global.

Ne jemi në një pozicion më të fortë se çdo komb në botë për ta kapërcyer situatën e krijuar nga inflacioni” tha presidenti Biden. “Nëse (këtu) është faji im, pse atëherë edhe në vende të tjera të mëdha në botë inflacioni është rritur?”.

Douglass Gavilan, një 26-vjeçar nga Majami, është i shqetësuar për çmimet dhe qiratë e rritura tejmase që sheh në komunitetin e tij. Kostot e banimit janë afërsisht një e treta e indeksit të çmimeve të konsumit në SHBA, kështu që rritja e qirave dhe vlerës së shtëpive ka filluar të sforcojë buxhetet edhe të shumë njerëzve që jetojnë aty ku ka mundësi të forta punësimi.

Nuk e di nëse do të jem në gjendje të jetoj këtu pas disa vitesh“, tha zoti Gavilan. “Padyshim që nuk ndihem i sigurt me situatën ekonomike“.

Megjithëse ai nuk identifikohet si përkrahës i rregullt i një partie politike, zoti Gavilan votoi për zotin Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai thotë se Presidenti Biden nuk ka bërë ndonjë propozim që do sillte një ndryshim domethënës në jetën e tij, por mendon se presidenti është në një situatë të vështirë.

Sondazhi u krye nga e enjtja deri të hënën. Një pjesë e madhe e të anketuarve u morën në pyetje pasi Gjykata e Lartë, me një vendim të marrë të premten, i hoqi abortit një mburojë kushtetuese, duke ua lënë shteteve të drejtën që të vendosin për ta ndaluar ose jo atë. Bazuar në sondazhet e mëparshme, vendimi i Gjykatës kundërshtohet nga shumica e popullit amerikan, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen emocionale të të intervistuarve.

Pakënaqësia kombëtare është përafërsisht e njëjtë tek përkrahësit e të dyjave partive kryesore amerikane, tregon sondazhi. Nëntëdhjetë e dy për qind e republikanëve dhe 78 për qind e demokratëve thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Krahasuar me muajin e kaluar, përqindja e demokratëve që thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar u rrit nga niveli prej 66%.

Trajtimi i pandemisë së koronavirusit nga administrata e Presidentit Biden mbetet një pikë relativisht pozitive, me 53% të amerikanëve që thonë se e përkrahin mënyrën se si ai e ka trajtuar këtë çështje. Nga ana tjetër, vetëm 36% thonë se e mbështesin mënyrën si si zoti Biden ka trajtuar çështjen e armëve; 62% nuk e miratojnë.

Por ekonomia është ajo që rëndon mbi shumë amerikanë e ndaj është përparësi e tyre.

Curtis Musser, një mësues kimie nga Klermont i shtetit të Floridës, 57 vjeç, thotë se pret që vendi të përballet me një recesion, por parashikon se do të jetë i butë.

Zoti Musser thotë se shumë amerikanë ndihen sikur janë në mëshirën e ngjarjeve që janë jashtë kontrollit të tyre, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, qoftë kjo pandemia, rritja e normave nga Rezerva Federale, lufta në Evropë ose konflikti politik brenda vendit.

Ndihem i pafuqishëm”, thotë ai. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë tregjet dhe nuk mund ta marrim me mend se si do të reagojnë ato. Nuk e dimë as çfarë do të bëjë Kongresi apo Vladimir Putini”.

blank

Pano: 33 mijë foshnje të seksit femër janë abortuar në Shqipëri! Rritet me tri herë niveli i vdekjes te gruaja

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, drejtues i Koalicionit Shqiptar për Mbrojtjen e Familjes, Pastori Akil Pano ka folur për vendimin kundër abortit, i cili në Shqipëri i ka marrë jetën 33 mijë foshnjave të gjinisë femër nga viti 1995 deri në vitin 2021.

Sipas pastorit, kjo jo vetëm që është një veprim kriminal por edhe një zhbalancim të raportit gjinor pasi ka më shumë meshkuj se sa femra.

Gjithashtu aborti nivelin e vdekjes te gruaja tre herë më lartë se lindshmëria, thotë Pano.

Pano: Ka ardhur koha që në Shqipëri duhet të shihet ligji për abortin. Janë mbi 33 mijë foshnje të gjinisë femërore që janë abortuar nga viti 1995 deri në vitin 2021. Dhe kjo jo vetëm që është një veprim kriminal por edhe një zhbalancim të raportit gjinor pasi ka më shumë meshkuj se sa femra.

Nuk kam dëgjuar njeri të flasi për dramën e abortit. Ka vajza të reja që kanë bërë një abort për shkak të një përdhunimi dhe e dini se aborti rrit nivelin e vdekjes te gruaja tre herë më lartë se lindshmëria.

blank

Çfarë na tregon riorganizimi i ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë

Kur Gjenerali Aleksander Dvornikov u bë komandant i përgjithshëm i forcave ruse në prill, u duk sikur amatorizmi dhe jokoordinimi i fazave të hershme të luftës në Ukrainë mund të ishin zgjidhur. Tani, megjithatë, Dvornikov nuk është rrotull dhe një komandant i ri mund të formojë një fazë të re të egër operacionesh.

Ditët e fundit, Ministri i Mbrojtjes i Rusisë bëri të ditur se Gjeneral Kolonel Aleksander Lapin ishte në krye të Grupit Qendror të Forcave në Ukrainë, ndërsa Gjeneral Sergei Surovikin do të drejtonte Grupin Jugor të Forcave gjatë invazionit. Dvornikov, i cili nuk është parë prej javësh, nuk u përmend fare, dhe Ministria e Mbrojtjes e Britanisë supozon se ai është hequr nga posti.

Lapin ka qenë komandant i Distriktit Ushtarak Qendror që më 2017 dhe konsiderohet si dorë e sigurt. Ardhja e Surovikinit, megjithatë, ishte befasuese, duke qenë se ai ka drejtuar më parë VKS, forcat e kombinuara ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të Rusisë. Deri më 2017, Surovikin shërbente në Forcat Tokësore, ka marrë pjesë në luftën sovjetike në Afganistan, në ndërhyrjen ushtarake ruse në luftën civile në Taxhikistan, më pas në Luftën e Dytë Çeçene, ku edhe u plagos në aksion. Ai gëzon reputacionin e një njeriu jashtëzakonisht të ashpër: më 2004, një nga vartësit e tij vrau veten në zyrën e Surovikinit pasi ishte kritikuar ashpër.

Surovikin ka të kaluar të trazuar. Kaloi shtatë muaj në qeli pas puçit të linjës së ashpër kundër Mihail Gorbaçovit, teksa tre protestues vdiqën teksa Surovikin çau me forcë rrugën midis tyre. Pastaj, më 1995, u dënua për vjedhjen dhe shitjen e një arme shërbimi, ndonëse më vonë akuza u rrëzua.

Sidoqoftë, ai është ndër oficerët më të zotë të brezit të tij, me reputacion si zgjidhës i problemeve. Ai kaloi një tur midis 2008-2010 në krye të Drejtorisë Kryesore të Operacioneve, departamenti kryesor i planifikimit dhe koordinimit në Shtabin e Përgjithshëm, që shpesh është shenja dalluese për kandidatin kryesor për postin më të lartë. Më pas, në 2012, Surovikin u ngarkua me krijimin e Policisë Ushtarake, shërbim që nuk ekzistonte deri atëherë në Rusi.

Më 2017, u vu në krye të Grupit të Forcave në Siri, për të cilën mori medaljen Hero i Rusisë, dhe pas kthimit në Rusi u bë komandant i VKS. Kjo ishte një zgjedhje shumë e pazakontë, por pasqyronte dëshirën për të parë forcat tokësore dhe ajrore të koordinuara më mirë.

Turi i dytë në krye të forcave në Siri më 2019 e bëri njeriun për t’u mbajtur nën vëzhgim, ndoshta edhe si Shefi i ardhshëm i Shtabit të Përgjithshëm.

Shefi aktual, Gjeneral Valerij Gerasimov, është shefi më jetëgjatë në Shtabin e Përgjithshëm në periudhën post-sovjetike dhe deri në momentin e invazionit kishte sinjale se pensioni ishte pranë. Tani Putin duket se i druhet efektit destabilizues të ndryshimit të gjërave në majë të sistemit, por është pa dyshim i gatshëm për një riorganizim të gjeneralëve të tij. Gjeneral Kolonel Andrei Serdjukov, kreu i trupave ajrore, duket se është zëvendësuar nga Gjeneral Mihail Teplinsk, ish-shefi i shtabit të Lapinit, për shembull.

Kjo nuk është valë spastrimesh, as shenjë mosfunksionimi apo dëshpërimi, por më tepër një përpjekje për të identifikuar cilët oficerë i përshtaten më mirë luftës befasisht të ashpër në të cilën Rusia është përzier në Ukrainë.

Si rezultat, ndërsa strategjia e përgjithshme nuk do të ndryshojë, taktikat mund të ndryshojnë. Me shumë gjasa Surovikin do të rivërë theksin te fuqia ajrore, por edhe mund të jetë i gatshëm ta rrisë dorën për të ruajtur avancimin aktual të Rusisë. Mbi të gjitha, 55-vjeçari është ndoshta pasuesi më i mundshëm i Gerasimovit. Ai ka më tepër për të provuar e më tepër për të humbur, si dhe histori pamëshire edhe për standardet e kolegëve të tij.

Ndaj ai do të dojë të marrë maksimumin nga fushata në Ukrainë, bazuar në përvojën e ashpër personale në Çeçeni e Siri. Vera mund të nxehet edhe më tepër në Donbas.

*Profesor Mark Galeotti është autor i 24 librave për Rusinë. I fundit është ‘Një histori e shkurtër e Rusisë’ (2021).

Marrë nga Spectator.co.uk-Përgatiti: SYRI.net

blank

Kaliningrad, tensionet mes Lituanisë dhe Rusisë

Territori rreth Suwalki, i cili ndan Kaliningradin nga Bjellorusia, është tani një zonë e diskutueshme; Lituania kërcënon të bllokojë transportin dhe Rusia nuk po përjashton një veprim ushtarak

 

Historia mund të përsëritet: pas Gdanskut, ja Suwalki. Në shtator 1939, Hitleri sulmoi Poloninë me pretekstin e rilidhjes së Prusisë Lindore me atdheun e atëhershëm, të ndarë nga një rrip i vogël toke i quajtur “Korridori i Danzigut”. Sot, pas më shumë se tetëdhjetë vjetësh tragjedish të papërshkrueshme, krimesh dhe miliona vdekjesh, jemi kthyer aty ku e nisëm: një tjetër enklavë, Kaliningrad dhe një korridor tjetër, Suwalki.

 

Ai rrip i vogël toke 66 kilometra. Ja sa i gjatë është “Korridori Suwalki”, ai rrip toke që ndan enklavën e Kaliningradit nga Bjellorusia, por që i përket Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vende të Aleancës Atlantike (NATO). 65 kilometra fusha, ferma dhe fshatra të vegjël; një zonë shumë e hapur, e rrethuar nga kodra të gjelbëruara: një terren ideal për automjetet ushtarake.

Çfarë ka ndodhur deri tani

Pushtimi i Ukrainës dhe sanksionet evropiane kundër Federatës Ruse kanë rritur tensionet rreth Kaliningradit. Lituania, më 18 qershor 2022, zbatoi bllokimin e tranzitit të çelikut dhe metaleve të tjera midis enklavës dhe Rusisë dhe kalimit nëpër territorin e saj. Sipas qeverisë ruse, ky veprim është i papranueshëm dhe ka kërcënuar me hakmarrje, pa specifikuar si dhe kur.

Çfarë mund të bëjë Rusia

Një nga pyetjet thelbësore është se çfarë do të bëjë Rusia nëse Lituania zbaton bllokadën. Nuk dihet nëse ajo do të sulmojë apo do të marrë kundërmasa të tjera. Opsionet janë të shumta, duke përfshirë krijimin e një ure detare ose përjashtimin e Lituanisë nga sistemi elektrik që ndan me Rusinë. Ministria e Jashtme ruse nuk përjashton, të paktën verbalisht, aktet e hakmarrjes ushtarake, të cilat megjithatë do të përfshinin një akt agresioni të armatosur.

Pyetja tjetër do të jetë se si qeveria ruse do ta justifikojë një sulm eventual të armatosur. Në fakt, e drejta ndërkombëtare parashikon vetëm një rast në të cilin përdorimi i forcës ushtarake mund të justifikohet: mbrojtja legjitime, e cila mund të jetë ose individuale ose kolektive ose parandaluese.

Ajo parashikon të drejtën e çdo shteti që të mund të mbrohet, i vetëm ose me ndihmën e të tjerëve (mbrojtja kolektive), nëse një shtet tjetër ka kryer një akt agresioni ndaj tij.

Në rastin e Korridorit Suwalki dhe enklavës së Kaliningradit, qeveria ruse mund të zgjedhë një nga tre opsionet, që të gjitha janë hipotetike. Dërgimi i armëve në Ukrainë, në radhë të parë, mund të konsiderohet nga rusët si një pjesëmarrje aktive e perëndimorëve në konfliktin ukrainas dhe për këtë arsye lufta kundër NATO-s tashmë ka filluar. Pra, agresioni i armatosur do të ndodhte në një situatë tashmë konflikti dhe për këtë arsye nuk do të lindte problemi i justifikimit. Hipoteza tjetër është ajo e mbrojtjes legjitime parandaluese. Në këtë rast, rritja e paralajmëruar e trupave të NATO-s në vendet baltike mund të perceptohet nga rusët si një “sulm i sigurt dhe i afërt ushtarak, por ende i pa nisur”. Së fundi, Rusia thjesht mund t’iu përgjigjet sanksioneve perëndimore duke sulmuar e para, siç bëri Japonia më 1941 në Pearl Harbor, duke zgjedhur kështu të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Çfarë mund të bëjë NATO

Korridori Suwalki përfshin Poloninë dhe Lituaninë, dy vende anëtare të Aleancës Atlantike. Prandaj, një sulm i mundshëm rus për të rivendosur lidhjet me Kaliningradin, do të sillte aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe rrjedhimisht hyrjen në luftë të të gjitha vendeve anëtare të së njëjtës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe gjithashtu. Italia.

Sulmi i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve do të konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjithë anëtarëve dhe nëse ndodh një sulm i tillë, secili prej tyre, në ushtrimin e të drejtës së vetëmbrojtjes, individual ose kolektiv, do të ndihmojë palën e sulmuar. duke ndërmarrë veprimet që i sheh të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur.

Çfarë mund të ndodhë atëherë?

Situata është shumë e tensionuar dhe ndryshon çdo ditë. Në Perëndim, nuk ka unanimitet se çfarë duhet bërë. Ish-lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, ish-presidenti Donald Trump dhe shkencëtari politik Noam Chomsky po bëjnë thirrje për negociata për të arritur një zgjidhje të përbashkët me Moskën. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe sekretari i NATO-s po bëjnë presion që trupat të dërgohen në shtetet baltike, duke u fokusuar në parandalimin ndëshkues dhe idenë se çmimi i luftës së hapur me NATO-n është shumë i lartë për Rusinë.

Përkufizimi i parandalimit:

Strategjia synon të ndikojë në veprimet e një personi tjetër, duke rritur çmimin që ai do të duhet të paguajë në rast të një sulmi. Shembull: një sulm bërthamor parandalohet nga frika e palëve për t’u shkatërruar nga armët bërthamore të palës tjetër.

Do të ishte shumë e nxituar për të përjashtuar mundësinë e një sulmi të armatosur. Kur shërbimet sekrete britanike dhe amerikane shpallën pushtimin rus të Ukrainës si të pashmangshëm, mundësia që kjo të realizohej ndoshta u nënvlerësua. Strategjia e parandalimit ka funksionuar deri më tani dhe ngjarjet e fundit tragjike, megjithatë, duket se nuk e kanë ndryshuar këtë fakt. Bomba, me shpresë, ende i frikëson të gjithë. rsi-eb

 

blank

Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK-në terroriste, fotoreporteri: Hera e parë që e pashë nervoz

Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 një konferencë të mbajtur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe i dërguari amerikan në Ballkan, Robert Gelbard në vitet e paraluftës.

Ai thotë se Gelbardi po i bënte presion Rugovës që të thoshte se aksionet e UÇK-së ishin aktivitete terroriste.

Bylykbashi thotë se kjo ishte hera e parë që e kishte parë të nervozuar Rugovën. Madje ai thtoë se Rugova i ra tavolinës në kundërshtim me të dërguarin amerikan.

“Atë ditë është mbajtur një konferencë për shtyp, e Gelbarthit dhe Rugovës. Ai ish ardh mi bo presion Rugovës që të jepte deklaratë se terroristat janë në aksion. Dhe hera e vetme që e kam parë Rugovën të nervozuar, e i kishte rënë tavolinës. Nuk është e vërtetë kjo i tha. Gelbarthi i tha shko shikoj fotot me maska në Kohën Ditore. Rugova tha se nuk e përjashtoj se mund të ketë qenë ndonjë element, por nuk ka terrorizëm këtu.”, tha ai.

blank

Intervista e Kurtit në SYRI TV bën xhiron e mediave në rajon dhe Europë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rrallë jep intervista. Por këtë herë, ai zgjodhi të fliste në SYRI TV për gazetarin Çim Peka.

Intervista e tij ka bërë xhiron e medieve jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në rajon.

Mediat e Beogradit kanë marrë pjesë nga intervista e Kurtit në SYRI TV, duke u fokusuar më së shumti te deklarata e tij se nuk do të lejojë një Republika Srpska në Kosovë.

“Nuk jam kundër serbëve, por serbët janë kundër nesh dhe unë nuk mund të lejoj një tjetër Republika Srpska në Kosovë si ajo që kemi në Bosnje, ku ata përpiqen që të formojnë një entitet autonom për të sabotuar shtetin qendror”, tha Kurti.

Por intervista e Kurtit në SYRI TV ka bërë jehonë edhe në Europë.

Agjencia e madhe italiane, ANSA, shkruan se Kurti deklaroi se Serbia synon të destabilizojë rajonin.

ANSA shkruan se Kurti deklaroi sërish se është kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur, pjesë e së cilës është Shqiqëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Të njëjtët njerëz që tentuan të ndajnë Kosovën në emër të shkëmbimit të territoreve sot po insistojnë te bashkësia e komunave serbe, që për ne është e papranueshme,” tha ai.

blank

Shqipëria “e mprehi shpatën…” – Nga SHABAN MURATI

Pas fjalimit historik në mbledhjen e 81 partive të vendeve të BE në Bruksel në 23 qershor 2022, udhëheqësi i dashur i partisë dhe i popullit ndoshta po bëhet gati t’i futet telajos për variantin e ri të tabllosë së njohur të piktorit Guri Madhi “Mbledhja e 81 partive në Moskë, 1960”. Ndryshimi është i vogël: Enver Hoxha kishte pas vetes Kinën 700 milionëshe, (e cila na lavdëroi dhe na rimbursoi), kurse udhëheqësi i dashur i partisë dhe e popullit tani ka pas vetes Serbinë 7 milionëshe, (e cila na lavdëroi, por që as ka ndërmend të na rimbursojë).
Shfaqja prej vatre kulture në Bruksel në 23 qershor duhet të përjetësohet në një tabllo, që t’u shpërndahet ta kenë si ikonë gjithë ish-kooperativistët, sa herë t’i marrë malli të shohin komandantin e ri “të mprehi shpatën, edhe njëherë o për situtatën”…
blank

Projektligji për ‘çunat e Londrës’, Rama rikthen amnistinë – Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, ‘të certifikatës familjare’. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si ‘çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe’.

BIRN

Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama publikoi për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shqyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projektligji i kufizon ndalimet e zyrtarëve aktualë te familja e tyre e ngushtë ‘në përbërje të certifikatës familjare,’ gjë që i jep mundësi përfitimi një numri familjarësh që nuk janë ‘në përbërje të certifikatës’, të tillë si vëllai apo motra apo prindi të ndarë në familje më vete apo vjehrri, vjehrra, kunati, baxhanaku, etj., etj.

Projektligji nuk mbart ndonjë mekanizëm të fortë verifikimi për të dalluar nëse paratë e prezantuara për legalizim vijnë me të vërtetë nga evazioni fiskal apo janë krijuar nga krime të tjera më të rënda si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’ janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk kapen nga autoritetet, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

Në mënyrë domethënëse, familjarët e këtyre personave nuk përjashtohen nga mundësia për të përfituar.

Projektligji parashikon amnisti të plotë penale, pra detyrimin e policisë dhe prokurorisë që të mos hetojë pasuritë e legalizuara dhe as të mos përdorë si indicie këto deklarime për hetime të tjera penale ndërsa të gjitha krimet tatimore apo doganore.

‘Subjektet përfituese, ndaj të cilave është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe e doganave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar,’ deklaruar, shkruhet në projektligj.

Veprat penale në fushën tatimore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre përkundrejt një pagese minimale që fillon nga 5% dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Procedurë rrufe nën drejtimin e drejtorit të tatimeve

Sipas projektligjit, zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në një mënyrë jotransparente nga një grup i vogël pune i administratës tatimore drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

‘Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve,’ shkruhet në projektligj. Sipas projektligjit, procedura e legalizimit të parave duhet të përfundojë brenda pesë ditësh, gjatë së cilës, tatimet duhet të kryejnë verifikimet nëse subjekti është përfitues nga ligji. Krahësimisht me këtë, tatimet kërkojnë ligjërisht 60 ditë për të verifikuar kërkesat e bizneseve për rimbursim të mbipagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra për t’i dhënë biznesit paratë e veta.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi më të mëdha në rast se subjektet vendosin t’i përdorin paratë e legalizuara për t’i investuar në borxhin publik të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për t’i depozituar në bankë pas legalizimit kërkohet një taksë prej 7 deri në 10% të shumës së deklaruar, në rast se këto para investohen për blerje titujsh me afat maturimi më të gjatë se dy vjet, atyre u mbahet 5 deri në 7% tatim i posaçëm, ndërsa mund të përfitojnë interesa nga këto investime.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash. Në fakt, eksperienca e deritanishme ka demonstruar se strukturat e krimit të organizuar nuk merren vetëm me trafik droge, ato shpesh drejtojnë biznese fasadë, përmes të cilave, mund të deklarojnë si para të fituara në evazion fiskal edhe paratë e fituara përmes trafikut të drogës apo krime të tjera të rënda.

Pak më vonë, nën presion nga ndërkombëtarët, Rama e tërhoqi projektligjin pak orë para datës së përcaktuar për votimin e tij në parlament.

Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende për projektligjin e ri, por presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, një nga kritikët e ligjit të mëparshëm, deklaroi në një konferencë për shtyp se projekti i ri ‘në thelb nuk ndryshon’ nga ai i mëparshmi.

Në Shqipëri qytetarët përballen me një barrë fiskale deri në 40% të të ardhurave, përfshirë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, sigurime shëndetësore e shoqërore në masën 25% apo tatim progresiv mbi të ardhurat, përveç akcizave dhe taksave të tjera që mbahen mbi shitjet e karburanteve. Përkundrejt kësaj barre fiskale, qeveria fton zyrtarisht evazorët fiskalë, ndërsa lë mundësi për përfitues të tjerë, të legalizojnë paratë e fituara jashtë ligjit përkundrejt një tarife që fillon nga 5%.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Damian Gjiknuri u dëgjua të thotë në një takim me shqiptarë në Britaninë e Madhe se ata do të mund të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto të ulët dhe pa burokraci. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë nga amnistia si ‘çunat e Londrës që kanë marrë risqet e tyre’ dhe për të cilët ‘ka paragjykime’.

blank

Genc Burimi: Amnistia Fiskale- “Rama mund të jetë i shantazhuar nga mafia”

Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinion” në News24, e ka quajtur ligjin për amnistinë fiskale, një mënyrë me të cilën qeveria është duke u përpjekur që të mbledhë të ardhura të cilat i duhen për të paguar borxhet dhe interesat e tyre.

Ai ka shtuar se ky ligj do të ndihmojë të gjithë ata që kanë fituar para në mënyrë ilegale, përfshirë edhe politikanë, ku përmendi rastin e ish- ministrit Lefter Koka.

Sipas tij, me ligjin e ri Koka do t’i kishte pastruar paratë me ndihmën e të afërmve.

“Do e quaja jo rikthim por kalim me forcë në këtë ligj sepse bathët u panë në formularin me 12 pyetje, që e kam thënë që ishin graniturë dhe kryesorja ishte amnistia.

Konteksti dihet se pse qeveria është në pikë të hallit, të ardhurat ka rënë jo vetëm nga lufta pandemia dhe tërmeti. Patëm rënie të rritjes ekonomike sepse ishte ngritur lart në mënyrë fiktive nga punimet në hidrocentrale dhe TAP.

Në këtë kontekst ku përqindja e interesave do të çmenden, ashtu siç po ndodh në Itali, tani paratë e marra borxh do të kushtojnë shumë më shtrenjtë. Një pjesë e mirë do të shkojë për interesat e borxheve. Pra i duhen me doemos para, qoftë edhe ato që vijnë nga punë të pista.

Amnistia bëhet për të amnistuar para të fituar ilegalisht brenda ose jashtë.

Problemi moral është me persona që taksohen 23 përqind sepse punojnë ndershmërisht. Pra krijon çmotivim gjigand tek ata që punojnë me djersën e ballin dhe shohin dikë tjetër që taksohet më pak. Krijon problem moral edhe me institucionet ndërkombëtare, jemi në listën gri me vende që kanë problem me pastrimin e parave. FMN tha në asnjë mënyrë mos krijoni amnisti fiskale.

Krijon edhe problem ekonomik. Amnistia bëhet kur kontrolli fiskal nuk është eficent. Ndaj e ka edhe Franca. Ajo e zgjidh tek baza e deklarimit, ndaj nuk ka nevojë për amnisti. Mjafton që qeveria jonë të bëjë një kontroll të thjeshtë të kontrollojë se cilët janë individët që lëvizin me makina me marka të çmendura dhe që në realitet deklarojnë shumë pak të ardhura. Atë kontroll që e bën sot vetingu bëje në rang kombëtar.

Ka ministra me LV, me Dior, me Chanel me marka që nuk mund ti blesh kurrë me rrogën që merr. Merri kontrolloi. Ky kontrollon aty ku do të bëjë shantazh.

Një amnisti përjashton subjektet në konflikt me administratën fiskale dhe Rama i fut edhe këta brenda, dhe e dyta zyrtarë e politikanë.

Është një tallje. Sot ke një ministër, Lefter Koka psh, nëse nuk do të ishte arrestuar milionat do i pastronte duke ia dhënë familjarëve dhe do ti legalizonte. Për të qarë apo qeshur?

Pse e bën qeveria këtë?

Ai ka nevojë për të ardhura fiskale. Kjo është më e vogla. Mund të jetë edhe vetë i shantazhuar, mund të jetë i kapur nga mafia që i thotë paratë nuk i fus dot më në ndërtime e duhet ti legalizoj.

Rama nuk ka më të ardhura fiskale. Ka kaq shumë borxhe. Me Bechetin që humbi gjyqin, janë 130 milion euro vetëm për të që shtohen çdo vit që nuk paguan. Ku do i gjejë?

Kemi edhe ligjin që e taksimit për profesionet e lira.

Kjo është çmenduri. Në një epokë ku Perëndimi disa profesione mundohet ti joshë e ti mbajë, ky i rrit taksat. Është non sens ekonomik. Një mjek pse do të rrijë tek ne kur Spanja, Franca, Gjermania i hapin dyert?

Është një lloj non sense, nuk ka debat, është kalim me forcë i ligjeve shumë të dëmshme për vendin tonë.
Mos mendoni se me amnisti paratë shkojnë në buxhetin e shtetit, në Tunizi për shembull amnsitia shtoi detyrim që paratë të qendrojnë në banka për një vit, ose të financojnë gjëra të caktuara.

Çfarë fiton Shqipëria për shembull nëse kam bërë para ilegalisht në Francë, i sjell në Shqipëri i pastroj dhe të nesërmen i çoj sërish jashtë.

Çfarë fitoi Shqipëria. Përveçse u bë lavatrice? Vër një kusht për shembull që të qendrojë në vend 5 vite.

Shpresoj opozita të jetë e bashkuar dhe shumë më aktive.

Organizmave ndërkombëtarë ky o thotë doni tu laj borxhet apo do të dish nga vijnë paratë. Ndaj nuk besoj tek presioni i tyre.

Kjo që po bëhet është një gjë e shëmtuar. Pse paskemi nevojë për Ramës kur një amnisti fiskale mund të bëhet çdo vit. Dihet që Shqipëria është kampin për para të pista. Prej si qeveri të më rrisësh ekonominë në mënyrë të pastër e të shëndetshme.

Atyre shoh qeverinë e suksesshme. Por kështu? Ku po tregohet një vlerë e shtuar? Rritje ekonomike ka, mos të fshihet pas pandemisë dhe luftës” është shprehur ai.

Në lidhje me atë se çfarë na pret dimrin e ardhshëm me paralajmërimet e ndërkombëtarëve se do do të ketë kriza të shumta, Burimi tha se situata nuk pritet të jetë aspak e mirë. Ai ka zbuluar se për të parën herë në Francë, tre grupet franceze të gazi, karburanteve dhe energjisë elektrike dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë.

“Njerëzit ende nuk po ndërgjegjësohen, jemi në fillim të verës po ndodhi diçka e veçantë që nuk u vu re nga publiku. Të dielën në Francë ka vetëm një gazetë, për herë të parë këtë të dielë pash një letër të përbashkët nga 3 grupet energjitike franceze, për karburantet gazet dhe energjinë elektrike.

Të tre dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë, sepse do të ketë probleme, më shumë për Gjermaninë se Francën, për një dimër shumë të vështirë, unë vetë po mendoj të blej dru sepse nuk i dihet me çdo të përballemi. Përtej krizës ekonomike është inflacioni. Shqipëria nuk ka këllqe të forta për të përballuar inflacion që po na troket në derë. Do të kemi shumë shqiptarë që do të vuajmë shumë. Sot kemi 2 kategori biznesesh që janë pasuruar në kohë lufte dhe duhet të taksohen më shumë. Janë karburantet që duhet të marrin taksë lufta. Dhe bizneset e lidhura me vaksinat dhe testet”, u shpreh Burimi.

(BalkanWeb)

blank

Nxënësit shqiptarë janë viktima të sistemit të dështuar arsimor – Nga JETA DEDJA

“Nxënësit shqiptarë kanë probleme serioze me formulimin e mendimit”- shprehet gjuhëtarja Ledi Shamku, referuar testit të letërsisë në Maturën Shtetërore.
Po si të mos kenë probleme nxënësit, kur mësuesve u diktohet pikë për pikë se si duhet ta organizojnë dhe se çfarë duhet të thonë në mësim. Ditari ende është në modë. Metodat bashkëkohore prezantohen nëpër seminare por sa pak zbatohen, e jo për faj të mësuesit.
Mësimdhënësit janë të frustruar dhe frikësuar të shprehen lirshëm e ndryshe nga librat. Po sikur të keqinterpretohen e të kenë pasoja me heqje nga puna? Kështu që më mirë i përmbahen programit rixhid që formon nxënës të ndrojtur e pasivë. Kur një orë mësimi është e mërzitshme, është e pritshme që nxënësi t’i drejtohet pajisjes elektronike e të bojkotojë pjesëmarrjen aktive.
Po t’i pyesësh studentët shqiptarë rishtarë në universitetet e huaja shprehen për vështirësi në hartimin e eseve dhe pjesëmarrjen në diskutime, sepse janë të patrajnuar mirë në këto pika.
Djali im i vogël kur ishte në klasën e parë në Toronto duhej të prezantonte para klasës projekte të ideuara nga ai vetë. Në gjimnaze u jepen libra për të lexuar dhe për të shkruar më pas refleksione të tyret bazuar në idetë e librit. Këto refleksione i paraqesin në klasë për diskutim. Askush nuk gjykon mendimet e tyre sidoqofshin ato. Dhe mësuesit nuk presin përgjigje shabllon që janë të publikuara diku. Politika zero plagjiaturë mësohet që në fëmijëri.
Ja pra, kështu mësojnë fëmijët të formulojnë mendimet dhe të shprehen lirshëm. Shoqëria jonë e ka bërë zakon që të fajësojë viktimën në çdo situatë.
Nuk është faji i nxënësve shqiptarë që dalin dobët në provime. Është faji i sistemit jofrymëzues dhe dekurajues i mendimit të lirë kritik.
Nxënësit shqiptarë janë viktima të sistemit të dështuar të edukimit por fatmirësisht për disa prej tyre, vjen një ditë kur bota jashtë u jep mundësinë të shkëlqejnë. Shpreh simpatinë time për gjithë viktimat e maturës shtetërore.

Send this to a friend